{"id":13483,"date":"2023-10-12T00:33:44","date_gmt":"2023-10-11T23:33:44","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13483"},"modified":"2024-04-09T01:24:35","modified_gmt":"2024-04-09T00:24:35","slug":"haremi-as-vete-rrezet-e-diellit-sdo-kishin-qasje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13483","title":{"rendered":"Haremi \u2013 As vet\u00eb rrezet e diellit s\u2019do kishin qasje"},"content":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23)<\/p>\n<p>[ ngjitur: John Frederick Lewis (1805-1876) \u2013 \u201c<strong>Jeta n\u00eb Harem, Konstantinopoj\u00eb<\/strong>\u201c, 1857 ]<br \/>\n(<span style=\"color: #999999;\">dmth. n\u00eb Stamboll, ndoshta pik\u00ebrisht n\u00eb pallatin Topkapi, p\u00ebr t\u00eb cilin, k\u00ebtu n\u00eb artikullin ton\u00eb e kemi fjal\u00ebn, Konstantinopoja qe pushtuar n\u00eb v. 1453 nga Sulltan Mehmet \u201cPushtuesi\u201d \u2013 ashtu i qe v\u00ebn\u00eb nofka, Pushtues) dhe piktura tjet\u00ebr e Lewis<\/span> \u201c<strong>Jeta n\u00eb Harem, Kajro<\/strong>\u201d (<span style=\"color: #999999;\">dmth. n\u00eb Egjipt, shih\u2026 ndoshta s\u2019p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia q\u00eb fjala t\u2019jet\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr haremin e Muhamed Ali Pashait, atij shqiptaro-kapedanit, t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelurit t\u00eb Sulltanit, fare leht\u00eb mund t\u2019ket\u00eb qen\u00eb dhe ai haremist fort i zoti, tekefundit Ali Pashai i Janin\u00ebs e kishte haremin aq t\u00eb famsh\u00ebm, vet\u00eb Hygoi e pati lavd\u00ebruar, vet\u00eb ai Bajron-poeti i hijsh\u00ebm v\u00ebrtitej andejpari, thuase s\u2019kishte bukuroshe n\u00eb Angli, n\u00eb Evrop\u00eb e n\u00eb Itali, ia m\u00ebsynte pik\u00ebrisht tek Ali Pashai, her\u00eb flinte n\u00eb sarajet e tij e her\u00eb diku n\u00eb Greqi, rrall\u00eb e hi\u00e7 ndokund n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrse nuk dihet por mbase jasht\u00eb pallatit t\u00eb pashait shqiptaret s\u2019ia varnin dhe aq, o shtireshin gjoja ende s\u2019kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb, o v\u00ebrtet s\u2019e njihnin :<\/span> )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo2-john_frederick_lewis_two_paintings_harem_life_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13466\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo2-john_frederick_lewis_two_paintings_harem_life_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1566\" height=\"1013\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo2-john_frederick_lewis_two_paintings_harem_life_opt.jpg 1566w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo2-john_frederick_lewis_two_paintings_harem_life_opt-300x194.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo2-john_frederick_lewis_two_paintings_harem_life_opt-1024x662.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo2-john_frederick_lewis_two_paintings_harem_life_opt-768x497.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo2-john_frederick_lewis_two_paintings_harem_life_opt-1536x994.