{"id":12345,"date":"2023-03-14T10:56:58","date_gmt":"2023-03-14T09:56:58","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12345"},"modified":"2024-04-09T04:15:39","modified_gmt":"2024-04-09T03:15:39","slug":"cesarit-ci-takon-cesarit-njesoj-dhe-kleopatres","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12345","title":{"rendered":"Cesarit, \u00e7&#8217;i takon Cesarit &#8211; Nj\u00ebsoj dhe Kleopatr\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu, 2014 &#8211; Humoresk\u00eb<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>thelbi i humoresk\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, fjal\u00ebt tona s&#8217;jan\u00eb llomotitje e nj\u00eb traktori &#8220;transformer&#8221;, i cili kthehet her\u00eb n\u00eb robot servilant, e her\u00eb n\u00eb llamarinash kot<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-cesarit_njesoj_dhe_kleopatres_humoreske_2014.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12346\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-cesarit_njesoj_dhe_kleopatres_humoreske_2014.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1080\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-cesarit_njesoj_dhe_kleopatres_humoreske_2014.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-cesarit_njesoj_dhe_kleopatres_humoreske_2014-300x169.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-cesarit_njesoj_dhe_kleopatres_humoreske_2014-1024x576.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-cesarit_njesoj_dhe_kleopatres_humoreske_2014-768x432.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-cesarit_njesoj_dhe_kleopatres_humoreske_2014-1536x864.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Grindjet, trazimet e burrave dhe mospajtimet e tyre n\u00eb secil\u00ebn fush\u00eb t\u00eb jet\u00ebs moderne, madje dhe n\u00eb politikat e partive (ku burrat gravitojn\u00eb), padyshim duhet t&#8217;jen\u00eb rezultat ose pasoj\u00eb e luft\u00ebs s\u00eb grave p\u00ebr &#8220;barazin\u00eb&#8221; dominante. Prapa kulisave, strikt sipas filozofis\u00eb strategjike &#8220;p\u00ebr\u00e7aj e sundo&#8221;, duke e p\u00ebrdorur si paravan &#8220;intelektual&#8221; feminizmin, ngadal\u00eb por ama sigurt grat\u00eb jan\u00eb duke i kthyer fluturat dhe velat e fregatave n\u00eb drejtimin e duhur.<\/p>\n<p>Kjo m\u00eb g\u00ebzon, dhe gjith\u00e7ka p\u00ebrputhet me admirimin tim sa i p\u00ebrket impenjimit t\u00eb tyre. Ashtu-k\u00ebshtu gjithmon\u00eb m\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer &#8220;feminizmat&#8221; e femrave. Anise solidarizim fare natyrsh\u00ebm, caktuar nga vet\u00eb natyra, jo tin\u00ebzisht por heshturisht, s&#8217;kam b\u00ebr\u00eb as buj\u00eb as zhurm\u00eb. Uroj t&#8217;mos krijohet p\u00ebrshtypja sikur gjoja i paskam &#8220;tradhtuar&#8221; burrat. Pasi kjo nuk q\u00ebndron.