{"id":10173,"date":"2022-03-10T00:01:36","date_gmt":"2022-03-09T23:01:36","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10173"},"modified":"2024-04-09T07:48:26","modified_gmt":"2024-04-09T06:48:26","slug":"thuase-vete-marsi-aresi-me-masken-e-lili-putit-arrogant","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10173","title":{"rendered":"Thuase vet\u00eb Marsi (Aresi), me mask\u00ebn e Lili-Putit arrogant!"},"content":{"rendered":"<p><em>(Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, 1 Mars 2022)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>vet\u00ebm Venera ia dilte ta \u00e7armatoste Marsin gjaknxeht\u00eb, ia zb\u00ebrthente &#8220;tog\u00ebn&#8221; hyjnore, rripat e parzmores, ia zbathte sandalet, vet\u00ebm ajo ia sillte qet\u00ebsin\u00eb absolute dhe paqen n\u00eb zem\u00ebr &#8211; disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Lili-Putini madje dhe na k\u00ebrc\u00ebnonte me ca metaforash b\u00ebrtha-mike. Imagjino, thuase &#8220;mend\u00ebsia e tij politiko-ushtarake&#8221; na paska ngecur diku n\u00eb koh\u00ebn neandertaleske<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/sg_arspo_thuase_vete_marsi_me_masken_e_lili-putit_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10174 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/sg_arspo_thuase_vete_marsi_me_masken_e_lili-putit_web.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"458\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/sg_arspo_thuase_vete_marsi_me_masken_e_lili-putit_web.jpg 1388w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/sg_arspo_thuase_vete_marsi_me_masken_e_lili-putit_web-300x153.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/sg_arspo_thuase_vete_marsi_me_masken_e_lili-putit_web-1024x522.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/03\/sg_arspo_thuase_vete_marsi_me_masken_e_lili-putit_web-768x391.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\n(cit.) &#8220;<em>Fantazmat e s\u00eb shkuar\u00ebs u ringjall\u00ebn dhe po na ndjekin&#8230; Nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb ec\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebrpara, nj\u00eb bot\u00eb me mend\u00ebsi t\u00eb bukura dhe t\u00eb hapura, nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb vazhdimisht evulon dhe ndryshon nuk mund t\u00eb kthehet mbrapsht. Historia nuk mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, njer\u00ebzimi ka ecur kaq shume p\u00ebrpara p\u00ebr t\u00eb pranuar t\u00eb kthehet kaq shum\u00eb mbrapsht. Ende nuk e kemi marr\u00eb veten nga pandemia, lufta d\u00ebrrmuese, me p\u00ebrmasa globale, lufta mes vdekjes dhe jet\u00ebs<\/em>.&#8221; (fund i citatit &#8211; nga &#8220;<em>Marsi erdhi p\u00ebrs\u00ebri dhimbsh\u00ebm, trishtuesh\u00ebm<\/em>\u2026&#8221;,)<\/p>\n<p>Faleminderit Ambra&#8230; p\u00ebr &#8220;Marsi erdhi p\u00ebrs\u00ebri dhimbsh\u00ebm\u2026&#8221;, e lexova shkrimin, indinjat\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb thjesht\u00eb, z\u00ebrin e mospajtimit (me tensionet politike e me k\u00ebrc\u00ebnimet e luft\u00ebs), e lexova ndoshta me t&#8217;nj\u00ebjt\u00ebn dhimbje sikur dhe ti derisa duke i hedhur n\u00eb let\u00ebr.