{"id":12454,"date":"2023-03-28T20:20:49","date_gmt":"2023-03-28T19:20:49","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12454"},"modified":"2024-04-09T03:06:35","modified_gmt":"2024-04-09T02:06:35","slug":"shpikjet-dhe-avancimet-teknologjike-lindja-e-internetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12454","title":{"rendered":"Shpikjet dhe avancimet teknologjike &#8211; Lindja e Internetit!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Mars 2023 (v\u00ebshtrim eseistik)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>s&#8217;duhet ta harrojm\u00eb &#8220;parakushtin&#8221;, ne vet\u00eb duhet ta gjejm\u00eb balansin mes t\u00eb mirave dhe t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb teknologjia na i ofron (+ imponon)<\/strong>&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-shpikjet_dhe_avancimet_teknologjike_-_lindja_e_internetit_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12455\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-shpikjet_dhe_avancimet_teknologjike_-_lindja_e_internetit_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-shpikjet_dhe_avancimet_teknologjike_-_lindja_e_internetit_opt.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-shpikjet_dhe_avancimet_teknologjike_-_lindja_e_internetit_opt-300x188.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-shpikjet_dhe_avancimet_teknologjike_-_lindja_e_internetit_opt-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-shpikjet_dhe_avancimet_teknologjike_-_lindja_e_internetit_opt-768x480.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/03\/sg-shpikjet_dhe_avancimet_teknologjike_-_lindja_e_internetit_opt-1536x960.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00ebse ta shtjellonim nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb gjeniut Tesla, q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i shpikjeve \u00ebsht\u00eb zot\u00ebrimi i plot\u00eb i mendjes son\u00eb mbi bot\u00ebn materiale. Mendoj se Tesla e pati &#8220;thuktuar&#8221; gjith\u00eb konceptin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer filozofike. Shtjellimi i &#8220;rezonimit&#8221; t\u00eb Tesla na thot\u00eb se shpikjet jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;armor&#8221; i intelektit, di\u00e7 si parzmore e vet\u00eb mendjes, di\u00e7 si &#8220;mb\u00ebshtjellje&#8221; e vet\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore, p\u00ebr nevojat e shfryt\u00ebzimit t\u00eb di\u00e7kaje n\u00eb rrafshin materialistik.<\/p>\n<p>Nj\u00eb iPhone i koh\u00ebs son\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb di\u00e7 ndryshe nga si\u00e7 ishte dhe vet\u00eb guri i par\u00eb i &#8220;mprehur&#8221; nga paranjeriu. Nj\u00ebsoj si ashturinat tibiale t\u00eb imagjinat\u00ebs s\u00eb Kubrick, p\u00ebrdorur nga njeriu dikur q\u00eb ta kryente &#8220;vrasjen e par\u00eb&#8221;. Nj\u00ebsoj si gjith\u00eb gj\u00ebrat e mprehta, qoft\u00eb p\u00ebr t&#8217;i montuar n\u00eb shtizat, p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrdorur si arm\u00eb, si vegla-tehurina t\u00eb gjahut, a p\u00ebr cil\u00ebndo nevoj\u00eb tjet\u00ebr. Nj\u00ebsoj dmth. si\u00e7 dhe ak\u00ebcila veg\u00ebl e shpikur gjat\u00eb historis\u00eb njer\u00ebzore, qoft\u00eb primitive a qoft\u00eb superiore si avancim.