{"id":11811,"date":"2022-10-19T19:14:21","date_gmt":"2022-10-19T18:14:21","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=11811"},"modified":"2024-04-09T06:29:54","modified_gmt":"2024-04-09T05:29:54","slug":"evropa-e-pafajshme-qe-nuk-shihte-se-shqiptaret-ekzistojne","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=11811","title":{"rendered":"Evropa e pafajshme q\u00eb nuk &#8220;shihte&#8221; se shqiptar\u00ebt ekzistojn\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><em>Senad Guraziu &#8211; AP, T 2022<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-evropa_e_pafajshme_qe_nuk_shihte_se_shqiptaret_ekzistojne.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-11812\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-evropa_e_pafajshme_qe_nuk_shihte_se_shqiptaret_ekzistojne.jpg\" alt=\"\" width=\"1490\" height=\"965\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-evropa_e_pafajshme_qe_nuk_shihte_se_shqiptaret_ekzistojne.jpg 1490w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-evropa_e_pafajshme_qe_nuk_shihte_se_shqiptaret_ekzistojne-300x194.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-evropa_e_pafajshme_qe_nuk_shihte_se_shqiptaret_ekzistojne-1024x663.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-evropa_e_pafajshme_qe_nuk_shihte_se_shqiptaret_ekzistojne-768x497.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1490px) 100vw, 1490px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Sipas albanologut t\u00eb ndjer\u00eb Robert Elsie (t\u00eb cilit, si\u00e7 e dim\u00eb, shkollarizmi ia impononte t\u00eb merrej sa me albanologji po aq dhe me histori, madje dhe me fotografi, audiografi, hartografi etj.), sipas tij &#8220;nd\u00ebrmjet viteve 1750-1850 shqiptar\u00ebt i p\u00ebrdornin t\u00eb pakt\u00ebn 10 alfabete&#8221;.<\/p>\n<p>Jo se i kishin shpikur t\u00eb gjitha vet\u00eb, me pik\u00ebsime e me germ\u00eb, por dmth. Elsie e kishte fjal\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet ndihm\u00ebs s\u00eb &#8220;huazimit&#8221;. Natyrisht q\u00eb do huazonin &#8211; huazonin t\u00eb gjith\u00eb. Nj\u00ebsoj si\u00e7, bie fjala dhe grek\u00ebt e pat\u00ebn huazuar alfabetin e par\u00eb nga fenikasit, apo jo. Dhe nj\u00ebsoj si gjith\u00eb pjesa tjet\u00ebr e bot\u00ebs q\u00eb huazonte nga bota rretherrotull &#8211; sepse dikur ashtu shkonin gj\u00ebrat.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt madje &#8220;i pat\u00ebn shpikur dhe vet\u00eb disa sisteme t\u00eb shkrimit&#8221; &#8211; pati shkruar Elsie. E megjithat\u00eb (n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr Elsie pati shkruar se) &#8220;n\u00eb prag t\u00eb shekullit XX s&#8217;kishte asnj\u00eb indikator t\u00eb duksh\u00ebm se Shqip\u00ebria do t&#8217;b\u00ebhej nj\u00eb vend i pavarur dhe se do t&#8217;i bashkohej familjes s\u00eb kombeve evropiane. Pas pes\u00eb shekujve si pjes\u00eb e Perandoris\u00eb Osmane, vendi mezi u binte n\u00eb sy popujve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Imagjino, n\u00eb prag t\u00eb shek. XX, t\u00eb ndritur tashm\u00eb p\u00ebr pothuaj 2 shekuj &#8220;me 10 alfabete&#8221;, sa shpikur vet\u00eb, sa huazuar nga t\u00eb tjer\u00eb, dhe evropian\u00ebt NUK e hetonin se