{"id":12562,"date":"2023-04-16T18:01:09","date_gmt":"2023-04-16T17:01:09","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12562"},"modified":"2024-04-09T02:32:15","modified_gmt":"2024-04-09T01:32:15","slug":"zhvillimet-teknologjike-shkenca-reale-dhe-ndihma-fiksionale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12562","title":{"rendered":"Ekonomia e Hollivudit &#8211; Shkenca Reale dhe &#8220;Ndihma&#8221; Fiksionale"},"content":{"rendered":"<p><em>(sguraziu &#8211; ap, prill 2023)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>me ndihm\u00ebn e shkenc\u00ebs &#8220;fiksionale&#8221;, duke shitur imagjinat\u00eb, &#8220;vibracione&#8221; imagjinare t\u00eb Vibraniumit, &#8220;Black Panther&#8221; qe pajisur me 7 nominime dhe me 3 fitime t\u00eb Oscar &#8211; ndoshta &#8220;pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb rreth nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb makine perpetuale \u00ebsht\u00eb fshehja e baterive&#8221;<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/sg-zhvillimet_tenologjike_shkenca_reale_dhe_ndihma_fiksionale.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12563\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/sg-zhvillimet_tenologjike_shkenca_reale_dhe_ndihma_fiksionale.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"854\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/sg-zhvillimet_tenologjike_shkenca_reale_dhe_ndihma_fiksionale.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/sg-zhvillimet_tenologjike_shkenca_reale_dhe_ndihma_fiksionale-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/sg-zhvillimet_tenologjike_shkenca_reale_dhe_ndihma_fiksionale-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/sg-zhvillimet_tenologjike_shkenca_reale_dhe_ndihma_fiksionale-768x512.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb Janar (2023) nj\u00eb video e \u00e7uditshme desh e mahniti bot\u00ebn internetike, njer\u00ebzia qen\u00eb mrekulluar me lajmin se nj\u00eb mineral \u00e7udib\u00ebr\u00ebs, nj\u00eb lloj &#8220;gura-ziu&#8221; magjik : ) i ashtuquajtur Vibranium qenka zbuluar n\u00eb RD t\u00eb Kongos. Fillimisht qe postuar n\u00eb Twitter. N\u00eb videot shihen persona tek demonstrojn\u00eb me ca gur\u00eb q\u00eb kan\u00eb &#8220;ngarkes\u00eb elektrike&#8221;, n\u00ebse gur\u00ebt f\u00ebrkohen me nj\u00ebri-tjetrin ia fillojn\u00eb me xixa e me shkrepje, thuase elektriciteti i tyre na qenk\u00ebsh i pashtersh\u00ebm. N\u00eb nj\u00eb video tjet\u00ebr dikush e p\u00ebrdorte &#8220;gurin&#8221; madje dhe p\u00ebr t\u00eb salduar. M\u00ebsova se dhe &#8220;Nairobi News&#8221; pask\u00ebsh raportuar rreth gjetjes s\u00eb Vibraniumit, diku n\u00eb rajonin Katanga t\u00eb Kongos.<\/p>\n<p>N\u00eb disa nga fletoret vizatimore t\u00eb Marvel (psh. ato rreth Black Panther) minerali Vibranium \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element imagjinar i cili posedon cil\u00ebsi jo vet\u00ebm &#8220;mbinjer\u00ebzore&#8221; por dhe t\u00eb tilla si aft\u00ebsia e absorbimit dhe e ruajtjes s\u00eb energjis\u00eb, i t\u00eb gjitha formave energjitike. Megjithat\u00eb ky mineral, ose m\u00eb mir\u00eb element, nuk \u00ebsht\u00eb real, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm trillim, s&#8217;ka th\u00ebn\u00eb kush se \u00ebsht\u00eb real. Sipas Marvel, n\u00eb Wakanda t\u00eb Afrik\u00ebs (miliona vjet m\u00eb par\u00eb) pati r\u00ebn\u00eb nj\u00eb meteor, jo aso i &#8220;dinosaur\u00ebve&#8221; por nj\u00eb meteor special, i cili do ndikonte n\u00eb natyr\u00ebn rrotull me vetit\u00eb e veta t\u00eb mistershme.