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb supozuar q\u00eb veglat t&#8217;jen\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njeriut, n\u00eb &#8220;sh\u00ebrbim&#8221; t\u00eb njeriut. Shpik\u00ebsit dhe teknolog\u00ebt, ashtu me impulsin e natyrsh\u00ebm kreativ, shpikin dhe krijojn\u00eb teknologji, inicojn\u00eb p\u00ebrparime e tekno-avancime. Qasja e tyre sikur \u00ebsht\u00eb e ngjeshur me &#8220;motivin&#8221; q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb jet\u00ebn e njeriut m\u00eb t\u00eb leht\u00eb, dhe bot\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Dhe vet\u00eb shpikjet e ndihmojn\u00eb &#8220;shpikjen&#8221; e di\u00e7kaje tjet\u00ebr &#8211; her\u00eb shpikjet ekzistente avancohen, e her\u00eb shpiken gj\u00ebra q\u00eb s&#8217;na duhen, totalisht t\u00eb panevojshme. Gj\u00ebrat shpesh l\u00ebvizin n\u00eb drejtimin e kund\u00ebrt, t\u00eb &#8220;gabuar&#8221;. Mir\u00ebpo gjithmon\u00eb parakusht \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne vet\u00eb ta gjejm\u00eb balansin, t&#8217;i filt\u00ebrojm\u00eb, t&#8217;i &#8220;shoshisim&#8221; t\u00eb mirat nga t\u00eb k\u00ebqijat teknologjike.<\/p>\n<p>Bie fjala, NASA do ta shpikte &#8220;telekomunikimin n\u00eb distanca t\u00eb gjata&#8221;, shpikje e cila n\u00eb t\u00eb pastajm\u00ebn do u &#8220;ndihmonte&#8221; dhe panum\u00ebr shpikjeve tjera. Nga p\u00ebrspektiva e sotme, shpikje pothuaj marramend\u00ebse. Dikush nga ata t\u00eb NASA-s at\u00ebbot\u00eb e pati shprehur entuziasmin e vet, &#8220;kjo teknologji ka potencialin p\u00ebr ta krijuar nj\u00eb bot\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb&#8221;.<br \/>\nLe ta ilustrojm\u00eb komentin e tij me shembullin modern t\u00eb &#8220;smartphone&#8221;, q\u00eb i p\u00ebrdorim sot.<\/p>\n<p>Vall\u00eb si imagjinohet bota pa iPhone tani! Mir\u00ebpo \u00e7&#8217;do b\u00ebnte dhe vet\u00eb iPhone pa aparatet ndihm\u00ebse (qofshin k\u00ebtu posht\u00eb, qofshin ato orbitale atje lart)? Jan\u00eb panum\u00ebr shpikjesh, miniaturizuar e paketuar n\u00eb nj\u00eb pako, q\u00eb aparati yn\u00eb i xhepit i p\u00ebrdor\u00eb. Madje, thuase pa e patur ne as iden\u00eb, detajet teknike s&#8217;na interesojn\u00eb. Sikur s&#8217;jemi t\u00eb &#8220;vet\u00ebdijsh\u00ebm&#8221; si funskionon iPhone (p\u00ebr nevojat e veta). Neve na intereson kompakt\u00ebsia funksionale, na intereson nevoja jon\u00eb, kaq.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb rregull kjo, ama psh. n\u00ebse aparati i quajtur iPhone t&#8217;mos ishte i &#8220;lidhur&#8221; me siv\u00ebll\u00ebz\u00ebrit e vet s&#8217;do ishte i avancuar, s&#8217;do ishte &#8220;smart&#8221;, s&#8217;do ishte i &#8220;men\u00e7ur&#8221;. Ndoshta do kishte ngelur relativisht &#8220;stupid&#8221; : )<br \/>\nMadje iPhone sikur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb vet\u00eb &#8220;marramendja&#8221; e koh\u00ebs son\u00eb. S&#8217;na duhet vet\u00ebm p\u00ebr komunikimin, sa p\u00ebr ta shuar mallin me t\u00eb dashurit tan\u00eb, kudo t&#8217;jen\u00eb, qofshin 100 hapa larg, apo n\u00eb Hong Kong, n\u00eb Vladivostok, a n\u00eb ISS atje lart. As jo vet\u00ebm se telefonat e s\u00eb sotmes jan\u00eb kompjuter\u00eb n\u00eb fakt, panum\u00ebr her\u00eb m\u00eb t\u00eb &#8220;fuqish\u00ebm&#8221; se dikur ata q\u00eb i p\u00ebrdorte NASA gjat\u00eb vizitave n\u00eb H\u00ebn\u00eb, dhe na duhen p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet administrative, p\u00ebr secilin detaj teknik rretherrotull biznesit, p\u00ebr ta shfletuar Internetin, pastaj Intra-netet institucionale, ato t\u00eb korporatave, p\u00ebr ta gjetur secilin dokument t\u00eb shtetit, gjith\u00eb formular\u00ebt e k\u00ebsaj bote etj. etj nj\u00eb milion etj.