{"id":13481,"date":"2023-10-12T00:27:50","date_gmt":"2023-10-11T23:27:50","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13481"},"modified":"2024-04-09T01:25:45","modified_gmt":"2024-04-09T00:25:45","slug":"rojat-e-haremit-eunuket-e-bardhe-dhe-ata-te-zinj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13481","title":{"rendered":"Haremi &#8211; Eunuk\u00ebt e Bardh\u00eb dhe ata t\u00eb Zinj"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23)<\/em><\/p>\n<p>(<span style=\"color: #999999;\">ngjitur: zonj\u00eb-police e haremit, kujdestare p\u00ebr &#8220;pun\u00ebt e brendshme&#8221; t\u00eb grave t\u00eb haremit, dhe djathtas oficer\u00eb t\u00eb gard\u00ebs s\u00eb sulltanit &#8211; Octavian Dalvimart, Lond\u00ebr, 1802<\/span>)<\/p>\n<p><strong>Eunuk<\/strong> = mashkull impotent, i kastruar (i tredhur) zakonisht n\u00eb faz\u00ebn e hershme t\u00eb jet\u00ebs, dhe q\u00eb ka tejkaluar ndryshime t\u00eb m\u00ebdha hormonale, mashkull me impotenc\u00eb seksuale.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_haremi_eunuket_e_bardhe_dhe_te_zinj_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13482\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_haremi_eunuket_e_bardhe_dhe_te_zinj_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1493\" height=\"974\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_haremi_eunuket_e_bardhe_dhe_te_zinj_opt.jpg 1493w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_haremi_eunuket_e_bardhe_dhe_te_zinj_opt-300x196.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_haremi_eunuket_e_bardhe_dhe_te_zinj_opt-1024x668.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_haremi_eunuket_e_bardhe_dhe_te_zinj_opt-768x501.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1493px) 100vw, 1493px\" \/><\/a><\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j i m<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nNdonj\u00ebher\u00eb (aty-k\u00ebtu gjat\u00eb historis\u00eb 4-shekullore) numri i eunuk\u00ebve mund t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb mjaft i lart\u00eb, nga 800 deri 1000 eunuk\u00eb (anise s&#8217;ka referenca dhe as kronikash 100% t\u00eb sakta). S&#8217;duhet mohuar \u00e7udia, p\u00ebr 1 harem t\u00eb vet\u00ebm, num\u00ebr i madh rojash, \u00e7udit\u00ebrisht i madh! Vet\u00eb s&#8217;e dim\u00eb si sqarohet, mund vet\u00ebm ta rishtrojm\u00eb pyetjen: vall\u00eb pse duhej nj\u00eb armad\u00eb eunuk\u00ebsh, nj\u00eb ushtri e kastruar?!<\/p>\n<p>E kemi parasysh se jo t\u00eb gjith\u00eb 800 eunuk\u00ebt do jen\u00eb angazhuar brenda nj\u00eb &#8220;turni t\u00eb detyr\u00ebs&#8221;, por vall\u00eb pse aq shume, pse nj\u00eb ushtri e kastruar, \u00e7&#8217;duhej nj\u00eb ushtri rojtar\u00ebsh t\u00eb trajnuar dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm si komando! \u00c7&#8217;duhej nj\u00eb armad\u00eb komplet brenda oborrit me ca qindra gra! Hm, mjaft e \u00e7uditshme, thuase ves paranojak i sulltan\u00ebve!<br \/>\n\u00cbsht\u00eb fakt se haremi s&#8217;ishte nj\u00eb &#8220;hotel&#8221; i vog\u00ebl, gjoja nja 50 dhoma luksoze me nga &#8220;5 yje&#8221; (aq mund t&#8217;i ket\u00eb sot dhe vet\u00eb Erdogan, dhe cilido President modern). Haremi i Topkapi i kishte m\u00eb shum\u00eb se 400 dhoma dhe ruhej nga qindra eunuk\u00eb. Ka burime q\u00eb thon\u00eb se ndonj\u00ebher\u00eb kompleksi i haremit ruhej nga afro 800 eunuk\u00eb, e edhe m\u00eb shum\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia e siguris\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsi par\u00ebsor n\u00ebn Vezirin p\u00ebr ruajtjen e haremit perandorak ishte Kizlar-Agai (K\u0131zlara\u011fas\u0131). Ky ishte di\u00e7 si Krye-Kapedani i eunuk\u00ebve, quhej dhe &#8220;Krye Eunuku i Zi&#8221;, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb origjin\u00ebs nilotike t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb tyre, dmth. meq\u00eb ishin zezak\u00eb me prejardhje nubiane.