{"id":13484,"date":"2023-10-12T00:37:46","date_gmt":"2023-10-11T23:37:46","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13484"},"modified":"2024-08-30T17:03:49","modified_gmt":"2024-08-30T16:03:49","slug":"haremi-100-femijet-e-sulltanit-dhe-1000-te-tjeret-e-xhingis-khanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13484","title":{"rendered":"Haremi \u2013 100 f\u00ebmij\u00ebt e sulltanit, dhe 1000 f\u00ebmij\u00ebt e Xhingis Khanit"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23)<\/em><\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: zonj\u00eb n\u00eb ambientin e haremit, duke pushuar pran\u00eb nj\u00eb nargjileje, litografi me ngjyra nga P. Bureau, rreth ~1870 (detaj), bazuar n\u00eb vepr\u00ebn paraprake t\u00eb Emile Prisse d\u2019Avennes (1807-1879)<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_litografi_me_ngjyra_detaj_1870.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13467\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_litografi_me_ngjyra_detaj_1870.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"959\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_litografi_me_ngjyra_detaj_1870.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_litografi_me_ngjyra_detaj_1870-300x225.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_litografi_me_ngjyra_detaj_1870-1024x767.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_litografi_me_ngjyra_detaj_1870-768x575.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j i m<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nN\u00eb v. 2019 britaniku Simon Watson e pati b\u00ebr\u00eb veten t\u00eb famsh\u00ebm (mbase n\u00eb Twitter) duke ia shpalosur bot\u00ebs rekordin se i kishte l\u00ebn\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb 13 gra brenda muajit, p\u00ebr vet\u00ebm 26 dit\u00eb.<br \/>\nLidhur me tem\u00ebn ton\u00eb t\u00eb Haremit, duhet cekur se Watson s\u2019kishte harem, dhe as nuk i kishte 13 gra. Shtatzania p\u00ebr 13 femra pa u b\u00ebr\u00eb muaji, patjet\u00ebr se \u00ebsht\u00eb rekord m\u00ebvete, rekord i natyr\u00ebs s\u00eb vet. Gjithsesi, detajet e k\u00ebtij \u201crekordi\u201d do i sqarojm\u00eb pak m\u00eb posht\u00eb.<\/p>\n<p>Sulltan Muradi III do ishte babai m\u00eb i \u201cmadh\u201d i gjith\u00eb sulltan\u00ebve t\u00eb Perandoris\u00eb Osmane. I \u201cmadh\u201d n\u00eb kuptimin baba i mbi 100 f\u00ebmij\u00ebve, s\u00ebpaku 103 thon\u00eb disa burime. Mir\u00ebpo, sado e famshme Porta e Lart\u00eb me haremin e vet, sado e fuqishme si perandori e si Topkapi, ja q\u00eb as Sulltan Muradi s\u2019mund t\u00eb shtyhej me haremin e Xhingis Khanit t\u00eb Mongolis\u00eb.<\/p>\n<p>Ky i fundit n\u00eb haremin e vet i mbante rreth 3000 konkubinash, dhe qe b\u00ebr\u00eb baba i m\u00eb shum\u00eb se 1000 f\u00ebmij\u00ebve. N\u00eb fakt fare leht\u00eb gjith\u00eb sulltan\u00ebt e otomanizmit mund t\u2019jen\u00eb \u201cfilizash\u201d t\u00eb Xhingis Khanit (anise historian\u00ebt s\u2019kan\u00eb prova \u201cshkencore\u201d). Pse? Epo, sepse\u2026 n\u00ebse p\u00ebr hi\u00e7gj\u00eb tjet\u00ebr at\u00ebher\u00eb sepse gjith\u00e7ka e \u201clidhur\u201d me veset aziatike, me veset mongoloide. Thuhet se Xhingis Khani t\u00eb gjitha femrat q\u00eb i mbante n\u00eb harem (shifra 100% t\u00eb sakta s\u2019kan\u00eb as shkollar\u00ebt, por afro 3000 femra), t\u00eb gjitha i konsideronte t\u00eb \u201cbukura\u201d.