<\/p>\n<p>Pastaj njer\u00ebzit e studionin natyr\u00ebn dhe i shfryt\u00ebzonin sekretet meteorike t\u00eb Vibraniumit p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb bot\u00ebn nj\u00eb vend m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Gjith\u00e7ka do avancohej, teknologjia patjet\u00ebr por bie fjala dhe mjek\u00ebsia, plag\u00ebt n\u00eb Wakanda mund t\u00eb sh\u00ebroheshin &#8220;magjikisht&#8221;. Af\u00ebrmendsh, sh\u00ebrimi ashtu nuk ishte magji, por sipas qasjes s\u00eb Marvel, gjith\u00e7ka ishte teknologji dhe shkenc\u00eb. Dmth. ne sot duhet t\u00eb &#8220;mendojm\u00eb&#8221; se fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr di\u00e7 si fanta-tekno-shkenc\u00eb, 100% simpatike dhe me viz\u00ebllimat e paskajshme hollivudeske.<\/p>\n<p>Marvel thot\u00eb se nga ky material prodhohen arm\u00ebt m\u00eb t\u00eb avancuara, t\u00eb gjith\u00eb super-heronjt\u00eb pajisen me ndonj\u00eb di\u00e7 b\u00ebr\u00eb nga Vibraniumi. Psh. madje dhe vet\u00eb mburoja e &#8220;Captain America&#8221;, i cili e p\u00ebrfaq\u00ebson krenarin\u00eb e super-heroizmit amerikan, qe punuar nga ky mineral. Ja pse mburoja e tij mund t&#8217;i rezistoj\u00eb \u00e7ekanit fluturues t\u00eb per\u00ebndis\u00eb Thor. Marvel madje e lavd\u00ebron dhe vet\u00eb prapan* e &#8220;Captain America&#8221;, sepse sipas fansave, super-heroi e p\u00ebrfaq\u00ebson prapan* e Amerik\u00ebs. Fare n\u00eb rregull, dhe me vend, tekefundit gjithkush e lavd\u00ebron t\u00eb &#8220;veten&#8221;.<\/p>\n<p>Por dhe shum\u00eb heronj t\u00eb tjer\u00eb, mbase t\u00eb &#8220;panum\u00ebrt&#8221;, do ken\u00eb veglurinash nga Vibraniumi. Tjet\u00ebr q\u00eb ne s&#8217;i dim\u00eb sakt\u00eb, me emra e me detaje. Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse sot ia themi se \u00e7el\u00ebsat e auto-mekanikut t\u00eb lagjes jan\u00eb nga Kadmiumi (sepse dhe jan\u00eb, l\u00ebgura me kadmium etj.), pse t&#8217;mos jet\u00eb dhe mburoja e heroit &#8220;Captain America&#8221; nga Vibraniumi&#8230; Dhe at\u00eb, pik\u00ebrisht nga Vibraniumi i Wakanda-s.<\/p>\n<p>Fal\u00eb imagjinat\u00ebs dmth. teknologjit\u00eb e llojit &#8220;Black Panther&#8221; (si\u00e7 na i shpalos Hollivudi dhe imagjinata e Marvel) jan\u00eb di\u00e7 si tekno-shkencash imagjinare. Nga ana tjet\u00ebr, idet\u00eb e shpalosura rreth tekno-avancimeve t\u00eb tilla s&#8217;jan\u00eb t\u00eb pakuptimta, nuk jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;nonsens&#8221; filmik. N\u00ebse t\u00eb thoshim se teknologjit\u00eb q\u00eb shfaqen n\u00eb Wakanda ose n\u00eb &#8220;Black Panther&#8221; jan\u00eb t\u00eb bazuara nj\u00eb &#8220;\u00e7erek&#8221; n\u00eb shkenc\u00ebn reale, nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn n\u00eb mrekullit\u00eb fanta-shkencore dhe gjysma tjet\u00ebr e ngelur n\u00eb fantazi dhe efekte t\u00eb lezetshme &#8220;a la houdini&#8221; &#8211; pohimi yn\u00eb s&#8217;do ishte aspak larg v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse &#8220;ndihma&#8221; e shkenc\u00ebs fiksionale nuk \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr &#8220;entertainment-in&#8221; real (p\u00ebr arg\u00ebtimin ton\u00eb), \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb dhe p\u00ebr shkenc\u00ebn reale. Ndoshta hapi i par\u00eb i shkenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb imagjinata. Dhe vet\u00eb Ajnshtajni e pati lavd\u00ebruar imagjinat\u00ebn. Dmth. \u00ebsht\u00eb ndihm\u00eb zinxhirore, Hollivudi me an\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs imagjinare e ndihmon shkenc\u00ebn reale, dhe anasjelltas &#8211; s\u00eb bashku e &#8220;ndihmojn\u00eb&#8221; ekonomin\u00eb, e cila me at\u00eb hujin e reciprocitetit i &#8220;ushqen&#8221; t\u00eb dyja, dhe gjith\u00e7ka q\u00eb graviton rretherrotull. Pa ekonomin\u00eb as shkenca e mir\u00ebfillt\u00eb s&#8217;ka si financohet. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Hollivudi e ndihmon ekonomin\u00eb e ShBA me mbi 500 miliard\u00eb secilin vit &#8211; gjysm\u00eb trilioni nuk \u00ebsht\u00eb pak, p\u00ebrkundrazi.<\/p>\n<p>Sipas Byros\u00eb p\u00ebr Analizat Ekonomike (BEA), n\u00eb v. 2021 Artet dhe Aktiviteti Kulturor (ku hyn dhe industria e Hollivudit) p\u00ebrb\u00ebnin 4.4% t\u00eb BPV-s\u00eb amerikane. Sa p\u00ebr pak\u00ebz krahasim, sektori i Nd\u00ebrtimtaris\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte 4.2% t\u00eb BPV-s\u00eb, Transporti 2.8% t\u00eb BPV-s\u00eb. Nd\u00ebrsa, Aerospace &amp; Defense (e cila industri n\u00eb media b\u00ebn &#8220;buj\u00eb&#8221; ndoshta po aq sa Hollivudi) n\u00eb v. 2020 p\u00ebrb\u00ebnte 1.8 % t\u00eb BPV-s\u00eb.<\/p>\n<p>Pra &#8220;ndihma&#8221; e shkenc\u00ebs fiksionale, kahdo q\u00eb rrotullohet, do ishte m\u00ebkat t\u00eb &#8220;harrohet&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nElementi &#8220;Vibranium&#8221; pretendohet kryesisht si di\u00e7 e trilluar (Marvel s&#8217;ka pretenduar kurr\u00eb se na qenka element real), mir\u00ebpo p\u00ebrb\u00ebrja e &#8220;gur\u00ebve elektrik\u00eb&#8221; (paraqitur n\u00eb videot e Internetit), ngeli ende e panjohur p\u00ebr shkenc\u00ebn reale. Ende e paqart\u00eb n\u00ebse k\u00ebta gur\u00eb v\u00ebrtet prodhojn\u00eb ose e deponuakan energjin\u00eb elektrike. Se nuk jan\u00eb &#8220;vibranium&#8221;, dhe as ndonj\u00eb material \u00e7udib\u00ebr\u00ebs, se gjeneruakan elektricitet nga hi\u00e7asgj\u00ebja, rreth k\u00ebsaj i leht\u00eb akordimi. Ndokush mund t\u00eb supozoj\u00eb se ky lloj &#8220;guri&#8221; i \u00e7uditsh\u00ebm afrikan mund t&#8217;jet\u00eb i pasur me mineral hekuri (ka plot gur\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb pasur me hekur). N\u00ebse t\u00eb lidheshin me ndonj\u00eb burim &#8220;fantomik&#8221; energjie dhe n\u00ebse t&#8217;i f\u00ebrkonim s\u00eb bashku, mbase do krijonin shk\u00ebndija.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, video t\u00eb tilla jan\u00eb mjaft intriguese, sidomos n\u00ebse filluan t\u00eb shfaqen pas filmit &#8220;Black Panther&#8221;, pas Wakandas imagjinare. Ca shk\u00ebndija dhe efekte elektrike mund t&#8217;i animojm\u00eb dhe vet\u00eb (pa qen\u00eb as ekspert\u00eb as marvel-ist\u00eb) me ndihm\u00ebn e After Effects. Edhe llamb\u00ebzat LED b\u00ebjn\u00eb &#8220;drit\u00eb&#8221; me ndihm\u00ebn e animacionit, pik\u00ebrisht si\u00e7 dhe n\u00eb videot e Vibraniumit t\u00eb Kongos. N\u00eb fakt, i gjith\u00eb filmi &#8220;Black Panther&#8221; (dhe panum\u00ebr filma t\u00eb ngjash\u00ebm) krijohen me After Effects, dhe me veglash t\u00eb ndryshme softuerike.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ekspert\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb mineralogjis\u00eb thon\u00eb se nj\u00eb mineral i till\u00eb (q\u00eb prodhon elektricitet) sipas njohurive shkencore t\u00eb derisotshme, do ishte di\u00e7 e pamundur. Ata besojn\u00eb se gur\u00ebt e shfaqur n\u00eb videot jan\u00eb ose mund t\u00eb jen\u00eb minerali i njohur si Pirit. Deri sot shkenca s&#8217;njeh ndonj\u00eb &#8220;mekaniz\u00ebm&#8221; q\u00eb e mb\u00ebshtet at\u00eb lloj &#8220;fenomeni&#8221; elektrik (si\u00e7 shfaqet n\u00eb videot). Mineralet q\u00eb i njeh shkenca deri sot nuk posedojn\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e nevojshme molekulare p\u00ebr ta ruajtur elektricitetin (di\u00e7 si bateri natyrale). Por mund ta kalojn\u00eb tutje, dmth. ta p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb, keq a mir\u00eb me aq sa &#8220;munden&#8221;, n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb specifikave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Sipas shkenc\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e mundur nj\u00eb &#8220;bateri natyrale&#8221; minerali do t\u00eb duhej ta kishte nj\u00eb anod\u00eb dhe nj\u00eb katod\u00eb q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrveprojn\u00eb. Litiumi q\u00eb e njohim, p\u00ebr baterit\u00eb e s\u00eb sotmes \u00ebsht\u00eb aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, lum e lum litium &#8211; sikur ia themi, m\u00eb i miri q\u00eb t\u00eb kemi, por as litiumi nuk &#8220;prodhon&#8221; energji elektrike (si gur\u00ebt n\u00eb videot). Mineraleve u mungon p\u00ebrb\u00ebrja kimike p\u00ebr ta ruajtur ngarkes\u00ebn elektrike (si\u00e7 e ruajn\u00eb baterit\u00eb.) Por as baterit\u00eb, n\u00eb fakt nuk e ruajn\u00eb energjin\u00eb elektrike, baterit\u00eb e ruajn\u00eb energjin\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr (shpesh kimike). Kjo energji m\u00eb pastaj konvertohet n\u00eb energji elektrike (sapo t\u00eb ndodhin reaksionet kimike midis anod\u00ebs, katod\u00ebs dhe elektrolitit mes tyre). N\u00eb rastin e Vibraniumit si mineral &#8220;video-magjik&#8221;, dallimi do ishte se, minerali s&#8217;do i l\u00ebshonte apo lironte elektronet e nevojshme p\u00ebr ruajtjen e elektro-ngarkes\u00ebs (si\u00e7 ia b\u00ebjn\u00eb baterit\u00eb reale).<\/p>\n<p>Apo mbase &#8220;Vibraniumi&#8221; \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet vet\u00ebm aq sa duhej t\u00eb ishte, as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak, thjesht nj\u00eb em\u00ebr metaforik p\u00ebr mineralin Koltan, minerali i \u00e7muar q\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr t&#8217;i fuqizuar telefonat e shek. XXI. Rreth 80% e k\u00ebtij minerali nxirret n\u00eb RD t\u00eb Kongos. Kur rafinohet, b\u00ebhet nj\u00eb metal i quajtur Tantal (pik\u00ebrisht si ai Tantali i mit.), nj\u00eb pluhur rezistent ndaj nxeht\u00ebsis\u00eb dhe q\u00eb mund t\u00eb mbaj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb lart\u00eb elektrike.<\/p>\n<p>&#8220;Vibraniumi&#8221; metaforik, n\u00ebse t&#8217;ishte realistik mund ta kishte ndihmuar Afrik\u00ebn t\u00eb b\u00ebhej superfuqi e v\u00ebrtet\u00eb (pik\u00ebrisht si n\u00eb filmin &#8220;Black Panther&#8221;, duke qen\u00eb Wakanda ai shembulli imagjinar). N\u00ebse nafta dhe gazi si burime natyrore i transformuan ekonomit\u00eb e disa vendeve t\u00eb Lindjes s\u00eb Mesme, at\u00ebher\u00eb vall\u00eb \u00e7&#8217;ndodhi me Afrik\u00ebn, pse zhvillimi nuk ndodhi!? Resurset natyrore t\u00eb Afrik\u00ebs mund t&#8217;kishin qen\u00eb (ose dmth. jan\u00eb) &#8220;Vibranium&#8221; i v\u00ebrtet\u00eb. Do mund ta transformonin gjith\u00eb kontinentin e bukur, ta m\u00ebk\u00ebmbnin denj\u00ebsisht gjith\u00eb ekonomin\u00eb kontinenatale, por nuk ndodhi. N\u00ebse Dubai e Doha p\u00ebsojn\u00eb metamorfozash arkitekturale t\u00eb llojit &#8220;manhatanization&#8221;, at\u00ebher\u00eb \u00e7&#8217;ndodhi, \u00e7&#8217;ngjet vall\u00eb me ekonomin\u00eb afrikane!<\/p>\n<p>S&#8217;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm minerali Koltan, Afrika kishte dhe ka sa t\u00eb duash minerale. Bie fjala kishte dhe ka diamante, aq shum\u00eb jet\u00eb do jen\u00eb humbur rretherrotull diamanteve dhe parat\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre nuk i sh\u00ebrbyen zhvillimit t\u00eb Afrik\u00ebs. Sot, kur prodhohen filmat e llojit Black Panther, dhe kur audienca &#8220;patriotike&#8221; afrikane s\u00eb bashku me at\u00eb afro-amerikane do i gjenerojn\u00eb me miliarda p\u00ebr Hollivudin, paralelisht disa nga korporatat q\u00eb e p\u00ebrdorin mineralin Koltan, q\u00eb shesin produkte elektronike n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn jan\u00eb Apple, Dell, Microsoft, Advanced Micro Devices (AMD), Acer, Motorola, Nokia, Panasonic, Research In Motion (RIM) etj.