{"id":10596,"date":"2022-08-26T09:53:04","date_gmt":"2022-08-26T08:53:04","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10596"},"modified":"2024-04-09T07:13:57","modified_gmt":"2024-04-09T06:13:57","slug":"fuqia-e-imazhit-vizualiteti-si-magnet-i-vemendjes-sone","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=10596","title":{"rendered":"Fuqia e Imazhit &#8211; Vizualiteti si &#8220;magnet&#8221; i v\u00ebmendjes son\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2020<\/em> [ <em>v\u00ebshtrim eseistik &#8211; fotoja, &#8220;ekspozim i dyfisht\u00eb&#8221;: Enrique Meseguer, 2020<\/em> ]<\/p>\n<p>(&#8230;<strong>pa imazhet dhe grafikat revistat do na ishin grumbuj tekstesh, faqesh germatike t\u00eb monotonis\u00eb, tragjedia vet\u00eb&#8230; do ishin nj\u00ebsoj si ato revistat e &#8220;m\u00ebrzitshme&#8221; t\u00eb akademis\u00eb &#8211; n\u00ebse t&#8217;i lexonim tekstet e st\u00ebrgjata t\u00eb tyre kjo do interpretohej se vullnetarisht e kemi &#8220;zgjedhur&#8221; k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/sg-fuqia_e_imazhit_vizualiteti_si_magnet_ivemendjes_sone_2020.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-10597 zoooom\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/sg-fuqia_e_imazhit_vizualiteti_si_magnet_ivemendjes_sone_2020.jpg\" alt=\"\" width=\"900\" height=\"647\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/sg-fuqia_e_imazhit_vizualiteti_si_magnet_ivemendjes_sone_2020.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/sg-fuqia_e_imazhit_vizualiteti_si_magnet_ivemendjes_sone_2020-300x216.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/sg-fuqia_e_imazhit_vizualiteti_si_magnet_ivemendjes_sone_2020-1024x737.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/sg-fuqia_e_imazhit_vizualiteti_si_magnet_ivemendjes_sone_2020-768x552.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 900px) 100vw, 900px\" \/><\/a><\/p>\n<p>[ <strong>K\u00ebrkimi i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb<\/strong> ]<\/p>\n<p>Imazhet jan\u00eb gjithmon\u00eb m\u00eb efektive sesa thjesht fjal\u00ebt e shkruara, kjo dihet ndoshta q\u00eb nga parahistoria. S&#8217;thuhet kot &#8220;1 foto flet sa 1000 fjal\u00eb&#8221;. Imazhet na e &#8220;vjedhin&#8221; v\u00ebmendjen aq leht\u00ebsisht. Imazhet dhe vizualiteti jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;magnet&#8221; i v\u00ebmendjes son\u00eb.<br \/>\nK\u00ebt\u00eb &#8220;sekret&#8221; t\u00eb vock\u00ebl sot e p\u00ebrdorin mediatik\u00ebt anemban\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr t&#8217;na e &#8220;vjedhur&#8221; v\u00ebmendjen. Duke na shp\u00ebrqendruar e joshur me trille simpatike, me grafikat e bukura, me spikeret e bukura, me prezentator\u00eb t\u00eb bukur, me viz\u00ebllima, me nj\u00eb milion xingla-mingla, me estetikat e me detajet m\u00eb t\u00eb bukura q\u00eb u shkrep mendja.<\/p>\n<p>Natyrisht, s&#8217;e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr taktikat e Playboy. K\u00ebta patjet\u00ebr, fare haptas i ftojn\u00eb bukuroshet e bot\u00ebs t&#8217;i shpalosin bukurin\u00eb dhe estetikat e &#8220;lakoreve&#8221;. Sepse u duhet p\u00ebr ta &#8220;ushqyer&#8221; imagjinat\u00ebn, shijen estetike t\u00eb miliona meshkujve aneskaj 50 shteteve t\u00eb ShBA, e ndoshta dhe t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs. S&#8217;e kemi iden\u00eb p\u00ebr rrjetin distributiv t\u00eb tyre, ndoshta Playboy &#8220;lexohet&#8221; dhe nga marsian\u00ebt e gjelb\u00ebr, atje larg n\u00eb Mars.