<\/p>\n<p>S&#8217;i p\u00ebrkrah\u00eb feminizmat as me zhurm\u00eb e as me akte pompoze, sepse s&#8217;m\u00eb ka hije, s&#8217;m\u00eb takon, s&#8217;\u00ebsht\u00eb as nevoja. Jan\u00eb tep\u00ebr qesharak\u00eb e p\u00ebr keqardhje ata burra q\u00eb shtiren gjoja m\u00eb &#8220;katolik\u00eb sesa vet\u00eb Papa&#8221;, si\u00e7 ia thuhet. Jan\u00eb p\u00ebr keqardhje burrecat q\u00eb shiten gjoja m\u00eb feminist\u00eb sesa vet\u00eb femrat. Kjo thjesht s&#8217;pi uj\u00eb.<br \/>\nNuk ndjehem i &#8220;taborrit&#8221; t\u00eb grave sepse jam burr\u00eb &#8211; me di\u00e7 tjet\u00ebr krenohem un\u00eb, e me di\u00e7 tjet\u00ebr ato, aq e natyrshme kjo pun\u00eb. Nuk jam burrec (si ata q\u00eb sapo i p\u00ebrmenda me keqardhje) dhe as ndonj\u00eb mistrec i pispillosur n\u00eb &#8220;catwalk&#8221;, gjoksi im \u00ebsht\u00eb plot lesh burr\u00ebrie, lesh natyral dhe pa hile.<\/p>\n<p>Faktet jan\u00eb dhe mbesin fakte, larg qoft\u00eb t\u00eb rreshtohem anti-graris\u00eb, sikur dhe as kund\u00ebr burr\u00ebris\u00eb. Ama gjithmon\u00eb do ta them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, femrat p\u00ebrher\u00eb do ta ken\u00eb admirimin tim per luften e drejt\u00eb. Pa femrat s&#8217;do kishte as jet\u00eb &#8211; jeta s&#8217;do kishte kuptim, pa to njer\u00ebzimi s&#8217;do ishte askund, thon\u00eb t\u00eb men\u00e7urit. Filozof\u00ebt, artist\u00ebt, poet\u00ebt etj. thon\u00eb se femrat jan\u00eb per\u00ebndeshat e jet\u00ebs, ato jan\u00eb lulet e k\u00ebsaj bote, q\u00eb e zbukurojn\u00eb jet\u00ebn me nj\u00eb milion ngjyrat e nuancat.<\/p>\n<p>Burrat jan\u00eb po ashtu &#8220;okay&#8221;, s&#8217;u mungon gj\u00eb, ama pa femrat thjesht jan\u00eb di\u00e7 si traktor\u00ebt e vrazhdt\u00eb, gati p\u00ebr t&#8217;u ndryshkur. Pa femrat padyshim akoma do ishin duke b\u00ebr\u00eb gjoja patinazh artistik n\u00eb akullnajat e Ice Age. Jan\u00eb ato q\u00eb burrave ua falin shk\u00eblqimin e v\u00ebrtet\u00eb &#8211; pik\u00ebrisht femrat. Gjith\u00e7ka shk\u00eblqen me tr\u00ebndafileshat pran\u00eb, edhe traktorit m\u00eb t\u00eb ndryshkur sikur i vjen ajo viz\u00ebllima metalike.<\/p>\n<p>Nuk i kuptoj ca tipash tek p\u00ebrshfaqen si shovinist\u00eb mjeran\u00eb, por mbase t\u00eb till\u00eb jan\u00eb nga lig\u00ebsia, nga dob\u00ebsia e tyre. M\u00eb kujtohet, nj\u00eb th\u00ebnie e vjet\u00ebr kroate thoshte se &#8220;pecit t&#8217;lig\u00ebsht secila qime ia z\u00eb udh\u00ebn&#8221;! Vall\u00eb pse kroat\u00ebt e shpik\u00ebn dikur k\u00ebt\u00eb th\u00ebnie, e pra&#8230; mendoj se ata e dinin fort mir\u00eb pse.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo shk\u00eblqimi i ka ca kushte, gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura reciprokisht, dihet dhe kjo. S&#8217;do mend se, femrave u duhet ndihma e burrave, sikur dhe k\u00ebta q\u00eb s&#8217;munden pa femrat. Fillimisht (jokushtimisht) burrat duhet t&#8217;ua trasojn\u00eb shtigjet e veprimit, t&#8217;ua sigurojn\u00eb binat teatrale. Ashtu-k\u00ebshtu burrat jan\u00eb ata q\u00eb duhet ta djersitin zinxhirin e zhvillimit materialist.