{"id":13473,"date":"2023-10-01T18:16:01","date_gmt":"2023-10-01T17:16:01","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13473"},"modified":"2024-04-09T01:26:28","modified_gmt":"2024-04-09T00:26:28","slug":"muzeu-i-versajes-muzeum-epigonik-per-gjithe-lavdite-e-frances","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13473","title":{"rendered":"Muzeu i Versaj\u00ebs, muzeum epigonik p\u00ebr gjith\u00eb lavdit\u00eb e Franc\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23 &#8211; <strong>me rastin e 400-vjetorit, p\u00ebr nder t\u00eb 4 shekujve t\u00eb Pallatit t\u00eb Versaj\u00ebs 1623-2023<\/strong>, koment me ndonj\u00eb kok\u00ebrr gazmore aty-k\u00ebtu : )<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_franca_gjysmen_e_amerikes_ia_dhuroi_amerikes_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13474\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_franca_gjysmen_e_amerikes_ia_dhuroi_amerikes_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"2000\" height=\"1328\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_franca_gjysmen_e_amerikes_ia_dhuroi_amerikes_opt.jpg 2000w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_franca_gjysmen_e_amerikes_ia_dhuroi_amerikes_opt-300x199.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_franca_gjysmen_e_amerikes_ia_dhuroi_amerikes_opt-1024x680.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_franca_gjysmen_e_amerikes_ia_dhuroi_amerikes_opt-768x510.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_franca_gjysmen_e_amerikes_ia_dhuroi_amerikes_opt-1536x1020.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 2000px) 100vw, 2000px\" \/><\/a><\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">[ ngjitur: &#8220;Salla e Pasqyrave&#8221;, Pallati i Versaj\u00ebs, 2010 ]<\/span><\/p>\n<p>Le t&#8217;ia fillojm\u00eb, jo si p\u00ebrrall\u00eb historian\u00ebsh por duke th\u00ebn\u00eb se dikur n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb Franca &#8220;gjysm\u00ebn e Amerik\u00ebs&#8221; ia dhuroi Amerik\u00ebs! Le t&#8217;jet\u00eb dhe vet\u00eb titulli ky, pse jo. Pasi e v\u00ebrtet\u00eb kjo, aso e madhe, e v\u00ebrtet\u00eb madh\u00ebshtore. P\u00ebr Amerik\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb m\u00eb e madhe sesa blerja e Alask\u00ebs nga Perandori i Rusis\u00eb, m\u00eb e madhe se blerja e Panama-Kanalit nga Panamaja, m\u00eb e madhe se blerja e &#8220;tokave t\u00eb Meksikos&#8221; nga Meksikoja, m\u00eb e madhe se blerja e Floridave nga Spanja etj. etj. Fjala ishte p\u00ebr gjysm\u00ebn e Amerik\u00ebs &#8211; varet vet\u00ebm si historian\u00ebve u p\u00eblqen ta &#8220;interpretojn\u00eb&#8221; historin\u00eb. Mir\u00ebpo s&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebrrall\u00eb, dhurata pati ndodhur realisht, n\u00eb v. 1803, ishte di\u00e7 si bujari e paimagjinueshme e Napoleonit.<\/p>\n<p>Ishte donacioni m\u00eb i madh q\u00eb ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, dhurata m\u00eb e madhe. Askush s&#8217;e di me siguri pse kjo dhurat\u00eb e historis\u00eb&#8230; Mjaft e \u00e7uditshme, sikur dhe po ashtu askush s&#8217;e di me siguri pse francez\u00ebt i duan amerikan\u00ebt aq shum\u00eb. Jan\u00eb aq larg, nj\u00eb Atlantik larg, dhe aq t\u00eb dashur&#8230; Franca i do. Nd\u00ebrsa v\u00ebllez\u00ebrit e tyre anglez\u00ebt (n\u00eb Britani) fare n\u00eb prag francez\u00ebt s&#8217;i don\u00eb, p\u00ebr t&#8217;mos th\u00ebn\u00eb i &#8220;urrejn\u00eb&#8221; (anise dhe kjo e v\u00ebrtet\u00eb). V\u00ebrtet e \u00e7uditshme, kuptohet se vlen dhe anasjell\u00ebza, dashuria \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si p\u00ebrqafimet, si bumerangu, as anglez\u00ebt s&#8217;ngelin mbrapa me dashurin\u00eb ndaj francez\u00ebve!