<br \/>\nM\u00eb erdhi si klithma m\u00eb e &#8220;qet\u00eb&#8221;, si revolta germatike m\u00eb e bukur kund\u00ebr luft\u00ebs, q\u00eb kam lexuar k\u00ebto dit\u00ebt e fundit (dmth. q\u00eb nga kur lajmi e befasoi gjith\u00eb bot\u00ebn p\u00ebr sulmin e Rusis\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs).<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq Ambra, aq e v\u00ebrtet\u00eb, keqardhja e ka pllakosur mbar\u00eb njer\u00ebzimin, secilin qytetar me arsyen e sh\u00ebndosh\u00eb njer\u00ebzore. Jemi n\u00eb shek. XXI dhe thuase kemi t&#8217;b\u00ebjm\u00eb me ndonj\u00eb shekull fantazmagorik. Thuase fantazmat e s\u00eb shkuar\u00ebs, fantazmat e shekullit m\u00eb t\u00eb &#8220;p\u00ebrgjakur&#8221; q\u00eb ka njohur historia e njer\u00ebzimit, thuase jan\u00eb ringjallur e po na ndjekin.<\/p>\n<p>N\u00eb prag-dekad\u00ebn e 3-t\u00eb, shek. XXI, dhe fantazmat (ardhur me &#8220;tharmin e brumin&#8221; e dekadenc\u00ebs sovjetike), na i vrasin buz\u00ebqeshjet, na pik\u00ebllojn\u00eb, na i frik\u00ebsojn\u00eb zemrat me vese zombish.<br \/>\nTani kur rrafshnalta akademike e bot\u00ebs krenohet p\u00ebr mij\u00ebra universitete anemban\u00eb, p\u00ebr panum\u00ebr akademi e universitete (aso ushtarake po ashtu), krenohet p\u00ebr miliona profesor\u00eb, koka gjeniale, shkenc\u00ebtar\u00eb, antropolog\u00eb, humanist\u00eb (gjeneral\u00eb ushtrish po ashtu), laureat\u00eb t\u00eb Nobelit, pajisur me njohurit\u00eb nga panum\u00ebr katedra universitare aneskaj rruzullit.<\/p>\n<p>&#8220;Marsi erdhi p\u00ebrs\u00ebri dhimbsh\u00ebm&#8230;&#8221;, Marsi do ishte pranvera, Marsi \u00ebsht\u00eb pranveror, pritet ringjallja e natyr\u00ebs dhe e buz\u00ebqeshjeve, ringjallja e shpirtrave, e luleve, dhe e gjith\u00e7kaje&#8230; Mir\u00ebpo, si p\u00ebr ironi, &#8220;Marsi&#8221; \u00ebsht\u00eb dhe ekuivalenti romak i per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs (si huazim nga mitologjia pararend\u00ebse greke, Aresit).<\/p>\n<p>Si p\u00ebr ironi, thuase nj\u00eb Ares i ngat\u00ebrresave dhe i luftrave kurr\u00eb s&#8217;do lejoj\u00eb q\u00eb paqja, mir\u00ebkuptimi dhe arsyeja t\u00eb mbizot\u00ebrojn\u00eb. Uroj q\u00eb arsyeja e ushtarak\u00ebve, e diplomacis\u00eb dhe politikave megjithat\u00eb t\u00eb akordohen me buz\u00ebqeshjen e Af\u00ebrdit\u00ebs (Vener\u00ebs, jo pra, s&#8217;gabova gj\u00eb, mir\u00eb shkrova), mendova akordim me buz\u00ebqeshjen e per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb Dashuris\u00eb dhe t\u00eb Buz\u00ebqeshjes.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr ironi, pik\u00ebrisht Af\u00ebrdita (Venera) ishte e dashura e Marsit. Vet\u00ebm ajo ia dilte ta \u00e7armatoste Marsin gjaknxeht\u00eb, ajo ia zb\u00ebrthente &#8220;tog\u00ebn&#8221; hyjnore, rripat e parzmores, ia zbathte sandalet, vet\u00ebm ajo ia sillte qet\u00ebsin\u00eb absolute dhe paqen n\u00eb zem\u00ebr. Aq sa Hefesti (Vullkani) qe b\u00ebr\u00eb fort xheloz, mos pyet&#8230; do ta ujdiste nj\u00ebfar\u00eb &#8220;kurthi t\u00eb florinjt\u00eb&#8221; dhe do t&#8217;i turp\u00ebronte n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb zotave t\u00eb Olimpit. Ashtu-k\u00ebshtu qe turp\u00ebruar vet\u00ebm Venera, Marsit