<\/p>\n<p>Mund t&#8217;i marrin gjith\u00eb Nobelat, s&#8217;ua ndalon kush. Sa i p\u00ebrket &#8220;nobelizmit&#8221; mund t&#8217;i diskriminojn\u00eb sa t\u00eb duash grat\u00eb (si\u00e7 jan\u00eb duke b\u00ebr\u00eb tani), por duhet dhe ta praktikojn\u00eb n\u00eb realitet secil\u00ebn shkenc\u00eb, duhet ta aplikojn\u00eb n\u00eb praktik\u00eb secil\u00ebn gj\u00eb t\u00eb shpikur. Le t&#8217;shpikin ata, le t&#8217;krenohen p\u00ebr miliona patente, le ta shpik Edisoni llamb\u00ebn a Teslla elektricitetin, por dhe duhet ta zhvillojn\u00eb bot\u00ebn realisht. Burrat e tjer\u00eb q\u00eb s&#8217;u ka shkrepur mendja t\u00eb shpikin gj\u00eb, duhet t&#8217;jen\u00eb te hijsh\u00ebm, qaf\u00ebtrash\u00eb e muskuloz\u00eb, duhet ta ken\u00eb vullnetin e \u00e7elikosur, duhet t&#8217;i p\u00ebrvjelin m\u00ebng\u00ebt.<\/p>\n<p>Burrat duhet ta shpikin \u00e7do gj\u00eb ekzistente dhe joekzistente, qoft\u00eb idet\u00eb qoft\u00eb formulat ajnshtaniane, qoft\u00eb fitilin qoft\u00eb dinamitin&#8230; si cilido Nobel i k\u00ebsaj bote. Duhet t&#8217;i ujdisin dhe nj\u00eb milion veglurina t\u00eb tjera (gjoja aparate t\u00eb shkenc\u00ebs e t\u00eb luft\u00ebs), edhe kjo q\u00ebndron. Meq\u00eb shpikja, sado gjeniale na qoft\u00eb, ngelet di\u00e7 e kot\u00eb, n\u00ebse nuk i nd\u00ebrton fabrikat, n\u00ebse nuk i djersit\u00eb muskujt, n\u00ebse nuk i prodhon me miliarda po\u00e7esh p\u00ebr ta ndri\u00e7uar bot\u00ebn. Koeficienti &#8220;nobelistik&#8221; i s\u00eb tashmes nuk paraqet gj\u00eb realistike, mund t&#8217;jet\u00eb madje pak\u00ebz fals, mund t&#8217;jet\u00eb d\u00ebshmi e &#8220;paturpshme&#8221; e mentalitetit dekadent t\u00eb burrave, trash\u00ebguar q\u00eb nga lasht\u00ebsia.<\/p>\n<p>Se burrat duhet t&#8217;i shpojn\u00eb Alpet dhe shk\u00ebmbinjt\u00eb e Zvicrr\u00ebs, gjith\u00eb tunelet e k\u00ebsaj bote, se duhet t&#8217;i nd\u00ebrtojn\u00eb minierat dhe t&#8217;i p\u00ebrpunojn\u00eb l\u00ebnd\u00ebt e para &#8211; kjo sepse e caktuar nga natyra. Duhet t&#8217;i nd\u00ebrtojn\u00eb shkritoret, uzinat e fabrikat, dhe p\u00ebrve\u00e7 tankseve, n\u00ebndetseve e raketave, duhet t&#8217;i prodhojn\u00eb me miliona automobila e rekuizite teknologjike (meq\u00eb ra fjala, di\u00e7 si kuriozitet: automobili \u00ebsht\u00eb gjenialiteti\u00a0 m\u00eb &#8220;bind\u00ebs&#8221; dhe m\u00eb josh\u00ebs q\u00eb ka shpikur njeriu ndonj\u00ebher\u00eb).<\/p>\n<p>Burrat duhet t&#8217;i \u00e7ajn\u00eb bjeshk\u00ebt n\u00eb dysh, t&#8217;i ujdisin hekurudhat, t&#8217;i nd\u00ebrtojn\u00eb avion\u00ebt, raketat, kozmodromet, aeroportet, anijet dhe portet, t&#8217;i b\u00ebjn\u00eb gati autostradat, rrug\u00ebt anemban\u00eb rruzullit, duhet t&#8217;i lidhin kontinentet, akullnentet, duhet t&#8217;i nd\u00ebrtojn\u00eb panum\u00ebr komplekse industriale, jo vet\u00ebm p\u00ebr industrit\u00eb vitale t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb zhvillimit, por dhe p\u00ebr fabrikimin e panum\u00ebr produktesh q\u00eb u p\u00eblqejn\u00eb grave.