<\/p>\n<p>S&#8217;e pat\u00ebm fjal\u00ebn p\u00ebr ta, imazhet e Playboy jan\u00eb di\u00e7 tjet\u00ebr, &#8220;kategori&#8221; tjet\u00ebr, p\u00ebraf\u00ebrsisht si deti, si oqeani i thell\u00eb, k\u00ebso gj\u00ebrash marramend\u00ebse jan\u00eb kategori n\u00eb vete. Taktika e tyre redaksionale mbase do cil\u00ebsohej nj\u00eb lloj &#8220;ekstremizmi&#8221; i vjedhjes s\u00eb v\u00ebmendjes. N\u00ebse kihet parasysh q\u00eb fuqia e imazheve t\u00eb Playboy \u00ebsht\u00eb e paarritshme, sikur ashtu tin\u00ebz ia themi &#8220;who cares&#8221; le t\u00eb jet\u00eb, mir\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb. Kontributi i Playboy (p\u00ebr pasurimin dhe zbukurimin e imagjinat\u00ebs mashkullore) padyshim mund t\u00eb paralelizohet me kontributin e &#8220;Big Bang&#8221;, dmth. p\u00ebr nisjen dhe zgjerimin e universit : )<\/p>\n<p>La ta l\u00ebm\u00eb estetik\u00ebn e faqeve t\u00eb Playboy rehat. Pa imazhet, revistat e fashion-izmit, t\u00eb ekstravaganc\u00ebs, t\u00eb stileve, t\u00eb glamurozitetit do ishin grumbuj tekstesh, faqesh germatike t\u00eb monotonis\u00eb. Tragjedia vet\u00eb&#8230; do ishin nj\u00ebsoj si revistat e &#8220;m\u00ebrzitshme&#8221; t\u00eb akademis\u00eb, e keni parasysh : )<br \/>\nN\u00ebse t&#8217;i lexonim tekstet e st\u00ebrgjata t\u00eb tyre, kjo do interpretohej se vullnetarisht e kemi &#8220;zgjedhur&#8221; k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Pa na shtyr\u00eb kush, thjesht me pasionin ton\u00eb, me &#8220;etjen p\u00ebr dituri&#8221;. Meq\u00eb as akademik\u00ebt s&#8217;i detyron kush, apo jo. Ky qe di\u00e7 si parafrazim i th\u00ebnies s\u00eb Harold Bloom, i cili parafrazim n\u00ebse nevoja mund t&#8217;thuhet dhe ndryshe, psh. n\u00ebse k\u00ebrkon k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb thjesht lexo : ) Gjithsesi, Bloom pakashum\u00eb qe shprehur si vijon:<\/p>\n<p>[ cit. ]<br \/>\n&#8220;&#8230;<em>ne zhytemi, thellohemi n\u00eb leximin p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, shumica e arsyeve t\u00eb njohura jan\u00eb: (ndonj\u00ebher\u00eb &#8211; sh\u00ebn. im) mjaft njer\u00ebz s&#8217;ia dalim t\u2019i njohim mjaftuesh\u00ebm thell\u00eb; (her\u00eb tjet\u00ebr &#8211; sh\u00ebn. im) duhet ta njohim veten m\u00eb mir\u00eb; (tjet\u00ebr her\u00eb &#8211; sh\u00ebn. im) k\u00ebrkojm\u00eb ta njohim jo vet\u00ebm veten e t\u00eb tjer\u00ebt, por dhe m\u00ebnyrat se si gj\u00ebrat jan\u00eb. Megjithat\u00eb, motivi m\u00eb i fort\u00eb, m\u00eb autentik p\u00ebr lexim t\u00eb thelluar \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkimi i nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb<\/em>&#8220;.<br \/>\n[ fcit. ]<\/p>\n<p>E si t&#8217;thuhet m\u00eb sakt\u00eb dhe m\u00eb bukur e &#8220;v\u00ebrteta&#8221; rreth leximit e thellimit? Pa\u00e7ka se njeriu ashtu-k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb unikal. Intelekti jon\u00eb shpesh thuase i tejkalon vet\u00eb parapritjet e veta, thuase i kap\u00ebrcen vet\u00eb kapacitetet e &#8220;intelektit&#8221; : ) Vall\u00eb a nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm njeriu qenia q\u00eb ka &#8220;nerva&#8221; p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me nj\u00eb silos prej germash. Nuk ngopet as me germnajat e paskajshme prej 500, 700, 800, 900, shpesh 1400 faqesh. Dhe at\u00eb panum\u00ebr sosh, me biblioteka t\u00eb t\u00ebra mbushur plot.