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, sikur \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb &#8220;vart\u00ebsi&#8221; (me plotkuptimin e fjal\u00ebs), thuase nj\u00ebri nga ingredient\u00ebt e iPhone na ishte dhe kafeina, apo n\u00eb rastin m\u00eb te keq dhe nikotina. Ruana zot nga &#8220;tekno-narkotik\u00ebt&#8221; e tjer\u00eb q\u00eb s&#8217;i njohim, q\u00eb ende s&#8217;dim\u00eb gj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 shpik\u00ebsve t\u00eb tyre (q\u00eb din\u00eb gjith\u00e7ka). Fal\u00eb GPS q\u00eb e pati shpikur NASA, iPhone e di n\u00eb \u00e7do koh\u00eb se ku ndodhemi &#8220;gjeografikisht&#8221;, e di \u00e7far\u00eb b\u00ebjm\u00eb dhe \u00e7far\u00eb duam. Andaj vet\u00eb iPhone thuase e &#8220;ushqen&#8221; ego-n ton\u00eb n\u00eb baz\u00eb ditore, thuase e ka nj\u00eb persistenc\u00eb a vazhdim\u00ebsi djall\u00ebzore. Q\u00ebkur na i servir nj\u00eb &#8220;miriad\u00eb&#8221; gj\u00ebrash q\u00eb na p\u00eblqejn\u00eb, pothuaj gjith\u00e7ka q\u00eb u teket mediatik\u00ebve, sikur dhe dyqanxhinj\u00ebve modern\u00eb.<\/p>\n<p>Thuase iPhone e di sakt\u00eb \u00e7far\u00eb bluhet ne mendjen e p\u00ebrdoruesit (pronarit). Me miliarda iPhone i njohin me miliarda pronar\u00eb &#8211; miliarda iPhone komunikojn\u00eb mes vete, ama aparati jon\u00eb komunikon vet\u00ebm me neve. Jemi ne pronari, ne e kemi &#8220;gishtin&#8221; dhe butonin. Ta z\u00ebm\u00eb bota ka p\u00ebrdorues q\u00eb jan\u00eb &#8220;vart\u00ebsuar&#8221; vet\u00ebm nga porno-industria, nga avancimet n\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebmi t\u00eb aktivitetit njer\u00ebzor (s&#8217;ka pse \u00e7uditet lexuesi, mund t&#8217;jet\u00eb dhe kjo e sakt\u00eb). Ja q\u00eb iPhone si aparat di gjith\u00e7ka &#8211; dhe k\u00ebshtu din\u00eb miliarda siv\u00ebll\u00ebz\u00ebr-aparate aneskaj bot\u00ebs.<\/p>\n<p>T\u00eb &#8220;vart\u00ebsuarit&#8221; ndoshta t\u00ebr\u00eb dit\u00ebn merren me video-grafikat e bukurosheve. Sipas qejfit t\u00eb pronarit, iPhone s&#8217;u p\u00ebrzihet, larg qoft\u00eb, ama thjesht \u00ebsht\u00eb fakt q\u00eb s&#8217;ka kufizime n\u00eb asnj\u00eb drejtim t\u00eb interesit. iPhone \u00ebsht\u00eb aparat i fuqish\u00ebm dhe askend s&#8217;e le n\u00eb &#8220;balt\u00eb&#8221;, ofron gjith\u00e7ka. Ama dhe &#8220;di&#8221; gjith\u00e7ka, sepse i nevojitet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb funksional. Gj\u00ebrat q\u00eb eventualisht ende s&#8217;i ka &#8220;m\u00ebsuar&#8221;, thjesht i pyet siv\u00ebll\u00ebzrit-aparate, sa her\u00eb t&#8217;jet\u00eb nevoja&#8230;<\/p>\n<p>Me miliona \u00e7up\u00ebrlinash e \u00e7unash mund t&#8217;i zgjedhin loj\u00ebrat &#8220;favorite&#8221;, s&#8217;i kursen kush as f\u00ebmij\u00ebt, i bombardojn\u00eb me miliona video-games, me lloj-lloj joshje-\u00ebmb\u00eblsirash. Nj\u00ebsoj na serviret materia p\u00ebrmbajt\u00ebsore e gjith\u00eb revistave t\u00eb bot\u00ebs, materia e secil\u00ebs gazet\u00eb q\u00eb e fsheh Interneti, lloj-lloj &#8220;breaking news&#8221; na vin\u00eb taze. Me miliona lajme rreth politikave thuase freskohen automatikisht, rreth eventeve sportive globalisht, rreth biznesit e berzave, rreth kripto-bizneseve e shk\u00ebmbimeve, rreth modave e stileve, reklamat e gjith\u00eb dyqaneve t\u00eb bot\u00ebs, gjitha teorit\u00eb e bot\u00ebs &#8220;konspirative&#8221;, t\u00eb gjitha historit\u00eb, t\u00eb gjitha legjendat&#8230; e madje dhe memoria shekullore e &#8220;trungut ton\u00eb familjar&#8221;, tek ruhet n\u00ebp\u00ebr dosjet diku n\u00eb &#8220;clusters, iCloud&#8221;.