{"id":11856,"date":"2022-10-30T13:34:39","date_gmt":"2022-10-30T12:34:39","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=11856"},"modified":"2024-04-09T06:22:33","modified_gmt":"2024-04-09T05:22:33","slug":"muranat-kineze-muri-i-madh-klasik-dhe-ai-modern-kibernetik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=11856","title":{"rendered":"&#8220;Muranat&#8221; Kineze &#8211; Muri i Madh &#8220;klasik&#8221;, dhe ai Modern Kibernetik!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; AP, T 2022<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-muranat_kineze_muri_i_madh_kibernetik_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-11857\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-muranat_kineze_muri_i_madh_kibernetik_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1396\" height=\"989\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-muranat_kineze_muri_i_madh_kibernetik_opt.jpg 1396w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-muranat_kineze_muri_i_madh_kibernetik_opt-300x213.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-muranat_kineze_muri_i_madh_kibernetik_opt-1024x725.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/10\/sg-muranat_kineze_muri_i_madh_kibernetik_opt-768x544.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1396px) 100vw, 1396px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Po merresha pak\u00ebz me imagjinat\u00ebn, \u00e7far\u00eb n\u00ebse qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb &#8220;vog\u00ebl&#8230; vet\u00ebm 3 milion\u00ebshe&#8221;, ta bllokonte dhe izolonte gjith\u00eb popullat\u00ebn shqiptare ndaj gjith\u00e7kaje t\u00eb internetik\u00ebs per\u00ebndimore! Thjesht ashtu kot, imagjinoje pastaj numrin e madh 500 milion\u00eb, pastaj numrin marramend\u00ebs 1 miliard, pastaj 2 miliard\u00eb! Demografikisht, si imagjinat\u00eb Shqip\u00ebria komplet i bie t&#8217;jet\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb kineze. N\u00eb fund, ngjitu n\u00eb maj\u00ebkulmin e habis\u00eb p\u00ebr t\u00eb vertet\u00ebn e hidhur t\u00eb shek. XXI se aparati qeveritar i Kin\u00ebs gjigante&#8230; prej 1 miliard e gjysm\u00eb banor\u00ebsh&#8221; e bllokon dhe e censuron Kin\u00ebn komplet ndaj &#8220;internetit per\u00ebndimor&#8221;!<\/p>\n<p>Booo&#8230; katastrof\u00eb, antinjerzill\u00ebk i madh, apo jo! Imagjino n\u00ebse shqiptar\u00ebt t&#8217;mos kishin qasje n\u00eb faqet e Reuters &#8211; BBC &#8211; Voice of America &#8211; The Guardian &#8211; Washington Post &#8211; The Economist &#8211; New York Times &#8211; ABC &#8211; Bloomberg &#8211; NBC News &#8211; TIME &#8211; Google &#8211; Vimeo &#8211; YouTube &#8211; Facebook &#8211; Reddit &#8211; Netflix &#8211; Blogspot &#8211; Instagram &#8211; WhatsApp &#8211; Spotify &#8211; Messenger &#8211; Twitter &#8211; LinkedIn &#8211; Tumblr &#8211; Pinterest&#8230; madje as n\u00eb Wikipedia, madje as n\u00eb SoundCloud, dmth. p\u00ebr muzikat e xingla-minglat e rinis\u00eb!<\/p>\n<p>Kjo bllokad\u00eb dhe censur\u00eb e lidershipit kinez, ky Mur i Madh internetik nuk \u00ebsht\u00eb se na qenka &#8220;fuqizuar&#8221; me vullnetin e popullit, me ndonj\u00eb referendum legjitim nga vet\u00eb ata, nga 1 miliard e gjysm\u00eb banor\u00eb. Censura dhe bllokada zbatohen me ndihm\u00ebn e nj\u00eb ushtrie kibernetike 2-3 milion\u00ebshe, trajnuar, p\u00ebrgatitur dhe pun\u00ebsuar si dor\u00eb e hekurt, si &#8220;servil\u00eb t\u00eb ideologjis\u00eb&#8221;. Investimet e lidershipit p\u00ebr fuqizimin