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1566px) 100vw, 1566px\" \/><\/a><\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j i m<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nHaremi ishte nj\u00eb labirint i madh odajash, apartamentesh, dhomash, korridoresh. Si objekt, n\u00eb kuptimin muzeal s\u2019ka ndryshuar gj\u00eb, akoma \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti labirint (si\u00e7 pati qen\u00eb p\u00ebr shekuj me radh\u00eb). As sot e k\u00ebsaj dite publiku s\u2019ka qasje n\u00eb gjith\u00e7ka, jo i gjith\u00eb kompleksi por vet\u00ebm nj\u00eb pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb e hapur p\u00ebr publikun turistik. Mbase do jet\u00eb p\u00ebr arsye teknike, mund t\u00eb kuptohet dhe kjo, duhet rinovuar, e sidomos duhet konservuar, duhet mbrojtur dhe duhet parandaluar \u2013 duhet marr\u00eb me analizat, me ekspertizat, me shkencat e kimis\u00eb, 4-5 shekuj jan\u00eb koh\u00eb aq e gjat\u00eb, bie fjala gjith\u00e7ka prej druri tani vetiu do jet\u00eb aq e ndieshme, k\u00ebshtu q\u00eb fillimisht duhet marr\u00eb me procesin kompleks t\u00eb konservimit etj etj.<\/p>\n<p>Sipas fjal\u00ebve t\u00eb Dr. Cimilli, haremi i kompleksit Topkapi ishte nj\u00eb segment skjashm\u00ebrisht misterioz. I njohur n\u00eb vendet e tjera t\u00eb Orientit si perde (Purdah), Zen\u00e2ne ose Endr\u00fbnr, haremi mbret\u00ebror n\u00eb Pallatin Topakapi njihej si D\u00e2r-\u00fcs-sa\u00e2de, ose Vendi i Lumturis\u00eb. Dr. Cimilli ka shkruar se pjesa e haremit (dmth. segmenti privat brenda kompleksit t\u00eb madh Topkapi) ishte planifikuar me aq kujdes, gj\u00ebrat qen\u00eb mir\u00ebllogaritur deri n\u00eb cik\u00ebrrimat, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ngelej sekret, q\u00eb t\u2019mos shihej nga nd\u00ebrtesat shtet\u00ebrore dhe nga oborret e Topkapi, ku kryheshin pun\u00ebt publike t\u00eb perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas meje, fjal\u00ebt e Dr. Cimilli p\u00ebrputhen dhe me vrojtimin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, me syrin e ekspert\u00ebve p\u00ebrpthen patjet\u00ebr, por dhe me syrin e cilitdo kujt. Psh. bazuar n\u00eb struktur\u00ebn arkitekturale dhe sip\u00ebrfaqen kulmore, e qart\u00eb se p\u00ebr mjaft pjes\u00eb t\u00eb pallatit diellosja e natyrshme ishte e pamundur. Sipas meje, s\u2019do e arrinte as arkitekt Sinani as vet\u00eb Sulltani, q\u00ebkur haremi duhej t\u00eb ngelej i paduksh\u00ebm. Af\u00ebrmendsh, as rrezet diellore s\u2019kan\u00eb si ua b\u00ebjn\u00eb me hile ca ligjeve t\u00eb fizik\u00ebs.<\/p>\n<p>Shihet se oborret ose kopshtet e konkubinave s\u2019e kishin lukzsozitetin e oborrit (t\u00eb hapur) t\u00eb zonjave t\u00eb preferuara, t\u00eb \u201cfavoriteve\u201d t\u00eb Sulltanit. Mund ta quash \u201ckopsht\u201d nj\u00eb pavijon t\u00eb mbuluar, por vall\u00eb v\u00ebrtet do jet\u00eb kopsht! Dhe kjo mang\u00ebsi e kopsht-luksozitetit p\u00ebr konkubinat s\u2019pati ndryshuar p\u00ebr 4 shekuj. Thuase aq e v\u00ebshtir\u00eb na qenk\u00ebsh p\u00ebr Sulltanin t\u2019ua dhuronte bukurosheve pak rreze, me shekuj e shekuj s\u2019qen\u00eb kujtuar, s\u2019i pati vajtur mendja asnj\u00ebrit sulltan, secili m\u00eb koprrac se tjetri. E qart\u00eb se pati ngelur \u201cmang\u00ebsi\u201d e q\u00ebllimshme, sepse gj\u00ebrat e haremit me \u00e7do kusht duhej mbajtur sekret, larg syve t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p>E v\u00ebshtir\u00eb derisa ndonj\u00ebra nga konkubinat t\u00eb \u201cfavorizohej\u201d, derisa ta arrinte statusin \u201ce preferuar\u201d. Pastaj