{"id":12197,"date":"2023-02-15T20:01:04","date_gmt":"2023-02-15T19:01:04","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12197"},"modified":"2024-11-21T19:20:45","modified_gmt":"2024-11-21T18:20:45","slug":"eksperimenti-i-pikasos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12197","title":{"rendered":"Eksperimenti i Pikasos!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu, 2007 (Humoresk\u00eb &#8211; eksperimenti i par\u00eb kryene\u00e7\u2026 dhe i fundit, eksperimenti i vet\u00ebm i Pika\u00e7os me Diellin n\u00eb Vallauris)<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/sg-eksperimenti_i_pikasos_humoreske_2007_web.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12198\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/sg-eksperimenti_i_pikasos_humoreske_2007_web.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"1016\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/sg-eksperimenti_i_pikasos_humoreske_2007_web.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/sg-eksperimenti_i_pikasos_humoreske_2007_web-300x238.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/sg-eksperimenti_i_pikasos_humoreske_2007_web-1024x813.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/02\/sg-eksperimenti_i_pikasos_humoreske_2007_web-768x610.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Vall\u00eb t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar kush (nga lexuesit) p\u00ebr ndonj\u00eb shkrimtar t\u00eb madh t\u00eb Beverly Hills-it? Jam mjaft kureshtar t\u00eb di, mir\u00ebpo i bindur dhe me plot siguri them se jo, kurr\u00eb. S&#8217;e besoj nj\u00eb di\u00e7 t\u00eb till\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb se s\u2019dua ta besoj, s&#8217;\u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr kok\u00ebfort\u00ebsi apo se e paskam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i besoj gj\u00ebrat e &#8220;pabesueshme&#8221;. Por thjesht mendoj se nuk \u00ebsht\u00eb nevoja; se si jam i bindur fort p\u00ebr pamund\u00ebsin\u00eb e ekzistenc\u00ebs s\u00eb shkrimtar\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Beverly Hills!<\/p>\n<p>Po ashtu, dyshoj t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar kush p\u00ebr ndonj\u00eb shkrimtar, poet, artist a piktor t\u00eb famsh\u00ebm&#8230; p\u00ebr shembull nga Dubai i ngroht\u00eb dhe magjik, nga Las Vegas-i p\u00ebrrallor, nga Ibizza piktoreske apo dhe nga Palma de Majorca! Kurr\u00ebn e kurr\u00ebs. Jo pra.<\/p>\n<p>E pse jo?! Dihet! Ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb rrethuar me luks e marifete, me glamour-ozitetin e me bukuroshet e k\u00ebsaj bote&#8230; mund t\u00eb k\u00ebnaqen v\u00ebrtet, por askush nga k\u00ebta artist\u00eb e shkrimtar\u00eb s&#8217;ia del t\u00eb sjell n\u00eb drit\u00eb vepra t\u00eb mir\u00ebfillta artistike. Dhe prandaj, natyrisht, s&#8217;mund t\u00eb quhen t\u00eb \u201cm\u00ebdhenj\u201d.<\/p>\n<p>Dihet se verdhushkat mund ta l\u00ebkundin stabilitetin ndjesor t\u00eb artistit, ta \u00e7rregullojn\u00eb si mos m\u00eb keq. N\u00eb qarqet akademike shkojn\u00eb akoma m\u00eb larg; disa ngulin k\u00ebmb\u00eb (nga ata q\u00eb e tjerrin holl) se thjesht, n\u00ebse dhe vet\u00ebm shk\u00eblqimi i verdhushkave t\u00eb ket\u00eb feksuar n\u00eb bebzat, vet\u00ebm nj\u00eb &#8220;blitz&#8221; i vet\u00ebm retinal do ta shkaktonte t\u00eb pad\u00ebshirueshmen&#8230; do shfaqeshin simptomat e para t\u00eb vart\u00ebsis\u00eb. Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, kushtimisht nga karakteri dhe temperamenti, simbianti artistik do d\u00ebshtonte me rezistenc\u00ebn ndaj tundimit, dhe artisti vet\u00eb do t&#8217;rrezikonte (anise pavet\u00ebdijsh\u00ebm) fenomene t\u00eb tjera kataklizmike n\u00eb qenien e tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vart\u00ebsi e till\u00eb, n\u00eb stadin kronik \u2013 insistojn\u00eb analist\u00ebt \u2013 lirisht mund t\u00eb krahasohet me vart\u00ebsin\u00eb nga Viagrat fals (aso me prejardhje nga tregu i zi i Lindjes s\u00eb Larg\u00ebt, t\u00eb p\u00ebrziera me narkotik\u00eb t\u00eb pad\u00ebgjuar). Apo me vart\u00ebsin\u00eb nga halucinogen\u00ebt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb! Nd\u00ebrsa flitet gjithandej, jo vet\u00ebm n\u00eb bot\u00ebn akademike, s\u2019ka vart\u00ebsi m\u00eb t\u00eb rrezikshme n\u00eb &#8220;shtat\u00eb dimensionet&#8221;, se konsiderohet m\u00eb e tmerrshmja dhe shtohet, aty p\u00ebr aty, se \u00ebsht\u00eb e pash\u00ebrueshme, s\u2019ka ila\u00e7 p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, sa her\u00eb bie fjala p\u00ebr eros-faktorin analist\u00ebt nguten t\u00eb shtojn\u00eb se ky s&#8217;mund t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga dimensioni artistik. Mir\u00ebpo papritmas mimika e tyre p\u00ebson ndryshime. Aty p\u00ebr aty balli iu rrudhoset, kurr\u00eb s&#8217;harrojn\u00eb t\u00eb ngrysen, kjo ndodh\u00eb pothuaj automatikisht. N\u00eb fytyrat e tyre mund t\u00eb shihni plot trishtim teksa, me z\u00eb t\u00eb ngjirur, fillojn\u00eb t\u2019i p\u00ebrmendin kund\u00ebrindikacionet fam\u00ebkeqe t\u00eb eros-faktorit. P\u00ebrjashtimi i tij mund t\u00eb ndodh\u00eb me vullnetin e vet, dometh\u00ebn\u00eb n\u00ebse t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrjashtohet, por kurr\u00ebsesi t\u00eb jet\u00eb imponim nga artist\u00ebt, e madje as i kusht\u00ebzuar.<\/p>\n<p>Eros-faktori funksionon fare spontanisht n\u00eb autonomin\u00eb e vet. Modelet duhet t\u00eb p\u00ebrzgjedhen me seriozitetin m\u00eb t\u00eb madh \u2013 theksojn\u00eb ata. S\u2019ia del kush ta fiksoj\u00eb n\u00ebp\u00ebr pikturat nj\u00eb Diell t\u00eb denj\u00eb n\u00ebse, p\u00ebr shembull, vithet e Adulina Cicimalit t\u2019i b\u00ebnin hije peizazhit aty pran\u00eb. Jo vet\u00ebm sepse Dielli s&#8217;mund ta duroj\u00eb hijen e Adulin\u00ebs! Kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje modeli i gabuar (si orientir p\u00ebr frym\u00ebzimin) k\u00ebrkohet shum\u00eb kujdes, pa p\u00ebrjashtime!<\/p>\n<p>Sepse \u2013 sipas tyre \u2013 ngjeshja, elektriciteti artistik dhe koncentrimi i tepruar erotik (n\u00eb nj\u00eb bombul\u00eb t\u00eb vetme artistike) jo vet\u00ebm se do ta hidhnin nga ekuilibri cilindo maestro, por dhe do t&#8217;pasonin nd\u00ebraksione tjera t\u00eb pakthyeshme; respektivisht t\u00eb gjitha proceset artistike dhe ato kimike n\u00eb trurin e sofistikuar t\u00eb artistit do \u00e7oroditeshin totalisht.<\/p>\n<p>Do t&#8217;rezultonte pastaj, pashmangsh\u00ebm, nj\u00ebfar\u00eb kaosi ndjenjash dhe do ngat\u00ebrrohej e gjith\u00eb bota ndjesore e artistit. Qenia e tij e ndjeshme do katandisej si nj\u00eb pup\u00ebz m\u00ebndafshi e krimbit letargjik kinez. Dhe dihet, q\u00eb nga koh\u00ebt m\u00eb t\u00eb hershme, ndoshta q\u00eb nga hapat e par\u00eb t\u00eb njeriut n\u00eb fush\u00ebn e artit&#8230; n\u00ebse kjo ndodh\u00eb, do t&#8217;thot\u00eb mpirje, anestezi fatale p\u00ebr simbiantin artistik \u2013 do t&#8217;thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb ndotur e infektuar thell\u00eb koncentrati mimetik, se \u00ebsht\u00eb dridhur e plasaritur gjith\u00eb ai kompleksitet, n\u00eb t\u00eb gjitha Unazat e Krizalid\u00ebs, se \u00ebsht\u00eb shkokluar e shkap\u00ebrderdhur mozaiku shum\u00eb-shtresor kristalor.