{"id":10505,"date":"2022-08-04T17:36:44","date_gmt":"2022-08-04T16:36:44","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10505"},"modified":"2024-04-09T07:35:53","modified_gmt":"2024-04-09T06:35:53","slug":"populizmi-right-wing-ne-eu-sa-ndikim-ka-e-djathta-ekstreme","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10505","title":{"rendered":"Populizmi &#8220;Right-Wing&#8221; n\u00eb EU &#8211; Sa ndikim ka e Djathta Ekstreme?"},"content":{"rendered":"<p><em>(S. Guraziu &#8211; G 22, Koment, dhe infografik\u00eb nga Anna Fleck &#8211; Statista, Q 2022)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>Wilders si &#8220;partiak&#8221; i vet\u00ebm, si nj\u00eb kacagjel politik ia b\u00ebn &#8220;kikirikuuuu&#8221; me 17 oktava t\u00eb &#8220;partis\u00eb fantomike&#8221;<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/populizmi_right-wing_e_djathta_ekstreme_eu.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10506 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/populizmi_right-wing_e_djathta_ekstreme_eu.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"794\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/populizmi_right-wing_e_djathta_ekstreme_eu.jpg 1200w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/populizmi_right-wing_e_djathta_ekstreme_eu-300x265.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/populizmi_right-wing_e_djathta_ekstreme_eu-1024x903.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/populizmi_right-wing_e_djathta_ekstreme_eu-768x677.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet holandeze t\u00eb v. 2021, n\u00eb &#8220;peshoren politike&#8221; e djathta ekstreme PVV do peshonte si e 3-ta.<br \/>\nM\u00eb e forta ose m\u00eb e r\u00ebnda do ishte VVD-ja me 21.9% t\u00eb votave (34 vende), pastaj e 2-ta D66 me 15.0% (24 vende) dhe PVV do i fitonte 10.8% t\u00eb votave (17 vende).<br \/>\nDuket pak 10.8%, por jua them se nuk \u00ebsht\u00eb, i bie q\u00eb rreth 2 milion\u00eb holandez\u00eb mendojn\u00eb &#8220;nj\u00ebsoj&#8221; si Wilders &#8211; boooo imagjino, pothuaj 1 Kosov\u00eb e t\u00ebr\u00eb!<\/p>\n<p>Sipas meje, pati qen\u00eb Turqia si &#8220;sherr&#8221; dikur dhe votat e Holand\u00ebs sot jan\u00eb k\u00ebshtu (si\u00e7 shihen m\u00eb lart). Sa i p\u00ebrket spektrit politik t\u00eb s\u00eb sotmes holandeze, jozyrtarisht un\u00eb e &#8220;akuzoj&#8221; askend tjet\u00ebr por Turqin\u00eb. Po po, mir\u00eb e lexuat, s&#8217;qe ndonj\u00eb gaboshkrim &#8211; pik\u00ebrisht Turqin\u00eb. Dmth. kuptohet akuza \u00ebsht\u00eb &#8220;jozyrtare&#8221;, thjesht akuz\u00eb e imja, personale. P\u00ebr fat t\u00eb keq, s&#8217;kam as vullnet as koh\u00eb, por n\u00eb fakt do duhej t&#8217;i shkruaja madje dhe let\u00ebr Presidentit t\u00eb Turqis\u00eb, pakashum\u00eb ngjash\u00ebm si Zola dikur Presidentit t\u00eb vet, &#8220;J&#8217;Accuse&#8230;!