{"id":12001,"date":"2022-11-26T21:50:15","date_gmt":"2022-11-26T20:50:15","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12001"},"modified":"2024-04-09T06:00:25","modified_gmt":"2024-04-09T05:00:25","slug":"truri-i-aristotelit-si-radiator-si-ftohes-i-zemres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12001","title":{"rendered":"T\u00eb gabosh &#8211; asgj\u00eb, madje s&#8217;\u00ebsht\u00eb as qesharake!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; AP, N 2022<\/em><\/p>\n<p>(<strong>Aristoteli besonte se truri ka nj\u00eb rol paksa m\u00eb &#8220;dyt\u00ebsor&#8221;, jo bash rol par\u00ebsor, e gjith\u00eb men\u00e7uria i vinte nga zemra, aty buronte gjeocentrizmi aristotelian, astroteologjia e tij, shovinizmi, maskilizmi, protoracizmi, dhe gjith\u00e7ka e intelektit<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12002\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"787\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nSe gabojm\u00eb ne ordiner\u00ebt &#8211; asgj\u00eb interesante, madje s&#8217;\u00ebsht\u00eb as qesharake. Ja q\u00eb gabojn\u00eb dhe &#8220;kok\u00ebm\u00ebdhenjt\u00eb&#8221;, kokat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj bote. Sepse ndoshta s&#8217;ka njeri t\u00eb &#8220;pagabuesh\u00ebm&#8221;, gjithkush gabon, qoft\u00eb n\u00eb gjykime intelektuale, qoft\u00eb n\u00eb veprime praktiko-logjike.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin s&#8217;po m\u00eb kujtohet ndonj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb lidhur me tem\u00ebn, n\u00eb mendje s&#8217;po e gjej ndonj\u00eb urt\u00ebsi, th\u00ebnie q\u00eb e kap\u00ebrthen shkurt gjith\u00eb &#8220;problemin&#8221;. Por besoj s&#8217;ka popull t\u00eb bot\u00ebs q\u00eb nuk e mir\u00ebkupton &#8220;pagabueshm\u00ebrin\u00eb&#8221; e njeriut. E mir\u00ebkuptueshme, sepse \u00ebsht\u00eb e pamundur t&#8217;mos gabosh. Madje shpesh, kur gj\u00ebrat rrjedhin mbar\u00eb, vet\u00eb mrekullia e gabimeve na kthehet pastaj si &#8220;m\u00ebsim&#8221;, si &#8220;nx\u00ebnie&#8221; mendore, si p\u00ebrparim n\u00eb t\u00eb menduarit.<\/p>\n<p>Le ta marrim ndonj\u00eb shembull me vet\u00eb shembullor\u00ebt e dijeve. Bie fjala Ajnshtajnin, Aristotelin. Q\u00eb t\u00eb dy mendjendritur, kok\u00ebshembuj q\u00eb \u00e7&#8217;ke me t\u00eb, lart\u00ebsia e tyre&#8230; vet\u00eb apogjeu i lart\u00ebsis\u00eb. Aristotel &#8211; Ajnshtajn, ting\u00ebllon di\u00e7 si duo-dinamike madh\u00ebshtore, thuase me nj\u00ebrin fillon madh\u00ebshtia dhe me tjetrin mbaron. Vet\u00eb krenaria, si dy A-ja grandioze, A-A gjigante. Ja q\u00eb asnj\u00ebra nga A-t\u00eb tona shembullore s&#8217;ishin t\u00eb pagabueshme.<\/p>\n<p>Dhe at\u00eb, t\u00eb gabosh p\u00ebr shkencat e v\u00ebshtira, t\u00eb pohosh se Toka na qenk\u00ebsh qendra e Universit&#8230; kjo s&#8217;\u00ebsht\u00eb dhe aq tragjike, e leht\u00eb ta kuptojm\u00eb. Ama t\u00eb gabosh p\u00ebr grat\u00eb, p\u00ebr femrat si krijesa t\u00eb pafajshme, ec e kuptoje k\u00ebt\u00eb! Edhe Aristoteli, edhe Ajnshtajni i adhuronin femrat, s&#8217;u shqiteshin, i mbanin af\u00ebr, s&#8217;ia b\u00ebnin as &#8220;g\u00ebk&#8221; pa to. E megjithat\u00eb \u00e7far\u00eb kan\u00eb gabuar ata teorikisht ndaj femr\u00ebs (si subjekt i men\u00e7uris\u00eb s\u00eb tyre) thjesht e pafalshme.