{"id":12435,"date":"2023-03-25T11:26:27","date_gmt":"2023-03-25T10:26:27","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12435"},"modified":"2025-03-27T17:31:54","modified_gmt":"2025-03-27T16:31:54","slug":"eroteze-rreth-neutralitetit-moral-te-shkenco-teknologeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12435","title":{"rendered":"Erotez\u00eb rreth &#8220;neutralitetit moral&#8221; t\u00eb shkenco-teknolog\u00ebve!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2018 &#8211; Humoresk\u00eb<\/em><\/p>\n<p>&#8211; <strong>n\u00ebse problemet ekzistente kan\u00eb prirjen t\u00eb problematizohen me hujet e &#8220;rritjes e t\u00eb shum\u00ebzimit&#8221;, k\u00ebt\u00eb proces shkenca e njeh si &#8220;akumulim problematik i problemeve&#8221;<\/strong>&#8230;<br \/>\n&#8211; <strong>\u00ebsht\u00eb problem i madh n\u00ebse vet\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt (mes vete) s&#8217;ia dalin t\u00eb merren vesh lidhur me problemet<\/strong>&#8230;<br \/>\n&#8211; <strong>vet\u00ebm gjallesat inteligjente e kan\u00eb privilegjin e &#8220;problemeve&#8221;, e vetmja specie anti-problematike e universit \u00ebsht\u00eb njeriu<\/strong>&#8230;<br \/>\n&#8211; <strong>t\u00eb gjitha problemet qen\u00eb nisur dikur nga nj\u00eb Problem i Madh, nga buuumi i madh, nga hi\u00e7asgj\u00ebja kaotike-problematike<\/strong>&#8230;<br \/>\n&#8211; <strong>planeti yn\u00eb (Toka) e pati shpikur jet\u00ebn inteligjente p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur problemet e veta &#8211; s&#8217;\u00ebsht\u00eb kot Venera e vdekur, Marsi i vdekur, Merkuri, t\u00eb gjitha planetet pa jet\u00eb. U mungon jeta sepse s&#8217;kan\u00eb probleme<\/strong>&#8230;<br \/>\n&#8211; <strong>propozoj q\u00eb Marsi t&#8217;u falet shkenc\u00ebtar\u00ebve, me dekret e me tapi, p\u00ebrgjithmon\u00eb i tyre si koloni e si sht\u00ebpi &#8211; me kusht q\u00eb t\u00eb shp\u00ebrngulen n\u00eb Mars, p\u00ebrgjithmon\u00eb<\/strong>&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-eroteze_rreth_neutralitetit_moral_te_shkences_2018.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12436\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-eroteze_rreth_neutralitetit_moral_te_shkences_2018.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"893\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-eroteze_rreth_neutralitetit_moral_te_shkences_2018.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-eroteze_rreth_neutralitetit_moral_te_shkences_2018-300x209.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-eroteze_rreth_neutralitetit_moral_te_shkences_2018-1024x714.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-eroteze_rreth_neutralitetit_moral_te_shkences_2018-768x536.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb librin e Mario Auguste Bunge &#8211; &#8220;<em>Doing Science: In the Light of Philosophy<\/em>&#8220;, publikim i World Scientific, 2017, hasa n\u00eb di\u00e7 mjaft provokative:<\/p>\n<p>[ cit ]<br \/>\n&#8220;R\u00ebnd\u00ebsia e problemeve n\u00eb t\u00eb gjitha sferat e jet\u00ebs \u00ebsht\u00eb e till\u00eb, aq sa dikush pati th\u00ebn\u00eb se jeta n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb thjesht &#8220;t\u00eb merresh me problemet&#8221;. P\u00ebr ata q\u00eb e kan\u00eb zgjidhur problemin bazik t\u00eb ekzistenc\u00ebs materiale (mbijetes\u00ebs), t\u00eb jetosh tutje do t&#8217;thot\u00eb t\u00eb dashurohesh n\u00eb problemet mendore, t\u00eb biesh n\u00eb dashuri me problemet rreth vlerave, me ato t\u00eb etikave etj. Dmth. her\u00eb t&#8217;i duash, t\u00eb dashurohesh, e her\u00eb t&#8217;mos i duash, t\u00eb &#8220;ftohesh&#8221;. Shkenc\u00ebtar\u00ebt q\u00eb shtrojn\u00eb Pyetje t\u00eb M\u00ebdha, t\u00eb tilla &#8220;si dhe pse filloi qytet\u00ebrimi?