<\/p>\n<p>Natyrisht, pas nj\u00eb katrahure t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb riparohet ak\u00ebcila struktur\u00eb. Kur dihet se qeniet artistike jan\u00eb kristalet m\u00eb komplekse t\u00eb Universit, am\u00ebzat m\u00eb t\u00eb pastra t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb kozmike (entuziast\u00ebt madje i konsiderojn\u00eb si super-struktura, me kushedi sa shum\u00eb nivele t\u00eb hiper-ndjeshm\u00ebris\u00eb). Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, askush s\u2019e v\u00eb n\u00eb dyshim faktin se artist\u00ebt mund ta kapin e p\u00ebrthithin \u00e7do vibracion, se artist\u00ebt ndoshta jan\u00eb vet\u00eb ndjesia kozmike, se jan\u00eb qeniet m\u00eb t\u00eb brishta dhe, pa dyshim \u2013 shtojn\u00eb ata vet\u00eb sa her\u00eb u jepet rasti \u2013 qeniet m\u00eb galante, n\u00eb gjith\u00eb Universin.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket riparimit, ka nj\u00eb lloj ngjashm\u00ebrie me ato katastrofat n\u00eb miniatur\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00ebjt\u00eb sikur ta minosh Statuj\u00ebn e Liris\u00eb me nj\u00eb s\u00ebnduk TNT, apo bazamentin e Sk\u00ebnderbeut n\u00eb sheshin gropa-gropa t\u00eb Tiran\u00ebs dhe pastaj t\u00eb \u00ebnd\u00ebrrosh syhapur se pas rikonstruktimit \u00e7do gj\u00eb do t&#8217; jet\u00eb si\u00e7 ka qen\u00eb dhe m\u00eb par\u00eb! Mjaft e v\u00ebshtir\u00eb kjo p\u00ebr ta g\u00eblltitur, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e besueshme!<\/p>\n<p>Kuptohet, mosbesimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim \u00ebsht\u00eb fort i arsyesh\u00ebm, sepse riparim efektiv nuk ka. Kristalet jan\u00eb kristale. Pas nj\u00eb trilioni efektesh zinxhirore, secila fije me ato gjurm\u00ebt e veta t\u00eb padukshme optike-termike do ta tradhtonte nj\u00ebmend\u00ebsin\u00eb e origjinalitetit.<\/p>\n<p>Mjeshtri i madh Pika\u00e7o i pati hetuar t\u00eb gjitha k\u00ebto problematika, dhe i pati kuptuar fort mir\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb, kryene\u00e7\u00ebsisht, provoi t\u00eb v\u00ebrtetonte se nj\u00eb artist i klasit t\u00eb tij ndoshta dhe mund t\u2019u b\u00ebnte bisht, por hoqi dor\u00eb. N\u00eb fund, sikur i pushtuar nga nj\u00eb ndjenj\u00eb faji, pati deklaruar: &#8220;ka artist\u00eb q\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb verdh\u00eb mund ta kthejn\u00eb n\u00eb diell, por ka dhe aso q\u00eb nj\u00eb diell t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e degradojn\u00eb\u2026 n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb&#8221;!<br \/>\nE qart\u00eb, secili lexues do pajtohet me men\u00e7urin\u00eb pika\u00e7iane<\/p>\n<p>***<br \/>\nI dalldisur n\u00eb kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb e vet, si\u00e7 tham\u00eb m\u00eb lart, Pika\u00e7o madje pati eksperimentuar. Tri jav\u00eb rresht e pati lutur nj\u00eb miken e vet q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb di\u00e7 si &#8220;lulediell i rebeluar&#8221;, t\u00eb q\u00ebndronte pip\u00ebz n\u00eb k\u00ebmb\u00eb me shpin\u00eb kah dielli. Dhe kur ajo m\u00eb n\u00eb fund u bind p\u00ebr nderin q\u00eb ia kishte caktuar fati n\u00eb nj\u00eb plazh af\u00ebr Vallaurisit, maestroja si babaxhan me veglat e brushat n\u00eb dor\u00eb, provoi ta kapte diellin tej-e-p\u00ebrmes k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb saja.