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ra fjala, personalisht m\u00eb par\u00eb mund ta fal Aristotelin se Ajnshtajnin. K\u00ebtij t\u00eb fundit padyshim s&#8217;i &#8220;falet&#8221; gj\u00eb, asnj\u00eb gabim. S&#8217;ka si i falet psh. ai &#8220;ultimatumi&#8221; ndaj gruas s\u00eb vet. N\u00eb jet\u00ebn time s&#8217;kam d\u00ebgjuar, s&#8217;kam hasur kurr\u00eb ndonj\u00eb ultimatum m\u00eb qesharak, p\u00ebr nj\u00eb kok\u00eb ajnshtajniane ishte di\u00e7 si gabim trashanik i pafalsh\u00ebm. Duhen ca mij\u00ebvje\u00e7ar\u00eb p\u00ebr t&#8217;iu falur Ajnshtajnit lajthitjet e pafalshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Aristotelit tashm\u00eb i falet gjith\u00e7ka, thjesht p\u00ebr faktin se ky i takon lasht\u00ebsis\u00eb. Ndryshe nga Ajnshtajni, ky pati jetuar 2400 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, k\u00ebsaj radhe s&#8217;do flasim p\u00ebr &#8220;femrat&#8221;, p\u00ebr gabimet teorike ndaj tyre. S&#8217;do i harrojm\u00eb, q\u00ebkur jan\u00eb &#8220;gabime&#8221; t\u00eb pafalshme. Gabimeve A-A p\u00ebr femrat (si subjekt) do u qasemi her\u00eb tjet\u00ebr. K\u00ebsaj radhe le t&#8217;ia fillojm\u00eb nga &#8220;koka&#8221; &#8211; sepse nga aty fillon gjith\u00e7ka. Aty lindin gjenialitetet, aty dhe gabimet, aty e kan\u00eb zanafill\u00ebn edhe dijet edhe lajthitjet. K\u00ebsaj radhe le ta rrahim pak\u00ebz &#8220;kok\u00ebn&#8221; e Aristotelit.<\/p>\n<p>***<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se Aristoteli ishte nj\u00eb mendje-zgjuar, nj\u00eb kok\u00eb e ditur dhe inteligjente, nj\u00eb mendimtar i madh. S&#8217;ka si mohohet &#8220;Corpus Aristotelicum&#8221;; s&#8217;e mohon kush se Aristoteli e shkroi Politik\u00ebn, Poetik\u00ebn, Metafizik\u00ebn. Ende dhe sot e k\u00ebsaj dite shkollar\u00ebt modern\u00eb i lexojn\u00eb dhe i diskutojn\u00eb veprat e tij, debatojn\u00eb rreth frym\u00ebs filozofike &#8220;materialiste&#8221;, rreth ndikimit t\u00eb mend\u00ebsis\u00eb aristoteliane p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs dhe ardhjes&#8230; ku jemi sot.<\/p>\n<p>P\u00ebr neve sot ting\u00ebllon &#8220;qesharake&#8221; por ishte i nj\u00ebjti Aristotel &#8220;kok\u00ebmadh&#8221; q\u00eb besonte se zemra \u00ebsht\u00eb organi i arsyes dhe intelektit, jo truri. Funksioni i trurit n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb fare di\u00e7 tjet\u00ebr, roli i trurit brenda kafk\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr &#8220;ftohjen e gjakut&#8221; t\u00eb organizmit. Inteligjenca jon\u00eb s&#8217;ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me trurin, mendimet dhe inteligjenca nuk &#8220;ndodhin&#8221; n\u00eb kok\u00eb por