{"id":13485,"date":"2023-10-12T00:45:53","date_gmt":"2023-10-11T23:45:53","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13485"},"modified":"2024-04-09T01:21:47","modified_gmt":"2024-04-09T00:21:47","slug":"haremi-kadinat-legjitime-dhe-igballet-e-panumerta-te-sulltanit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13485","title":{"rendered":"Haremi &#8211; Kadinat Legjitime, dhe Igballet e Panum\u00ebrta t\u00eb Sulltanit"},"content":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23)<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur, detaj: &#8220;Favoritja e Pashait&#8221; (Ali Pashai i Janin\u00ebs dhe Kira Vassiliki), 1844, pasues anonim i P. E. Jacobs &#8211; dhe djathtas, detaj: &#8220;La Grande Odalisque&#8221;, 1814, Jean-Auguste Ingres<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_kadineshat_dhe_fatlumet_e_panumerta_te_sulltanit_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13486\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_kadineshat_dhe_fatlumet_e_panumerta_te_sulltanit_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1090\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_kadineshat_dhe_fatlumet_e_panumerta_te_sulltanit_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_kadineshat_dhe_fatlumet_e_panumerta_te_sulltanit_opt-300x204.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_kadineshat_dhe_fatlumet_e_panumerta_te_sulltanit_opt-1024x698.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_kadineshat_dhe_fatlumet_e_panumerta_te_sulltanit_opt-768x523.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/arspo_kadineshat_dhe_fatlumet_e_panumerta_te_sulltanit_opt-1536x1046.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j i m<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\nN\u00eb shkrimin ton\u00eb, shpesh ngapak shaka-logjik, gjat\u00eb t\u00ebr\u00eb koh\u00ebs sikur fjal\u00ebn e kemi p\u00ebr krye-haremin e perandoris\u00eb, p\u00ebr haremin e madh t\u00eb Stambollit, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pallatit perandorak Topkapi &#8211; e v\u00ebrtet\u00eb kjo. Mir\u00ebpo edhe pashall\u00ebqet (aneskaj perandoris\u00eb) patjet\u00ebr se kishin harem. Normale q\u00eb dhe pashallar\u00ebt duhej t\u00eb kishin hareme, psh. Ali Pashai i Janin\u00ebs, e padyshim dhe ai Muhamed Aliu, guvernatori shqiptar i Egjiptit etj.<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr Ali Pashain (e Janin\u00ebs) ky v\u00ebrtet e kishte haremin p\u00ebr lakmi &#8211; s&#8217;jemi duke th\u00ebn\u00eb se ia kalonte atij t\u00eb sulltanit, apo se sulltani ia kishte k\u00ebtij fort &#8220;lakmi&#8221;. Por dhe vet\u00eb Viktor Hygoi e pati lavd\u00ebruar, vet\u00eb ai Bajron-poeti i hijsh\u00ebm v\u00ebrtitej andejpari. Ishte i njohur Bajroni aristokratik, p\u00ebr hijeshi, p\u00ebr romanticizmin poetik e p\u00ebr shum\u00e7ka, e sidomos p\u00ebr dashuri\u00e7kat, p\u00ebr aferat gjithandej. S&#8217;i shqiteshin skandalet, endej si bredharak gjithandej Evropes, shtirej gjoja si poet endacak.<\/p>\n<p>Thuase s\u2019kishte bukuroshe atje n\u00eb Angli, n\u00eb Evrop\u00eb a n\u00eb Itali, ia m\u00ebsynte pik\u00ebrisht tek Ali Pashai n\u00eb Janin\u00eb. Her\u00eb flinte n\u00eb sarajet e tij e her\u00eb diku n\u00eb Greqi, rrall\u00eb e hi\u00e7 ndokund tjet\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri. Pse flinte vet\u00ebm aty, nuk dihet por mbase jasht\u00eb pallatit t\u00eb pashait shqiptaret s\u2019ia varnin dhe aq, o shtireshin gjoja s\u2019kishin d\u00ebgjuar p\u00ebr t\u00eb, o v\u00ebrtet ende s\u2019e njihnin : )<br \/>\nMadje, dikur e pat\u00ebm shpalosur &#8220;tez\u00ebn ton\u00eb spekulative&#8221; se Ali Pashai dhe mund ta