<\/p>\n<p>Askush s&#8217;e di sakt\u00eb pse nj\u00eb &#8220;urrejtje-dashuri&#8221; e till\u00eb midis franko-inglez\u00ebve, e megjithat\u00eb t\u00eb gjith\u00eb mund ta &#8220;ndiejn\u00eb&#8221;. Psh. ju mbushet mendja dhe shkoni ta shihni Luvrin n\u00eb Paris, ose vendosni ta vizitoni pallatin mbret\u00ebror-presidencial n\u00eb Versaj\u00eb. Pik\u00ebrisht k\u00ebtu duhet kujdes, s&#8217;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje nderi, n\u00ebse s&#8217;di t\u00eb thuash &#8220;merci&#8221;, &#8220;au revoir&#8221;, &#8220;bonjour&#8221; (ndonj\u00eb k\u00ebso fjale t\u00eb vock\u00ebl) at\u00ebher\u00eb m\u00eb mir\u00eb mos thuaj gj\u00eb. M\u00eb mir\u00eb hesht totalisht. M\u00eb mir\u00eb pretendo se ke ngelur pa fjal\u00eb, shtiru se ta kan\u00eb prer\u00eb gjuh\u00ebn pirat\u00ebt e Tasmanis\u00eb, o di\u00e7 t\u00eb till\u00eb. Assesi mos guxo t\u00eb thuash &#8220;thank you&#8221;, n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb&#8230; t\u00eb flas\u00ebsh anglisht.<\/p>\n<p>Dhe imagjino, ia dhuron Amerik\u00ebs &#8220;gjysm\u00ebn e Amerik\u00ebs&#8221;, e prap\u00eb sikur t\u00eb gjith\u00eb e mbajn\u00eb mend dhurat\u00ebn e &#8220;Liris\u00eb&#8221;, statuj\u00ebn Liberty, askush s&#8217;e kujton donacionin &#8220;Luiziana&#8221;. S&#8217;e mohon kush, q\u00ebndron dhe fakti historik se p\u00ebr ta festuar fundin e Revolucionit Amerikan, p\u00ebr ta festuar Lirin\u00eb, p\u00ebr ta festuar Pavar\u00ebsin\u00eb nga zgjedha britanike, populli francez ia dhuroi Amerik\u00ebs dikur at\u00eb Statuj\u00ebn e Liris\u00eb. Dhe pati kushtuar, s&#8217;ishte aq e lir\u00eb as statuja, si Franca nj\u00ebsoj dhe Amerika pat\u00ebn hequr duke mbledhur para, me mjaft v\u00ebshtir\u00ebsi i mblodh\u00ebn donacionet publike p\u00ebr mbarimin e statuj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, krahasuar me dhurat\u00ebn &#8220;Luiziana&#8221;, statuja ishte vet\u00ebm nj\u00eb dhurat\u00eb simbolike, e vog\u00ebl fare, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb impenjimit t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt luftarak kund\u00ebr Britanis\u00eb. Duhet mbajtur n\u00eb mendje ose parasysh q\u00eb Luigjat (n\u00eb fr. Louis), s\u00ebpaku 4 mbret\u00ebrit e Dinastis\u00eb Bourbon t\u00eb Franc\u00ebs, kan\u00eb &#8220;t\u00eb b\u00ebjn\u00eb&#8221; di\u00e7 me Luizian\u00ebn, me emrin : )<\/p>\n<p>Mendoj se historian\u00ebt mund ta thon\u00eb fare leht\u00ebsisht, pik\u00ebrisht ajo dhurat\u00eb (gjoja shitja e Luizian\u00ebs, n\u00eb v. 1803) ishte nj\u00ebra nga shum\u00eb lavdit\u00eb franceze gjat\u00eb historis\u00eb. Sepse v\u00ebrtet dhurata ndihmoi p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb, ose e b\u00ebri Amerik\u00ebn t\u00eb madhe&#8230;<br \/>\nDhurat\u00ebs franceze do i rikthehemi pak\u00ebz m\u00eb posht\u00eb. Fillimisht ca fjal\u00eb rreth p\u00ebrvjetorit, rreth 400-vjetorit t\u00eb Versaj\u00ebs.<\/p>\n<p>Sivjet, n\u00eb v. 2023, Pallati i Versaj\u00ebs e feston 400-vjetorin e vet. P\u00ebr nder t\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrvjetori t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm, muzeu i Versaj\u00ebs e nd\u00ebrmori nj\u00eb rinovim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb Galeris\u00eb s\u00eb Historis\u00eb (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb vetin), dhe rihapja e dyerve p\u00ebr publikun qe planifikuar t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb Shtator 2023.<br \/>\nMegjith\u00eb turbulencat historike, pavar\u00ebsisht trazirave politike Pallati i Versaj\u00ebs &#8220;mbeti nj\u00eb simbol i fuqish\u00ebm politik&#8221; \u2013 qenkan shprehur zyrtar\u00ebt n\u00eb faqen zyrtare t\u00eb pallatit. Dhe v\u00ebrtet, p\u00ebr rezidenc\u00ebn madh\u00ebshtore t\u00eb mbret\u00ebrve, kryek\u00ebput si simbol i monarkis\u00eb, Revolucioni Francez ishte nj\u00eb lloj &#8220;pik\u00eb-kthese&#8221; e pakthyeshme. Q\u00eb nga Revolucioni pallati do zbrazej nga mobiljet dhe sikur do &#8220;zhvishej&#8221; nga shk\u00eblqimi e madh\u00ebshtia. N\u00eb v. 1837 Luigj-Filipi vendosi dhe e shnd\u00ebrroi n\u00eb muze, dedikim muzeal p\u00ebr historin\u00eb, &#8220;dedikuar t\u00eb gjitha lavdive t\u00eb Franc\u00ebs&#8221;. Q\u00eb nga impenjimet e Luigj-Filipit dhe deri sot e k\u00ebsaj dite, shuma t\u00eb m\u00ebdha parash jan\u00eb shpenzuar p\u00ebr riblerjen, p\u00ebr rikthimin e mobiljeve, gj\u00ebsendeve, artefakteve shitur gjat\u00eb viteve, q\u00eb nga Revolucioni.