kishte sa t\u00eb duash luksozitet, mund t\u2019i shijonte dhe rrezet, n\u00eb fakt po aq sa dhe vet\u00eb Sulltani. N\u00ebse ai t\u00eb hante hurma, po t\u2019i tekej mund t\u2019i provonte dhe e preferuara, askush s\u2019ia ndalonte. Favorizimi varej nga bukuria, nga edukata, nga talentet (e lindura, dhe ato t\u00eb instaluara), nga inteligjenca, nga sjellja, nga veset pozitive psh. nga buz\u00ebqeshja, nga \u201cspektro-ngjyrat\u201d e z\u00ebrit, nga prirjet e natyrshme (psh. lidhur me artet) dhe nga shum\u00e7ka tjet\u00ebr, detajet mund t\u2019ishin t\u00eb panum\u00ebrta. Mir\u00ebpo asgj\u00eb nga k\u00ebto s\u2019do \u00e7onte pesh\u00eb n\u00ebse h\u00ebp\u00ebrh\u00eb ndonj\u00ebri detaj t\u2019mos p\u00ebrputhej me shijen e \u201cValide-s\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shekujve dhe mund t\u2019ket\u00eb patur raste t\u00eb tilla t\u00eb dhimbshme t\u00eb zhg\u00ebnjimit. P\u00ebr fat t\u00eb keq kronikat perandorake s\u2019p\u00ebrmendin gj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Sidoqoft\u00eb, kur N\u00ebna e Sulltanit vendoste p\u00ebr favorizimin, thjesht e kryer, e gjitha \u00e7far\u00eb ngelej p\u00ebr Sulltanin ishte v\u00ebrtetimi i \u201c\u00ebmb\u00eblsis\u00eb\u201d, kaq : )<br \/>\nAty-k\u00ebtu gjat\u00eb historis\u00eb ndonj\u00ebra nga \u201cfavoritet\u201d arrinte fuqi, respekt e autoritet, e edhe fuqi t\u00eb qeverisjes, t\u00eb bashk\u00ebqeverisjes, psh. Hurrem Sultan (Rokselana e Polonis\u00eb, konkubina e favorizuar e Sylejmanit. Dihet se dhe direktivat e Rokselan\u00ebs ishin \u201cvulat\u201d vendimtare n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e m\u00ebdha t\u00eb bashk\u00eb-qeverisjes perandorake. Marr\u00ebdh\u00ebnia e tyre qe thelluar e p\u00ebrparuar, aq sa ndoshta dhe qen\u00eb \u201cdashuruar\u201d, i pat\u00ebn dor\u00ebzuar zemrat me Sylejman e me Rokselan\u00eb.<\/p>\n<p>Ting\u00ebllon aq njer\u00ebzore, aq e njer\u00ebzishme kjo, ting\u00ebllon normale, s\u2019ka m\u00eb bukur, s\u2019ka m\u00eb \u00ebmb\u00ebl se dashuria. Nga ana tjet\u00ebr, vall\u00eb si mund t\u00eb quhet \u201cdashuri\u201d kur fillimisht t\u00eb kan\u00eb skllav\u00ebruar, n\u00eb harem ke ardhur si skllave, t\u00eb kan\u00eb shfryt\u00ebzuar n\u00eb \u00e7do aspekt t\u00eb mundsh\u00ebm t\u00eb jet\u00ebsores\u2026 jo vet\u00ebm psiko-shpirt\u00ebrisht, por dhe fizikisht e seksualisht. Derisa pas vitesh e vitesh t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb psikologjisjet ngadal\u00eb mund t\u2019jen\u00eb b\u00ebr\u00eb dhall\u00eb, asimilim e turqizim total, who cares\u2026 pas viteve t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb vetiu do jet\u00eb \u201clodhur\u201d zemra, do jen\u00eb topitur me ndjenja e me brenga.<\/p>\n<p>Autoriteti m\u00eb i madh n\u00eb Harem ishte N\u00ebna e Sulltanit (njihej si \u201cValide Sulltan\u201d). Meq\u00eb aty jetonin dhe motrat, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e Sulltanit, andaj sikur qe konsoliduar dhe p\u00ebrkryer nj\u00eb hierarki unike, gjith\u00e7ka n\u00ebn mbikqyrjen e \u201cValide-Sulltanesh\u00ebs\u201d. N\u00eb harem patjet\u00ebr, por N\u00ebna e Sulltanit ishte personi i dyt\u00eb m\u00eb i autorizuar n\u00eb gjith\u00eb pallatin perandorak, kishte ndikim t\u00eb madh tek Sulltani. Psh. gjat\u00eb