n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p>T\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb pakashum\u00eb se Aristoteli portretizohet si nj\u00eb &#8220;mendjefryer&#8221;, pothuaj suprematik, me vet\u00ebbesim t\u00eb tepruar, i cili pohonte p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb ndryshme pa u bazuar n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb, n\u00eb asnj\u00eb verifikim, n\u00eb asnj\u00eb eksperiment. Dhe rrjedhimisht do dilte n\u00eb pah se pati qen\u00eb i gabuar p\u00ebr shum\u00e7ka. Madje shpesh pretendohet se gabimet dhe vet\u00ebbesimi i tep\u00ebrt i tij, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e kan\u00eb penguar p\u00ebrparimin e shkenc\u00ebs p\u00ebr nja 2000 vjet.<\/p>\n<p>Mjaft nga shkollar\u00ebt e &#8220;mbrojn\u00eb&#8221;, duke pohuar se p\u00ebr koh\u00ebn e vet nuk kishte &#8220;faj&#8221; &#8211; gjithsesi, t\u00eb gjith\u00eb pajtohen se gabimi m\u00eb i madh i Aristotelit ishte q\u00eb nuk b\u00ebnte eksperimente, q\u00eb nuk i verifikonte gj\u00ebrat. Jo vet\u00ebm q\u00eb nuk i pati &#8220;numruar&#8221; dh\u00ebmb\u00ebt e gruas s\u00eb vet, por ai s&#8217;do merrte as mundin e verifikimit p\u00ebr idet\u00eb&#8230; bie fjala nga fusha e fizik\u00ebs. S&#8217;kishte si eksperimentonte me gjeocentrizmin, por psh. t\u00eb b\u00ebnte si\u00e7 ia b\u00ebnte Galileo, t\u00eb ngjitej diku m\u00eb lart, t&#8217;i l\u00ebshonte objektet nga pallatet, nga kullat, t&#8217;i studionte &#8220;idet\u00eb&#8221; q\u00eb i shkrepnin, t&#8217;i sinkronizonte v\u00ebshtrimet e mendimet, idet\u00eb me eksperimentet, dhe tek pastaj t\u00eb &#8220;konkludonte&#8221;. Mir\u00ebpo jo, p\u00ebr fat t\u00eb keq men\u00e7uria e tij n\u00eb rrafshin e fizik\u00ebs pothuaj p\u00ebr gjith\u00e7ka ishte e gabuar dhe do ngelej e till\u00eb, derisa t\u00eb lindej ndonj\u00eb Galileo, Kopernik a Kepler&#8230; dhe ta &#8220;korrigjonte&#8221;.<\/p>\n<p>T\u00eb pohosh se trash\u00ebgimia aristoteliane ishte penges\u00eb p\u00ebr avancimin e shkenc\u00ebs p\u00ebr shekuj e shekuj, mbase \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si ekzagjerim i st\u00ebrmadh. N\u00ebse lajthitjet aristoteliane &#8220;hidhen&#8221; me gjith\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb jasht\u00eb kontekstit kohor, at\u00ebher\u00eb e qart\u00eb se pohimi i till\u00eb asgj\u00eb tjet\u00ebr por ekzagjerim. E megjithat\u00eb s&#8217;ka si anashkalohet as fakti q\u00eb &#8220;pohimi&#8221; i till\u00eb p\u00ebrmban dhe di\u00e7 t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Ndokush nga shkollar\u00ebt thot\u00eb se ky &#8220;faj\u00ebsim&#8221; i tepruar \u00ebsht\u00eb mjaft i padrejt\u00eb dhe i pasakt\u00eb, se faj\u00ebsimi rr\u00ebnj\u00ebt i ka n\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb shekullore t\u00eb autor\u00ebve &#8220;armiq\u00ebsor\u00eb&#8221; t\u00eb cil\u00ebt q\u00ebllimisht i keqinterpretonin veprat e Aristotelit. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ai pati b\u00ebri mjaft gabime, por Aristoteli gaboi shum\u00eb m\u00eb pak sesa pretendohet &#8211; e justifikojn\u00eb ata.