Në Ditës e Safosë (I)

NË DITËT E SAFOSË (I)
SG, 2014

Nuk e fsheh blunë e vet
qielli, as deti, syri yt
kristal nuk gënjen,
deri thellë në natë
e thur ardhmërinë,
me emrin tënd, si dritë
zbehesh deri në mëngjes
ai shkëlqim ambicioz
i rrëmih themelet
e lavdisë, mbase dhe ti
do kesh një “yll”
në sheshin e madh
të letërsisë, edhe pse
poetët s’janë “yje”
as të qiellit, as të Kalifornisë,
dikur syve kaltrosh
s’mund t’u falin dritë
fama as dielli i pleqërisë –
bluja ngelet e kujt
dhe ishte, e detit, e qiellit,
por mos u lajthit,
as vetë Dielli s’do ketë dritë
deri në amshim.

Më mirë lexo pranverat
tona, nëse do
deri në orët e vona,
shfleto librin e rinisë,
aq shumë dritë
faqeve të njoma,
herbarium i zemrës
ngopur me aromat,
si zjarri rezisto, me puthjet
cicëro, lavdisë me dashurinë
thuri kurora, rinohu,
njëjtë si dikur vetë Safoja.

 

[ ngjitur: Elisabeth Sonrel (1874-1953) – “Arat… dhe Ujërat e Tyre” ]

Elisabeth Sonrel (1874-1953) – “Arat… dhe Ujërat e Tyre”