&#8221; : )<\/p>\n<p>Shtrohet pyetja \u00e7&#8217;lidhje na paska Turqia me nuancat dhe me ndryshimet e spektrit politik t\u00eb Holand\u00ebs?! Epo, s&#8217;ka ndonj\u00eb lidhje direkte, e sakt\u00eb, mir\u00ebpo ja q\u00eb ka di\u00e7 &#8220;indirekte&#8221;. Sipas meje t\u00eb gjitha &#8220;fajet indirekte&#8221; i takojn\u00eb Turqis\u00eb. P\u00ebrndryshe s&#8217;do hyja kurr\u00eb n\u00eb &#8220;hak&#8221;&#8230; as me akuza as me faj\u00ebsime. Le ta sqaroj sadopak duke sjellur nj\u00eb shembull &#8220;identik&#8221; nga historia&#8230;<\/p>\n<p>Jo shum\u00eb koh\u00eb para se t\u00eb vritej, ish-Presidenti amerikan Kennedy sikur qe tallur ose pati ironizuar me ca fakte &#8220;fatkeqe&#8221; t\u00eb historis\u00eb, me shakan\u00eb e vet e pati quajtur Londr\u00ebn &#8220;shkaktare&#8221; p\u00ebr historin\u00eb e sh\u00ebmtuar pothuaj t\u00eb gjith\u00eb shek. XX. Jo Londr\u00ebn si &#8220;Lond\u00ebr&#8221;&#8230; por nj\u00eb gazet\u00eb londoneze at\u00ebbot\u00eb na e pask\u00ebsh &#8220;hidh\u00ebruar e pezmatuar&#8221; Marksin sa s&#8217;ka m\u00eb.<\/p>\n<p>Gazeta pati refuzuar t&#8217;ia rriste pag\u00ebn nj\u00eb gazetari varfanjak me emrin Karl Marks, dhe si rrjedhoj\u00eb Marksi do frustrohej e do pezmatohej n\u00eb kulm, le q\u00eb do ikte por dhe (thuase nga &#8220;inati&#8221;) do b\u00ebhej ai Marksi i m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Eh, sikur t&#8217;mos ta kishte b\u00ebr\u00eb at\u00eb &#8220;gabim trashanik&#8221; gazeta &#8211; qe shprehur Kennedy. Dmth. sipas tij n\u00ebse t&#8217;ia kishte rritur rrog\u00ebn, n\u00ebse gazeta ta kishte vler\u00ebsuar m\u00eb tep\u00ebr men\u00e7urin\u00eb e tij, patjet\u00ebr se Marksi do ndjehej i lumtur.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr spektrin kapitalistik londonez (t\u00eb asaj kohe), natyrisht Marksit at\u00ebbot\u00eb s&#8217;i shiteshin dhe aq men\u00e7urirat gazetareske. Ama me rritjen e pag\u00ebs helbete do na ishte &#8220;hutuar nga lumturia&#8221; dhe s&#8217;do merrej me &#8220;kapitalet&#8221; e me idet\u00eb tjera t\u00eb m\u00ebvonshme. K\u00ebshtu q\u00eb, Kennedy aludonte se me ndonj\u00ebfar\u00eb mrekullie t\u00eb &#8220;zhdrejt\u00eb&#8221;, do na kishte shp\u00ebtuar dhe vet\u00eb historia!<\/p>\n<p>***<br \/>\nPVV &#8211; Partij voor de Vrijheid (Partia p\u00ebr Liri) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti nacionaliste, populiste e s\u00eb djatht\u00ebs holandeze. Qe themeluar n\u00eb v. 2006, (sipas meje) &#8220;jodemokratikisht&#8221; dhe paksa n\u00eb rrethana qesharake! Ideologjia e k\u00ebsaj &#8220;partie&#8221; si term, mbase mund t&#8217;p\u00ebrthekohet si sintez\u00eb e nacionalizmit, populizmit, anti-islamizmit, liberalizmit (komb\u00ebtar), anti-emigracionit, shovinizmit ekonomik (p\u00ebr mir\u00ebqenien holandeze), euroskepticizmit ekstrem etj.<\/p>\n<p>Prap\u00eb shtrohet pyetja, pse &#8220;jodemokratikisht&#8221;, pse thash\u00eb k\u00ebshtu? Epo, sepse PVV n\u00eb fakt nuk \u00ebsht\u00eb &#8220;parti&#8221;, ose \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si &#8220;parti fantomike&#8221;, di\u00e7 si &#8220;shoqat\u00eb&#8221;, ose &#8220;asociacion&#8221; zyrtarisht me 1 an\u00ebtar t\u00eb vet\u00ebm. Realisht gjoja Geert Wilders (si kryeplaku partiak) nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs dhe an\u00ebtari fillikat i partis\u00eb. Vall\u00eb, a nuk \u00ebsht\u00eb absurd, nj\u00eb lloj &#8220;absurdi&#8221; i kulluar, gjoja demokratik!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00ebse t\u00eb niseshim nga koncepti sadopak m\u00eb i st\u00ebrholluar demokratik, &#8220;partia&#8221; s&#8217;do duhej t&#8217;na ishte parti, s&#8217;do duhej t\u00eb konsiderohet e till\u00eb. Tekefundit sepse s&#8217;i plot\u00ebson kushtet e mir\u00ebfillta demokratike, madje \u00ebsht\u00eb dhe e &#8220;pap\u00ebrshtatshme&#8221; p\u00ebr financimin e saj nga qeveria.