shqiptar\u00ebt ekzistojn\u00eb! Booo aq e padrejt\u00eb kjo &#8211; histori kaq t\u00eb padrejt\u00eb zor t&#8217;ket\u00eb p\u00ebrjetuar kush. N\u00ebse k\u00ebshtu na qenkan faktet, n\u00ebse n\u00eb prag t\u00eb shek. XX Evrop\u00ebs pothuaj s&#8217;i paska &#8220;r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy&#8221; se shqiptar\u00ebt ekzistojn\u00eb, at\u00ebher\u00eb e leht\u00eb me interpretimin (tim) t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nNganj\u00ebher\u00eb m\u00eb p\u00eblqen ta interpretoj historin\u00eb si\u00e7 ma ka \u00ebnda vet\u00eb. Jo shpesh, por ka raste q\u00eb &#8220;ndodh\u00eb&#8221;. E di se historian\u00ebt s&#8217;do pajtohen, ama nuk m\u00ebzitem. Mosm\u00ebrzitja&#8230; jo se vet\u00eb s&#8217;na qenkam historian, por sepse nuk shtremb\u00ebroj fakte, as data, dhe as nuk shpik\u00eb gj\u00ebra t\u00eb paqena. Thjesht m\u00eb p\u00eblqen nganj\u00ebher\u00eb t\u00eb zbukurohen t\u00eb v\u00ebrtetat e zakonshme me fjal\u00eb dhe interpretime m\u00eb t\u00eb hijshme.<\/p>\n<p>Pakashum\u00eb ngjash\u00ebm si\u00e7 justifikohen dhe politikan\u00ebt p\u00ebr &#8220;interpretimet&#8221; alternative t\u00eb problemeve. Edhe ata thon\u00eb se n\u00eb intepretimet e tyre &#8220;ndryshe&#8221; s&#8217;ka shtremb\u00ebrime, se pollavrat nuk jan\u00eb &#8220;pluhur p\u00ebr syt\u00eb&#8221; e popullit, se nuk jan\u00eb p\u00ebrralla deklarative. P\u00ebrkundrazi, sipas tyre alternativat interpretuese jan\u00eb resurse &#8220;diplomatike&#8221; p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e masave, p\u00ebr ta kursyer popullin nga t\u00eb v\u00ebrtetat e hidhura, nga konsekuencat e v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, e dim\u00eb se historia si &#8220;shkenc\u00eb ekzakte&#8221; na e siguron nj\u00eb fleksibilitet marramend\u00ebs, le t&#8217;ia fillojm\u00eb me nj\u00eb pohim t\u00eb guximsh\u00ebm. Bazuar n\u00eb disa fakte specifike t\u00eb historis\u00eb, Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb vendi m\u00eb i zhvilluar i Evrop\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, por prej nga, vet\u00ebm se ma ka \u00ebnda, apo ka sadopak dhe &#8220;baz\u00eb&#8221; ky pohim?! Natyrisht q\u00eb ka baz\u00eb, asgj\u00eb pa baz\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb ai thelbi i pafajsh\u00ebm i interpretimit alternativ. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb ka dhe shembuj &#8220;analog\u00eb&#8221;, si p\u00ebrforcime krahasimtare.<\/p>\n<p>Psh. intrepretimet e ndryshme t\u00eb hoxhallar\u00ebve (si\u00e7 i shohim n\u00eb TV-kanalet kosovare, i th\u00ebrrasin aq shpesh). Thell\u00ebsia dhe variacionet interpretuese t\u00eb hoxhallar\u00ebve varen nga p\u00ebrgatituria e tele-spektator\u00ebve, gjith\u00e7ka e kutive magjike varet nga sa shikuesit andej prapa xhamit jan\u00eb njoh\u00ebs t\u00eb materies. Sikur q\u00eb varet dhe nga ekspertiza e vet\u00eb hoxhallar\u00ebve, nga fluiditeti i tyre gjuh\u00ebsor, nga imagjinata me lojfjal\u00ebshat etj. Dmth. ka panum\u00ebr faktor\u00eb q\u00eb nd\u00ebrthuren, madje aft\u00ebsia dhe elasticiteti interpretativ shpesh ndihmon q\u00eb faktor\u00ebt t&#8217;mos na b\u00ebhen &#8220;l\u00ebmsh&#8221;.