{"id":12004,"date":"2022-11-27T15:27:12","date_gmt":"2022-11-27T14:27:12","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12004"},"modified":"2024-04-09T05:57:50","modified_gmt":"2024-04-09T04:57:50","slug":"12004","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12004","title":{"rendered":"Aristoteli si Racist, dhe &#8220;Athina e Zez\u00eb&#8221; si kamban\u00eb e nd\u00ebrgjegjes!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; AP, N 2022<\/em><\/p>\n<p>&#8220;<strong>\u00cbsht\u00eb e dobishme t\u00eb kthehemi tek st\u00ebrgjyshi i gjith\u00eb teoricien\u00ebve racor: Aristoteli. P\u00ebr ta kuptuar rolin e Aristotelit n\u00eb hedhjen e bazave p\u00ebr &#8220;shkenc\u00ebn e rac\u00ebs&#8221;, duhet ta kuptojm\u00eb sa i rr\u00ebnjosur \u00ebsht\u00eb ai n\u00eb shkenc\u00ebn dhe filozofin\u00eb per\u00ebndimore<\/strong>&#8230; &#8211; Matthew Sears<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12002\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"787\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/sg-truri_i_aristotelit_si_radiator_si_ftohes_i_zemres1-768x432.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>| &#8211; vijim &#8211;<br \/>\nT\u00eb thuash se femrat, krahasuar me meshkujt, na paskan m\u00eb pak dh\u00ebmb\u00eb (n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Bertrand Russell madje sikur qe tallur me Aristotelin, thuase i thoshte &#8220;l\u00ebre mo burri i bot\u00ebs, me gruan nat\u00eb p\u00ebr nat\u00eb dhe s&#8217;t\u00eb shkrepi mendja t&#8217;ia num\u00ebrosh dh\u00ebmb\u00ebt&#8221;), t\u00eb konkludosh se jan\u00eb gjithsej shtat\u00eb trupa qiellor\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur dhe se nuk ndryshojn\u00eb kurr\u00eb, t\u00eb thuash se jan\u00eb t\u00eb &#8220;gjall\u00eb&#8221;, se universi na qenka i &#8220;gjall\u00eb&#8221;, se gjith\u00e7ka e qiellit v\u00ebrtitet rreth Tok\u00ebs (dihet se Aristoteli e pati mb\u00ebshtetur modelin gjeocentrik t\u00eb universit, u desh\u00ebn t\u00eb kalojn\u00eb mbi 10 shekuj tutje q\u00eb t\u00eb &#8220;triumfonte&#8221; heliocentrizmi)&#8230; etj. etj. panum\u00ebr pohimesh t\u00eb ngjashme, mir\u00ebpo tekefundit cilado lajthitje e k\u00ebsaj natyre, thjesht asgj\u00eb. Gjithkujt do i ngjallet buz\u00ebqeshja, sepse jan\u00eb &#8220;gabime&#8221; aq t\u00eb pafajshme.<\/p>\n<p>Madje, del si mrekulli fakti q\u00eb n\u00eb shek. IV pes (dmth. n\u00eb koh\u00ebn e Aristotelit) intelektual\u00ebt ishin n\u00eb gjendje t\u00eb kuptonin se toka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfer\u00eb. N\u00ebse kihet parasysh q\u00eb pas zbulimit t\u00eb kontinentit t\u00eb 4-t\u00eb (Amerik\u00ebs) u desh pothuaj t\u00eb kalonte dhe nj\u00eb shekull tutje q\u00eb t\u00eb &#8220;pranohej&#8221; intelektualisht koncepti i ri i bot\u00ebs (gjeografia e re kontinentale). Dihet se nj\u00eb publikim francez p\u00ebr hesapet gjeografike i vitit 1555 (dmth. edhe pse Amerika i kishte 50-60 vjet tashm\u00eb q\u00eb ishte zbuluar) akoma e paraqiste bot\u00ebn sipas modelit 3-kontinental, Europa-Afrika-Azia. N\u00ebse n\u00eb v. 1555 ishte aq e &#8220;v\u00ebshtir\u00eb&#8221;, at\u00ebher\u00eb si t&#8217;na ishte e &#8220;leht\u00eb&#8221; 1000 vjet m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nNj\u00eb artikull i &#8220;New York Times&#8221; (i v. 2020) nuk titullohej ndryshe por &#8220;A duhet ta anulojm\u00eb (p\u00ebrjashtojm\u00eb) Aristotelin?