luftrave, n\u00ebse Sulltani dhe Veziri i Madh (dora e djatht\u00eb e sovranit) duhej t\u00eb shkonin n\u00eb luft\u00eb, n\u00ebna do kujdesej p\u00ebr gjith\u00e7ka, jo vet\u00ebm p\u00ebr Haremin por dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pallati perandorak Topkapi (ose m\u00eb sakt\u00eb \u201cgrumbull-kompleksi i pallateve\u201d) ishte di\u00e7 si labirint super-kompleks. Ishte zgjeruar e \u201carnuar\u201d p\u00ebrgjat 4 shekujve, shpesh do ndryshohej planimetria, gjat\u00eb koh\u00ebs aty-k\u00ebtu dhe administratat e perandoris\u00eb do ishin sadopak \u201corganike\u201d, do p\u00ebsonin ndryshime, numri i banor\u00ebve t\u00eb haremit do rritej, do shtoheshin kthina e bujtinash, do ndodhnin dhe fatkeq\u00ebsi e \u201ckalamitete\u201d (zjarre e d\u00ebmtime), do rind\u00ebrtohej, do rinovohej nga lloj-lloj administratash t\u00eb sulltan\u00ebve, sipas shijes e sipas radh\u00ebs n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Bie fjala, dihet se odajat private t\u00eb Sulltanit (Muradit III) qen\u00eb projektuar e rregulluar nga vet\u00eb i madhi Mimar Sinani, arkitekti famoz dhe prestigjioz i perandoris\u00eb, n\u00ebn emrin e t\u00eb cilit dihet se mund t\u00eb varg\u00ebzohen me dhjetra e qindra projekte, si perlat. Aq sakt\u00eb s\u2019i di askush mbase, por rreth 60 xhamia (ndokush nga studiusit thot\u00eb rreth 100 sosh), rreth 70 medrese, rreth 60 hamame (banjo), rreth 40 mausoleume (varre), rreth 40 pallate e vilash, rreth 10 ura\u2026 etj. N\u00eb aspektin arkitektonik dhe t\u00eb arritjeve t\u00eb koh\u00ebs, secili projekt m\u00eb madh\u00ebshtor se tjetri. Por kishte dhe nx\u00ebn\u00ebs (t\u00eb cil\u00ebt n\u00ebn tutel\u00ebn e tij do pavar\u00ebsoheshin ngadal\u00eb, ama) dmth. si merit\u00eb dhe mjaft projekte tjera mund t\u2019thuhet se i \u201ctakojn\u00eb\u201d Mimar Siananit, ose dmth. mark\u00ebs, prestigjit, emrit t\u00eb tij arkitektural. Si shembull, ndoshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb kategori mund t\u00eb futet \u201cXhamia Blu\u201d etj., projekte t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p>Kishte ca p\u00ebrjashtime, aty-k\u00ebtu nd\u00ebr intervale t\u00eb shkurtra kohore ndodhnin ndryshime, por Pallati Topkapi ishte \u201csht\u00ebpia\u201d e gjith\u00eb sulltan\u00ebve osman\u00eb, deri n\u00eb mbret\u00ebrimin e Abdulmexhidit I (1839-1860), periudh\u00eb prej afro 4 shekuj. Si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm, me kalimin e viteve (e edhe t\u00eb shekujve) kompleksi i pallateve do i n\u00ebnshtrohej \u201cevolucionit\u201d t\u00eb vazhduesh\u00ebm. Disa nga shkollar\u00ebt shprehen se pallati ishte di\u00e7 si \u201cstruktur\u00eb organike\u201d, nuk ishte ndonj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb e vetme masive (n\u00eb tradit\u00ebn e madh\u00ebshtis\u00eb klasike per\u00ebndimore).<\/p>\n<p>Ky pohim i tyre aq i sakt\u00eb dhe i gjetur, sakt\u00ebsia mund t\u00eb piketohet nga gjithkush, e sidomos n\u00ebse \u201cshihen\u201d kulmet e pallatit, e qart\u00eb se kishte arnime, e qart\u00eb se qen\u00eb shtuar oxha\u00e7e dhe tyrli-lloj kupolash si k\u00ebpurdhat. Fort e sakt\u00eb se Topkapi qe adaptuar p\u00ebrgjat\u00eb koh\u00ebs, ishte di\u00e7 si struktur\u00eb organike, kurr\u00eb statike dhe do i pasqyronte stilet e shijet e shum\u00eb periudhave artistike. Por dhe do pajisej me mjaft nj\u00ebsi t\u00eb pavarura ngjeshur me funksione dhe k\u00ebrkesash individualiste t\u00eb banor\u00ebve (dmth. t\u00eb sulltan\u00ebve p\u00ebrgjat\u00eb shekujve, af\u00ebrmendsh sipas qejfit t\u00eb tyre, ata ishin boss-at).