{"id":12284,"date":"2023-03-07T21:33:42","date_gmt":"2023-03-07T20:33:42","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12284"},"modified":"2024-04-09T04:33:14","modified_gmt":"2024-04-09T03:33:14","slug":"maturia-dhe-vigjilenca-cmimi-i-lirise-nato","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12284","title":{"rendered":"Maturia dhe Vigjilenca &#8211; \u00c7mimi i Liris\u00eb (NATO)"},"content":{"rendered":"<p><em>(sguraziu &#8211; ap, mars 2023 &#8211; p\u00ebrsiatje rreth moto-simbolikave t\u00eb NATO-s moderne, rreth nx\u00ebnieve nga historia, rreth urt\u00ebsis\u00eb e maturis\u00eb, rreth Rom\u00ebs (Romake) t\u00eb Cesarit e Ciceronit etj)<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-maturia_e_vigjilenca_cmimi_i_lirise.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12285\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-maturia_e_vigjilenca_cmimi_i_lirise.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"800\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-maturia_e_vigjilenca_cmimi_i_lirise.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-maturia_e_vigjilenca_cmimi_i_lirise-300x188.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-maturia_e_vigjilenca_cmimi_i_lirise-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-maturia_e_vigjilenca_cmimi_i_lirise-768x480.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Fraza n\u00eb latinisht &#8220;<strong>Animus in Consulendo Liber<\/strong>&#8220;, si\u00e7 e dim\u00eb \u00ebsht\u00eb motoja e NATO-s, me kuptimin p\u00ebraf\u00ebrsisht: &#8220;Mendje e Papenguar n\u00eb Shqyrtim (n\u00eb Maturi, n\u00eb Gjykim)&#8221;. Po ashtu, motoja zyrtare e Shtabit Suprem t\u00eb Fuqive Aleate t\u00eb Evrop\u00ebs (SHAPE) \u00ebsht\u00eb &#8220;<strong>Vigilia Pretium Libertatis<\/strong>&#8221; (q\u00eb do p\u00ebrkthehej: \u00c7mimi i Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb Vigjilenca). Pra dhe vet\u00ebm n\u00eb motot e NATO-s e kemi Vigjilenc\u00ebn dhe Maturin\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht 2-3 gj\u00ebra t\u00eb vockla rreth NATO-s.<br \/>\nKuptohet, dhe vet\u00ebm NATO, me kaq n\u00ebnkuptohet gjith\u00e7ka. Ama t\u00eb thuash NATO \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb thuash Everest, apo Planet (psh. Toka komplet). Struktur\u00eb super-komplekse. Shkurtesa q\u00eb e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart, SHAPE \u00ebsht\u00eb selia ushtarake e NATO-s, ndodhet n\u00eb Mons t\u00eb Belgjik\u00ebs. N\u00ebn nj\u00eb kulm shkurtesor ndodhet dhe \u201cshkurtesa\u201d tjet\u00ebr ACO (Komanda e Operacioneve t\u00eb Aleanc\u00ebs). Kjo \u201cshurtes\u00eb\u201d psh. i komandon t\u00eb gjitha operacionet e NATO-s, n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn. Me \u201cgjuh\u00ebn\u201d ton\u00eb i bie t\u00eb jet\u00eb komando-shkurtes\u00eb suprematike, di\u00e7 si krye-shkurtes\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu b\u00ebn t\u00eb thuhet se Komandanti i t\u00eb dyja shkurtesave (ACO dhe SHAPE) quhet Komandant Suprem i Aleat\u00ebve n\u00eb Evrop\u00eb (SACEUR). Ose, megjithat\u00eb m\u00eb \u201cshkurtimisht\u201d do ishte t\u00eb thuhet se komandat strategjike t\u00eb NATO-s jan\u00eb shkurtesat SACEUR (ACO, SHAPE, n\u00eb Mons t\u00eb Belgjik\u00ebs) dhe