Shaip Beqiri – Katedralja e Qetësisë

KATEDRALJA E QETËSISË
Shaip Beqiri [ 1954, Besianë, Kosovë ]

Tash tërë kohën
Rri para pasqyrës së ujit
Që ka rrjedhur nëpër jetën time
Pres tё vijё vala qё kam zgjuar dikur
Se si pёrplaset thellë ndër shtona ëndrrash
Përfundi akujve që thërrmohen zgërbonjave
Dhe shprishin relievin guror të qetësisë
Duke e shndërruar në një katedrale harrimi
Ku gërvisht gjunjtë dhe përthyej kurrizin
Të bëj lutjen e mbramë për shpirtin e drobitur

– – –

[ © Sh. Beqiri, 2018 – nga vëllimi “Uragani i zhurit”, 2018 – Sh. B. Konica ]

segura

Leave a Reply

Your email address will not be published.