<\/p>\n<p>***<br \/>\nGjith\u00e7ka pati nisur 400 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb v. 1623 nd\u00ebrtesa ishte nj\u00eb sht\u00ebpi e thjesht\u00eb gjuetie. N\u00eb v. 1661 Luigji XIV filloi me nd\u00ebrtimin e pallatit p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb p\u00ebrfundimisht si\u00e7 e njohim sot. Thuhet se n\u00eb kulmin e nd\u00ebrmarrjes, rreth 36000 njer\u00ebz ishin t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin. Do kishte mjaft sfida, e sidomos sfida rreth ujit q\u00eb nevojitej p\u00ebr fontanat e kopshteve, problem ky i cili s&#8217;qe &#8220;zgjidhur&#8221; kurr\u00eb mir\u00ebfilli. Projektet ambicioze pat\u00ebn kushtuar shum\u00eb, e edhe jet\u00eb njer\u00ebzish. Nga 1623 deri n\u00eb fund t\u00eb Monarkis\u00eb Franceze do jetonin aty 4 mbret\u00ebr-Luigja, Luigji XIII, Luigji XIV, Luigji XV dhe Luigji XVI. Thuhet se n\u00eb kulmin e madh\u00ebshtis\u00eb rreth 4000 oborrtar\u00eb jetonin n\u00eb pallat, dhe 2700 oborrtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jetonin n\u00eb nd\u00ebrtesat ndihm\u00ebse rrotull krye-pallatit. Nga 4 mbret-Luigjat, Luigji XIV e mban rekordin p\u00ebr mbret\u00ebrimin m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, do rrinte jo m\u00eb pak por 72 vjet n\u00eb fron.<\/p>\n<p>Sot, pas Kull\u00ebs s\u00eb Eifel (si mrekulli kjo e llojit t\u00eb vet) Pallati i Versaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb atraksioni m\u00eb popullarizuar i Franc\u00ebs. Me afro 10-15 milion\u00eb vizitor\u00eb \u00e7do vit, \u00ebsht\u00eb nj\u00ebra nga &#8220;pikat&#8221; historike m\u00eb t\u00eb vizituara n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb rregull, por pse mrekullirat franceze sikur patjet\u00ebr i \u00e7mendin vizitor\u00ebt e bot\u00ebs, jo vet\u00ebm Eifelat josh\u00ebs por dhe Luvrat, edhe Mona-Lizat, edhe Versajat&#8230; gjith\u00e7ka. Pse aq t\u00ebrheq\u00ebs, aq atraktiv ky pallat, pse me miliona vizita, secilin vit, vit pas viti?<\/p>\n<p>Epo, ndoshta sepse ish-rezidenca mbret\u00ebrore v\u00ebrtet \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore, super-madh\u00ebshtore. Para shekujsh, Luigji XIV ia doli ta impresiononte bot\u00ebn, desh i la pa mend delegacionet e historis\u00eb, me secil\u00ebn vizit\u00eb \u00e7mendurim origjinal, m\u00eb origjinalisht se askush tjet\u00ebr. Asnj\u00eb mbret tjet\u00ebr i historis\u00eb, asnj\u00eb mbret\u00ebri s&#8217;mund t\u00eb krenohej p\u00ebr &#8220;pallat madh\u00ebshtor&#8221; si\u00e7 ishte ky i tij. Asnj\u00eb mbret s&#8217;kishte par\u00eb kopshte, fontana, pallate dhe aq shum\u00eb vepra arti &#8220;ngjeshur&#8221; n\u00eb nj\u00eb vend.<\/p>\n<p>Joshja e vizitor\u00ebve, t\u00ebrheqja, ndoshta sepse pallati rrethohet nga 787 hektar\u00eb dhe i mir\u00ebpret vizitor\u00ebt p\u00ebr t&#8217;i admiruar dhomat luksoze, koleksionin e artit dhe kopshtet e mrekullueshme. Ndoshta sepse, psh. vet\u00ebm Grand Trianon (gjoja si &#8220;shtojc\u00eb&#8221; madh\u00ebshtore) i ka 535 dhoma. Duke mos i p\u00ebrmendur 2300 dhomat e Krye-Pallatit, as 158 dhomat e Petit Trianon. Ndoshta sepse, q\u00eb nga v. 1979 Pallati i Versaj\u00ebs \u00ebsht\u00eb renditur si Trash\u00ebgimi Bot\u00ebrore dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arritjet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb artit francez gjat\u00eb shek. XVII. Ndoshta sepse vet\u00eb pallati, si nj\u00eb vep\u00ebr arti mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebse n\u00eb &#8220;vete&#8221;, ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 64.110 m2 mbuluar me m\u00eb shum\u00eb se 2 hektar\u00eb \u00e7ati. Ndoshta sepse n\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00e7ati 2-hektar\u00ebshe koleksionet e pallatit p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 84.069 vepra arti gjithsej.