{"id":1290,"date":"2019-09-24T22:07:37","date_gmt":"2019-09-24T22:07:37","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=1290"},"modified":"2024-05-01T09:23:07","modified_gmt":"2024-05-01T08:23:07","slug":"arti-historia-mitologjia-nderlidhje-dhe-pasaktesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=1290","title":{"rendered":"Arti, Historia, Mitologjia &#8211; Nd\u00ebrlidhje dhe (Pa)Sakt\u00ebsi!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2016<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1291 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi.jpg\" alt=\"\" width=\"2000\" height=\"2000\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi.jpg 2000w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi-150x150.jpg 150w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi-300x300.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi-768x768.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi-1024x1024.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Arti-Historia-Mitologjia-Nd\u00ebrlidhje-dhe-PaSakt\u00ebsi-50x50.jpg 50w\" sizes=\"auto, (max-width: 2000px) 100vw, 2000px\" \/><\/a> <\/p>\n<p>Henryk Siemiradzki (1843-1902):<br \/>\n&#8211; <strong>Dirka e krishter\u00eb n\u00eb cirkun e Neros\u00eb<\/strong>, 1898<br \/>\n&#8211; <strong>Pishtar\u00ebt e Neros\u00eb (T\u00eb krishter\u00ebt si shandan\u00eb)<\/strong>, 1876<\/p>\n<p>&#8220;Dirka e krishter\u00eb n\u00eb cirkun e Neros\u00eb&#8221;, 1898, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb e artistit ruso-polak Henryk Siemiradzki. Artisti e paraqet nj\u00eb grua t\u00eb krishter\u00eb, duke referuar figurativisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e vrasjes s\u00eb grave t\u00eb krishtera nga perandori romak Nero, si ri-futje n\u00eb fuqi e mitit t\u00eb Dirkas\u00eb. Sipas mitologjis\u00eb greke, Dirka qe ekzekutuar nga Amfioni dhe Zetusi, duke ia lidhur flok\u00ebt p\u00ebr brir\u00ebt e nj\u00eb demi t\u00eb eg\u00ebrsuar. Si shkas p\u00ebr komentin tim sh\u00ebrbeu piktura e Siemiradzki, dhe e cila piktur\u00eb artistikisht lidhet me ekzekutimin e Amfionit dhe Zetusit t\u00eb mitologjis\u00eb, dhe pra p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit do mundohem ta &#8220;shkapuris&#8221; sadopak mitologjin\u00eb, t&#8217;i them disa fjal\u00eb, si form\u00eb v\u00ebshtrimi.<\/p>\n<p>Edhe piktura &#8220;Pishtar\u00ebt e Neros\u00eb (T\u00eb krishter\u00ebt si shandan\u00eb)&#8221;, e punuar nga artisti dy-tre her\u00eb (gjat\u00eb 1876-77), e rrah t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn tem\u00eb, ekzekutimin e t\u00eb krishter\u00ebve nga perandori Nero (sipas t\u00eb gjitha gjasave, pas zjarrit t\u00eb Rom\u00ebs t\u00eb v. 64, t\u00eb cilin zjarr nga disa historian\u00eb dyshohet ta ket\u00eb &#8220;shkaktuar&#8221; vet\u00eb Nero).<\/p>\n<p>Perandori Nero njihet si perandori i par\u00eb romak q\u00eb pati kryer vet\u00ebvrasje. Ai sundoi p\u00ebr 14 vjet, pik\u00ebrisht n\u00eb prag t\u00eb mij\u00ebvje\u00e7arit t\u00eb par\u00eb (pas zeros\u00eb imagjinare), n\u00eb vitet 54-68. Sundimi i tij \u00ebsht\u00eb i &#8220;lidhur&#8221; shpesh me tirani dhe me qeverisje t\u00eb keqe ekonomike, ose shpenzime t\u00eb tepruara. Edhe pse disa historian\u00eb t\u00eb sot\u00ebm e v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim besueshm\u00ebrin\u00eb e burimeve t\u00eb lashta rreth akteve tiranike t\u00eb Perandorit Nero, megjithat\u00eb ai \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr shum\u00eb ekzekutime, duke p\u00ebrfshir\u00eb (si spekulim) dhe at\u00eb t\u00eb vet\u00eb n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, Agripina.