<\/p>\n<p>Andaj dhe i mbante, af\u00ebrmendsh\u2026 s\u2019\u00ebsht\u00eb se i \u201ckoleksiononte\u201d sh\u00ebmtara\u00e7et e perandoris\u00eb, patjet\u00ebr se t\u00eb bukura do ken\u00eb qen\u00eb, secila m\u00eb bukuroshe se tjetra. I mbante t\u00eb gjitha, s\u2019i b\u00ebnte zemra pun\u00eb q\u00eb t\u00eb ndahej nga to, t\u2019i linte t\u00eb shkonin, t\u2019i lironte.<br \/>\n\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e \u00e7uditshme n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes (dmth. sipas tez\u00ebs son\u00eb) \u00ebsht\u00eb fakti se t\u2019i kesh 1000 f\u00ebmij\u00eb, 1000 pasardh\u00ebs \u201cvulosur\u201d me kromozomet e tua, stampuar me gjenetikat perandorake, dhe askush prej tyre, as dhe 1 ta \u201carrij\u00eb\u201d madh\u00ebshtin\u00eb t\u00ebnde! Hm, mjaft i \u00e7uditsh\u00ebm ky devijim, ky l\u00ebshim-d\u00ebshtim i historis\u00eb.<\/p>\n<p>Ose ndoshta asgj\u00eb e \u00e7uditshme, q\u00ebkur historia s\u2019ka patur shans t\u2019i p\u00ebrcillte kromozomet e 1000 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Xhingis Khanit. As kronikat, as statistikat, asgj\u00eb e shek. XII-XIII s\u2019mund t\u2019jet\u00eb aq e sakt\u00eb \u2013 s\u2019jan\u00eb t\u00eb sakta as sot e k\u00ebsaj dite. S\u2019ke si i gjen\u00eb \u00e7ertifikatat e 1000 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb Xhingis Khanit.<br \/>\nHistoria moderne mezi i del ta \u201cnjeh\u201d gjenealogjin\u00eb e Luigjit t\u00eb Franc\u00ebs, imagjino sa vone ishte ky. Edhe n\u00ebse ia del disi, prap\u00eb s\u2019ke siguri t\u00eb garantuar, 1 dashnore sekrete m\u00eb tep\u00ebr dhe gjith\u00e7ka e Luigjit, gjith\u00eb lisi komplet, gjith\u00eb gjenealogjia duhet rillogaritur, gjithcka nga e para.<\/p>\n<p>Madje dhe vet\u00eb ish-Presidenti Obama (si shembull fare i fresk\u00ebt i historis\u00eb) mezi e pati gjetur \u00e7ertifikat\u00ebn e vet t\u00eb lindjes (i duhej t\u00eb ngratit ta d\u00ebshmonte amerikanizmin, padyshim ju kujtohet, pretendenti Donald Trump e pati akuzuar gjoja si \u201cjoamerikan\u201d, i pati nxjerr mjaft telashe, \u201csimpatik si \u00e7okollat\u00eb, i thoshte \u2013 por jo dhe amerikan, jo i lindur k\u00ebtu\u201d).<\/p>\n<p>Pastaj mos t\u00eb flitet p\u00ebr gjoja \u201csakt\u00ebsin\u00eb\u201d e koh\u00ebs s\u00eb Xhingis Khanit. Si gjeneralizim, dihet se gjith\u00e7ka e Azis\u00eb i takon Azis\u00eb, ashtu-k\u00ebshtu, edhe Lindja e Af\u00ebrt, edhe e Mesmja edhe Lindja m\u00eb e larg\u00ebt, qoft\u00eb dhe vet\u00ebm 2 m p\u00ebrtej Japonis\u00eb, t\u00eb gjitha i takojn\u00eb Azis\u00eb. Teza jon\u00eb thot\u00eb se me osman\u00eb e me sulltan\u00eb varg e varg padyshim do jen\u00eb pasardh\u00ebsit e Xhingis Khanit. P\u00ebrndryshe mund t\u2019shtrohet pyetja: ku jan\u00eb, cil\u00ebt pra jan\u00eb ata 1000 f\u00ebmij\u00ebt e tij, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb askush nga 1000 pasardh\u00ebsit s\u2019e trash\u00ebgoi as 1 kromozom t\u00eb babait! Mjaft e \u00e7uditshme kjo, si anomali e historis\u00eb!