<\/p>\n<p>Pastaj duhet t&#8217;i nd\u00ebrtojn\u00eb ato mega-qendrat tregtare, me lloj-lloj dyqanesh t\u00eb tipit Versace, Cartier, Gucci, Louis Vuitton, Balenciaga, Armani, Dior&#8230; dhe t&#8217;i mbushin plot e p\u00ebrplot me mallra, pasi q\u00eb grat\u00eb duhet t&#8217;ken\u00eb ku t\u00eb b\u00ebjn\u00eb &#8220;shopping&#8221; modern. Ka ikur tashm\u00eb koha e &#8220;bazareve&#8221; babilonase plot pluhur e balt\u00eb, madje as gjysheve t\u00eb Malcis s&#8217;ua hedh dot, gjoja t&#8217;i palos\u00ebsh thurimat e q\u00ebndismat, \u00e7orapet e leshta, vez\u00ebt e qep\u00ebt skaj rrug\u00ebs plot pluhur dhe t&#8217;na b\u00ebsh &#8220;business&#8221;. Etj. etj, panum\u00ebr t\u00eb tjera, panum\u00ebr gj\u00ebrash q\u00eb burrat duhet t&#8217;i ujdisin, miliona t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme, zinxhir.<\/p>\n<p>Dhe s&#8217;ka asgj\u00eb &#8220;tragjike&#8221; n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes, s&#8217;duhet dramatizuar si ata macho-shovinist\u00ebt e dob\u00ebt. Jan\u00eb gj\u00ebra q\u00eb i b\u00ebjn\u00eb burrat e vrazhdt\u00eb, meq\u00eb natyra e pati caktuar q\u00eb t&#8217;jen\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm e muskuloz\u00eb, si traktor\u00eb. Sikur q\u00eb s&#8217;qe caktuar q\u00eb t&#8217;ngelin shtatz\u00ebn\u00eb &#8211; ky privilegj hyjnor u qe caktuar femrave.<\/p>\n<p>Dihet se traktor\u00ebt jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;stupid machines&#8221;, t\u00eb nevojshme po, por aq, asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Me ta kryer pun\u00ebn thjesht mund ta harrosh cilindo traktor, madje dhe aty n\u00eb fush\u00eb, n\u00ebn qiellin e hapur. Asgj\u00eb s&#8217;i gjen\u00eb, mund t&#8217;rrin\u00eb n\u00eb diell, n\u00eb acar, n\u00eb shi a sht\u00ebrngat\u00eb, duket sikur ndryshken nj\u00eb grim\u00eb por nj\u00eb shkundje duhet. Me shkundullim\u00ebn e par\u00eb&#8230; me kollitjen e par\u00eb u vjen fryma, prap\u00eb rrokullisen ashtu traktor\u00e7e, me zhurm\u00eb, tym e oshtim\u00eb.<\/p>\n<p>Puna pun\u00eb, e ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet, duhet zhvilluar bota, duhet p\u00ebrparuar. Mir\u00ebpo jeta nuk b\u00ebhet me traktor\u00eb. Jeta e mir\u00ebfillt\u00eb dhe puna, s&#8217;duhet ngat\u00ebrruar k\u00ebto, jan\u00eb dy gj\u00ebra t\u00eb ndryshme. P\u00ebr ta shijuar jet\u00ebn duhet di\u00e7 m\u00eb luksoze se traktor\u00ebt. Di\u00e7 m\u00eb praktike, m\u00eb komode &#8211; mbase veturat! Asnj\u00eb i krisur, qoft\u00eb dhe m\u00eb i krisuri i k\u00ebsaj bote nuk niset n\u00eb Ibiza a n\u00eb Mallorca me traktor? Edhe pse s&#8217;p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e ndonj\u00eb rasti t\u00eb izoluar, e pabesueshme t&#8217;ket\u00eb ndodhur.