{"id":12312,"date":"2018-03-10T08:36:02","date_gmt":"2018-03-10T07:36:02","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12312"},"modified":"2024-05-17T07:25:23","modified_gmt":"2024-05-17T06:25:23","slug":"hallkat-kauzale-te-politikeberjes-enveriste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12312","title":{"rendered":"Hallkat kauzale t\u00eb &#8220;politik\u00ebb\u00ebrjes enveriste&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><em>(mars 2017 &#8211; di\u00e7 si parath\u00ebnie shaka-logjike : )<\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Un\u00eb seriozisht s&#8217;merrem me politikat, sa her\u00eb m&#8217;\u00ebsht\u00eb dh\u00ebne rasti e kam cekur k\u00ebt\u00eb, mir\u00ebpo kjo s&#8217;do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb nuk ditkam t&#8217;i shpreh dhe un\u00eb opinionet e mia. K\u00ebtij opinioni (ngjitur m\u00eb posht\u00eb, hedhur dikur n\u00eb Fb) vet\u00ebm z. Filip Guraziu nga Shkodra ia kishte b\u00ebr\u00eb &#8220;like&#8221;, dhe mund ta kuptoj z. Filip pa asnj\u00eb sforcim (babai i tij qe pushkatuar nga diktatura enveriste, nga sistemi i verb\u00ebr i diktatures komuniste). Mir\u00ebpo e \u00e7uditshme q\u00eb askujt tjet\u00ebr n\u00eb Fb s&#8217;i paska p\u00eblqyer &#8220;mendimi&#8221; im : )<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Uroj t&#8217;ju p\u00eblqej\u00eb juve (si lexues i rastit, eventualisht) pavar\u00ebsisht mendimit tuaj. Sepse sikur t\u00eb mendonim t\u00eb gjith\u00eb &#8220;nj\u00ebsoj&#8221; padyshim bota do kishte ngelur n\u00eb vend, asnj\u00eb hap s&#8217;do b\u00ebhej tutje. Ndoshta ende do ishim n\u00eb koh\u00ebn e akullit duke b\u00ebr\u00eb gjoja patinazh artistik akullnajave t\u00eb Evrop\u00ebs. Ose duke fshir\u00eb pluhurin shpellave t\u00eb &#8220;koh\u00ebs s\u00eb gurit&#8221; me mjekrat e gjata : )<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">E r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t&#8217;ket\u00eb laryshi mendimesh, tmerresisht bajate n\u00ebse t&#8217;mendonim t\u00eb gjith\u00eb nj\u00ebsoj (psh. si\u00e7 mendonin komunist\u00ebt e dikursh\u00ebm t\u00eb Xhaxhit). Do vdisnim nga monotonia. Duke patur m\u00eb shum\u00eb ide, sikur formohen cafar\u00eb &#8220;komunizmash t\u00eb ideve&#8221;. Tekefundit dhe vet\u00eb parlamentet e bot\u00ebs jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;komunizma idesh&#8221;, apo jo. Dhe vet\u00eb paralmenti i EU \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunitet mendimesh. Dalin n\u00eb shesh mendimet e ndryshme, filtrohen lloj-lloj filizash ideatik\u00eb, her\u00eb ide t\u00eb men\u00e7ura e ndonj\u00ebher\u00eb (mjaft shpesh) aso t\u00eb krisura. Q\u00eb nga m\u00eb t\u00eb djatht\u00ebt ekstrem\u00eb (ta z\u00ebm\u00eb: populist\u00ebt) e deri tek t\u00eb &#8220;kuqt\u00eb nostalgjik\u00eb&#8221; i shpalosin idet\u00eb e tyre. Jepet e merret me pluralizmin&#8230; derisa m\u00eb n\u00eb fund zgjedhet ideja me e &#8220;men\u00e7ur&#8221; p\u00ebr ta aplikuar n\u00eb praktik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">Madje, pse jo, dhe vet\u00eb klanokraturat shqiptare do ishte mir\u00eb t&#8217;i fusin idet\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb koshere. Idet\u00eb e tyre do zukasnin si zgjua blet\u00ebsh t\u00eb zhurmshme, ama do ta gjenin nj\u00eb &#8220;kompromis&#8221; : )<\/span><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-hallkat_kauzale_te_politikeberjes_enveriste-2014.