<\/p>\n<p>Eunuk\u00ebt (si rojtar\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb harem) ishin skllev\u00ebr nilotik\u00eb, supozuar me prejardhje diku nga regjionet n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Nilit, anise ata mund t\u00eb ishin dhe nga tjera vise afrikane. P\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit t\u00eb Egjiptit n\u00eb v. 1517, dhe t\u00eb disa territoreve t\u00eb Sudanit n\u00eb vitet 1550, me zgjerimin dhe me shtrirjen e perandoris\u00eb n\u00eb ato territore, kuptohet se sulltan\u00ebt kishin tashm\u00eb qasje t\u00eb leht\u00eb. Karvanet e skllev\u00ebrve dhe t\u00eb tregtar\u00ebve at\u00ebbot\u00eb gravitonin e qarkullonin rregullisht n\u00ebp\u00ebr ato rutash tregtare.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo eunuk\u00ebt ndaheshin n\u00eb dy &#8220;taborre&#8221;, sulltani s&#8217;kishte angazhuar vet\u00ebm aso t\u00eb &#8220;err\u00ebt&#8221;, haremi i kishte dhe eunuk\u00ebt e bardh\u00eb. Secili taborr e kishte kryekomandantin e vet, t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nga rangu, sipri tyre ishte vet\u00ebm Veziri i Madh. Shih pra, ec e mos u \u00e7udit, thuase haremi na ishte ndonj\u00eb narko-kartel\u00eb e pad\u00ebgjuar e Kolumbis\u00eb.<br \/>\nQindra t\u00eb &#8220;zinj&#8221; dhe qindra aso &#8220;bardhosh\u00eb&#8221; thuase p\u00ebr t&#8217;i ruajtur &#8220;amviset e d\u00ebshp\u00ebruara&#8221;, grat\u00eb e m\u00ebrzitura t\u00eb narko-bosave t\u00eb rreziksh\u00ebm. V\u00ebrtet num\u00ebr i madh rojash, qoft\u00eb dhe harem mbret\u00ebror (apo i sulltan\u00ebve, dmth. ekskluzivisht madh\u00ebshtor, q\u00ebllimisht dhe pa p\u00ebrjashtime, parajs\u00eb marramend\u00ebse). Shkurt e tro\u00e7, e qart\u00eb se sulltan\u00ebt asgj\u00eb s&#8217;e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb xhepthin e rast\u00ebsis\u00eb. Jan\u00eb kujdesur q\u00eb t&#8217;mos ket\u00eb surpriza as befasira, me koh\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb masat e siguris\u00eb p\u00ebr &#8220;femrat&#8221; e haremit.<\/p>\n<p>P\u00ebr neve t\u00eb koh\u00ebs son\u00eb veset e Sulltanit p\u00ebrshfaqen jasht\u00ebzakonisht t\u00eb \u00e7uditshme, q\u00ebkur vet\u00ebm femrat mund t\u00eb jetonin brenda haremit, dmth. fjala ishte p\u00ebr mbrojtjen e tyre nga rreziku i jasht\u00ebsis\u00eb. Fjala dhe e gjith\u00eb buja e garnizonit t\u00eb eunuk\u00ebve ishte p\u00ebr rrezikun e &#8220;invazionit&#8221; nga jasht\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb meshkujt (jo vet\u00ebm ata t\u00eb Stambollit por dhe t\u00eb perandoris\u00eb) jetonin p\u00ebrjashta haremit. Asnj\u00eb mashkulli s&#8217;i lejohej hyrja brenda. S&#8217;ishin impotent\u00eb si eunuk\u00ebt, p\u00ebrkundrazi t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm e funksional\u00eb por 99% prej tyre madje s&#8217;e kishin as iden\u00eb mir\u00ebfilli se haremi ekzistonte. E v\u00ebrtet\u00eb se kishin d\u00ebgjuar, e sakt\u00eb kjo, flitej e p\u00ebrflitej gjithandej, mir\u00ebpo thashethemet jan\u00eb thashetheme, vet\u00eb s&#8217;e kishin par\u00eb kurr\u00eb me syt\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe n\u00ebse ta dinin me siguri se ekzistonte, dhe se na qenk\u00ebsh tundues, i mbushur me odaliskat marramend\u00ebse (di\u00e7 ngjash\u00ebm si Hollivudi sot, apo dhe si dikur n\u00eb koh\u00ebn e Marilyn Monroe, ku p\u00ebr nj\u00eb puthje t\u00eb paguajn\u00eb 1000 dollar\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr shpirtin as 50 cent\u00eb, Hollivud i ngjeshur me bukuroshesh fatlume, i mbushur me lloj-lloj shpirtrash &#8220;ekzotik\u00eb&#8221;) asgj\u00eb, s&#8217;\u00ebsht\u00eb se do trazoheshin aq. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi njer\u00ebzia dhe meshkujt e Stambollit njiheshin p\u00ebr mir\u00ebsjelljen dhe p\u00ebr xhentilesat, ishin fort xhentilmana, 100% \u00e7elebi. Burrat p\u00ebrve\u00e7 mustaqeve shk\u00eblqimtare e kishin dhe nderin, e kishin krenarin\u00eb dhe syrin plot &#8220;uj\u00eb n\u00eb sy&#8221;, ashtu-k\u00ebshtu kishin respekt p\u00ebr femrat. Zor se do ta k\u00ebrc\u00ebnonin haremin, zor se do ta sulmonin, as n\u00ebse t&#8217;i mbante dyert hapur gjith\u00eb dit\u00ebn.<\/p>\n<p>Dihet se haremi ishte q\u00ebllimisht i izoluar, i fshehur, skajshm\u00ebrisht i mbyllur, larg syve t\u00eb publikut, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr femrat e haremit kontakti me bot\u00ebn e jashtme ishte shum\u00eb i kufizuar. Justifikimi p\u00ebr izolimin kuptohet se p\u00ebrputhej me mend\u00ebsin\u00eb e &#8220;sulltanizmit&#8221;, me at\u00eb t\u00eb Islamit dhe me zyrtarizmin e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. P\u00ebr ta ruajtur privat\u00ebsin\u00eb dhe shenjt\u00ebrin\u00eb e Favoriteve, t\u00eb Preferuarave, t\u00eb Fatlume-Igballeve, t\u00eb Kadinave (bashk\u00ebshorteve, dmth. t\u00eb n\u00ebnave t\u00eb sulltan\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm) si dhe privat\u00ebsin\u00eb haremit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, haremi mbahej i paarritsh\u00ebm si p\u00ebr popullat\u00ebn lokale ashtu dhe p\u00ebr t\u00eb huajt. Zonjat e haremit kishin kontakte me bot\u00ebn e jashtme tep\u00ebr rrall\u00eb dhe at\u00eb p\u00ebrmes sh\u00ebrbimit nd\u00ebrmjet\u00ebsues (sh\u00ebrbim special i pallatit, i pajisur me protokole e me kontroll rigoroz, me kujdes maksimal e me mbikqyrje).<\/p>\n<p>Brenda mureve t\u00eb haremit nevojitej nj\u00eb sistem i ve\u00e7ant\u00eb i &#8220;policimit&#8221;, nj\u00eb nivel autoritar solid dhe i pakompromis p\u00ebr t\u00eb mbajtur rregullin dhe p\u00ebr t&#8217;i parandaluar grindjet. E ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00ebse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh femrash (her\u00eb 300, her\u00eb 400, her\u00eb 500 etj.) femra t\u00eb kufizuara brenda rrezes s\u00eb caktuar t\u00eb liris\u00eb dhe t\u00eb qarkullimit. Andaj pallati i kishte &#8220;shpikur&#8221; shoq\u00ebruest p\u00ebrgjegj\u00ebse, nj\u00eb form\u00eb policeshash q\u00eb duhej t\u00eb kujdeseshin p\u00ebr rendin, p\u00ebr qet\u00ebsin\u00eb e p\u00ebr harmonin\u00eb e haremit. Detyra e k\u00ebtyre zonja-policeve interne ishte pra mjaft e ngjashme me at\u00eb t\u00eb eunuk\u00ebve, edhe k\u00ebto ishin pajisur me privilegje e me autoritet, mund t&#8217;i nd\u00ebshkonin konkubinat e odaliskat.<\/p>\n<p>N\u00ebse rendi i brendsh\u00ebm, n\u00ebse p\u00ebr &#8220;pun\u00ebt e brendshme&#8221; t\u00eb haremit kujdeseshin vet\u00eb policeshat, armatosur me thupra fishk\u00eblluese dhe djeg\u00ebse, eventualisht p\u00ebr t&#8217;i nd\u00ebshkuar \u00e7apk\u00ebneshat q\u00eb s&#8217;rrinin urt, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse duhej dhe nj\u00eb armad\u00eb eunuk\u00ebsh! Vall\u00eb nga \u00e7far\u00eb kishte frik\u00eb Sulltani, pse i frik\u00ebsohej aq shum\u00eb t\u00eb &#8220;jashtmes&#8221;, jo vet\u00ebm 1-ri prej tyre por t\u00eb gjith\u00eb varg e varg, gjat\u00eb shekujve!? Vall\u00eb pse duhej + nj\u00eb ushtri e kastruar?! Pa u \u00e7mendur s&#8217;e sulmon kush nj\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb femrash. Deri sot s&#8217;ka ndodhur, historia s&#8217;njeh as dhe 1 shembull t\u00eb izoluar, deri sot historia s&#8217;ka d\u00ebshmi p\u00ebr ndonj\u00eb \u00e7menduri t\u00eb till\u00eb. Anise haremet m\u00eb shum\u00eb jan\u00eb di\u00e7 si hotele, jo k\u00ebshtjella, mir\u00ebpo rrotulloje kah t\u00eb duash, e pad\u00ebgjuar t\u00eb jet\u00eb pushtuar nj\u00eb hotel femrash.