<\/p>\n<p>Pakashum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se Aristoteli vuante nga ajo &#8220;greko-arroganca&#8221; dekadente e superioritetit (anise, ndoshta m\u00eb pak, krahasuar me shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb &#8211; pasi kishte akoma m\u00eb keq). Disa shkollar\u00eb sikur besojn\u00eb se Aristoteli m\u00eb shum\u00eb i \u00e7monte fjal\u00ebt sesa pun\u00ebn, se t\u00eb folurit si &#8220;akt&#8221; e shihte m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm sesa veprimin, se filozofimi dhe &#8220;lodhja e mendjes&#8221; na kishte m\u00eb shum\u00eb vler\u00eb sesa t\u00eb b\u00ebrit, t\u00eb vepruarit, se teorizimi ndoshta na kishte m\u00eb tep\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsi se &#8220;praktika&#8221;.<\/p>\n<p>E sidomos n\u00ebse duhesh djersitur muskujt p\u00ebr verifikime, p\u00ebr veprime, p\u00ebr eksperimente, Aristoteli s&#8217;e gjente veten askund. Thuase, n\u00ebse duhej p\u00ebrdorur duart, ehuu me duart &#8220;vet\u00ebm skllev\u00ebrit punojn\u00eb&#8221; (jo dhe ata q\u00eb e lodhin mendjen, jo dhe t\u00eb diturit q\u00eb e &#8220;djersitin&#8221; trurin n\u00eb vend t\u00eb muskujve). Nd\u00ebrsa dihet, sipas tij disa njer\u00ebz kan\u00eb lindur skllev\u00ebr, t\u00eb till\u00eb jan\u00eb di\u00e7 si njer\u00ebz makinal, servilant\u00eb t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t&#8217;i pranuar direktivat e udh\u00ebzimet por jo t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb menduar vet\u00eb, andaj dhe \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t&#8217;i rob\u00ebrosh, t&#8217;i skllav\u00ebrosh ata.<\/p>\n<p>***<br \/>\nAristoteli i madh pati gabuar p\u00ebr shum\u00e7ka &#8211; ai besonte se gjith\u00eb men\u00e7uria e tij buronte nga zemra, jo nga koka. Truri ishte di\u00e7 si &#8220;radiator&#8221;, si ftoh\u00ebs i kardio-makineris\u00eb. Sa p\u00ebr teknologjin\u00eb, se si truri e kryente pun\u00ebn e ftohjes, Aristoteli s&#8217;na e pati sqaruar. Si dije bazike sot nisemi se shumica e motor\u00ebve ftohen nga nj\u00eb qark i mbyllur me ftoh\u00ebs t\u00eb l\u00ebngsh\u00ebm. Ftoh\u00ebsi e &#8220;thith&#8221; nxeht\u00ebsin\u00eb dhe e liron si rrezatim (radiator) o n\u00eb aj\u00ebr o n\u00eb uj\u00eb. Radiatori i vetur\u00ebs psh. e &#8220;l\u00ebshon&#8221; nxeht\u00ebsin\u00eb n\u00eb aj\u00ebr. Ftoh\u00ebsi i n\u00ebndetses nxeht\u00ebsin\u00eb e heq\u00eb qafet&#8230; padyshim n\u00eb uj\u00eb, pasi kuptohet atje thell\u00eb &#8220;n\u00eb uj\u00eb&#8221; ka vet\u00ebm uj\u00eb.<\/p>\n<p>Dijet e sotme na thon\u00eb se p\u00ebr procesimet e veta truri e shpenzon madje 20% t\u00eb energjis\u00eb trupore. Gjith\u00eb ajo energji, gjat\u00eb &#8220;pun\u00ebs&#8221; dhe nxehet koka, s&#8217;e mohon kush. Nxehet dhe ai procesori i kompjuterave, edhe hesapet makinale kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr &#8220;ftohje&#8221;, mbahen &#8220;cool&#8221; o me fluturat o me l\u00ebngje tek qarkullojn\u00eb gypthave. Mir\u00ebpo si e ftoh\u00eb gjakun e &#8220;zemr\u00ebs&#8221; truri yn\u00eb, s&#8217;e kemi iden\u00eb.