<\/p>\n<p>Dmth. t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb, gjigant\u00ebt e s\u00eb sotmes, nj\u00eb industri masive n\u00eb shkall\u00eb globale varet prej mineralit Koltan. I nj\u00ebjti Koltan (shkurtes\u00eb p\u00ebr Kolumbitin-Tantalitin) p\u00ebrdoret gjithashtu p\u00ebr prodhimin e legurave rezistuese ndaj temperaturave t\u00eb larta, p\u00ebr motor\u00ebt e avion\u00ebve, p\u00ebr jet-turbinat e t\u00eb ngjashme. Dhe dihet, t\u00eb gjitha fluturaket e avancuara t\u00eb s\u00eb sotmes jan\u00eb &#8220;jets&#8221;, t\u00eb gjitha kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr turbinash rezistente. E megjithat\u00eb Afrika sikur prap\u00eb asgj\u00eb, sikur e humb mund\u00ebsin\u00eb, &#8220;oportunizmin&#8221; historik, nj\u00ebsoj si me Diamantin, nj\u00ebsoj si me Tanzanitin etj.<\/p>\n<p>A do sh\u00ebrbej\u00eb &#8220;Vibraniumi&#8221; metaforik si shk\u00ebndij\u00eb p\u00ebr ta ndezur ndonj\u00eb &#8220;llamb\u00eb&#8221; t\u00eb Afrik\u00ebs, s&#8217;e kemi iden\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nSidoqoft\u00eb, u muar vesh se Vibraniumi filmik \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element fiksional, mineral i shkenc\u00ebs imagjinare. N\u00eb universin e imagjinat\u00ebs s\u00eb Marvel shfaqet si zot\u00ebrues i cil\u00ebsive t\u00eb ndryshme, psh. aft\u00ebsia p\u00ebr ta absorbuar dhe ruajtur energjin\u00eb, i absorbon t\u00eb gjitha format energjitike. K\u00ebtu n\u00eb shkrimin ton\u00eb na intereson vet\u00ebm n\u00ebse mund t\u00eb shpjegohen cil\u00ebsit\u00eb e tilla sadopak, n\u00eb termat sa m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb shkencor\u00eb, sa m\u00eb &#8220;af\u00ebr&#8221; shkenc\u00ebs reale. Ndoshta na ndihmon qasja &#8220;krahasimtare&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Psh. shkenca reale e s\u00eb sotmes thot\u00eb se gjith\u00e7ka e ka energjin\u00eb e vet potenciale. Edhe nj\u00eb lavjer\u00ebs ka energji &#8211; ashtu varur, ne mund ta t\u00ebrheqim n\u00eb nj\u00eb an\u00eb, me q\u00ebllimin p\u00ebr ta l\u00ebshuar. Pastaj lavjer\u00ebsi do ia filloj\u00eb me luhatjen, her\u00eb andej e her\u00eb k\u00ebndej, her\u00eb largohet e her\u00eb afrohet, tani duke patur dhe energjin\u00eb kinetike. Fizika me &#8220;ligjet&#8221; e veta e ka caktuar se lavjer\u00ebsi yn\u00eb do &#8220;ket\u00eb&#8221; energji kinetike aq sa i kemi &#8220;dh\u00ebn\u00eb&#8221; (me shtyrjen psh), apo dhe vet\u00ebm sa ishte energjia potenciale e tij. Mir\u00ebpo kaq, meq\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb prej Vibraniumi, ngelet me aq, asgj\u00eb magjike, gjith\u00e7ka e caktuar me &#8220;ligjet&#8221;&#8230;<\/p>\n<p>Tham\u00eb se Vibraniumi imagjinar, si\u00e7 supozohet, e ka aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta absorbuar dhe ruajtur energjin\u00eb. Edhe shkenca e v\u00ebrtet\u00eb thot\u00eb se energjin\u00eb kinetike (energjin\u00eb e l\u00ebvizjes) mund ta kthejm\u00eb n\u00eb energji t\u00eb ruajtur (potenciale). Ndonj\u00ebher\u00eb na nevojitet ta shp\u00ebrndajm\u00eb energjin\u00eb kinetike t\u00eb di\u00e7kaje dhe ta &#8220;absorbojm\u00eb&#8221;. Bie fjala, i kemi ato plastikat me r\u00ebr\u00eb p\u00ebr &#8220;absorbimin&#8221; e energjis\u00eb kinetike t\u00eb veturave, sidomos n\u00eb ato pistat e shpejt\u00ebsive (n\u00ebse eventualisht dalin jasht\u00eb &#8220;trak\u00ebs&#8221;).