{"id":12852,"date":"2024-02-28T09:42:40","date_gmt":"2024-02-28T08:42:40","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12852"},"modified":"2025-05-14T10:21:52","modified_gmt":"2025-05-14T09:21:52","slug":"pranvera-e-perjetshme-1903-auguste-rodin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=12852","title":{"rendered":"Dantja frym\u00ebzues, dhe &#8220;Pranvera e P\u00ebrjetshme&#8221; e Rodin"},"content":{"rendered":"<p><em>(s.guraziu &#8211; ars poetica, pr 2023 &#8211; plot\u00ebsuar, aktualizuar shk 2024)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>\u00ebsht\u00eb supozuar q\u00eb penat e poet\u00ebve t&#8217;jen\u00eb di\u00e7 si shpatat e musketir\u00ebve, jo vet\u00ebm t\u00eb mprehta dhe p\u00ebrv\u00ebluese por dhe t\u00eb q\u00ebndrushme, t\u00eb rezistueshme, sikur s&#8217;do pinte uj\u00eb q\u00eb vet\u00eb shpatat e musketir\u00ebve me ta par\u00eb nj\u00eb pik\u00eb &#8220;gjak&#8221; t\u00eb dob\u00ebsohen, t\u00eb lakohen, t\u00eb alivanosen, t\u00eb kalamenden<\/strong> : )<\/p>\n<p>&#8220;<strong>Pranvera e P\u00ebrjetshme<\/strong>&#8221; (Eternel Printemps, 1903 &#8211; A. Rodin (1840-1917)\u00a0 &#8211; vep\u00ebr e cila ndonj\u00ebher\u00eb titullohet &#8220;Zefiri dhe Terra (Toka)&#8221;, ose dhe &#8220;Kupidoni e Psika&#8221;) ishte nj\u00eb nd\u00ebr skulpturat m\u00eb famoze t\u00eb skulptorit Rodin. Por dhe nga m\u00eb t\u00eb suksesshmet sa i p\u00ebrket aspektit komercial, qen\u00eb punuar plot versione e kopje. E gdhendur nga nj\u00eb bllok i vet\u00ebm mermeri, skulptura v\u00ebrtitet rreth tem\u00ebs pasionante t\u00eb \u201cputhjes&#8230; t\u00eb qafimit\u201d, dhe renditet nd\u00ebr interpretimet m\u00eb t\u00eb arritura t\u00eb artistit.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/arspo_rodin_eternel_printemps1_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12853\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/arspo_rodin_eternel_printemps1_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"910\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/arspo_rodin_eternel_printemps1_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/arspo_rodin_eternel_printemps1_opt-300x213.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/arspo_rodin_eternel_printemps1_opt-1024x728.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/arspo_rodin_eternel_printemps1_opt-768x546.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Tema rreth &#8220;puthitjes&#8221; s\u00eb t\u00eb dashuruarve e preokuponte mjaft shpesh skulptorin Rodin. Njoh\u00ebsit e rrethanave t\u00eb Rodin, dhe t\u00eb artit skulptural, thon\u00eb se alegoria mund t\u2019jet\u00eb frym\u00ebzuar nga historia e Paolos dhe Fran\u00e7eskas, dmth. e \u201cm\u00ebkatar\u00ebve\u201d simpatik\u00eb t\u00eb Dantes (Komedia Hyjnore), t\u00eb cil\u00ebt nga pena e tij qen\u00eb d\u00ebnuar ta kalonin p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb t\u00eb kurthuar n\u00eb nj\u00eb vorbull pasioni.