SG – Përveç Zemrës, 2019

PËRVEÇ ZEMRËS
S. Guraziu, 2019 (asgjë s’vlen… përveç zemrës – të tjerat s’më takojnë)

Si një torso e xhamtë, (përveç zemrës) e gjitha si qelq, transparente si krijesë e kristaltë – thuase shpirti shtiret “mannequin” prej drite, reklamon fustane poetike në vitrinë – i shoh tkurrjet, i ndiej rrahjet, e shoh aortën si çmendet, valvulën pulmonare, vetë mini-kapilarët… por si tërësi zemra e paprekshme, pas xhamit si “Mona Lizë” pikturale, misterioze, e paarritshme, krenare.

Torsot prej kristali thyhen lehtë, e di, duhet kujdes, problematike është me gjithçka të qelqtë, duhet një tehurinë diamanti e mprehtë, do hulumtoj “tregun e zi”, do bredh në Venetia (të Afrikës së Jugut), do kërkoj minierat gjithandej… pasi legalisht nuk u shiten hajnave, e ndaluar është vjedhja e zemrave – do kujdesem që dhe prerja të jetë diç si zemër, besnikërisht si formë zemre.

[ grafika: Stephanie Hirsch – “Intuita“, 2019 ]

segura

Leave a Reply

Your email address will not be published.