{"id":10094,"date":"2022-02-15T20:06:20","date_gmt":"2022-02-15T19:06:20","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10094"},"modified":"2024-04-09T08:08:59","modified_gmt":"2024-04-09T07:08:59","slug":"adami-ademi-dhe-gangurru-moskuptimi-na-qe-bere-kengur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10094","title":{"rendered":"Adami, Ademi, dhe Gangurru (moskuptimi) na qe b\u00ebr\u00eb Kangur!"},"content":{"rendered":"<p><em>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2022 &#8211; Koment)<\/em><\/p>\n<p>(<strong>do b\u00ebjn\u00eb fest\u00eb, do shpenzojn\u00eb buxhetin&#8230; dhe nga 4 germa gjithsej, 1-r\u00ebs ia huqin &#8211; t&#8217;gabosh n\u00eb nj\u00eb banderol\u00eb disamet\u00ebrshe, nga nj\u00ebra an\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bulevardit, me germa &#8220;gjigante&#8221;&#8230; \u00ebsht\u00eb qesharake<\/strong> : )<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebr media (e sidomos n\u00eb ato &#8220;sociale&#8221;, si Fb e t\u00eb ngjashme), shqiptar\u00ebt thua se jan\u00eb vet\u00eb n\u00ebna e \u00e7udirave, nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb mrekullojn\u00eb me lloj-lloj lajmesh interesante, me lloj-lloj eventesh e aktivitetesh kulturore, me lloj-lloj -izmash e patriotizmash. Ama s\u2019duhet mohuar, nganj\u00ebher\u00eb dhe t&#8217;mahnitin me lloj-lloj \u00e7udirash, e shpesh madje dhe me &#8220;kontradiksionesh&#8221; t\u00eb kulluara. Shpesh vet\u00ebm sa p\u00ebr t&#8217;buz\u00ebqeshur, e ndonj\u00ebher\u00eb sikur na detyrojn\u00eb ta gudulisim veten, dmth. dhe p\u00ebr t\u00eb qeshur.<\/p>\n<p>Un\u00eb vet\u00eb, shkrimet e mia, komentet (nga dembelia &#8211; e pranoj, s&#8217;e mohoj : ) i shkruaj nj\u00ebsoj si\u00e7 i shkruajm\u00eb e-mailat p\u00ebr miqt\u00eb e af\u00ebrt, si t&#8217;na ishin ping-pong mesazhesh q\u00eb i shk\u00ebmbenim dikur via e-mailit (dmth. kur ende s&#8217;i kishim k\u00ebto dritaret e tashme t\u00eb chat-it, at\u00ebbot\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb brenda dit\u00ebs na binte t&#8217;i shk\u00ebmbenim disa e-maila me t&#8217;nj\u00ebjtin mik a mikesh\u00eb, ishte di\u00e7 si chat-mail, vet\u00eb i quaja &#8220;mesazhe ping-pong&#8221;).<\/p>\n<p>Andaj, edhe n\u00ebse ta gaboja emrin Adem n\u00eb nj\u00eb e-mail t\u00eb till\u00eb, s&#8217;do duhej t&#8217;m\u00eb &#8220;shihej p\u00ebr t\u00eb madhe&#8221;. Tekefundit who cares&#8230; p\u00ebr gabo-shkrimin tim, kush na qenkam un\u00eb, s&#8217;kam as nofk\u00ebn &#8220;i pagabueshmi&#8221; dhe s&#8217;jam &#8220;robot&#8230; i programuar&#8221; p\u00ebr mosgabime ortografike, p\u00ebr mosl\u00ebshime gjuh\u00ebsore, p\u00ebr 100% korrekt\u00ebsi gramatikore, apo madje dhe p\u00ebr &#8220;zero&#8221; t\u00eb lapsuseve logjike.<\/p>\n<p>Gjuha, tekniciteti i e-mailave, i artikujve t\u00eb till\u00eb, butonat e vegj\u00ebl, ngutja, rr\u00ebshqitja, gabo-shkrimi, gjuha e komenteve, absolutisht na falet dhe justifikohet t\u00eb gjith\u00ebve.