<\/p>\n<p>Andaj &#8220;k\u00ebrkimi i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb&#8221; le q\u00eb i ngopur me sakt\u00ebsin\u00eb, ting\u00ebllon madje dhe poetikisht &#8211; mjaftuesh\u00ebm sakt\u00eb e bukur e pati th\u00ebn\u00eb Bloom.<\/p>\n<p>[ <strong>Gjith\u00e7ka e jet\u00ebs son\u00eb &#8220;ushqehet&#8221; me di\u00e7ka<\/strong> ]<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit priren p\u00ebr &#8220;ushqim vizual&#8221;, i konsumojn\u00eb imazhet, pamjet t\u00ebrheq\u00ebse, gjith\u00eb jet\u00ebn. Q\u00eb nga momenti kur i hapin syt\u00eb, foshnjat thuase e &#8220;p\u00ebrthithin&#8221; bot\u00ebn vizuelisht. V\u00ebmendja jon\u00eb t\u00ebrhiqet m\u00eb leht\u00eb nga imazhet (sidomos n\u00ebse &#8220;fuqizuar&#8221; me dimensionin estetik) sesa thjesht nga nj\u00eb grup fjal\u00ebsh. Madje dhe leximi sikur na &#8220;konvertohet&#8221; n\u00eb imazhe. Edhe vet\u00eb \u00ebndrrat jan\u00eb imazhe.<\/p>\n<p>Pozicionuar vs. germave, n\u00eb p\u00ebzgjedhjen ton\u00eb vizualiteti do ishte p\u00ebrher\u00eb favorit. Sidomos, si\u00e7 e tham\u00eb, vizualiteti i ngopur estetik &#8211; thuase assnj\u00eb &#8220;ligj&#8221; s&#8217;e sfidon k\u00ebt\u00eb fakt. Prandaj dhe i ngulfasim gj\u00ebrat (reklamat psh) me viz\u00ebllimat, me sintetikat, me shk\u00eblqimet, me hiper-bukurin\u00eb fals. Prandaj dhe i kemi seleksionizmat, diskriminimet gjithandej. N\u00ebse t&#8217;na duhej nj\u00eb sekretaresh\u00eb, nd\u00ebr dhjetra t\u00eb intervistuarat padyshim do ta zgjedhnim m\u00eb t\u00eb bukur\u00ebn. Gjoja sikur ajo thjesht &#8220;q\u00eblloi&#8221; e pajisur me men\u00e7urin\u00eb e me t\u00eb gjitha q\u00eb na duheshin.<\/p>\n<p>P\u00ebr hir t\u00eb &#8220;estetikave&#8221; sikur jemi n\u00eb gjendje t&#8217;i shkelim nj\u00eb gam\u00eb tjerash atribute. Ndoshta dhe vet\u00eb inteligjenc\u00ebn e men\u00e7urin\u00eb. Sa jemi n\u00eb gjendje t&#8217;ia pranojm\u00eb vetes, \u00e7\u00ebshtje tjet\u00ebr kjo. Dimensioni estetik \u00ebsht\u00eb skajshm\u00ebrisht problematik. Di\u00e7 e pakuptueshme na josh\u00eb, di\u00e7 e panjohur dhe e fuqishme si vet\u00eb gravitacioni misterioz. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, n\u00eb p\u00ebrpjestim t\u00eb &#8220;zhdrejt\u00eb&#8221; me t\u00eb drejt\u00ebn ton\u00eb, ndoshta as N\u00ebn\u00eb Tereza (si sekretaresh\u00eb) s&#8217;do kishte shans para Klaudia Schiffer : )<\/p>\n<p>Vall\u00eb \u00e7&#8217;do b\u00ebnin showbiz-revistat, i gjith\u00eb universi i bot\u00ebs &#8220;roz\u00eb&#8221; pa fotot akull t\u00eb yjeve, pa fustanet e stilizuara, pa reklamat e buz\u00ebkuq\u00ebve, pa reklamat e nj\u00eb milion luksoziteteve tjera! Pa imazhet e grafikat sikur s&#8217;do ishin &#8220;askund&#8221;, q\u00ebkur e dim\u00eb fort mir\u00eb se i gjith\u00eb &#8220;shk\u00eblqimi&#8221; vizualitetit i takon, e fare pak ose hi\u00e7 germave.