{"id":10121,"date":"2022-02-21T16:00:58","date_gmt":"2022-02-21T15:00:58","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10121"},"modified":"2025-07-01T19:45:13","modified_gmt":"2025-07-01T18:45:13","slug":"vjershetoret-si-gardiane-te-vete-avangardes-poetike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10121","title":{"rendered":"Vjersh\u00ebtor\u00ebt si Gardian\u00eb t\u00eb vet\u00eb Avangard\u00ebs Poetike!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shk 2022 (Koment&#8230;)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>n\u00eb letrat shqipe vjershologjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb fort pjellore, sa i p\u00ebrket pjelloris\u00eb mund t\u00eb krahasohet me gjith\u00eb lugin\u00ebn e Nilit, p\u00ebrs\u00ebgjati Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb dhe t\u00eb atij modern<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/bio-lampyris_microsculptures1_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-101 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/bio-lampyris_microsculptures1_web.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"506\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/bio-lampyris_microsculptures1_web.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/bio-lampyris_microsculptures1_web-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/bio-lampyris_microsculptures1_web-768x432.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2018\/12\/bio-lampyris_microsculptures1_web-1024x576.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><br \/>\n<em>Arti i Mikroskulptur\u00ebs &#8211; Mini-gdhendurina kreative n\u00eb grafit (maj\u00eb lapsash) nga artisti rus, Salavat Fidai<\/em><\/p>\n<p>I dashur Berat (artikullin t\u00ebnd e lexova n\u00eb Alb-Spirit), meq\u00eb paske zgjedhur, p\u00ebrzgjedhur, botuar e edhe shkruar, tani u b\u00ebra mjaft kureshtar pse (si titull) qenka p\u00ebrdorur &#8220;Vjershat m\u00eb t\u00eb Bukura t\u00eb Dashuris\u00eb&#8221;, e jo &#8220;Poezit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura&#8230;&#8221;! E kishe cekur se zgjedhjet e tua qen\u00eb b\u00ebr\u00eb sipas &#8220;shijeve personale&#8221; &#8211; fare e natyrshme kjo.<\/p>\n<p>Thelbi i komentit tim \u00ebsht\u00eb : ndoshta ka ardhur koha q\u00eb dhe n\u00eb Kosov\u00eb (n\u00eb Shqip\u00ebri po ashtu, pse jo) t\u00eb ndahet nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb se \u00e7far\u00eb na qenka &#8220;poezi&#8221; e \u00e7far\u00eb na qenka &#8220;vjersh\u00eb&#8221;. Apo ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb, kristal, ndarja e till\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00ebmoti. Ky ndoshta s&#8217;ishte q\u00ebllimi yt i p\u00ebrdorimit t\u00eb titullit, sidoqoft\u00eb, kureshtia ime ngelet. P\u00ebr t&#8217;shmangur keqkuptime e &#8220;keqlexime&#8221; eventuale, gjith\u00e7ka q\u00eb them tutje n\u00eb k\u00ebt\u00eb koment, do ia filloj me &#8220;sipas meje&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>SIPAS MEJE, \u00e7dosecili lexues i k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb unik, secili lexues i p\u00ebrfaq\u00ebson p\u00ebrvojat e nj\u00eb universi n\u00eb vetvete. Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm &#8220;shija personale&#8221;, por gjat\u00eb leximit lindin lloj-lloj idesh n\u00eb kokat e lexuesve, sepse \u00ebsht\u00eb supozuar ashtu. Idet\u00eb autoriale madje jan\u00eb dhe di\u00e7 si &#8220;katalizator\u00eb&#8221; t\u00eb ideve, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb lindin lloj-lloj filiza t\u00eb rinj idesh (n\u00eb kokat e lexuesve). N\u00eb fakt kjo sikur dhe \u00ebsht\u00eb &#8220;magjia&#8221; e komunikimit letrar.<\/p>\n<p>SIPAS MEJE, besoj dhe sipas gjith\u00eb bot\u00ebs, shijet personale jan\u00eb nj\u00eb faktor fort i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i &#8220;leximit&#8221;, faktor ky\u00e7 i raportit krijues-lexues, faktor ky\u00e7 i gjuh\u00ebs &#8220;nd\u00ebrkomunikuese&#8221;. Gjith\u00e7ka varet nga niveli yn\u00eb si lexues, nga nevojat (si ushqim shpirt\u00ebror), nga momentumi &#8220;intelektual&#8221; dhe nga parapritjet. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, pjesa d\u00ebrrmuese e vjershave jan\u00eb krijime t\u00eb &#8220;hapura&#8221; (s&#8217;jan\u00eb aso t\u00eb ashtuquajtura &#8220;krijime hermetike&#8221;). Vjershat s&#8217;na mundojn\u00eb as nuk na lodhin, problemi lind e vjen duke u rritur kur h\u00ebp\u00ebrh\u00eb na teket t&#8217;i lexojm\u00eb e kuptojm\u00eb poezit\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>SIPAS MEJE, duke komunikuar me poezin\u00eb (me let\u00ebrsin\u00eb, me gjith\u00eb artin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi) shpesh madje dalin lloj-lloj problemesh n\u00eb sip\u00ebrfaqe; jo rrall\u00eb n\u00eb kokat e lexuesve t\u00ebrthurohen edhe keqkuptime, edhe hamend\u00ebsime, edhe moskuptime, edhe idealizime, edhe parabolizime etj etj 1 milion etj. T\u00eb lexosh dtth. t\u00eb krijohet &#8220;kontakti&#8221; (me krijuesin), n\u00eb rastin e Poezis\u00eb kjo me fjal\u00eb t\u00eb tjera dmth. t\u00eb komunikohet (dhe shpirt\u00ebrisht), t\u00eb kapet ai kumti shpirt\u00ebror i autorit.<\/p>\n<p>N\u00ebse un\u00eb shkruaj vjersha, her\u00eb patriotike e her\u00eb aso &#8220;amoreske&#8221;, \u00e7far\u00ebdoqofshin, fort bukur. Ashtu-k\u00ebshtu, n\u00eb letrat shqipe vjershologjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb fort pjellore, sa i p\u00ebrket pjelloris\u00eb mund t\u00eb krahasohet me gjith\u00eb lugin\u00ebn e Nilit, p\u00ebrs\u00ebgjati Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb dhe t\u00eb atij modern. Ama vjershat e dashuris\u00eb, shpalosja e bot\u00ebkuptimit tim, shpalosja e vuajtjes apo e delirit, ballafaqimi me letr\u00ebn, jo patjet\u00ebr m\u00eb b\u00ebjn\u00eb POET. Mbase lexuesit besnik\u00eb, pas ca v\u00ebllimeve vjershologjike varg e varg, do m\u00eb cil\u00ebsonin si &#8220;vjersh\u00ebtor&#8221; fort i zoti.<\/p>\n<p>SIPAS MEJE, nj\u00eb poet i v\u00ebrtet\u00eb kurr\u00eb s&#8217;do lajthitej e t\u00eb merret me &#8220;vjersha&#8221; p\u00ebr Xhaxhi-Hoxh\u00ebn (si shembull, n\u00eb kuptimin ideologjik), me frym\u00ebzime p\u00ebr Titon, p\u00ebr partin\u00eb, p\u00ebr internacionalen e proletariatit&#8230; etj etj. Dhe pastaj n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr koh\u00eb, n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb tjet\u00ebr, kur fluturat dhe velat e &#8220;historis\u00eb&#8221; ta ken\u00eb bekimin tjet\u00ebrsoj t\u00eb Zefirit, hooop ta ndryshoj\u00eb &#8220;trak\u00ebn&#8221; e frym\u00ebzimeve. Jo, poet\u00ebve kurr\u00eb dhe hi\u00e7kurr\u00eb, mund t&#8217;u ndodh\u00eb vet\u00ebm vjersh\u00ebtor\u00ebve di\u00e7 e till\u00eb.