<\/p>\n<p>Sipas tez\u00ebs son\u00eb (shkollar\u00ebt s\u2019kan\u00eb si e p\u00ebrjashtojn\u00eb v\u00ebrtet\u00ebsin\u00eb eventuale t\u00eb tez\u00ebs son\u00eb) meq\u00eb gjith\u00e7ka e kalifateve, para sulltan\u00ebve kishte t\u2019b\u00ebnte me \u201chistorin\u00eb\u201d aziatike, me sfer\u00ebn aziatike, me luftrat aziatike, me perandorit\u00eb aziatike, me veset aziatike, me haremet e me hanumet\u2026 dmth. gjith\u00e7ka e lidhur me veset xhingiskaneske. Vet\u00ebm Xhingis Khani e kishte haremin aq t\u00eb madh, vet\u00ebm ai i mbante afro 3000 gra, i vetmi ai n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, s\u2019ia kaloi kush as nuk iu afrua kush.<\/p>\n<p>Le ta kishte haremin e madh, askush s\u2019ia pati \u201cprishur\u201d qejfin \u2013 sipas llogaris\u00eb s\u00eb vet, n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre dhe e meritonte. Ok, normale q\u00eb pak\u00ebz dhe ego-ja me qejfet e veta, secili sulltan e secili mbret i ka dozat e egotizmit t\u00eb vet. Mir\u00ebpo (haremin e meritonte) jo se qe b\u00ebr\u00eb Khani i par\u00eb i Perandoris\u00eb Mongole, as jo se perandoria do b\u00ebhej perandori e madhe (kompakte sa i p\u00ebrket tok\u00ebs) m\u00eb e madhja e historis\u00eb, por sepse pothuaj t\u00ebr\u00eb jet\u00ebn qe marr\u00eb me bashkimin e fiseve mongole.<\/p>\n<p>I pati bashkuar m\u00eb mir\u00eb se askush, kurr\u00eb n\u00eb historin\u00eb e fiseve s\u2019pati ndodhur nj\u00eb mrekulli e till\u00eb. Ta bashkosh popullin, t\u2019i pajtosh princat e armiq\u00ebsuar, t\u2019i afrosh princat e p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, t\u2019i ul\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb principatat (si\u00e7 pati b\u00ebr\u00eb dhe Sk\u00ebnderbeu psh.), t\u2019i bashkosh kalor\u00ebsit e \u201ctryez\u00ebs s\u00eb rrumbullak\u00ebt\u201d apo \u00e7fardo tryeze t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb, ta arrish \u201cunitetin komb\u00ebtar\u201d, ta zgjerosh perandorin\u00eb pothuaj deri n\u00eb paskaj\u00ebsi etj. etj. k\u00ebso gj\u00ebrash t\u00eb bashkimit, kuptohet se \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e shenjt\u00eb q\u00eb nj\u00eb khan-prijatar mund ta b\u00ebnte.<\/p>\n<p>Andaj dhe ato 3000 bukuroshet e haremit, andaj dhe justifikohen 1000 engj\u00ebjt. Askush dhe asgj\u00eb deri sot e historis\u00eb s\u2019ia ka kaluar Xhingis Khanit. Asnj\u00eb mbret, as perandor, as faraon i Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb, as vet\u00eb Ramzesi i Madh.<br \/>\nP\u00ebr ta arritur Xhingis Khanin (si shembull, krahasim) sulltan Muradit do i duheshin s\u00ebpaku nja 10 jet\u00eb, dhe at\u00eb secil\u00ebn her\u00eb t\u00eb flinte me nga 100 hanume, dhe secil\u00ebn her\u00eb asgj\u00eb t\u2019mos d\u00ebshtonte, t\u2019vinin n\u00eb jet\u00eb nga 100 engj\u00ebj. Shkurt, s\u2019\u00ebsht\u00eb ekzagjerim, rrotulloje kah t\u00eb duash, Xhingis Khani ngelet \u201ckategori\u201d m\u00ebvete, ngelet i paarritsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Sot vet\u00ebm epruvetat e shkenc\u00ebs mund t\u2019i afrohen Xhingis Khanit, asgj\u00eb dhe askush tjet\u00ebr. Kuptohet, gjat\u00eb dekadave t\u00eb fundit shkencat