&#8221;, quhen shkenc\u00ebtar\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm. Ata q\u00eb i shtrojn\u00eb pyetjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb tilla si &#8220;\u00e7&#8217;mund t\u00eb ekzistoj\u00eb vetvetiu?&#8221;, &#8220;\u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta?&#8221;, &#8220;a \u00ebsht\u00eb shkenca moralisht neutrale?&#8221;, t\u00eb till\u00eb quhen filozof\u00eb.<br \/>\n[ fund i cit ]<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, me k\u00ebt\u00eb u n\u00ebnkuptuaka q\u00eb n\u00ebse un\u00eb (si joshkenc\u00ebtar) i shtruakam pyetje shkenc\u00ebs rreth &#8220;neutralitetit moral&#8221;, at\u00ebher\u00eb qenkam &#8220;filozof&#8221;. Ashtu-k\u00ebshtu pyetjet filozofike s&#8217;jan\u00eb shkencore. Mir\u00ebpo, nga ana tjet\u00ebr, pyetjet filozofike s&#8217;jan\u00eb aspak t\u00eb &#8220;vogla&#8221;. P\u00ebrkundrazi, konsiderohen mjaft t\u00eb m\u00ebdha dhe &#8220;pyetje problematike&#8221;. P\u00ebrndryshe do i kishim harruar q\u00ebmoti me Platona e Aristotela&#8230;<\/p>\n<p>Pra vet\u00ebm njeriu si qenie unikale e ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb merret me &#8220;problemet&#8221; inteligjente, asnj\u00eb gjalles\u00eb tjet\u00ebr e planetit. Deri sot shkenca s&#8217;ka gjetur asnj\u00eb gjalles\u00eb (t\u00eb Universit, a t\u00eb Multiversit) q\u00eb merret me problemet inteligjente, p\u00ebrve\u00e7 njeriut. Fakt i vock\u00ebl ky, fakt bazik e qesharak, ama fakt!<\/p>\n<p>Tutje kah fundi (i nj\u00eb kapitulli) autori Bungo i kishte shtruar dhe vet\u00eb disa pyetje &#8220;t\u00eb m\u00ebdha&#8221;. Nj\u00ebra prej pyetjeve kishte t&#8217;b\u00ebnte me \u00e7\u00ebshtjen e abiogjenez\u00ebs:<\/p>\n<p>[ cit ]<br \/>\n&#8220;Hipoteza materialiste q\u00eb organizmat m\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm kan\u00eb lindur spontanisht (pa ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb) nga sinteza e materialeve abiotike, u hodh posht\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb&#8230;<br \/>\n[ fund i cit ]<\/p>\n<p>Asgj\u00eb, s&#8217;duhet m\u00ebrzitur lexuesi n\u00ebse shkenc\u00ebtar\u00ebt i hedhin posht &#8220;shkencat&#8221; e nj\u00ebri-tjetrit &#8211; pse jo, ama si &#8220;kompenzim&#8221; ofroje s\u00ebpaku nj\u00eb zgjidhje shkencore, t\u00eb pal\u00ebkundshme. As Bunge dhe askush s&#8217;na e sqaroi ende si pati &#8220;nisur jeta&#8221;, sot e 3-4 shekuj ka q\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt merren me k\u00ebt\u00eb problem. Vall\u00eb prej nga pra e drejta t&#8217;i flakin tutje idet\u00eb e nj\u00ebri-tjetrit, hm!<\/p>\n<p>Dmth., sipas autorit Bunge problemi m\u00eb i madh i njeriut dhe i shkencave t\u00eb veta sot na qenka vet\u00eb Problemi. Problemi edhe si &#8220;nj\u00ebj\u00ebs&#8221; por dhe si &#8220;shum\u00ebs&#8221; (si grumbull problematik). Pasi \u00ebsht\u00eb problem i madh n\u00ebse vet\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt (mes vete) s&#8217;ia dalin t\u00eb merren vesh lidhur me problemet. Po ashtu, si\u00e7 e dim\u00eb problemet rriten, problemeve s&#8217;u p\u00eblqen t\u00eb &#8220;zvog\u00eblohen&#8221; &#8211; ndoshta vlen e kund\u00ebrta, problemeve u p\u00eblqen t\u00eb rriten, t\u00eb zmadhohen e t\u00eb shum\u00ebzohen.