ket\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb Bajronin. Jo sepse ky tin\u00ebz ia hante hurmat e bakllavat\u00eb, por sepse mund t\u2019i jet\u00eb p\u00ebrzier n\u00eb &#8220;pun\u00ebt e brendshme&#8221; t\u00eb haremit. Nd\u00ebrsa dihet, shqiptar\u00ebt jan\u00eb t\u00eb njohur bot\u00ebrisht p\u00ebr mikpritjen, s&#8217;kursejn\u00eb as dhe hi\u00e7gj\u00eb q\u00eb mysafir\u00ebt t\u00eb ndjehen rehat si n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>E pati dokumentuar bujarin\u00eb e shqiptar\u00ebve dhe ajo Durham. Edhe ajo ishte ingleze, nj\u00ebsoj si Bajroni, qe b\u00ebr\u00eb e njohur p\u00ebr korrekt\u00ebsin\u00eb akademike, p\u00ebr dashurin\u00eb e kulluar ndaj shqiptar\u00ebve. Sepse e pati kuptuar thelbin, shqiptar\u00ebt t\u00eb varf\u00ebr por aq bujar\u00eb, m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrit e Evrop\u00ebs, sepse t\u00eb shtypur e t\u00eb shkelur me shekuj nga thund\u00ebrzeza otomane, nga t\u00eb nj\u00ebjtit pashallar\u00eb e sulltan\u00eb.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo n\u00ebse i shkel ca vija t\u00eb ndershm\u00ebris\u00eb a t\u00eb burr\u00ebris\u00eb qebesa do jesh &#8220;nongrata&#8221;, duhet t\u00eb largohesh me bishtin n\u00ebn shal\u00eb. At\u00ebher\u00eb (dmth. para 12-13 viteve n\u00eb humoresk\u00ebn ton\u00eb) na qe ngjallur p\u00ebrshtypja se dhe Bajronit i pati ndodhur di\u00e7 e till\u00eb. I pati ndodhur &#8220;p\u00ebrz\u00ebnia&#8221;, s&#8217;e g\u00ebzonte tutje mir\u00ebpritjen n\u00eb sarajet e pashait. Jo vet\u00ebm ai por kushdo q\u00eb gabon &#8211; duhet t\u00eb largohesh deri n\u00eb pakthim, deri n\u00eb takimin e ardhsh\u00ebm kudo. Qoft\u00eb dhe takim papritmas, si rast\u00ebsi, kur mund t\u00eb t\u00eb &#8220;puth&#8221; dhe plumbi n\u00eb ball\u00eb. Kurr\u00eb s&#8217;i dihet, ca gj\u00ebra dhe nuk falen, var\u00ebsisht nga ofendimi yt dikur i historis\u00eb.<\/p>\n<p>Pasi q\u00eb, kuptohet, fillimisht t\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb shkosh, sado i madh t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb gabimi, sado i r\u00ebnd\u00eb t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb ofendimi, shqiptar\u00ebt s&#8217;i vrasin miqt\u00eb e mysafir\u00ebt derisa ende n\u00ebn bes\u00ebn, derisa ende n\u00ebn streh\u00ebn. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, meq\u00eb Bajroni pati shp\u00ebtuar, me gjas\u00eb gabimi i tij s&#8217;do ket\u00eb qen\u00eb aq i madh, jo ndonj\u00eb di\u00e7 serioze, jo dhe aq skandaloze, jo i pafalsh\u00ebm si skandal : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nMeq\u00eb haremi i sulltan\u00ebve s&#8217;dor\u00ebzohej, s&#8217;e &#8220;l\u00ebshonte perin&#8221; e sekreteve, me shekuj harem i mistersh\u00ebm, intrigues, piktor\u00ebve t\u00eb Evrop\u00ebs anemban\u00eb sikur u takonte &#8220;liria&#8221; t\u00eb merreshin me imagjinatat spekulative t\u00eb nudistikave t\u00eb haremit. Tekefundit p\u00ebr &#8220;inat&#8221;, do i rrotullonin nudo-bukuroshet si t&#8217;u p\u00eblqente atyre vet\u00eb. Psh. nudo-pikturat frym\u00ebndal\u00ebse t\u00eb Jean-Auguste Ingres &#8220;La Grande Odalisque&#8221;, ose &#8220;Odaliska me Skllaven&#8221; mund t&#8217;jen\u00eb m\u00eb famozet sa i p\u00ebrket &#8220;inatit&#8221; artistik : ) Anise, kuptohet pikturat e ngjashme t\u00eb orintalist\u00ebve thjesht jan\u00eb t\u00eb panum\u00ebrta. Nudizmi dhe &#8220;ekzotikat e Orientit&#8221; ndihmonin jasht\u00ebzakonisht q\u00eb pikturat e tyre t\u00eb shiteshin si hallvaja artistike e koh\u00ebs.