Ta krijosh “lashtësinë” me të gjitha nuancat e detajet historike!

S. Guraziu – Ars Poetica, T 2019 (Art Digjital – pak fjalë…)

…asnjëherë në histori nuk është “nderuar” lashtësia më bukur dhe artistikisht në nivel kaq të lartë (në këtë rast ajo e Greqisë, si djep i qytetërimit modern, ku kanë zanafillën politika, diplomacia e demokracia, ku janë zhvilluar artet e filozofia) sesa me ndërmarrjen masive të industrisë argëtuese kohëve të fundit… imagjino të takohesh e të flasësh “sy më sy” me figurat historike si Platoni, Herodoti, Pitagora, Sokrati, Hipokrati… të shetisesh sheshit në Agora të Athinës, të shkosh në Lesbos tek Safoja, apo në Argolisin e lashtë, ose të ndeshesh ballë për ballë me një krijesë si Meduza e llahtarshme, të kesh të bësh me Ciklopët, të tmerrohesh nga Minotauri i çartur tek të ndjek labirintit pa “rrugëdalje” : )

***
…vetë s’më janë dukur “argëtuese” dhe kurrë në jetë s’kam luajtur me video-lojëra, por si interes për artet vizuele dhe meqë të lidhura me mitologjinë e me historiografinë, ka pothuaj 1 vit duke e “studiuar” (ashtu sa për vete) punën marramendëse të artistëve që gravitojnë rreth Ubisoft, dhe akoma s’di çfarë të them, pasi është fjala për një punë mahnitëse – ta krijosh “lashtësinë” me specifikat e detajet më të sakta historike, ta ndërtosh një botë të tërë “ndëraktive”, ta ndërtosh “lashtësinë” me të gjitha nuancat… këtë e ka bërë Ubisoft, kompania e 3-të apo 4-të më e madhe e botës sa u përket video-lojërave, kompani franceze që operon në industrinë e argëtimit me disa studio zhvilluese gjithandej nëpër botë (47 studio aneskaj rruzullit – 16.000 të punësuar), ekipeve të Ubisoft u janë nevojitur 3 vite të tëra për realizimin e projektit “Assassins Creed – Odyssey” – fjala është për qindra miliona investime, ngjarjet imagjinare të projekt-lojës janë vendosur diku në v. 430 p.e.s, dhe komploti na “flet” për historinë e trilluar të Luftës Peloponeziane midis Athinës dhe Spartës, mirëpo ta ndërtosh “lashtësinë” me të gjitha nuancat me një kualitet të tillë artistik… ta ketë një “ndëraktivitet” gjithpërfshirës sa, përveç delirit argëtues të vetë lojës, të flasësh direkt me një numër personazhesh historike, imagjino të takohesh e të bisedosh “sy më sy” me figurat historike si Platoni, Herodoti, Pitagora, Sokrati, Hipokrati, Alkibadi, Arkidamusi, Aristofani, ta takosh Aspasinë, Euripidin, Kleonin, Demokritin, Perikleun, Fidian, Polikletusin, Praksilusin, Sofokliun, Tespisin etj. – ose të shetisesh sheshit në Agora të Athinës, të bredhësh e t’i takosh filozofët nëpër vendet historike e mitike të Greqisë si Kefalonia, Itaka, Odeoni i Athinës, të jesh para statujes së Zeusit në Olympia, të shkosh në Naksos, në Lesbosin e Safosë, në Athinën antike, në Argolisin e lashtë, në Mesara… ose imagjino të ndeshesh ballë për ballë me krijesat e famshme nga mitologjia si Meduza e llahtarshme, apo të kesh të bësh me Ciklopët, apo të tmerrohesh nga Minotauri i çartur tek të ndjek labirintit pa “rrugëdalje” : )

[ ngjitur: video-montazh i sekuencave të ndryshme ambientale të Athinës dhe Spartës, ~ 430 p.e.s. në kuadër të video-lojës “Assassin’s Creed – Odyssey” (2018), zhvilluar nga Ubisoft Quebec (Kanada) dhe publikuar nga Ubisoft (Francë) – mundësi për t’i “përjetuar” ambientet e lashtësisë multi-medialisht si kurrë ndonjëherë më parë, me asnjë formë tjetër, me asnjë medium tjetër deri sot… ]

segura

Leave a Reply

Your email address will not be published.