{"id":12019,"date":"2022-12-07T15:35:15","date_gmt":"2022-12-07T14:35:15","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12019"},"modified":"2024-04-09T05:44:01","modified_gmt":"2024-04-09T04:44:01","slug":"kur-ambasadoret-e-diplomatet-i-kapin-penat-e-historise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12019","title":{"rendered":"Kur ambasador\u00ebt e diplomat\u00ebt i kapin penat e &#8220;historis\u00eb&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; AP, Dhjetor 2022<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/sg-kur_ambasadoret_diplomatet_i_kapin_penat_e_historise.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12020\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/sg-kur_ambasadoret_diplomatet_i_kapin_penat_e_historise.jpg\" alt=\"\" width=\"1200\" height=\"938\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/sg-kur_ambasadoret_diplomatet_i_kapin_penat_e_historise.jpg 1200w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/sg-kur_ambasadoret_diplomatet_i_kapin_penat_e_historise-300x235.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/sg-kur_ambasadoret_diplomatet_i_kapin_penat_e_historise-1024x800.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2022\/12\/sg-kur_ambasadoret_diplomatet_i_kapin_penat_e_historise-768x600.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1200px) 100vw, 1200px\" \/><\/a><\/p>\n<p>(<strong>dy-tri fjal\u00eb, di\u00e7 si koment-parath\u00ebnie<\/strong>)<br \/>\nDuke u marr\u00eb me materiale t\u00eb ndryshme referenciale (lidhur me nj\u00eb shkrim n\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr, rreth &#8220;protektoratit francez t\u00eb Krahin\u00ebs Autonome t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, 1916-1920&#8221;), m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t&#8217;i shfletoj mjaft gj\u00ebrash, nd\u00ebr to dhe librin &#8220;Luft\u00ebrat Ballkanike: 1912\u20131913&#8221;, 1916 &#8211; nga Jacob Schurman (1854-1942), pedagog dhe diplomat amerikan, pati sh\u00ebrbyer si President i Universitetit Cornell p\u00ebr pothuaj 3 dekada, plot 28 vite (1892-1920), p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebve &#8220;universitare&#8221; ishte i angazhuar dhe si diplomat, psh. pati sh\u00ebrbyer si Ambasador i SHBA n\u00eb Greqi (1912-13), n\u00eb Mal t\u00eb Zi (1913), n\u00eb Kin\u00eb (1921-25) dhe Ambasador i SHBA n\u00eb Gjermani (1925-29).<\/p>\n<p>Them se disa pena, disa komentues t\u00eb &#8220;historis\u00eb&#8221;, disa autor\u00eb qoft\u00eb nd\u00ebr artikuj qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebr librat e tyre, v\u00ebrtet jan\u00eb p\u00ebr keqardhje. M\u00eb shkoi mendja t&#8217;i shk\u00ebpus ca fragmente nga libri i autorit Jacob Schurman &#8220;Luft\u00ebrat Ballkanike: 1912\u20131913&#8221; dhe t&#8217;i ndaj\u00eb me ju. Sepse ashtu m\u00eb leht\u00eb, s&#8217;do ket\u00eb nevoj\u00eb as p\u00ebr komente as p\u00ebr argumente. Sepse v\u00ebrtet &#8220;arbitraritet&#8221; qesharak dhe i ul\u00ebt autorial, as sa madje p\u00ebr keqardhje.<\/p>\n<p>Derisa serb\u00ebt, malazez\u00ebt, bullgar\u00ebt, grek\u00ebt, si aleat\u00eb t\u00eb &#8220;krishter\u00eb&#8221; kund\u00ebr Turqis\u00eb, autori Schurman i ngre n\u00eb qiell me atributet pozitive dhe t\u00eb simpatis\u00eb, p\u00ebr shqiptar\u00ebt (e sidomos n\u00ebse &#8220;muhamedan\u00eb&#8221; t\u00eb prapangelur, t\u00eb shtypur e t\u00eb shkelur) ai e shpalos\u00eb &#8220;antipatin\u00eb&#8221; m\u00eb t\u00eb pandershme, komenton p\u00ebr historin\u00eb aq padenj\u00ebsisht!