{"id":12007,"date":"2022-11-29T10:41:59","date_gmt":"2022-11-29T09:41:59","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12007"},"modified":"2024-04-09T05:50:10","modified_gmt":"2024-04-09T04:50:10","slug":"ovidi-do-tjem-i-pavdekshem-i-famshem-me-lart-se-yjet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12007","title":{"rendered":"Ovidi \u2013 \u201cDo t\u2019jem i Pavdeksh\u00ebm, i Famsh\u00ebm, m\u00eb lart se Yjet\u201d!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu \u2013 AP, N 2022<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/ovid_portret_dhe_statuja_rumani_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12008\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/ovid_portret_dhe_statuja_rumani_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"1000\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/ovid_portret_dhe_statuja_rumani_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/ovid_portret_dhe_statuja_rumani_opt-300x234.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/ovid_portret_dhe_statuja_rumani_opt-1024x800.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/11\/ovid_portret_dhe_statuja_rumani_opt-768x600.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb, poeti romak i njohur shkurt si Ovid (Publius Ovidius Naso) qe internuar nga perandori August n\u00eb Konstanca (t\u00eb Rumanis\u00eb s\u00eb sotme). Se p\u00ebrse qe internuar, kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb e qart\u00eb, shkollar\u00ebt dhe sot e k\u00ebsaj dite vazhdojn\u00eb me \u201cidet\u00eb\u201d rreth pse-s\u00eb.<\/p>\n<p>Internimi i Ovidit ishte \u201crelegatio\u201d, t\u00eb tilla d\u00ebnime shpesh ishin vet\u00ebm p\u00ebrkoh\u00ebsisht. D\u00ebbimet \u201crelegatio\u201d jo patjet\u00ebr ishin p\u00ebrgjithmon\u00eb, dhe jo patjet\u00ebr t\u00eb pafalshme. Por dhe heshtja e Ovidit n\u00eb vetvete mjaft e \u201c\u00e7uditshme\u201d! Dinte t\u00eb shkruante aq bukur, por s\u2019qe kujtuar q\u00eb n\u00eb shkrimet t\u2019na e linte ndonj\u00eb qart\u00ebsi se pse, apo \u00e7far\u00eb e shkaktoi internimin e tij. Ndoshta q\u00ebllimisht s\u2019ka dashur t\u00eb qart\u00ebsohet. Apo ndoshta t\u2019na e ket\u00eb l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb \u201cmesazh t\u00eb koduar\u201d, maskuar e fshehur, t\u00eb cilin p\u00ebr fat t\u00eb keq akoma s\u2019e zbuloi kush, s\u2019e deshifroi.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, sipas meje, p\u00ebrmbyllja e \u201cMetamorfazave\u201d na e ofron nj\u00ebfar\u00eb \u201cndjesie\u201d se Ovidi ndjehej i viktimizuar pafaj\u00ebsisht. Se pse duhej t\u00eb heshtte s\u2019dihet, nga ana tjet\u00ebr n\u00ebse i pafajsh\u00ebm at\u00ebher\u00eb pse duhej heshtur \u2013 e megjithat\u00eb sikur nj\u00eb viktim\u00eb e pafat\u00ebsis\u00eb. I syrgjynosur e n\u00eb dhimbje, i p\u00ebrfundon \u201cMetamorfozat\u201d dhe, fare n\u00eb \u201cbisht\u201d (pasi e metamorfozon Jul Cesarin, pasi e shnd\u00ebrron n\u00eb Yll), sikur i thur vetes nj\u00eb \u201cauto-eulogji\u201d p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Supozimi se materiali i \u2018shthurur\u2019 i Ars Amatoria ishte pjes\u00ebrisht shkaku i d\u00ebnimit e Ovidit, nga shumkush merret