<\/p>\n<p>Derisa problemet nuk ekzistojn\u00eb, kuptohet at\u00ebher\u00eb as nuk flitet p\u00ebr probleme &#8211; at\u00ebher\u00eb thjesht &#8220;no problemos&#8221;. Por n\u00ebse problemet ekzistente kan\u00eb prirjen t\u00eb problematizohen me hujet e &#8220;rritjes e t\u00eb shum\u00ebzimit&#8221;, k\u00ebt\u00eb proces shkenca e njeh si &#8220;akumulim problematik i problemeve&#8221;. Ndoshta sipas Bunge t\u00eb gjitha problemet qen\u00eb nisur dikur nga nj\u00eb Problem i Madh. Buuumi qe nisur nga hi\u00e7asgj\u00ebja kaotike-problematike, problemthet qen\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb si Problem i St\u00ebrmadh, dhe e pat\u00ebn pushtuar gjith\u00eb universin.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPakashum\u00eb &#8220;logjika&#8221; (sot, tani duke shkruar) do duhej t&#8217;ishte si vijon:<br \/>\nmospajtimi thelb\u00ebsor problematik i shkenc\u00ebtar\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs sot v\u00ebrtitet rreth dy ideve kryesore. Duke i l\u00ebn\u00eb anash me qindra kategori e n\u00ebnkategori t\u00eb l\u00ebmive e t\u00eb interesave studimore, shkenc\u00ebtar\u00ebt sot do ndaheshin n\u00eb dy grupe bazike, n\u00eb &#8220;shkenc\u00ebtar\u00eb teist\u00eb&#8221; dhe n\u00eb aso &#8220;ateist\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebta t\u00eb par\u00ebt, shkenc\u00ebtar\u00ebt teist\u00eb ngulin k\u00ebmb\u00eb triumfalisht se &#8220;dizajni inteligjent&#8221; \u00ebsht\u00eb shuplaka dhe grushti teistik p\u00ebr evolucionin darvinian. I cili (sipas tyre) \u00ebsht\u00eb pra nj\u00eb lloj p\u00ebrralle ateist\u00ebsh rreth &#8220;krijimit&#8221;, e rreth evolucionit t\u00eb jet\u00ebs.<br \/>\nNd\u00ebrsa dihet sa lart i &#8220;varin qep\u00ebt&#8221; evolucionar\u00ebt, e sidomos neo-evolucionar\u00ebt, booo s&#8217;prekin fare n\u00eb tok\u00eb nga kok\u00eb-lart\u00ebsia.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm dy grupe shkenc\u00ebtar\u00ebsh, por as pas 3-4 shekuj t\u00eb shkencave, ende s&#8217;pajtohen rreth &#8220;zanafill\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs&#8221;. Ende s&#8217;e gjet\u00ebn as t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, as gjysm\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs. Madje s&#8217;e kemi iden\u00eb n\u00ebse do ta gjejn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr dilema e trilema i kishin dhe stoik\u00ebt, epikurist\u00ebt, e edhe cinik\u00ebt e lasht\u00ebsis\u00eb. I kishte &#8220;dyshimet&#8221; e veta dhe Diogjeni i ngrat\u00eb, edhe &#8220;athinist\u00ebt&#8221;&#8230; t\u00eb gjitha shkollat. I kishte dhe Hipatia e Aleksandris\u00eb, ama s&#8217;b\u00ebnte zhurm\u00eb, aq modeste, shkenc\u00ebtare e heshtur. Sepse m\u00eb e ndershme t\u00eb hesht\u00ebsh &#8211; m\u00eb mir\u00eb heshtje derisa ta kesh gjetur mir\u00ebfilli, derisa ta kesh &#8220;zgjidhur&#8221; problemin. Pse duhet buj\u00eb e pompozitet me teori e hipotezash kot, ashtu-k\u00ebshtu ende s&#8217;je i &#8220;sigurt&#8221; as p\u00ebr iden\u00eb!.<\/p>\n<p>Po b\u00ebhen me dekada (vet\u00ebm t\u00eb gjenerat\u00ebs son\u00eb, duke i l\u00ebn\u00eb 2-3 shekuj pararend\u00ebs, s&#8217;po i p\u00ebrmendim shekujt e kaluar) edhe sot e k\u00ebsaj dite secila pal\u00eb defilojn\u00eb me lloj-lloj tekash t\u00eb pseudo-shkenc\u00ebs, me retorikat e me patetikat! Bie fjala, abiogjeneza mund t&#8217;jet\u00eb o e sakt\u00eb o e pasakt\u00eb, o nj\u00ebra o tjetra. P\u00ebrndryshe s&#8217;do quhej hipotez\u00eb.