SACT (ACT, n\u00eb Norfolk t\u00eb SHBA). Bukur, i cek\u00ebm shkurt motot dhe ca cik\u00ebrrima teknike t\u00eb NATO-s, sepse dhe shkurtesat i kan\u00eb motot e veta, madje dhe vet\u00eb NATO \u00ebsht\u00eb shkurtes\u00eb : )<\/p>\n<p>Motoja e p\u00ebrgjithshme e NATO-s \u201cAnimus in Consulendo Liber\u201d, besoj qe zgjedhur p\u00ebr ta pasqyruar frym\u00ebn e konsultimit dhe maturin\u00eb e gjykimeve t\u00eb aleanc\u00ebs. Motoja psh. shfaqet n\u00eb murin e sall\u00ebs, n\u00eb selin\u00eb e NATO-s n\u00eb Bruksel.<br \/>\nN\u00eb rregull, moto e thjesht\u00eb dhe e bukur. Jo vet\u00ebm universitetet din\u00eb t\u00eb zgjedhin moto t\u00eb men\u00e7ura, apo jo. Latinishtja dhe lasht\u00ebsia ofrojn\u00eb plot gj\u00ebrash t\u00eb tilla : )<\/p>\n<p>Motoja qe huazuar nga vepra e historianit romak Sallust, \u201cBellum Catilinae\u201d (Lufta e Katilinit), botuar rreth v. 43-40 pes (e nj\u00ebjta njihet dhe si \u201cKomploti i Katilinit\u201d, pasi kishte t\u2019b\u00ebnte me komplot n\u00eb v. 63 pes. dhe, apo me prapaskenat konspirative \u2013 do i kthehemi k\u00ebsaj m\u00eb posht\u00eb). Konteksti origjinal i motos (huazuar nga fjalimi i senatorit Kato, n\u00eb Senatin romak \u2013 dmth. via pen\u00ebs s\u00eb Sallust) \u00ebsht\u00eb:<br \/>\n\u201cPor kishte cil\u00ebsi t\u00eb tjera q\u00eb i b\u00ebn\u00eb ata (paraardh\u00ebsit tan\u00eb) t\u00eb m\u00ebdhenj, t\u00eb cilat cil\u00ebsi ne s\u2019i posedojm\u00eb fare: efikasiteti n\u00eb sht\u00ebpi (dmth. n\u00eb Rom\u00eb, at\u00ebbot\u00eb Kryeqytet i Republik\u00ebs Romake), rregulli e drejt\u00ebsia (jasht\u00eb, n\u00eb provincat anemban\u00eb), fryma e pavarur n\u00eb k\u00ebshillim, pa ndonj\u00eb faj a pasion\u201d.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo pse qe zgjedhur pik\u00ebrisht kjo fraz\u00eb si moto, pse \u201cAnimus in Consulendo Liber\u201d? Sipas meje ia vlen sadopak hamend\u00ebsia, pasi tep\u00ebr sakt\u00eb ndoshta s\u2019na e sqarojn\u00eb as vet\u00eb historian\u00ebt : )<br \/>\nP\u00ebrzgjedhja do ket\u00eb qen\u00eb di\u00e7 si \u201curt\u00ebsi thelb\u00ebsore\u201d, di\u00e7 si thelb paksa i maskuar, vet\u00ebm ata q\u00eb e vrasin mendjen do ta din\u00eb. Por dhe di\u00e7 si leksion nga historia. Thash\u00eb \u201cmaskuar\u201d, n\u00eb kuptimin e dometh\u00ebnies s\u00eb fjalimit t\u00eb Mark Antonit, pas vrasjes s\u00eb Cesarit. Anise retorik\u00eb letrare dhe zhd\u00ebrvjellt\u00ebsi shekspiriane, por Mark Antonit i duhej t\u2019i \u201czgjedhte\u201d fjal\u00ebt me shum\u00eb maturi. I duhej ta thoshte \u201ck\u00ebt\u00eb apo at\u00eb\u201d, dhe t\u00eb kuptohej di\u00e7 e tret\u00eb, fare di\u00e7 tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Cesari i ngrat\u00eb qe goditur me thikat plot 23 her\u00eb \u2013 thon\u00eb kronikat. Vrasje trondit\u00ebse. Pastaj do ishte p\u00ebrcjellja, funerali n\u00eb Forumin madh\u00ebshtor t\u00eb Rom\u00ebs. Miku i tij Mark Antoni n\u00eb fjalimin e vet do t\u2019i d\u00ebnonte publikisht vrastar\u00ebt (q\u00eb ndodheshin n\u00eb publik), pa e kuptuar ata vet\u00eb. Pra sikur i duheshin jo fjal\u00eb \u201cneutrale\u201d por ca fjal\u00ebsh me maska, thuase duhej t\u2019i \u201cshante me lavde\u201d. Andaj n\u00ebse \u201cBrutusi ishte njeri i ndersh\u00ebm\u201d, sipas Shekspirit publiku