Bauhaus – Ideja “gjenezis”, fryma zanafillore e Artit Modern

(sguraziu – ars poetica, t 2020)

(sipas piktorit avangardist rus, Kandinsky, “ngjyra është fuqia që drejtpërdrejt ndikon në shpirtin tonë“… )

Shkolla Artistike Bauhaus (1919-1933) – Si “shkollë e artit” ishte aktive vetëm për 14 vjet, mirëpo kjo periudhë e “jetës” së Bauhaus do ishte në fakt epoka vitale ose jetësore në historinë e Artit Modern në përgjithësi, në historinë e Arkitekturës, Dizajnit dhe të edukimit kulturor-artistik të mbar-shekullit XX.
Praktika avangarde-artistike e “Bauhaus” do t’i frymëzonte gjeneratat e artistëve aneskaj rruzullit, duke qenë si “pararendje” e përvojave artistike dhe e eksperimenteve vizionare do ia jepte formën zhvillimit të mëtutjeshem të të ashtuquajturit Art Modern.
Shkurt e troç, pa Bauhaus ndoshta as Picasso s’do na ishte ai “guximtari modern”, ai babaxhani siç pati qenë, e madje as “iPhone” s’do ishte pikërisht siç është sot, dmth. forma (me të cilën “paketohet” teknologjia 🙂
“Bauhaus” ishte fryt i kontributit të gjithanshëm nga artistë të njohur të kohës, vizionarë e avangardistë, e po ashtu dhe nga studentë aspirues, nga rreth 30 vende të ndryshme. Mësuesit e kësaj “shkolle” quheshin “master” (njëri nga mësuesit do ishte dhe Wassily Kandinsky).

[ në foton: mësuesit e Bauhaus, Weimar, Gjermani, ~1920 ]
(nga e majta): Josef Albers, Hinnerk Scheper, Georg Muche, László Moholy-Nagy, Herbert Bayer, Joost Schmidt, Walter Gropius (themeluesi i Bauhaus), Marcel Breuer, [ Wassily Kandinsky ], Paul Klee, Lyonel Feininger, Gunta Stozl, Oskar Schlemmer

Josef Albers, Hinnerk Scheper, Georg Muche, László Moholy-Nagy, Herbert Bayer, Joost Schmidt, Walter Gropius (themeluesi i Bauhaus), Marcel Breuer, [ Wassily Kandinsky ], Paul Klee, Lyonel Feininger, Gunta Stozl, Oskar Schlemmer