<\/p>\n<p>Pa imazhet e pa stilistikat sikur do ishte katastrofa vet\u00eb, tortur\u00eb kataklizmike p\u00ebr trurin ton\u00eb. S&#8217;\u00ebsht\u00eb shaka me k\u00ebso gj\u00ebra, uria p\u00ebr arg\u00ebtimin s&#8217;ngopet tek ashtu. Do ishte di\u00e7 si &#8220;entertainment tragedy&#8221;. P\u00ebrndryshe industrit\u00eb a la hollivudeske do kishin d\u00ebshtuar me koh\u00eb. Kurr\u00eb s&#8217;do hapeshin as &#8220;disneyland&#8221;, as &#8220;wonderland&#8221;, as &#8220;tomorrowland&#8221;, s&#8217;do kishte ndoshta asgj\u00eb me &#8220;&#8230;land&#8221;. S&#8217;do habitej kush n\u00ebse t&#8217;mos ekzistonte Switzerland as England. E lidhur me &#8220;vitae&#8221;, \u00e7\u00ebshtje vitale p\u00ebr vet\u00eb jet\u00ebn, duhet ushqyer \u00ebndrrat, gjith\u00e7ka e jet\u00ebs son\u00eb &#8220;ushqehet&#8221; me di\u00e7ka.<\/p>\n<p>Sipas \u201cBiomed Central\u201d nj\u00eb p\u00ebrqindje e madhe e trurit t\u00eb njeriut i p\u00ebrkushtohet p\u00ebrpunimit vizual. Preferenca jon\u00eb p\u00ebr imazhet q\u00ebndron n\u00eb njohjen dhe aft\u00ebsin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t&#8217;ua kushtuar v\u00ebmendjen e &#8220;duhur&#8221;. Dhe gjithashtu, sipas &#8220;Science Daily&#8221;, nj\u00eb studim tjet\u00ebr na flet se v\u00ebmendja vizuale ndikon n\u00eb aktivitetin e disa qelizave specifike t\u00eb trurit. Studimi tregon se v\u00ebmendja jon\u00eb e rrit efikasitetin e sinjalizimit n\u00eb korteksin cerebral t\u00eb trurit, e po ashtu e rrit dhe raportin e sinjalit ndaj &#8220;margjinales&#8221; zhurmuese.<\/p>\n<p>Dhe jemi d\u00ebshmitar\u00eb kahdo q\u00eb rrotullohemi, sot n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bujshme (m\u00eb tep\u00ebr se kurr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb) ky fakt i fuqish\u00ebm me imazhet p\u00ebrdoret ekstensivisht p\u00ebr q\u00ebllimet reklamatike dhe p\u00ebr nj\u00eb milion q\u00ebllime tjera. Sipas &#8220;Retool Marketing&#8221; nj\u00eb imazh \u00ebsht\u00eb m\u00eb i gjall\u00eb sesa nj\u00eb grup fjal\u00ebsh, m\u00eb i &#8220;gjall\u00eb&#8221; fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb, e edhe figurativisht &#8211; thon\u00eb ata.<\/p>\n<p>Dhe vet\u00eb Arti (si \u201ckryedega\u201d e gjith\u00e7kaje) e p\u00ebrdor k\u00ebt\u00eb pushtet. E dim\u00eb psh. nj\u00eb fotograf gjithmon\u00eb p\u00ebrpiqet ta ngjall\u00eb emocionin, nj\u00eb ndjenj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb tek shikuesit (tek konsumuesit e artit t\u00eb tij, ndjenj\u00eb q\u00eb i lidh ata me fotografin\u00eb). \u00c7do fotograf (si artist) d\u00ebshiron q\u00eb shikuesit ta vendosin veten mend\u00ebrisht &#8220;brenda fotos&#8221;. Ose t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb ndihen sikur jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn &#8220;hap\u00ebsir\u00eb&#8221; \u200b\u200bku ata e kan\u00eb fokusuar shikimin (e q\u00eb dtth. mendjen).<\/p>\n<p>[ <strong>Revistat &#8220;dinamike&#8221; t\u00eb globalizmit<\/strong> ]<\/p>\n<p>Af\u00ebrmendsh, askush s&#8217;e mohon fuqin\u00eb e imazheve, sikur dhe as t\u00eb fjal\u00ebve. Fuqia e imazheve \u00ebsht\u00eb e jasht\u00ebzakonshme, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm si &#8220;pako memologjike&#8221;. Le t&#8217;themi se motivi (p\u00ebrthekues) i t\u00eb gjitha q\u00ebllimeve t\u00eb reklamacionit modern (marketingut) i leht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u kuptuar, e edhe i justifikuesh\u00ebm. Mir\u00ebpo n\u00eb rastin e &#8220;temave&#8221; komplekse, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb bot\u00ebn e sotme t\u00eb turbullt, duke patur n\u00eb dispozicion mjete aq t\u00eb fuqishme (Internet, iPhone, panum\u00ebr media sociale etj), aq shum\u00eb gj\u00ebra na serviren me k\u00ebmb\u00ebngulje dhe me shpejt\u00ebsin\u00eb e drit\u00ebs. Fatkeq\u00ebsisht, shpesh nuk arrijm\u00eb ta identifikojm\u00eb \u00e7\u00ebshtjen ose tem\u00ebn e paraqitur dhe as q\u00ebllimin (pretendimin) e autor\u00ebve prapa tyre.