<\/p>\n<p>N\u00ebna e tij ishte gruaja e kat\u00ebrt e perandorit Klaudius t\u00eb cilin, po ashtu mjaft burime thon\u00eb se, e pati helmuar gruaja e vet, Agripina (pra n\u00ebna e Neros\u00eb). Mir\u00ebpo as helmimi i perandorit Klaudius nga Agripina, as helmimi i k\u00ebsaj t\u00eb fundit nga djali i saj Nero, nuk merren si t\u00eb konfirmuara me d\u00ebshmi e fakte historiografike &#8211; n\u00eb burimet trajtohen m\u00eb shum\u00eb si spekulime.<\/p>\n<p>Mjaft kronist\u00eb t\u00eb hersh\u00ebm t\u00eb krishter\u00eb, por dhe jo t\u00eb krishter\u00eb, e p\u00ebrshkruajn\u00eb Perandorin Nero si torturues dhe ekzekutues t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve. Ndokush nga autor\u00ebt ndjekjen dhe persekutimin e t\u00eb krishter\u00ebve e lidhnin me zjarrin e Rom\u00ebs, t\u00eb v. 64. Ndokush tjet\u00ebr me &#8220;supersticionin e ri dhe t\u00eb djall\u00ebzuar&#8221;, krishterimin. Ndonj\u00eb tjet\u00ebr autor fliste p\u00ebr &#8220;hebrenjt\u00eb q\u00eb e trazonin Rom\u00ebn me religjionin e ri&#8221; dhe q\u00eb t\u00eb cil\u00ebt perandori Nero i pati d\u00ebbuar nga Roma &#8211; e k\u00ebta t\u00eb d\u00ebbuar &#8220;hebrenjt\u00eb&#8221; mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e hersh\u00ebm.<br \/>\nMir\u00ebpo gjithandej thuhet se shkrimet e tilla t\u00eb kronist\u00ebve nuk jan\u00eb t\u00eb qarta, historian\u00ebt modern\u00eb jan\u00eb mjaft &#8220;skeptik\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nT\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr gj\u00ebrat rreth mitologjive ashtu-k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb &#8211; n\u00ebn drit\u00ebn e d\u00ebshmive &#8220;historike&#8221; aktualisht n\u00eb dispozicion, v\u00ebrtet s&#8217;mund t\u00eb &#8220;kuror\u00ebzohen&#8221; t\u00eb dh\u00ebnat e mitologjis\u00eb me sakt\u00ebsi nga askush, mitet jan\u00eb mite&#8230; Gjithsesi, nga mitologjia greke e dim\u00eb pakashum\u00eb k\u00ebshtu:<\/p>\n<p>Themeluesi dhe mbreti i par\u00eb i Teb\u00ebs ishte Kadmusi, sipas t\u00eb cilit qyteti qe quajtur Kadmeia, e m\u00eb von\u00eb Teba. Kadmusi p\u00ebr grek\u00ebt ishte &#8220;heroi&#8221; i par\u00eb, trim mbi trimat. Qe p\u00ebrmendur nga Herodi p\u00ebr sjelljen e alfabetit fenikas (phoinikeia grammata), dhe grek\u00ebt e pat\u00ebn p\u00ebrshtatur p\u00ebr ta formuar alfabetin e tyre. Herodi vler\u00ebsonte se Kadmusi jetoi rreth viteve 2000 pes.<\/p>\n<p>Kadmusi (ose Kadmosi) ishte nj\u00eb princ fenikas, djal\u00eb i mbretit Agenor dhe i mbret\u00ebresh\u00ebs Telefasa t\u00eb Tiros (Libani i sot\u00ebm). Ishte v\u00ebllai i Europes (emrin e s\u00eb cil\u00ebs e mban\u00eb kontineti yn\u00eb), si dhe v\u00ebllai i Feniksit dhe i Siliksit. Kadmusi u d\u00ebrgua nga prind\u00ebrit e tij p\u00ebr ta k\u00ebrkuar motr\u00ebn e vet Europen dhe p\u00ebr ta kthyer rishtas n\u00eb Tiro, pasi ajo qe rr\u00ebmbyer nga Zeusi. Europa, pra motra e e Kadmusit, si princesh\u00eb e re qe rr\u00ebmbyer nga Zeusi dhe sjellur n\u00eb Kret\u00eb. N\u00eb mitologji thuhet se Zeusi (i dashuruar) e pati mashtruar Europen duke marr\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb demi t\u00eb bardh\u00eb, dhe nga ai&#8230; Europa pastaj do ishte n\u00ebna e Minotaurit, Radamantosit dhe Sarpedonit.