gjenetike kan\u00eb p\u00ebrparuar shum\u00eb. Ka nj\u00eb dokumentar (enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb tem\u00eb) n\u00eb Netflix, p\u00ebr fat t\u00eb keq s\u2019m\u00eb kujtohen numrat\u2026 madje as titulli, i kam harruar tani. Aty p\u00ebrmenden shifrat e epruvetave, numri i k\u00ebrkesave qenka rritur gjat\u00eb dekadave jasht\u00ebzakonisht, pertej parapritjeve \u2013 duke i tejkaluar tashm\u00eb dhjetra milionat e \u201cf\u00ebmij\u00ebve\u201d sjellur n\u00eb jet\u00eb me epruvetat spermatike.<\/p>\n<p>Lart, n\u00eb krye t\u00eb shkrimit, tham\u00eb se britaniku Simon Watson e pati b\u00ebr\u00eb veten t\u00eb famsh\u00ebm n\u00eb Twitter. Watson \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb donator i \u201cfar\u00ebs mashkullore\u201d, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkojn\u00eb kushtet e laboratoreve moderne. Edhe n\u00eb v. 2016 qe b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm me pretendimin se i paska mbi 800 f\u00ebmij\u00eb. Watson poston rregullisht \u201ccic\u00ebrima\u201d informative n\u00eb Twitter.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2018, nj\u00ebri nga \u201cf\u00ebmij\u00ebt\u201d e Watson e pask\u00ebsh b\u00ebr\u00eb ADN-testin dhe sakaq rezultatet e testit e paskan \u201cbashkuar\u201d me 40 v\u00ebllez\u00ebr e motra. Ec e mos buz\u00ebqesh\u2026 pretendon se i ka \u201cngjizur\u201d 800 f\u00ebmij\u00eb, jo si dikur Xhingis Khani por tani n\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsi, pohon se i ka l\u00ebn\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb 13 femra brenda muajit, me ndihm\u00ebn e shkencave moderne, me ndihm\u00ebn e epruvetave, mburravec aq i madh n\u00eb Twitter, e prap\u00eb akoma aq larg Xhingis Khanit : )<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe edhe sulltan Muradi, edhe Ramzesi i Madh\u2026 ngelen mbrapa Xhingis Khanit \u201cdhjet\u00ebfish\u201d. Muradi III krenohej me rekordin e Haremit t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb, 103 f\u00ebmij\u00eb, m\u00eb i zoti nga gjith\u00eb sulltan\u00ebt varg e varg. Edhe Ramzesi II si faraon po aq, rreth 100 f\u00ebmij\u00eb, rekord ky i faraon\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb. Madje dhe mbreti Saud (i Arabis\u00eb Saudite, djali i Ibn Saudit), jo mbret i lasht\u00ebsis\u00eb por mbret modern i shek. XX, edhe ky jo larg sulltanit as larg faraonit, si rezultat i haremit t\u00eb vet, 52 djem dhe rreth 54 vajza, dmth. 100 e kusur.<\/p>\n<p>Lidhur me f\u00ebmij\u00ebt dhe me grat\u00eb e shumta, si di\u00e7 mjaft e \u201cve\u00e7ant\u00eb\u201d ndoshta duhet ve\u00e7uar rasti i Ramzes faraonit. Si\u00e7 e cek\u00ebm edhe Ramzesi II i Egiptit t\u00eb lasht\u00eb i kishte mbi 100 f\u00ebmij\u00eb. Mir\u00ebpo jo t\u00eb gjith\u00eb me 2 gra, as me 4 gra\u2026 as me ndonj\u00eb harem konkubinash, ngjash\u00ebm si Muradi i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb. Ramzesi II nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre \u201c100\u201d f\u00ebmij\u00ebve do i sillte n\u00eb jet\u00eb me \u201cndihm\u00ebn\u201d e 4 vajzave t\u00eb veta.