se \u00ebsht\u00eb i pabaz\u00eb. Se supozimi i till\u00eb m\u00eb tep\u00ebr \u201ci pasqyron ndjeshm\u00ebrit\u00eb moderne sesa faktet historike\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, plot autor\u00eb thon\u00eb se internimi kishte t\u2019b\u00ebnte me librin \u201cArs Amatoria\u201d, dhe se Ovidi ishte akuzuar p\u00ebr imoralitet. Akuz\u00eb aq e r\u00ebnd\u00eb, akuzat e tilla s\u2019jan\u00eb aspak t\u00eb lehta. Bie fjala, edhe Charles Baudelaire e pati \u201cshijuar\u201d ligjin korrektues p\u00ebr imoralitetin e v\u00ebllimit \u201cLulet e s\u00eb Keqes\u201d (Fleurs du Mal). Intelektualisht, ato koh\u00eb duhet t\u2019ken\u00eb qen\u00eb mjaft t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u00eb pafajshmin Baudelaire. S\u2019ka si t\u2019jet\u00eb e leht\u00eb t\u00eb t\u00eb fshikullojn\u00eb p\u00ebr \u201cimoralitet\u201d!<\/p>\n<p>\u201cArs Amatoria\u201d (Arti i Dashuris\u00eb) shkruar n\u00eb 3 libra n\u00eb fakt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj \u201cdoracaku\u201d erotik, m\u00ebsimdh\u00ebnie klasike se si duhet gjetur dhe ruajtur \u201cdashurin\u00eb\u201d (le ta quaj nj\u00ebfar\u00eb lloji i Kama Sutra \u2013 sepse dhe \u00ebsht\u00eb pakashum\u00eb \u201ckama-sutresk\u201d, q\u00ebkur libri i 3-t\u00eb merret dhe me \u201cpozat\u201d e me q\u00ebndrimet a la kama-sutreske).<\/p>\n<p>Disa autor\u00eb thon\u00eb (psh. Kathleen Kuiper) se vepra e paraqet nj\u00eb portret t\u00eb aristokracis\u00eb hedonistike, se mesazhi n\u00eb thelb ishte p\u00ebrmbys\u00ebs ndaj programit zyrtar t\u00eb reformave morale q\u00eb at\u00ebher\u00eb promovoheshin nga perandori August. Sipas Kuiper, libri i Ovidit mund t\u2019jet\u00eb pritur keq nga ata q\u00eb ishin p\u00ebrkushtuar seriozisht me aspiratat e \u201cAugustanizmit\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00ebse dihet se \u201cArs Amatoria\u201d qe publikuar n\u00eb vitin 1 (ose 2 \u2013 t\u00eb er\u00ebs son\u00eb), mjaft shkollar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb skeptik\u00eb, dhe mbase me t\u00eb drejt\u00eb. Pse do priste perandori deri n\u00eb v. 8 dhe ta internonte Ovidin? O do e kishte p\u00ebrz\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb (brenda 1 a 2 viteve), pse duhej prituar aq gjat\u00eb \u2013 thon\u00eb ata. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr vepra na pati qen\u00eb nj\u00eb sukses i madh, pati \u201cvajtur si hallvaja\u201d. Aq sa Ovidi do ta shkruante dhe nj\u00eb vazhdim, tashm\u00eb me titull \u201cRemedia Amoris\u201d (Ila\u00e7 p\u00ebr Dashurin\u00eb).<\/p>\n<p>Frances Norwood (n\u00eb \u201cEnigma e Relegatio-s Ovidiane\u201d) shkruan se \u201cka m\u00eb shum\u00eb gjasa q\u00eb Ovidi t\u00eb jet\u00eb kapur disi nga politikat fraksionale rreth trash\u00ebgimis\u00eb s\u00eb fronit perandorak. I adoptuari i perandorit August, me emrin Agrippa Postumus, dhe mbesa e perandorit, Julia (Vipsania Julilla), t\u00eb dy qen\u00eb \u2018p\u00ebrjashtuar nga skena\u2019 n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb \u2013 kjo do t\u2019shpjegonte gjithashtu pse Ovidi nuk qe \u2018falur\u2019 kur Augusti qe pasuar n\u00eb fron nga Tiberiusi, ka gjasa se Ars Amatoria t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrdorur si justifikim p\u00ebr internimin\u201d \u2013 thot\u00eb Norwood.