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12313\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-hallkat_kauzale_te_politikeberjes_enveriste-2014.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"964\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-hallkat_kauzale_te_politikeberjes_enveriste-2014.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-hallkat_kauzale_te_politikeberjes_enveriste-2014-300x207.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-hallkat_kauzale_te_politikeberjes_enveriste-2014-1024x705.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-hallkat_kauzale_te_politikeberjes_enveriste-2014-768x529.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Hallkat kauzale t\u00eb &#8220;politik\u00ebb\u00ebrjes enveriste&#8221;!<\/strong><br \/>\nS. Guraziu, Ars Poetica, Prill 2014<\/p>\n<p><em>(koment i shkurt\u00ebr i lidhur me komentin e Adem Nimanit &#8220;Atdhetari m\u00eb i madh shqiptar, Enver Hoxha&#8221;, postuar nga ai m\u00eb 26 Prill 2014, n\u00eb Fb)<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebse fjala ishte p\u00ebr &#8220;simpatin\u00eb&#8221; tuaj ndaj Enverit, nuk besoj se do ta mohoj\u00eb kush faktin q\u00eb ai ishte &#8220;atdhetar&#8221;. Por \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb atdhetarizmi vall\u00eb? Me sa di un\u00eb atdhetarizmi e patriotizmi jan\u00eb thjesht ta duash vendin t\u00ebnd, ta duash jokushtimisht.<br \/>\nJa q\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb duhet ta duash duke i &#8220;hapur syt\u00eb&#8221;, duke mos ngelur i verb\u00ebr n\u00eb kthetrat e megalomanis\u00eb dhe t\u00eb arroganc\u00ebs. Pasi q\u00eb, nga g\u00ebzhoja e ngusht\u00eb personale, n\u00ebse n\u00eb pozit\u00ebn e udh\u00ebheqjes s\u00eb vendit, edhe si &#8220;atdhetar e patriot&#8221; mund t&#8217;i b\u00ebsh shum\u00eb d\u00ebm Atdheut.<\/p>\n<p>Sipas meje Enver Hoxha nuk ishte dhe aaaaq i mencur politikisht p\u00ebr Atdheun e vet. Ishte madje i &#8220;verb\u00ebr&#8221;, ishte i ngulfatur nga mentaliteti &#8220;despotik&#8221;, nga mend\u00ebsia &#8220;autokratike&#8221;, ishte thjesht nj\u00eb &#8220;diktator&#8221; egocentrik. Enver Hoxha vuante si tep\u00ebr nga ndjenja megalomaniake e superioritetit. Qasja e tij ishte pothuaj nj\u00eb qasje narcizistike prej politikani, nj\u00eb &#8220;narcizist&#8221; i papar\u00eb i politik\u00ebs.<\/p>\n<p>Duke i p\u00ebrjashtuar &#8220;nostalgjik\u00ebt&#8221; e koh\u00ebve t\u00eb tij, sot shumkush flet keq p\u00ebr t\u00eb, p\u00ebr arsye t\u00eb &#8220;komunizmit&#8221; si ideologji. Por t\u00eb jesh komunist as sot e k\u00ebsaj dite s&#8217;ka di\u00e7 t\u00eb keqe n\u00eb vetvete. Evropa ka plot socialist\u00eb e komunist\u00eb, ka gjithfar\u00eb llojesh. N\u00eb t\u00eb ardhmen mund t&#8217;ket\u00eb ndoshta dhe m\u00eb shum\u00eb (sistemet pluraliste t\u00eb politikave moderne p\u00ebrfshijn\u00eb ose mund t\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb dhe komunist\u00eb, mbase jo aso dekadent\u00eb, ithtar\u00eb t\u00eb totalitarizmit, t\u00eb tipit &#8220;a la enverist&#8221;, por komunist\u00eb t\u00eb moderuar).