<br \/>\nNd\u00ebrsa dihet, Zeusi ishte v\u00ebrtet &#8220;mashtruesi&#8221; m\u00eb i madh i t\u00eb gjitha koh\u00ebrave, sa e sa princeshat, sa e sa nimfat, sa e sa grat\u00eb e martuara dhe t\u00eb lumtura, sa e sa bukuroshet i pati mashtruar&#8230; padyshim as vet\u00eb mitologjia nuk e &#8220;di&#8221; sakt\u00eb : )<\/p>\n<p>Kadmusi qe martuar me Harmonin\u00eb, vajza e Aresit dhe e Af\u00ebrdit\u00ebs (kjo sipas nj\u00ebrit version). Harmonia pra ishte e bija e Aresit (Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb Luft\u00ebs) dhe Af\u00ebrdit\u00ebs (Per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb Dashuris\u00eb); por sipas nj\u00eb versioni tjet\u00ebr Harmonia ishte e bija e vet\u00eb Zeus Kryezotit dhe e Elektras\u00eb (gruas\u00eb s\u00eb Korintit, p\u00ebrndryshe nj\u00ebra nga shtat\u00eb vajzat e Atlasit dhe Plejones\u00eb). Versione t\u00eb &#8220;mitologjis\u00eb greke&#8221; na thon\u00eb se Elektra gjithashtu qe &#8220;mashtruar&#8221; nga Zeusi dhe nga lidhja me t\u00eb pati ardhur n\u00eb jet\u00eb Dardanusi.<\/p>\n<p>Por pra &#8211; si sqarim &#8211; jo vet\u00ebm Dardanusi, sipas &#8220;thashethemeve mitologjike&#8221; edhe Harmonia ishte frut dashurie i aventurave t\u00eb Zeusit dhe Elektras\u00eb.<br \/>\nSipas nj\u00eb legjende tjet\u00ebr nga kazani mitologjik, fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn Elektra e cila konsiderohej &#8220;Plejada e humbur&#8221;, duke u zhdukur n\u00eb pik\u00ebllimin e madh pas shkat\u00ebrrimit t\u00eb Troj\u00ebs. E nj\u00ebjta Elektra nga Ovidi qe quajtur &#8220;Atlantis&#8221;.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb le t&#8217;i kthehemi dhe p\u00ebr pak Kadmusit. M\u00eb von\u00eb disa prej per\u00ebndive e pat\u00ebn nd\u00ebshkuar Kadmusin (sepse ky e pati vrar\u00eb drangoin e shenjt\u00eb) me d\u00ebnimin p\u00ebr t\u00eb jetuar pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs si nj\u00eb gjarp\u00ebr. Harmonia e donte burrin e vet aq shum\u00eb sa s&#8217;mund t\u00eb jetonte pa t\u00eb, ajo u k\u00ebrkoi per\u00ebndive p\u00ebr ta kthyer dhe at\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjarp\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;mund t\u00eb ishin s\u00eb bashku. Per\u00ebndit\u00eb ia plot\u00ebsuan d\u00ebshir\u00ebn.<\/p>\n<p>Kadmusi pra e themeloi qytetin grek t\u00eb Teb\u00ebs, anise qyteti qe em\u00ebruar fillimisht Kadmeia p\u00ebr nder t\u00eb tij. M\u00eb pastaj qyteti u b\u00eb i njohur si Teba gjat\u00eb sundimit t\u00eb Amfionit dhe Zetusit, dhe qe em\u00ebruar &#8220;Teba&#8221; sipas gruas s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, Zetusit (prap\u00eb, thuhet se Teba, gruaja e Zetusit, qe &#8220;shoq\u00ebruar&#8221; gjithashtu me Zeusin). Vajza me emrin Teba, pra gruaja e Zetusit, ishte bija e Azopit dhe Metopes\u00eb.<br \/>\nVet\u00eb Amfioni dhe Zetusi ishin bijt\u00eb e Zeusit, rishtas fruta t\u00eb &#8220;dashuris\u00eb zeusiane&#8221; me bukuroshen Antiopa, aventura k\u00ebto derisa Antiopa ishte ende n\u00eb Kadmeia (Teb\u00ebn e m\u00ebvonshme); \u00e7unat pat\u00ebn lindur n\u00eb fsheht\u00ebsi nga bota dhe qen\u00eb rritur nga barinjt\u00eb diku n\u00eb male.