<\/p>\n<p>Skenat e preferuara t\u00eb orientalist\u00ebve ishin sidomos bukuroshet e ndonj\u00eb haremi, lloj-lloj idilikash pikturale vinin n\u00eb jet\u00eb me brushat e tyre, lloj-lloj &#8220;odaliskash&#8221;, her\u00eb nudo e her\u00eb gjysm\u00eb-nudo, kuptohet ndonj\u00ebher\u00eb dhe veshur : ) Imagjinata pikturale s\u2019kishte kufizime, ia vlente t\u00eb eksperimentohej, si duket ishte e v\u00ebrtet\u00eb, me lakuriq\u00ebsin\u00eb imagjinare pikturat shiteshin si hallvaja e Stambollit. Artdash\u00ebsit e pasur t\u00eb Evrop\u00ebs e t\u00eb Amerik\u00ebs i porositnin e madje vet\u00eb i sugjeronin dhe &#8220;shijet&#8221;. Dhe vet\u00ebm Akademizmi francez i kishte me dhjetra, me qindra, me mij\u00ebra &#8220;piktor\u00eb orientalist\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Orientalist\u00ebt (sidomos ata francez\u00eb) desh qen\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;bajat&#8221; me ato nudo-odaliskat e tyre pikturale, na i ngat\u00ebrronin paksa konkubinat e odaliskat. Dihet se odaliskat n\u00eb artin per\u00ebndimor, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb Orientalizmit artistik, ishin subjekte t\u00eb preferuara. Odaliska (odal\u0131k) ishte sh\u00ebrb\u00ebtore dhome ose fem\u00ebr sh\u00ebrbyese, shoq\u00ebruese e dhom\u00ebs n\u00eb nj\u00eb kompleks mbret\u00ebror, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb haremin e sulltanit a t\u00eb pashait. N\u00eb turqisht &#8220;oda&#8221; do t&#8217;thot\u00eb dhom\u00eb, duke n\u00ebnkuptuar k\u00ebshtu se odaliska ishte nj\u00eb vajz\u00eb a fem\u00ebr e dhom\u00ebs, nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtore. Dihet se odaliskat kishin dallim nga &#8220;konkubinat favorite&#8221; t\u00eb pashait a t\u00eb sulltanit (var\u00ebsisht n\u00eb cilin harem t\u00eb ndodheshin).<\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb liheshin anash gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, dhe vet\u00ebm nj\u00eb Gerome i vet\u00ebm (si President i &#8220;Orientalizmit&#8221;) i pati b\u00ebr\u00eb panum\u00ebr &#8220;orientalistikash&#8221;, ndoshta mbi 150, a 200 sosh. Dhe nd\u00ebr to ka aq shum\u00eb aso nudistike, lloj-lloj princeshash, hanumesh t\u00eb bukura. O duke u lar\u00eb, o duke u zhveshur, her\u00eb para banjos, akoma pa u lagur, her\u00eb duke u thar\u00eb\u2026 her\u00eb ca \u00e7asta pas tualeteve. Her\u00eb n\u00eb vetmi, fillikat por ndonj\u00ebher\u00eb grumbull n\u00eb pishinat e haremit. Ose n\u00eb banjot luksoze t\u00eb pallateve grandioze, ndonj\u00ebhere gjoja dhe t\u00eb ndihmuara nga sh\u00ebrb\u00ebtoret e Nubis\u00eb, nga skllavet asistente : )<\/p>\n<p>Odaliska s&#8217;ishte patjet\u00ebr di\u00e7 si term-sinonim i konkubin\u00ebs, ajo do ishte jasht\u00ebzakonisht e past\u00ebr dhe e kujdeshshme, por jo patjet\u00ebr bukuria e saj duhej t\u00eb binte n\u00eb sy, jo patjet\u00ebr duhej t&#8217;ishte &#8220;miss&#8221; sa t&#8217;mahnitej sulltani a pashai. Shpesh mund t&#8217;ishte mjaft e re, ende si \u00e7irake e haremit dhe ende e virgj\u00ebr, mir\u00ebpo zoj\u00eb sa i p\u00ebrket &#8220;hyzmetit&#8221;, me shtatin si selvi dhe e leht\u00eb, me hapin si sorkadhe. E megjithat\u00eb (sidomos n\u00eb artin per\u00ebndimor, dhe q\u00ebkur biznesi i haremit p\u00ebr bot\u00ebn i panjohur, totalisht sekret) termi &#8220;odalisk\u00eb&#8221; sikur do i referohej kryek\u00ebput konkubin\u00ebs s\u00eb haremit (si subjekt seksualistik).