{"id":12653,"date":"2023-04-21T22:42:55","date_gmt":"2023-04-21T21:42:55","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12653"},"modified":"2024-04-09T02:29:03","modified_gmt":"2024-04-09T01:29:03","slug":"kronologjia-e-dialogut-kosove-serbi-2011-2023","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12653","title":{"rendered":"Kronologjia e Dialogut Kosov\u00eb &#8211; Serbi, 2011-2023"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga viti 2011, Kosova dhe Serbia, me dialog t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, kan\u00eb arritur dhjetra marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Zbatimi i marr\u00ebveshjeve, qoft\u00eb teknike apo politike, shpesh \u00ebsht\u00eb bllokuar, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb takohen disa her\u00eb p\u00ebr t\u2019u pajtuar s\u00ebrish p\u00ebr zbatimin e tyre. S\u00eb voni, dy shtetet &#8211; p\u00ebrmes atij q\u00eb njihet si propozim i BE-s\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve &#8211; jan\u00eb dakorduar s\u00ebrish q\u00eb t&#8217;i zbatojn\u00eb \u201ct\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet e dialogut nga e kaluara\u201d.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f.png\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12654\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f.png\" alt=\"\" width=\"2474\" height=\"1401\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f.png 2474w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f-300x170.png 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f-1024x580.png 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f-768x435.png 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f-1536x870.png 1536w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/8db1b32d86f-2048x1160.png 2048w\" sizes=\"auto, (max-width: 2474px) 100vw, 2474px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>Kronologjia e Dialogut Kosov\u00eb &#8211; Serbi, 2011-2023<\/strong><\/p>\n<p>Mars 2011 &#8211; Nis dialogu teknik<br \/>\nTetor 2012 &#8211; Takimi i par\u00eb i nivelit politik<br \/>\nPrill 2013 &#8211; Marr\u00ebveshja e par\u00eb p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve<br \/>\nGusht 2015 &#8211; N\u00ebnshkruhet pakoja e marr\u00ebveshjeve p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve<br \/>\nMars 2017 &#8211; Kuvendi i Kosov\u00ebs pezullon dialogun pas arrestimit t\u00eb kryeministrit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, Ramush Haradinaj, n\u00eb Franc\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb fletarrestimi t\u00eb Serbis\u00eb, q\u00eb e trajtonte si t\u00eb dyshuar p\u00ebr krime lufte<br \/>\nKorrik 2017 &#8211; Dialogu politik rinis n\u00eb nivel president\u00ebsh<br \/>\nJanar 2018 &#8211; Vazhdon dialogu teknik n\u00eb mes t\u00eb kryenegociator\u00ebve t\u00eb t\u00eb dyja vendeve<br \/>\nJanar 2018 &#8211; Serbia t\u00ebrhiqet nga bisedimet pas vrasjes s\u00eb politikanit serb n\u00eb Kosov\u00eb, Oliver Ivanoviq<br \/>\nShkurt 2018 &#8211; Pal\u00ebt rikthehen n\u00eb bisedime duke k\u00ebrkuar zbatimin e marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura deri at\u00ebher\u00eb<br \/>\nKorrik 2020 &#8211; Rinis dialogu politik me takim t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb<br \/>\nShkurt 2023 &#8211; Kosova dhe Serbia pajtohen me p\u00ebrmbajtjen e propozimit evropian p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve<br \/>\n18 mars 2023 &#8211; Pritet takimi p\u00ebr t\u00eb diskutuar zbatimin e propozimit evropian<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshjet kryesore t\u00eb arritura nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb<\/strong>:<\/p>\n<p>2011 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes<br \/>\n2011 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr regjistrin civil<br \/>\n2011 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr vulat doganore<br \/>\n2011 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr regjistrat kadastror\u00eb<br \/>\n2011 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb kufirit<br \/>\n2011 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr njohjen e diplomave universitare<br \/>\n2012 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim dhe bashk\u00ebpunim rajonal<br \/>\n2012 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr zyrtar\u00ebt nd\u00ebrlidh\u00ebs<br \/>\n2013 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr zgjedhjet lokale dhe funksionimin e kat\u00ebr komunave veriore n\u00eb Kosov\u00eb<br \/>\n2013 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr integrimin e policis\u00eb<br \/>\n2013 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e &#8220;Mbrojtjes civile&#8221;<br \/>\n2013 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr drejt\u00ebsi<br \/>\n2013 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr themelimin e Asociacionit t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb<br \/>\n2013 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr telekomunikacion<br \/>\n2013 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr energji<br \/>\n2015 &#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr rivitalizimin e Ur\u00ebs s\u00eb Ibrit n\u00eb Mitrovic\u00eb<\/p>\n<p>E arritur n\u00eb vitin 2011, Marr\u00ebveshja p\u00ebr njohjen e nd\u00ebrsjell\u00eb t\u00eb diplomave mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u zbatua p\u00ebr disa vite, p\u00ebrmes certifikimit t\u00eb diplomave nga Asociacioni Evropian i Universiteteve. N\u00eb vitin 2014, Gjykata Kushtetuese n\u00eb Serbi konstatoi se njohja e diplomave t\u00eb marra n\u00eb Kosov\u00eb pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb m\u00eb 2008, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me Kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb. Qeveria e Kosov\u00ebs tha n\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb vitit 2021 se procesi i certifikimit t\u00eb diplomave ka mbetur &#8220;i ngrir\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p><strong>Integrimi i komunitetit serb n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja e integrimit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs u p\u00ebrfshi n\u00eb disa marr\u00ebveshje, t\u00eb arritura kryesisht m\u00eb 2013 dhe 2015.<br \/>\nAto p\u00ebrfshijn\u00eb krijimin e nj\u00eb Asociacioni t\u00eb komunave me shumic\u00eb serbe, integrimin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb strukturat e policis\u00eb dhe n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, shp\u00ebrb\u00ebrjen e strukturave paralele t\u00eb udh\u00ebhequra nga Serbia e t\u00eb tjera.<br \/>\nAsociacioni i komunave me shumic\u00eb serbe nuk u themelua asnj\u00ebher\u00eb nga Kosova. M\u00eb 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs konstatoi se Marr\u00ebveshja p\u00ebr Asociacionin nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb harmoni t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn.<br \/>\nIntegrimi i serb\u00ebve n\u00eb institucionet e Kosov\u00ebs, si: polici, sistem i drejt\u00ebsis\u00eb dhe administrat\u00eb, sh\u00ebnoi kthim prapa.<\/p>\n<p><strong>Dor\u00ebheqjet e serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga fillimi i n\u00ebntorit, qytetar\u00ebt serb\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqje nga pozitat e tyre n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme n\u00eb Kosov\u00eb.<br \/>\nPolicia <strong>578<\/strong>, Prokuroria <strong>32<\/strong>, Gjykata <strong>130<\/strong>, Dogana <strong>11<\/strong>, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve <strong>4<\/strong>, Kuvendi i Kosov\u00ebs (deputet\u00eb) <strong>10<\/strong>, Kryetar\u00ebt dhe kuvendet e komunave <strong>65<\/strong>, Administrata Tatimore e Kosov\u00ebs <strong>0<\/strong>, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinaris\u00eb <strong>0<\/strong> <em>(Burimi: Institucionet e Kosov\u00ebs)<\/em><\/p>\n<p><strong>Energjia: Edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje e pazbatuar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2013, Kosova dhe Serbia arrit\u00ebn Marr\u00ebveshje p\u00ebr Energjin\u00eb, q\u00eb synonte rregullimin e furnizimit dhe faturimit t\u00eb rrym\u00ebs n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb banuara me shumic\u00eb serbe. Pas n\u00ebnt\u00eb vjet\u00ebsh, m\u00eb 2022, u n\u00ebnshkrua nj\u00eb udh\u00ebzues p\u00ebr zbatimin e k\u00ebsaj marr\u00ebveshjeje. Por, zbatimi i marr\u00ebveshjes ngeci, pasi kompania serbe, Elektrosever, nuk i respektoi disa nga obligimet e udh\u00ebzuesit.<br \/>\nK\u00ebshtu, qytetar\u00ebt n\u00eb kat\u00ebr komunat n\u00eb veri &#8211; Mitrovic\u00eb e Veriut, Zubin Potok, Zve\u00e7an dhe Leposaviq &#8211; vazhdojn\u00eb t\u00eb mos e paguajn\u00eb rrym\u00ebn e shpenzuar. Koston e tyre e mbulon buxheti i Kosov\u00ebs. Kjo gjendje vazhdon nga viti 1999.<br \/>\n\u201c<em>Nj\u00eb pjes\u00eb bukur t\u00eb madhe t\u00eb fajit p\u00ebr moszbatimin e Marr\u00ebveshjes [p\u00ebr Energjin\u00eb] e ka vet\u00eb Brukseli, q\u00eb ka d\u00ebrguar sinjale t\u00eb gabueshme tek Elektroseveri, p\u00ebrmes interpretimeve t\u00eb gabueshme t\u00eb neneve, q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb m\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyesin<\/em>\u201d, deklaroi z\u00ebvend\u00ebskryeministri i Kosov\u00ebs, Besnik Bislimi, m\u00eb 8 shkurt 2023.<\/p>\n<p><strong>Ku kishte progres<\/strong>?<\/p>\n<p>&#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr regjistrin civil &#8211; P\u00ebrmes marr\u00ebveshjes s\u00eb arritur m\u00eb 2011, Serbia i dor\u00ebzoi Kosov\u00ebs 12.036 kopje t\u00eb librave t\u00eb regjistrit civil, q\u00eb ishin marr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb luft\u00ebs s\u00eb vitit 1999.<br \/>\n&#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr zyrtar\u00ebt nd\u00ebrlidh\u00ebs &#8211; Pas marr\u00ebveshjes s\u00eb vitit 2013, Kosova dhe Serbia krijuan zyra nd\u00ebrlidh\u00ebse n\u00eb shtetet p\u00ebrkat\u00ebse.