{"id":13607,"date":"2023-11-02T21:05:24","date_gmt":"2023-11-02T20:05:24","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13607"},"modified":"2024-11-22T10:48:12","modified_gmt":"2024-11-22T09:48:12","slug":"merkuri-androgjenik-joshes-si-per-femrat-si-per-meshkujt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13607","title":{"rendered":"Merkuri &#8220;androgjenik&#8221; &#8211; Josh\u00ebs si p\u00ebr femrat si p\u00ebr meshkujt!"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, n 23)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>p\u00ebr nja 14-15 shekuj t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb diturit e bot\u00ebs pandehnin se Ptolemeu e &#8220;dinte&#8221;. Pastaj doli q\u00eb as ai nuk e dinte. Pastaj u v\u00ebrtetua q\u00eb ai v\u00ebrtet nuk e dinte<\/strong> : )<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb bot\u00ebn reale, n\u00eb domenin e realitetit jet\u00ebsor, kategorizimi &#8220;mashkullor &#8211; fem\u00ebror&#8221; \u00ebsht\u00eb aq i kudondodhur dhe i pashmangsh\u00ebm. Dhe po ashtu ka + nj\u00eb &#8220;kategori&#8221; tjet\u00ebr, kategori asnjan\u00ebse. P\u00ebrve\u00e7 mashkullores-fem\u00ebrores \u00ebsht\u00eb dhe androgjenizmi.<\/p>\n<p>Bukur. N\u00eb kuptimin jasht\u00ebshkencor (p\u00ebr disa fusha t\u00eb persiatjes filozofike) dualiteti \u00ebsht\u00eb parimi ky\u00e7 i krijimit universal (tekefundit kjo vlen 100% p\u00ebr dualizmin kozmik) i cili dualitet &#8220;kusht\u00ebzohet&#8221; nga forcat e veprimit dhe t\u00eb t\u00ebrheqjes. Thuhet se &#8220;mashkullorja&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parim aktiv i universit, nd\u00ebrsa &#8220;fem\u00ebrorja&#8221; konsiderohet t\u00eb jet\u00eb parim pasiv.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo s&#8217;duhet ngat\u00ebrruar termat, &#8220;pasiviteti fem\u00ebror&#8221; nuk \u00ebsht\u00eb pasivitet por duhet kuptuar si &#8220;t\u00ebrheqje pasive&#8221;, ose si &#8220;pasivitet aktiv&#8221; (dmth. di\u00e7 si parim aktiv n\u00ebp\u00ebrmjet pasivitetit). Gjoja sikur parimi fem\u00ebror i p\u00ebrshtat rrethanat universale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb ndodhin &#8220;spontanisht&#8221;, vetvetish\u00ebm, pothuaj jokushtimisht (anise kjo &#8220;pa kushte&#8221; do ishte e tepruar). Nd\u00ebrsa parimi mashkullor p\u00ebrpiqet ta arrij\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrmes aktivitetit, p\u00ebrmes nd\u00ebrmarrjes, p\u00ebrmes aksionit, p\u00ebrmes veprimit.<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">[ Ngjitur: Plejada Steropa &#8211; Sky Division, 2023 &amp; Lexica Aperture v2 (AI Engine) ]<\/span><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13608\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt1.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt1.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt1-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt1-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt1-768x512.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt1-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Me gjuh\u00ebn e mitologjis\u00eb thuhet se Plejadat ishin nimfa, &#8220;shtat\u00eb motrat&#8221; t\u00eb cilat Zeusi i pati kthyer n\u00eb yje; Alkiona, Steropa, Meropa, Maia, Teigeta, Kelana, Elektra (pran\u00eb tyre shndrisin po ashtu dhe prind\u00ebrit, babai Atlasi dhe n\u00ebna Plejona).