<\/p>\n<p>Ose fabrikant\u00ebt e jelek\u00ebve ballistik\u00eb i p\u00ebrdorin fibrat e fuqishme t\u00eb kevlarit p\u00ebr t&#8217;i ngadal\u00ebsuar dhe ndalur plumbat. Energjia kinetike e plumbit&#8230; s&#8217;e kemi iden\u00eb, padyshim marramend\u00ebse, pasi plumbi aq i &#8220;fokusuar&#8221;, mir\u00ebpo jeleku i kevlarizuar ia del dhe e ndal\u00eb.<\/p>\n<p>Ose psh. gur\u00ebt e brezit t\u00eb asteroid\u00ebve ndeshen mes vete dhe th\u00ebrmohen, lloj-lloj mbeturinash t\u00eb &#8220;natyrshme&#8221; v\u00ebrtiten. P\u00ebr grimcat e p\u00ebr mikro-meteoroidet ia themi se jan\u00eb mbeturina natyrore. Mir\u00ebpo p\u00ebrve\u00e7 tyre dihet se n\u00eb orbit\u00eb ka dhe mbeturina artificiale, fort t\u00eb rrezikshme p\u00ebr satelit\u00ebt sepse l\u00ebvizin me shpejt\u00ebsi t\u00eb madhe, energjia kinetike e tyre \u00ebsht\u00eb masive. Thuhet se nj\u00eb predh\u00eb e plumbit ordiner &#8220;udh\u00ebton&#8221; me shpejt\u00ebsi 1200-1700 m\/s, mir\u00ebpo nj\u00eb pjese e mbeturinave orbitale v\u00ebrtitet me shpejt\u00ebsi deri 28 km\/s. Ku \u00ebsht\u00eb metri e ku kilometri, pra tmerr\u00ebsisht shpejt\u00eb!<\/p>\n<p>Njer\u00ebzia s&#8217;kan\u00eb si i &#8220;num\u00ebrojn\u00eb&#8221;, por NASA, ESA e k\u00ebso organizatash jan\u00eb marr\u00eb dhe me k\u00ebt\u00eb, ata thon\u00eb se aktualisht ka m\u00eb shum\u00eb se 17.000 cop\u00ebza t\u00eb identifikuara artificiale dhe m\u00eb shum\u00eb se 170 milion\u00eb mbeturina t\u00eb paidentifuara. Andaj, pakashum\u00eb nj\u00ebsoj si\u00e7 polic\u00ebt e ushtar\u00ebt e p\u00ebrdorin jelekun ballistik (apo anti-plumb), edhe ISS e ka nj\u00eb di\u00e7 si &#8220;jelek-batanije&#8221; nga fibrash t\u00eb kevlar dhe &#8220;nextel&#8221;. Gjithashtu dhe nj\u00eb pancir metalik t\u00eb ashtquajtur &#8220;whipple shield&#8221; (sipas ideatorit, shpik\u00ebsit). Kjo mburoj\u00eb i ka disa shtresa me boshll\u00ebqe mes tyre, p\u00ebr ta shp\u00ebrndar\u00eb energjin\u00eb kinetike dhe p\u00ebr ta siguruar nj\u00eb &#8220;shteg&#8221; p\u00ebr energjin\u00eb (dmth. p\u00ebr absorbimin sa m\u00eb efikas). Pra &#8220;jeleku&#8221; dhe mburoja e mbrojn\u00eb ISS-n nga p\u00ebrplasjet e mikro-meteoroideve dhe nga mbeturinat e tjera t\u00eb vogla, e edhe aso artificiale.<\/p>\n<p>Vibraniumi imagjinar i Marvel (ose i Wakandas), duke qen\u00eb i mahnitsh\u00ebm, sakaq do t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsonte t\u00eb gjitha shpikjet e NASA dhe t\u00eb ESA, t\u00eb gjitha &#8220;mundimet&#8221; e shkenc\u00ebtar\u00ebve, do e absorbonte secilin mikro-meteorid, madje do ia &#8220;vidhte&#8221; energjin\u00eb dhe do e shfryt\u00ebzonte p\u00ebr vete. Vizatuesit e Marvel pat\u00ebn menduar p\u00ebr shum\u00e7ka, se Vibraniumi mundet k\u00ebt\u00eb, ose at\u00eb, edhe k\u00ebt\u00eb, edhe at\u00eb, cil\u00ebsit\u00eb imagjinare thjesht t\u00eb pakufizueshme. As Marvel ndoshta s&#8217;e di sakt\u00eb \u00e7far\u00eb s&#8217;mundet Vibraniumi. Sikur m\u00eb e leht\u00eb do ishte t\u00eb dihet \u00e7far\u00eb mundet, pa\u00e7ka se dhe mund\u00ebsit\u00eb t\u00eb pafundme : )<\/p>\n<p>Shkenca e v\u00ebrtet\u00eb thot\u00eb se energjia (potenciale + kinetike s\u00eb bashku) &#8220;deformon&#8221; gjith\u00e7ka q\u00eb i del p\u00ebrpara. N\u00ebse duam ta kthejm\u00eb k\u00ebt\u00eb energji (deformuese) n\u00eb energji elektrike, \u00ebsht\u00eb e mundur, e dim\u00eb dhe si b\u00ebhet. Vetit\u00eb e disa llojeve t\u00eb kuarcit ishin t\u00eb njohura p\u00ebr qindra vjet. Dihet p\u00ebr efektin piezoelektrik t\u00eb kuarcit, n\u00ebse t\u00eb ushtronim stres mekanik n\u00eb materialet piezoelektrike, ngarkesat e tyre pozitive dhe negative zhvendosen, duke gjeneruar nj\u00eb fush\u00eb elektrike. Dhe Hollivudit i nevojiten pik\u00ebrisht k\u00ebso gj\u00ebrash q\u00eb p\u00ebrputhen me shkenc\u00ebn, q\u00eb s&#8217;bien n\u00eb &#8220;kund\u00ebrshti&#8221; me ideatikat shkencore.