PANTERA
Rainer Maria Rilke
Nga feksja e shufrave, sytë e saj
dërrmuar janë aq sa s’durojnë më.
I duket njëmijë shufra bota, ndaj
matanë s’ka absolutisht asgjë.
E zhdërvjellë kalon me hap elastik,
shtjellë që përhapet në të vegjël rrathë.
Është vals që qendrën e mësyn vërtik
ku lëngon topitur një vullnet i madh.
Rrallë perd’e syve zbulon nganjëherë
Shembëllimin që retinën ngjeth;
përshkon qetësin’ e muskujve të nderë,
bie në zemër dhe ekzistencën fsheh.
(Përktheu: Agron Tufa)