<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit flasin keq sepse aparatura e diktatur\u00ebs enveriste ishte nga m\u00eb t\u00eb egrat q\u00eb ka par\u00eb njeriu ndonj\u00ebher\u00eb. Partia e udh\u00ebhequr nga ai vet\u00eb, e likvidoi a burgosi secilin q\u00eb mendonte qoft\u00eb dhe vet\u00ebm pak\u00ebz m\u00eb ndryshe nga &#8220;mendimi zyrtar i Partis\u00eb&#8230; nga mendimi i tij&#8221;.<\/p>\n<p>Un\u00eb ia z\u00eb p\u00ebr t\u00eb madhe q\u00eb ai ndoqi politik\u00eb t\u00eb gabuar, ose nj\u00eb lloj politike &#8220;d\u00ebshp\u00ebrimi&#8221;, gjoja politik\u00eb e &#8220;deles bardhoshe n\u00eb tuf\u00ebn e t\u00eb zezave&#8221;. T\u00eb gjitha shtetet e bot\u00ebs rreth e rrotull ishin &#8220;zezona&#8221; q\u00eb duhej patur frik\u00eb, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria dhe &#8220;egoja&#8221; e liderit t\u00eb saj ishin Dielli q\u00eb i falnin bot\u00ebs drit\u00eb.<\/p>\n<p>Enveri nuk tregoi fleksibilitet, strategji as maturi politike&#8230; ai mbijetoi jo me Grushtin e Partis\u00eb as me Kazm\u00ebn, por me &#8220;grushtin e centralizmit&#8221; politik, me oportunizmat e tij t\u00eb paturpsh\u00ebm. N\u00eb fund fare, e izoloi vendin totalisht. Populli u rob\u00ebrua dhe u prangos nga vet\u00eb &#8220;koha dhe liria&#8221;.<\/p>\n<p>Si fakte t\u00eb frym\u00ebs s\u00eb tij &#8220;despotike&#8221; mund t&#8217;p\u00ebrmenden shum\u00eb sosh, ka sa t\u00eb duash. Mir\u00ebpo q\u00eb t&#8217;mos na zgjatet komenti sa &#8220;muri kinez&#8221;, le ta p\u00ebrmendim vet\u00ebm 1, q\u00eb sipas meje ia vlen &#8211; psh. praktik\u00ebn e tij (gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Partis\u00eb) p\u00ebr ta krasitur rrug\u00ebn nga &#8220;v\u00ebllaz\u00ebria&#8221; nonkonformiste. E kishte si mani, si ves prej maniaku t\u00eb papar\u00eb, p\u00ebr t&#8217;i krasitur t\u00eb gjith\u00eb filizat e ideve q\u00eb nuk p\u00ebrputheshin me &#8220;idet\u00eb&#8221; e tij.<\/p>\n<p>Ka mjaft gj\u00ebrash q\u00eb nuk i falen kurr\u00eb nga historia (tekefundit s&#8217;ia &#8220;fal&#8221; un\u00eb personalisht).<\/p>\n<p>Enver Hoxha duke i ngritur interesat vetjake dhe ato t\u00eb &#8220;klik\u00ebs&#8221; servile (sunduese, t\u00eb Partis\u00eb) mbi interesat e Atdheut, u soll thjesht si nj\u00eb &#8220;arrogant&#8221; i politik\u00ebs. Gj\u00eb q\u00eb shkaktoi ngeljen e Atdheut n\u00eb vend. U stagnua n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet, e q\u00eb, kuptohet shtylla kryesore e t\u00eb gjitha dhimbjeve ishte aspekti &#8220;ekonomik&#8221; dhe zhvillimi.<\/p>\n<p>Pasojat e politik\u00ebs s\u00eb tij shkurtpam\u00ebse e soll\u00ebn nj\u00ebr\u00ebn nga dekadat m\u00eb &#8220;kritike&#8221; n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb si shtet (1995 &#8211; 2005). Dekad\u00eb mjerimi e turpi, e cila madje p\u00ebr pak\u00ebz sa nuk e pati hedhur vendin n\u00eb humneren e anarkis\u00eb e t\u00eb luftes civile (v\u00ebllavrasjes).<\/p>\n<p>Stagnimi p\u00ebr 3-4 dekada n\u00eb planin e zhvillimit dhe pritja aq e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e mundur q\u00eb Shqip\u00ebria t&#8217;i bashkohet &#8220;aspirat\u00ebs&#8221; reale p\u00ebr n\u00eb EU, jan\u00eb po ashtu hallkash kauzale, pasoj\u00eb e politik\u00ebs s\u00eb dikurshme t\u00eb verb\u00ebr.