<\/p>\n<p>Kishin \u201cfaj\u201d, kishin b\u00ebr\u00eb m\u00ebkate (prandaj n\u00eb ferr) mir\u00ebpo ja q\u00eb p\u00ebr Danten ishin m\u00ebkatar\u00eb simpatik\u00eb, dhe s\u2019do e kishin ndonj\u00eb d\u00ebnim tep\u00ebr t\u00eb \u201cmadh\u201d. Varet si shihet, varet nga p\u00ebrspektiva interpretuese, por thjesht do v\u00ebrtiteshin p\u00ebrgjithmon\u00eb n\u00eb vorbull\u00ebn e pasionit seksualistik. E cila gj\u00eb, si\u00e7 dihet jo patjet\u00ebr na qenka (ose medoemos do jet\u00eb) dashuri &#8211; dhe pra ky detaj do duhej t\u2019na ishte \u201cd\u00ebnimi\u201d (p\u00ebr m\u00ebkatar\u00ebt Paolo dhe Fran\u00e7eska).<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Dantes i qe \u201clejuar\u201d metafora e madhe e udh\u00ebtimit n\u00ebp\u00ebr ferr thjesht p\u00ebr faktin se e donte Beatri\u00e7en e vet tep\u00ebr shum\u00eb. Dashuria e tij p\u00ebr t\u00eb ishte m\u00eb e kulluara, m\u00eb e pastra, as vet\u00eb Kishoti i Servantesit pastaj s\u2019e pati dashur m\u00eb fisnik\u00ebrisht Dul\u00e7inen\u00eb e vet. Beatri\u00e7ja s&#8217;shte gjall\u00eb, e dashura e Dantes tani ishte n\u00eb parajs\u00eb dhe k\u00ebshtusoj, edhe andej (n\u00eb jet\u00ebp\u00ebrtejm\u00ebn) n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre do ishte shp\u00ebtimtarja e tij. P\u00ebr Danten ajo ishte di\u00e7 si simbol i vet\u00eb dashuris\u00eb hyjnore.<\/p>\n<p>Nga &#8220;p\u00ebrspektiva danteske&#8221;, meq\u00eb dashuria e Dantes p\u00ebr Beatri\u00e7en pati qen\u00eb virtuozitet i kulluar, dashuri shpirt\u00ebrisht e vulosur me t\u00eb gjitha bekimet hyjnore, e nj\u00ebjta dashuri m\u00eb par\u00eb do ta ndihmonte rreth gjetjes s\u00eb dashuris\u00eb hyjnore, sesa t\u00eb tretej n\u00eb askund\u00ebsin\u00eb e amshimit. Dashuria e kulluar p\u00ebr Beatri\u00e7en s&#8217;do kishte kuptim t\u00eb shkonte huq, n\u00eb fakt nga aspekti psikologjik past\u00ebrtia e asaj dashurie Dantes i sh\u00ebrbente si dashuri &#8220;intermedietrale&#8221;, si ur\u00eb nd\u00ebrlidh\u00ebse e shpirt\u00ebrores-hyjnores. Dhe k\u00ebshtu, \u201cpelegrinazhi\u201d artistik i Dantes n\u00eb ferr, do ta ndihmonte q\u00eb v\u00ebrtet ta gjente dashurin\u00eb hyjnore dhe shp\u00ebtimin shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p>Anise (do i l\u00ebm\u00eb t\u00eb tjerat) tem\u00eb m\u00eb simpatike p\u00ebr t&#8217;i varg\u00ebzuar sot 2-3 fjal\u00eb na duket ajo e &#8220;gjykimit&#8221;. Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr \u201cgjykimet\u201d e Dantes, saher\u00eb t\u2019na kujtohen gjykimet e tij, nuk p\u00ebrjashtohet as mund\u00ebsia e buz\u00ebqeshjes. N\u00ebse p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr, at\u00ebher\u00eb p\u00ebr faktin q\u00eb s&#8217;pati l\u00ebn\u00eb kend pa e takuar n\u00eb ferr. Madje dhe veten e pati takuar, nj\u00eb \u201cversion t\u00eb vetes\u201d si Dante &#8211; pra ishte fort i sinqert\u00eb. Sa e sa pap\u00ebt, sa prift\u00ebrinjt\u00eb, sa e sa m\u00ebkatar\u00ebt, por dhe filozof\u00eb e personalitetesh t\u00eb njohura i pati takuar andej.