<\/p>\n<p>Thjesht desh\u00ebm ta v\u00ebrtetojm\u00eb se entuziasmi i dikursh\u00ebm i zyrtarit t\u00eb NASA pati qen\u00eb &#8220;ok&#8221;, e dinte fort mir\u00eb se \u00e7&#8217;po thoshte. iPhone sot na e leht\u00ebson jet\u00ebn dhe pun\u00ebn aq shum\u00eb, mund t&#8217;marrim pjes\u00eb n\u00eb video-konferencat e korporat\u00ebs kudo q\u00eb q\u00ebllojm\u00eb, qoft\u00eb dhe n\u00ebn dush, na edukon madje (q\u00ebkur mund t&#8217;i ndjekim dhe kurset universitare p\u00ebrmes tij), na informon etj etj. Ka aq shum\u00eb t\u00eb mira e leht\u00ebsira&#8230;<\/p>\n<p>Vet\u00eb definicioni i s\u00eb &#8220;mir\u00ebs&#8221; \u00ebsht\u00eb relativistik, s&#8217;duhet ta harrojm\u00eb &#8220;parakushtin&#8221;, ne vet\u00eb duhet ta gjejm\u00eb balansin mes t\u00eb mirave dhe t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb teknologjia na i ofron (+ imponon). Disa gj\u00ebra mbase &#8220;ecin&#8221; si rrezet e diellit, n\u00eb t\u00eb gjitha drejtimet, si kah e mira si kah err\u00ebsira. Ne jemi ata q\u00eb zgjedhim, vet\u00eb mendja jon\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrkujdeset, sa m\u00eb larg lajthitjeve&#8230;<\/p>\n<p>Disa shpikjesh s&#8217;na duhen dhe aq, disa t\u00eb tjera as hi\u00e7. Me qindra patente e shpikjesh e mbanin emrin e Alfred Nobelit &#8211; lista e gjat\u00eb &#8220;patent-ike&#8221; e tij kishte t&#8217;b\u00ebnte me shpikje eksplozivesh, me rishpikje t\u00eb barotit, me p\u00ebrmir\u00ebsime t\u00eb eksplozivitetit, me p\u00ebrmir\u00ebsime minash e bombash etj. etj. lloj-lloj k\u00ebso shpikjesh. Keq n\u00ebse dinamitin e p\u00ebrdorim p\u00ebr luftrat e p\u00ebr arm\u00ebt, s&#8217;ka si t&#8217;jet\u00eb &#8220;mir\u00eb&#8221;. Dhe vet\u00ebm &#8220;kujtimi&#8221; i Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore na tmerron, deri at\u00ebher\u00eb bota sikur ende s&#8217;e dinin mir\u00ebfilli potencialin djall\u00ebzor t\u00eb shpikjeve. Pothuaj sikur ra &#8220;lufta&#8221; dhe bota e kuptuan 100%.<\/p>\n<p>Kishte ca dekada q\u00eb pati vdekur, por vet\u00eb Nobeli si industrialist i kishte mbi 90 fabrikash q\u00eb operonin anemban\u00eb bot\u00ebs, prodhonin lloj-lloj gj\u00ebrash t\u00eb &#8220;frikshme&#8221;. Madje sa ishte gjall\u00eb, gazetat franceze e quanin &#8220;tregtari i vdekjes&#8221;.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, kur dinamiti na duhet p\u00ebr hapjen e tuneleve, inxhinier\u00ebt dhe ata ekspert\u00ebt e shk\u00ebmbinj\u00ebve s&#8217;mund ta marrin me mend si shpohet bjeshka pa eksploziv\u00ebt.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 e tham\u00eb, disa shpikjesh s&#8217;na duhen aq, disa t\u00eb tjera mbase fare, ka dhe t\u00eb tilla. Psh. as &#8220;shpikja&#8221; e bomb\u00ebs atomike s&#8217;na duhej, m\u00eb mir\u00eb t&#8217;kishte ngelur e &#8220;pashpikur&#8221;. Sidoqoft\u00eb, nj\u00eb her\u00eb a dy i provuam, dy prova dhe e &#8220;kuptuam&#8221; &#8211; s&#8217;na duhen. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb s&#8217;i kemi p\u00ebrdorur m\u00eb. Padyshim jemi mbushur mend, e ushqejm\u00eb shpres\u00ebn se i gjith\u00eb njer\u00ebzimi \u00ebsht\u00eb &#8220;akorduar&#8221;. \u00cbsht\u00eb ky ndoshta shembulli m\u00eb ilustrativ i &#8220;zgjedhjes&#8221; ta ruajm\u00eb tekno-balansin, t\u00eb rrim\u00eb sa m\u00eb larg t\u00eb keqes teknologjike.<\/p>\n<p>Veglat dhe tekno-shpikjet jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e njeriut, n\u00eb &#8220;sh\u00ebrbim&#8221; t\u00eb njeriut. T\u00eb krijohet nj\u00eb &#8220;bot\u00eb m\u00eb e mir\u00eb&#8221;. Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb. Ashtu-k\u00ebshtu bota gjithmon\u00eb ka &#8220;vend&#8221; p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb. Dhe gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb lidhura, zinxhir. T\u00eb gjitha avancimet sociale e kulturore gjat\u00eb historis\u00eb kan\u00eb shkuar &#8220;paralelisht&#8221; me avancimet teknologjike. Dhe kjo vlen p\u00ebr t\u00eb gjitha kahjet, n\u00eb \u00e7do drejtim sikur na &#8220;rreshtohen&#8221; paralelizmat. Vall\u00eb \u00e7&#8217;do b\u00ebnte mjek\u00ebsia e sotme pa mij\u00ebra shpikjet dhe avancimet gjat\u00eb historis\u00eb. Sa e sa aparate t\u00eb avancuara i sh\u00ebrbejn\u00eb njer\u00ebzimit n\u00ebp\u00ebr spitalet e bot\u00ebs, pothuaj t\u00eb panum\u00ebrta jan\u00eb dhe vet\u00ebm ato t\u00eb Philips, si kompani e vetme.