<\/p>\n<p>Natyrisht, n\u00eb gjith\u00eb katrahuren historike t\u00eb diktatur\u00ebs 40-50 vje\u00e7are ka dhe disa gj\u00ebra t\u00eb mira, t\u00eb cilat sikur vet\u00ebm ashtu me &#8220;dor\u00ebn e fort\u00eb&#8221; t\u00eb tij qen\u00eb t\u00eb mundura. Kjo q\u00ebndron, s&#8217;e mohon kush as k\u00ebt\u00eb. Nj\u00ebra nga k\u00ebto t\u00eb mira (q\u00eb un\u00eb e \u00e7moj m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka tjet\u00ebr) \u00ebsht\u00eb &#8220;liridh\u00ebnia dhe emancipimi i femr\u00ebs&#8221; shqiptare. Pra sa p\u00ebr ta p\u00ebrmendur dhe ndonj\u00eb t\u00eb &#8220;mir\u00eb&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\n\u00cbsht\u00eb ngjash\u00ebm me rastin e Tha\u00e7it modern dhe t\u00eb tovarish-ve kosovar\u00eb, aspak m\u00eb ndryshe. T&#8217;i b\u00ebsh ca &#8220;aventurash partizaneske&#8221;, ta shoh\u00ebsh veten si &#8220;warlord&#8221;&#8230; dhe hoop ta shpall\u00ebsh fitoren me &#8220;ndihm\u00ebn e tjet\u00ebrkujt&#8221;, ta udh\u00ebheq\u00ebsh pastaj n\u00eb LIRI vendin e \u00e7liruar (jo vet\u00ebm nga ti, madje as nga vet\u00eb populli, por dhe me ndihm\u00ebn e NATO-aleanc\u00ebs), ka shum\u00eb dallim, tep\u00ebr shum\u00eb dallim.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, &#8220;strategjikat&#8221; partizaneske, k\u00ebrc\u00ebllimi i dh\u00ebmb\u00ebve patriotik\u00eb ndaj polic\u00ebve t\u00eb armikut, k\u00ebrkojn\u00eb sa trim\u00ebri po aq sadopak dhe men\u00e7uri. Af\u00ebrmendsh, nuk luftohet symbyllur, n\u00eb luft\u00eb nuk mjafton vet\u00ebm trim\u00ebria. Prandaj dhe shpesh gjeneral\u00ebt fitojn\u00eb dekorata e l\u00ebvdata, askush s&#8217;ua \u00e7on posht kok\u00ebdhimbjen e tyre ushtarake.<\/p>\n<p>Ama gjeneral\u00ebt e kan\u00eb vendin e vet, Cesarit \u00e7far\u00eb i takon Cesarit. Tashm\u00eb n\u00eb LIRI ta udh\u00ebheq\u00ebsh politik\u00ebn e vendit (gjoja si nj\u00eb &#8220;mareshal pa dekorata&#8221;) k\u00ebrkohet shum\u00eb men\u00e7uri e kthjellt\u00ebsi. Politikat, diplomatikat, ekonomikat, strategjikat&#8230; e LIRIS\u00cb, s&#8217;mund t\u00eb krahasohen me &#8220;men\u00e7urit\u00eb partizaneske&#8221;. Dallimi s&#8217;ka &#8220;brir\u00eb&#8221; &#8211; ky \u00ebsht\u00eb ai dallimi i vock\u00ebl i vet\u00eb dallimit. K\u00ebt\u00eb duhej ta kishte kuptuar dikur Tha\u00e7i dhe &#8220;neo-oligark\u00ebt&#8221; e klas\u00ebs s\u00eb tij. E jo t\u00eb shtiret gjoja si &#8220;Enver&#8221; modern i demokracis\u00eb, si ndonj\u00eb Mini-Sulltan q\u00eb i blen votat (nd\u00ebr 88 katundet e Drenic\u00ebs s\u00eb Poshtme dhe t\u00eb Ep\u00ebrme) vit pas viti, pothuaj p\u00ebr 2 dekada tashm\u00eb.<\/p>\n<p>[ <em>Ilustrimi ngjitur: Piktur\u00eb e Vilson Kilica &#8211; &#8220;Shoku Enver Hoxha&#8221;, 1976 (detaj)<\/em> ]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(mars 2017 &#8211; di\u00e7 si parath\u00ebnie shaka-logjike : ) Un\u00eb seriozisht s&#8217;merrem me politikat, sa her\u00eb m&#8217;\u00ebsht\u00eb dh\u00ebne rasti e kam cekur k\u00ebt\u00eb, mir\u00ebpo kjo s&#8217;do t&#8217;thot\u00eb q\u00eb nuk ditkam t&#8217;i shpreh dhe un\u00eb opinionet e mia. K\u00ebtij opinioni (ngjitur&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12312\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12312","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12312","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12312"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12312\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12312"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12312"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12312"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}