<\/p>\n<p>Sot ka vegla aq t\u00eb avancuara, ne vet\u00eb kurr\u00eb d\u00ebgjuar p\u00ebr to, p\u00ebr neve mund t&#8217;jen\u00eb komplekse sa vet\u00eb marramendja, por jo p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Me fuqin\u00eb e AI sot mund t&#8217;jesh minator i cil\u00ebsdo miniere &#8220;big data&#8221; (si shembull). Ose aq e leht\u00eb t\u00eb krijohet cilado video &#8220;deep fake&#8221;. Videoja \u00ebsht\u00eb imazh, asgj\u00eb tjet\u00ebr por nj\u00eb slajd imazhesh. Kufizimi mund t&#8217;jet\u00eb vet\u00ebm imagjinata e autor\u00ebve prapa tyre dhe shterp\u00ebsia e ideve, asgj\u00eb tjet\u00ebr. Na serviren gj\u00ebra t\u00eb cilat s&#8217;do kishim ditur &#8220;as t&#8217;i konceptojm\u00eb, as si t&#8217;i merrnim me mend&#8221;, do thoshte autori Jake Rowland. Q\u00ebllimet dhe motivet e tyre p\u00ebr vizitor\u00ebt ordiner\u00eb ngelin prore &#8220;efemere&#8221;.<\/p>\n<p>[ cit. ]<br \/>\n&#8220;\u2026<em>vijat mes faktit dhe fiksionit, mes dokumentit faktik dhe falsifikatit, mes t\u00eb \u201cv\u00ebrtetes\u201d dhe t\u00eb \u201crremes\u201d kurr\u00eb s\u2019kan\u00eb qen\u00eb kaq t\u00eb \u201crr\u00ebshqitshme\u201d dhe t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019i zbuluar. Manipulimi i informacionit dhe i imazhit n\u00eb Internet, sidomos n\u00ebp\u00ebrmjet medias sociale dhe n\u00eb mediat digjitale n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, po p\u00ebrdoret n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb papara p\u00ebr ta shtremb\u00ebruar perceptimin ton\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn (dhe p\u00ebr ndikimin n\u00eb politik\u00ebn). Digjitalja \u00ebsht\u00eb duke e influencuar bot\u00ebn reale (fizike) me nj\u00eb rit\u00ebm t\u00eb p\u00ebrshpejtuar dhe haptazi \u2013 sikur dhe n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb tjera, t\u00eb cilat ne ndoshta as q\u00eb mund t\u2019i marrim me mend<\/em>.&#8221; &#8211; (Jake Rowland &#8211; Wired, 2018)<br \/>\n[ fcit. ]<\/p>\n<p>S&#8217;kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e produkteve t\u00eb tilla vizuale jan\u00eb me q\u00ebllime t\u00eb paqarta. P\u00ebr t&#8217;mos th\u00ebn\u00eb me q\u00ebllime kot, me q\u00ebllime t\u00eb &#8220;err\u00ebta&#8221; (manipulative &#8211; ndoshta kot, sa p\u00ebr ta shtremb\u00ebruar perceptimin ton\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn), ose dhe pa q\u00ebllime specifike, totalisht t\u00eb paq\u00ebllimta etj, q\u00ebkur s&#8217;e kemi as vet\u00eb iden\u00eb. E qart\u00eb se nuk jan\u00eb t\u00eb ashtuquajtura &#8220;edukative&#8221; dhe as &#8220;arg\u00ebtuese&#8221;. L\u00ebn\u00eb p\u00ebrshtypjen kryek\u00ebput si pseudo-qasje, v\u00ebrtiten rreth pseudo-shkencave dhe gj\u00ebrave t\u00eb panjohura. I p\u00ebrziejn\u00eb faktet e njohura (numra, t\u00eb dh\u00ebna shkencore, diagrame, ndoshta dhe formula ajnshtajniane etj.), krijojn\u00eb mish-mash me falsitete, me g\u00ebnjeshtra t\u00eb fabrikuara ad hoc, me paragjykime, me hipoteza, her\u00eb t\u00eb bardha e her\u00eb t\u00eb zeza, p\u00ebrcjellur me lloj-lloj &#8220;teorish konspirative&#8221; etj.