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se efekti piezoelektrik gjeneron aq pak, tep\u00ebr pak, nj\u00eb sasi t\u00eb vock\u00ebl t\u00eb energjis\u00eb elektrike. S&#8217;mund t\u00eb ushqehet kostumi i heroit Black Panther, ndoshta as dhe nj\u00eb fib\u00ebr e vetme. Prandaj efekti piezoelektrik s&#8217;\u00ebsht\u00eb aq i &#8220;dobish\u00ebm&#8221; p\u00ebr filmat, ndoshta s&#8217;i takon as besueshm\u00ebria e denj\u00eb fanta-shkencore. Anise materialet piezoelektrike e kan\u00eb dhe nj\u00eb efekt t\u00eb kund\u00ebrt, efekt mjaft &#8220;cool&#8221;, n\u00ebse aplikohet n\u00eb to me nj\u00eb fush\u00eb elektrike, k\u00ebto materiale kan\u00eb vetin\u00eb t\u00eb deformohen. N\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb gj\u00ebrat filmike jan\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb k\u00ebsaj ideje, at\u00ebher\u00eb patjet\u00ebr se mund t\u00eb p\u00ebrdoret. Sepse s&#8217;ka asgj\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshti me shkenc\u00ebn. T\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb &#8220;Black Panther&#8221; qe p\u00ebrdorur kjo ide, s&#8217;dim\u00eb p\u00ebr ndokund tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mund\u00ebsit\u00eb e Vibraniumit mund t&#8217;jen\u00eb t\u00eb pafundme, sepse gj\u00ebra t\u00eb trilluara, mund\u00ebsi t\u00eb imagjinat\u00ebs. Por dhe shkenca e v\u00ebrtet\u00eb thot\u00eb se me induksion mund ta kthejm\u00eb energjin\u00eb e l\u00ebvizjes (kinetike) n\u00eb energji elektrike. Duke e l\u00ebvizur nj\u00eb magnet brenda nj\u00eb p\u00ebr\u00e7uesi rrethor, mund t\u00eb prodhohet elektricitet. Ose, meq\u00eb kjo metod\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb aq &#8220;praktike&#8221;, ka dhe m\u00eb mir\u00eb, duke e p\u00ebrdorur energjin\u00eb kinetike p\u00ebr ta &#8220;v\u00ebrtitur&#8221; nj\u00eb fush\u00eb magnetike, krijohet energji elektrike. Pik\u00ebrisht k\u00ebshtu, n\u00eb v. 1893 funksionuan dhe ende sot e k\u00ebsaj dite funksionojn\u00eb gjenerator\u00ebt e hidro-elektranave n\u00eb Niagara. Tesla e dinte fort mir\u00eb, s&#8217;ia pati &#8220;q\u00eblluar&#8221; rast\u00ebsisht, por thjesht e dinte. Tani, ka mbi nj\u00eb shekull tashm\u00eb, pik\u00ebrisht k\u00ebshtu funksionojn\u00eb t\u00eb gjitha hidro-centralet e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrkund\u00ebr faktit se dhe shkenca reale na ofron panum\u00ebr mund\u00ebsi, na ofron lloj-lloj zgjidhjesh, ja q\u00eb ballafaqohemi me maksiatur\u00ebn, me problemin e teknologjis\u00eb &#8220;maksi&#8221;, s&#8217;ka si e fsheh njeriu nj\u00eb hidro-central a termo-central brenda kostumit t\u00eb Black Panther. Marvel dhe fansat kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr mikro-teknologji, p\u00ebr nano-mekanikash, p\u00ebr tekno-\u00e7udirash t\u00eb padukshme. K\u00ebshtu q\u00eb njeriu i drejtohet imagjinat\u00ebs p\u00ebr ndihm\u00eb, imagjinata s&#8217;kufizohet me asgj\u00eb. Pse jo nj\u00eb meteor e viziton Afrik\u00ebn miliona vjet m\u00eb par\u00eb, meteor i pasur me Vibranium etj etj. Universi i Marvel funksionon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb perfekte, gjenerohen me miliarda verdhushka. Miliarda $$$, duke shitur imagjinat\u00eb, duke shitur &#8220;vibracione&#8221; imagjinare t\u00eb Vibraniumit : )<\/p>\n<p>P\u00ebr pothuaj nj\u00eb shekull tashm\u00eb, q\u00eb nga vitet 1930, Marvel me &#8220;fletoret vizatimore&#8221; e ka pushtuar imagjinat\u00ebn e brezave, t\u00eb