<\/p>\n<p>Gjykimi i Dantes p\u00ebr vetveten, p\u00ebr shpirtin e vet, \u00ebsht\u00eb skajshm\u00ebrisht simpatik, pothuaj sikur i ngjan\u00eb atij \u201cPapirusit t\u00eb Hunefrit\u201d. Ndoshta s&#8217;e keni vrar\u00eb mendjen por dhe vet\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb &#8220;similaritet&#8221; t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsish\u00ebm sikur na imponohet buz\u00ebqeshja, s&#8217;kemi si i shmangemi. Hunefri ishte nj\u00eb shkronj\u00ebs zyrtar (kronist, kopjues profesionist i dor\u00ebshkrimeve, manuskripteve) dhe administrator i faraonit Seti I (Dinastia XIX e Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb, ~ 1300 pes). Papirusi i Hunefrit ishte nj\u00ebri nga versionet e shumta t\u00eb ashtuquajtur \u201cLibra t\u00eb t\u00eb Vdekurve\u201d (tekste funerare).<\/p>\n<p>Teksti i Hunefrit e p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00ebrin nga shembujt klasik t\u00eb k\u00ebtyre teksteve, qe shkruar nga vet\u00eb ai. N\u00eb papirusin e tij Hunefri si autor e ka kaluar TESTIN e matjes s\u00eb zemr\u00ebs n\u00eb Peshoren e Mat. Sa e \u00e7uditshme, po aq dhe detaj simpatik, sepse n\u00ebse i &#8220;vdekur&#8221; dhe duke iu matur zemra, s&#8217;do duhej t&#8217;ishte shkruar nga ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cPeshimi i zemr\u00ebs\u201d ishte ceremonia e hyjnor\u00ebve n\u00eb Sall\u00ebn e Dy t\u00eb V\u00ebrtetave (Salla e per\u00ebndesh\u00ebs Mat) \u00e7do person i vdekur duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej. Duke i peshuar zemrat, zotat do ta gjykonin denj\u00ebsin\u00eb e secilit shpirt. Past\u00ebrtia shpirt\u00ebrore do t\u2019ishte faktori p\u00ebrcaktues n\u00ebse personi i vdekur ishte i virtytsh\u00ebm, n\u00ebse do t\u2019i lejohej hyrja n\u00eb Aru (di\u00e7 si parajs\u00eb e sunduar nga Osirisi).<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb peshores rrinte penda e strucit, simbol i per\u00ebndesh\u00ebs Mat (pend\u00ebt jan\u00eb t\u00eb lehta, kuptohet). N\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb vendosej zemra e t\u00eb ndjerit. N\u00ebse zemra rezultonte m\u00eb e leht\u00eb (apo dhe baraz) me Pend\u00ebn e Mat, i vdekuri mund t\u00eb kalonte n\u00eb t\u00eb p\u00ebrtejm\u00ebn. N\u00ebse eventualisht peshorja t\u00eb thoshte s\u2019ka leht\u00ebsi (as barazpesh\u00eb) por \u201czem\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb\u201d, kjo n\u00ebnkuptonte zem\u00ebr e lig\u00eb, e r\u00ebnduar nga m\u00ebkatet etj. N\u00eb t\u00eb tilla raste keq pra, kuptohet, jo mir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e papirusit ton\u00eb (shembullor) Hunefri i gjall\u00eb, sh\u00ebndosh e rehat n\u00eb t\u00eb k\u00ebndejm\u00ebn, ende s&#8217;ka vdekur, por \u00ebsht\u00eb duke shkruar &#8220;Librin e t\u00eb Vdekurve&#8221;. Sipas atij vet\u00eb, si \u201cp\u00ebrpilues\u201d i Papirusit t\u00eb vet (sipas shkronj\u00ebsit t\u00eb gjall\u00eb) zemra e tij pas vdekjes ishte \u201cokay\u201d. Dhe k\u00ebshtu, neve sot 3300 vjet m\u00eb von\u00eb, papirusi i tij si d\u00ebshmi e ngelur na e paraqet pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb skenar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb (rreth zemr\u00ebs s\u00eb tij : )<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb rastin e Dantes, jo se ka ndonj\u00eb &#8220;ngjashm\u00ebri&#8221; ekzakte me Hunefrin, por se \u00e7&#8217;ka nj\u00eb aspekt simpatik rreth &#8220;gjykimit&#8221; dantesk. Danteja aq i sinqert\u00eb, ndryshe nga Hunefri ky madje as shpirtin e vet s&#8217;e pati &#8220;falur&#8221;, e pati plasuar n\u00eb ferr. Mir\u00ebpo analogjia e t\u00eb v\u00ebrtetave shpesh \u00ebmb\u00eblsohet dhe nga vet\u00eb &#8220;dallimi&#8221; mes tyre, apo jo.