aq i b\u00ebnte, totalisht i paturpsh\u00ebm, thuase fytyra e tij na ishte jo 2 p\u00ebll\u00ebmb\u00eb por 2 hektar\u00eb. Madje, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, vlen dhe tjetra; disa nga &#8220;burra-zotat&#8221; s&#8217;e pat\u00ebn marr\u00eb fare si turp\u00ebrim, por n\u00eb fakt ia kishin zili Marsit : ) Sepse bukuria e Vener\u00ebs ishte e paarritshme, ishte mir\u00ebfilli di\u00e7 si &#8220;Miss Universe&#8221;, s&#8217;i afrohej asnj\u00ebra nga per\u00ebndeshat.<\/p>\n<p>***<br \/>\nLe q\u00eb Putini i cullakosi &#8220;naivitetet&#8221; a la Trumpiste (ashtu-k\u00ebshtu ishin naivitete lakuriq, sa i p\u00ebrket NATO-vigjilenc\u00ebs dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb strategjike), por v\u00ebrtet sikur &#8220;ra kjo luft\u00eb&#8230;&#8221; (e u pam\u00eb, do thoshin nuset kosovare) ra paturp\u00ebsia e Lili-Putinit dhe u k\u00ebndell gjith\u00e7ka e &#8220;fjetur&#8221; euro-atlantike.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb p\u00ebr aq gjat\u00eb s&#8217;ia pati dalur askush, dhe asgj\u00eb si &#8220;shtytje&#8221; ta arrinte &#8211; ia doli nj\u00eb Putin i vet\u00ebm, nj\u00eb Lili-Put, nj\u00eb arrogant i \u00e7mendur. Fjal\u00ebn e kam p\u00ebr rritjen, p\u00ebr rishikimin e buxheteve ushtarake t\u00eb NATO-vendeve, p\u00ebr rishqyrtimin e strategjis\u00eb dhe t\u00eb siguris\u00eb. Psh. Gjermania sikur u zgjua nga nj\u00eb gjum\u00eb gjysm\u00ebshekullor dhe i tha vetes, &#8220;k\u00ebndellu moj ti Germania, ti bukuroshja q\u00eb dikur e pate turp\u00ebruar dhe vet\u00eb Rom\u00ebn perandorake, terra incognita, k\u00ebndellu se ai Lili-Putini na qenka \u00e7mendur.<\/p>\n<p>Aq e v\u00ebrtet\u00eb Ambra, fantazmat e verb\u00ebris\u00eb sikur na ndjekin, madje dhe ashtu jermatike, tani KUR n\u00eb em\u00ebr t\u00eb avancimeve, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb krenaris\u00eb dhe t\u00eb shkuarjes p\u00ebrpara, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb humanizmit, si intelekt kolektiv, vet\u00eb shkencat sikur jan\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;xhung\u00ebl amazonike&#8221; me deg\u00ebt e n\u00ebndeg\u00ebt&#8230;<\/p>\n<p>Fantazmat e luft\u00ebs e t\u00eb shkat\u00ebrrimit na ndjekin edhe KUR gjith\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e bot\u00ebs ia dalin t&#8217;merren vesh (pik\u00ebrisht sipas \u00ebndrr\u00ebs ajnshtajniane), ia dalin t&#8217;b\u00ebhen bashk\u00eb dhe t&#8217;i shpenzojn\u00eb pa z\u00ebnka e mosmarr\u00ebveshje, pa i ngat\u00ebrruar as meritat as interesat, me dhjetra e qindra miliarda p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar nj\u00eb &#8220;Hadron-Collider&#8221; edhe m\u00eb t\u00eb madh sesa Cern-i aktual.<\/p>\n<p>Ky i super-shtrenj\u00ebti q\u00eb e kemi, p\u00ebrndryshe aparati m\u00eb i sofistikuar q\u00eb ka ujdisur mendja e njeriut ndonj\u00ebher\u00eb, ky dhe e zbuloi at\u00eb bozonin e Higgs. Aparat e p\u00ebrtej aparatit, i lumt\u00eb hadron-aparatit, explorer dhe zbulues i v\u00ebrtet\u00eb &#8211; them madje dhe un\u00eb, pa qen\u00eb fare shkenc\u00ebtar. Natyrisht q\u00eb i gjith\u00eb planeti i rrumbullak\u00ebt i shkenc\u00ebs krenohet me t\u00eb.