<\/p>\n<p>Edhe tri jav\u00eb t\u00eb tjera qe v\u00ebrtitur Pika\u00e7o i gjor\u00eb; fiksonte e skiconte, jepte e merrte me lapsat e brushat. P\u00ebr tri jav\u00eb t\u00eb t\u00ebra fjeti vet\u00ebm tri net, i h\u00ebngri vet\u00ebm kok\u00ebrrkuqet nga tre fruta shege, u fut n\u00eb det t\u00eb lahej vet\u00ebm tri her\u00eb. Por as muzika e leht\u00eb dhe atmosfera magjike, as \u00ebmb\u00eblsia e ajrit si prej \u00e7okollate, as nudistika elektrike dhe as vet\u00eb modeli i hijsh\u00ebm nuk e kishin fajin!<\/p>\n<p>S\u00ebpaku k\u00ebshtu i dukej atij vet\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb, anise&#8230; aq i sigurt nuk ishte. S&#8217;e kuptonte se \u00e7far\u00eb e shtynte ta thumbonte gjoksin e vet me gisht; padashtas prirej t\u2019ia hidhte gjith\u00eb fajin vetes! Kjo e t\u00ebrbonte maestron dhe dridhej si kacagjel, plot inat. Krenaria dhe shum\u00e7ka n\u00eb kok\u00ebn e nxehur i qen\u00eb trazuar. Megjithat\u00eb, dal\u00ebngadal\u00eb, n\u00eb mendjen e tij zuri rr\u00ebnj\u00eb p\u00ebrshtypja se tashm\u00eb e njihte mir\u00eb thembr\u00ebn e vet akiliane.<\/p>\n<p>Shumkush e p\u00eblqente diellin e tij, por ai vet\u00eb jo! \u2013 thon\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt okular. Njer\u00ebzit do ta admironin n\u00eb heshtje pafaj\u00ebsin\u00eb e modelit, \u00ebmb\u00eblsin\u00eb dhe buz\u00ebqeshjet e tr\u00ebndafilta, mir\u00ebpo Pika\u00e7o vet\u00eb assesi t\u00eb k\u00ebnaqej me produktin final artistik.<br \/>\nI njohur p\u00ebr durimin e pal\u00ebkundur, pothuaj si nj\u00eb pinguin akullnajash, i spikatur p\u00ebr k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsi, do ta provonte prap\u00eb dhe p\u00ebrs\u00ebri, por e kot\u00eb. Do t\u2019i nd\u00ebrronte pozitat me qindra her\u00eb, do t&#8217;i tymoste cigaret e dredhura ngutsh\u00ebm, do t&#8217;nervozohej e do qet\u00ebsohej, pastaj do t\u2019i nd\u00ebrronte brushat, do t\u2019i ndryshonte qasjet, do t\u2019i mprehte p\u00ebrspektivat&#8230; por pa sukses. Pas tri jav\u00ebsh, i lodhur dhe i rraskapitur, me ndjenja artistike t\u00eb topitura, thuhet se m\u00eb n\u00eb fund pati hequr dor\u00eb.<\/p>\n<p>Qe dor\u00ebzuar Pika\u00e7o i Madh! Dhe kjo nuk ndodhi at\u00ebbot\u00eb tek ashtu, pra pa u err\u00ebsuar qielli i tij, me gjith\u00eb horizontin rreth e rrotull. Zemra i qe fryr\u00eb e tendosur deri n\u00eb dhimbje, i vinte t\u00eb p\u00eblciste nga inati. Ndjehej mllefi i tij n\u00eb kulm dhe dukej si nj\u00eb katapult romak\u00ebsh, i mbushur e i ngjeshur \u2013 tregojn\u00eb d\u00ebshmitar\u00ebt. Askush s\u2019pati guxuar t\u00eb nxirrte z\u00eb, t\u2019i drejtohej qoft\u00eb dhe me nj\u00eb fjal\u00eb t\u00eb vetme, ta shihte n\u00eb sy; as nj\u00eb l\u00ebvizje as pluhur, as frym\u00eb as pip\u00ebtim\u00eb.<\/p>\n<p>Jo gjith\u00eb njer\u00ebzia e plazhit, por ata q\u00eb merrnin vesh nga arti, vun\u00eb re at\u00ebbot\u00eb se Pika\u00e7o qe pik\u00eblluar e trishtuar sepse ia v\u00ebrtetoi vetes (artistikisht) ca dyshime t\u00eb vjetra. Ato dyshime t\u00eb p\u00ebrhershme n\u00eb kok\u00ebn e tij i dol\u00ebn plot\u00ebsisht t\u00eb bazuara. Eksperimenti nxori n\u00eb pah se kishte patur m\u00eb shum\u00eb sesa vet\u00ebm t\u00eb drejt\u00eb.<\/p>\n<p>Ca t\u00eb tjer\u00eb menduan se pik\u00ebllimi kishte t&#8217;b\u00ebnte me dhimbshurin\u00eb; sipas tyre i qen\u00eb dhimbsur k\u00ebmb\u00ebt e mikesh\u00ebs s\u00eb vet. K\u00ebso th\u00ebniesh mbase dhe mund t&#8217;jen\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta, sepse tri dit\u00eb radhazi m\u00eb pastaj \u2013 flasin d\u00ebshmitar\u00ebt \u2013 provoi t\u2019ia kthente borxhin asaj, me dhimbshuri t\u00eb madhe. Tri dit\u00eb t\u00eb t\u00ebra ua kushtoi k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb saj t\u00eb pafajshme me f\u00ebrkime dhe masazh t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr s\u00eb gjeri e p\u00ebr s\u00eb gjati. Pika\u00e7o p\u00ebrdori gjithfar\u00eb vajrash, i aplikoi t\u00eb gjitha teknikat, zot\u00ebsin\u00eb dhe mjesht\u00ebrin\u00eb e tij \u2013 thon\u00eb ata.