<\/p>\n<p>Anise, sipas meje as pallati i Versajes nuk qe madh\u00ebshtor-izuar tek ashtu, me sa di un\u00eb s\u2019qe b\u00ebr\u00eb pallat grandioz me nj\u00eb hov \u201cluigj-or\u201d, me nj\u00eb frym\u00eb t\u00eb tij.<br \/>\nPra kompleksi madh\u00ebshtor i Stambollit e kishte dhe hap\u00ebsir\u00ebn private, haremin perandorak, hap\u00ebsir\u00eb e ngopur me luksozitet dhe e optimizuar p\u00ebr nevojat e jet\u00ebs perandorake. N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e thjesht\u00eb mund t\u00eb thuhet se haremi ishte sht\u00ebpia private e Sulltanit (si\u00e7 dhe ne duhet t\u00eb kemi sht\u00ebpi, ok\u2026 ndokush pak\u00ebz m\u00eb luksoze ama n\u00eb thelb dhe vet\u00eb Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb sht\u00ebpi). Se Familja e ngusht\u00eb e Sulltanit jetonte aty, n\u00ebna, motrat, bashk\u00ebshortet e tyre, nipat, mbesat\u2026 etj, ndoshta gjith\u00eb rrezja farefisnore. E leht\u00eb t\u00eb thuhet se Haremi ishte krijuar si nevoj\u00eb-k\u00ebrkes\u00eb e jet\u00ebs familjare perandorake, si nevoj\u00eb-k\u00ebrkes\u00eb e stilit t\u00eb lart\u00eb, royalistik. Mbrohej me kujdes t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe dallonte nga pjes\u00ebt tjera t\u00eb pallatit Topkapi, q\u00eb lidheshin me administrat\u00ebn, me \u00e7\u00ebshtjet shtet\u00ebrore perandorake.<\/p>\n<p>Gjith\u00e7ka n\u00eb rregull, suitave perandorake ashtu-k\u00ebshtu u takon t\u00eb jen\u00eb \u201cperandorake\u201d, n\u00eb Dubai sot madhje dhe suitat e hoteleve e g\u00ebzojn\u00eb statusin \u201cperandorak\u201d. Mir\u00ebpo problemi sikur na \u201cproblematizohet\u201d dhe ca m\u00eb tep\u00ebr, pasi aty jetonin dhe konkubinat, me qindra e qindra bukuroshe, zgjedhur si\u00e7 ia thuhet me \u201ckokall\u00eb\u201d. Haremi (i em\u00ebrtuar me ndihm\u00ebn e termit arab \u201charam\u201d) n\u00ebnkuptonte paprekshm\u00ebri, madh\u00ebshti, past\u00ebrti, fsheht\u00ebsi, privat\u00ebsi etj. si\u00e7 e shohim, i vishen t\u00eb gjitha atributet e dinjitetit familjar. Absolutisht n\u00eb rregull, jo vet\u00ebm familjet e sulltan\u00ebve\u2026 por t\u00eb gjitha familjet e k\u00ebsaj bote jan\u00eb t\u00eb pastra dhe t\u00eb shenj\u00ebta, \u00ebsht\u00eb supozuar ta g\u00ebzojn\u00eb privat\u00ebsin\u00eb dhe lumturin\u00eb absolute. P\u00ebrputhet gjith\u00e7ka, s\u2019na \u00e7oroditet as logjika as v\u00ebrtet\u00ebsia.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e ka cekur dhe Dr. Cimilli, haremi si koncept nuk gjendej vet\u00ebm n\u00eb shtetet islame, dhe as vet\u00ebm n\u00eb Perandorin\u00eb Osmane, por dhe nd\u00ebr mbret\u00ebrit\u00eb asiriane e bizantine etj. Dmth. nuk \u00ebsht\u00eb se e pat\u00ebn \u201cshpikur\u201d sulltan\u00ebt. N\u00ebse perandor\u00ebt e mbret\u00ebrit qen\u00eb \u201ccaktuar\u201d me vullnetin hyjnor q\u00eb t\u00eb sundonin mbi popujt (ashtu pati vendosur per\u00ebndia, Allahu, ishte normale q\u00eb Luigjat e Franc\u00ebs t\u00eb pandehnin se ishin vet\u00eb Dielli, se ishin di\u00e7 si \u201cRa\u201d\u2026 jo ai i Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb por i Francis\u00eb moderne, saudo-sheik\u00ebt e Arabis\u00eb dhe sot e k\u00ebsaj dite pandehin se vulat mbret\u00ebrore u qen\u00eb dhuruar e bekuar nga Allahu), at\u00ebher\u00eb e leht\u00eb ta \u201cimagjinojm\u00eb\u201d se gjith\u00e7ka e k\u00ebsaj bote ishte pron\u00eb e Sulltanit, gjith\u00e7ka i takonte atij, secili shpirt, me mij\u00ebra e mij\u00ebra ushtar\u00ebt e vrar\u00eb dhe ata t\u00eb gjall\u00eb, gjith\u00eb \u201cgjeneral\u00ebt e vdekur t\u00eb ushtris\u00eb\u201d, gjith\u00eb shpirtrat e perandoris\u00eb, secila rreze e diellit, secili detaj i universit. P\u00ebrndryshe \u201charemi\u201d do binte paksa n\u00eb kund\u00ebrshti me logjik\u00ebn e thjesht\u00eb ordinere t\u00eb neve vdekatar\u00ebve (t\u00eb njeriut t\u00eb zakonsh\u00ebm : )<\/p>\n<p>Natyrisht, mizat s\u2019duhet b\u00ebr\u00eb buaj, s\u2019shembet bota p\u00ebr 1 a 2 dashnore, sa p\u00ebr 2-3 konkubina mbase s\u2019i shihen p\u00ebr t\u00eb madhe askujt. Sa i p\u00ebrket hedonistikave dhe qejfeve, s\u2019\u00ebsht\u00eb se osman\u00ebt na qenkeshin aq origjinal\u00eb dhe as unikal\u00eb, pothuaj gjith\u00e7ka t\u00eb hedonistikave e pat\u00ebn \u201ckopjuar\u201d nga romak\u00ebt. Kronikat e perandoris\u00eb s\u2019e p\u00ebrmendin k\u00ebt\u00eb detaj, por ndoshta ekzakt nj\u00ebsoj si\u00e7 sot kinez\u00ebt din\u00eb t\u00eb kopjojn\u00eb gjith\u00e7ka, s\u2019ka mjet dhe s\u2019ka raket\u00eb q\u00eb kinez\u00ebt s\u2019ditkan ta kopjojn\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe ata t\u00eb perandoris\u00eb osemane i pat\u00ebn kopjuar t\u00eb gjitha qejfet e Rom\u00ebs, t\u00eb gjitha hedonistikat e bot\u00ebs \u2013 me kushtin e adaptimit skajshm\u00ebrisht me muhamedanizmin, pra kishte vet\u00ebm 1 kusht rigozoz. Mir\u00ebpo sulltan\u00ebt s\u2019ishin budallenj as mendjeleht\u00eb, i mbanin gj\u00ebrat fort sekret, askush s\u2019duhej t\u00eb kishte qasje n\u00eb harem. Vet\u00ebm Kaligula dikur para mij\u00ebvje\u00e7ar\u00ebsh, thuase na ishte \u00e7mendur, i b\u00ebnte me ahengje, me festa e me orgji gjith\u00e7ka publike. Madje, disa gj\u00ebra t\u00eb historis\u00eb kaliguleske mund ta ken\u00eb frym\u00ebzuar dhe vet\u00eb Berluskonin modern. Tjet\u00ebr se dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detaj zyrtar\u00ebt e politikave italiane shtiren sikur s\u2019ditkan gj\u00eb : )<\/p>\n<p>Shkurt, as Everesti as bota s\u2019shemben p\u00ebr 2-3 gejsha, ama t\u2019i mbash me qindra ngujuar n\u00eb pallat, t\u00eb t\u00eb presin virgj\u00ebrisht me vite, p\u00ebr t\u00eb zgjedhur ti kur t\u00eb t\u00eb teket, qebesa ashtu s\u2019qen\u00eb kujtuar as vet\u00eb Zeusat e mitologjikave, askush. Madje Zeusi mozomokeq, i p\u00ebrdorte t\u00eb gjitha teknikat mashtrimtare, metamofogon sa i pandreqsh\u00ebm aq dhe i pangopsh\u00ebm, qe b\u00ebr\u00eb gazi i bot\u00ebs, gazi i dy bot\u00ebve (i k\u00ebsaj\u2026 bot\u00ebs njer\u00ebzore, dhe i asaj t\u00eb hyjnor\u00ebve), por s\u2019qe kujtuar ashtu. N\u00eb Olimp, p\u00ebrve\u00e7 gruas s\u00eb tij Hera s\u2019flinte kush, s\u2019kishte as karrem as harem, madje ia kishte frik\u00ebn Her\u00ebs sa s\u2019ka m\u00eb. Xhelozia e saj ishte m\u00eb e rrezikshme sa vet\u00eb rrufeja n\u00eb duart e tij, thjesht do e ulte kok\u00ebn, s\u2019guxonte as g\u00ebk as m\u00ebk para saj.