<\/p>\n<p>Apo, n\u00ebse e marrim shembull &#8220;paralelizmin&#8221; ushtarak, bie fjala s&#8217;do mund t\u00eb flisnim p\u00ebr &#8220;fallangat&#8221; (si di\u00e7 m\u00eb e avancuar luftarake), n\u00ebse t&#8217;mos na ishin shpikur fillimisht shtizat. Pa ato shtizat e gjata as fallangat s&#8217;do i kishte Aleksandri, p\u00ebr t&#8217;u krenuar pastaj me sukseset e me fitoret. S&#8217;po i p\u00ebrmendim &#8220;paralelizmat&#8221; ushtarak t\u00eb s\u00eb sotmes, s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja, gj\u00ebrat kan\u00eb vajtur p\u00ebrtej marramendjes. Kemi &#8220;shpikur&#8221; lloj-lloj monstruozitetesh, lloj-lloj &#8220;cluster-bombs&#8221;, e hedh 1 t\u00eb vetme dhe shum\u00ebzohet si vet\u00eb djalli i largqoft\u00ebsis\u00eb, e shfaros\u00eb nj\u00eb armad\u00eb t\u00eb t\u00ebr\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, nga ajo ana e &#8220;mir\u00eb&#8221; e balansimit na mrekullon shum\u00e7ka, jo vet\u00ebm iPhone por dhe nj\u00eb &#8220;miush&#8221; i vog\u00ebl. Kujtohu ai miu q\u00eb na b\u00ebn\u00eb &#8220;ekspert\u00eb&#8221; rreth p\u00ebrdorimit t\u00eb kompjuterit, qe shpikur nga NASA. Sikur dhe vet\u00eb kompjuteri q\u00eb e p\u00ebrdorim n\u00eb zyr\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr nevojat moderne t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb, edhe ky shpikje e NASA. GPS (Sistemi i Pozicionimit Global), pa t\u00eb cilin as iPhone n\u00eb xhepin ton\u00eb s&#8217;funksionon si\u00e7 duhet, qe shpikur nga NASA. Qelulat solare q\u00eb e konvertojn\u00eb energjin\u00eb e rrezeve n\u00eb elektrikat, po ashtu. E edhe LED-llambat etj.<\/p>\n<p>Nga NASA erdh\u00ebn sa t\u00eb duash shpikje tjera q\u00eb jan\u00eb t\u00eb dobishme n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Shum\u00eb shpikje t\u00eb NASA patjet\u00ebr se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb &#8220;m\u00eb t\u00eb mir\u00eb&#8221;. T\u00eb cilat shpikje i p\u00ebrdorim \u00e7do dit\u00eb, pakashum\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rutineske, pa menduar p\u00ebr to, pa qen\u00eb t\u00eb &#8220;vet\u00ebdijsh\u00ebm&#8221;, sepse aparatet komplekse jan\u00eb nd\u00ebrthurur tashm\u00eb me jet\u00ebn ton\u00eb. Shpikje p\u00ebr t\u00eb cilat komercialisht s&#8217;e kishim as &#8220;iden\u00eb&#8221;, por q\u00eb NASA ve\u00e7 i p\u00ebrdorte gjat\u00eb proceseve dhe nevojave t\u00eb veta. Shum\u00eb gj\u00ebra q\u00eb jan\u00eb shpikur dikur, g\u00ebrshetuar me shum\u00eb risi e shpikjesh shkencore, i p\u00ebrdor iPhone&#8230; t\u00eb cilin e p\u00ebrdorim ne.<\/p>\n<p>***<br \/>\nGjith\u00eb librat e k\u00ebsaj bote, vet\u00eb germat, vet\u00eb shpikja e Gutenbergut, gjith\u00e7ka e shkruar para dhe pas shpikjes s\u00eb tij, n\u00eb thelb kishin t\u00eb &#8220;b\u00ebnin&#8221; me komunikimin njer\u00ebzor. Sepse njeriu \u00ebsht\u00eb socio-qenie, sepse komunikimi \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka. Q\u00eb nga zanafilla e njer\u00ebzimit, s&#8217;do mend se komunikimi ishte nj\u00ebra nga &#8220;hallkat&#8221; ky\u00e7 sa i p\u00ebrket zhvillimit shoq\u00ebror e kulturor.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb komunikuar n\u00eb distanc\u00eb, \u00e7erok\u00ebt, apa\u00e7\u00ebt, siuks\u00ebt, navajot&#8230; dhe fiset tjera indigjene t\u00eb Amerik\u00ebs merreshin vesh me an\u00eb t\u00eb &#8220;tymit&#8221;. Sidomos n\u00ebse duhej nisur &#8220;mesazhe&#8221; lidhur me \u00e7\u00ebshtjet strategjike. Nj\u00ebsoj si apa\u00e7\u00ebt, edhe ushtar\u00ebt e Murit Kinez, n\u00eb gjith\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb prej mij\u00ebra kilometrash, e koordinonin funksionimin dhe vigjilenc\u00ebn me an\u00eb t\u00eb tymit.