<\/p>\n<p>Meq\u00eb shum\u00eb prej t\u00eb d\u00ebnuar\u00ebve atje n\u00eb ferr s\u2019e kishin iden\u00eb se Krishti ekzistonte (pasi n\u00eb koh\u00ebn e tyre ende nuk ekzistonte), sipas Dantes si m\u00ebkatar\u00eb nuk ishin dhe aq t\u00eb \u201cfajsh\u00ebm\u201d. Atyre u takonte vendi n\u00eb rrethin e par\u00eb (nj\u00ebsoj si dhe vetes &#8211; meq\u00eb as ky vet\u00eb nuk ishte ndonj\u00eb engj\u00ebll, sidoqoft\u00eb, sipas gjykimit t\u00eb vet s&#8217;ishte nevoja m\u00eb &#8220;thell\u00eb&#8221;, aq i keq dhe nuk ishte, kishte dhe m\u00eb keq se ai vet\u00eb : )<\/p>\n<p>N\u00eb Limbo do e takonte \u200bbie fjala Homerin, Sokratin, Ovidin, Aristotelin, e madje dhe Jul Cesarin. Pa\u00e7ka se, meq\u00eb ra fjala, Kleopatra (e dashura e Cesarit) sipas Dantes na qenk\u00ebsh m\u00eb m\u00ebkatare, krahasuar me Cesarin. Historia s&#8217;e pati fshehur, edhe Danteja e dinte se vrasjet e Cesarit ishin t\u00eb &#8220;panum\u00ebrta&#8221;, duart t\u00eb &#8220;p\u00ebrgjakshme&#8221; mozomokeq, q\u00ebkur ai vet\u00eb si gjeneral-strateg u printe ushtrive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb Kleopatra ia kalonte, ishte m\u00ebkatare m\u00eb e madhe. Thuase duhej t&#8217;i lante m\u00ebkatet e gjith\u00eb dinastis\u00eb ptolemaike, q\u00eb nga Ptolemeu i par\u00eb e madje dhe ato t\u00eb Aleksand\u00ebr-Madhit. Thuase duhej t&#8217;i lante dhe m\u00ebkatet e 6 Kleoptarave para saj. T\u00eb dashur\u00ebs s\u00eb Cesarit, Kleoptar\u00ebs s\u00eb 7 vendi i takonte m\u00eb \u201cthell\u00eb\u201d n\u00eb rrethin e 2-t\u00eb, psh. s\u00eb bashku me Akilin e Troj\u00ebs, Parisin e k\u00ebso\u2026 Ec e mos buz\u00ebqesh, Cesari lart, Kleopatra posht\u00eb (dmth. lidhur me gjykimet e tij : )<\/p>\n<p>Diku thell\u00eb, fare n\u00eb thell\u00ebsi, atje ku sundonte vet\u00eb \u201cdjalli\u201d, vendin ia pati gjetur madje dhe vet\u00eb profetit Muhamed, sepse sipas Dantes ky na e kishte \u201ctradhtuar dhe p\u00ebr\u00e7ar\u00eb\u201d Krishterimin. M\u00ebkatet e profetit, sado profetike ishin absolutisht t\u00eb pafalshme, i takonte e zeza e m\u00eb t\u00eb zez\u00ebs, pika m\u00eb e thell\u00eb e humner\u00ebs. N\u00ebse ferri ta kishte nj\u00eb &#8220;fund&#8221; (ashtu duke zbritur rrath\u00ebve t\u00eb pafund\u00ebsis\u00eb) pik\u00ebrisht atje n\u00eb fund t\u00eb thell\u00ebsis\u00eb i takonte vendi profetit Muhamed.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, viktimat e romancave sekrete, Paoloja dhe Fran\u00e7eska i dhimbseshin paksa, e dinte se dashuria e tyre n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre ishte mjaft e \u201cpafajshme\u201d. Sepse p\u00ebr m\u00ebkatin e tyre qen\u00eb nxitur nga historia m\u00ebkatare por e stisur e Lancelotit dhe Ginevr\u00ebs (nga p\u00ebrrallat e \u201cmbret\u00ebris\u00eb arturiane\u201d \u2013 t\u00eb cilat mund t\u2019ken\u00eb qen\u00eb thjesht p\u00ebrralla, kurr\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta). Do ta paguanin me jet\u00ebn e tyre &#8211; n\u00eb t\u00eb kendejm\u00ebn jet\u00ebsore do i vriste i v\u00ebllai i Paolos (burri i Fran\u00e7eskas). Dhe meq\u00eb t\u00eb vdekur p\u00ebr m\u00ebkate, Danteja do i p\u00ebrdorte si \u201cshembull\u201d ideal letraristik (p\u00ebr tem\u00ebn&#8230; q\u00eb i nevojitej).