{"id":10443,"date":"2022-08-01T10:26:56","date_gmt":"2022-08-01T09:26:56","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10443"},"modified":"2024-09-01T19:26:02","modified_gmt":"2024-09-01T18:26:02","slug":"10443","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10443","title":{"rendered":"Jonathon Bowser &#8211; Isis &#8211; F\u00ebmija i Tok\u00ebs dhe Qiellit, 1995"},"content":{"rendered":"<p>[ <em>nga &#8220;Mysteries of Lotus Maiden&#8221;, J. E. Bowser, 2017 &#8211; p\u00ebrgatiti S. Guraziu, Q 2019<\/em> ]<\/p>\n<p>&#8230;piktori kanadez Jonathon Bowser, p\u00ebrve\u00e7 pikturimit t\u00eb per\u00ebndeshave mitologjike (pothuaj m\u00eb bukur se askush), po ashtu dhe me shkrimet, thuase me nj\u00eb &#8220;nerv&#8221; mjaft t\u00eb qet\u00eb letraristik, vet\u00eb na i sqaron t\u00eb gjitha &#8220;ingredientet&#8221; e frym\u00ebzimit t\u00eb vet &#8211; n\u00eb eset\u00eb (lidhur me pikturat p\u00ebrkat\u00ebse) na flet p\u00ebr \u00e7far\u00eb flasin pikturat, psh. rreth nd\u00ebrlidhjes s\u00eb mitologjis\u00eb, religjionit, shkenc\u00ebs, na sqaron si jan\u00eb kaptuar figurativisht misteret e bot\u00ebs a t\u00eb kozmosit, na sqaron rreth elementeve mistike, rreth miteve moderne e t\u00eb lashta, rreth bukuris\u00eb natyrale, rreth sfidave t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, rreth ngarendjes industriale, rreth p\u00ebr\u00e7apjes shkencore e filozofike t\u00eb njer\u00ebzimit etj etj&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;\u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, jo dhe aq shum\u00eb piktor\u00eb na i sqarojn\u00eb dimensionet e fshehura filozofike t\u00eb pikturave, ndoshta sepse shpesh s&#8217;ka di\u00e7 &#8220;filozofike&#8221; brenda, si shembull (dmth. meq\u00eb ra fjala) mund ta v\u00eb dor\u00ebn n\u00eb zjarr se portretet &#8220;hund-shtremb\u00ebr&#8221; t\u00eb Zhaklin\u00ebs s\u00eb Pikaso, apo ato portretet &#8220;qarala\u00e7e&#8221; t\u00eb Dora Maar, s&#8217;kishin asnj\u00eb &#8220;mister&#8221; filozofik, s&#8217;besoj t&#8217;ket\u00eb fshehur gj\u00eb &#8220;brenda&#8221; pjatave e keramikave, i pati b\u00ebr\u00eb me qindra e qindra, sidomos dimrave furra e tij s&#8217;dinte t\u00eb ndalur, thuase industrialisht merrej me pjekjen e keramikave : )<\/p>\n<p>&#8230;ose ndoshta sepse shpesh s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr sqarime ekstra&#8230; brushat flasin nj\u00ebsoj sikur dhe germat, ose ndoshta sepse, derisa maestro me brushat, mjaft nga piktor\u00ebt ndodh\u00eb nuk ndjehen dhe aq maestral\u00eb me penat etj etj : )<\/p>\n<p>&#8230;sidoqoft\u00eb, si me brushat si me fjal\u00ebt, p\u00ebrmes seris\u00eb pikturale (ashqtuquajtur) &#8220;Mythic Naturalism&#8221;, Bowser trajton tema t\u00eb ndryshme nga arti, feminizmi, mitologjia, religjioni, kozmologjia, filozofia, shkenca&#8230; gjithmon\u00eb duke k\u00ebrkuar gjetjen e &#8220;q\u00ebllimit t\u00eb paduksh\u00ebm&#8221; t\u00eb bot\u00ebs, k\u00ebt\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje evolucionare-universale piktori ka zgjedhur ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb si nj\u00eb &#8220;femina&#8221; enigmatike, po aq dhe magjeps\u00ebse, veshur me pamjen dhe proceset e natyr\u00ebs (di\u00e7 si mantel, a si fustan natyral), Bowser thot\u00eb se n\u00eb pikturat e tij mitike-naturaliste, kjo prani misterioze &#8220;feministike&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrher\u00eb boshti rreth t\u00eb cilit rrotullohet poezia dinamike e dizajnit\u2026<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/bowser_-_isis_femija_i_tokes_dhe_qiellit_1995_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10444 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/bowser_-_isis_femija_i_tokes_dhe_qiellit_1995_web.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"1954\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/bowser_-_isis_femija_i_tokes_dhe_qiellit_1995_web.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/bowser_-_isis_femija_i_tokes_dhe_qiellit_1995_web-197x300.jpg 197w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/bowser_-_isis_femija_i_tokes_dhe_qiellit_1995_web-671x1024.jpg 671w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/bowser_-_isis_femija_i_tokes_dhe_qiellit_1995_web-768x1172.