<\/p>\n<p>Nefertari ishte e para \u201cGrua e Madhe\u201d e tij (Nefertari hyn n\u00eb rangun e mbret\u00ebreshave t\u00eb njohura, ngjash\u00ebm si Nefertiti, si Hat\u00e7epsut, si Kleopatra). Ajo ishte gruaja \u201cfavorite\u201d me t\u00eb cil\u00ebn do i kishte 10 f\u00ebmij\u00eb. Gruaja tjet\u00ebr ishte Isetnofret, historia thot\u00eb s\u00eb bashku me Nefertarin, Isetnofret ishte nga m\u00eb t\u00eb shquarat mbret\u00ebresha t\u00eb Egjiptit t\u00eb lasht\u00eb. P\u00ebrndryshe Isetnofret do ishte dhe n\u00ebna e pasardh\u00ebsit t\u00eb Ramsesit t\u00eb Madh, e Merneptahut.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre dyjave, gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb vet Ramzesi II do i b\u00ebnte \u201cgra mbret\u00ebrore\u201d dhe 4 vajzat e veta, t\u00eb cilat quheshin Bintanat, Meritamen, Nebetavi dhe Henutmire (p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit, ndonj\u00eb burim thot\u00eb se mund t\u2019ishte motra e tij, jo vajza \u2013 shkollar\u00ebt s\u2019jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb). Po ashtu, Ramzesi i pati martuar dhe 2 vajzat e mbretit t\u00eb hitit\u00ebve, Hatusili III.<br \/>\nPra me gjithsej 8 gra, gjysma e tyre duke qen\u00eb vet\u00eb vajzat e veta, Ramzesi do i kishte mbi 100 f\u00ebmij\u00eb. Do b\u00ebhej \u201ckampion\u201d i faraon\u00ebve t\u00eb lasht\u00eb, nj\u00ebsoj sikur dhe Muradi III, \u201ckampion\u201d i haremit t\u00eb Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: piktur\u00eb e Giulio Rosati (1858-1917) \u2013 &#8220;<strong>Vall\u00ebzimi n\u00eb Harem<\/strong>&#8220;<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_giulio_rosati_vallezimi_ne_harem_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13468\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_giulio_rosati_vallezimi_ne_harem_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"984\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_giulio_rosati_vallezimi_ne_harem_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_giulio_rosati_vallezimi_ne_harem_opt-300x185.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_giulio_rosati_vallezimi_ne_harem_opt-1024x630.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_giulio_rosati_vallezimi_ne_harem_opt-768x472.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/09\/arspo_haremi_giulio_rosati_vallezimi_ne_harem_opt-1536x945.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j o n<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23) [ ngjitur: zonj\u00eb n\u00eb ambientin e haremit, duke pushuar pran\u00eb nj\u00eb nargjileje, litografi me ngjyra nga P. Bureau, rreth ~1870 (detaj), bazuar n\u00eb vepr\u00ebn paraprake t\u00eb Emile Prisse d\u2019Avennes (1807-1879) ] | &#8211;&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13484\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-13484","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13484","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13484"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13484\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13484"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13484"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13484"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}