<\/p>\n<p>Pallati i t\u00ebrheq\u00eb vizitor\u00ebt&#8230; ndoshta sepse p\u00ebr arsye t\u00eb 400 viteve t\u00eb historis\u00eb s\u00eb pasur dhe marramend\u00ebse. Jo vet\u00ebm historia e Evrop\u00ebs por dhe ajo e Amerik\u00ebs kan\u00eb qen\u00eb ose ishin gjithmon\u00eb pjes\u00eb e pandar\u00eb e &#8220;historis\u00eb&#8221; s\u00eb Versaj\u00ebs. Ishte nga Pallati i Versaj\u00ebs q\u00eb Luigji XVI d\u00ebrgoi fonde dhe ushtar\u00eb (udh\u00ebhequr nga gjenerali Lafayete) p\u00ebr ta ndihmuar Amerik\u00ebn rreth fitor\u00ebs s\u00eb Pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb vet. Ishte pik\u00ebrisht Pallati i Versaj\u00ebs q\u00eb m\u00eb pas e priti Ambasadorin e par\u00eb t\u00eb Amerik\u00ebs, Franklinin. Ishte n\u00eb Versaj\u00eb ku &#8220;Urdhri i Cincinnati&#8221; qe themeluar p\u00ebr oficer\u00ebt e luft\u00ebs revolucionare, p\u00ebr oficer\u00ebt q\u00eb luftuan krah p\u00ebr krah me gjeneralin Uashington.<br \/>\nN\u00eb shek. XIX, kur mbreti Luigj-Filipi e ktheu Pallatin n\u00eb muze, dy nga galerit\u00eb muzeale ai i quajti &#8220;Les Salles de L&#8217;Ind\u00e9pendance Am\u00e9ricaine&#8221; (Sallat e Pavar\u00ebsis\u00eb Amerikane).<\/p>\n<p>Si\u00e7 e dim\u00eb nga historia, Revolucioni Amerikan 1775-83 ishte nj\u00eb kryengritje me t\u00eb cil\u00ebn 13 nga kolonit\u00eb britanike t\u00eb Verio-Amerik\u00ebs e fituan pavar\u00ebsin\u00eb politike dhe vazhduan me themelimin e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs. Bukur kjo, pavar\u00ebsia amerikane e qart\u00eb kristal, mir\u00ebpo si ia dol\u00ebn, pse fituan amerikan\u00ebt, vall\u00eb na qen\u00eb dob\u00ebsuar aq shum\u00eb britanik\u00ebt, apo gjeneral\u00ebt e tyre na ishin kthyer tashm\u00eb n\u00eb ca strateg\u00eb t\u00eb dob\u00ebt?<br \/>\nRreth shpjegimit t\u00eb suksesit t\u00eb revolucionar\u00ebve amerikan\u00eb shkollar\u00ebt e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se britanik\u00ebt kurr\u00eb s&#8217;e pat\u00ebn ndonj\u00eb strategji komplete, as t\u00eb p\u00ebrgjithshme, p\u00ebr t&#8217;i mundur ata. Po ashtu, insistojn\u00eb &#8211; s&#8217;u takon faji vet\u00ebm gabimeve britanike, s&#8217;ishin vet\u00ebm ata fajtor\u00eb p\u00ebr suksesin e revolucionar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrtej-oqeanit. Shkollar\u00ebt s&#8217;e mohojn\u00eb q\u00eb Uashingtoni, si prijatari i madh me 1 dh\u00ebmb (Gjeneral Nj\u00eb-dh\u00ebmbaxhiu) e m\u00ebsoi ngadal\u00eb por mjaft mir\u00eb artin e &#8220;gjeneralitetit ushtarak&#8221;. Askush s&#8217;i v\u00eb n\u00eb dyshim meritat e tij si lider ushtarak e si gjeneral &#8211; thon\u00eb ata.<br \/>\nMir\u00ebpo dhe vet\u00eb shkollar\u00ebt britanik\u00eb (rreth humbjes britanike) sikur &#8220;justifikohen&#8221; se ishin furnizimet dhe fondet nga Franca, nga v. 1776 deri 1778 ishin faktori ky\u00e7, ndihma e madhe dhe e pa\u00e7mueshme, ndihma franceze ishte fati i revolucionar\u00ebve. E sidomos p\u00ebr ta shkaktuar d\u00ebshtimin britanik, mb\u00ebshtetja ushtarake dhe detare franceze pas v. 1778 ishte thelb\u00ebsore. Andaj dhe fitorja amerikane, &#8220;rezultati&#8221; i luft\u00ebs s\u00eb tyre rezultoi n\u00eb sukses fal\u00eb kombinimit t\u00eb gabimeve britanike, fal\u00eb p\u00ebrpjekjeve amerikane dhe fal\u00eb ndihm\u00ebs franceze.