<br \/>\nPor t&#8217;gabosh n\u00eb nj\u00eb banderol\u00eb disamet\u00ebrshe, nga nj\u00ebra an\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bulevardit, me germa &#8220;gjigante&#8221;, i cili baner duhet t\u00eb planifikohet, duhet t\u00eb ideohet nga dizajner\u00ebt, duhet t&#8217;p\u00ebrgatitet p\u00ebr printim, jo si i dehur pas dasm\u00ebs-ahengut por i kthjell\u00ebt dhe i k\u00ebndellur, duke patur parasysh dhe eventin (t\u00eb cilit baneri duhet t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb)&#8230; shkurt e tro\u00e7, desh\u00ebm ta sjellim n\u00eb pah q\u00eb baneri prej disa metrash e ka nj\u00eb proces t\u00eb gjaaaaaat\u00eb t\u00eb ardhjes n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>Baneri NUK \u00ebsht\u00eb &#8220;ping-pong mesazh&#8221; i imi. Ta gabosh n\u00eb nj\u00eb banderol\u00eb emrin e Adem Jasharit \u00ebsht\u00eb qesharake, dhe at\u00eb ku&#8230; n\u00eb mes t\u00eb Skenderajt. Epo ehuuu &#8220;vakia&#8221; e till\u00eb gabimtare mbase do na dukej paksa dhe &#8220;simpatike&#8221; sikur ta kishin b\u00ebr\u00eb amerikan\u00ebt. Thelb\u00ebsisht dhe s&#8217;\u00ebsht\u00eb &#8220;gabim&#8221;, p\u00ebr amerikan\u00ebt edhe Adam edhe Adem jan\u00eb e nj\u00ebjta.<\/p>\n<p>Thjesht do na ngjallej buz\u00ebqeshja sikur ta kishin shkruar diku atje n\u00eb nj\u00eb kamp t\u00eb Virginia, me rastin e nj\u00eb eventi festiv, me rastin e nderimit t\u00eb Heronj\u00ebve t\u00eb Liris\u00eb t\u00eb shtetit mik, p\u00ebr ndonj\u00eb p\u00ebrvjetor a ndonj\u00eb shkas tjet\u00ebr, si nderim i figurave madhore t\u00eb rezistenc\u00ebs kosovare, p\u00ebr t\u00eb cilin vend ata kan\u00eb kontribuar aq shum\u00eb dhe vazhdojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb miq\u00ebsisht pa rezerv\u00eb, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb paqes e t\u00eb liris\u00eb. Pa amerikan\u00ebt pothuaj e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb flisnim p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr lirin\u00eb e p\u00ebr shtet\u00ebsin\u00eb&#8230; si\u00e7 jemi duke i g\u00ebzuar, dhe p\u00ebr t\u00eb cilat flasim sot.<\/p>\n<p>E dim\u00eb dhe s&#8217;duhet mohuar, ka ca fjal\u00eb e emra, n\u00ebse t\u00eb ndryshohej 1 germ\u00eb e vetme, sikur do \u00e7oroditej gjith\u00e7ka e kuptimit. N\u00ebse i-ja t\u00eb kthehej kok\u00ebposht\u00eb e qart\u00eb se b\u00ebhet pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, ky rast s&#8217;\u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Par\u00eb me logjik\u00ebn e thjesht\u00ebsis\u00eb (qoft\u00eb dhe etimologjike, n\u00ebse nevoja) Ademi dhe Adami s&#8217;jan\u00eb madje asfare &#8220;gabim&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast specifik s&#8217;\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr ndonj\u00eb &#8220;fjal\u00ebformim&#8221;, t\u00eb cilit i ka ndryshuar dhe evoluar kuptimi gjat\u00eb historis\u00eb (me t\u00eb cil\u00ebn pun\u00eb do merrej etimologjia). Bibla thot\u00eb Adam, Kurani thot\u00eb Adem, dmth. madje dhe n\u00eb Kuran, n\u00ebse helbete n\u00eb ndonj\u00ebr\u00ebn faqe t&#8217;ishte p\u00ebrvjedhur &#8220;Adam&#8221; (si gabim shtypi) n\u00eb vend t\u00eb Adem, s&#8217;do ishte gabim.<\/p>\n<p>Absolutisht jo, dhe natyrisht s&#8217;\u00ebsht\u00eb di\u00e7 e &#8220;madhe&#8221; si gabim shtypi, mizat s&#8217;duhet b\u00ebr\u00eb buaj, kurr\u00eb dhe assesi. Do ishte e turpshme n\u00ebse t\u00eb &#8220;euforizonim&#8221; vend e pa vend, s&#8217;do mend se do ishte p\u00ebr keqardhje.