do ta n\u00ebnkuptonte pik\u00ebrisht t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Ashtu dhe pati ndodhur, mesazhin e \u201cmaskuar\u201d t\u00eb Shekspirit me goj\u00ebn e Mark Antonit, publiku e pati kuptuar \u201cdrejt\u00eb\u201d : )<\/p>\n<p>Cesari do vritej, por mos vall\u00eb ishte vrasje e \u201cpakuptimt\u00eb\u201d! Vrasje e motivuar vet\u00ebm nga \u201cfrika\u201d (ndaj di\u00e7kaje), akt mizor bazuar n\u00eb spekulime konspirative, akt i pajustifikuar me arsyen e me mendjen. Mendja e lir\u00eb, e jokorruptuar, mbase do gjykonte: Cesari s\u00ebpari duhej t\u2019ishte gjykuar, duhej t\u2019i sheshoheshin faktet e m\u00ebkatet, qofshin t\u00eb asgj\u00ebshme. Dyshimet serioze duhet mb\u00ebshtetur n\u00eb di\u00e7 serioze. Akuzat serioze s&#8217;mund t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb asgj\u00eb, n\u00eb spekulime. Dhe vet\u00eb baza duhet ta ket\u00eb baz\u00ebn e vet, n\u00ebnbaz\u00ebn. Roma ishte demokraci, republik\u00eb e llojit t\u00eb vet (demokracia do zhvillohej n\u00eb Athin\u00eb e n\u00eb Rom\u00eb pothuaj nj\u00ebkoh\u00ebsisht, paralelisht \u2013 d\u00ebshmon historia), andaj pse duhej \u201cngutur\u201d me krimesh t\u00eb pakuptimta!<\/p>\n<p>Cesari qe b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ushtarak i suksessh\u00ebm, fal\u00eb kampanjave t\u00eb tij territore t\u00eb m\u00ebdha do b\u00ebheshin provinca t\u00eb Rom\u00ebs. Dhe vet\u00ebm Galia (p\u00ebraf\u00ebrsisht sa e gjith\u00eb Franca e sotme) do ishte sukses marramend\u00ebs. I udh\u00ebhoqi legjionet nd\u00ebr betejash fitimtare, andej diku larg n\u00eb tokat e Spanj\u00ebs e t\u00eb Galis\u00eb, e \u201cvizitoi\u201d madje dhe Britanin\u00eb. Kuptohet, me suksesin ushtarak vinte dhe fuqia politike, gj\u00ebra t\u00eb lidhura k\u00ebto. M\u00eb par\u00eb ve\u00e7 ishte Konsull i Rom\u00ebs, por Cesari do b\u00ebhej madje \u201cdictator perpetuus\u201d, di\u00e7 si diktator i p\u00ebrjetsh\u00ebm. Titull \u201cspecifik\u201d dhe i rrall\u00eb, nuk p\u00ebrdorej shpesh, s&#8217;i ipej kujt p\u00ebrve\u00e7 n\u00eb raste krizash t\u00eb m\u00ebdha, n\u00eb raste emergjente\u2026 n\u00ebse duhej \u201cshp\u00ebtuar\u201d Roma.<\/p>\n<p>N\u00eb Republik\u00ebn e koh\u00ebs s\u00eb Cesarit, \u201cdiktatorll\u00ebku\u201d s\u2019ishte shenj\u00eb e mir\u00eb. Tani si nj\u00eb \u201cdiktator\u201d krenar, atyre q\u00eb nuk e donin u dukej se Cesari s\u2019e \u201cp\u00ebrfillte\u201d Senatin dhe aq. Ndoshta thjesht ua b\u00ebnte me dije \u201cdua k\u00ebt\u00eb risi, dua at\u00eb, k\u00ebshtu m\u00eb p\u00eblqen\u201d dhe e kryer. Senator\u00ebt zgjedheshin p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn, jo me mandate as me vje\u00e7ar\u00eb, ishin fuqia legjislative e Republik\u00ebs. Dhe s\u2019ishin pak, por nja 300 kokash t\u00eb men\u00e7ura, secili m\u00eb aristokrat se tjetri.<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn senator, patjet\u00ebr se i njeh \u201cveg\u00ebzat\u201d e Republik\u00ebs, t\u00eb gjitha pikat e lavdis\u00eb e t\u00eb kritik\u00ebs. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, tani n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb fare ndryshe me politikat, s&#8217;ka m\u00eb sekrete, gjith\u00e7ka transparente, nuk p\u00ebrdoren as hilet as nd\u00ebrskamcat \u201ca la romake\u201d. Bie fjala, n\u00ebse ta krahasonim Cesarin me Ram\u00ebn (e politik\u00ebs moderne) s\u2019ke si ia fillon as imagjinat\u00ebs. Rama \u201cdictator perpetuus\u201d booo mosp\u00ebrputhje totale, krahasim aq i pakuptimt\u00eb, e paimagjinueshme. Mbase Xhaxhi dikur dhe do i afrohej sadopak p\u00ebrputhjes, por ja q\u00eb s\u2019vlen e dikurshmja, e kishim fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb tashmen &#8211; krahasimi diskualifikohet : )<\/p>\n<p>Romak\u00ebt me koh\u00eb i pat\u00ebn braktisur \u201cmbret\u00ebrit\u201d, kishte kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb tashm\u00eb, qen\u00eb civilizuar e avancuar, qen\u00eb b\u00ebr\u00eb Republik\u00eb. Tani me \u201cdiktatorll\u00ebkun\u201d e Cesarit, senator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm kishin frik\u00eb Roma do kthehej mbrapa n\u00eb \u201chistori\u201d. E qart\u00eb se Cesari ambicioz, mbase dhe arrogant.. e v\u00ebrtet\u00eb dhe kjo. Por dhe i zoti, si ushtarak a si komandant, si orator i madh e guximtar, prezantonte dhe reforma madje, meritat dhe atributet e tij (ashtu si\u00e7 ishin, keq e mir\u00eb) rezultuan n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb begat\u00eb.<\/p>\n<p>Plot nga senator\u00ebt, dhe nga ata q\u00eb ia kishin \u201czilin\u00eb politike\u201d, ishin t\u00eb shqet\u00ebsuar se Cesari mund ta shfuqizonte senatin krejt\u00ebsisht. Asgj\u00eb q\u00eb \u201cprekej\u201d si d\u00ebshmi s\u2019kishin, p\u00ebrve\u00e7 se imagjinat\u00ebn. U dhimbsej Republika dhe duhej b\u00ebr\u00eb di\u00e7 ta shp\u00ebtonin. Vet\u00ebm me teorit\u00eb konspirative pat\u00ebn vendosur ta mbronin t\u00eb ardhm\u00ebn e Rom\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb v. 44 pes. do ta planifikonin komplotin dhe do ta vrisnin. Konspiracioni dhe vrasja qen\u00eb planifikuar bukur, pati qen\u00eb vrasje e suksesshme. Ama vrastar\u00ebt sikur pat\u00ebn harruar ta planifikonin t\u00eb \u201cpastajmen\u201d. N\u00eb rregull, e vrasim, por \u00e7\u2019duhet b\u00ebr\u00eb pastaj \u2013 thuase askush s\u2019qe kujtuar.<\/p>\n<p>Pas vrasjes s\u00eb Cesarit Roma do ia fillonte me trazirat e me kaotikat. Ngritja e Oktavianit (si August) do t\u2019i stabilizonte gj\u00ebrat, por do ishte \u201cndryshe\u201d \u2013 ky do ishte \u201cperandor\u201d tashm\u00eb, Perandori i par\u00eb. Republika do merrte fund (funksionale me shekuj, q\u00eb nga fund-shekulli VI pes.) \u2013 tani do fillonte Perandoria Romake. I bie sikur komplotist\u00ebt s\u2019e donin nj\u00eb diktator, dhe kjo n\u00eb rregull, kishte rrezik b\u00ebhej di\u00e7 si mbret \u201crepublikan\u201d \u2013 por si duket s\u2019e pat\u00ebn llogaritur perandorll\u00ebkun fare (mbret\u00ebria ~ perandoria, pakashum\u00eb nj\u00ebsoj : )<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, \u00e7\u2019lidhje na paskan, si \u201clidhen\u201d motot e NATO-s s\u00eb sotme me Rom\u00ebn e dikurshme? Fraza \u201cMendje e Papenguar n\u00eb Shqyrtim\u201d lidhet me veprimin e ngutsh\u00ebm dhe kontradiktor t\u00eb Ciceronit, i cili e pati keqp\u00ebrdorur fuqin\u00eb e postit politik dhe influenc\u00ebn p\u00ebr t\u2019i ekzekutuar komplotist\u00ebt e v. 63 pes, pa gjyq dhe pa mjetet juridike. Do ekzekutoheshin, por jo si\u00e7 e paracaktonte ligji i Republik\u00ebs Romake. Nj\u00ebsoj si\u00e7 qe ekzekutuar dhe Cesari dy dekada m\u00eb von\u00eb, pa \u201cgjykim\u201d, pa lirin\u00eb e mendjes, pa maturin\u00eb \u2013 thuase verb\u00ebrisht, me mendje t\u00eb korruptuar.