<\/p>\n<p>Mitet jan\u00eb mite, por gjithsesi n\u00eb hartografin\u00eb reale qiellore (n\u00eb hartat e hemisferave, n\u00eb hartografin\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar shkencore) emrat e yjeve ashtu jan\u00eb, dhe dmth. (meq\u00eb emra nimfash) n\u00eb shqip i bie t\u00eb jen\u00eb &#8220;yllka&#8221;, jo &#8220;yje&#8221; : )<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, figurativisht patjet\u00ebr, Yjet mund t&#8217;jen\u00eb Yje dhe Yllkat do jen\u00eb Yllka, pse jo! Tekefundit edhe Ptolemeu ashtu mendonte. Por dhe astrolog\u00ebt (filozof\u00ebt e astrologjis\u00eb) thon\u00eb se ekzistenca e universit bazohet n\u00eb nd\u00ebrveprimin e vazhduesh\u00ebm mes parimeve &#8220;mashkullore&#8221; dhe &#8220;fem\u00ebrore&#8221;. E leht\u00eb t\u00eb thuhet, e qart\u00eb se ka &#8220;t\u00ebrheqje&#8221;, e qart\u00eb se ka forca t\u00ebrheq\u00ebse. Madje dhe galaktikat e t\u00ebrheqin nj\u00ebra-tjetr\u00ebn (apo nj\u00ebri-tjetrin &#8211; si ta dim\u00eb se cili-a na qenka &#8220;cili-a&#8221;. I quajm\u00eb &#8220;galaktika&#8221;, aq e leht\u00eb t&#8217;i quajm\u00eb, por s&#8217;e kemi iden\u00eb cili \u00ebsht\u00eb Galaktikusi, e cila Galaktika : )<\/p>\n<p>Kjo q\u00eb sapo e tham\u00eb, ting\u00ebllon mjaft e pakuptimt\u00eb (pse duhet t&#8217;ket\u00eb Galaktikusa, do mjaftonin Galaktikat, pse duhet t&#8217;ket\u00eb Yllka, do mjaftonin Yjet et. etj.). Por ndoshta s&#8217;\u00ebsht\u00eb dhe aq e &#8220;pakuptimt\u00eb&#8221;. N\u00ebse t\u00eb v\u00ebrtiteshim pak\u00ebz rreth &#8220;faqeve&#8221; piramidale t\u00eb dijeve, i bie se duhet t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb nuk i dim\u00eb. Psh. e leht\u00eb p\u00ebr astrolog\u00ebt t\u00eb thon\u00eb ashtu, se gj\u00ebrat t\u00ebrhiqen n\u00eb baz\u00eb t\u00eb &#8220;parimeve t\u00eb polaritetit&#8221;.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr as vet\u00eb shkenca m\u00eb e avancuar ende s&#8217;e ka t\u00eb qart\u00eb t\u00ebrheqjen, ende s&#8217;dihet \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb &#8220;t\u00ebrheqja&#8221; sakt\u00ebsisht! S&#8217;e kemi fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00ebrheqjen e karroc\u00ebs, as p\u00ebr t\u00ebrheqjen kimike, as p\u00ebr at\u00eb &#8220;estetike&#8221;&#8230; etj. E kemi fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00ebrheqjen &#8220;fizike&#8221;, p\u00ebr at\u00eb t\u00ebrheqjen gravitacionale t\u00eb Fizik\u00ebs shkencore. Me gjuh\u00ebn e thjesht\u00ebsuar ia themi se nj\u00eb trup m\u00eb i madh (me mas\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe) i t\u00ebrheq\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb t\u00eb vogla. M\u00eb thjesht\u00eb se kaq s&#8217;ka si, e kemi quajtur &#8220;gravitet&#8221;.<\/p>\n<p>Dielli \u00ebsht\u00eb yll mjaft i madh, super-marramend\u00ebs, jasht\u00ebzakonisht &#8220;t\u00ebrheq\u00ebs&#8221;, gjith\u00e7ka n\u00eb af\u00ebrsin\u00eb relative duhet t\u00eb v\u00ebrtitet rreth tij. Planetet patjet\u00ebr, por dhe vet\u00eb pluhuri &#8220;lufton p\u00ebr inercionin&#8221; q\u00eb t&#8217;mos bjer n\u00eb t\u00eb, q\u00eb t&#8217;mos kullufitet nga ai.