<\/p>\n<p>Le t&#8217;marrim ndonj\u00eb shembull konkret (pa shembuj, fjal\u00ebt sikur na ngelin diku n\u00eb ajri). Hoxhallar\u00ebt kosovar\u00eb me lloj-lloj titujsh e gradash, her\u00eb Dr Mr e her\u00eb dhe ndryshe (sikur dhe fare pa tituj), i ftojn\u00eb n\u00eb TV-t\u00eb e Prishtin\u00ebs aq shpesh, pothuaj nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb. Her\u00eb me shkas&#8230; p\u00ebr Bajram, her\u00eb fare kot p\u00ebr nj\u00eb &#8220;selam&#8221;. Her\u00eb sepse af\u00ebr festa, e her\u00eb thjesht nga kureshtja. Her\u00eb p\u00ebr respekt, e her\u00eb p\u00ebr pak muhabet etj. etj., arsyet e mediatik\u00ebve mund t&#8217;jen\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta.<\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb aq shpesh i frekuentojn\u00eb televizionet, t\u00eb d\u00ebgjosh nga hoxhallar\u00ebt ndonj\u00eb interpretim t\u00eb pad\u00ebgjuar (bie fjala, p\u00ebr historin\u00eb e Turqis\u00eb, p\u00ebr historin\u00eb e otomanizmit, p\u00ebr historin\u00eb e kalifateve, t\u00eb emirateve etj.), s&#8217;do t\u00eb thot\u00eb se patjet\u00ebr interpretimi i tyre na qenka i pa &#8220;baz\u00eb&#8221;. Askush nuk dramatizon se interpretimi i tyre &#8220;ndryshe&#8221; na qenka ndonj\u00eb shtremb\u00ebrim historik.<\/p>\n<p>Me d\u00ebrd\u00ebllitjet televizive&#8230; ndoshta audiencat ashtu dhe i z\u00eb gjumi &#8211; ose e kund\u00ebrta, syt\u00eb kok\u00ebrr e goj\u00ebhapur, mahniten me fleksibilitetin, me llastik-izmin e interpretimeve. Duke qen\u00eb se gjuha e &#8220;tult\u00eb&#8221;, mahniten sidomos me fleksibilitetin e tyre dygjyh\u00ebsor, me bilingualizmat, me arabizmat, me orientalizmat, me fluiditetin e sure-vargjeve etj. etj.<\/p>\n<p>Pra edhe n\u00eb rastin tim, natyrisht q\u00eb interpretimi &#8220;ndryshe&#8221; i historis\u00eb ka baz\u00eb. Sipas historis\u00eb (dmth. si\u00e7 mua m\u00eb p\u00eblqen ta interpretoj) pra i bie se Shqip\u00ebria na qenka vendi m\u00eb i zhvilluar i Evrop\u00ebs. Shqip\u00ebria qenka m\u00eb i miri vend nga m\u00eb t\u00eb mir\u00ebt e Evrop\u00ebs, m\u00eb i p\u00ebrparuari, m\u00eb i zhvilluari. Krahasuar me &#8220;ku&#8221; na ishte dikur (me zhvillimin), dhe ku \u00ebsht\u00eb tani, i bie t&#8217;na jet\u00eb nj\u00eb parajs\u00eb \u00ebndrrash. Jo si \u00ebnd\u00ebrr a iluzion por realisht. Interpretimi im &#8220;ndryshe&#8221; i historis\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb detaj m\u00ebton ta d\u00ebshmoj\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithsesi, faktin m\u00eb interesant, faktin ky\u00e7 t\u00eb origjinalitetit ton\u00eb interpretues, do e l\u00ebm\u00eb p\u00ebr n\u00eb fund. M\u00eb par\u00eb le t&#8217;i justifikojm\u00eb sadopak evropian\u00ebt e &#8220;verb\u00ebr&#8221; q\u00eb s&#8217;i piketonin dot shqiptar\u00ebt, q\u00eb nuk u binte n\u00eb sy ekzistenca e tyre.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb ktheheshim 70, 90, 110, 150, 200, 300 vite mbrapa n\u00eb koh\u00eblinj\u00ebn historike, &#8220;zhvillimi&#8221; i Ship\u00ebris\u00eb zor se do na binte n\u00eb sy. As me syrin cullak as me dylbi. Sepse ndoshta zhvillimi s&#8217;ishte as ekzistent. N\u00eb nat\u00ebn e zez\u00eb otomane s&#8217;pati ndryshuar gj\u00eb p\u00ebr 400-500 vjet.