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn e rinis\u00eb s\u00eb Amfionit dhe Zetusit, mbret dhe sundues i Kadmeia (Teb\u00ebs) ishte Likusi. Antiopa, sipas Homerit ishte bija e per\u00ebndis\u00eb s\u00eb lumenj\u00ebve, Azopit. Sipas burimeve t\u00eb tjera, ishte vajz\u00eb e mbretit Niktus t\u00eb Teb\u00ebs, ose ndoshta bija e dikujt tjet\u00ebr&#8230; e Likurgut. Mir\u00ebpo, ve\u00e7 e kemi th\u00ebn\u00eb: e qart\u00eb, mitet jan\u00eb mite&#8230; : ) R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb mitologjia e &#8220;v\u00ebrteton&#8221; se Antiopa ndodhej n\u00eb Kadmeia (Teb\u00eb), dhe mbreti Likus s\u00eb bashku me gruan e tij Dirkan\u00eb e pat\u00ebn trajtuar shum\u00eb keq, madje dhe e pat\u00ebn burgosur. Ajo duhet t\u00eb jet\u00eb arratisur disi dhe i pati k\u00ebrkuar dy djemt\u00eb e vet, Amfionin dhe Zetusin. Pas ribashkimit t\u00eb dhimbsh\u00ebm me n\u00ebn\u00ebn e tyre, trimat Amfioni dhe Zetusi e pushtuan Teb\u00ebn, e vran\u00eb mbretin Likus dhe gruan e tij Dirka. Sipas mitologjis\u00eb, Dirka qe ekzekutuar nga ta, duke ia lidhur flok\u00ebt p\u00ebr brir\u00ebt e nj\u00eb demi t\u00eb eg\u00ebrsuar. &#8220;Demi i Dirkas\u00eb&#8221; \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur dhe nga Plini, n\u00eb &#8220;Historia e Natyr\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Pra duke qen\u00eb djem t\u00eb Zeusit, natyrisht q\u00eb Amfioni dhe Zetusi ishin dhe trima, u hakmor\u00ebn p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn e tyre, e mor\u00ebn pushtetin dhe sunduan si mbret\u00ebr &#8220;duo&#8221; t\u00eb Teb\u00ebs.<br \/>\nGruaja e Amfionit ishte Najoba, e bija e Tantalit &#8211; ky po ashtu bir i Zeusit \ud83d\ude42 Tantali neve lexuesve sot, gjithmon\u00eb na &#8220;dhimbset&#8221; pak\u00ebz, ngjash\u00ebm si Prometeu e t\u00eb tjer\u00eb, sepse qe d\u00ebnuar p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb humner\u00ebn e Tartarosit, n\u00eb burgun e titan\u00ebve&#8230; burg i tmerrsh\u00ebm q\u00eb nga koha e Kronosit, diku akoma m\u00eb thell\u00eb se Hadesi &#8211; sipas Platonit Tartari ishte vendi ku shpirtrat gjykoheshin pas vdekjes dhe ku shpirtrat e lig\u00eb e merrnin d\u00ebnimin hyjnor.<\/p>\n<p>Amfioni pati qen\u00eb dhe mjaft i pafat, pasi i pati humbur t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Ai dhe Najoba i kishin shtat\u00eb djem dhe shtat\u00eb vajza. P\u00ebr fat t\u00eb keq Najoba na ishte nj\u00eb grua mendjemadhe, dhe mitologjia thot\u00eb q\u00eb e pati zem\u00ebruar n\u00eb kulm per\u00ebndesh\u00ebn Artemisa, e cila me ndihm\u00ebn e v\u00ebllait Apollonit, i vrau t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e saj. Tragjedi jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00eb, sepse Amfioni dhe v\u00ebllai i tij Zetusi e pat\u00ebn zgjeruar qytetin e Kadmusit, t\u00eb ashtuquajtur Kadmeja, e pat\u00ebn em\u00ebruar sipas emrit t\u00eb gruas\u00eb s\u00eb Zetusit, Teba dhe i pat\u00ebn nd\u00ebrtuar shtat\u00eb portat e Teb\u00ebs. Nd\u00ebrsa t\u00eb shtat\u00eb portat qen\u00eb em\u00ebruar sipas emrave t\u00eb shtat\u00eb vajzave t\u00eb Amfionit (Klorisa, Tera, Astinoma, Astikratia, Kiasa, Gigia, Kleodoksa). Nga dhimbja e pap\u00ebrballueshme, pas vdekjes s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb dashur, Amfioni qe vet\u00ebvrar\u00eb.<\/p>\n<p>Zetusi, v\u00ebllai i Amfionit, qe nderuar pra duke u em\u00ebruar qyteti sipas emrit t\u00eb gruas s\u00eb tij, por ai dhe Teba, p\u00ebr dallim nga Amfioni dhe Najoba e pat\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb vet\u00ebm, i cili po ashtu qe vrar\u00eb, dhe Zetusi thjesht pati dh\u00ebn\u00eb shpirt zem\u00ebrthyer.