&#8221;. Pyetje-titullit t\u00eb vet, autorja, profesoresha Agnes Callard i p\u00ebrgjigjej aty p\u00ebr aty &#8220;jo, Aristoteli nuk \u00ebsht\u00eb armiku yn\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Diku tjet\u00ebr, nj\u00ebsoj si profesoresha Callard, edhe nj\u00eb autor tjet\u00ebr vet\u00eb pyet vet\u00eb p\u00ebrgjigjet, pa ia vajtur asfare &#8220;rrotull&#8221;. Autori Jard J. Lerebours pyet &#8220;a e filloi Aristoteli trash\u00ebgimin\u00eb e ep\u00ebrsis\u00eb (supremacis\u00eb) s\u00eb bardh\u00eb n\u00eb tradit\u00ebn filozofike per\u00ebndimore? Pastaj vet\u00ebp\u00ebrgjigjet. Nj\u00eb njoll\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn e shquar t\u00eb Aristotelit ishte besimi i tij n\u00eb skllev\u00ebr t\u00eb lindur natyral\u00eb, i cili shekuj m\u00eb von\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr ta justifikuar skllav\u00ebrimin e afrikan\u00ebve&#8221;!<\/p>\n<p>Profesoresha Callard n\u00eb artikullin e vet do i qart\u00ebsonte gj\u00ebrat q\u00eb dihen, do i varg\u00ebzonte gj\u00ebrat q\u00eb jan\u00eb t\u00eb qarta; se Aristoteli e mbrojti skllav\u00ebrin\u00eb dhe se e kund\u00ebrshtoi nocionin e barazis\u00eb njer\u00ebzore. E v\u00ebrtet se ishte nj\u00eb racist, por ja q\u00eb ai nuk \u00ebsht\u00eb armiku yn\u00eb. E thoshte k\u00ebt\u00eb askund tjet\u00ebr por n\u00eb mes t\u00eb &#8220;New York Times&#8221;, sepse Callard \u00ebsht\u00eb filozofe dhe profesoresh\u00eb, tekefundit thjesht p\u00ebr hir t\u00eb &#8220;liris\u00eb s\u00eb fjal\u00ebs&#8221; e ka privilegjin.<\/p>\n<p>Tutje Callard sqaron se si Aristoteli jo thjesht e justifikoi skllav\u00ebrin\u00eb, por dhe e mbrojti justifikimin e vet; jo thjesht e mbrojti&#8230; por e mbrojti n\u00eb kuptimin se skllav\u00ebrimi \u00ebsht\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr skllavin. Meq\u00eb pik\u00ebpamja e Aristotelit ishte se disa njer\u00ebz, nga natyra, s&#8217;jan\u00eb n\u00eb gjendje ta ndjekin t\u00eb mir\u00ebn e tyre. K\u00ebshtu q\u00eb jan\u00eb m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb &#8220;mjete, vegla t\u00eb gjalla&#8221;, p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrdorur nga njer\u00ebzit e tjer\u00eb: &#8220;skllavi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e zot\u00ebris\u00eb s\u00eb vet (veg\u00ebl e pronarit), nj\u00eb pjes\u00eb e gjall\u00eb por e ndar\u00eb e korniz\u00ebs s\u00eb tij trupore&#8221;.<\/p>\n<p>Profesoresha Callard s&#8217;e mohon se gabimi i Aristotelit ishte mjaft i r\u00ebnd\u00eb, aq sa (n\u00ebse krahasohet) ai del fort keq dhe ndaj &#8220;djemve t\u00eb k\u00ebqinj&#8221; t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb historis\u00eb q\u00eb k\u00ebrkonin justifikim p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e grupeve t\u00eb caktuara &#8211; grave, zezak\u00ebve, hebrenjve, homoseksual\u00ebve, ateist\u00ebve &#8211; nga ombrella strehuese e dinjitetit njer\u00ebzor. Sepse Aristoteli pati shkuar aq larg sa t\u00eb mendonte se nuk kishte fare ombrell\u00eb (t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor).<\/p>\n<p>Madje, antiliberalizmi i Aristotelit nuk ndalet vet\u00ebm me kaq. Ai besonte se grat\u00eb ishin t\u00eb paafta p\u00ebr t&#8217;marr\u00eb vendime autoritare. Dhe se Aristoteli po ashtu e &#8220;dekretoi&#8221; q\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e krahut, pavar\u00ebsisht se nuk ishin as skllev\u00ebr e as gra, gjithsesi u ndalohej shtet\u00ebsia ose arsimimi n\u00eb qytetin (shtetin) e tij ideal.<\/p>\n<p>Dhe asgj\u00eb, profesoresha Callard s&#8217;e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb imagjinat\u00ebn e rrethanave n\u00eb t\u00eb cilat nj\u00eb &#8220;alien&#8221; mund t\u00eb thot\u00eb se grat\u00eb jan\u00eb inferiore ndaj burrave, pa shkaktuar ofendim tek ajo. Callard e justifikon Aristotelin me &#8220;intervalin e gjat\u00eb kohor&#8221;, me distanc\u00ebn a me larg\u00ebsin\u00eb mij\u00ebvje\u00e7are, dhe thjesht e krahason me nj\u00eb &#8220;alien&#8221;, mbase androgjenik. Ose supozo, shkruan ajo, se ky alien nuk kishte fare gjini n\u00eb planetin e vet, por p\u00ebrfundimin e inferioritetit fem\u00ebror e arrin gjat\u00eb v\u00ebzhgimit t\u00eb planetit ton\u00eb. P\u00ebr sa koh\u00eb alieni m\u00eb flet me respekt, jo vet\u00ebm q\u00eb do isha e gatshme ta d\u00ebgjoj, por dhe do isha e interesuar t\u00eb m\u00ebsoj rreth argumentit &#8220;alienik&#8221;.<\/p>\n<p>Dmth. (bazuar n\u00eb &#8220;empirizmin aristotelian&#8221; &#8211; sh\u00ebn. im) v\u00ebzhgimi i &#8220;alienit&#8221; s&#8217;\u00ebsht\u00eb asfare m\u00eb ndryshe nga v\u00ebzhgimi i bipedalizmit, i &#8220;dy-k\u00ebmb\u00ebsis\u00eb&#8221; aristoteliane, ja pse mund t\u00eb justifikohet Aristoteli. Profesoresha Callard Aristotelin e lexon si nj\u00eb &#8220;alien&#8221; t\u00eb till\u00eb (\u00ebsht\u00eb fakt se qasja e Aristotelit ndaj etik\u00ebs ishte empirike &#8211; dometh\u00ebn\u00eb bazohej n\u00eb v\u00ebzhgim &#8211; sh\u00ebn im). Dhe kur do shihte se p\u00ebrreth tij ka nj\u00eb bot\u00eb skllav\u00ebrie, bot\u00eb t\u00eb n\u00ebnshtrimit t\u00eb grave dhe t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb krahut, Aristoteli do konkludonte si\u00e7 dhe pati konkluduar &#8211; at\u00eb situat\u00eb pastaj dhe do ta p\u00ebrfshinte n\u00eb teorin\u00eb e tij etike.<\/p>\n<p>Kur e lexon Aristotelin, Callard e sheh pik\u00ebrisht at\u00eb pamje t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb at\u00ebhershme &#8211; asgj\u00eb tjet\u00ebr, kjo \u00ebsht\u00eb e gjitha \u00e7far\u00eb ajo sheh. Callard nuk &#8220;lexon&#8221; ndonj\u00eb q\u00ebllim t\u00eb keq apo motiv t\u00eb fsheht\u00eb pas filozofis\u00eb aristoteliane. Ajo &#8220;nuk i interpreton fjal\u00ebt e Aristotelit si nj\u00eb shenj\u00eb e karakterit t\u00eb keq. As si p\u00ebrpjekje p\u00ebr p\u00ebrcjelljen e nj\u00eb mesazhi t\u00eb rreziksh\u00ebm q\u00eb mund t&#8217;na duhet t&#8217;i kund\u00ebrvihemi, ose ta heshtim p\u00ebr t&#8217;i mbrojtur t\u00eb pambrojturit&#8221;.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, n\u00eb fund t\u00eb argumenteve profesoresha Callard e pranon se distanca e madhe kohore e Aristotelit, (duke qen\u00eb tep\u00ebr larg nga koha jon\u00eb) e b\u00ebn artificialisht t\u00eb leht\u00eb trajtimin e tij si nj\u00eb &#8220;alien&#8221;.