<br \/>\nI lavd\u00ebron serb\u00ebt p\u00ebr pushtimin heroik t\u00eb tokave shqiptare deri n\u00eb Adriatik, i lavd\u00ebron grek\u00ebt p\u00ebr pushtimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb &#8220;jug&#8221;, i shan diplomatikat austro-hungareze dhe ato italiane, sipas tij malazez\u00ebt do duhej ta mbanin dhe Shkodr\u00ebn p\u00ebr vete, kompenzimi me Kosov\u00ebn dhe me trojet tjera etnike ishte &#8220;pak&#8221; po aq sa dhe &#8220;turp\u00ebrim&#8221; p\u00ebr lavdin\u00eb, p\u00ebr heroizmin e Serbis\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Nuk i harron viktimat e ushtrive sllavo-aleate, gjakderdhjen e ushtrive, kostot e luft\u00ebs ballkanike, padrejt\u00ebsit\u00eb e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha me ndryshime papritur t\u00eb &#8220;kursit&#8221; t\u00eb politikave&#8230; por psh. madje as &#8220;shkitazi&#8221; s&#8217;i p\u00ebrmend masakrat e ushtris\u00eb serbe ndaj popullat\u00ebs shqiptare. P\u00ebrkundrazi, derisa duke fituar betej\u00ebn kund\u00ebr Turqis\u00eb, Serbia e &#8220;merr hakun&#8221; e betej\u00eb-Kosov\u00ebs s\u00eb dikurshme, sipas autorit Schurman, disfat\u00ebn e para 500 viteve Serbia tashm\u00eb e kthen n\u00eb Lavdi t\u00eb p\u00ebrjetshme, ja pse zhb\u00ebrja &#8220;komb\u00ebtare&#8221; e shqiptar\u00ebve duhej t\u00eb kishte ndodhur, sepse ata s&#8217;din\u00eb as si krijohet shtet\u00ebsia, as si organizohet kombi, as si qeveriset shteti, Serbia thjesht e meritonte tok\u00ebn e tyre me gjith\u00eb Adriatikun.<\/p>\n<p>Ajme, \u00e7&#8217;t\u00eb thuhet, &#8220;histori&#8221; se jo shaka, President Universiteti p\u00ebr 3 dekada t\u00eb t\u00ebra, diplomat, &#8220;shk\u00eblqesi ambasador-iale&#8221;, pen\u00eb e denj\u00eb autoriale, komenton p\u00ebr &#8220;historin\u00eb&#8221; ballkanike, jo nga larg por duke qen\u00eb dhe vet\u00eb &#8220;prezent&#8221;, duke par\u00eb me syt\u00eb e vet si diplomat sa n\u00eb Greqi, n\u00eb Shkup, n\u00eb Mal t\u00eb Zi, boton pastaj libra n\u00eb koh\u00ebn kur syt\u00eb e kombit shqiptar ende &#8220;pa drit\u00ebn&#8221; e mir\u00ebfillt\u00eb, pllakosur nga err\u00ebsira dhe mjerimi disashekullor, shkelur e shtypur nga zezona e perandoris\u00eb aziatike&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(<strong>m\u00eb posht\u00eb fragmente nga: &#8220;Luft\u00ebrat Ballkanike: 1912\u20131913&#8221; <\/strong>)<br \/>\n|&#8230;|<br \/>\nShqiptar\u00ebt, ndon\u00ebse m\u00eb tep\u00ebr i kund\u00ebrshtuan sesa i ndihmuan aleat\u00ebt [ serb\u00ebt, bullgar\u00ebt, malazez\u00ebt dhe grek\u00ebt &#8211; sh\u00ebn im ] n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr Turqis\u00eb, u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb komb i pavarur nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha me nxitjen e Austro-Hungaris\u00eb dhe me mb\u00ebshtetjen e Italis\u00eb. P\u00ebrcaktimi i kufijve t\u00eb shtetit t\u00eb ri ishte rezultat i forcave konfliktuale t\u00eb politiko-koncertit evropian. Derisa Shkodra n\u00eb veri, me k\u00ebmb\u00ebnguljen e Austro-Hungaris\u00eb iu dha Shqip\u00ebris\u00eb, ndikimi rus ishte mjaft i fort\u00eb t\u00eb siguronte p\u00ebr Serbin\u00eb dhe aleat\u00ebt qendrat shqiptare t\u00eb Pej\u00ebs, Gjakov\u00ebs dhe Prizrenit, si dhe t\u00eb Dibr\u00ebs n\u00eb lindje.