<\/p>\n<p>Ja q\u00eb kapacitetet e tij megjithat\u00eb s&#8217;mund t&#8217;i &#8220;ngopin&#8221; nevojat e shkenc\u00ebs moderne, sepse avancimi yn\u00eb s&#8217;do duhej t\u00eb ndalet, \u00ebsht\u00eb supozuar q\u00eb njer\u00ebzimi t\u00eb ec p\u00ebrpara, jo t\u00eb ndalet, t\u00eb p\u00ebrhumbet n\u00eb amulli, e as t\u00eb kthehet mbrapsht &#8211; e ka cekur dhe Ambra n\u00eb shkrimin e vet.<br \/>\nOk, le t&#8217;vazhdojm\u00eb dhe ca rreshta tutje me ekskursionin ton\u00eb t\u00eb mburravecll\u00ebkut&#8230;<\/p>\n<p>Se desh harruam ku ngel\u00ebm&#8230; fantazmat na ndjekin, por ja q\u00eb na duhet nj\u00eb &#8220;Hadron-Collider&#8221; super-gigant prej 100 km n\u00eb diamet\u00ebr, dhe i cili ndoshta do kushtoj\u00eb po aq sa ISS. Dmth. stacioni kozmik atje lart n\u00eb orbit\u00eb, si objekti m\u00eb i shtrenjt\u00eb dhe m\u00eb kompleks q\u00eb ka nd\u00ebrtuar njer\u00ebzimi n\u00eb historin\u00eb e vet.<\/p>\n<p>Fantazmat na ndjekin edhe tani KUR njer\u00ebzimi krenohet p\u00ebr avancimet marramend\u00ebse teknologjike. Aq sa pretendimet jan\u00eb p\u00ebr ta &#8220;terraformuar&#8221; e kolonizuar madje dhe Marsin. Sepse na duhen hapa gjigant, pas hapit t\u00eb &#8220;vog\u00ebl&#8221; n\u00eb H\u00ebn\u00eb, na nevojiten hapa madh\u00ebshtor p\u00ebr n\u00eb Mars. Anise, si p\u00ebr ironi, desh u b\u00ebm\u00eb gazi i bot\u00ebs dhe k\u00ebtu posht\u00eb, vet\u00eb planetin ton\u00eb s&#8217;ia dalim ta terraformojm\u00eb si duhet, as ta &#8220;ruajm\u00eb&#8221; si duhet. Na dhimbset mjaft por sesi s&#8217;dim\u00eb t\u00eb kujdesemi p\u00ebr t\u00eb. Andaj dhe na shkon mendja tek Marsi&#8230;<\/p>\n<p>Fantazmat na ndjekin tani KUR, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb shkenc\u00ebs dhe t\u00eb avancimit si specie njeriu merret madje dhe me &#8220;vrim\u00ebzezat kozmike&#8221; t\u00eb askund\u00ebsis\u00eb (me t\u00eb cilat s&#8217;merret ndoshta as vet\u00eb Zoti, padyshim do i ket\u00eb hedhur n\u00eb shport\u00ebn e mbeturinave). Dmth. fantazmat e dekadenc\u00ebs na ndjekin n\u00eb stadin KUR shkenca s&#8217;i shqitet as makrokozmosit dhe as mikrokozmosit.<\/p>\n<p>Fantazmat na ndjekin tani KUR shkenca na magjeps\u00eb me klithmat &#8220;eureka&#8221; n\u00eb 5 nivele t\u00eb materies, KUR shkenc\u00ebtari bashk\u00ebkohor i &#8220;miniaturizon&#8221; gishtat si gjilp\u00ebra kuantike dhe na shpalos\u00eb mrekullira t\u00eb nivelit molekular, atomik, nuklear, hadronik + t\u00eb nivelit t\u00eb kuarkeve.<\/p>\n<p>Gjithsesi, ekskursioni im i mburravecll\u00ebkut m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbaroj\u00eb. Thuase &#8220;kot&#8221; gjith\u00eb krenaria dhe avancimet tona, thuase kot t\u00eb gjitha arritjet e njer\u00ebzimit, t\u00eb gjith\u00eb hapat e shkenc\u00ebs 300-400 vje\u00e7are. \u00c7mendet nj\u00eb Lili-Put dhe sikur ia del t&#8217;i &#8220;militarizoj\u00eb&#8221; t\u00eb gjitha \u00ebndrrat p\u00ebr PAQE t\u00eb bukuroshes Europa.<\/p>\n<p>Ja pse kam p\u00ebrshtypjen sikur dhe vet\u00eb Zot-Zeusi do na dilte &#8220;Zot&#8221; k\u00ebsaj radhe. Mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft! S&#8217;do pajtohej kurr\u00eb t\u00eb rrinte duarkryq. Do kollitej nj\u00eb a dy her\u00eb dhe do t&#8217;i kund\u00ebrvihej Aresit me gjith\u00eb mllefin e vet.