<\/p>\n<p>Motoja e NATO-s aludon n\u00eb maturin\u00eb, n\u00eb mendjen e lir\u00eb dhe t\u00eb kthjell\u00ebt, \u201cMendje e Papenguar n\u00eb Shqyrtim\u201d \u2013 sepse s\u2019mund t\u00eb gjykosh mir\u00ebfilli me mendje t\u00eb korruptuar. Pavar\u00ebsisht se motoja nuk lidhet tekstualisht me komplotin ndaj Cesarit, analogjia (e korrupsionit mendor) \u201cvet\u00eblidhet\u201d me komplotin dy dekada para vrasjes s\u00eb tij. Pra jo komplote t\u00eb larguara dhe aq n\u00eb koh\u00eb, komplot pas komploti, mend\u00ebsi konspirative\u2026<\/p>\n<p>Po ashtu, sipas NATO-s \u201c\u00c7mimi i Liris\u00eb \u00ebsht\u00eb Vigjilenca\u201d. Edhe kjo mund t\u2019lidhet me simbolik\u00ebn. Psh. Cesari pati d\u00ebshtuar me vigjilenc\u00ebn, pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur i duhej. Dit\u00ebn q\u00eb do vdiste vet\u00eb gruaja e pati \u201cparalajm\u00ebruar\u201d, i pati th\u00ebn\u00eb se e kishte par\u00eb \u00ebnd\u00ebr t\u00eb gjakosur n\u00eb preh\u00ebr t\u00eb saj. Edhe kur qe afruar tek vendi i vdekjes dikush do ta sinjalizonte q\u00eb t\u2019kishte kujdes. Sikur di\u00e7 e dyshimt\u00eb rrinte pezull n\u00eb ajri, atmosfera s\u2019dukej n\u00eb \u201crregull\u201d. Mir\u00ebpo asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Jo si Akili i \u201cIliad\u00ebs\u201d homerike, ky i pati shp\u00ebrfillur hesapet thjesht nga trim\u00ebria. Fare i vet\u00ebdijsh\u00ebm, me motivin e lavdis\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme. E pat\u00ebn paralajm\u00ebruar n\u00ebna Thetisa e edhe t\u00eb tjer\u00eb, por aq i b\u00ebnte Akilit, themb\u00ebr-plagosur, zem\u00ebr-plagosur, prap\u00eb trim\u00ebri luaneske sepse e dinte q\u00eb do vdiste. Nd\u00ebrsa Cesari, ec e merre vesh shp\u00ebrfilljen e tij, mbase nga p\u00ebrhumbja e madh\u00ebshtis\u00eb \u2013 thjesht pati d\u00ebshtuar me vigjilenc\u00ebn. Sipas NATO-s, qoft\u00eb n\u00eb rrafshin personal (si gjeneral a komandant), qoft\u00eb n\u00eb rrafshin madhor e strategjik, prore duhet vigjilenc\u00eb e maturi.<\/p>\n<p>***<br \/>\nHistoriani romak Sallust n\u00eb \u201cKomploti i Katilinit\u201d e ilustron dekadenc\u00ebn morale dhe shoq\u00ebrore t\u00eb klas\u00ebs sunduese t\u00eb Rom\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb Senatit. Gjat\u00eb shkrimit ai vazhdimisht e kritikon korrupsionin romak. Sallust e p\u00ebrshkruan tentativ\u00ebn e p\u00ebrmbysjes s\u00eb qeveris\u00eb romake nga aristokrati Katilin n\u00eb v. 63 pes. Senatorin Katilin e portretizon si karakter imoral, flet rreth q\u00ebllimit t\u00eb tij p\u00ebr ta fituar pushtetin me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, pas mjegull\u00ebs konspirative, gjat\u00eb rebelimit Katilin tenton t\u2019i rekrutoj\u00eb fisnik\u00ebt e falimentuar dhe plebejt\u00eb e pak\u00ebnaqur politikisht. P\u00ebrfundimisht Senati i nd\u00ebrmerr masat ushtarake, n\u00eb betej\u00ebn e vetme Katilin vritet, forcat e tij prej rreth 20.000 vetash ia fillojn\u00eb me ikjet e me dezertimin. Dhe pra, nj\u00eb betej\u00eb e vetme do i jepte fund rebelimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr komplotist\u00ebt Ciceroni insistonte t\u00eb ekzekutoheshin pa gjyq e pa hi\u00e7, edhe pse vet\u00eb ekspert i juridikave. K\u00ebrkesa e tij ishte kontradiktore dhe e dyshimt\u00eb, mbase mendja e Ciceronit e \u201ckorruptuar\u201d. Sepse e caktuar me ligj, t\u00eb cilin ai e njihte m\u00eb mir\u00eb se askush. Ligji i Republik\u00ebs e diktonte se burrat e komplotit fillimisht duhej t\u00eb gjykoheshin.