<br \/>\nPersonalisht, thjesht m\u00eb duket qesharake, nga 4 germa gjithsej, 1-r\u00ebs ia huqin! Asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se qesharake. S&#8217;mund ta kuptoj si ishte e mundur t\u00eb huqej E-ja me A-n\u00eb n\u00eb nj\u00eb banderol\u00eb gjigante!<\/p>\n<p>Dhe at\u00eb ku &#8211; n\u00eb Sk\u00ebnderaj, n\u00eb kryeqendr\u00ebn kosovare t\u00eb patriotizmit e t\u00eb krenaris\u00eb! Do b\u00ebjn\u00eb fest\u00eb, do shpenzojn\u00eb buxhetin, do b\u00ebjn\u00eb buj\u00eb me aktivitete p\u00ebr sh\u00ebnimin e 14-vjetorit t\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb, ama ja q\u00eb ua huqin banderolave &#8211; ia huqin vet\u00eb emrit t\u00eb Kryeheroit t\u00eb Krenaris\u00eb!<\/p>\n<p>Se p\u00ebrse e kam marr\u00eb si t\u00eb gatshme, pothuaj sikur pandehja se gjuha e kosovar\u00ebve tashm\u00eb do jet\u00eb &#8220;automatizuar&#8221; p\u00ebr Adem &#8211; p\u00ebrpara se p\u00ebr Adam! Fakti se popullsia e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb rreth 90% muslimane, madje s&#8217;ka as r\u00ebnd\u00ebsi, as q\u00eb duhet p\u00ebrmendur ky detaj. Madje-madje, n\u00ebse ta kishin lutur q\u00eb t&#8217;merrej me banderolat e Pavar\u00ebsis\u00eb, them se emrin &#8220;Adem&#8221; s&#8217;do ta kishte gabuar as dhe cilido prift kosovar. Nga 4 germa gjithsej, s&#8217;do ia huqte as 1-r\u00ebs, garant!<\/p>\n<p>Ashtu-k\u00ebshtu shoq\u00ebria kosovare njihet p\u00ebr principet e sekularizmit, p\u00ebr kultur\u00ebn moderne, p\u00ebr toleranc\u00ebn e p\u00ebr korrekt\u00ebsin\u00eb, e gjith\u00eb Evropa dhe e gjith\u00eb bota e njeh k\u00ebt\u00eb &#8220;atribut&#8221;. Ja pse kosovar\u00ebt dhe jan\u00eb krenar\u00eb.<br \/>\nAma lart\u00ebsia dhe madh\u00ebshtia heroike e nj\u00eb legjendari, e nj\u00eb krye-trimi mjekrosh me emrin ADEM, pandehja tashm\u00eb pothuaj do jet\u00eb &#8220;stampuar&#8221; n\u00eb secilin dhmb\u00ebzor t\u00eb automatizmit gjuh\u00ebsor&#8230; Ec e mos buz\u00ebqesh : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nSi p\u00ebrmbyllje t\u00eb komentit ton\u00eb (me ndonj\u00eb kok\u00ebrr gazmore m\u00eb tep\u00ebr), le ta nd\u00ebrlidhim me ndonj\u00eb gabim simpatik nga historia, psh. si\u00e7 ishte rasti i em\u00ebrtimit t\u00eb kangur\u00ebve t\u00eb Australis\u00eb nga Kapiteni Cook.<\/p>\n<p>Ai pati hasur n\u00eb nj\u00eb kafsh\u00eb t\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb k\u00ebrcente si e \u00e7mendur, e pati pyetur nj\u00eb banor lokal p\u00ebr emrin e asaj kafshe t\u00eb panjohur, indigjeni s&#8217;pati qen\u00eb mosp\u00ebrfill\u00ebs por meq\u00eb s&#8217;dinte anglisht i qe p\u00ebrgjigjur n\u00eb gjuh\u00ebn e vet &#8220;gangurru&#8221; (dmth. &#8220;s&#8217;po t&#8217;marr vesh&#8221;). Dhe hoooop Kapiteni Cook na e pati marr\u00eb t&#8217;jet\u00eb emri q\u00eb i duhej &#8211; Gangurru (moskuptimi, ose mosmarr\u00ebveshja) na qe b\u00ebr\u00eb Kangur.<\/p>\n<p>Apo pse t&#8217;mos e p\u00ebrmendim dhe vet\u00eb &#8220;shkenc\u00ebn&#8221; qesharake serbe rreth etimologjis\u00eb s\u00eb emrit t\u00eb &#8220;Kosov\u00ebs&#8221;!