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo p\u00ebr mua nj\u00eb pjes\u00eb e sqarimit t\u00eb Norwood ngelet mjaft e paqart\u00eb; s\u2019e kuptoj si u \u201cshpjeguaka\u201d mosfalja e Ovidit nga Tiberiusi (si\u00e7 ka shkruar Norwood)! Dihet se Ovidi qe internuar n\u00eb v. 8, nd\u00ebrsa Tiberiusi e pasoi Augustin pas vdekjes s\u00eb tij, n\u00eb v. 14.<\/p>\n<p>Apo ndoshta Norwood do ket\u00eb menduar \u201ce pakuptimt\u00eb mosfalja e Ovidit\u201d! N\u00eb v. 14 (plot 6 vite pas vuajtjes s\u00eb internimit) Tiberiusi me ndonj\u00eb dekret mund ta kishte \u201cfalur\u201d Ovidin, dhe i cili i lumtur do na kthehej n\u00eb Rom\u00eb. Kjo do kishte qen\u00eb fort bukur \u2013 p\u00ebr fat t\u00eb keq s\u2019pati ndodhur ashtu. Duke i shtuar tani ca detaje rreth pjes\u00ebs s\u00eb \u201cpaqart\u00eb\u201d t\u00eb Norwood, uroj t\u00eb leht\u00ebsohet sadopak, e jo t\u00eb \u201cturbullohet\u201d akoma m\u00eb tep\u00ebr : )<\/p>\n<p>Perandori August fillimisht e konsideroi Postumin si pasardh\u00ebs t\u00eb mundsh\u00ebm. Zyrtarisht e caktoi at\u00eb si trash\u00ebgimtarin e tij, por meq\u00eb nj\u00eb \u201cdjal\u00eb i keq, vullgar, i pasjellsh\u00ebm\u201d e d\u00ebboi nga Roma n\u00eb v. 6. Edhe mbesa e perandorit, Julia u internua nga vet\u00eb perandori n\u00eb v. 8 (t\u00eb nj\u00ebjtin vit kur dhe Ovidi).<\/p>\n<p>Julia qe d\u00ebbuar p\u00ebr arsye, apo me akuz\u00ebn se kishte nj\u00eb afer\u00eb dashurie me senatorin Decimus Silanus. Afer\u00eb q\u00eb s\u2019do duhej ta kishte. Kjo aventur\u00eb e saj me senatorin, e \u201cfyente\u201d dhe vet\u00eb perandorin August. Pasi dy-tre vite m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb v. 5 perandori vet\u00eb i pati ndrequr pun\u00ebt q\u00eb ajo t\u00eb martohej me Lucius Paullus (i cili m\u00eb von\u00eb do b\u00ebhej Konsul, e madje dhe Censor i Rom\u00ebs).<\/p>\n<p>Pra, d\u00ebbimi i Postumit (n\u00eb v. 6) dhe i mbes\u00ebs Julia (v. 8) praktikisht do ta siguronte fronin e Tiberiusit. Pik\u00ebrisht si\u00e7 e ka cekur dhe Norwood.<\/p>\n<p>M\u00eb lart e p\u00ebrmend\u00ebm se instruksionet e Ovidit rreth dashuris\u00eb qen\u00eb popullarizuar fort, se \u201cArs Amatoria\u201d na pati vajtur si hallvaja, aq sa Ovidi do e shkruante dhe nj\u00eb \u201cIla\u00e7 p\u00ebr Dashurin\u00eb\u201d. N\u00ebse \u201challvaja\u201d tep\u00ebr e \u00ebmb\u00ebl, natyrisht q\u00eb duhet kujdesur dhe p\u00ebr ndonj\u00eb ila\u00e7. P\u00ebrndryshe aristo-shoq\u00ebria romake, ashtu-k\u00ebshtu e delirizuar me qejfet e hedonizmat, do na ishte \u201cs\u00ebmur\u00eb\u201d tej mase me \u00ebmb\u00eblsirat e dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00ebse dhe Julia (mbesa e perandorit) do ket\u00eb nxjerrur ndonj\u00eb \u201cm\u00ebsim teorik\u201d nga libri i Ovidit, s\u2019dim\u00eb gj\u00eb, s\u2019ka t\u00eb dh\u00ebna. Kronikat romake s\u2019thon\u00eb gj\u00eb. As Tacitusi as kush tjet\u00ebr nga kronist\u00ebt s\u2019ka p\u00ebrmendur k\u00ebso detaje rreth mbes\u00ebs s\u00eb perandorit. N\u00ebse Julia t\u2019i ket\u00eb testuar \u201cm\u00ebsimet ovidiane\u201d n\u00eb praktik\u00eb, as k\u00ebt\u00eb s\u2019kemi si ta dim\u00eb.