dhe grushtin e fort\u00eb t\u00eb kontrollit kibernetik jan\u00eb marramend\u00ebse&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nBrenda rrezes s\u00eb modestis\u00eb, me aq sa kam mundur t\u00eb kuptoj (kuptohet dhe kjo &#8211; pasi njeriu s&#8217;mund t&#8217;i kuptoj\u00eb t\u00eb gjitha), sikur m&#8217;\u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebrshtypja se qasja e kinez\u00ebve ndaj njer\u00ebzimit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe qasja e mbar\u00eb njer\u00ebzimit ndaj alien\u00ebve eventual\u00eb (kudoqofshin n\u00eb gjith\u00ebsi) jan\u00eb 2 qasje totalisht identike. E them pa shaka, qasje ndoshta 100% identike.<\/p>\n<p>Hipotez\u00ebn q\u00eb sapo e shpalosa, n\u00eb &#8220;dukje&#8221; hipotez\u00eb shaka-logjike, do mundohem ta sqaroj mjaft seriozisht e pa shaka. Ja pse m\u00eb nevojiten m\u00eb shum\u00eb se 2 fjal\u00eb, uroj p\u00ebr mir\u00ebkuptimin e lexuesit. Ashtu-k\u00ebshtu \u00e7\u00ebshtjet komplekse e serioze zor se qart\u00ebsohen me 2 fjal\u00eb, as me 2 rreshta.<\/p>\n<p>U desh\u00ebn gati 17 shekuj p\u00ebr t&#8217;u nd\u00ebrtuar Muri i Madh kinez, u desh\u00ebn sakrifica t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb aq shum\u00eb brezave. Askush s&#8217;e di, ndoshta as vet\u00eb kronikat kineze, sa l\u00ebndime, sa invalid\u00eb, sa viktima, sa jet\u00eb njer\u00ebzish do ket\u00eb &#8220;kushtuar&#8221; ai grandiozitet prej gur\u00ebsh. Nd\u00ebrsa dihet, dinasti dhe perandor\u00eb varg e varg, p\u00ebr shekuj e shekuj me radh\u00eb, sistematikisht pothuaj 2 mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb qen\u00eb marr\u00eb me nd\u00ebrtimin. Dhe vet\u00ebm nga &#8220;p\u00ebrspektiva&#8221; monumentale, madh\u00ebshtia e Murit sikur \u00ebsht\u00eb m\u00eb tep\u00ebr sesa vet\u00ebm Madh\u00ebshti, mbar\u00eb njer\u00ebzimi mahnitet me at\u00eb megaprojekt madh\u00ebshtor.<\/p>\n<p>Madje, ndoshta dhe vet\u00eb &#8220;alien\u00ebt&#8221; mahniten. Dmth. n\u00ebse helbete ekzistojn\u00eb &#8211; pasi tashm\u00eb nuk i dihet, kurr\u00eb s&#8217;duhet th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. Jo vet\u00ebm NASA a ESA, por dhe 1 milion teleskopat e kureshtis\u00eb insistojn\u00eb q\u00eb s&#8217;duhet p\u00ebrjashtuar mund\u00ebsia. Ka pothuaj nj\u00eb shekull jemi duke i &#8220;k\u00ebrkuar&#8221;, me val\u00eb e me radio-antenash, me veglash e me lloj-lloj tekno-shkencash. Anise, kuptohet jo vet\u00ebm &#8220;civilizime alienike&#8221;, njeriu k\u00ebrkon dhe eksploron gjith\u00e7ka. Universi komplet, kozmologjia, astronomia&#8230; e madje dhe astrologjia jan\u00eb aq interesante.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe s&#8217;do na duheshin panum\u00ebr kupolat observatorike aneskaj rruzullit. I kemi ujdisur gjithandej, si k\u00ebpurdhash gjigante prej betoni, n\u00eb secil\u00ebn pik\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme (n\u00eb akord me yjet e me hemisferat). Ndoshta vet\u00eb kinez\u00ebt, jo vet\u00ebm Murin m\u00eb t\u00eb Madh, por do e ken\u00eb dhe anten\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb ka par\u00eb bota. Shpenzohen miliarda e triliona, asgj\u00eb s&#8217;kursejm\u00eb kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje qielli dhe astro-kureshtia. Apo se mos vet\u00ebm k\u00ebtu posht\u00eb (n\u00eb Tok\u00eb), i kemi &#8220;montuar&#8221; madje dhe n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb. I kemi bartur lart panum\u00ebr pla\u00e7ka, satelit\u00eb, aparate e veglurinash. I