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ja q\u00eb anonimiteti dhe &#8220;fantomikja&#8221; e votuesve si e drejt\u00eb legjitime e tyre, e legjitimojn\u00eb ak\u00ebcil\u00ebn struktur\u00eb politike t\u00eb till\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb realitetin politik PVV s&#8217;\u00ebsht\u00eb si t\u00eb tjerat, \u00ebsht\u00eb &#8220;parti e maskuar&#8221;, gjallon prapa &#8220;mask\u00ebs&#8221; fantomike dhe mb\u00ebshtetet nga donacionet e fansave.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka pati nisur (thuase) nga &#8220;kryene\u00e7\u00ebsia&#8221;, nga pak\u00ebnaq\u00ebsia personale, ishte di\u00e7 si bojkot ndaj politik\u00ebs s\u00eb &#8220;partis\u00eb am\u00eb&#8221; (dikur Geert Wilders i takonte partis\u00eb VVD). N\u00eb v. 2004 do largohej nga VVD sepse assesi t\u00eb &#8220;pajtohej&#8221; me disa q\u00ebndrime t\u00eb partis\u00eb, s&#8217;mund ta pranonte q\u00ebndrimin pozitiv t\u00eb VVD ndaj an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb Turqis\u00eb n\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, s&#8217;t\u00eb p\u00eblqen ideja e Turqis\u00eb n\u00eb BE, do ik\u00ebsh, pse jo, udha e mbar\u00eb. Sipas rregulloreve klasike, at\u00ebbot\u00eb VVD-ja priste q\u00eb Wilders ta &#8220;dor\u00ebzonte&#8221; ul\u00ebsen e tij parlamentare. Mir\u00ebpo p\u00ebr \u00e7udi ky do refuzonte, s&#8217;do dor\u00ebzonte gj\u00eb, do vazhdonte ulur n\u00eb parlament si &#8220;partiak&#8221; i vet\u00ebm, si nj\u00eb kacagjel i politik\u00ebs pa\u00e7ka se gjoja si &#8220;Groep Wilders&#8221; (Grupi Wilders).<br \/>\nKy &#8220;grup&#8221; ose pak\u00ebnaq\u00ebsia e Wilders tek n\u00eb v. 2006 do b\u00ebhej PVV.<\/p>\n<p>Shkurt, i bie se pati qen\u00eb Turqia si &#8220;sherr&#8221; dhe historia politike e Holand\u00ebs tutje do merrte lloj-lloj nuancash, her\u00eb kameleonike e her\u00eb t\u00eb padukshme, fantomike. Ose, tekefundit mozaiku dhe spektri politik do b\u00ebhej akoma m\u00eb interesant. Q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb komentit ve\u00e7 e tham\u00eb se vitin e kaluar PVV do i fitonte 10.8% t\u00eb votave (17 vende &#8211; nga 150 gjithsej).<\/p>\n<p>Ngjash\u00ebm si n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb bot\u00ebs, edhe parlamenti holandez funksionon sipas konceptit bikameral, legjislatura supreme dy-dhom\u00ebshe \u00ebsht\u00eb &#8220;States General&#8221;, p\u00ebrb\u00ebhet nga &#8220;Senati&#8221; (Eerste Kamer &#8211; 75 ul\u00ebse) dhe nga &#8220;Dhoma e P\u00ebrfaq\u00ebsuesve&#8221; (Tweede Kamer &#8211; 150 ul\u00ebse).<br \/>\nPra \u00e7udia \u00ebsht\u00eb se babaxhani Wilders si nj\u00eb kacagjel politik me kacuret\u00ebn p\u00ebrpjet\u00eb, ia b\u00ebn &#8220;kikirikuuuu&#8221; me 17 oktava t\u00eb &#8220;partis\u00eb fantomike&#8221;, shpesh eho-ja i trullos\u00eb parlamentar\u00ebt sa mos pyet, ankohen p\u00ebr kok\u00ebdhimbje (ndoshta si ai Kok\u00ebdhima i Shqip\u00ebris\u00eb), jehon e gjith\u00eb salla e kuvend-parlamentit \ud83d\ude42<\/p>\n<p>Andaj s&#8217;e kuptoj si mund t\u00eb quhet &#8220;pak&#8221; ekstremizmi prej 10.8%! Hm, k\u00ebndellu moj ti EU-bukuroshja, balansoje sadopak spektrin e