<\/p>\n<p>Sipas Dantes real, sipas shkronj\u00ebsit t\u00eb gjall\u00eb, sipas pen\u00ebs s\u00eb tij realistike, sipas gjykimit p\u00ebrnj\u00ebmend, ai Danteja i \u201cferrit\u201d madje qe alivanosur kur e pati d\u00ebgjuar rr\u00ebfimin e Fran\u00e7eskas rreth fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb saj. Dantes i qe k\u00ebputur shpirti nga dhimbja e keqardhja. Sipas Virgjilit, edhe pse Danteja na ishte poet, ja q\u00eb megjithat\u00eb tep\u00ebr i \u201cdob\u00ebt\u201d (k\u00ebshtu duhet ta kuptojm\u00eb ne). Dmth. nga p\u00ebrspektiva jon\u00eb sot, e dim\u00eb q\u00eb Virgjili pati qen\u00eb d\u00ebshmitari i vet\u00ebm i alivanosjes s\u00eb tij (n\u00ebse ta ken\u00eb par\u00eb dhe shpirtrash t\u00eb tjer\u00eb&#8230; psh. do ta ket\u00eb par\u00eb dhe vet\u00eb Fran\u00e7eska, por kjo s&#8217;na ndihmon gj\u00eb, pasi rishtas k\u00ebt\u00eb detaj mund ta dinte vet\u00ebm Virgjili).<\/p>\n<p>Dmth., nga p\u00ebrspektiva jon\u00eb sot, s&#8217;ka si shpenzohet habia sepse prore ngelet \u00e7udia p\u00ebr &#8220;dob\u00ebsin\u00eb&#8221; poetike t\u00eb Dantes! Si u alivanoskan burrat nga rr\u00ebfimet rreth dashuri\u00e7kave tin\u00ebz (dashuria e Paolos dhe Fran\u00e7eskas pati qen\u00eb aso tin\u00ebzisht, dashuri e &#8220;ndaluar&#8221; sepse ishte dhe tradhti &#8211; Fran\u00e7eska ishte e martuar, qe vrar\u00eb nga burri i vet p\u00ebr tradhtin\u00eb). Kuptohet, vrasja ishte d\u00ebnim ekstrem, asnj\u00eb shpirt s&#8217;e meriton d\u00ebnimin absurd (vet\u00ebm e vet\u00ebm sepse qenkesh dashuruar), mir\u00ebpo &#8220;alivanosja&#8221; e versionit imagjinar t\u00eb Dantes, si truk i pen\u00ebs s\u00eb Dantes real&#8230; ku ta dim\u00eb, na del mjaft e &#8220;stisur&#8221;, jo dhe aq bind\u00ebse!<\/p>\n<p>Pa le q\u00eb burrat do duhej t\u2019jen\u00eb sadopak m\u00eb t\u00eb \u201cfort\u00eb\u201d, e dinte dhe Virgjili (anise ai e pati kursyer Danten, i dhimbsej, s&#8217;e pati ngucur). Tekefundit me penat e tyre poet\u00ebt do duhej t\u00eb p\u00ebrshfaqen m\u00eb t\u00eb fortit e artistikave t\u00eb k\u00ebsaj bote, m\u00eb stoik\u00ebt. \u00cbsht\u00eb supozuar q\u00eb penat e poet\u00ebve t&#8217;jen\u00eb di\u00e7 si shpatat e musketir\u00ebve, jo vet\u00ebm t\u00eb mprehta dhe p\u00ebrv\u00ebluese por dhe t\u00eb q\u00ebndrushme, t\u00eb rezistueshme. Sikur s&#8217;do pinte uj\u00eb q\u00eb vet\u00eb shpatat e musketir\u00ebve me ta par\u00eb nj\u00eb pik\u00eb &#8220;gjak&#8221; t\u00eb dob\u00ebsohen, t\u00eb lakohen, t\u00eb alivanosen, t\u00eb kalamenden : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb v. 2019 &#8220;Pranvera e P\u00ebrjetshme&#8221; qe shitur p\u00ebr 362.500 $ (supozoj do ket\u00eb qen\u00eb nj\u00ebra nga kopjet), dmth. n\u00ebse do donim ta kishim nj\u00eb kopje nga Rodin duhet b\u00ebr\u00eb gati pothuaj gjysm\u00eb milioni verdhushka. M&#8217;u kujtua se vitin e kaluar