<\/p>\n<p>Padyshim se Interneti \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga shpikjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb njeriut, e cila shpikje thuase e ka &#8220;ndryshuar&#8221; konceptin e funksionalitetit t\u00eb bot\u00ebs son\u00eb. \u00cbsht\u00eb di\u00e7 si super-veg\u00ebl nd\u00ebrkomunikuese. Thuhet se Interneti u shpik n\u00eb v. 1983, mir\u00ebpo dihet se ishte n\u00eb p\u00ebrdorim q\u00eb nga vitet 1960. At\u00ebbot\u00eb, di\u00e7 si Rrjet i Agjencis\u00eb (Amerikane) p\u00ebr Projektet e Avancuara K\u00ebrkimore (ARPANET). Po ashtu dihet se sot DARPA, pasardh\u00ebse e ARPA, \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si avangard\u00eb tekno-shkencore, studimet, k\u00ebrkimet, tekno-hulumtimet e tyre gjithmon\u00eb jan\u00eb pararend\u00ebse t\u00eb shum\u00e7kaje (nj\u00ebsoj sikur dhe ato t\u00eb NASA, anise dhe bashk\u00ebpunimi mes tyre vetiu n\u00ebnkuptohet).<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur ndoshta ende s&#8217;e kishim as iden\u00eb nd\u00ebr-rrjet\u00ebsore (internetike), rrjeti i tyre qe krijuar p\u00ebr t&#8217;ua mund\u00ebsuar k\u00ebrkuesve qeveritar\u00eb shk\u00ebmbimin e informacionit. Shkurt, p\u00ebr q\u00ebllimin nd\u00ebrkomunikues. Duhet theksuar se rrjeti ARPANET synonte gjithashtu q\u00eb Departamentit t\u00eb Mbrojtjes t&#8217;ia mund\u00ebsonte komunikimin efektiv n\u00eb rast t\u00eb ndonj\u00eb sulmi b\u00ebrthamor, eventualisht. Meq\u00eb asgj\u00eb s&#8217;duhej p\u00ebrjashtuar, ca dekada m\u00eb par\u00eb vet\u00eb amerikan\u00ebt i pat\u00ebn sulmuar japonez\u00ebt me bomba b\u00ebrthamike. K\u00ebshtu q\u00eb, who knows&#8230; kurr\u00eb s&#8217;duhet th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. At\u00ebbot\u00eb gjith\u00e7ka &#8220;v\u00ebrtitej&#8221; rreth brengave t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb, gjith\u00e7ka ishte e mundur, asnj\u00eb &#8220;skenar&#8221; imagjinar nuk p\u00ebrjashtohej.<\/p>\n<p>Imagjino, t\u00eb sulmojn\u00eb me bomba atomike, prishen telat e shtyllat, k\u00ebputen linjat telefonike, shkat\u00ebrrohet gjith\u00e7ka, ekzekutiv\u00ebt e qeveris\u00eb federale dhe ushtarak\u00ebt, strateg\u00ebt e Pentagonit jan\u00eb strukur n\u00ebp\u00ebr strehimoret n\u00ebntok\u00ebsore, t\u00eb blinduar, dikush n\u00eb Arizona e dikush n\u00eb Virginia (kudo t&#8217;ket\u00eb q\u00eblluar bunkeri m\u00eb i af\u00ebrm), sh\u00ebndosh e rehat po&#8230; por ja q\u00eb t\u00eb &#8220;shurdh\u00ebr, e memec\u00eb&#8221;, s&#8217;do merreshin vesh p\u00ebr koordinimin e rezistenc\u00ebs tutje as p\u00ebr kund\u00ebrsulmet. K\u00ebshtu q\u00eb &#8220;rrjeti&#8221; ishte di\u00e7 si projekt super-sekret, nj\u00ebsoj si\u00e7 m\u00eb par\u00eb ishte projekti &#8220;Manhatan&#8221; (projekt gjigant rretherrotull krijimit t\u00eb bomb\u00ebs b\u00ebrthamore, sekret madhor, top-secret, fsheht\u00ebsi n\u00eb shkall\u00eb federale).