panum\u00ebr fansave t\u00eb rinj. Mir\u00ebpo Marvel ka arritur t\u00eb ket\u00eb efekt t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm tek fansat e vet, del kjo n\u00eb pah meq\u00eb dihet se sot mbi 60% jan\u00eb t\u00eb rritur, fansa t\u00eb mosh\u00ebs 18-44 vje\u00e7 (<em>sipas Statista<\/em>). Universi kinematik i Marvel ia filloi n\u00eb v. 2008 me filmin &#8220;Iron Man&#8221;, duke i tejkaluar shpejt\u00eb filmat e &#8220;m\u00ebdhenj&#8221; si Star Wars, Lord of the Rings etj., p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb ekskluzivitet filmash me fitimprurjen m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb historin\u00eb kinematografike. T\u00eb ardhurat totale t\u00eb filmave nga Marvel n\u00eb v. 2020 ishin 26.6 miliard\u00eb $. &#8220;Black Panther&#8221; qe pajisur me 7 nominime dhe me 3 fitime t\u00eb Oscar, n\u00eb Academy Awards 2019.<\/p>\n<p>N\u00ebse &#8220;gur\u00ebt e Kongos&#8221; t&#8217;jen\u00eb Vibranium, dhe n\u00ebse v\u00ebrtet kan\u00eb cil\u00ebsi t\u00eb tilla &#8220;elektrike&#8221;, vet\u00eb s&#8217;e kam iden\u00eb, S&#8217;jam as shkenc\u00ebtar as ekspert i mineralogjis\u00eb, p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla preferoj &#8220;p\u00ebrsiatje&#8221; sadopak m\u00eb af\u00ebr tok\u00ebs, m\u00eb af\u00ebr shkenc\u00ebs tok\u00ebsore. Ashtu-k\u00ebshtu etika s&#8217;ma lejon &#8220;diskriminimin&#8221; mendor t\u00eb vetvetes dhe t\u00eb askujt, nga arsyeja na imponohet respekti, integriteti i mendjes dhe i intelektit. Nj\u00eb dikush si shaka pati th\u00ebn\u00eb &#8220;pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb rreth nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb makine perpetuale \u00ebsht\u00eb fshehja e baterive&#8221;. Sipas meje mrekullisht e shkurton &#8220;p\u00ebrmbylljen&#8221;. Me k\u00ebt\u00eb citat sikur p\u00ebrshkruhet i gjith\u00eb universi i Marvel, pa patur njeriu frik\u00eb se do ket\u00eb harruar di\u00e7 : )<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\"><em>referencat &#8211; usatoday, Bureau of Economic Analysis (BEA), statista, Marvel Cinematic Universe (MCU), vanguardngr, economictimes, youtube<\/em><\/span> ]<\/p>\n<div style=\"width: 640px;\" class=\"wp-video\"><video class=\"wp-video-shortcode\" id=\"video-12562-1\" width=\"640\" height=\"360\" preload=\"metadata\" controls=\"controls\"><source type=\"video\/mp4\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/skyd_-_black_panther_the_protector_of_wakanda_opt.mp4?_=1\" \/><a href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/skyd_-_black_panther_the_protector_of_wakanda_opt.mp4\">https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/skyd_-_black_panther_the_protector_of_wakanda_opt.mp4<\/a><\/video><\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(sguraziu &#8211; ap, prill 2023) (&#8230;me ndihm\u00ebn e shkenc\u00ebs &#8220;fiksionale&#8221;, duke shitur imagjinat\u00eb, &#8220;vibracione&#8221; imagjinare t\u00eb Vibraniumit, &#8220;Black Panther&#8221; qe pajisur me 7 nominime dhe me 3 fitime t\u00eb Oscar &#8211; ndoshta &#8220;pjesa m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb rreth nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12562\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-12562","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12562","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12562"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12562\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12562"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12562"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12562"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}