pata komunikuar me ca kompani kineze q\u00eb merren me &#8220;kopje&#8221; t\u00eb mermer\u00ebve (at\u00ebbot\u00eb, m\u00eb kujtohet p\u00ebr momentin isha kureshtar, ia filluam&#8230; dhe pastaj kisha d\u00ebshir\u00eb t\u00eb informohesha rreth mund\u00ebsive dhe bizneseve t\u00eb tyre). Meq\u00eb dihet, kinez\u00ebt munden t\u00eb kopjojn\u00eb pothuaj gjith\u00e7ka, madje ndoshta &#8220;plot\u00ebsisht&#8221; gjith\u00e7ka, thjesht mos k\u00ebrkoni ndonj\u00eb kopje t\u00eb &#8220;familjar\u00ebve&#8221;, zor se mund ta kopjojn\u00eb babain, n\u00ebn\u00ebn a motr\u00ebn tuaj.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr t\u00eb tjerat ia vlen t\u00eb pyesni, kurr\u00eb s&#8217;duhet th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb &#8211; sepse nuk i dihet, sa p\u00ebr piktura a skulptura no problemos : ) Pra, meq\u00eb ra fjala, n\u00ebse eventualisht ju mbushet mendja, nj\u00eb kopje kineze prej mermeri t\u00eb &#8220;Pranvera e P\u00ebrjetshme&#8221;, nj\u00eb famozitet artistik t\u00eb skulptorit t\u00eb famsh\u00ebm francez, mund ta porositni tek kinez\u00ebt. Ka panum\u00ebr punishte artist\u00ebsh dhe firmash q\u00eb merren me skulptura, as mermeri dhe as kopjet e Rodin s&#8217;jan\u00eb m\u00eb kualitative. Tjet\u00ebr se me vulat e historis\u00eb s\u00eb artit jan\u00eb &#8220;vulosur si origjinale&#8221;. Ama n\u00ebse nisemi se mermeri mermer, padyshim e ruan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ftoht\u00ebsi, si dikur si tani. S\u00ebpaku kopja kineze s&#8217;do ju kushtoj\u00eb 300.000 $, por ndoshta jo m\u00eb shum\u00eb se 2000-3000 $ : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/ntdecor_china_cupid_and_psyche_offer1_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-12854\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/ntdecor_china_cupid_and_psyche_offer1_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"910\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/ntdecor_china_cupid_and_psyche_offer1_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/ntdecor_china_cupid_and_psyche_offer1_opt-300x213.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/ntdecor_china_cupid_and_psyche_offer1_opt-1024x728.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/04\/ntdecor_china_cupid_and_psyche_offer1_opt-768x546.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s.guraziu &#8211; ars poetica, pr 2023 &#8211; plot\u00ebsuar, aktualizuar shk 2024) (&#8230;\u00ebsht\u00eb supozuar q\u00eb penat e poet\u00ebve t&#8217;jen\u00eb di\u00e7 si shpatat e musketir\u00ebve, jo vet\u00ebm t\u00eb mprehta dhe p\u00ebrv\u00ebluese por dhe t\u00eb q\u00ebndrushme, t\u00eb rezistueshme, sikur s&#8217;do pinte uj\u00eb q\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=12852\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-12852","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=12852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/12852\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=12852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=12852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=12852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}