kemi &#8220;gozhduar&#8221; n\u00eb eter gjithandej, lloj-lloj teleskopash super t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Lloj-lloj stacionesh hap\u00ebsinore, sa sovjetike sa &#8220;internacionale&#8221;, s\u00ebfundi vet\u00eb kinez\u00ebt duke e mahnitur njer\u00ebzimin me stacionet e me misionet lunatike. Ndoshta fat i madh q\u00eb atje lart n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja p\u00ebr beton. Kupolat tok\u00ebsore jan\u00eb t\u00eb kushtueshme sepse p\u00ebrve\u00e7 tele-thjerrzave nevojiten dhe hekura e beton. Ishte dhe Muri Kinez i kushtuesh\u00ebm, s&#8217;ka si llogaritet me &#8220;metelik\u00eb&#8221; por dhe vet\u00ebm me djers\u00ebn e 17 shekujve ndoshta do mbushej ak\u00ebcili det i shteruar i Eoneve, i Cenozoikut.<\/p>\n<p>Dhe prap\u00eb, jo vet\u00ebm &#8220;Muret&#8221; na qenkan t\u00eb kushtueshme &#8211; gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e kushtueshme. Bie fjala kushtonin dhe ato bunker-kupolat e ish-paranojes komuniste, apo jo. Tjet\u00ebr q\u00eb as bunker\u00ebt e paranoj\u00ebs diktatoriale, as Muri &#8220;klasik&#8221; i kinez\u00ebve s&#8217;k\u00ebrkonin + plus shpenzime p\u00ebr teleskopat.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr panum\u00ebr kupolat observatorike, desh\u00ebm ta sjellim n\u00eb pah se, ndoshta jo vet\u00ebm kureshtja jon\u00eb, por sikur \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00ebfar\u00eblloj &#8220;frike&#8221; se mos alien\u00ebt v\u00ebrtet ekzistojn\u00eb. Ose, sadopak m\u00eb qart\u00eb &#8211; jo frik\u00eb se ekzistojn\u00eb, por n\u00eb cilin stad t\u00eb ekzistenc\u00ebs ekzistojn\u00eb. N\u00ebse ekzistojn\u00eb, bukur, do i p\u00ebrsh\u00ebndesim &#8220;mir\u00ebsekzistoni&#8221;, do i kontaktojm\u00eb, do i qafojm\u00eb e do b\u00ebhemi miq. Le t&#8217;ekzistojn\u00eb, njer\u00ebzimi s&#8217;ka gj\u00eb kund\u00ebr ekzistenc\u00ebs alienike, vet\u00ebm mos t&#8217;na sulmojn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Preokupimi m\u00eb e madh, pothuaj &#8220;paranojak&#8221;, i njer\u00ebzimit s&#8217;\u00ebsht\u00eb n\u00ebse alien\u00ebt ekzistojn\u00eb &#8211; por (n\u00ebse eventualisht ekzistuakan, at\u00ebher\u00eb) s\u00ebpaku le t&#8217;kemi fat dhe t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb m\u00eb t\u00eb prapangelur se ne. Tekefundit teknologjikisht t\u00eb q\u00ebllojn\u00eb &#8220;prapa&#8221; nesh. Duke qen\u00eb t\u00eb prapangelur s&#8217;kan\u00eb si na z\u00ebn\u00eb &#8220;lakuriq&#8221; n\u00eb surpriz\u00eb, s&#8217;kan\u00eb si na sulmojn\u00eb. Sa p\u00ebr sulmet tona, p\u00ebr stadin ton\u00eb shkenco-teknologjik ata s&#8217;kan\u00eb pse frik\u00ebsohen, q\u00ebkur ne aq paq\u00ebsor\u00eb, pacifist\u00eb t\u00eb p\u00ebrbetuar.<\/p>\n<p>Dhe fakt i pal\u00ebkundsh\u00ebm, s&#8217;ka si l\u00ebkundet e v\u00ebrteta, deri sot s&#8217;e kemi pushtuar as dhe 1 guralec t\u00eb &#8220;brezit t\u00eb asteroid\u00ebve&#8221;, pa le ndonj\u00eb planet. Sepse jemi paq\u00ebsor, njer\u00ebzimit i p\u00eblqen kultivimi i paqes. Universi dhe yjet na mrekullojn\u00eb, e sakt\u00eb kjo, ama i eksplorojm\u00eb thjesht nga kureshtja. Na interesojn\u00eb dijet, hartografia qiellore, prush\u00ebsia yjore, galaktikat, supernovat.