<\/p>\n<p>Meq\u00eb dihet tashm\u00eb, k\u00ebshtu shkojn\u00eb pun\u00ebt e teknologji-kave sekrete, e sidomos n\u00ebse aso &#8220;ushtarake&#8221;. Secili shtet duhet t&#8217;ia ket\u00eb &#8220;frik\u00ebn&#8221; nj\u00eb shteti tjet\u00ebr. Se pse na ka ngelur ky &#8220;ves&#8221;, s&#8217;e kemi iden\u00eb &#8211; ama frika s&#8217;\u00ebsht\u00eb sekret, q\u00eb nga lasht\u00ebsia e nj\u00ebjta &#8220;frik\u00eb&#8221;, s&#8217;ka ndryshuar gj\u00eb. Shpikja e &#8220;rrjetit&#8221; ARPANET qe b\u00ebr\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht urgjente pasi Bashkimi Sovjetik do ta lan\u00e7onte satelitin Sputnik, i cili si\u00e7 dihet pati qen\u00eb &#8220;suksesi i par\u00eb&#8221; me ato hesapet satelitore. Krenaria sovjetike aspak s&#8217;u &#8220;p\u00eblqente&#8221; amerikan\u00ebve. S&#8217;po themi se kishin &#8220;faj&#8221;, kur njeriut i imponohen &#8220;garat&#8221;, n\u00ebse her\u00eb q\u00ebllimisht e her\u00eb spontanisht futesh n\u00eb garime t\u00eb tekno-shkenc\u00ebs, kuptohet ashtu gjithkujt do i vinte inat : )<\/p>\n<p>N\u00eb v. 1965, Lawrence Roberts do i lidhte 2 kompjuter\u00eb q\u00eb t&#8217;komunikojn\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb 2 aparate qen\u00eb marr\u00eb vesh si\u00e7 u kishte hije. Roberts e p\u00ebrdori nj\u00eb linj\u00eb telefonike dhe nj\u00eb modem akustik p\u00ebr transmetimin e info-pakove, transmetuar si t\u00eb dh\u00ebna digjitale. Ky sukses do ishte fillim i mbar\u00eb, n\u00ebse 2 aparate ia dalin t\u00eb &#8220;merren vesh&#8221; mes vete, at\u00ebher\u00eb patjet\u00ebr dhe &#8220;marr\u00ebveshja&#8221; kolektive e m\u00eb shum\u00eb aparateve do ishte e mundur. Krijimi i rrjetit ARPANET do p\u00ebrfshinte pun\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shum\u00eb inxhinier\u00ebve, shkenc\u00ebtar\u00ebve, programuesve. Thuhet se Vinton Cerf dhe Robert E. Kahn ishin nd\u00ebr kontributor\u00ebt kryesor\u00eb. Si t\u00eb till\u00eb, q\u00eb t\u00eb dy e kan\u00eb merituar nofk\u00ebn &#8220;baballar\u00eb t\u00eb Internetit&#8221;. Pa ARPANET ndoshta s&#8217;do kishte as Internet, s&#8217;do vinte Interneti i m\u00ebvonsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ARPANET nuk ishte &#8220;rrjet global&#8221;, jo se teknologjia ende s&#8217;kishte &#8220;ambicje&#8221; bot\u00ebrore por thjesht ishte projekt amerikan. Q\u00eb moti, n\u00eb fillimvitet 1900, vet\u00eb Tesla e pati teorizuar krijimin e &#8220;world wireless system&#8221;. Ideja e tij p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pati ngelur ashtu, vet\u00ebm si teori, si shkrepje gjeniale, si shkrepje e mrekullueshme ideatike. Do duhej t\u00eb kalonte pothuaj nj\u00eb shekull, gjenialiteti do i shkrepte dikuj tjet\u00ebr, n\u00eb v. 1989 britaniku Tim Berners-Lee do ta shpikte rrjetin &#8220;World Wide Web&#8221;.<\/p>\n<p>Rrjeti &#8220;WWW&#8221; i Berners-Lee fillimisht qe konceptuar rreth ides\u00eb p\u00ebr shk\u00ebmbim t\u00eb automatizuar t\u00eb informacionit mes universiteteve dhe instituteve shkencore t\u00eb bot\u00ebs. Dmth. ngjash\u00ebm si\u00e7 dhe Internet-koncepti i dikursh\u00ebm ARPANET, qe ideuar p\u00ebr shk\u00ebmbimin informativ panamerikan. Tani koncepti i Berners-Lee do ishte &#8220;bot\u00ebror&#8221; (world wide).<\/p>\n<p>Berners-Lee punonte pran\u00eb CERN*, Gjenev\u00eb. Faqja e par\u00eb e internetike e CERN (dhe dmth. faqja e par\u00eb e gjith\u00eb bot\u00ebs) iu kushtua vet\u00eb projektit &#8220;World Wide Web&#8221; dhe qe strehuar n\u00eb kompjuterin &#8220;NeXT&#8221; t\u00eb Berners-Lee. Po ashtu thuhet se Berners-Lee e pati &#8220;ngarkuar&#8221; foton e par\u00eb n\u00eb Internet p\u00ebrmes World Wide Web, rrjet q\u00eb e krijoi ai vet\u00eb. Fotoja e par\u00eb internetike ishte nj\u00eb foto e 4 grave q\u00eb punonin s\u00eb bashku me shpik\u00ebsin Bernes-Lee n\u00eb CERN.<\/p>\n<p>Pra Berners-Lee e pati krijuar faqen e par\u00eb, nd\u00ebrsa thuhet sot n\u00eb Internet ka mbi 1.7 miliard faqe. Kuptohet se ky num\u00ebr vazhdon me &#8220;luhatjen&#8221;, her\u00eb do ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb e her\u00eb m\u00eb pak. N\u00ebse sot ka mbi 1.7 miliard faqe (ose numri mund t&#8217;jet\u00eb dhe m\u00eb i lart\u00eb), megjithat\u00eb vet\u00ebm rreth 200 milion\u00eb prej tyre jan\u00eb aktive. Mendohet se t\u00eb pakt\u00ebn 1.5 miliard faqe internetike jan\u00eb joaktive.