<\/p>\n<p>Ama k\u00ebt\u00eb &#8220;ose &#8211; ose&#8221; mund ta dinim dhe vet\u00eb, pse duhet lodhur shkenc\u00ebtar\u00ebt. Vall\u00eb pse na duhen me shekuj t\u00eb hamend\u00ebsimeve. Vall\u00eb p\u00ebr hipoteza e spekulime qenkan ndar\u00eb mbi 500 Nobela deri tani &#8211; jo pra, por p\u00ebr shkenc\u00ebn e mir\u00ebfillt\u00eb. Problemet &#8220;ose &#8211; ose&#8221; mund t&#8217;i dim\u00eb dhe vet\u00eb. Kot shtiren gjoja si &#8220;shkenc\u00ebtar\u00eb teorik\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Madje dhe vet\u00eb kalkulatori i par\u00eb digjital (si inteligjenc\u00eb makinale) e &#8220;di&#8221; &#8211; o \u00ebsht\u00eb 0, o 1. Sepse t\u00eb v\u00ebrtetat dhe sakt\u00ebsit\u00eb shkencore aq t\u00eb thjeshta jan\u00eb. Ja pse ndoshta dhe vet\u00eb kuantat shtiren se mund t&#8217;jen\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht 1 dhe 0 &#8211; thjesht sa p\u00ebr t&#8217;i hutuar shkenc\u00ebtar\u00ebt. Ndoshta kuantat presin derisa k\u00ebtyre t&#8217;iu shkoj\u00eb mendja &#8220;0&#8221;, dhe hooop ato t\u00eb thon\u00eb &#8220;1&#8221;, p\u00ebr inat.<\/p>\n<p>Dmth. duke i kujtuar deklaratat se vet\u00ebm njeriu e ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb merret me &#8220;probleme&#8221;, asnj\u00eb gjalles\u00eb tjet\u00ebr, dhe n\u00ebse supozojm\u00eb q\u00eb shtaz\u00ebt tjera inteligjente t\u00eb planetit (psh. delfin\u00ebt) nuk shtiren por v\u00ebrtet s&#8217;kan\u00eb probleme, tutje duke marr\u00eb parasysh faktin se njeriu \u00ebsht\u00eb e vetmja krijes\u00eb e universit q\u00eb ka probleme serioze, dhe derisa me dekada e me shekuj tashm\u00eb nj\u00ebra pal\u00eb e shkenc\u00ebtar\u00ebve e grushtosin pal\u00ebn tjet\u00ebr me retorikat e shkenc\u00ebs &#8220;teistike &#8211; ateistike&#8221;, at\u00ebher\u00eb ndoshta neve joshkenc\u00ebtar\u00ebve s&#8217;na ngelet tjet\u00ebr pos t\u00eb eroteizojn\u00eb lidhur me gjith\u00e7ka &#8220;teiste + ateiste&#8221;, lidhur me t\u00eb gjitha shkencat e k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p>Sipas ideo-shkenc\u00ebs s\u00eb A. Bunge, tani m\u00eb duhet t\u00eb &#8220;shkruaj&#8221; se pinguin\u00ebt as delfin\u00ebt s&#8217;paskan probleme. Koalat ndoshta 90% t\u00eb jet\u00ebs e kalojn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, jet\u00eb sedentare duke u kotur, sepse s&#8217;kan\u00eb probleme. S\u00ebpaku s&#8217;kan\u00eb aso politike, as probleme shkencore, s&#8217;kan\u00eb probleme me njohurit\u00eb, me ushtrit\u00eb, me ekonomikat, me vlerat, me poezit\u00eb, me etikat, me filozofit\u00eb, me asgj\u00eb.<\/p>\n<p>Shkurt, koalat, pinguin\u00ebt e delfin\u00ebt s&#8217;jan\u00eb as &#8220;gjall\u00eb&#8221;. Mbase thjesht di\u00e7 si bio-simulacion a la deus scientia, ndonj\u00eb hologram k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebs (do thoshte Anshtajni). Ama jorealistik, jeta e tyre \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si &#8220;iluzion&#8221; i kulluar, sepse s&#8217;kan\u00eb probleme. Speciet tjera ende s&#8217;e din\u00eb se problemet lindin n\u00eb mendje &#8211; vet\u00ebm gjallesat inteligjente e kan\u00eb privilegjin e &#8220;problemeve&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtusoj del se t\u00eb gjitha problemet e universit qenkan mrekulli e inteligjenc\u00ebs s\u00eb njeriut. Mos vall\u00eb prandaj universi i shkret\u00eb askund jet\u00eb, i zbraz\u00ebt, asnj\u00eb frym\u00eb as pip\u00ebtim\u00eb. Tekefundit deri sot shkenca s&#8217;di gj\u00eb, p\u00ebr asnj\u00eb &#8220;form\u00eb t\u00eb jet\u00ebs&#8221; jasht\u00ebtok\u00ebsore s&#8217;ka gjetur ndonj\u00eb fakt. Vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb Tok\u00eb jet\u00eb gjithandej. Hm&#8230; n\u00ebse njeriu ndalet e mendon pak\u00ebz, mjaft e \u00e7uditshme &#8220;jeta&#8221;, dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht tmerr\u00ebsisht unike.