<br \/>\n&#8211; Marr\u00ebveshja p\u00ebr telekomunikacion &#8211; U arrit m\u00eb 2015. Kosova tani ka kodin e vet telefonik +383, i ndrysh\u00ebm nga ai i Serbis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Marr\u00ebveshja q\u00eb prodhoi trazira n\u00eb veri<\/strong><\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja p\u00ebr lirin\u00eb e l\u00ebvizjes ishte nd\u00ebr t\u00eb parat q\u00eb u arrit n\u00eb dialogun teknik, n\u00eb vitin 2011. Parashihte q\u00eb qytetar\u00ebt e t\u00eb dyja vendeve t\u00eb mund t\u00eb udh\u00ebtonin lirsh\u00ebm te nj\u00ebri-tjetri, pasi do t\u00eb njiheshin dokumentet zyrtare.<br \/>\nMes tjerash parashihej q\u00eb t\u00eb largoheshin nga p\u00ebrdorimi dokumentet e l\u00ebshuara nga institucionet paralele n\u00eb komunat e banuara me shumic\u00eb serbe, p\u00ebrfshir\u00eb targat e veturave me akronime t\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs, q\u00eb p\u00ebrdoren kryesisht n\u00eb komunat veriore.<\/p>\n<p>Pas 11 vjet\u00ebsh, m\u00eb 2022, Qeveria e Kosov\u00ebs vendosi q\u00eb ta ndaloj\u00eb qarkullimin e automjeteve me targa t\u00eb l\u00ebshuara nga Serbia me akronime t\u00eb qyteteve t\u00eb Kosov\u00ebs. Kjo shkaktoi trazira dhe inicioi largimin e serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs. M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb vitit 2022, situata u keq\u00ebsua dhe p\u00ebr tri jav\u00eb rresht rrug\u00ebt q\u00eb \u00e7onin n\u00eb pikat kufitare mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb u bllokuan. Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb BE-s\u00eb, vendimi i Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs u pezullua deri n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb ardhshme.<br \/>\nMarr\u00ebveshja origjinale parashihte vendosjen e letrave ngjit\u00ebse mbi simbolet nacionale n\u00eb targat e l\u00ebshuara nga t\u00eb dyja vendet. Kjo pik\u00eb nisi t\u00eb zbatohej n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>Nj\u00eb analiz\u00eb e Institutit Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (IKD) p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, e publikuar n\u00eb vitin 2022, vler\u00ebsoi se &#8220;<em>mungesa e transparenc\u00ebs e ka karakterizuar pothuajse gjithmon\u00eb procesin e dialogut Kosov\u00eb-Serbi<\/em>&#8220;.<br \/>\n\u201c<em>Deri n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2021, qeverit\u00eb (e Kosov\u00ebs nd\u00ebr vite) kan\u00eb publikuar raporte t\u00eb gjendjes s\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb dialogut, por q\u00eb nga ajo koh\u00eb, nj\u00eb raport i till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb publik. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb nuk ka mjaftuesh\u00ebm informacione se cili \u00ebsht\u00eb statusi i gjendjes s\u00eb zbatimit t\u00eb marr\u00ebveshjeve t\u00eb dialogut<\/em>\u201d, thot\u00eb Violeta Haxholli, hulumtuese n\u00eb Institutin Demokratik t\u00eb Kosov\u00ebs (IKD).<\/p>\n<p>Propozimi evropian p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve Kosov\u00eb-Serbi nuk parasheh njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb de jure nga Kosova dhe Serbia. Megjithat\u00eb, zyrtar\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs kan\u00eb th\u00ebn\u00eb se kjo marr\u00ebveshje e nd\u00ebrmjetme \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mira q\u00eb mund t\u00eb arrihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment p\u00ebr t\u00eb dyja vendet.<\/p>\n<p>Pes\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u2019i dini p\u00ebr Asociacionin<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Pes\u00eb gj\u00ebra q\u00eb duhet t\u2019i dini p\u00ebr Asociacionin\" width=\"613\" height=\"460\" src=\"https:\/\/www.youtube.com\/embed\/P2nFtmbeA-g?feature=oembed\" frameborder=\"0\" allow=\"accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share\" referrerpolicy=\"strict-origin-when-cross-origin\" allowfullscreen><\/iframe><\/p>\n<p><em>Doruntina Baliu &#8211; Mars 17, 2023 (Radio Evropa e Lir\u00eb \u00a9 2023 RFE\/RL, Inc.)<\/em><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\"><em>Radio Evropa e Lir\u00eb financohet nga fondi i Kongresit amerikan p\u00ebrmes Agjencis\u00eb s\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Media Globale.<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-TB8h6\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Qytetar\u00ebt me pak njohuri p\u00ebr dialogun, shohin rrezik nga Asociacioni (2 Mars 2023)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/TB8h6\/2\/\" height=\"420\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><span style=\"display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;\" data-mce-type=\"bookmark\" class=\"mce_SELRES_start\">\ufeff<\/span><span style=\"display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;\" data-mce-type=\"bookmark\" class=\"mce_SELRES_start\">\ufeff<\/span><span style=\"display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;\" data-mce-type=\"bookmark\" class=\"mce_SELRES_start\">\ufeff<\/span><\/iframe><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-ySeDy\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"N\u00eb