<\/p>\n<p>SIPAS MEJE, poet\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lidhur me &#8220;fuqin\u00eb&#8221; e nd\u00ebrgjegjes, sikur dhe fuqimisht me ndjesin\u00eb e me parandjenjat. Ata s&#8217;mund t&#8217;jen\u00eb vegla indoktrinare dhe as nuk indoktrinohen (di\u00e7 e till\u00eb do u sillte madje dhimbje), nuk &#8220;fiksohen&#8221; me ideologjit\u00eb dhe as me politikat e makro-politikat. P\u00ebr kula\u00e7in artistik, brumi i tyre dhe tharmi gjithmon\u00eb jan\u00eb &#8220;instrumente&#8221; n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb universalizmit.<\/p>\n<p>SIPAS MEJE, nj\u00eb poet i v\u00ebrtet\u00eb rritet nga &#8220;brend&#8221;, me qum\u00ebshtin e nd\u00ebrgjegjes. Nj\u00eb poet i v\u00ebrtet\u00eb kurr\u00eb s&#8217;mund t&#8217;jet\u00eb di\u00e7 si &#8220;piktor i automatizmit poetik&#8221; (si ndonj\u00eb Pollock piktural), sepse poeti natyrsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si &#8220;kanal&#8221;, si p\u00ebr\u00e7ues i ndjesis\u00eb, poeti s&#8217;mund t&#8217;i &#8220;hedh gjykimet&#8221; kuturu n\u00eb kanavac\u00eb. Mund t\u00eb lajthiten vet\u00ebm vjersh\u00ebtor\u00ebt, dhe kjo \u00ebsht\u00eb e njohur, e ditur, s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb tragjedi.<\/p>\n<p>Lajthitjet dhe &#8220;oportunizmat&#8221; e vjersh\u00ebtor\u00ebve s&#8217;jan\u00eb ndonj\u00eb &#8220;m\u00ebkat&#8221;, jan\u00eb fare normale. Ndodhin gjithandej n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, dhe bota i ka me miliona vjersh\u00ebtor\u00eb. Nuk parapritet nga ta t&#8217;na jen\u00eb di\u00e7 si &#8220;krizalidash&#8221; shpirt\u00ebrore t\u00eb patjet\u00ebrsueshme, t\u00eb lindura, t\u00eb vulosura q\u00eb nga &#8220;gjeneza&#8221;, t\u00eb natyrshme.<\/p>\n<p>Andaj kur pash\u00eb titullin &#8220;Vjershat m\u00eb t\u00eb bukura&#8230;&#8221; sikur ngela p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast, mos vall\u00eb paska ndryshuar di\u00e7 p\u00ebr mir\u00eb! Uroj, sepse ndoshta s&#8217;mund t\u00eb vazhdohet deri n\u00eb askund\u00ebsi (t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb kosovare) me ngat\u00ebrrimin e k\u00ebtyre gj\u00ebrave. N\u00ebse ta pyesnim Internetin, virtualisht krijohet p\u00ebrshtypja sikur m\u00eb shum\u00eb &#8220;poet\u00eb&#8221; na paska Kosova 2-milion\u00ebshe, sesa Kina + India 2-3-miliard\u00ebshe. Madje dhe vet\u00ebm &#8220;fejsbukiada&#8221; kosovare sikur do ia kalonte asaj t\u00eb Indis\u00eb e t\u00eb Kin\u00ebs s\u00eb bashku.<\/p>\n<p>N\u00ebse aq shum\u00eb poet\u00eb na i pask\u00ebsh Kosova, at\u00ebher\u00eb mrekullia vet\u00eb, qenkemi m\u00eb fatlum\u00ebt e rruzullit. G\u00ebzohem p\u00ebr &#8220;Vjershat m\u00eb t\u00eb bukura&#8230;&#8221;, q\u00ebkur e di mir\u00eb se i nj\u00ebjti lib\u00ebr mund t&#8217;ishte dhe &#8220;Poezit\u00eb m\u00eb t\u00eb bukura&#8230;&#8221;. Apo ndoshta disa gj\u00ebra t\u00eb vjersholog\u00ebve do ishte mir\u00eb t\u00eb &#8220;ndahen&#8221; e t\u00eb definohen sa