<\/p>\n<p>Siduket n\u00eb gjith\u00eb universin vet\u00ebm planeti yn\u00eb kishte probleme, vet\u00ebm Toka. Andaj planeti e shpiku jet\u00ebn sepse i duhej zgjidhja. Problemet i zgjidh inteligjenca, forma inteligjente e jet\u00ebs &#8211; askush s&#8217;i faj\u00ebson amebat q\u00eb s&#8217;din\u00eb t&#8217;i zgjidhin problemet e planetit! E vetmja specie e universit q\u00eb e ka aft\u00ebsin\u00eb anti-problematike \u00ebsht\u00eb Njeriu. Jeta qe shpikur enkas p\u00ebr njeriun si qenie, misioni i tij qe caktuar si &#8220;dashuri ndaj eliminimit t\u00eb problemeve, si r\u00ebnie n\u00eb dashuri me zgjidhjen e problemeve&#8221;.<\/p>\n<p>Ja pse njeriu s&#8217;i do problemet, i urren problemet, njariu parap\u00eblqen vet\u00ebm zgjidhjen e problemeve. T\u00ebr\u00eb koh\u00ebn \u00ebsht\u00eb i hutuar me zgjidhjen, assesi me krijimin e problemeve. Duke qen\u00eb specie sociale (kuptohet, s&#8217;mund t&#8217;jesh &#8220;social&#8221; n\u00ebse na qenke prolematik, asocial) dalngadal\u00eb u zhvilluan komunitetet, fshatrat, qytetet, shtetet&#8230; Sot madje jan\u00eb Bashkuar dhe Kombet, ja pse organizohen panum\u00ebr samite e konferencash t\u00eb paqes. Ja pse i kishim Athinat e Minervat e men\u00e7ura, ja pse i kemi me miliona mite e simbole. Ja pse madje dhe romak\u00ebt (q\u00eb e pushtuan gjith\u00eb bot\u00ebn paq\u00ebsisht e qet\u00ebsisht, pa luftra, pa gjakderdhje) e kishin gjoja nj\u00eb per\u00ebndesh\u00eb t\u00eb Paqes, Pax Romana.<\/p>\n<p>Pa\u00e7ka se romak\u00ebt i pat\u00ebn huazuar Irenat e paqes s\u00eb grek\u00ebve, ama s&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi. Se mos grek\u00ebt na paskeshin qen\u00eb vet\u00eb &#8220;origjinal\u00eb&#8221;, edhe ata i huazonin me alfabeta e me legjenda. Edhe egjiptasit, babilonasit, e me radh\u00eb&#8230; varg e varg. Shkenca s&#8217;ka fakte, s&#8217;ka as vet\u00eb mitologjia ama p\u00ebrrallat e mitet qen\u00eb huazuar ashtu deri n\u00eb koh\u00ebn e Dino-Dinastis\u00eb, deri qindra miliona vite n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>R\u00ebnd\u00ebsi ka vet\u00eb mrekullia &#8211; dashuria sociale e njeriut gjat\u00eb historis\u00eb e mund\u00ebsoi qytet\u00ebrimin e njeriut. Sot, bie fjala Facebook s&#8217;\u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr por nj\u00eb lloj d\u00ebshmie e avancuar, nj\u00eb lloj &#8220;epitomacie&#8221; e evolucionit social, rafinuar gjat\u00eb panum\u00ebr mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebsh. Nd\u00ebrsa urrejtja ndaj problemeve ishte shtytja, frym\u00ebzimi, lokomocioni, vet\u00eb inercioni i jet\u00ebs tok\u00ebsore. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim s&#8217;ka ndryshuar gj\u00eb, as sot e k\u00ebsaj dite.<\/p>\n<p>Urrejtja ndaj problemeve edhe sot matet si dikur n\u00eb koh\u00ebn e Aleksandrit; me dhjamin e &#8220;Apollonit&#8221;, me djers\u00ebn e armadave t\u00eb Napoleonit, me l\u00ebngun eksploziv t\u00eb &#8220;Armagedonit&#8221;&#8230; Meq\u00eb, sipas teknolog\u00ebve, edhe problemet jan\u00eb pakashum\u00eb nj\u00ebsoj si raketat. Qofshin aso t\u00eb historis\u00eb p\u00ebr t&#8217;i lan\u00e7uar tmerret e Hiroshimave (mos i var vetullat tani, avioni i bomb\u00ebs atomike mund t&#8217;ishte dhe raket\u00eb), o qoft\u00eb ai &#8220;Saturni&#8221; gjigant diku n\u00eb Florida. Veglat ishin dhe kan\u00eb ngelur vegla. Quaji si t\u00eb duash veglat e skllev\u00ebrve t\u00eb piramidave, quaji si t\u00eb duash raketat moderne, por jan\u00eb nj\u00ebsoj, vet\u00ebm vegla &#8211; asgj\u00eb s&#8217;ndryshon.