Mustakologjia niçeane për politikanët (grafikisht)

(s. guraziu – ap, maj 23 – ia bëra pakëz me “hile” një grafike lidhur me religjionet : )

…mustakologu Niçe, ose Friedrich Nietzsche, pati thënë “një politikan njerëzimin e ndanë në dy klasa: në vegla dhe në armiq” – nëse kjo mustakologji niçeane ka sadopak vërtetësi, atëherë grafikisht i bie se “politikanët” e Kosovës i kanë robëruar kokat e kosovarëve totalisht – kuptohet, politikanët i falen simbiozës, janë fort të zotët për “simbiotikat”, si ndërvartësi i përdorin veglat mediatike dhe ato politike të “sistemit”, e që janë partitë dhe mediat, dmth. mediat parti-zaneske, “buletinët” e partive, jo ato të “pavarurat”, pasi kjo e fundit është çështje mëvete, patjetër se shtrohet pyetja e mëvetësuar, sa ka Kosova media të tilla, të “pavarura” ?…