<\/p>\n<p>Ciceroni vinte nga nj\u00eb familje e pasur, ishte i arsimuar, me nj\u00eb karrier\u00eb juridike t\u00eb suksesshme, ishte orator i aft\u00eb. Gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs Ciceroni mbajti poste t\u00eb ndryshme prestigjioze t\u00eb pushtetit. Nd\u00ebrsa senatori Katilin ishte nj\u00eb aristokrat por i zhytur n\u00eb borxhe dhe i korruptuar, af\u00ebr falimentimit. Do provonte t\u00eb b\u00ebhej Konsull, shpresonte se ashtu do ta zbuste problematik\u00ebn me financat, por pati d\u00ebshtuar. N\u00eb gar\u00ebn e fundit pati fituar Ciceroni.<\/p>\n<p>Senatori Katilin e mendonte veten si nj\u00eb kampion p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit, di\u00e7 si shp\u00ebtimtar p\u00ebr t\u00eb pak\u00ebnaqurit, p\u00ebr veteran\u00ebt e fisnik\u00ebt e falimentuar. Nd\u00ebrse Ciceroni e shiste veten si nj\u00eb dikush q\u00eb beson n\u00eb respektimin e ligjit dhe t\u00eb parimeve themelore t\u00eb Republik\u00ebs. Andaj propozimi i tij p\u00ebr ekzekutime pa gjyq mjaft i \u201c\u00e7uditsh\u00ebm\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb debatet e Senatit, Cesari do propozonte q\u00eb fajtor\u00ebt thjesht t\u00eb burgoseshin, dhe pronat e tyre t\u00eb konfiskoheshin. Senati do akordohej me Cesarin, derisa fjal\u00ebn do ta merrte senatori Kato (i Riu, mik i Ciceronit). Fjalimi i tij i zjarrt\u00eb dhe nxit\u00ebs e p\u00ebrkrahte Ciceronin, komplotist\u00ebt duhej t\u00eb ekzekutoheshin, s\u2019kishte zgjidhje tjet\u00ebr. E qart\u00eb se Ciceroni do e ket\u00eb p\u00ebrdorur fuqin\u00eb politike dhe ndikimin p\u00ebr ta realizuar planin e vet, propozimin e vet.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, komplotist\u00ebt do ekzekutoheshin pa gjyq, burrat do vareshin nd\u00ebrsa Ciceroni do quhej \u201cpater patriae\u201d (baba i atdheut). Pavar\u00ebsisht se avokat i suksessh\u00ebm, e njihte ligjin e Republik\u00ebs fort mir\u00eb, pastaj ishte Konsull, e madje dhe poet, pandehte se fitorja e tij ndaj senatorit Katilin ishte \u201carritja m\u00eb e madhe\u201d. Mir\u00ebpo reputacioni i tij tutje do p\u00ebrkeq\u00ebsohej, morali nuk \u201cp\u00ebrputhej\u201d me integritetin, di\u00e7 s\u2019ishte n\u00eb rregull me ato q\u00eb ai trumpetonte. Kishte shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb nuk pajtoheshin me ekzekutimin e qytetar\u00ebve romak\u00eb ashtu pa gjyq.