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse po, n\u00ebse t\u2019mos jet\u00eb p\u00ebrmbajtur, n\u00ebse t\u2019jet\u00eb marr\u00eb me afera jasht\u00ebmartesore (si\u00e7 pati b\u00ebr\u00eb me Senatorin Silanus, duke e tradhtuar t\u00eb ngratin Paullus), at\u00ebher\u00eb ting\u00ebllon mjaft logjik dhe \u201chidh\u00ebrimi\u201d i perandorit August. Sa i pik\u00eblluar, sa i hidh\u00ebruar do ta d\u00ebbonte mbes\u00ebn e vet n\u00eb v. 8. Po at\u00eb vit dhe Ovidin, m\u00ebsuesin e famsh\u00ebm t\u00eb dashuris\u00eb, autorin e \u201camoriadave\u201d romake.<\/p>\n<p>Tani, plot 2020 vjet pas botimit t\u00eb \u201cArs Amatoria\u201d, n\u00ebse ca data e detaje na p\u00ebrputhen, at\u00ebher\u00eb pse t\u2019mos supozojm\u00eb se perandori i kishte marr\u00eb \u201cinat\u201d dhe Ovidit (jo vet\u00ebm mbes\u00ebs Julia, p\u00ebr dashuri\u00e7kat e aventurat). Q\u00eb t\u00eb dy do i d\u00ebbonte, t\u00eb nj\u00ebjtin vit. Sipas perandorit, edhe m\u00ebsuesi na kishte faj, po aq sa dhe nx\u00ebn\u00ebsja e dashuris\u00eb\u2026<\/p>\n<p>***<br \/>\n[ fundi i \u201cMetamorfozat\u201d \u2013 Libri 15 \u2013 6 \u201cJul Cezari, i shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb Yll\u201d \u2013 P\u00ebrkthyer n\u00eb Anglisht nga Brookes More ]<\/p>\n<p>[871] Dhe tani kam p\u00ebrfunduar nj\u00eb pun\u00eb (vep\u00ebr) t\u00eb madhe, t\u00eb cil\u00ebn as zem\u00ebrimi i Jupiterit, as zjarri, as \u00e7eliku, as kalimi i shpejt\u00eb i koh\u00ebs s\u2019mund ta fshijn\u00eb. Her\u00ebdokur vjen, le t\u2019vjen dita, e cila ka sundim vet\u00ebm mbi k\u00ebt\u00eb korniz\u00eb t\u00eb vdekshme, dhe le ta p\u00ebrfundoj\u00eb p\u00ebr mua rrjedh\u00ebn e pasigurt t\u00eb jet\u00ebs. Megjithat\u00eb p\u00ebr pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb do t\u2019jem i pavdeksh\u00ebm, shum\u00eb lart atje mbi lart\u00ebsin\u00eb e yjeve, dhe imi do t\u2019jet\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i pashlyesh\u00ebm. Kudo q\u00eb fuqia romake ta shtrij\u00eb ndikimin mbi tokat e pushtuara, un\u00eb do t\u2019lexohem nga buz\u00ebt e njer\u00ebzve. N\u00ebse profecit\u00eb e poet\u00ebve kan\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb viteve q\u00eb pasojn\u00eb t\u00eb epokave t\u00eb ardhshme, un\u00eb do t\u2019jetoj n\u00eb fam\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu \u2013 AP, N 2022 Si\u00e7 e dim\u00eb, poeti romak i njohur shkurt si Ovid (Publius Ovidius Naso) qe internuar nga perandori August n\u00eb Konstanca (t\u00eb Rumanis\u00eb s\u00eb sotme). Se p\u00ebrse qe internuar, kurr\u00eb s\u2019ka qen\u00eb e qart\u00eb, shkollar\u00ebt&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12007\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12007","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12007","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12007"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12007\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12007"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12007"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12007"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}