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket vitalizimit t\u00eb modelit, fal\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb Pika\u00e7os&#8230; s&#8217;e beson kush t\u2019i ket\u00eb shkuar mundi kot. Jo vet\u00ebm ngaq\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e saj nuk ishin t\u00eb qelqta, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se q\u00ebndrimi heroik n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebr aq gjat\u00eb pati qen\u00eb i mundur nga pasioni. Jo vet\u00ebm sepse akti n\u00eb plazh i rr\u00ebzoi apo theu t\u00eb gjitha rekordet (u shpall akti m\u00eb i gjat\u00eb i pal\u00ebvizshm\u00ebris\u00eb s\u00eb modelit). Apo jo vet\u00ebm sepse q\u00ebndrimi i saj stoik pati qen\u00eb eventi m\u00eb spektakolar i plazhit.<\/p>\n<p>K\u00ebtij tani s\u2019b\u00ebnte e t&#8217;mos i dhimbsej nj\u00eb krijes\u00eb aq e devotshme, aq e motivuar p\u00ebr suksesin e artit t\u00eb tij. Nj\u00eb krijes\u00eb q\u00eb e pati prekur thell\u00eb me heshtjen, me qet\u00ebsin\u00eb, me stoicizmin engj\u00ebllor. Si nj\u00eb artist q\u00eb ishte, Pika\u00e7o padyshim ndjente se mosmir\u00ebnjohja s&#8217;do p\u00ebrputhej me karakterin e tij n\u00ebp\u00ebr shkrimet e kritik\u00ebve, t\u00eb historian\u00ebve t\u00eb artit; s\u2019do anashkalohej kurr\u00eb e v\u00ebrteta se ajo i dhuroi p\u00ebr tri jav\u00eb rresht buz\u00ebqeshje t\u00eb panum\u00ebrta, ngroht\u00ebsi e frym\u00ebzim&#8230;<\/p>\n<p>Nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, pavar\u00ebsisht d\u00ebshtimit t\u00eb Pika\u00e7os n\u00eb planin artistik, cilindo motiv ta marrim ose dhe ta shp\u00ebrfillim, mjafton fakti ky\u00e7 se k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb mpira t\u00eb modelit u duhej jeta e gjall\u00ebria. N\u00eb fund t\u00eb fundit, n\u00ebse hi\u00e7gj\u00eb tjet\u00ebr t&#8217;mos ia guduliste nd\u00ebrgjegjen Pika\u00e7os, sakrifica e saj kishte t&#8217;b\u00ebnte me kryene\u00e7\u00ebsin\u00eb pika\u00e7iane, me marr\u00ebzin\u00eb e pafalshme p\u00ebr ta fiksuar diellin si nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb verdh\u00eb n\u00eb kanavac.<br \/>\nThon\u00eb se ky pati qen\u00eb eksperimenti i par\u00eb kryene\u00e7\u2026 dhe i fundit, eksperimenti i vet\u00ebm i Pika\u00e7os me Diellin n\u00eb Vallauris.<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: foto e Pablo Picasso (1881-1973), gettyimages<\/span> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu, 2007 (Humoresk\u00eb &#8211; eksperimenti i par\u00eb kryene\u00e7\u2026 dhe i fundit, eksperimenti i vet\u00ebm i Pika\u00e7os me Diellin n\u00eb Vallauris) Vall\u00eb t\u00eb ket\u00eb d\u00ebgjuar kush (nga lexuesit) p\u00ebr ndonj\u00eb shkrimtar t\u00eb madh t\u00eb Beverly Hills-it? Jam mjaft kureshtar t\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12197\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-12197","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12197","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12197"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12197\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12197"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12197"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12197"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}