<\/p>\n<p>Njeriut sot i \u00ebsht\u00eb mbushur mendja ta vizitoj\u00eb Marsin. Pse jo, shkenc\u00ebs dhe teknolog\u00ebve u duhen dhe kolonit\u00eb planetare. Jo vet\u00ebm sepse kolonit\u00eb e dikurshme tok\u00ebsore dhe skllav\u00ebria e mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebve tutje nuk justifikohen (gjoja me etikat, k\u00ebshtu thon\u00eb moralist\u00ebt). Mir\u00ebpo p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb as nevoja p\u00ebr justifikime, historia ishte se \u00e7&#8217;na ishte. Pasi njeriut s&#8217;i duhen tutje skllev\u00ebrit e kolonive t\u00eb Afrik\u00ebs, tutje do t&#8217;p\u00ebrdoren vet\u00ebm skllev\u00ebrit e robotik\u00ebs. Nd\u00ebrgjegjen t\u00eb qet\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse (her\u00ebdokur) ta kemi ndonj\u00eb kryengritje AI-robotike&#8230; prap\u00eb do t&#8217;jet\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve. O do b\u00ebjn\u00eb ndonj\u00eb gabim, o do i keqllogarisin gj\u00ebrat o padashtas do ngat\u00ebrrohen. Mir\u00ebpo, sot p\u00ebr sot s&#8217;\u00ebsht\u00eb ky problemi, shkenc\u00ebn s&#8217;e brengos marramendja teknologjike, shkenca i ka n\u00ebn kontroll me butona e me vegla. Ama as shkenca as njeriu tani p\u00ebr tani s&#8217;e kan\u00eb t\u00eb qart\u00eb si kontrollohen vet\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt. Meq\u00eb ego-ja e tyre doli t&#8217;na jet\u00eb m\u00eb e tmerrshmja, m\u00eb e \u00e7uditshmja.<\/p>\n<p>Nuk them p\u00ebr ndonj\u00eb &#8220;Elysium&#8221; diku n\u00eb orbit\u00eb (do kushtonte tep\u00ebr shum\u00eb, e prap\u00eb do ndryshkej) ama propozoj q\u00eb Marsi t&#8217;u falet shkenc\u00ebtar\u00ebve, me dekret e me tapi, p\u00ebrgjithmon\u00eb i tyre si koloni e si sht\u00ebpi. Propozoj t&#8217;ua falim Marsin, me kusht q\u00eb t&#8217;shp\u00ebrngulen n\u00eb Mars p\u00ebrgjithmon\u00eb. Dhe n\u00ebse don\u00eb, pastaj le ta ndihmojn\u00eb Tok\u00ebn me shkencat e me dijet e veta nga atje.<\/p>\n<p>Sikur t\u00eb iknin n\u00eb Mars, t&#8217;na linin k\u00ebtu ku jemi rehat, i gjith\u00eb planeti (Toka jon\u00eb e bukur) do \u00e7lirohej e do merrte frym\u00eb lirisht. Do ngeleshim ne joshkenc\u00ebtar\u00ebt, qyetar\u00ebt ordiner\u00eb, pastaj t\u00eb gjitha speciet e planetit, me delfin\u00eb e me pinguin\u00eb pa &#8220;probleme&#8221;. Nd\u00ebrsa Marsin komplet le ta marrin e ta ndajn\u00eb p\u00ebr vete. Le ta kolonizojn\u00eb, le t&#8217;merren me shkencat, me shpikjet, me teknologjit\u00eb deri sa t\u00eb &#8220;\u00e7menden&#8221;, dmth. derisa ta shpenzojn\u00eb gjith\u00eb men\u00e7urin\u00eb. Tok\u00ebn le ta l\u00ebn\u00eb thjesht n\u00eb breng\u00ebn ton\u00eb, s&#8217;kan\u00eb pse m\u00ebrziten. Sa p\u00ebr mua ua fal dhe yjet madje, le t&#8217;i vjelin nj\u00eb e nga nj\u00eb&#8230; gjith\u00eb yjet e gjith\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse n\u00ebse nuk shp\u00ebrngulen n\u00eb Mars (shp\u00ebrngulje p\u00ebr t&#8217;mos u kthyer kurr\u00eb), her\u00ebt o m\u00eb von\u00eb do ta p\u00ebsoj\u00eb Toka, do t&#8217;ngelemi pa planetin. Pa le q\u00eb dhe p\u00ebr ta m\u00eb mir\u00eb. P\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb me problemet tutje pa d\u00ebshtime e gabime, ndoshta p\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00ebt m\u00eb s\u00eb miri do ishte pak\u00ebz pushim. Kolonizimi i Marsit do ishte di\u00e7 si &#8220;vacation&#8221;, di\u00e7 si vajtje n\u00eb Ibiza. Ashtu-k\u00ebshtu biletat i paguajn\u00eb industrialist\u00ebt e shkenc\u00ebtar\u00ebt e pasur, me parat\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>T\u00eb shkosh n\u00eb Mars, a kudo p\u00ebr pushime, n\u00eb Havajet apo n\u00eb Ibiza, dihet se kushton. Ja pse kur p\u00ebrmendet Marsi flitet dhe p\u00ebr &#8220;biletat nj\u00ebdrejtim\u00ebshe&#8221;. Af\u00ebrmendsh, sepse s&#8217;ka kuptim t&#8217;i shpenzosh me miliarda e triliona p\u00ebr raketat q\u00eb treten e digjen. Sidoqoft\u00eb, gj\u00ebrat e pakuptimta p\u00ebr neve (meq\u00eb s&#8217;i kuptojm\u00eb), ja q\u00eb kan\u00eb &#8220;kuptim&#8221; p\u00ebr shkenc\u00ebn. Kolonit\u00eb dhe teknologjit\u00eb duhet t\u00eb mir\u00ebmbahen e t\u00eb zhvillohen. Askush s&#8217;di t&#8217;i p\u00ebrdor teknologjit\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa shkenc\u00ebtar\u00ebt e teknolog\u00ebt. Le t&#8217;vazhdojn\u00eb me avancimet atje n\u00eb Mars.