<\/p>\n<p>P\u00ebr pushime, p\u00ebr rehati e p\u00ebr promenada veturat jan\u00eb t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsueshme. Sikur dhe rekuizitet p\u00ebrcjell\u00ebse q\u00eb duhen, sa m\u00eb luksoze q\u00eb t&#8217;jet\u00eb e mundur. Edhe veturat, rekuizitet, gjith\u00e7ka t\u00eb k\u00ebsaj bote &#8220;materialiste&#8221; duhet ta ujdisin burrat, me gjith\u00eb xingla-minglat e nevojshme. \u00cbsht\u00eb detyr\u00eb e tyre, e paracaktuar.<\/p>\n<p>Thelbi i humoresk\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, fjal\u00ebt tona s&#8217;jan\u00eb llomotitje t\u00eb nj\u00eb traktori &#8220;transformer&#8221;, i cili kthehet her\u00eb n\u00eb robot servilant, e her\u00eb n\u00eb llamarinash kot. S&#8217;ka si kontestohet fakti: sikur t&#8217;mos ishin femrat, ky zinxhir i nd\u00ebrtimit t\u00eb bot\u00ebs as q\u00eb do ishte b\u00ebr\u00eb zinxhir. Kurr\u00eb s&#8217;do nisej p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb &#8220;zinxhir&#8221;. Do ngelej nj\u00eb toj\u00eb, nj\u00eb sixhim i lesht\u00eb, sepse s&#8217;do ishte nevoja p\u00ebr zhvillime, p\u00ebr ecje p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Pa femrat bota do kishte stagnuar, padyshim dhe vet\u00eb evolucioni, Darvini e dinte fort mir\u00eb, tjet\u00ebr se pati heshtur. Sepse gj\u00ebrat q\u00eb dihen si fakte ordinere s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten me shkencat e hipotezat. Meshkujt akoma dhe sot e k\u00ebsaj dite do flinin n\u00ebp\u00ebr drunj. Sipas skenarit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, le t&#8217;themi n\u00ebp\u00ebr kasollet prej gjethesh, si t\u00eb Tarzanit n\u00eb xhung\u00ebl. Pa grat\u00eb, burrat ende do ishin duke i fshir\u00eb merimangat me mjekrrat e tyre t\u00eb gjata, nd\u00ebr shpellat e Koh\u00ebs s\u00eb Gurit.<\/p>\n<p>Me triumfin e &#8220;feminizmit&#8221;, me luft\u00ebn e drejt\u00eb t\u00eb grave p\u00ebr &#8220;barazin\u00eb&#8221; dominante (burrat 49 = grat\u00eb 51), s&#8217;do ndryshonin gj\u00ebrat thelb\u00ebsisht. T\u00eb gjitha hesapet &#8220;burr\u00ebrore&#8221; do t&#8217;ngeleshin aty ku dhe jan\u00eb &#8211; thon\u00eb ekspert\u00ebt e s\u00eb tashmes. Sa i p\u00ebrket zhvillimit, ndryshime aq rr\u00ebnj\u00ebsore s&#8217;do kishte as n\u00eb t\u00eb ardhmen. Mir\u00ebpo nga ana e politik\u00ebs (shikuar politikisht), me fitoren e grave gj\u00ebja m\u00eb interesante q\u00eb do fitonte njer\u00ebzimi do ishte paqja absolute dhe koherente, paqja globale.<\/p>\n<p>S&#8217;do kishte tutje kurr\u00eb luftra (si\u00e7 burrat i pat\u00ebn gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb, dhe akoma s&#8217;ndalen). Me fitoren e feminizmit luftrat do ishin t\u00eb paimagjinueshme. Vall\u00eb, a mos na qenka kjo &#8220;pak&#8221;, si fitore e njer\u00ebzimit?! N\u00eb epok\u00ebn e grave t\u00eb futurizmit do flitej p\u00ebr historin\u00eb e turpshme t\u00eb burrave, do flitej pa &#8220;fjal\u00eb&#8221;, ashtu shurdh\u00ebr, me gjuh\u00ebn e memec\u00ebris\u00eb. Do flitej p\u00ebr &#8220;Koh\u00ebn e Gurit&#8221; t\u00eb tyre, p\u00ebr koh\u00ebn e ma\u00e7ungave e t\u00eb \u00e7omangave. Kjo vet\u00ebm sa p\u00ebr hir t\u00eb historis\u00eb, si d\u00ebshmi p\u00ebr gjeneratat e futurizmit, do t&#8217;argumentohej me heshtje e me infografikash t\u00eb zbehta holografike.