seanca nuk shkojn\u00eb, pagat i marrin\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/ySeDy\/1\/\" height=\"932\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Zyrtar\u00ebt e List\u00ebs Serbe me paga &#8216;t\u00eb garantuara&#8217; nga Serbia<\/strong><\/p>\n<p>Zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb List\u00ebs Serbe, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb 5 n\u00ebntor vendos\u00ebn q\u00eb t\u00eb japin dor\u00ebheqje nga institucionet e Kosov\u00eb, nuk do t\u00eb mbesin pa paga, sepse paralelisht me pagat e Kosov\u00ebs ata marrin paga edhe nga buxheti i Serbis\u00eb. Ata kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb pagat e marra nga Serbia gjat\u00eb deklarimit t\u00eb pasuris\u00eb p\u00ebr vitin 2022 n\u00eb Agjencin\u00eb Kund\u00ebr Korrupsionit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Goran Rakiq, kryetar i List\u00ebs Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 1.927\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb:<br \/>\nMinist\u00ebr p\u00ebr Komunitete dhe Kthim n\u00eb Qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs &#8211; Paga: 1.150\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nShkolla e Lart\u00eb Ekonomike e Studimeve Profesionale &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 235\u20ac<br \/>\nDrejtor i nd\u00ebrmarrjes publike \u201cStandard\u201d n\u00eb Mitrovic\u00eb t\u00eb Veriut &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 542\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-L1nPo\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Goran Rakiq, kryetar i List\u00ebs Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/L1nPo\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Igor Simiq, n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 3.250\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb:<br \/>\nDeputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; Paga nga buxheti i Kosov\u00ebs: 1.800\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nFondi PIO (Fondi i sigurimeve pensionale dhe invalidore), kryetar i Drejtoris\u00eb n\u00eb Beograd &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 1.250\u20ac<br \/>\nAsistent n\u00eb Fakultetin Ekonomik n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 200\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-2J7hE\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Igor Simiq, n\u00ebnkryetar i List\u00ebs Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/2J7hE\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Jasmina Dediq, Lista Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 2.750\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb:<br \/>\nDeputete e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; Paga nga buxheti i Kosov\u00ebs: 1.750\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nAdministrata arsimore, k\u00ebshilltare p\u00ebr arsim &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 1.000\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-D6iA3\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Jasmina Dediq, Lista Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/D6iA3\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><span style=\"display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;\" data-mce-type=\"bookmark\" class=\"mce_SELRES_start\">\ufeff<\/span><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Zoran Mojsilloviq, Lista Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 2.800\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb: Deputet i Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; Paga nga buxheti i Kosov\u00ebs: 1.800\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nQendra Sportive Mitrovic\u00eb, pun\u00ebtor sportiv \u2013 nuk ka t\u00eb raportuar t\u00eb hyra nga kjo pozit\u00eb &#8211; Asistent n\u00eb Fakultetin e Sportit dhe Edukimit Fizik &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 1.000\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-5vH53\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Zoran Mojsilloviq, Lista Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/5vH53\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Verica \u00c7eraniq, Lista Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 3.300\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb:<br \/>\nDeputete e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs &#8211; Paga nga buxheti i Kosov\u00ebs: 1.900\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nSh\u00ebrbimi Komb\u00ebtar i Pun\u00ebsimit, ekonomiste &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 1.400\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-m7B1c\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Verica \u00c7eraniq, Lista Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/m7B1c\/3\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Zoran Todiq, Lista Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 