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPra s\u2019mund t\u00eb mohohet se motoja e NATO-s ishte ose \u00ebsht\u00eb huazim i bukur, gjetje e bukur dhe dometh\u00ebnse, huazim nga \u201clasht\u00ebsia\u201d. Dhe vet\u00ebm fjala \u201cmaturi\u201d aq kuptimplote. N\u00ebse dikur \u201cbaballar\u00ebt e ShBA\u201d (dmth. Franklinat e k\u00ebso) qen\u00eb kujdesur q\u00eb Amerika ta \u201ckopjonte\u201d modelin romak sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u2019ishte e mundur (qoft\u00eb modelin e Republik\u00ebs pararend\u00ebse, qoft\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb pasardh\u00ebse), at\u00ebher\u00eb pse t\u2019mos huazonte dhe NATO-ja ndonj\u00eb di\u00e7 q\u00eb ia vlen. Patjet\u00ebr se duhet \u201ckopjuar\u201d gj\u00ebrat q\u00eb kan\u00eb dometh\u00ebnie, d\u00ebshmuar nd\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebt : )<\/p>\n<p>Natyrisht, s\u2019e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr \u201carkitekturat\u201d, p\u00ebr Kapitolat, p\u00ebr nd\u00ebrtesat, stilet e k\u00ebso (k\u00ebto patjet\u00ebr \u201ckopje\u201d, s\u2019kishin vet\u00ebm romak\u00ebt Kapitolina). Por pse jo psh. \u201ckopjimin\u201d komplet t\u00eb qeverisjes romake, pse jo gjith\u00eb \u201csistemin\u201d, madje dhe veset bankare dhe luft\u00ebn me inflacionin. Bie fjala romak\u00ebt i kishin deg\u00ebt \u201clegjislative\u201d + \u201cekzekutive\u201d + deg\u00ebn \u201cligjore\u201d, edhe amerikan\u00ebt modern\u00eb ekzakt\u00ebsisht t\u00eb nj\u00ebjtat.<\/p>\n<p>Romak\u00ebt e kishin \u201cSenatin\u201d, sikur dhe Amerika q\u00eb krenohet me \u201cSenatin\u201d e vet. Romak\u00ebt e kishin \u201casamblen\u00eb\u201d, amerikan\u00ebt e quajn\u00eb di\u00e7 si \u201csht\u00ebpi reprezentative\u201d ama kopje-mrekullia vet\u00eb, q\u00ebkur t\u00eb dyja me kompetencat p\u00ebr krijimin e ligjeve, t\u00eb dekreteve etj. Roma i kishte \u201cKonsul\u00ebt\u201d, Amerika i ka President\u00ebt, pajisur nj\u00ebsoj me kompetenca t\u00eb udh\u00ebheqjes federale dhe t\u00eb komand\u00ebs ushtarake. Roma i kishte \u201cgjyqtar\u00ebt\u201d, Amerika ka \u201cgjykat\u00ebn supreme\u201d, nj\u00ebsoj\u2026 interpretuese t\u00eb ligjit dhe t\u00eb denja p\u00ebr gjykimet suprematike.<\/p>\n<p>S\u2019ke si kopjon di\u00e7 m\u00eb shum\u00eb, n\u00eb fakt dhe vet\u00eb Uashingtoni (dmth. Presidenti i par\u00eb, fillestari, prijatari) do e ket\u00eb kontrolluar list\u00ebn e kopjac\u00ebve \u2013 s\u2019pati ngelur gj\u00eb pa kopjuar : )<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">info: vepra e Sallust &#8220;Conspiracy of Catiline&#8221; ndodhet e depozituar n\u00eb Perseus Catalog, Tufts University, dmth. n\u00eb angl.<em> (Conspiracy of Catiline. Sallust. Rev. John Selby Watson, M.A. New York and London. Harper &amp; Brothers. 1899<\/em><\/span> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(sguraziu &#8211; ap, mars 2023 &#8211; p\u00ebrsiatje rreth moto-simbolikave t\u00eb NATO-s moderne, rreth nx\u00ebnieve nga historia, rreth urt\u00ebsis\u00eb e maturis\u00eb, rreth Rom\u00ebs (Romake) t\u00eb Cesarit e Ciceronit etj) Fraza n\u00eb latinisht &#8220;Animus in Consulendo Liber&#8220;, si\u00e7 e dim\u00eb \u00ebsht\u00eb motoja&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12284\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12284","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12284","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12284"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12284\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12284"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12284"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12284"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}