<br \/>\nProfesoresha Callard nuk e p\u00ebrmend as dhe nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme, bie fjala rreth &#8220;tregtis\u00eb transatlantike&#8221; me skllev\u00ebrit. Asaj i p\u00eblqen ta hesht faktin (1 fakt nd\u00ebr qindra fakte tjera) q\u00eb mb\u00ebshtet\u00ebsit evropian\u00eb t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb, kolonializmi dhe kolonialist\u00ebt e p\u00ebrdor\u00ebn pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb argument nga Aristoteli p\u00ebr t\u00eb justifikuar afro-skllav\u00ebrimin.<\/p>\n<p>Anise (si pasoj\u00eb, si influenc\u00eb) Aristoteli s&#8217;mund t\u00eb konsiderohet i vetmi &#8220;p\u00ebrgjegj\u00ebs&#8221; p\u00ebr tmerret e skllav\u00ebris\u00eb ameriko-evropiane. Por trash\u00ebgimia e err\u00ebt filozofike kontribuoi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim &#8211; kjo s&#8217;ka si mohohet. Autorja Callard mund ta hesht\u00eb faktin n\u00eb artikujt e &#8220;New York Times&#8221;, n\u00eb librat e vet e kudo, por s&#8217;ka si mohohet se dhe vet\u00eb heshtja &#8220;flet&#8221; tashm\u00eb. Q\u00ebkur argumentet e &#8220;natyrshme&#8221; t\u00eb Aristotelit qen\u00eb p\u00ebrdorur si justifikim i vet\u00eb elitar\u00ebve t\u00eb intelektualizmit dhe t\u00eb politikave.<\/p>\n<p>Koha e Arstotelit ishte koh\u00eb e skllav\u00ebris\u00eb, se shum\u00eb filozof\u00eb t\u00eb lasht\u00eb zot\u00ebronin skllev\u00ebr ky detaj ndoshta s&#8217;i duket askujt &#8220;impresiv&#8221;. Por Aristoteli \u00ebsht\u00eb nj\u00ebri nga autor\u00ebt e pakt\u00eb q\u00eb u p\u00ebrpoq t\u00eb jepte nj\u00eb justifikim sistematik p\u00ebr skllav\u00ebrimin e njer\u00ebzve. Aspekti m\u00eb i &#8220;neveritsh\u00ebm&#8221; i filozofis\u00eb aristoteliane \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht fakti q\u00eb ai ishte nj\u00eb nga mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Heshtja rreth &#8220;pikave&#8221; relevante, vajtja rrotull p\u00ebr ta mbrojtur Aristotelin (n\u00ebse nevoja duke e shpallur dhe &#8220;alien&#8221;), sikur m\u00eb shtyn t\u00eb mendoj (si\u00e7 dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb para meje) &#8220;\u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb kritik\u00ebt e Aristotelit duket se gjithmon\u00eb e sulmojn\u00eb at\u00eb p\u00ebr gjoja frenimin e shkenc\u00ebs gjat\u00eb 2000 vjet\u00ebve &#8211; nj\u00eb faj totalisht abstrakt &#8211; n\u00eb vend q\u00eb ta sulmonin p\u00ebr pik\u00ebpamjet serioze rreth skllav\u00ebris\u00eb &#8211; di\u00e7 q\u00eb Aristoteli e pati &#8220;menderosur&#8221; konkretisht dhe realisht.<\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211; vijon &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; AP, N 2022 &#8220;\u00cbsht\u00eb e dobishme t\u00eb kthehemi tek st\u00ebrgjyshi i gjith\u00eb teoricien\u00ebve racor: Aristoteli. P\u00ebr ta kuptuar rolin e Aristotelit n\u00eb hedhjen e bazave p\u00ebr &#8220;shkenc\u00ebn e rac\u00ebs&#8221;, duhet ta kuptojm\u00eb sa i rr\u00ebnjosur \u00ebsht\u00eb ai&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12004\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12004","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12004","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12004"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12004\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12004"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12004"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12004"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}