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb pandehte pra Sulltani, se mos ndokush ia pushtonte haremin p\u00ebr t&#8217;i dhunuar bukuroshet e akomoduara aty. Apo \u00e7far\u00eb, mos vall\u00eb k\u00ebt\u00eb pandehte ai. Di\u00e7 e till\u00eb s&#8217;ka ndodhur kurr\u00eb, sado &#8220;macho-shovinist\u00eb&#8221; t&#8217;ken\u00eb qen\u00eb burrat gjat\u00eb historis\u00eb, thjesht e kan\u00eb ruajtur dinjitetin, meshkujt e planetit s&#8217;ka r\u00ebn\u00eb kurr\u00eb aq ul\u00ebt.<br \/>\nMadje as viking\u00ebt s&#8217;qen\u00eb koritur, desh e pat\u00ebn tmerruar Evrop\u00ebn, aq t\u00eb zot\u00ebt p\u00ebr luftra, p\u00ebr pla\u00e7kitje, p\u00ebr llahtarizma e barbarizma. I zbarkonin pla\u00e7kat nga lundrat dhe suleshin si luan\u00ebr, i vrisnin t\u00eb gjith\u00eb burrat e luft\u00ebs. P\u00ebr burrat ishte nder t\u00eb vriteshin dhe vet\u00eb, por sa p\u00ebr femrat qen\u00eb p\u00ebrmbajtur aq denj\u00ebsisht. Askush nga fiset e lashta t\u00eb Skandinavis\u00eb s&#8217;u mor me dhunimet, askush nga ato fiset &#8220;barbare&#8221; t\u00eb Germanis\u00eb (si\u00e7 i quanin romak\u00ebt, gjoja k\u00ebta na qenkeshin t\u00eb qytet\u00ebruar, historia di t&#8217;jet\u00eb mjaft ironike : )<\/p>\n<p>As ajo dyshja dinamike e Galis\u00eb, di\u00e7 si &#8220;dynamic duo&#8221; e imagjinat\u00ebs por Obeliksi dhe Asteriksi i b\u00ebnin &#8220;lesh&#8221; romak\u00ebt, i grushtosnin centurion\u00ebt mozomokeq. Mir\u00eb ua b\u00ebnin, u lumt\u00eb por as k\u00ebta, ja q\u00eb femrat s&#8217;i preknin. Pas grushtosjeve, shkundulloseshin paksa p\u00ebr ta shkundur pluhurin e betej\u00ebs, uleshin e pushonin, e dredhonin mustakun, pinin ver\u00eb me bukuroshet derisa deheshin, dhe pastaj vet\u00ebm i qafonin.<\/p>\n<p>Kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr vese paranojake t\u00eb sulltan\u00ebve thjesht s&#8217;ka shembuj as historia, faqet fare bosh, datat kronologjike t\u00eb zbrazta. Aq posht\u00eb sa ta &#8220;pushtonin&#8221; haremin e Sulltanit meshkujt e Stambollit s&#8217;do binin kurr\u00eb. Andaj si sqarohet frika e sulltan\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb 4-5 shekujve, si sqarohen eunuk\u00ebt e bardh\u00eb, si sqarohet ushtria nilotike e Nubis\u00eb, si sqarohen shpenzimet e m\u00ebdha p\u00ebr pagat, p\u00ebr akomodimin 4-shekullor t\u00eb k\u00ebsaj ushtrie &#8220;bardh-e-zi&#8221;, e po ashtu (si pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse m\u00ebvete, e pavarur) pse historian\u00ebt i shmangen k\u00ebsaj teme, pse askush s&#8217;i p\u00ebrmend k\u00ebto problematika, ose tep\u00ebr rrall\u00eb&#8230; s&#8217;e kemi iden\u00eb : )<br \/>\n| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j o n<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23) (ngjitur: zonj\u00eb-police e haremit, kujdestare p\u00ebr &#8220;pun\u00ebt e brendshme&#8221; t\u00eb grave t\u00eb haremit, dhe djathtas oficer\u00eb t\u00eb gard\u00ebs s\u00eb sulltanit &#8211; Octavian Dalvimart, Lond\u00ebr, 1802) Eunuk = mashkull impotent, i kastruar (i tredhur)&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13481\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-13481","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13481"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13481\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}