<\/p>\n<p>Sepse s&#8217;kishte asnj\u00eb provokim, turpi dhe nxitja e gjakderdhjes me luft\u00ebn ndaj Ukrain\u00ebs ishte nj\u00eb lloj arrogance e pajustifikueshme. Po ashtu, e gjith\u00eb bota habitet se si mediat serbe fund e krye mbushur me titujt e turpit, se Ukraina na e paska SULMUAR Rusin\u00eb, e jo e kund\u00ebrta. Vet\u00eb Lili-Putini del e thot\u00eb &#8220;\u00ebsht\u00eb sulm i yni, operacion special&#8221;, nd\u00ebrsa mediat serbe sakaq nguten dhe ia p\u00ebrmir\u00ebsojn\u00eb gabimin.<\/p>\n<p>Epo, as \u00e7udia as paturp\u00ebsia siduket s&#8217;kan\u00eb kufij. Ja pse m\u00eb b\u00ebhet, k\u00ebsaj radhe Zeusi sakaq do kthehej n\u00eb di\u00e7 si &#8220;dem i bardh\u00eb&#8221;, do tymosej duke i mprehur brir\u00ebt me gjith\u00eb rrufet\u00eb e qiellit dhe p\u00ebr dashurin\u00eb ndaj princesh\u00ebs Europa do i thoshte Lili-Aresit &#8220;mjaft \u00ebsht\u00eb mjaft&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Ngelem duke u mburrur p\u00ebr shkencat e p\u00ebr arritjet e njer\u00ebzimit, por pra si q\u00ebndron puna me t\u00eb ashtuquajturat &#8220;shkencat politike?! Vall\u00eb pse i quajn\u00eb pra ashtu &#8211; n\u00ebse dhe politikat na qenkan &#8220;shkenc\u00eb&#8221;, at\u00ebher\u00eb ku \u00ebsht\u00eb pra problemi, pse nuk avancohet, pse s&#8217;ka p\u00ebrparime?<\/p>\n<p>Gjith\u00eb k\u00ebto mburrje p\u00ebr avancimet e qytet\u00ebrimit dhe sikur na shkojn\u00eb &#8220;kot&#8221;. Si t&#8217;mburrem pra ndonj\u00ebher\u00eb me arritjet e &#8220;shkencave politike&#8221;! \u00c7&#8217;vler\u00eb kan\u00eb klithmat tona n\u00ebse verb\u00ebria politike e shek. XXI struket n\u00ebn plafin e zi t\u00eb paturp\u00ebsis\u00eb. Ca dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Lili-Putini madje dhe na k\u00ebrc\u00ebnonte me ca metaforash b\u00ebrtha-mike. Imagjino, thuase &#8220;mend\u00ebsia e tij politiko-ushtarake&#8221; na paska ngecur diku n\u00eb koh\u00ebn neandertaleske.<\/p>\n<p>Shurdhohen klithmat e mbar\u00eb bot\u00ebs nga hipokrizia politike, sikur &#8220;shurdhohet&#8221; dhe vet\u00eb keqardhja ime, keqardhja e Ambras\u00eb, dhe e gjithkujt. Madje as Nonda Bulka s&#8217;u &#8220;d\u00ebgjua&#8221; m\u00eb, ngeli i &#8220;heshtur&#8221; (rreth konflikteve dhe luftrave t\u00eb Evrop\u00ebs) &#8211; &#8220;\u00e7udi, kaloi nj\u00eb koh\u00eb e gjat\u00eb, kaluan disa vite dhe Evropa ende n\u00eb paqe&#8221; &#8211; b\u00ebnte dikur shaka rreth politikave Nonda Bulka.<\/p>\n<p>Uroj t&#8217;mos ket\u00eb shans &#8220;Marsi&#8221;, uroj t&#8217;mos e trazoj\u00eb njer\u00ebzimin me katrahurat e luft\u00ebs. Uroj q\u00eb Venera ta qet\u00ebsoj\u00eb me magjin\u00eb e buz\u00ebqeshjes. Uroj q\u00eb Europa, si nj\u00eb &#8220;Wonder Woman&#8221; e krenaris\u00eb (p\u00ebrndryshe e bija e vet\u00eb Zeusit) ta kthjelloj\u00eb Aresin (Marsin&#8230; me mask\u00ebn e Lili-Putinit t\u00eb paturpsh\u00ebm)!