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/bowser_-_isis_femija_i_tokes_dhe_qiellit_1995_web-1006x1536.jpg 1006w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\n[ <strong>&#8220;Isis &#8211; F\u00ebmija i Tok\u00ebs dhe Qiellit&#8221;, 1995<\/strong> ]<br \/>\nN\u00eb fillim gjith\u00e7ka ishte err\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bn\u00eb Nin, n\u00eb oqeanin zanafillor t\u00eb kaosit. Dhe do binte nj\u00eb zjarr i madh, emri i tij ishte Ra. Ky e krijoi Shu (Ajrin) dhe Tef-nut (Lag\u00ebshtin\u00eb); k\u00ebta do e krijonin Qiellin dhe Tok\u00ebn. Nut, per\u00ebndesha diafanoze e qiellit, dhe Geb, per\u00ebndia i patundur i tok\u00ebs, ndjenin joshje reciproke dhe d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, duke e ditur se me bashkimin e mitr\u00ebs eterike t\u00eb qiejve dhe far\u00ebs materiale t\u00eb tok\u00ebs, t\u00eb gjitha gj\u00ebrat ishin t\u00eb mundshme.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Ra, sovrani i kozmosit, ishte ziliqar (dhe i frik\u00ebsuar) p\u00ebr potencialin e madh q\u00eb zot\u00ebronin Nut dhe Geb, andaj e ndaloi bashkimin e tyre. Nut dhe Geb nuk u bind\u00ebn, s\u00ebshpejti do bashkoheshin n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqafim t\u00eb shkurt\u00ebr por plot pasion. Kur Ra \u200b\u200bm\u00ebsoi p\u00ebr kund\u00ebrshtin\u00eb e tyre, e kaploi nj\u00eb zem\u00ebrim i madh. Sakaq e urdh\u00ebroi Shu (Ajrin) t\u00eb rrinte p\u00ebrjet\u00ebsisht si penges\u00eb mes tyre. Edhe sot e k\u00ebsaj dite, tok\u00ebn e vetmuar e p\u00ebrv\u00eblon d\u00ebshira p\u00ebr ta p\u00ebrqafuar qiellin e dashur.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Ra na qe vonuar, bashkimi i tyre i shkurt\u00ebr megjithat\u00eb do ishte i frytsh\u00ebm: Nut i lindi kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb &#8211; v\u00ebllez\u00ebrit Osiris dhe Set, si dhe motrat Isis dhe Neftis. K\u00ebta u b\u00ebn\u00eb kat\u00ebr hyjnit\u00eb kardinale dhe sovran\u00ebt e kozmosit. Nga t\u00eb kat\u00ebrtit, Isis, per\u00ebndesha e jet\u00ebs, heshturisht e posedon supremacin\u00eb. Ajo \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e Shpirtit t\u00eb P\u00ebrjetsh\u00ebm t\u00eb Egjiptit.<\/p>\n<p>Isis \u00ebsht\u00eb Zonja e Kat\u00ebr Elementeve (arkaike): e dheut tok\u00ebsor dhe ujit, e er\u00ebs qiellore dhe zjarrit. Si p\u00eblhur\u00eb e gjall\u00eb e forcave themelore t\u00eb natyr\u00ebs, Isis \u00ebsht\u00eb n\u00ebna e t\u00eb gjitha gjallesave. \u00cbsht\u00eb magjia e saj transformuese q\u00eb e lidh pasivitetin e pakoh\u00eb dhe eterik (qiellin &#8211; mendjen), me aktivitetin dhe fiziken kalimtare (tok\u00ebn &#8211; trupin), lidhje kjo si mrekulli unike e jet\u00ebs dhe e rigjenerimit natyror.<\/p>\n<p>Isis i th\u00ebrret kockat e gurta t\u00eb Gebit (Tok\u00ebs), q\u00eb gjaku (Uji) i saj t\u00eb rrjedh\u00eb posht\u00eb p\u00ebr t&#8217;i ushqyer kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. Far\u00ebrat e tok\u00ebs lindin me frym\u00ebn e saj (Er\u00ebn), k\u00ebshtu mund ta gjejn\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sjellin shk\u00ebndij\u00ebn (Zjarrin) e jet\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>Bota natyrore q\u00eb lul\u00ebzon, glob i vog\u00ebl (planeti yn\u00eb), i brisht\u00eb dhe i humbur n\u00eb mbeturinat e pafundme nd\u00ebryjore, \u00ebsht\u00eb si oaz n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb: \u00ebsht\u00eb jet\u00eb, shpres\u00eb, g\u00ebzim dhe bukuri&#8230; ku n\u00eb fakt s&#8217;do duhej t\u00eb kishte asgj\u00eb. Por energjit\u00eb elementare t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb si oaz\u00eb. Ritmi i stin\u00ebve &#8220;jet\u00eb-vdekje-jet\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb fryma ritmike e per\u00ebndesh\u00ebs.