<br \/>\nE qart\u00eb si t\u00ebrheqeje &#8220;masive&#8221;, dhe fort e sakt\u00eb madje. Duket e thjesht\u00eb kjo njohuri rreth Diellit, duket bazike, por ja q\u00eb Ptolemeu s&#8217;e dinte : )<\/p>\n<p>Nga ana &#8220;tjet\u00ebr&#8221; (mund t&#8217;jet\u00eb faqja e 2-t\u00eb, apo e 3-t\u00eb piramidale) thuhet q\u00eb universi zgjerohet, se zgjerimi \u00ebsht\u00eb matur (me instrumentet e shkenc\u00ebs moderne). V\u00ebrtitemi pak\u00ebz m\u00eb tej, dalim n\u00eb an\u00ebn &#8220;tjet\u00ebr&#8221; piramidale (mund t&#8217;jet\u00eb faqja e 3-t\u00eb, apo e 4-t\u00eb), vet\u00eb &#8220;zgjerimi&#8221; sikur bie n\u00eb kund\u00ebrshti me &#8220;t\u00ebrheqjen&#8221;, sikur ndeshemi me kontradiksionin. N\u00ebse ndiqet logjika e Diellit t\u00ebrheq\u00ebs, i bie q\u00eb universi do duhej t\u00eb &#8220;tkurrej&#8221;&#8230; e jo t\u00eb &#8220;zgjerohej&#8221;. I bie se galaktikat do duhej t\u00eb qafohen, e jo ta shtyjn\u00eb nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, t\u00eb largohen.<\/p>\n<p>Anyways&#8230; sikur t&#8217;i dinim gj\u00ebrat q\u00eb nuk i dim\u00eb, njer\u00ebzimi s&#8217;do merrej me shkencat. P\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb dihen s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t&#8217;i lodhim kokat, p\u00ebrkundrazi ikim n\u00eb Ibiza, sa m\u00eb larg vramendjes dhe kok\u00ebdhimbjeve. Sa her\u00eb ia themi &#8220;eureka&#8221;, saher\u00eb i marrrim Nobelat sakaq ikim n\u00eb plazh, jo vet\u00ebm p\u00ebr ta festuar&#8230; por ikim t\u00eb relaksohemi ndokund, apo jo. Sepse dijet jan\u00eb t\u00eb lodhshme, tmerr\u00ebsisht t\u00eb lodhshme. Sa e sa kokat e k\u00ebsaj bote qet\u00ebsin\u00eb e tyre e gjejn\u00eb pik\u00ebrisht\u00eb n\u00eb mosdije, n\u00eb injoranc\u00ebn \u201cstatike\u201d. Pak njer\u00ebzve u p\u00eblqen &#8220;lodhja&#8221; e intelektit, pjesa d\u00ebrrmuese e zgjedhin moslodhjen : )<\/p>\n<p>P\u00ebr nja 14-15 shekuj t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb diturit e bot\u00ebs pandehnin se Ptolemeu e &#8220;dinte&#8221;. Gjeocentrizmi i tij p\u00ebr 14-15 shekuj pati qen\u00eb pik\u00ebpamja e q\u00ebndrueshme e bot\u00ebs, nuk dor\u00ebzohej, pik\u00ebpamje aq stoike. Pastaj doli q\u00eb as ai nuk e dinte. Pastaj u v\u00ebrtetua shkenc\u00ebrisht q\u00eb ai v\u00ebrtet nuk e dinte : )<\/p>\n<p>Sipas Ptolemeut, H\u00ebna dhe Venera jan\u00eb &#8220;fem\u00ebrore&#8221;, nd\u00ebrsa Dielli, Marsi, Jupiteri, Saturni jan\u00eb &#8220;mashkullor&#8221;. P\u00ebr Merkurin &#8211; hm, n\u00eb shqip na duket &#8220;mashkull&#8221; por ky&#8230; s&#8217;\u00ebsht\u00eb as &#8220;ky&#8221; as &#8220;kjo&#8221; n\u00eb fakt, as-as, as mashkull as fem\u00ebr, dmth. androgjenik.<\/p>\n<p>Ndoshta ndikuar nga Ptolemeu, padyshim ndikuar nga ai, madje dhe n\u00eb artet pamore Merkuri kryesisht portretizohej si nj\u00eb &#8220;persona&#8221; i\/e bukur, me nj\u00eb delikat\u00ebsi t\u00eb paqart\u00ebsis\u00eb gjinore. Me nj\u00eb lloj fytyre pakashum\u00eb si t\u00eb atij aktorit Jared Leto, apo t\u00eb atij tjetrit Johny Depp (facialitet atraktiv si p\u00ebr femrat po aq dhe p\u00ebr meshkujt), as-as, edhe-edhe, veshur me nj\u00eb lloj ambiguiteti gjinor.