<\/p>\n<p>Me fitoren e femrave p\u00ebr barazin\u00eb (burrat 49 = grat\u00eb 51) e ardhmja s&#8217;do ishte ndonj\u00eb qilim falas i mbuluar me tr\u00ebndafilash, por s\u00ebpaku do t&#8217;ishte absolutisht &#8220;roz\u00eb&#8221;. K\u00ebshtu mendon bie fjala dhe ai pronari i &#8220;Miss Universe&#8221;, ai pasaniku i madh, Trump. Magnati amerikan \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkrah\u00ebs i pashoq i grave, ai dhe e ka d\u00ebshmuar publikisht zemr\u00ebn fisnike, sikur dhe largpam\u00ebsin\u00eb e vet, me lloj-lloj kampanjash e shampanjash.<\/p>\n<p>Kuptohet se futurizmi i dominanc\u00ebs feministe s&#8217;ka vend as p\u00ebr &#8220;amazonash&#8221; t\u00eb xhindosura, gjoja &#8220;businesswomen&#8221; arrogante, aso q\u00eb vishen si djalli n\u00eb Prada, femra q\u00eb jan\u00eb murrizash t\u00eb &#8220;egra&#8221; dhe ndaj vet\u00eb femrave. S&#8217;ka vend as p\u00ebr shtrigash t\u00eb rrezikshme, p\u00ebr shtrig\u00ebzeza t\u00eb imagjinates p\u00ebrrallore a la Grim, as p\u00ebr anti-heroinash hollivudeske. Feminizmi i v\u00ebrtet\u00eb s&#8217;ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me egoistikat, me alter-egot as me ego-centrizmat.<br \/>\nFuturizmi feministik do t&#8217;kishte vet\u00ebm thashetheme, secili kufi i shteteve do ta kishte nga nj\u00eb Everest me shpifje e thashetheme. S\u00ebshumti do t&#8217;kishte z\u00ebnkash verbale, shigjeta prej shikimesh p\u00ebrv\u00ebluese, do t&#8217;kishte xhelozi dhe mbase shuuum\u00eb shtete q\u00eb nuk flasin mes vete. Ama, si\u00e7 e cek\u00ebm, do celebrohej triumfi, do mbret\u00ebronte paqja globale, paqja absolute. Luftrat do ishin di\u00e7 si &#8220;histori e turpshme&#8221; e njer\u00ebzimit &#8211; thon\u00eb ekspert\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu, 2014 &#8211; Humoresk\u00eb (&#8230;thelbi i humoresk\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, fjal\u00ebt tona s&#8217;jan\u00eb llomotitje e nj\u00eb traktori &#8220;transformer&#8221;, i cili kthehet her\u00eb n\u00eb robot servilant, e her\u00eb n\u00eb llamarinash kot&#8230;) Grindjet, trazimet e burrave dhe mospajtimet e tyre&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12345\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-12345","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12345","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12345"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12345\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12345"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12345"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12345"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}