<\/p>\n<p>Gjithsesi, Teba si em\u00ebr mund t&#8217;na ngat\u00ebrrohet aq leht\u00eb, pasi p\u00ebrmendet disa her\u00eb n\u00eb mitologjin\u00eb greke, dhe nuk lidhet me emrin e nj\u00eb femre t\u00eb vetme por me disa sosh. Thuhet se, s\u00ebpaku tri her\u00eb, me emrat e tyre Teba jan\u00eb em\u00ebruar qytete t\u00eb ndryshme. Pra nga &#8220;thashethemet mitologjike&#8221; na \u00ebsht\u00eb e njohur Teba, gruaja e Zetusit, q\u00eb sapo fol\u00ebm m\u00eb lart, bija e Azopit dhe Metopes\u00eb; na shfaqet po ashtu &#8220;Teba&#8221; tjet\u00ebr, vajz\u00eb e Prometeut (edhe kjo p\u00ebrmendet si eponim i mundsh\u00ebm); tutje na shfaqet nj\u00eb tjet\u00ebr &#8220;Teba&#8221; &#8211; vajz\u00eb e Zeusit dhe e Idames\u00eb; tutje na shfaqet &#8220;Teba&#8221; &#8211; vajz\u00eb e Zeusit dhe e Megaklites\u00eb, tutje na shfaqet &#8220;Teba&#8221; e radh\u00ebs &#8211; kjo tashm\u00eb vajz\u00eb e Siliksit dhe e [? &#8211; mitologjia ende s&#8217;e di], tutje na shfaqet &#8220;Teba&#8221; (eponim i Teb\u00ebs s\u00eb Egjiptit) &#8211; thuhet se kjo mund t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb vajza e Nilusit, ose e Proteusit, ose mitologjia &#8220;argumenton&#8221; ndoshta e Epafusit, ose ndoshta e Libis\u00eb (nj\u00ebra duhet t\u00eb jet\u00eb &#8211; versione t\u00eb ndryshme thon\u00eb se dhe kjo Teba qe &#8220;shoq\u00ebruar&#8221; me Zeusin dhe se ishte n\u00ebna e Egjiptit).<br \/>\nDhe mbase kaq, na mbarojn\u00eb Tebat por jo, na shfaqet dhe Teba n\u00eb bregdetin Adriatik (q\u00eb sot quhet Tivat, dmth. rishtas eponim). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, k\u00ebshtu mendon autori Rubin Zemon n\u00eb artikullin &#8220;Historia e Egjiptian\u00ebve t\u00eb Ballkanit&#8221; (publikuar n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb Council of Europe &#8211; projekt i financuar dhe menaxhuar nga Zyra nd\u00ebrlidh\u00ebse e Komisionit Evropian dhe zbatuar nga K\u00ebshilli i Evrop\u00ebs).<\/p>\n<p>***<br \/>\nMendohej se vdekjen e Dirkas\u00eb mitologjike e paraqiste dhe nj\u00eb skulptur\u00eb e madhe greke prej mermeri e shek. I, si kopje romake e shek. II, e gjetur n\u00eb shek. XVI (skulptura ndodhet n\u00eb Muzeun Arkeologjik Komb\u00ebtar n\u00eb Napoli). Mir\u00ebpo sipas ekspert\u00ebve, skulptura n\u00eb fjal\u00eb megjithat\u00eb \u00ebsht\u00eb rikrijuar sipas tem\u00ebs s\u00eb spektakleve n\u00eb arenat romake, lidhur me persekutimin e t\u00eb krishter\u00ebve, ngjash\u00ebm si dhe pikturat e artistit Siemiradzki.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>Bashk\u00ebngjitur pikturat e Henryk Siemiradzki (1843-1902):<br \/>\n&#8211; <strong>Dirka e krishter\u00eb n\u00eb cirkun e Neros\u00eb<\/strong>, 1898<br \/>\n&#8211; <strong>Pishtar\u00ebt e Neros\u00eb (T\u00eb krishter\u00ebt si shandan\u00eb)<\/strong>, 1876<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2016 Henryk Siemiradzki (1843-1902): &#8211; Dirka e krishter\u00eb n\u00eb cirkun e Neros\u00eb, 1898 &#8211; Pishtar\u00ebt e Neros\u00eb (T\u00eb krishter\u00ebt si shandan\u00eb), 1876 &#8220;Dirka e krishter\u00eb n\u00eb cirkun e Neros\u00eb&#8221;, 1898, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb piktur\u00eb e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=1290\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13,10],"tags":[],"class_list":["post-1290","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1290","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1290"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1290\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1290"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1290"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1290"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}