<br \/>\nSerb\u00ebt e ndritur besojn\u00eb se &#8220;Kosova&#8221; \u00ebsht\u00eb fjal\u00eb serbe, e prejardhur nga Fusha e Kosov\u00ebs (Fush\u00eb-Kosova = Kosovo Polje), rrafshina e madhe, qendrore e territorit. Padyshim, dijet p\u00ebrparimtare t\u00eb masave ngjizen sipas instruksioneve nga lart, mbase sipas &#8220;aka-demave t&#8217;Beligradit&#8221; kjo fjal\u00eb&#8230; kryek\u00ebput do t&#8217;thot\u00eb &#8220;fusha e zogut t\u00eb zi&#8221;. Meq\u00eb &#8220;kos&#8221; na qenk\u00ebsh &#8220;zogu i zi&#8221; dhe &#8220;-ovo&#8221; prapashtes\u00eb e rregullt e serbishtes p\u00ebr mbiemrat posedues&#8230;<\/p>\n<p>Shih pra, mrekullia vet\u00eb, e qart\u00eb se shkencat &#8220;etimologjike&#8221; s&#8217;kan\u00eb kufij. Ne shqiptar\u00ebt, dhe gjith\u00eb bota mbar\u00eb e din\u00eb q\u00eb &#8220;shqiponjat tona ishin&#8230; dhe ende sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb t\u00eb zeza&#8221;, s&#8217;jan\u00eb pendkuqe as pul\u00ebbardha. Me katragjysh e me st\u00ebrgjysh t\u00eb Sk\u00ebnderbeut, gjith\u00eb baballar\u00ebt e tij ashtu i mbanin mend. Ngjash\u00ebm si\u00e7 st\u00ebrgjysh\u00ebt e Apa\u00e7ve i mbanin mend shqiponjat qaf\u00ebbardha t\u00eb pra-kontinentit amerikan.<\/p>\n<p>Po ashtu, jo vet\u00ebm shqiptar\u00ebt, rishtas e gjith\u00eb bota mbar\u00eb e din\u00eb se shqiponjat jan\u00eb &#8220;zogj&#8230; shpend\u00eb&#8221;, s&#8217;jan\u00eb ujq, as ketra as luanesha etj etj. N\u00ebse fjala na qenka &#8220;fush\u00eb e zogjve&#8221; (dhe plus strikt p\u00ebr zog-zezat) at\u00ebher\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja as p\u00ebr stres, as p\u00ebr eufori, as p\u00ebr shtremb\u00ebrime &#8220;a la beligradeske&#8221;&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/adam_jashari_skenderaj_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10095 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/adam_jashari_skenderaj_web.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"334\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/adam_jashari_skenderaj_web.jpg 1284w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/adam_jashari_skenderaj_web-300x111.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/adam_jashari_skenderaj_web-1024x380.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/02\/adam_jashari_skenderaj_web-768x285.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2022 &#8211; Koment) (do b\u00ebjn\u00eb fest\u00eb, do shpenzojn\u00eb buxhetin&#8230; dhe nga 4 germa gjithsej, 1-r\u00ebs ia huqin &#8211; t&#8217;gabosh n\u00eb nj\u00eb banderol\u00eb disamet\u00ebrshe, nga nj\u00ebra an\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bulevardit, me germa &#8220;gjigante&#8221;&#8230;&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=10094\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-10094","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10094","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10094"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10094\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10094"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10094"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10094"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}