Kadir Demir (Danimarkë) – “The Queen’s Table”

Kadir Demir (Danimarkë) – “The Queen’s Table” (Tavolina e Mbretëreshës) – Ekstrakt, 1 min

Elizabeth Taylor, si Kleopatra (1963)
[ skena e hyrjes madhështore në Romë, Cezari e pret djalin e vet Cezarionin dhe nënën e tij, ceremonia zyrtare e pritjes së mbretëreshës Kleopatra VII, mbretëresha e fundit e Egjiptit, krenaroshja e Dinastisë Ptolemaike… ]

Hollivudi “qesharak” – Milionat e humbur, dashuria e shtrenjtë e “Kleopatrës”!
…dikur në vitet 1960-64 filmaxhinjtë e Hollivudit merren vesh se do bëjnë një film për Kleopatrën e famshme, dhe bukur… ia fillojnë punës, por si duket s’iu ecin punët aq mbarë, filmi i tejkalon shpenzimet e prodhimit për nja 20 milionë $ (bëhet filmi më i kushtueshëm deri atëherë, 44 milionë $), dhe sikur kaq s’na ishte mjaft, edhe krye-aktorët dashurohen marrëzisht, jo si aktrim (që duhej gjoja të “dashuroheshin”… por pra përnjëmend – njësoj siç qenë dashuruar dikur Antoni e Kleopatra, gjatë filmimit mbase dhe puthen e qafohen ndonjëherë, sepse dhe duhej : ) – filmi i fiton 4 çmime të Akademisë, e megjithatë dështon financiarisht, “faturat” e fundit flasin për humbje, 20th Century Fox pothuaj sa nuk pati bankrotuar, dhe tashmë ata boss-at thjesht i padisin aktorët për “sjellje të pamoralshme”, iu thonë “dashuria juaj e ka dëmtuar biznesin e filmit”, tashmë ua kërkojnë aktorëve (Elizabeth Taylor dhe Richard Burton) 50 milionë $ 🙂
(sipas një artikulli të New York Times, Prill 1964)