<\/p>\n<p>Ky ishte nj\u00eb lloj kompensimi p\u00ebr Serbin\u00eb rreth humbjes t\u00eb daljes n\u00eb Adriatik, n\u00eb koh\u00ebn kur lufta mes aleat\u00ebve ishte e destinuar aq shum\u00eb t&#8217;i zgjeronte territoret e Serbis\u00eb (kjo humbje, e Adriatikut &#8211; sh\u00ebn. im) nuk ishte parashikuar. Por derisa n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shqiptar\u00ebt p\u00ebrjashtoheshin nga territoret e shtetit t\u00eb ri n\u00eb veri dhe lindje, ata u kompensuan me di\u00e7 q\u00eb nuk p\u00ebrputhej n\u00eb jug, me shtrirjen e pajustifikueshme n\u00eb Epirin e Veriut, popullsia e t\u00eb cilit territor \u00ebsht\u00eb kryesisht greke.<\/p>\n<p>Pozita e kufirit mes Shqip\u00ebris\u00eb dhe Greqis\u00eb s\u00eb Re u imponua prej Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, imponim i arritur me q\u00ebndrimin e Italis\u00eb. Gjat\u00eb luft\u00ebs s\u00eb par\u00eb grek\u00ebt e kishin pushtuar Verio-Epirin, ose Shqip\u00ebrin\u00eb e Jugut deri n\u00eb veri, si nj\u00eb vij\u00eb e t\u00ebrhequr pak\u00ebz mbi Himar\u00ebn n\u00eb bregdet, dhe tutje n\u00eb lindje drejt liqenit t\u00eb Presp\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Tepelena dhe Kor\u00e7a t\u00eb p\u00ebrfshiheshin n\u00eb zon\u00ebn greke. Por Italia kund\u00ebrshtoi, me pretekstin se pushtimi grek i territorit n\u00eb dy an\u00ebt e ngushtic\u00ebs s\u00eb Korfuzit do ta k\u00ebrc\u00ebnonte kontrollin e Adriatikut. Italia k\u00ebmb\u00ebnguli q\u00eb kufiri greko-shqiptar duhej t\u00eb fillonte nga nj\u00eb pik\u00eb n\u00eb bregun p\u00ebrball\u00eb pjes\u00ebs jugore t\u00eb ishullit t\u00eb Korfuzit. N\u00eb p\u00ebrputhje me rrethanat, Greqia u detyrua ta evakuonte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb territorit q\u00eb e kishte pushtuar mbi Janin\u00eb. Dhe Shqip\u00ebria m\u00eb pastaj u p\u00ebrpoq t\u00eb ushtronte juridiksionin mbi k\u00ebt\u00eb territor.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo &#8220;shtet\u00ebsia&#8221; e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Sepse, edhe pse Fuqit\u00eb e M\u00ebdha ua kan\u00eb &#8220;instaluar&#8221; nj\u00eb sundimtar &#8211; Princin gjerman Wied &#8211; shqiptar\u00ebt s&#8217;kan\u00eb shtet t\u00eb organizuar. Shqiptar\u00ebt jan\u00eb nj\u00ebra nd\u00ebr racat m\u00eb t\u00eb vjetra n\u00eb Evrop\u00eb, n\u00eb mos m\u00eb e vjetra. Por ata kurr\u00eb s&#8217;kan\u00eb krijuar ndonj\u00eb shtet. Dhe sot e k\u00ebsaj dite jan\u00eb pa shpres\u00eb t\u00eb ndar\u00eb e t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vend i kund\u00ebrshtis\u00eb universale &#8211; veriu kund\u00ebr jugut, fisi kund\u00ebr fisit, beu kund\u00ebr beut. Shumica e popullsis\u00eb jan\u00eb muhamedan\u00eb, por ka dhe mjaft romano-katolik\u00eb n\u00eb veri, dhe n\u00eb jug mbizot\u00ebron Kisha Ortodokse Greke. Banor\u00ebt e veriut, t\u00eb cil\u00ebt quhen geg\u00eb, jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb fise t\u00eb shumta, preokupimi kryesor i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb lufta me nj\u00ebri-tjetrin n\u00ebn nj\u00eb sistem gjakmarrjesh t\u00eb vazhdueshme dhe hakmarrjesh t\u00eb pashuara.