<\/p>\n<p>***<br \/>\nS\u00ebfundi (para 1 muaji ndoshta) i pata rishikuar aktualizimet e Brown University, ata e pat\u00ebn startuar nj\u00eb studim ekstensiv t\u00eb impaktit nj\u00ebzetvje\u00e7ar rreth aktiviteteve ushtarake t\u00eb ShBA, n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr terrorizmit. Dhe, meq\u00eb studimi ishte i shumansh\u00ebm, koh\u00eb pas kohe e p\u00ebrdit\u00ebsonin faqen e tyre me ecurit\u00eb e studimit (dmth. si alternativ\u00eb, n\u00eb vend sesa t\u00eb publikohej i t\u00ebri komplet, pas p\u00ebrfundimit).<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 linkut (p\u00ebr lexuesit eventual) po i shtoj k\u00ebtu m\u00eb posht\u00eb si thuktim t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebrfundimtare nga studimi i tyre. Ekspert\u00ebt e Brown University thon\u00eb se p\u00ebr 2 dekada, nga 2001 deri 2021, ShBA u desh t\u00eb nd\u00ebrmerrte aktivitete &#8220;anti-terroriste&#8221; n\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 85 vende, pas operacioneve n\u00eb mbi 85 shtete t\u00eb bot\u00ebs, numri i viktimave i \u00ebsht\u00eb afruar 1 milionshit.<\/p>\n<p><strong>Kostoja njer\u00ebzore<\/strong> &#8211; numri i njer\u00ebzve t\u00eb vrar\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb dhun\u00ebn e luftrave n\u00eb Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, Jemen dhe gjetk\u00eb \u00ebsht\u00eb mbi 929.000.<\/p>\n<p><strong>Kostoja buxhetore e ShBA<\/strong>: 8 trilion\u00eb $ (dhe at\u00eb madje t\u00eb gjitha &#8220;borxh publik&#8221;, kosto q\u00eb do ta paguajn\u00eb gjeneratat e ardhshme t\u00eb ShBA).<\/p>\n<p><strong>Shtrirja gjeografike<\/strong>: mbi 85 vende t\u00eb bot\u00ebs, &#8220;lufta globale kund\u00ebr terrorit&#8221; rezultoi n\u00eb etiketimin e shum\u00eb vendeve, dhe operacionet luftarake qen\u00eb zgjeruar aneskaj globit, n\u00eb mbi 85 vende.<\/p>\n<p><strong>Njer\u00ebzit e zhvendosur<\/strong>: 38 milion\u00eb njer\u00ebz t\u00eb zhvendosur nga luft\u00ebrat e pas 11\/9, n\u00eb Afganistan, Pakistan, Irak, Siri, Libi, Jemen, Somali dhe n\u00eb Filipine.<\/p>\n<p>[ Brown University &#8211; <a href=\"https:\/\/watson.brown.edu\/costsofwar\/figures\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">https:\/\/watson.brown.edu\/costsofwar\/figures<\/a> ]<\/p>\n<p>[ ngjitur : piktur\u00eb e Alexandre Ch. Guillemot &#8211; <strong>Marsi dhe Venera kurthuar n\u00eb &#8220;supriz\u00eb&#8221; nga Vullkani<\/strong>, 1827 &#8211; dhe &#8220;screenshot&#8221; i faqes s\u00eb Watson Institute (Brown University) ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(Senad Guraziu &#8211; Ars Poetica, 1 Mars 2022) (&#8230;vet\u00ebm Venera ia dilte ta \u00e7armatoste Marsin gjaknxeht\u00eb, ia zb\u00ebrthente &#8220;tog\u00ebn&#8221; hyjnore, rripat e parzmores, ia zbathte sandalet, vet\u00ebm ajo ia sillte qet\u00ebsin\u00eb absolute dhe paqen n\u00eb zem\u00ebr &#8211; disa dit\u00eb m\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=10173\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-10173","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10173","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10173"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10173\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10173"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10173"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10173"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}