<\/p>\n<p>Pothuaj na del dhe si keqardhje; vall\u00eb si ia dilkan pra ata me helmetat? Mos pyet p\u00ebr ushtar\u00ebt, kokat e tyre na qenkan super t\u00eb &#8220;nxehta&#8221;, q\u00ebkur rrashti i tyre s&#8217;ka akses direkt me ajrin &#8211; pasi ashtu e k\u00ebrkojn\u00eb tekno-ligjet moderne : )<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, at\u00ebher\u00eb ishte at\u00ebher\u00eb, e mir\u00ebkuptueshme. I falet q\u00eb Aristoteli besonte se &#8220;koka&#8221; na qenk\u00ebsh pothuaj kot, me nj\u00eb rol paksa m\u00eb &#8220;dyt\u00ebsor&#8221;, jo bash rol par\u00ebsor. E gjith\u00eb men\u00e7uria i vinte nga zemra, aty buronte gjeocentrizmi aristotelian, astroteologjia, shovinizmi, maskilizmi, protoracizmi, dhe gjith\u00e7ka e intelektit. Tani shkenca moderne na thot\u00eb madje as dashuria se ka &#8220;strofull\u00ebn&#8221; n\u00eb zem\u00ebr (si\u00e7 besohej), por n\u00eb trurin ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ja q\u00eb zemra e Aristotelit ishte unikale, aty procesohej dhe ideja se gjaku i meshkujve \u00ebsht\u00eb m\u00eb i nxeht\u00eb se ai i femrave, se meshkujt kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb dh\u00ebmb\u00eb se femrat, se femrat jan\u00eb &#8220;dyt\u00ebsore&#8221; (krahasuar me meshkujt), se femrat jan\u00eb &#8220;t\u00eb papjekura&#8221;, &#8220;t\u00eb mang\u00ebta&#8221;, &#8220;t\u00eb deformuara&#8221;, madje paksa dhe &#8220;monstruoze&#8221;, se skllev\u00ebrit e natyrsh\u00ebm e meritojn\u00eb skllav\u00ebrin\u00eb, se disa njer\u00ebz kan\u00eb lindur skllev\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb t&#8217;i rob\u00ebrosh, t&#8217;i skllav\u00ebrosh ata, se \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb jetosh n\u00eb ekuator sepse shum\u00eb nxeht\u00eb atje, se Toka \u00ebsht\u00eb qendra e universit, se disa gjallesa vijn\u00eb n\u00eb jet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb spontane nga balta, nuk riprodhohen (ngjalat psh.) etj. etj.<br \/>\n<em>(vijon)<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; AP, N 2022 (Aristoteli besonte se truri ka nj\u00eb rol paksa m\u00eb &#8220;dyt\u00ebsor&#8221;, jo bash rol par\u00ebsor, e gjith\u00eb men\u00e7uria i vinte nga zemra, aty buronte gjeocentrizmi aristotelian, astroteologjia e tij, shovinizmi, maskilizmi, protoracizmi, dhe gjith\u00e7ka e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12001\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12001","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12001","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12001"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12001\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12001"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12001"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12001"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}