Shkenca – “Çrregulli Totalitar” është i pamundur : )

Ndoshta s’e keni ditur ama Rregulli “fshihet” brenda Kaosit të pafundësisë…

…që të shihet se si Rregulli “fshihet” brenda Kaosit, imagjino çiftet me ngjyra të numrave A, B në një skemë të pafundësisë…
shkenca është e mrekullueshme, na mahnit e na magjepsë, universi s’ka diç më simpatike sesa shkencat e Tokës, ndonjëherë thjesht kënaqem me zhargonin e shkencës 🙂

natyrisht duhet “teorizuar”, shkenca ultramoderne na i ofron ca grafika të “universit”, të “vrimave të zeza”, të “singularitetit kuantik”, të “Anti-de Siter Space”, të “maces së Schroedinger” etj etj. (të gjitha gjëra që shkenca e di se ç’janë : ) dhe na thotë se teoria e Ramsey paçka se është thjesht “teori” ama i “studion” kushtet nën të cilat shfaqet Rregulli, qoftë dhe në një sistem super-kaotik,

madje shkenca bazohet dhe në “logjikën filozofike”, filozofikisht, fjala është (thonë shkencëtarët) për principin që “Çrregulli Totalitar” është i pamundur, pasi në cilindo gala-sistem kompleks, e pashmangshme do jetë dhe ekzistenca e një nën-sistemi i cili ka më shumë “strukturë”…

sinqerisht, ec e mos buzëqesh, grafikat impresive e hipotetikat tekefundit vizuelisht artikujt i bëjnë mjaft tërheqës

(s.guraziu-koment)