<\/p>\n<p>Bie fjala, e kemi vizituar H\u00ebn\u00ebn totalisht n\u00eb paqe, as arm\u00eb me vete as tankse, si turist\u00eb paq\u00ebsor\u00eb. Edhe pse H\u00ebna e shkret\u00eb, asnj\u00eb frymor e as banor, H\u00ebn\u00eb e &#8220;askujt&#8221; hesapi, por s&#8217;na ka vajtuar kurr\u00eb mendja p\u00ebr pushtime. As amerikan\u00ebt, as sovjetik\u00ebt, s\u00ebfundi as kinez\u00ebt nuk thon\u00eb &#8220;H\u00ebna e jon\u00eb&#8221;, &#8220;gjysma e H\u00ebn\u00ebs&#8221;, &#8220;krateri yn\u00eb&#8221;, &#8220;Luna-lugina jon\u00eb&#8221;, &#8220;H\u00ebna-mali yn\u00eb&#8230; Assesi, s&#8217;i shkon kujt mendja p\u00ebr t\u00eb tilla pretendime, sepse jemi specie paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, n\u00ebse obsesion teleskopat, n\u00ebse ne i kemi dhe k\u00ebnaqemi duke i fotografuar yjet, at\u00ebher\u00eb do duhej t\u00eb ting\u00ebllonte e logjikshme q\u00eb dhe alien\u00ebt mund t&#8217;i ken\u00eb. Pra dhe ata, duke e par\u00eb nga larg (me &#8220;marifetet&#8221; e tyre teleskopike), padyshim habiten me madh\u00ebshtin\u00eb e Murit Kinez, mrekullohen me at\u00eb &#8220;guran\u00eb&#8221; t\u00eb gjat\u00eb e madh\u00ebshtore. Mrekullohen me faktin e nd\u00ebrmarrjes marramend\u00ebse 17-shekullore t\u00eb njer\u00ebzimit.<\/p>\n<p>Varet nga stadi i zhvillimit (urojm\u00eb t&#8217;jen\u00eb m\u00eb t\u00eb prapangelur), ndoshta ata vet\u00eb zor se do ia dilnin ta &#8220;ruanin&#8221; koherenc\u00ebn organizative, kontributin, saktrificat dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb p\u00ebr 17 shekuj. Ja pse ndoshta prore i kthehen Murit me teleskopat dhe e studiojn\u00eb, me admirim e respekt. Imagjino n\u00ebse alien\u00ebt (ashtu-k\u00ebshtu t\u00eb magjepsur me Murin &#8220;klasik&#8221;) t\u00eb d\u00ebgjonin se Kina e ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb Mur tjet\u00ebr modern, akoma m\u00eb grandioz, Mur Kibernetik!<\/p>\n<p>E cek\u00ebm atje lart se mbar\u00eb njer\u00ebzimi mahnitet me megaprojektin e historis\u00eb kineze, me Murin Grandioz. E megjithat\u00eb, n\u00ebse ta p\u00ebrmendnim &#8220;Khanin e Madh&#8221; (perandorin Xhingis Khan) dhe ushtrit\u00eb e tij t\u00eb pandalshme, pothuaj sikur Muri dhe s&#8217;pati &#8220;ndihmuar&#8221; ashtu si\u00e7 duhej (dmth. n\u00eb p\u00ebrputhje me &#8220;madh\u00ebshtin\u00eb&#8221; e vet). Deri n\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb Khanit, Perandoria Mongole do ta pushtonte pothuaj gjith\u00eb Azin\u00eb Qendrore dhe Kin\u00ebn. Thuase s&#8217;kishte &#8220;Mur&#8221; fare, thuase s&#8217;pati qen\u00eb ndonj\u00eb penges\u00eb serioze.<\/p>\n<p>***<br \/>\nNj\u00eb titull, ose m\u00eb mir\u00eb, nj\u00eb artikull i autores Elizabeth Economy (publikuar n\u00eb &#8220;The Guardian&#8221;, v. 2018 me titullin &#8220;<em>The great firewall of China<\/em>&#8220;) sikur m\u00eb shtyri t\u00eb ironizoj rreth metafor\u00ebs simpatike &#8220;The Great Firewall&#8221; (p\u00ebrdorur nga autorja). <strong>Muri i Madh Kibernetik<\/strong> i Kin\u00ebs sikur m\u00eb shtyri t\u00eb shkruaj p\u00ebr &#8220;Murin e Madh&#8221; t\u00eb historis\u00eb, p\u00ebr frik\u00ebrat politike-ideologjike dhe p\u00ebr dylbit\u00eb e alien\u00ebve. Nj\u00eb lloj liste t\u00eb bllokad\u00ebs &#8220;per\u00ebndimore&#8221; nga Kina po e ngjes k\u00ebtu. V\u00ebrtet fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr nj\u00eb &#8220;Mur t\u00eb Madh&#8221; internetik.