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb t\u00eb bujshme, ngjeshur me asete t\u00eb pashtershme multimediale, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb na v\u00ebrshojn\u00eb me miliona reklamash, paralelisht (thuase nga askund) na serviren dhe panum\u00ebr video-teori dhe infografikash t\u00eb tilla. T\u00eb gjitha i v\u00ebrtit\u00eb AI-makineria e Google, pra m\u00eb keq sesa Google t&#8217;na ishte nj\u00eb revist\u00eb statike super-gjigante &#8211; m\u00eb keq, sepse \u00ebsht\u00eb dinamike.<\/p>\n<p>Google, Facebook e t\u00eb ngjashme jan\u00eb revistat dinamike t\u00eb globalizmit, jan\u00eb &#8220;syri&#8221; i maj\u00ebs s\u00eb Piramid\u00ebs. Me kuadriljona foto t\u00eb Internetit, me po aq video&#8230; t\u00eb gjitha jan\u00eb imazhe, e pat\u00ebm fjal\u00ebn p\u00ebr &#8220;fuqin\u00eb e imazhit&#8221;, q\u00eb nga rreshti i par\u00eb. Her\u00eb lajme fals (fake news), her\u00eb &#8220;konspiracione&#8221;, her\u00eb kurse t\u00eb pafajshme makiazhi prej \u00e7up\u00ebrlinash, e her\u00eb marr\u00ebzirash. Sepse jan\u00eb vet\u00eb &#8220;kova e ujit&#8221;, \u00ebsht\u00eb supozuar t\u00eb &#8220;ushqehen&#8221; nga makinat reklamatike, t\u00eb ngelin gjall\u00eb pik\u00ebrisht nga reklamat.<\/p>\n<p>Prezantimi i psedo-shkencave dhe paketimi i tyre me nivel t\u00eb lart\u00eb estetik kurr\u00eb s&#8217;ka qen\u00eb m\u00eb i leht\u00eb. Me miliona &#8220;autor\u00eb&#8221; t\u00eb p\u00ebrtej-xhamit, me grafikat dhe imazhet (qofshin paketuar si video, apo ndryshe), me &#8220;pjat\u00ebn&#8221; e tyre p\u00ebrmbajt\u00ebsore thuase p\u00ebrsiasin:<\/p>\n<p>videografikisht mund ta mbroj \u00e7do hipotez\u00eb konspirative (q\u00eb d\u00ebgjoj a q\u00eb ma shkrep mendja), para ak\u00ebcil\u00ebs &#8220;katedrale&#8221; internetike, do p\u00ebshp\u00ebris n\u00eb &#8220;syt\u00eb-vesh\u00ebt&#8221; e audienc\u00ebs arien e p\u00ebrkryer vizuale, p\u00ebshp\u00ebrima ime e \u00ebmb\u00ebl padyshim do t&#8217;i arg\u00ebtoj\u00eb, n\u00ebse jo at\u00ebher\u00eb s\u00ebpaku do t&#8217;i hutoj\u00eb, duhet vjedhur v\u00ebmendjen e tyre me \u00e7do kusht, sepse sa m\u00eb shum\u00eb vizitor\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb minuta, aq m\u00eb shum\u00eb &#8220;lajka&#8221;, aq m\u00eb shum\u00eb cent\u00eb, sa m\u00eb shum\u00eb cent\u00eb aq m\u00eb shum\u00eb karamele t\u00eb \u00ebmbla : )<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, 2020 [ v\u00ebshtrim eseistik &#8211; fotoja, &#8220;ekspozim i dyfisht\u00eb&#8221;: Enrique Meseguer, 2020 ] (&#8230;pa imazhet dhe grafikat revistat do na ishin grumbuj tekstesh, faqesh germatike t\u00eb monotonis\u00eb, tragjedia vet\u00eb&#8230; do ishin nj\u00ebsoj si ato revistat&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=10596\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-10596","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10596","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=10596"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/10596\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=10596"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=10596"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=10596"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}