<\/p>\n<p>Nga nj\u00ebra an\u00eb e kemi &#8220;Marsin&#8221; dhe t\u00eb tilla problematika t\u00eb &#8220;shp\u00ebrnguljes&#8221;, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, gjith\u00eb mediat e planetit trumpetojn\u00eb se paskemi probleme me f\u00ebmij\u00ebt e uritur, me n\u00ebnat e s\u00ebmura t\u00eb Afrik\u00ebs etj etj. I kemi shkencat por kot, shkencat e gjith\u00eb kontinenteve tjera s&#8217;mund t&#8217;i ndihmojn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Afrik\u00ebs. S&#8217;ka kush i paguan as ila\u00e7et. Sepse t\u00eb gjitha t\u00eb drejtat e raketave t\u00eb rezervuara nga raketat. T\u00eb gjitha miliardat e tankseve, miliardat e n\u00ebndetseve q\u00eb me dekada bredhin kot oqeaneve&#8230; t\u00eb gjith\u00eb trilionat e armatimeve, p\u00ebr fat t\u00eb keq jan\u00eb t\u00eb rezervuara nga bombat.<\/p>\n<p>Mediatik\u00ebve u ka ngelur ves, vazhdojn\u00eb me ekzagjerimet, don\u00eb t&#8217;na i vjedhin zemrat me euforit\u00eb e tyre t\u00eb fabrikuara. Dhe jo vet\u00ebm ata, madje dhe Kombet e Bashkuara i shpikin pompozitetet e llojit &#8220;k\u00ebt\u00eb vit kemi me mij\u00ebra vdekje f\u00ebmij\u00ebsh, munges\u00eb uji t\u00eb pijsh\u00ebm, s&#8217;ka ushqime, kishte plot s\u00ebmundje e SIDA-sh, luftra gjithandej, refugjat\u00eb e krizash, vrasje e kidnapime, bombardime, qindramij\u00ebra viktima&#8230;&#8221;.<br \/>\nSidoqoft\u00eb, mjaft me an\u00ebn euforike&#8230;<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr an\u00ebn teknike, Njutni dikur aq mir\u00eb i pati llogaritur gj\u00ebrat. Fillimisht duhet djegur gjith\u00eb rezervat e n\u00ebntok\u00ebs, eshtrat e organikat e qindra miliona vitesh t\u00eb dinosaur\u00ebve. S\u00ebpari duhet planeti t\u00eb leht\u00ebsohet e t\u00eb ngrohet, tek pastaj mund t&#8217;jen\u00eb realistike \u00ebndrrat e Marsit. Nuk jan\u00eb thjesht huje gravitacionale, gjoja raketat t&#8217;ia b\u00ebjn\u00eb me hile mas\u00ebs s\u00eb planetit, t\u00eb shk\u00ebputen m\u00eb leht\u00eb nga &#8220;kthetrat&#8221; e gravitetit. N\u00ebse dinosaur\u00ebt t&#8217;ishin raketa &#8211; pati sqaruar Njutni, do duhej ta digjnin veten pothuaj komplet, p\u00ebr t&#8217;arritur vet\u00ebm nj\u00ebri sy n\u00eb H\u00ebn\u00eb. \u00cbsht\u00eb thjesht kusht i raketave &#8211; insistonte Njutni me formulat e veta!<\/p>\n<p>Ja pse aq e shtrenjt\u00eb jeta, ndoshta shtrenjt\u00ebsia e shpjegon pse universi ngeli pa jet\u00ebn, ngeli i ftoht\u00eb, armiq\u00ebsor ndaj &#8220;jet\u00ebs&#8221;. Jeta (kjo di\u00e7 kaq \u00e7uditshme) ende enigmatike, shkenc\u00ebtar\u00ebt me shekuj duke shkrir\u00eb mend dhe ende s&#8217;din\u00eb as fill as zanafill\u00eb. As dinosaur\u00ebt kurr\u00eb s&#8217;e mor\u00ebn vesh, me qindra miliona vjet u v\u00ebrdall\u00ebn kot, pa qen\u00eb as &#8220;gjall\u00eb&#8221;. U kthyen n\u00eb naft\u00eb p\u00ebr &#8220;shkenc\u00ebn&#8221; e sotme. Edhe n\u00ebse t\u00eb shtireshin &#8220;transformer\u00eb&#8221; t\u00eb Hollivudit (t\u00eb ktheheshin gjoja n\u00eb raketa t\u00eb shtrenj\u00ebta) prap\u00eb do t&#8217;ngeleshin kurthuar diku n\u00eb rrezen orbitale. Universi s&#8217;do i pranonte&#8230; sepse s&#8217;kishin probleme.