<\/p>\n<p>Pran\u00eb gjoksit Isis mban simbolin e njohur si &#8220;Ankh&#8221;. Fjala p\u00ebrkthehet &#8220;jet\u00eb&#8221; ose &#8220;vitalitet&#8221;, por simboli \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb piktograf i njeriut (koka, krah\u00ebt, trupi). Isis q\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel but\u00ebsisht k\u00ebt\u00eb Ankh \u00ebsht\u00eb imazhi i n\u00ebn\u00ebs dhe i f\u00ebmij\u00ebs (njer\u00ebzit jan\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj). Si t\u00eb gjitha n\u00ebnat, lufton p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur f\u00ebmij\u00ebt e vet &#8211; anise s&#8217;ia del, teksa f\u00ebmij\u00ebt rriten dhe bredhin larg mbrojtjes s\u00eb but\u00eb t\u00eb N\u00ebn\u00ebs, ata p\u00ebrfundimisht dhe mund t&#8217;vuajn\u00eb.<\/p>\n<p>Si t\u00eb gjitha n\u00ebnat, edhe Isis e vuan dhimbjen e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj, ajo vuan n\u00eb pafuqin\u00eb p\u00ebr ta parandaluar dhimbjen e tyre. Por nj\u00eb dhimbshuri e thell\u00eb ushqyese \u00ebsht\u00eb gjithashtu p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e forc\u00ebs jet\u00ebsore q\u00eb Ajo i ofron bot\u00ebs. N\u00ebn\u00eb-per\u00ebndesha na th\u00ebrret n\u00eb qendr\u00ebn mistike, nj\u00eb vend i shenjt\u00eb dhe i qet\u00eb transformimi, ku shpirti i lodhur ringjallet nga dashamir\u00ebsia e saj jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebse. M\u00ebshira e pafundme e bukuris\u00eb s\u00eb saj, e shfaqur n\u00eb lavdit\u00eb e natyr\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb premtim se dhimbja dhe vuajtja e madhe e jet\u00ebs &#8211; po aq t\u00eb natyrshme dhe t\u00eb pashmangshme sa graviteti &#8211; jan\u00eb p\u00ebr nj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb madh dhe fisnik.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb thertore (bota jon\u00eb) t\u00eb kobshme t\u00eb mjerimit dhe t\u00eb vdekjes ka nj\u00eb pushim: per\u00ebndesha gjithmon\u00eb i sh\u00ebron plag\u00ebt tona, plot\u00ebson forc\u00ebn dhe vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, na i mbush zemrat me dashuri p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb dhe na frym\u00ebzon t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb kund\u00ebr tmerreve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb shp\u00ebrthejn\u00eb nga thell\u00ebsit\u00eb e kaosit. Ashtu si\u00e7 feminiteti fizik sjell n\u00eb drit\u00eb jet\u00ebn fizike, edhe feminiteti shpirt\u00ebror sjell jet\u00ebn shpirt\u00ebrore. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebtij aspekti t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs q\u00eb ne rilindim: jo thjesht qenie fizike, por disi dhe shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p>Kur dikush ka m\u00ebsuar t\u00eb rezonoj\u00eb n\u00eb linj\u00eb me k\u00ebt\u00eb aspekt, dhe k\u00ebshtu t&#8217;i unifikoj\u00eb vibracionet hyjnore elementare t\u00eb tok\u00ebs dhe qiellit (dmth. ta bashkoj\u00eb arsyen e r\u00ebnd\u00eb me intuit\u00ebn delikate, par\u00ebsoren me racionalen, profanen me sublimen), at\u00ebher\u00eb ky dikush ftohet t\u00eb fluturoj\u00eb mbi krah\u00ebt e iluminizmit deri n\u00eb maj\u00ebn e nj\u00eb piramide t\u00eb madhe prej drite, mbi t\u00eb cil\u00ebn pret Krijuesi i kozmosit&#8230;<\/p>\n<p>[ <em>ngjitur &#8220;Isis &#8211; F\u00ebmija i Tok\u00ebs dhe Qiellit&#8221;, 1995 &#8211; teksti nga &#8220;Mysteries of Lotus Maiden&#8221;, J. E. Bowser, 2017 &#8211; p\u00ebrgatiti S. Guraziu, Q 2019<\/em> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>[ nga &#8220;Mysteries of Lotus Maiden&#8221;, J. E. Bowser, 2017 &#8211; p\u00ebrgatiti S. Guraziu, Q 2019 ] &#8230;piktori kanadez Jonathon Bowser, p\u00ebrve\u00e7 pikturimit t\u00eb per\u00ebndeshave mitologjike (pothuaj m\u00eb bukur se askush), po ashtu dhe me shkrimet, thuase me nj\u00eb &#8220;nerv&#8221;&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=10443\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-10443","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10443","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10443"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10443\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10443"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10443"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10443"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}