<\/p>\n<p>***<br \/>\nT\u00eb gjitha femrat q\u00eb fati do i &#8220;sillte&#8221; n\u00eb harem ishin skllave pa p\u00ebrvoj\u00eb, ato mund t&#8217;ishin dhe f\u00ebmij\u00eb, vajzash shum\u00eb t\u00eb reja, dhe meq\u00eb jo t\u00eb sprovuara, ishin di\u00e7 si &#8220;axhami&#8221;, vajzash fillestare. Axhamill\u00ebku (acemi) ishte grupi m\u00eb i madh i femrave t\u00eb haremit. Si ilustrim i shembullit t\u00eb &#8220;njom\u00ebsis\u00eb&#8221;, Kira Vassiliki (Favoritja e Ali Pashait) ishte vet\u00ebm 12 vje\u00e7 kur i qe bashkuar haremit n\u00eb Janin\u00eb. E ngrata e pati lutur pashain q\u00eb ta kursente jet\u00ebn e babait, dhe ashtu pati ndodhur, pashai qe treguar zem\u00ebrmadh, do e m\u00ebshironte babain e saj. M\u00eb pastaj ajo v\u00ebrtet do ta &#8220;pushtonte&#8221; zemr\u00ebn e tij, Vasilika v\u00ebrtet qe b\u00ebr\u00eb &#8220;Favoritja e Pashait&#8221;. N\u00eb rregull, s&#8217;do ishte &#8220;Favoritja e Sulltanit&#8221;, si\u00e7 zakonisht na e sugjeronin piktor\u00ebt e Orientalizmit, por do ishte &#8220;Favoritja e Pashait&#8221;. Ky favor a privilegj s&#8217;ishte pak, t&#8217;i p\u00eblqesh nj\u00eb pashai, t\u00eb ishe e preferuara e tij ishte fat i madh.<\/p>\n<p>Estetikat pikturale ia vlenin (si\u00e7 e d\u00ebshmuan piktor\u00ebt orientalist\u00eb), por dhe pa pikturat e imagjinat\u00ebs s&#8217;e v\u00ebnte kush n\u00eb dyshim se konkubinat e haremeve ishin t\u00eb bukura. Nj\u00eb th\u00ebnie e urt\u00ebsis\u00eb angleze thot\u00eb: &#8220;\u00ebsht\u00eb bukuria q\u00eb e pushton v\u00ebmendjen, por \u00ebsht\u00eb karakteri (personaliteti) q\u00eb e pushton zemr\u00ebn&#8221;. Bie fjala, se Vasilika e Ali Pashait na ishte e bukur, kjo s&#8217;do mend, por ndoshta karakteri dhe personaliteti i saj v\u00ebrtet do ket\u00eb qen\u00eb i ngroht\u00eb e mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs. Dhe duke e patur af\u00ebrsin\u00eb, s&#8217;ka patur si t&#8217;i &#8220;shmangej&#8221; pashait. Si e privilegjuar, si e p\u00eblqyera e pashait, Vasilika shpesh nd\u00ebrmjet\u00ebsonte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb grek\u00ebve. Historian\u00ebt thon\u00eb se ndikimi i saj mbi pashain do ua shp\u00ebtonte jet\u00ebn shum\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve grek\u00eb. Ai e pati m\u00ebshiruar babain e saj, do i falte dhe mjaft t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt t&#8217;i lutej ajo.<\/p>\n<p>Raste t\u00eb tilla t\u00eb ndikimit mbi sovranin kan\u00eb ndodhur dhe n\u00eb haremin perandorak (dmth. q\u00eb pat\u00ebn ndikuar dhe mbi vet\u00eb sulltanin, duke qen\u00eb n\u00ebna sulltan\u00ebsh, konkubinat e dikurshme t\u00eb haremit e pat\u00ebn influencuar dhe vet\u00eb &#8220;fatin&#8221; e perandoris\u00eb, psh. rasti i ish-konkubinave Sulltan Hurrem, Sulltan Kosem etj).<br \/>\nVasilika (e Pashait t\u00eb Janin\u00ebs) ishte e krishter\u00eb, duke qen\u00eb e krishter\u00eb madje i qe lejuar ta praktikonte besimin e vet. Ky fakt flet sa ndikim kishte ajo tek ai. P\u00ebrndryshe nuk ndodhte ashtu, nuk ishte &#8220;praktik\u00eb&#8221; e haremeve t\u00eb perandoris\u00eb. Q\u00eb n\u00eb ardhje konkubinat pag\u00ebzoheshin me emra mysliman\u00eb dhe aty p\u00ebr aty duhej t\u00eb &#8220;konvertoheshin&#8221; n\u00eb besimin Islam (zgjedhnin emra t\u00eb bukur p\u00ebr to, q\u00eb u p\u00ebrshtateshin m\u00eb s\u00eb miri, di\u00e7 si emra lulesh, di\u00e7 si emra engj\u00ebllushesh, n\u00eb akord me shijet e haremit, n\u00eb p\u00ebrputhje me bukurin\u00eb dhe me specifikat e karakterit t\u00eb tyre).<\/p>\n<p>Kur vajzat vinin n\u00eb harem s&#8217;\u00ebsht\u00eb se i &#8220;shmangeshin&#8221; statusit t\u00eb skllav\u00ebris\u00eb, ishin dhe ngeleshin thjesht skllave. Do edukoheshin pastaj strikt n\u00eb frym\u00ebn dhe me disiplin\u00ebn e pallatit. Normale q\u00eb skllavet e pap\u00ebrvoja duhej edukuar fillimisht, duhej t\u00eb p\u00ebrgatiteshin, do m\u00ebsonin lutje e dua, do m\u00ebsonin shkrim-lexim, do i m\u00ebsonin ligjet bazike t\u00eb fes\u00eb, t\u00eb visheshin me ca kualitete bazike para se t\u00eb kualifikoheshin p\u00ebr promovime t\u00eb m\u00ebtutjeshme brenda