<\/p>\n<p>N\u00eb jug nuk ka fise por populli, i njohur si tosk\u00eb, jeton n\u00ebn magnat\u00ebt territorial\u00eb t\u00eb quajtur bej, t\u00eb cil\u00ebt praktikisht jan\u00eb sundimtar\u00eb absolut t\u00eb rretheve t\u00eb tyre. Vendi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb far\u00eb-p\u00ebrzierje e \u00e7uditshme e mbijetesave n\u00eb kushte primitive. Dhe s&#8217;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm vend pa art e let\u00ebrsi, por s&#8217;ka as prodhimtari, tregti apo dhe as bujq\u00ebsi. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb grek\u00ebt e Epirit t\u00eb ndihen t\u00eb indinjuar nga fati q\u00eb Fuqit\u00eb Evropiane ua kan\u00eb imponuar &#8211; shk\u00ebputjen nga djepi i tyre i qytet\u00ebruar dhe i krishter\u00eb dhe t&#8217;u n\u00ebnshtrohen ndikimit t\u00eb muhamedan\u00ebve barbar\u00eb q\u00eb e pushtojn\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. As s&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u habitur q\u00eb, meq\u00eb ushtrit\u00eb helene e kan\u00eb evakuuar Epirin e Veriut n\u00eb p\u00ebrputhje me dekretin e Fuqive t\u00eb M\u00ebdha, banor\u00ebt e rrethit nga Santi Quaranta e deri n\u00eb Kor\u00e7\u00eb po e shpallin pavar\u00ebsin\u00eb e tyre dhe po i luftojn\u00eb shqiptar\u00ebt q\u00eb p\u00ebrpiqen t&#8217;i fusin n\u00eb zgjedh\u00eb.<\/p>\n<p>E ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot pasiguri. Megjithat\u00eb, shteti nuk krijua p\u00ebr shqiptar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 tjerash, s&#8217;jan\u00eb n\u00eb gjendje ta administrojn\u00eb apo ta mbajn\u00eb at\u00eb. Shteti u krijua p\u00ebr interesa t\u00eb Austro-Hungaris\u00eb dhe t\u00eb Italis\u00eb. K\u00ebto fuqi, ka t\u00eb ngjar\u00eb dhe ta form\u00ebsojn\u00eb t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n|&#8230;|<\/p>\n<p>( <strong>lavdia dhe &#8220;hakmarrja&#8221; shekullore serbe<\/strong> )<br \/>\n|&#8230;| Ushtrit\u00eb serbe p\u00ebrparuan p\u00ebrmes Serbis\u00eb s\u00eb vjet\u00ebr n\u00eb Maqedonin\u00eb veriore dhe qendrore. Me fitoren e tyre t\u00eb madhe ndaj forcave turke n\u00eb Kumanov\u00eb ata u hakmor\u00ebn p\u00ebr disfat\u00ebn e t\u00eb par\u00ebve dikur n\u00eb Kosov\u00eb, pes\u00ebqind vjet m\u00eb par\u00eb |&#8230;| Territoret e pushtuara nga Serbia 55.000 milje katrore. Serbia u jep aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb lindje dhe jug 3800 milje katror\u00eb. Serbia i jep Shqip\u00ebris\u00eb 15.200 milje katror\u00eb. Serbis\u00eb i mbeten 36.000 milje katrore tokash t\u00eb zaptuara |&#8230;| Padyshim &#8220;zhg\u00ebnjimi&#8221; m\u00eb i madh ishte shp\u00ebrb\u00ebrja e planeve t\u00eb aleat\u00ebve (Serbis\u00eb, Greqis\u00eb, Bullgaris\u00eb, Malit t\u00eb Zi &#8211; sh\u00ebn. im) me krijimin e nj\u00eb Shqip\u00ebrie t\u00eb pavarur (nga Fuqit\u00eb evropiane). Kjo mbret\u00ebri e re (Shqip\u00ebria) u krijua nga &#8220;z\u00ebri&#8221; politiko-koncertal evropian me k\u00ebrkes\u00ebn e Austro-Hungaris\u00eb, mb\u00ebshtetur nga Italia |&#8230;| Doli politika austro-italiane e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb pavarur. Sa e natyrshme dhe thelb\u00ebsore, si\u00e7 ishte kjo politik\u00eb p\u00ebr Italin\u00eb dhe Austro-Hungarin\u00eb, ishte fatale p\u00ebr \u00ebndrr\u00ebn e Serbis\u00eb t\u00eb zgjerimit n\u00eb Adriatik |&#8230;| E detyruar nga Fuqit\u00eb e M\u00ebdha t&#8217;i t\u00ebrheq trupat e saj nga Shqip\u00ebria, pasi e kishin fituar triumfalisht rrug\u00ebn e Adriatikut |&#8230;| Koncerti politik Europian ia zhb\u00ebri Serbis\u00eb \u00e7mimin e pritur t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb me bregdetin e saj shum\u00eb t\u00eb d\u00ebshiruar t\u00eb Adriatikut |&#8230;|<\/p>\n<p>( <strong>guximi, shk\u00eblqimi dhe burr\u00ebria malazeze<\/strong> )<br \/>\n|&#8230;| Ushtar\u00ebt trima t\u00eb mbretit Nikolla, sundimtarit t\u00eb shquar t\u00eb shtetit t\u00eb vet\u00ebm ballkanik (Malit t\u00eb Zi), t\u00eb cilin turqit s&#8217;e pushtuan kurr\u00eb, po i jepnin goditje vdekjeprur\u00ebse armikut si n\u00eb Novi Pazar ashtu dhe n\u00eb Shqip\u00ebri |&#8230;| I pash\u00eb nga hoteli im n\u00eb Shkup 15.000 ushtar\u00eb malazez\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt kishin mb\u00ebrritur vet\u00ebm nj\u00eb ose dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb me tren nga Mitrovica, ku kishin marshuar n\u00ebp\u00ebrmjet Novi Pazarit. T\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb zhd\u00ebrvjell\u00ebt, t\u00eb guximsh\u00ebm, me fytyra q\u00eb tregonin jet\u00eb t\u00eb past\u00ebr, dukeshin si trupa t\u00eb shk\u00eblqyer njer\u00ebzish q\u00eb s&#8217;i gjen\u00eb kund n\u00eb bot\u00eb, figurat e tyre komanduese dhe q\u00ebndrimi burr\u00ebror ishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb avantazh t\u00eb madh nga uniformat e mrekullueshme dhe piktoreske |. ..| Mali i Zi gjithashtu e mori shp\u00ebrblimin e vet me shtrirjen e territorit n\u00eb jug deri n\u00eb kufirin e Shqip\u00ebris\u00eb (si\u00e7 e caktuan Fuqit\u00eb e M\u00ebdha), dhe me nj\u00eb shtrirje akoma m\u00eb t\u00eb lirshme n\u00eb lindje nga Sanxhaku e Novi Pazari. Kjo mbret\u00ebri patriarkale ndoshta do t\u00eb mbetet e pandryshuar p\u00ebr aq koh\u00eb sa t&#8217;jetoj\u00eb Mbreti aktual, Mbreti shum\u00eb i dashur Nikolla, nj\u00eb At\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Homerik i Popullit t\u00eb vet |&#8230;|<\/p>\n<p>( <strong>kostot njer\u00ebzore dhe materiale te aleat\u00ebve<\/strong> )<br \/>\n|&#8230;|Luft\u00ebrat ballkanike kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe t\u00eb kushtueshme. Ne kurr\u00eb s&#8217;do dim\u00eb p\u00ebr mij\u00ebra burra, gra dhe f\u00ebmij\u00eb q\u00eb vdiq\u00ebn nga mungesa e ushqimit, nga s\u00ebmundjet dhe masakrat. Por humbjet ushtarake, t\u00eb vdekurit dhe t\u00eb plagosurit ishin 11.200 p\u00ebr Malin e Zi, 68.000 p\u00ebr Greqin\u00eb, 71.000 p\u00ebr Serbin\u00eb, 156.000 p\u00ebr Bullgarin\u00eb, dhe p\u00ebr Turqin\u00eb po aq sa p\u00ebr Bullgarin\u00eb (dmth. rreth 160.000). Humbjet n\u00eb &#8220;thesarin e kostove&#8221; ishin po aq kolosale sa ato t\u00eb gjakut<br \/>\n|&#8230;|<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; AP, Dhjetor 2022 (dy-tri fjal\u00eb, di\u00e7 si koment-parath\u00ebnie) Duke u marr\u00eb me materiale t\u00eb ndryshme referenciale (lidhur me nj\u00eb shkrim n\u00eb pun\u00eb e sip\u00ebr, rreth &#8220;protektoratit francez t\u00eb Krahin\u00ebs Autonome t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, 1916-1920&#8221;), m\u00eb ka r\u00ebn\u00eb t&#8217;i&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12019\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12019","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12019"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12019\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}