Luan Topçiu – Visar Zhiti: i lidhur ontologjikisht me poezinë…!

(sguraziu – ars poetica, qershor 2019)

“…poezia e Visar Zhitit… bëhet mbrojtësja e njeriut të pambrojtur. Nga kjo posturë e skajshme, poezia është shpëtim mendor dhe ekzistencial. Njeriu Visar Zhiti do të ndihej i lidhur ontologjikisht me poezinë, shkaktare e burgosjes së tij, do të shndërrohej në dashuri shpëtimtare. E krijuar si një krijesë e ndaluar, e rrezikshme, kanosëse, e paparashikueshme, tërheqëse deri në aventurë, mikluese deri në mëkat, poezia e Visar Zhitit nuk është një produkt komod profesional, por një përpjekje e mbinatyrshme, një kapërcim, një hop mbi kufijtë e njohur…”
[ Dr. Luan Topçiu – (Parathënia e librit “Aripa Franta” / Flatra e mundur” – publikuar dhe në suplementin kulturor të “Gazeta Shqiptare” ]

http://www.gsh.al/2019/06/09/visar-zhiti-ne-ndergjegjen-kombetare/

– – –

…Visar Zhiti qe dënuar me 10 vite burg, sepse poezite e tij redaktorët e 1 shtëpie botuese i patën konsideruar “të trishtuara dhe hermetike”, kaq mjaftonte qe poezite e tij te konsideroheshin “krijimtari kundër komunizmit, kunder pushtetit… kunder atdheut” (etj etj, keso “pretekstesh” te ngjashme), nga apartura e regjimit do t’montohej “procesi i drejtësisë” ndaj tij, si dhe dënimi do ishte i pashmangshëm (nga shkrimi i Dr. Topçiut)

[ fotoja e poetit Visar Zhiti nga faqja Radi & Radi ]

segura

Leave a Reply

Your email address will not be published.