<\/p>\n<p>Dmth. hyrja e Franc\u00ebs n\u00eb luft\u00eb at\u00ebbot\u00eb, e ndjekur nga hyrja e Spanj\u00ebs n\u00eb v. 1779, dhe e Holand\u00ebs n\u00eb v. 1780, do shkaktonte ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb aspektin detar t\u00eb luft\u00ebs britanike-amerikane. S&#8217;\u00ebsht\u00eb se spanjoll\u00ebt dhe holandez\u00ebt na ishin aq aktiv\u00eb, por roli i tyre n\u00eb mbajtjen e forcave detare britanike &#8220;lidhur&#8221; n\u00eb portet e Evrop\u00ebs ishte aq i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm &#8211; thon\u00eb shkollar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, Britania sakaq ishte ballafaquar me nj\u00eb rrezik real. Jo vet\u00ebm q\u00eb duhej p\u00ebrballur me &#8220;kryengritjen&#8221; amerikane atje p\u00ebrtej oqeanit, jo vet\u00ebm q\u00eb duhej t&#8217;i mbante Franc\u00ebn dhe Spanj\u00ebn larg brigjeve t\u00eb veta, por t\u00eb ngrat\u00ebs Britani tashm\u00eb i qe imponuar dhe frika e sulmimit, frika e pushtimit franko-spanjoll. Flotat e kombinuara t\u00eb Franc\u00ebs dhe t\u00eb Spanj\u00ebs tashm\u00eb ve\u00e7 e &#8220;komandonin&#8221; La Manshin e ngusht\u00eb. Situata qe p\u00ebrkeq\u00ebsuar fort, pothuaj sikur ushtria franceze e priste momentin e favorsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;ia filluar me ngarkim-zbarkimet. Sidoqoft\u00eb, paranoja britanike p\u00ebr flotillat franko-spanjolle do ngelej e pabaz\u00eb. Do ishin stuhit\u00eb, moti i lig, s\u00ebmundjet e ekuipazheve t\u00eb Spanj\u00ebs dhe t\u00eb Franc\u00ebs, por dhe ndryshimet e planeve q\u00eb i dhan\u00eb fund k\u00ebrc\u00ebnim-paranoj\u00ebs rreth &#8220;pushtimit&#8221;.<\/p>\n<p>Dhe rishtas, si\u00e7 e dim\u00eb nga historia, zyrtarisht Paqja e Parisit n\u00eb v. 1783 do i jepte fund Luft\u00ebs Amerikane p\u00ebr Pavar\u00ebsi. Britania e Madhe njohu pavar\u00ebsin\u00eb e ShBA. Po ashtu ia dor\u00ebzoi Spanj\u00ebs territorin e Floridas\u00eb. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb rritja territoriale amerikane do ishte aq e madhe, si di\u00e7 &#8220;e paimagjinueshme&#8221;, p\u00ebr m\u00eb pak se 50 vjet, kufiri per\u00ebndimor i ShBA do zhvendosej nga lumi Misisipi tutje andej larg n\u00eb per\u00ebndim, deri n\u00eb Oqeanin Paq\u00ebsor. Duke filluar me blerjen e territorit Luiziana nga Napoleoni (lexo: dhurat\u00ebn), dhe duke p\u00ebrfunduar me territoret e fituara nga Meksikoja (n\u00eb Luft\u00ebn Meksiko-Amerikane).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo fati amerikan ka akoma m\u00eb shum\u00eb \u00ebmb\u00eblsi (n\u00ebse lexuesi yn\u00eb eventual t\u00eb ket\u00eb vullnet dhe koh\u00eb : ) Patjet\u00ebr q\u00eb ka dhe tjera &#8220;pika historike&#8221; t\u00eb \u00ebmb\u00eblsis\u00eb franko-amerikane. Normale q\u00eb formimi i perandorive, fitimi i revolucioneve, fitimi i betejave, fitimi ose humbja e luftrave&#8230; gj\u00ebra t\u00eb tilla t\u00eb m\u00ebdha nuk jan\u00eb kurr\u00eb t\u00eb lehta dhe as \u00e7\u00ebshtje &#8220;tek ashtu&#8221; t\u00eb historis\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, aq e leht\u00eb t\u00eb konkludohet se Luft\u00ebrat Napoleonike ta ken\u00eb shtyr\u00eb Napoleonin n\u00eb v. 1803 p\u00ebr shitjen e territorit &#8220;Luiziana&#8221;. Si\u00e7 e tham\u00eb tashm\u00eb, n\u00eb fakt ishte di\u00e7 si &#8220;dhurat\u00eb&#8221; dedikuar Amerik\u00ebs, kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit s&#8217;i ka shitur kush aq lir\u00eb 2 milion\u00eb km2 territor. As shitur as bler\u00eb &#8211; vet\u00ebm Amerika do e kishte k\u00ebt\u00eb fat, do e g\u00ebzonte k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb napoleonike. T\u00eb thuhet se Napoleoni ia &#8220;fali gjysm\u00ebn e Amerik\u00ebs&#8221; Amerik\u00ebs thjesht p\u00ebr inat t\u00eb britanik\u00ebve&#8230; no way, ky spekulim do ishte nonsens, spekulim i madh : )<\/p>\n<p>Andaj mir\u00ebnjohja ndaj Napoleonit (dmth. ndaj Franc\u00ebs) nga amerikan\u00ebt ndihet jokushtimisht, e