sistemit. Periudha e hershme e sh\u00ebrbimit t\u00eb tyre n\u00eb harem dhe e trajnimit njihej si &#8220;acemilik&#8221;, dmth. di\u00e7 si &#8220;axhamill\u00ebk&#8221;, faz\u00eb fare fillestare e njom\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>S&#8217;do mungonin pastaj as promovimet, do vinin m\u00eb von\u00eb dhe emb\u00eblsirat, n\u00ebse ato t\u00eb integroheshin bukur, t&#8217;i ndiqnin dhe t&#8217;i zbatonin rregullat. P\u00ebr rangun vendosej m\u00eb pastaj, pasi t\u00eb &#8220;shijohej \u00ebmb\u00eblsia&#8221; e tyre nga sulltani. Kishte dhe nj\u00eb sistem hierarkik rretherrotull statusit dhe rolit t\u00eb tyre. Ato do promovoheshin sipas p\u00eblqimeve t\u00eb valide-sulltanesh\u00ebs, sipas &#8220;sugjerimeve&#8221; nga zyrtar\u00ebt e lart\u00eb t\u00eb haremit, var\u00ebsisht nga &#8220;skemat estetike&#8221; t\u00eb koh\u00ebs rreth bukuris\u00eb, por dhe sipas kapaciteteve, talenteve, intelektit dhe aft\u00ebsive t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pas axhamill\u00ebkut, m\u00eb pastaj do e arrinin statusin &#8220;sakird&#8221; (\u00e7irake, nx\u00ebn\u00ebse). Kjo s&#8217;ishte dhe pak, t\u00eb &#8220;q\u00ebrohesh&#8221; nga axhamill\u00ebku kurr\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb pak. Kjo ishte d\u00ebshmia tro\u00e7 se tani kishin sadopak edukat\u00eb. Edhe n\u00ebse akoma t\u00eb palumtura, thjesht duhej vazhduar me sh\u00ebrbimet e me buz\u00ebqeshjet, me shpres\u00ebn se p\u00ebrfundimisht do t&#8217;promovoheshin n\u00eb rolin e nj\u00eb &#8220;gedikli&#8221; (bukuroshe e zgjedhur me kokall\u00eb nga valide-sulltanesha, e pritur drejtp\u00ebrdrejt nga sulltani p\u00ebr njohjen, dhe kuptohet p\u00ebr t&#8217;i shk\u00ebmbyer buz\u00ebqeshjet e para). N\u00ebse do t&#8217;kishin mjaftuesh\u00ebm bukuri, mjaftuesh\u00ebm \u00ebmb\u00eblsi, n\u00ebse njom\u00ebsia dhe vitaliteti feministik t\u00eb ngelej stabil, n\u00ebse t\u00eb kishin inteligjenc\u00eb, talent dhe fat m\u00eb von\u00eb mund ta arrinin dhe statusin e &#8220;usta-lleshave&#8221; (di\u00e7 si zonja t\u00eb denja).<\/p>\n<p>Konkubinat me t\u00eb cilat sulltani e ndante shtratin (jo vet\u00ebm shoq\u00ebri shtratologjike \u00e7ilt\u00ebrisht, as jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb fjetur bashk\u00eb : ) eventualisht do e arrinin statusin &#8220;e preferuar&#8221;, &#8220;favorite&#8221; (g\u00f6zde), apo dhe statusin &#8220;fatlume&#8221; (ikbal). Sa p\u00ebr &#8220;kulmin&#8221;, duke e arritur statusin &#8220;kadin&#8221;, natyrisht s&#8217;do koment sa i madh na ishte fati i tyre (kadin = grua, bashk\u00ebshorte, jo patjet\u00ebr legjitime &#8211; meq\u00eb sulltan\u00ebt e kufizonin veten p\u00ebr grat\u00eb legjitime sipas ligjeve t\u00eb Islamit, mund t&#8217;i kishin s\u00ebshumti 4 gra legjitime &#8211; mir\u00ebpo numri i atyre jolegjitime s&#8217;ishte i kufizuar, fatlumet mund t&#8217;ishin t\u00eb panum\u00ebrta).<\/p>\n<p>Pozicioni m\u00eb i lart\u00eb, grada supreme e hierarkis\u00eb s\u00eb haremit ishte &#8220;valide sulltan&#8221; (n\u00ebn\u00eb legjitime e sulltanit t\u00eb radh\u00ebs &#8211; q\u00ebkur vet\u00eb ajo dikur konkubin\u00eb e preferuar, o mbase fatlume, pastaj kadinesh\u00eb e babait t\u00eb sulltanit). Si\u00e7 tham\u00eb, kadinat (numri i t\u00eb cilave mund t&#8217;arrinte strikt deri n\u00eb 4) si gra legjitime t\u00eb sulltanit, n\u00eb hierarkin\u00eb vinin pas valide sulltanit. Nd\u00ebrsa &#8220;posht\u00eb&#8221; kadinave (si\u00e7 e sqaruam dhe k\u00ebt\u00eb), n\u00eb rang ishin fatlumet, ikball-et, numri i t\u00eb cilave ishte i pap\u00ebrcaktuar. E po ashtu dhe numri favoriteve, &#8220;g\u00f6zde&#8221;, i t\u00eb preferuarave t\u00eb fundit n\u00eb