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, para nj\u00eb dekade (n\u00eb v. 2013) CERN vendosi ta &#8220;ripunonte&#8221; faqen e par\u00eb internetike, dhe e cila t\u00eb p\u00ebrshfaqej pik\u00ebrisht si\u00e7 ishte projekti fillestar n\u00eb nj\u00eb adres\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Kjo i bie t\u00eb jet\u00eb di\u00e7 si p\u00ebrkujdesje &#8220;muzeale&#8221;, q\u00eb t\u00eb ruhet tekno-projekti i Berners-Lee dhe trash\u00ebgimia origjinale. Natyrisht, u lumt\u00eb atyre t\u00eb CERN p\u00ebr kujdesin, i lumt\u00eb dhe shpik\u00ebsit t\u00eb Internetit, pastaj shpik\u00ebsit t\u00eb Web-it, dhe gjith\u00eb shpik\u00ebsve t\u00eb bot\u00ebs varg e varg, \u00e7far\u00ebdo q\u00eb t&#8217;ken\u00eb shpikur.<\/p>\n<p>Na takon t&#8217;jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs, dhe t&#8217;mos harrojm\u00eb, e si t&#8217;mos i jemi mir\u00ebnjoh\u00ebs Gutenbergut! Na takon, sepse gjenialiteti i tyre e solli bot\u00ebn dhe shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore k\u00ebtu ku \u00ebsht\u00eb sot. Ylli i Hollivudit, ajo bukuroshja Monroe ia pati shprehur mir\u00ebnjohjen dhe vet\u00eb shpik\u00ebsit t\u00eb &#8220;takave&#8221; &#8211; sipas saj, vall\u00eb \u00e7do b\u00ebnin femrat e bot\u00ebs pa takat! Se pse kjo mir\u00ebnjohja p\u00ebr takat, s&#8217;e kemi iden\u00eb. Mund t&#8217;jet\u00eb se Monroe pati menduar pik\u00ebrisht t\u00eb &#8220;kund\u00ebrt\u00ebn&#8221;, apo ndoshta nganj\u00ebher\u00eb k\u00ebpuc\u00ebt pa taka thjesht s&#8217;jan\u00eb &#8220;cool&#8221; : )<\/p>\n<p>* CERN \u00ebsht\u00eb Organizata Evropiane p\u00ebr K\u00ebrkime B\u00ebrthamore, \u00ebsht\u00eb laboratori kryesor i bot\u00ebs shkencore p\u00ebr fizik\u00ebn th\u00ebrmijore. Selia \u00ebsht\u00eb n\u00eb Gjenev\u00eb. Aktualisht shtetet an\u00ebtare t\u00eb CERN jan\u00eb: Austria, Belgjika, Holanda, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Bullgaria, Izraeli, Italia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Spanja, Suedia, Zvicra, Republika \u00c7eke dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar. Rumania \u00ebsht\u00eb kandidate p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, Serbia \u00ebsht\u00eb an\u00ebtare e asociuar n\u00eb faz\u00ebn paraprake t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Nd\u00ebrsa India, Japonia, Federata Ruse, ShBA, Turqia, Komisioni Evropian dhe UNESCO e kan\u00eb statusin e v\u00ebzhguesit.<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">grafikat ngjitur &#8211; foto e Tim Berners-Lee, faqja e par\u00eb internetike, dhe dokumente origjinale t\u00eb WWW-s &#8211; burimi CERN<\/span> ]<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Mars 2023 (v\u00ebshtrim eseistik) (&#8230;s&#8217;duhet ta harrojm\u00eb &#8220;parakushtin&#8221;, ne vet\u00eb duhet ta gjejm\u00eb balansin mes t\u00eb mirave dhe t\u00eb k\u00ebqijave q\u00eb teknologjia na i ofron (+ imponon)&#8230; *** N\u00ebse ta shtjellonim nj\u00eb th\u00ebnie t\u00eb gjeniut&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12454\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-12454","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12454","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12454"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12454\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12454"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12454"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12454"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}