m\u00eb sakt\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe do ishte pakashum\u00eb nj\u00ebsoj si t&#8217;b\u00ebheshin grumbull futbollist\u00ebt e bjeshk\u00ebve t\u00eb Restelic\u00ebs me seleksionin e Vokrrit, n\u00eb Lig\u00ebn &#8220;Prime&#8221; p\u00ebr ta mbrojtur krenarin\u00eb futbollistike t\u00eb Kosov\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb Restelic\u00eb t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn barinjt\u00eb kujdesen p\u00ebr tufat e deleve, shpesh dhe m\u00ebrziten. Ndonj\u00ebher\u00eb b\u00ebhen tok, merren me loj\u00ebrash, merren vesh si skuadra, shpesh luajn\u00eb dhe futboll. Futbolli pakashum\u00eb n\u00ebkupton q\u00eb t&#8217;vrapohet pas topit t\u00eb rrumbullak\u00ebt, i ka t\u00eb nj\u00ebjtat rregulla, si n\u00eb bjeshk\u00eb, si n\u00eb UEFA, e madje dhe n\u00eb FIFA.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb bjeshk\u00eb do ta kemi ndonj\u00eb Ronaldo, golgeter e sulmues i pandalsh\u00ebm. Ndonj\u00ebri nga t\u00eb skuadr\u00ebs kund\u00ebrshtare mbrojt\u00ebs i dob\u00ebt, jo dhe aq i shkath\u00ebt. Goli do na jet\u00eb GOOOL, fitorja fitore, e \u00ebmb\u00ebl dhe gazmore &#8211; nd\u00ebrsa humbja mos pyet, e hidhur dhe inat\u00e7ore.<\/p>\n<p>Ose, dhe nj\u00eb p\u00ebrndryshim tjet\u00ebr, n\u00ebse Kosova na paska aq shum\u00eb poet\u00eb, at\u00ebher\u00eb padyshim dhe gjyshja ime do e meritonte t\u00eb cil\u00ebsohej nj\u00eb Camajana e Poezis\u00eb. Se pastaj (si krenari gjenealogjike) un\u00eb vet\u00eb, mos pyet: prijatar sa n\u00eb bisht sa n\u00eb ball\u00eb, gardian fort i zoti i vet\u00eb avangard\u00ebs poetike.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211; <span style=\"color: #999999;\">m\u00eb posht\u00eb ngjitur nj\u00eb vjersh\u00eb e &#8220;dashuris\u00eb s\u00eb dikurshme ideologjike&#8221;<\/span> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>DIELLI I AGIMEVE TONA<br \/>\nSali Bashota<\/p>\n<p>&#8211; <em>Shokut Tito<\/em> &#8211;<br \/>\nNga shk\u00eblqimi yt<br \/>\nmarshon buz\u00ebqeshja jon\u00eb<br \/>\ne gdhendur n\u00eb zemra<br \/>\nme oqeanin e paqes<br \/>\np\u00ebrshendetemi<br \/>\nrreze dielli<br \/>\nfjal\u00ebt tua<br \/>\nvepra jote revolucion<br \/>\nq\u00eb rritet e buz\u00ebqesh<br \/>\nTito<br \/>\ndiell i agimeve tona.<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shk 2022 (Koment&#8230;) (&#8230;n\u00eb letrat shqipe vjershologjia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fush\u00eb fort pjellore, sa i p\u00ebrket pjelloris\u00eb mund t\u00eb krahasohet me gjith\u00eb lugin\u00ebn e Nilit, p\u00ebrs\u00ebgjati Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb dhe t\u00eb atij modern&#8230;) Arti i Mikroskulptur\u00ebs&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=10121\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-10121","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10121","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10121"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10121\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10121"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10121"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10121"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}