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr yjet Ptolemeu e pati shprehur mendimin e vet, yjet e alternojn\u00eb polaritetin e tyre gjinor n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb pozicionit n\u00eb raport me Diellin. Meq\u00eb Toka ishte &#8220;qendra&#8221; e universit, sipas mendimit ptolemaik yjet q\u00eb i paraprijn\u00eb Diellit jan\u00eb &#8220;mashkullor\u00eb&#8221; (sepse k\u00ebta yje ndodhen &#8220;mbi&#8221; Tok\u00ebn derisa Dielli lind dhe tek &#8220;ngjitet&#8221; tutje qiellit, ose teksa v\u00ebrtitet rreth Tok\u00ebs, rreth qendr\u00ebs universale). Ata q\u00eb pasojn\u00eb pas per\u00ebndimit&#8230; jan\u00eb yje &#8220;fem\u00ebror&#8221;.<\/p>\n<p>Personalisht mund dhe t&#8217;pajtohem, apo fare e kund\u00ebrta &#8211; t&#8217;mos pajtohem me Ptolemeun. Mir\u00ebpo aq u b\u00ebn\u00eb astrolog\u00ebve si menduakam un\u00eb. Dhe n\u00ebse astrolog\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb, meq\u00eb dhe Ptolemeu kishte t\u00eb drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb ja pse dhe Galaktikusi, edhe Yllkat mund t&#8217;i ken\u00eb t\u00eb drejtat e veta. Diskriminimi yjor n\u00eb shek. XXI thjesht s&#8217;do duhej toleruar : )<\/p>\n<p>Ose bie fjala p\u00ebr figurat e zodiakut, astrolog\u00ebt thon\u00eb Dashi, Binjak\u00ebt, Luani, Peshorja, Shigjetari, Ujori jan\u00eb me polaritet &#8220;mashkullor&#8221;. Nd\u00ebrsa figurat q\u00eb konsiderohen &#8220;fem\u00ebrore&#8221; jan\u00eb Demi, Kanceri, Virgj\u00ebresha, Akrepi, Bricjapi, Peshqit.<br \/>\nRishtas, i qart\u00eb ndikimi i mend\u00ebsis\u00eb ptolemaike, personalisht mund t&#8217;pajtohem, apo t&#8217;mos pajtohem.<\/p>\n<p>Por vall\u00eb si t\u00eb \u201cpajtohem\u201d kur sipas tyre Demi na qenka \u201cfem\u00ebr\u201d\u2026 duhet tani Demat t\u00eb shtiren transgjinor, t\u00eb l\u00ebkundsh\u00ebm si Merkuri, me polaritet as-as, edhe-edhe : )<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt2.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13609\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt2.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1280\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt2.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt2-300x200.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt2-1024x683.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt2-768x512.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/skyd_plejadat_steropa_opt2-1536x1024.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, n 23) (&#8230;p\u00ebr nja 14-15 shekuj t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb diturit e bot\u00ebs pandehnin se Ptolemeu e &#8220;dinte&#8221;. Pastaj doli q\u00eb as ai nuk e dinte. Pastaj u v\u00ebrtetua q\u00eb ai v\u00ebrtet nuk e&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13607\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-13607","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13607","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13607"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13607\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13607"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13607"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13607"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}