2.160\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb:<br \/>\nKryetar i Leposaviqit &#8211; Paga nga buxheti i Kosov\u00ebs: 1.160\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nKryetar i Autoritetit t\u00eb P\u00ebrkohsh\u00ebm komunal t\u00eb Leposaviqit &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 1.000\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-6aYfM\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Zoran Todiq, Lista Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/6aYfM\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Millan Radojeviq, Lista Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 2.200\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb:<br \/>\nKryetar i Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut &#8211; Paga nga buxheti i Kosov\u00ebs: 1.200\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nDrejtor i Fondit t\u00eb Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 1.000\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-Foa85\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Millan Radojeviq, Lista Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/Foa85\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><strong>Dragisha Milloviq, Lista Serbe<\/strong><br \/>\nTotali: 2.520\u20ac<br \/>\nN\u00eb Kosov\u00eb:<br \/>\nKryetar i Komun\u00ebs s\u00eb Zve\u00e7anit &#8211; Paga nga buxheti i Kosov\u00ebs: 1.120\u20ac<br \/>\nN\u00eb sistemin serb:<br \/>\nZ\u00ebvend\u00ebsdrejtor i Qendr\u00ebs Spitalore dhe Klinike n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut &#8211; Paga nga buxheti i Serbis\u00eb: 1.400\u20ac<\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-aiySR\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Dragisha Milloviq, Lista Serbe (7 N\u00ebntor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/aiySR\/1\/\" height=\"400\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\"><em>(Burimi: Agjencia Kund\u00ebr Korrupsionit e Kosov\u00ebs)<\/em><\/span><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-86y90\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Dor\u00ebheqjet e serb\u00ebve nga institucionet e Kosov\u00ebs (17 Mars 2023)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/86y90\/2\/\" height=\"500\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-xuFuY\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Kush jan\u00eb kandidat\u00ebt p\u00ebr kryetar\u00eb t\u00eb komunave n\u00eb veri\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/xuFuY\/4\/\" height=\"932\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-HwpvY\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Lokacionet e qendrave t\u00eb votimit n\u00eb veri (19 Prill 2023)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/HwpvY\/4\/\" height=\"932\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-bmQwL\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs (7 Dhjetor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/bmQwL\/1\/\" height=\"800\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><span style=\"display: inline-block; width: 0px; overflow: hidden; line-height: 0;\" data-mce-type=\"bookmark\" class=\"mce_SELRES_start\">\ufeff<\/span><\/iframe><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-1O6DS\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Ku jan\u00eb vendosur barrikadat n\u00eb veri (27 Dhjetor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/1O6DS\/20\/\" height=\"800\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><iframe id=\"datawrapper-chart-tFuRh\" style=\"width: 0; min-width: 100% !important; border: none;\" title=\"Vendosja dhe largimi i barrikadave n\u00eb veri nd\u00ebr vite (12 Dhjetor 2022)\" src=\"https:\/\/datawrapper.dwcdn.net\/tFuRh\/31\/\" height=\"932\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" aria-label=\"Table\" data-external=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\"><em>(Infografikat: Radio Evropa e Lir\u00eb \u00a9 2023 RFE\/RL, Inc.)<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb nga viti 2011, Kosova dhe Serbia, me dialog t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Bashkimi Evropian, kan\u00eb arritur dhjetra marr\u00ebveshje p\u00ebr normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve. Zbatimi i marr\u00ebveshjeve, qoft\u00eb teknike apo politike, shpesh \u00ebsht\u00eb bllokuar, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb takohen&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12653\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[29],"tags":[],"class_list":["post-12653","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-media-extracted"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12653","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12653"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12653\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12653"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12653"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12653"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}