k\u00ebt\u00eb hierarki, ishte i pap\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Asnj\u00eb zonj\u00eb a zonjush\u00eb, asnj\u00eb shpirt, asnj\u00eb hi\u00e7kush s&#8217;mund t\u00eb largohej apo t\u00eb hynte n\u00eb ambientet e haremit pa lejen e qart\u00eb t\u00eb valide-sulltanesh\u00ebs. Haremi do i akomodonte me qindra bukuroshe, pra si num\u00ebr s&#8217;ishin dhe aq pak. Autoriteti i saj mbi konkubinat ishte absolut, fuqi absolutisht e pakufizuar, shtrihej madje dhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e jet\u00eb-vdekjes. Ajo mund t\u00eb vendoste direkt, me nj\u00eb urdh\u00ebr ordiner, kush t\u00eb jetonte e kush t\u00eb vdiste. Ruana zot, por valide-sulltanesha pra mund ta urdh\u00ebronte vdekjen e tyre (si d\u00ebnim i skjash\u00ebm, si nd\u00ebshkim ekstrem). Pa asnj\u00eb &#8220;gjykim&#8221; tutje a shoshitje t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, pa e v\u00ebn\u00eb kush n\u00eb dyshim autoritetin dhe drejt\u00ebsin\u00eb e saj. Padyshim, drejt\u00ebsia dhe vendimet e valide-sulltanesh\u00ebs s&#8217;mund t\u00eb &#8220;kund\u00ebrshtoheshin&#8221; as nga Ulemaja, as nga vet\u00eb Krye-Ulemaja i Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb.<\/p>\n<p>S&#8217;ka kund shifra t\u00eb &#8220;sakta&#8221;, por faktin e vrasjeve t\u00eb konkubinave s&#8217;e demantojn\u00eb as kronikat perandorake. Anise kronikash shterpe, t\u00eb varf\u00ebra, l\u00ebn\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb sa i p\u00ebrket subjektit, por sa e sa zonja t\u00eb pafat do jen\u00eb ndeshur me vdekjen. Shpesh dhe pa ndonj\u00eb arsye t\u00eb qart\u00eb, ashtu-k\u00ebshtu ishin skllave, s&#8217;dinte kush p\u00ebr to. Eunuk\u00ebt (q\u00eb i raportonin drejtp\u00ebrdrejt valide-sulltanesh\u00ebs) do i fusnin n\u00eb thas\u00eb, do i r\u00ebndonin thas\u00ebt me ca gur\u00eb a ballast\u00eb, dhe do i fundosnin diku. Gjith\u00e7ka varej nga vullneti i zyrtar\u00ebve t\u00eb pallatit, assesi s&#8217;b\u00ebnte prishja e qejfit t\u00eb tyre. Gjith\u00eb jet\u00ebt, gjith\u00eb shpirtrat e skllaveve t\u00eb perandoris\u00eb, gjith\u00eb femrat e bukura u takonin atyre, vet\u00eb Zoti, Allahu pati vendosur ashtu dhe e kryer&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb oborrin perandorak stafi i haremit ishte i madh dhe i larmish\u00ebm. Kuptohet se kishte plot pun\u00eb e detyrash q\u00eb duhej kryer &#8220;rrjedhsh\u00ebm&#8221;, qet\u00eb, bukur e pa u v\u00ebn\u00eb re. Nj\u00ebsoj si\u00e7 kryhen sot detyrat dyt\u00ebsore, ato postet sekondare &#8220;institucionale&#8221; (sidomos ato institucionale t\u00eb politik\u00ebs). Gjithandej dhe kudo, n\u00eb cilindo vend jeta funskionon fal\u00eb impenjimit t\u00eb panum\u00ebr servilant\u00ebve. Edhe n\u00eb pallatet mbret\u00ebrore, edhe n\u00eb haremin e Stambollit detyrat kryheshin pakashum\u00eb ngjash\u00ebm si\u00e7 kryhen sot detyrat dyt\u00ebsore t\u00eb servilizmit, dhe t\u00eb gjitha sh\u00ebrbimet e modernizmit. Pa\u00e7ka se sot n\u00eb modernizmin ton\u00eb servilizmi (sidomos ai politik) thjesht konsiderohet profesion, &#8220;pun\u00eb profesionale&#8221;, madje paguhet fort mir\u00eb : )<\/p>\n<p>Bie fjala n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Bardh\u00eb, ose n\u00eb pallatin e Bashkis\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, apo n\u00eb selin\u00eb e Komisionit Evropian, n\u00eb pallatin e Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork etj. zyrtar\u00ebt e lart\u00eb rrall\u00eb i shohin vegj\u00eblin\u00eb, rrall\u00eb e p\u00ebrmall\u00eb, ose tep\u00ebr rrall\u00eb. S&#8217;e kemi fjal\u00ebn tani p\u00ebr servil\u00ebt (pa k\u00ebta s&#8217;ia b\u00ebn as &#8220;g\u00ebk&#8221; sistemi) por p\u00ebr pun\u00ebmarr\u00ebsit e thjesht\u00eb. Akoma pa vajtur m\u00ebngjeseve n\u00eb zyr\u00eb, sa e sa pun\u00ebtor\u00ebt para tyre ve\u00e7 jan\u00eb marr\u00eb me korridoret, me tualetet, me ashensor\u00ebt, me pluh\u00ebrat, me xhamat, me shportat, me ujitjen e luleve etj etj. vet\u00ebm ca shembuj si ilustrim t\u00eb ides\u00eb, p\u00ebrndryshe s&#8217;e kemi as vet\u00eb iden\u00eb.