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm njeriu ka probleme, vet\u00ebm njeriu di si shpiken, si krijohen + si zgjidhen problemet. Duke patur probleme &#8220;d\u00ebshmohet&#8221; se je i gjall\u00eb, se gjallon. T\u00eb gjitha speciet e planetit kot&#8230; s&#8217;jan\u00eb &#8220;gjall\u00eb&#8221; sepse s&#8217;kan\u00eb probleme. Nj\u00ebsoj pinguin\u00ebt, nj\u00ebsoj koalat, s&#8217;kan\u00eb probleme, si rrjedhoj\u00eb s&#8217;kan\u00eb as inteligjenc\u00eb p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur problemet inteligjente. Vet\u00ebm njeriu&#8230;<\/p>\n<p>Shkenc\u00ebtar\u00ebt e din\u00eb se pa problemet Toka do t&#8217;ishte e vdekur. Planeti e pati shpikur jet\u00ebn inteligjente p\u00ebr t&#8217;i zgjidhur problemet e veta. Nuk \u00ebsht\u00eb kot Venera e vdekur, Marsi i vdekur, Merkuri, t\u00eb gjitha planetet pa jet\u00eb. Sepse s&#8217;kan\u00eb probleme, s&#8217;mund t\u00eb gjallosh n\u00ebse s&#8217;ke probleme!<\/p>\n<p>As marsian\u00ebt e gjelb\u00ebr, edhe ata vet\u00ebm imagjinat\u00eb, realisht s&#8217;mund t\u00eb ekzistojn\u00eb as n\u00eb Mars (gjoja n\u00eb planetin &#8220;am\u00eb&#8221;). Sepse s&#8217;i njohin as politikat, as luftrat, as shkencat. S&#8217;i kan\u00eb par\u00eb bie fjala me miliona tankse, n\u00ebndet\u00ebse e raketa, miliona hekurishte q\u00eb fluturojn\u00eb, q\u00eb lundrojn\u00eb, miliona teknikash q\u00eb ushqehen me &#8220;l\u00ebngun dino-fosilik&#8221;, miliona arm\u00eb q\u00eb kushtojn\u00eb me miliarda e miliarda. T\u00eb gjitha si mrekullira t\u00eb &#8220;shkenc\u00ebs&#8221;. Shkurt, meq\u00eb s&#8217;i njohin k\u00ebto, e qart\u00eb, marsian\u00ebt e gjelb\u00ebr s&#8217;kan\u00eb probleme. Meq\u00eb s&#8217;kan\u00eb probleme dmth. as nuk ekzistojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ndoshta dhe H\u00ebna pati dh\u00ebn\u00eb &#8220;shpirt&#8221; sepse satelit\u00ebt artifi\u00e7a ia filluan me eliptikat e me orbitat, shtireshin si fluturash Solaris. Nd\u00ebrsa k\u00ebtu posht\u00eb goja e &#8220;Problemit Gjigant&#8221; t\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebve thuase do ta haj\u00eb dhe vet\u00eb Diellin. Gjuha e shkenc\u00ebs tok\u00ebsore v\u00ebrtitet si elis\u00eb retorike, morali shkencor si tymnaj\u00eb e shekullit XXI.<\/p>\n<p>Ka plot 4 shekuj, deri sot s&#8217;e tha kush se shkenc\u00ebtar\u00ebt na qenkan t\u00eb p\u00ebrkryer. N\u00ebse as vet\u00eb hyjnor\u00ebt e mitologjive s&#8217;ishin t\u00eb p\u00ebrkryer (dhe vet\u00eb zotat e Olimpit merreshin dikur me hile ndaj nj\u00ebri-tjetrit), pse pra duhet t&#8217;jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer shkenc\u00ebtar\u00ebt!? Pik\u00eb\u00e7uditjet e pik\u00ebpyetjet tona asgj\u00eb &#8211; k\u00ebndellu nga \u00e7udia erotetike dhe ti lexues i ngrat\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2018 &#8211; Humoresk\u00eb &#8211; n\u00ebse problemet ekzistente kan\u00eb prirjen t\u00eb problematizohen me hujet e &#8220;rritjes e t\u00eb shum\u00ebzimit&#8221;, k\u00ebt\u00eb proces shkenca e njeh si &#8220;akumulim problematik i problemeve&#8221;&#8230; &#8211; \u00ebsht\u00eb problem i madh n\u00ebse&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12435\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[],"class_list":["post-12435","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-humoreska"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12435","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12435"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12435\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12435"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12435"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12435"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}