sinqert\u00eb, e pakusht\u00ebzuar dhe pa motive t\u00eb fshehura &#8211; mir\u00ebnjohje koherente dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb. Jo vet\u00ebm sepse Franca e ndihmoi Amerik\u00ebn dikur t\u00eb b\u00ebhej &#8220;Amerik\u00eb&#8221;, por dhe sepse Franca e b\u00ebri Amerik\u00ebn aq t\u00eb madhe! Ra Napoleoni dhe Amerika do b\u00ebhej &#8220;Great&#8221;. Klishet\u00eb moderne t\u00eb Trumpit (gjoja me politikat e veta) thjesht s&#8217;jan\u00eb origjinale, zor t&#8217;i &#8220;blej\u00eb&#8221; kush. Klishet\u00eb e tij mund t&#8217;i besojn\u00eb vet\u00ebm ata q\u00eb s&#8217;e njohin Amerik\u00ebn, vet\u00ebm viktimat e pagandave politike, vet\u00ebm ata q\u00eb s&#8217;jan\u00eb interesuar aq p\u00ebr historin\u00eb.<\/p>\n<p>Blerja e 2 milion\u00eb km2 sip\u00ebrfaqe e pati dyfishuar madh\u00ebshtin\u00eb e Shteteve t\u00eb Bashkuara, do e forconte vendin materialisht dhe strategjikisht, do i jepte nj\u00eb shtys\u00eb t\u00eb fuqishme zgjerim-ekspansionit per\u00ebndimor. Ishte nj\u00ebsoj si t&#8217;ia dhuronin Amerik\u00ebs &#8220;gjysm\u00ebn e Amerik\u00ebs&#8221;, amerikan\u00ebt ia paguan Napoleonit jo m\u00eb shum\u00eb se &#8220;disa cent\u00eb&#8221; p\u00ebr \u00e7do km-katror. Njami-njami, i blen\u00eb \u00e7yl nga Napoleoni 10 shtete, 2.144.520 km2 territor. Nga ky territor do i &#8220;skiconin&#8221; pastaj shtetet q\u00eb sot i njohim si Louisiana, Missouri, Arkansas, Iowa, North Dakota, South Dakota, Nebraska, Oklahoma. Plus, zona si dhurat\u00eb e Napoleonit p\u00ebrfshinte pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb tok\u00ebs n\u00eb shtetet Kansas, Kolorado, Wyoming, Montana dhe Minesota.<\/p>\n<p>Dhe si\u00e7 dihet nga historia, Luftrat Napoleonike dhe 6 &#8220;aleancat e rezistenc\u00ebs&#8221; evropiane do i kushtonin Evrop\u00ebs me miliona jet\u00eb. Sa p\u00ebr d\u00ebmet materiale zor se mund t&#8217;i llogariste kush, ndoshta as vet\u00eb Zoti (dmth. engj\u00ebjt, audit-ekspert\u00ebt e tij). Dhe vet\u00ebm 1 kampanj\u00eb e kryene\u00e7\u00ebsis\u00eb napoleonike n\u00eb Rusi do u merrte jet\u00ebn mbi 1 milion\u00eb ushtar\u00ebve, vet\u00ebm brenda ca muajve. Pas luft\u00ebrave t\u00eb Napoleonit, Kongresi i Vjen\u00ebs ishte &#8220;lapsi politik&#8221; q\u00eb do ta rib\u00ebnte, do ta rivizatonte hart\u00ebn e Evrop\u00ebs. Pik\u00ebrisht &#8220;lapsi i Vjen\u00ebs&#8221; do ta vizatonte sken\u00ebn p\u00ebr Gjermanin\u00eb t\u00eb bashkohej si &#8220;Gjermani&#8221;, t\u00eb Italis\u00eb si shtet i unifikuar, por dhe t\u00eb &#8220;kursim-faljes&#8221; s\u00eb Franc\u00ebs, me kusht q\u00eb ndokush nga Dinastia e Burbon\u00ebve t\u00eb &#8220;instalohej&#8221; n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Sepse balansi, &#8220;ekuilibrat&#8221; politik\u00eb t\u00eb koh\u00ebs ashtu e k\u00ebrkonin, historia insiston se nganj\u00ebher\u00eb duhet par\u00eb &#8220;mes gishtash&#8221; t\u00eb historis\u00eb.<br \/>\nE tham\u00eb m\u00eb lart se Paqja e Parisit n\u00eb v. 1783 i pati dh\u00ebn\u00eb fund Luft\u00ebs Amerikane p\u00ebr Pavar\u00ebsi &#8211; rishtas, m\u00eb von\u00eb n\u00eb histori, &#8220;disa&#8221; km larg Parisit, n\u00eb Versaj\u00eb n\u00eb v. 1919 u n\u00ebnshkrua Traktati i Paqes (i Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore). Paqja qe n\u00ebnshkruar pik\u00ebrisht n\u00eb Sall\u00ebn e Pasqyrave (n\u00eb Grand-Galerin\u00eb e Luigjit XV). Edhe Presidenti W. Wilson i Amerik\u00ebs ishte prezent. Tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fakti se paqja s&#8217;do zgjaste dhe aq, s\u00ebshpejti do vinte Lufta II Bot\u00ebrore (tem\u00eb tjet\u00ebr kjo, s&#8217;na duhet k\u00ebtu)<\/p>\n<p>Lidhur me Pallatin e Versaj\u00ebs, p\u00ebr fat t\u00eb keq jo vet\u00ebm &#8220;rreth, dhe gjat\u00eb&#8221; Luft\u00ebs I Bot\u00ebrore, por Pallati pati vuajtur tep\u00ebr gjat\u00eb nga mungesa e mir\u00ebmbajtjes. Luftrat gjithmon\u00eb kushtojn\u00eb, s&#8217;jan\u00eb kurr\u00eb t\u00eb lira, e zbrasin kas\u00ebn mozomokeq. Dhe askush s&#8217;i shet tek ashtu 2 milion\u00eb km2 territore, vet\u00ebm Napoleoni e pati b\u00ebr\u00eb.