<\/p>\n<p>Haremi, &#8220;institucionalisht&#8221; dhe me praktikat e hierarkis\u00eb, sikur qe ndar\u00eb n\u00eb dy deg\u00eb kryesore, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn &#8220;deg\u00eb&#8221; ishin t\u00eb vart\u00ebsuar ata q\u00eb i sh\u00ebrbenin drejtp\u00ebrdrejt sulltanit dhe familjes s\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, sado e madhe apo e gjer\u00eb t&#8217;na ishte dinastia familjare. Dhe n\u00eb &#8220;deg\u00ebn tjet\u00ebr sikur kalavareshin&#8221; ata q\u00eb ishin n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb sh\u00ebrbyesve t\u00eb sulltanit, dmth. t\u00eb an\u00ebtar\u00ebve tjer\u00eb t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb t\u00eb sistemit, si sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbyesve t\u00eb perandoris\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, haremi dhe zyrtar\u00ebt e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (q\u00eb gravitonin andejpari), e sidomos Sulltani kishin sh\u00ebrbyes mjaft t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, n\u00eb kuptimin t\u00eb specializuar ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr detyra t\u00eb caktuara. Psh. \u00c7allmambajt\u00ebsi, bart\u00ebsi i turbanit, zyrtari p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ruajtjen dhe bartjen e \u00e7allmave t\u00eb Sulltanit. Apo Shpatambajt\u00ebsi (silahdar ag\u0131), zyrtar enkas i specializuar p\u00ebr mbajtjen e shpatave s\u00eb Sulltanit. Se dikush ishte i ngarkuar-specializuar p\u00ebr tualetet, se kujdesej p\u00ebr larjen e &#8220;prap***&#8221; s\u00eb sulltanit, se sulltani i kishte sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt special\u00eb, super-personal\u00eb (i\u00e7o\u011flan), specializuar p\u00ebr lloj-lloj sh\u00ebrbesash personale, k\u00ebso detyrash tejet specifike lidhur me personalitetin e sulltanit do i l\u00ebm\u00eb p\u00ebr ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, pasi do na e \u00e7orodisnin tem\u00ebn e sotme&#8230;<\/p>\n<p>Apo Bart\u00ebsi i Stolit (hm, ky post ishte skajshm\u00ebrisht &#8220;simpatik&#8221; dhe unik, le ta sqarojm\u00eb sadopak : ) at\u00ebbot\u00eb kishte nj\u00eb dikush q\u00eb kujdesej enkas p\u00ebr stolin (p\u00ebr ul\u00ebsen e thjesht\u00eb) t\u00eb Sulltanit. S&#8217;duhet ngat\u00ebrruar, krye-stoli perandorak i njohur si &#8220;fron&#8221; ishte di\u00e7 tjet\u00ebr. Froni perandorak instalohej diku dhe s&#8217;duhej l\u00ebvizur shpesh, kuptohet se dhe aty rrinte ulur sulltani. E qart\u00eb se nga aty i jepte urdhrat, o nga froni o nga divani, nga aty diktohej i gjith\u00eb vullneti i tij i dit\u00ebs, i jav\u00ebs, i viteve, nga aty drejtohej e gjith\u00eb qeverisja e perandoris\u00eb.<br \/>\nPor saher\u00eb endej (odajave t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb pallatit, imagjinoji pak\u00ebz ato korridoret e gjata) ndonj\u00ebher\u00eb dhe lodhej, \u00e7apitej ca hapa kuturu dhe ndalej t\u00eb merrte frym\u00eb. Kudo q\u00eb ndalej, n\u00ebse helbete i mbushej mendja t\u00eb ndalej, nj\u00eb dikush automatikisht duhej t\u00eb ndodhej aty af\u00ebr, nj\u00eb fantom i &#8220;paduksh\u00ebm&#8221; ishte i angazhuar me detyr\u00ebn p\u00ebr t&#8217;ia ofruar stolin q\u00eb t\u00eb ulej. Dhe ok, do pushonte sulltani ca minutash, do i vinte fryma, sapo t\u00eb ngrihej, ky i &#8220;padukshmi&#8221; e merrte stolin pa u v\u00ebn\u00eb re, pa u trazuar as &#8220;rryma&#8221; m\u00eb e vock\u00ebl e ajrit, dhe rishtas e ndiqte ashtu si fantomik.