<\/p>\n<p>Zhvillimi i Shqip\u00ebris\u00eb at\u00ebbot\u00eb s&#8217;ishte as n\u00eb plan, s&#8217;ishte as vramendje e hi\u00e7askujt. S&#8217;kishte si b\u00ebhej realitet. Kurr\u00eb, as para 2-3 shekujve, as 4-5 shekuj m\u00eb par\u00eb. Zezona otomane i pati ndaluar dhe shkollat madje, p\u00ebr 4-5 shekuj t\u00eb gjat\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbje kulturore dhe n\u00eb secilin aspekt t\u00eb mundsh\u00ebm e pati ngulfatur qenien, mir\u00ebqenien, shpirtin e kombit. Vall\u00eb si ta pikasnin evropian\u00ebt Shqip\u00ebrin\u00eb? Pa le q\u00eb, p\u00ebr koh\u00ebn kur e kishte fjal\u00ebn Dr. Elsie, Shqip\u00ebria ende s&#8217;e kishte shpallur as pavar\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb pena e albanologut Elsie ekzagjerimin e vock\u00ebl p\u00ebr dhjetra &#8220;alfabetet e huazuara&#8221; e pati p\u00ebrdorur si figuracion, si shprehje figurative p\u00ebr keqardhjen. E po ashtu as evropian\u00ebt s&#8217;kishin faj se na paskeshin qen\u00eb t\u00eb &#8220;verb\u00ebr&#8221;. \u00c7far\u00eb n\u00ebse s&#8217;ishte n\u00eb pyetje verb\u00ebria&#8230; por ndoshta thjesht nuk ekzistonte Shqip\u00ebria. Sepse ende nj\u00eb &#8220;baklla-llokume&#8221; e mjer\u00eb, n\u00ebn thund\u00ebrzez\u00ebn otomane p\u00ebr 500 vjet.<\/p>\n<p>Hoxhallar\u00ebve u p\u00eblqen ta interpretojn\u00eb ndryshe faktin e &#8220;pse-s\u00eb&#8221;. S&#8217;e mohoj, edhe mua ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb p\u00eblqen interpretimi &#8220;ndryshe&#8221; i historis\u00eb. Sidoqoft\u00eb, historian\u00ebt do m\u00eb falin sepse e din\u00eb fort mir\u00eb. Sot shqiptar\u00ebt me aq krenari e shpalosin krenarin\u00eb. Sot shqiptar\u00ebt s&#8217;e mohojn\u00eb faktin e madh se p\u00ebr 20-30 vitet e fundit Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr 200-300-400 vitet pararend\u00ebse. Madje dhe vet\u00eb Kryeministri Rama e pati p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb &#8220;fakt&#8221; (gjat\u00eb fjalimit t\u00eb vet, diku n\u00eb nj\u00eb takim rreth pun\u00ebrave t\u00eb OKB-s\u00eb n\u00eb Nju Jork).<\/p>\n<p>Dmth. interpretuar &#8220;ndryshe&#8221;, duke i ndar\u00eb parametrat, faktor\u00ebt dhe segmentet ve\u00e7 e ve\u00e7, i bie se Shqip\u00ebria p\u00ebr 30 vjet \u00ebsht\u00eb zhvilluar m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr 300 vjet (t\u00eb zezon\u00ebs otomane). Dhe at\u00eb n\u00eb secilin aspekt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb zhvillimit. Tekefundit logjika krahasimtare k\u00ebshtu na p\u00eblqen, konkluzion mjaft i sakt\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Senad Guraziu &#8211; AP, T 2022 Sipas albanologut t\u00eb ndjer\u00eb Robert Elsie (t\u00eb cilit, si\u00e7 e dim\u00eb, shkollarizmi ia impononte t\u00eb merrej sa me albanologji po aq dhe me histori, madje dhe me fotografi, audiografi, hartografi etj.), sipas tij &#8220;nd\u00ebrmjet&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=11811\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-11811","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11811"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11811\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}