<br \/>\nM\u00eb pastaj, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, neglizhenca rreth Pallatit t\u00eb Versaj\u00ebs do i b\u00ebnte p\u00ebrshtypje nj\u00eb amerikani t\u00eb pasur, pasanikut John D. Rockefeller. S&#8217;ka r\u00ebnd\u00ebsi q\u00eb dhe ai do i ket\u00eb shtuar pasurit\u00eb e veta gjat\u00eb Luft\u00ebs. Af\u00ebrmendsh, pse jo, luftrat dhe b\u00ebhen p\u00ebr 2 q\u00ebllime kryesore &#8211; p\u00ebr t&#8217;u pasuruar t\u00eb pasurit dhe p\u00ebr t&#8217;u pak\u00ebsuar t\u00eb varf\u00ebrit (tekefundit k\u00ebshtu thon\u00eb &#8220;teoricien\u00ebt kosnpirativ\u00eb&#8221;, apo jo : )<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, pasaniku amerikan Rockefeller vendosi ta nd\u00ebrmerrte nj\u00eb program t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin e pallatit. Mes viteve 1924-27 do ia akordonte Franc\u00ebs dy donacione t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr ta shp\u00ebtuar kryevepr\u00ebn e quajtur Versaj\u00eb. Natyrisht, pas Luft\u00ebs II Bot\u00ebrore (pas D-Day n\u00eb Normandi, pas \u00e7lirimit t\u00eb Franc\u00ebs nga &#8220;aleat\u00ebt e Amerik\u00ebs&#8221;) dhe vet\u00eb Gjenerali de Gaulle do thoshte &#8220;faleminderit z. Rockefeller, merci beaucoup&#8221;. Madje i pati ftuar Presidentin John F. Kennedy me gjith\u00eb Zonj\u00ebn e Par\u00eb, Zhaklin\u00ebn, i pati pritur dhe pat\u00ebn ardhur, historia nuk e fsheh se desh qen\u00eb k\u00ebnaqur n\u00eb Versaj\u00eb me \u00ebmb\u00eblsira e me shampanj.<\/p>\n<p>Luigji XIV e pati mahnitur bot\u00ebn me Galerin\u00eb e tij t\u00eb Madhe, me Grand-Galerin\u00eb t\u00eb njohur si &#8220;Salla e Pasqyrave&#8221;. Thuhet se \u00ebsht\u00eb 75 m e gjat\u00eb dhe 11 m e gjer\u00eb, se i ka 357 pasqyra t\u00eb instaluara n\u00ebp\u00ebr muret. Megjithat\u00eb, n\u00eb v. 1837 Luigj-Filipi vendosi t\u00eb shkonte dhe m\u00eb tej sa i p\u00ebrket madh\u00ebsis\u00eb. Sipas tij Galeria e Betejave t\u00eb M\u00ebdha duhej t&#8217;ishte 119 m e gjat\u00eb dhe 14 m e gjer\u00eb. Pra ia pati kaluar &#8220;Sall\u00ebs s\u00eb Pasqyrave&#8221;.<br \/>\nLuigj-Filipi pati vendosur ta konvertonte pallatin n\u00eb muze, ashtu dhe pati b\u00ebr\u00eb. Jo vet\u00ebm Galerin\u00eb e Betejave t\u00eb M\u00ebdha, por i ujdisi dhe shum\u00eb galeri tjera t\u00eb m\u00ebdha. Psh. disa Galeri t\u00eb Kryq\u00ebzatave, pak &#8220;e \u00e7uditshme&#8221; pse Franca aq krenare p\u00ebr Kryq\u00ebzatat, mir\u00ebpo askund tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb historia e Kryq\u00ebzatave nuk ruhet artistikisht m\u00eb bukur e m\u00eb denj\u00ebsisht sesa n\u00eb Versaj\u00eb. Me mbi 6000 piktura dhe 3000 skulptura, koleksionet e muzeut jan\u00eb burimi kryesor, burim ikonografik rreth historis\u00eb franceze.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kur flitet p\u00ebr Koleksionet e Versaj\u00ebs fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr gjithsej 84.069 vepra artistike, p\u00ebrfshir\u00eb 6924 piktura, 7452 mobilje (psh. 426 llambadar\u00eb, 156 or\u00eb muresh, aso mbret\u00ebrore), 29434 vepra t\u00eb artit grafik (skica, gravura e k\u00ebso), 8745 objekte arti (vazo e t\u00eb ngjashme), dhe 3741 skulptura.