<\/p>\n<p>Se zyrtar\u00ebt e Port\u00ebs s\u00eb Lart\u00eb (bostanc\u0131 ba\u015f\u0131) na ishin zhurmaxhinjt\u00eb, zyrtar\u00eb q\u00eb kolliteshin zhurmsh\u00ebm n\u00eb pallat, se sulltani e kishte Sekretarin privat, enkas p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr &#8220;sekretet&#8221; private t\u00eb tij, se pallati e kishte Shef-\u00ebmb\u00ebltoristin e \u00ebmb\u00eblsirave t\u00eb sulltanit, p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsirat q\u00eb i p\u00eblqenin enkas atij, apo se pallati e kishte nj\u00eb Krye-organizator festash (kap\u0131c\u0131 ba\u015f\u0131), si kreu p\u00ebrgjegj\u00ebs i ceremonive t\u00eb pallatit, se Kapedan Pashai (Kapudan Pa\u015fa) n\u00eb fakt na ishte Krye-ushtaraku Suprem i Detar\u00ebve, se ai na ishte Kapedan-Admirali i Marin\u00ebs Perandorake, se Veziri i Madh v\u00ebrtet ishte i &#8220;Madh&#8221; dhe se i kishte sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt em\u00ebruar enkas p\u00ebr Vezirin e Madh, se oficer\u00ebt e Port\u00ebs (capidji ba\u015f\u0131) na ishin Oficer\u00eb t\u00eb Gard\u00ebs s\u00eb Sulltanit, se Dragomani i Par\u00eb ishte postieri personal, lajm\u00ebtari i Sulltanit (mbase pa flatra, por 100% nj\u00ebsoj si Hermesi i Zeus-Jupiterit mitologjik) etj etj. panum\u00ebr k\u00ebso postesh, ehuuu k\u00ebso &#8220;hesapesh&#8221; ishin detyra ordinere, 100% t\u00eb zakonshme, t\u00eb ngjashme paralelisht n\u00ebp\u00ebr gjith\u00eb bot\u00ebn, asgj\u00eb interesante.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr qindra sh\u00ebrbyes t\u00eb specializuar secili p\u00ebr detyr\u00ebn e vet, stafi i haremit (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb pallatit Topkapi) p\u00ebrfshinte dhe eunuk\u00eb, ushtar\u00eb t\u00eb kastruar q\u00eb vinin nga shtetet myslimane (zakonisht Egjipti, Sudani, &#8220;Nubia&#8221;). Eunuk\u00ebt rekrutoheshin p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer n\u00eb pallat si profesionist\u00eb rreth \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, ishin di\u00e7 si &#8220;swat-rojtar\u00eb&#8221; t\u00eb haremit. Normale se ishin mjaft t\u00eb zot\u00ebt dhe t\u00eb besuesh\u00ebm sa i p\u00ebrket funksionalizmit. Af\u00ebrmendsh se do gatiteshin paraprakisht, do i m\u00ebsonin t\u00eb gjitha &#8220;etiquettes&#8221;, do st\u00ebrviteshin p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e buz\u00ebqeshjes, do avancoheshin p\u00ebr mir\u00ebsjelljen, do e m\u00ebsonin \u00e7do rregullore t\u00eb oborrit mbret\u00ebror, deri n\u00eb detaje do trajnoheshin si servil\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm.<br \/>\n| &#8211; &#8211; &#8211; <em>v i j o n<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, sht 23) [ ngjitur, detaj: &#8220;Favoritja e Pashait&#8221; (Ali Pashai i Janin\u00ebs dhe Kira Vassiliki), 1844, pasues anonim i P. E. Jacobs &#8211; dhe djathtas, detaj: &#8220;La Grande Odalisque&#8221;, 1814, Jean-Auguste Ingres ] | &#8211;&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13485\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-13485","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13485","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13485"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13485\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13485"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13485"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13485"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}