<\/p>\n<p>Konkubinat e Sulltanit vinin nga gjithandej, nga kat\u00ebr skajet e perandoris\u00eb, me spektrin m\u00eb t\u00eb larmish\u00ebm etnik dhe t\u00eb mosh\u00ebs, q\u00eb nga vajzat adoleshente e deri tek zonjat e r\u00ebnda, krye-zonjat. Duhej ardhur t\u00eb reja n\u00eb pallat sepse duhej t\u00eb rriteshin e t\u00eb piqeshin sa m\u00eb \u00ebmb\u00eblsisht, s\u00ebpaku p\u00ebr 9 vite. S\u00eb bashku me personelin (stafin e pun\u00ebtor\u00ebve dhe t\u00eb sh\u00ebrbyesve t\u00eb ndrysh\u00ebm, pa t\u00eb cil\u00ebt makineria e pallatit perandorak, zor se do funksiononte, psh. inkluzivisht kuzhinier\u00ebt), banor\u00ebt e haremit mund t\u2019arrinin mbi 1000 frymor\u00eb, kjo varej nga periudhat e ndryshme, p\u00ebrgjat\u00eb shekujve.<\/p>\n<p>Konkubinat, zgjedhur me kujdes nga provincat e ndryshme t\u00eb perandoris\u00eb, ishin n\u00ebn mbikqyrjen apo administrimin direkt nga vet\u00eb N\u00ebna e Sulltanit (Valide Sulltanesha). Derisa konkubinat mund t\u2019thuhet (sadopak \u201cpoetikisht\u201d) se ishin di\u00e7 si zogj ekzotik\u00eb n\u00eb kafaz, shpirtra t\u00eb kulluar engj\u00ebjsh t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb tek cic\u00ebrojn\u00eb me \u00ebmb\u00eblsi, e mgjithat\u00eb na imponohet imagjinata sikur gjith\u00eb ata 1000 shpirtra duhej frymuar p\u00ebr t\u2019ia b\u00ebr\u00eb sadopak qejfin fillimisht Valide-s, e pastaj n\u00ebse asaj t\u2019i mbushej mendja, dhe vet\u00eb Sulltanit.<\/p>\n<p>E tham\u00eb se Haremi (si\u00e7 pandehte Sulltani dhe familjar\u00ebt e tij) n\u00ebnkuptonte paprekshm\u00ebri, madh\u00ebshti, past\u00ebrti, fsheht\u00ebsi, privat\u00ebsi etj. i qen\u00eb veshur t\u00eb gjitha atributet e dinjitetit familjar. Nganj\u00ebher\u00eb thuase vet\u00eb absurdi \u201ckryq\u00ebzohej\u201d me ndonj\u00eb absurd tjet\u00ebr, thuase p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb absurd2 (n\u00eb katror : ) Psh. fratricidi sulltanesk sikur e tejkalon absurdin e marr\u00ebzis\u00eb perandorake, dhe vet\u00eb absurdin e intrig\u00ebs, \u00e7do absurd t\u00eb mbijetes\u00ebs, t\u00eb verb\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Krahasuar me absurdin dhe me aktet e Sulltanit, Agripina e romak\u00ebve (n\u00ebna e Neros) padyshim do na dilte e shenjt\u00eb. Agripina qe marr\u00eb me \u201cmbijetes\u00ebn\u201d perandorake fare ndryshe, fare denj\u00ebsisht. Thjesht s\u2019pati b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb m\u00ebkat. Do vdiste, vdiq\u2026 e sakt\u00eb kjo, s\u2019e mohon as historia, e vrau vet\u00eb i biri i saj, ama e ruajti pushtetin. Vet\u00eb ajo (pa intriga) e solli Neron n\u00eb pushtet, e bekoi vet\u00eb vrastarin e vet, pa asnj\u00eb dredhi, pa asnj\u00eb tradhti, pa asnj\u00eb intrig\u00eb, 100% engj\u00ebllush\u00eb e pafajshme. Panum\u00ebr shekuj para Sulltanit, e megjithat\u00eb Agripin\u00eb faqebardh\u00eb, i pati ujdisur ca komplote vrastare, i pati vrar\u00eb tin\u00ebz ca fatkeq\u00eb, nja 2-3 burrat e vet, ama s\u2019pati qen\u00eb nevoja t\u2019i vriste 19 v\u00ebllez\u00ebr\u2026<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Sulltani, p\u00ebr ta ruajtur pushtetin dhe \u201cpast\u00ebrtin\u00eb\u201d familjare (si\u00e7 e koncepton haremi), gjoja si Padishah mund t\u2019i vriste 19 v\u00ebllez\u00ebr n\u00eb pik\u00eb t\u00eb