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb miat, si rrumbullak\u00ebsim (pakashum\u00eb i gjith\u00eb artikullit), autorja Economy shkruante:<br \/>\n&#8220;&#8230;sot Kina investon n\u00eb operacionin m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb sofistikuar t\u00eb censur\u00ebs internetike n\u00eb bot\u00eb. Loja e &#8220;maces me miun&#8221; vazhdon, natyrisht se ka m\u00eb shum\u00eb minj se mace. Sfida p\u00ebr lidershipin e Kin\u00ebs \u00ebsht\u00eb q\u00eb t&#8217;i ruaj\u00eb p\u00ebrfitimet internetike (ato gj\u00ebra q\u00eb nga lidershipi perceptohen si p\u00ebrfitime) \u2013 psh. avancimi i tregtis\u00eb internetike (e-komercializmi) dhe inovacioni \u2013 mir\u00ebpo nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke mos lejuar q\u00eb teknologjia t&#8217;i p\u00ebrshpejtoj\u00eb ndryshimet politike. Fuqia e kontrollit t\u00eb lidershipit mbi Internetin q\u00ebndron n\u00eb angazhimin masiv p\u00ebr parandalim t\u00eb p\u00ebrhapjes s\u00eb informacionit (q\u00eb nga ta konsiderohet i rreziksh\u00ebm). Kina ka adoptuar teknologji t\u00eb sofistikuara, si &#8220;Great Firewall&#8221; dhe &#8220;Golden Shield&#8221;. Mir\u00ebpo ndoshta burimi m\u00eb i fuqish\u00ebm i kontrollit \u00ebsht\u00eb ushtria kibernetike p\u00ebr t&#8217;i zbatuar politikat e veta. Numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve p\u00ebr ta monitoruar opinionin dhe p\u00ebr censurimin e p\u00ebrmbajtjes internetike n\u00eb v. 2013 qe vler\u00ebsuar t\u00eb jet\u00eb 2 milion\u00eb. Kjo armat\u00eb disamilion\u00ebshe prej monitoruesish jan\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00ebp\u00ebr departamentet e propagand\u00ebs, nd\u00ebr korporatat private dhe n\u00eb mediat. Nj\u00eb sasi e konsiderueshme e censurimit kryhet p\u00ebrmes fshirjes manuale t\u00eb postimeve (t\u00eb qytetar\u00ebve). Qeveria kineze duket e gatshme t&#8217;i p\u00ebrballoj\u00eb kostot ekonomike dhe shkencore, si dhe d\u00ebmtimin e mundsh\u00ebm t\u00eb besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb saj, n\u00ebse kjo n\u00ebnkupton m\u00eb shum\u00eb kontroll mbi Internetin.<br \/>\nNd\u00ebrsa p\u00ebr nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, politika kibernetike e Pekinit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb e sfid\u00ebs kineze, q\u00eb gjoja nj\u00eb Kin\u00eb e fuqishme i paraqitet rendit bot\u00ebror liberal (rend i cili u jep p\u00ebrpar\u00ebsi vlerave t\u00eb tilla si liria e fjal\u00ebs). Pasqyrohet paradoksi i natyrsh\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekjet e Kin\u00ebs p\u00ebr ta promovuar veten si kampione t\u00eb globalizimit, nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke e mbrojtur nj\u00eb model t\u00eb &#8220;sovranitetit internetik&#8221;, por dhe duke e mbyllur bot\u00ebn kibernetike kineze ndaj informacionit dhe investimeve nga jasht\u00eb.&#8221;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; AP, T 2022 Po merresha pak\u00ebz me imagjinat\u00ebn, \u00e7far\u00eb n\u00ebse qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb &#8220;vog\u00ebl&#8230; vet\u00ebm 3 milion\u00ebshe&#8221;, ta bllokonte dhe izolonte gjith\u00eb popullat\u00ebn shqiptare ndaj gjith\u00e7kaje t\u00eb internetik\u00ebs per\u00ebndimore! Thjesht ashtu kot, imagjinoje pastaj numrin e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=11856\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-11856","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11856","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=11856"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/11856\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=11856"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=11856"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=11856"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}