<br \/>\nPastaj kopshtet e paskajshme&#8230; vet\u00eb s&#8217;e kam llogaritur sip\u00ebrfaqen e Versaj\u00ebs mir\u00ebfilli, andaj s&#8217;e kam iden\u00eb si duhet ardhur tek 800 hektar\u00eb, ja pse dhe marramendja. Por aq jan\u00eb &#8211; thon\u00eb burimet. Madje e v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb dhe m\u00eb shum\u00eb. Kur themi Versaj\u00eb, sot flasim p\u00ebr ~800 hektar\u00eb, por n\u00ebn sundimin e Luigjit XIV &#8220;Parku i Vog\u00ebl i Versaj\u00ebs&#8221; i mbulonte afro 2000 hektar\u00eb, dhe &#8220;Parku i Madh&#8221; rreth 8600 hektar\u00eb. Imagjino, sapo shkrova q\u00eb s&#8217;di as 800&#8230; pa le 8000 hektar\u00eb : )<\/p>\n<p>Pallati \u00ebsht\u00eb i rrethuar me 77 hektar\u00eb Kopsht, mir\u00ebpo Kopshti s\u00eb bashku me Parkun dhe me Krye-Pallatin i mbulojn\u00eb 432 hektar\u00eb. E prap\u00eb, as kjo s&#8217;\u00ebsht\u00eb e gjitha, s\u00eb bashku me sip\u00ebrfaqen e kompleksit Trianon b\u00ebhen 660 hektar\u00eb &#8211; thon\u00eb shifrat. Kompleksi Trianon i mbuluaka 96 hektar\u00eb, \u00ebsht\u00eb i ndar\u00eb n\u00eb 3 zona (Grand Trianon, Petit Trianon dhe Hamleti i Mbret\u00ebresh\u00ebs). Objekti Grand Trianon ka sip\u00ebrfaqe prej 8527 m2 dhe i ka 535 dhoma, nd\u00ebrsa pallati Petit Trianon \u00ebsht\u00eb 2013 m2 dhe i ka 158 dhoma. \u00c7far\u00ebdo q\u00eb i &#8220;shtojm\u00eb&#8221; 660 hektar\u00ebve, psh. n\u00eb pjes\u00ebn e Parkut, Kanali i Madh me gjat\u00ebsi 1675 m dhe gjer\u00ebsi 1073 m i mbuluaka 23 hektar\u00eb &#8211; prap\u00eb trullosje. S&#8217;duhet ngat\u00ebrruar (kjo vlen p\u00ebr ata q\u00eb s&#8217;e din\u00eb) &#8220;Parku&#8221; dhe &#8220;Kopshti&#8221; jan\u00eb 2 n\u00ebn-pjes\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, secila pjes\u00eb i ka hektar\u00ebt e vet t\u00eb marramendjes.<\/p>\n<p>Shkurt, dhe vet\u00ebm llogaritja e madh\u00ebshtis\u00eb s\u00eb kopshteve e v\u00ebshtir\u00eb, ose s&#8217;dim\u00eb ose na trullos\u00eb. Ja pse sikur kam p\u00ebrshtypjen dhe p\u00ebr vet\u00eb Franc\u00ebn \u00ebsht\u00eb &#8220;e madhe&#8221; p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur, rinovuar dhe mir\u00ebmbajtur gjith\u00eb ajo madh\u00ebshti. Ja pse ata vazhdimisht k\u00ebrkojn\u00eb donacione &#8211; anise u ankuakan, 60% i merrka shteti p\u00ebr vete. Pa pa pa&#8230; padrejt\u00ebsi e madhe kjo. Mozomokeq, i dhuron dikush 1 milion, 600 mij\u00eb i merrkan byrokrat\u00ebt e shtetit p\u00ebr vete. Ruana zot, politik\u00eb aq e keqe monetare ndaj Versaj\u00ebs. Vet\u00ebm p\u00ebr ta siguruar pallatin dhe koleksionet e artit n\u00eb vete mjaft sfid\u00eb e madhe (n\u00eb Louvre dikur e pat\u00ebn &#8220;vjedhur&#8221; Mona Liz\u00ebn&#8221;, apo jo), nevojiten qindra punonj\u00ebs sigurie dhe fjal\u00ebt e fundit t\u00eb tekno-shkencave.<br \/>\nLexova n\u00eb nj\u00eb vend se n\u00eb v. 2018 kishte t\u00eb pun\u00ebsuar 1068 persona, prej tyre 814 staf i p\u00ebrhersh\u00ebm (500 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb stafit t\u00eb siguris\u00eb, 60 kopshtar\u00eb dhe 15 kurator\u00eb t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb artistike).<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr sot kaq&#8230; \u00e7&#8217;t\u00eb them tutje, u mundova t\u00eb them &#8220;mjaft&#8221;, sa m\u00eb shum\u00eb&#8230; sipas mund\u00ebsis\u00eb, si thuktim i gjith\u00eb historis\u00eb. Ndoshta vet\u00ebm dhe &#8220;Urime 400-vjetorin Versaj\u00eb, uroj dhe 400 shekuj t\u00eb tjer\u00eb lavdi e madh\u00ebshti, p\u00ebrgjithmon\u00eb&#8230; maja e krenaris\u00eb, krahas Louvre tek e ruan krenarin\u00eb bot\u00ebrore, edhe muzeu i Versaj\u00ebs di\u00e7 si muzeum epigonik p\u00ebr gjith\u00eb lavdit\u00eb e Franc\u00ebs&#8221;!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23 &#8211; me rastin e 400-vjetorit, p\u00ebr nder t\u00eb 4 shekujve t\u00eb Pallatit t\u00eb Versaj\u00ebs 1623-2023, koment me ndonj\u00eb kok\u00ebrr gazmore aty-k\u00ebtu : ) [ ngjitur: &#8220;Salla e Pasqyrave&#8221;, Pallati i Versaj\u00ebs, 2010 ]&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13473\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-13473","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13473"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13473\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}