dit\u00ebs, n\u00eb pik\u00eb t\u00eb diellit a t\u00eb drit\u00ebs. V\u00ebllez\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sepse froni cenohej nga vet\u00eb gjaku i vet. Pik\u00ebrisht ashtu dhe pati b\u00ebr\u00eb. E \u00e7far\u00eb pastaj\u2026 ndoshta as q\u00eb pati d\u00ebgjuar p\u00ebr Agripin\u00ebn, ndoshta absurdi mund t\u00eb zbutej me ndihm\u00ebn e haremit, me ndihm\u00ebn e qindra konkubinave. M\u00eb von\u00eb do vinte \u201ckafazi\u201d, haremi do kishte odaja speciale t\u00eb quajtura \u201ckafaz\u201d, ekzekutimi i v\u00ebllez\u00ebrve do braktisej por s\u2019\u00ebsht\u00eb se qe leht\u00ebsuar pafat\u00ebsia as vuajtja e t\u00eb ngrat\u00ebve.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Ibrahimi i \u201c\u00c7mendur\u201d (si Sulltan) do ishte shembulli i Sulltanit t\u00eb tmerruar, sulltan-pasoj\u00eb e sulltanizmit t\u00eb traumatizuar, sulltan-viktim\u00eb e \u00e7mendur n\u00eb \u201ckafaz\u201d. Shkurt, e qart\u00eb, familje e madhe, m\u00eb e madhja q\u00eb ka njohur ndonj\u00ebher\u00eb historia e njer\u00ebzimit. Thjesht marramendje e privat\u00ebsis\u00eb, e lumturis\u00eb, e shenjt\u00ebris\u00eb, e past\u00ebrtis\u00eb, e paprekshm\u00ebris\u00eb\u2026 p\u00ebr 4 shekuj me radh\u00eb. Haremi s\u2019mund t\u00eb prekej, madje as t\u00eb shihej, 100% i papreksh\u00ebm dhe i paduksh\u00ebm, as vet\u00eb dielli s\u2019kishte qasje. Ama publiku patjet\u00ebr se duhej t\u00eb merrej me tragjedin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb fratricidit, me ceremenoit\u00eb, me shpenzimet, me funeralet e 19 v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Sulltanit. Sepse s\u00ebpaku ishte siguruar froni i tij, s\u2019cenohej tutje as haremi as muharremi\u2026<\/p>\n<p>Dr. Cimilli e ka p\u00ebrmendur se Tursun Beu (nj\u00eb kronist n\u00eb koh\u00ebn e Sulltan Mehmed \u201cPushtuesit\u201d) diku n\u00eb kronikat e veta pati shkruar: \u201cN\u00ebse dielli n\u00eb persisht t\u2019mos i takonte gjinis\u00eb fem\u00ebrore, as vet\u00eb rrezeve t\u00eb diellit s\u2019u lejohej qasja n\u00eb harem\u201d. Ok, pak\u00ebz e \u201chijeshova\u201d, e shtremb\u00ebrova nj\u00eb grim\u00eb p\u00ebrkthimin sipas qejfit, por dmth. e qart\u00eb se restriksioni perandorak rreth-e-rrotull \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb haremit ishte i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm.<br \/>\n| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j o n<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23) [ ngjitur: John Frederick Lewis (1805-1876) \u2013 \u201cJeta n\u00eb Harem, Konstantinopoj\u00eb\u201c, 1857 ] (dmth. n\u00eb Stamboll, ndoshta pik\u00ebrisht n\u00eb pallatin Topkapi, p\u00ebr t\u00eb cilin, k\u00ebtu n\u00eb artikullin ton\u00eb e kemi fjal\u00ebn, Konstantinopoja qe&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13483\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-13483","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13483","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13483"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13483\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13483"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13483"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13483"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}