politikave, silli n\u00eb ekuilib\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb varg e varg, me francez\u00eb e me hungarez\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>( <strong>m\u00eb posht\u00eb, infografika dhe teksti nga Anna Fleck &#8211; Statista, Q 2022 &#8211; p\u00ebrgatitur nga sguraziu<\/strong> )<\/p>\n<p>E djathta ekstreme vazhdon me ndikimin e vet n\u00eb disa pjes\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs, Hungaria e kryeson list\u00ebn si vendi me m\u00eb s\u00eb shumti ul\u00ebse parlamentare t\u00eb mbajtura nga nj\u00eb parti e s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme. Fidesz (e Viktor Orban-it) ia doli me nj\u00eb fitore t\u00eb madhe n\u00eb zgjedhjet legjislative t\u00eb vendit (2022), duke siguruar 59% t\u00eb parlamentit.<\/p>\n<p>Polonia gjat\u00eb viteve t\u00eb kaluara ka par\u00eb gjithashtu shpalosjen e nj\u00eb peizazhi politik populist, partia ultra-konservatore Ligj dhe Drejt\u00ebsi (PiS) i fitoi 51% t\u00eb vendeve n\u00eb asamblen\u00eb (Diet) e 2019.<\/p>\n<p>N\u00eb v. 2017-18, parti t\u00eb tjera t\u00eb s\u00eb djatht\u00ebs ekstreme erdh\u00ebn n\u00eb pushtet, FP\u00d6 n\u00eb Austri (28%, 2017), e ndjekur nga Lega e Matteo Salvinit n\u00eb Itali, e cila mban 21% t\u00eb vendeve n\u00eb parlamentin italian.<br \/>\nNdon\u00ebse FP\u00d6-ja austriake ka sh\u00ebnuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb popullaritetit, q\u00eb nga v.2019 p\u00ebrfaq\u00ebson vet\u00ebm 17% t\u00eb parlamentit, krahasuar me 28% n\u00eb v. 2017.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebrkund n\u00eb BE, e djathta ekstreme e Spanj\u00ebs, e p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga Vox, mban rreth 15% t\u00eb vendeve n\u00eb parlament, nj\u00eb p\u00ebrqindje e ngjashme me at\u00eb t\u00eb RN (Rassemblement National &#8211; Tubimit Komb\u00ebtar) n\u00eb Franc\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Belgjik\u00eb, partia nacionaliste Vlaams Belang, n\u00eb &#8220;peshoren politike&#8221; aktualisht peshon 12%, nd\u00ebrsa n\u00eb Gjermani AfD ka r\u00ebn\u00eb n\u00eb 11% pas humbjes s\u00eb 11 vendeve n\u00eb zgjedhjet federale t\u00eb v. 2021.<\/p>\n<p>Partit\u00eb e cituara n\u00eb grafik\u00ebn ndajn\u00eb ideologji t\u00eb ngjashme mbi nacionalizmin, konservatorizmin social dhe anti-imigracionin, konsiderohen si e djatht\u00eb ekstreme e spektrit politik n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(S. Guraziu &#8211; G 22, Koment, dhe infografik\u00eb nga Anna Fleck &#8211; Statista, Q 2022) (&#8230;Wilders si &#8220;partiak&#8221; i vet\u00ebm, si nj\u00eb kacagjel politik ia b\u00ebn &#8220;kikirikuuuu&#8221; me 17 oktava t\u00eb &#8220;partis\u00eb fantomike&#8221;&#8230;) N\u00eb zgjedhjet holandeze t\u00eb v. 2021, n\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=10505\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-10505","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10505","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10505"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10505\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10505"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10505"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10505"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}