{"id":13668,"date":"2023-11-22T00:49:49","date_gmt":"2023-11-21T23:49:49","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13668"},"modified":"2025-04-09T12:28:36","modified_gmt":"2025-04-09T11:28:36","slug":"sforcimi-i-dashurise-rrembimet-dhunimet-mitologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13668","title":{"rendered":"Sforcimi i &#8220;Dashuris\u00eb&#8221; (Rr\u00ebmbimet, Dhunimet Mitologjike)"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, N 2023<\/em><\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: Charles W. Mitchell (1854-1903) &#8211; <strong>Boreasi dhe Oreitia<\/strong>, 1893 \/ Evelyn De Morgan (1855-1919) &#8211; &#8220;<strong>Boreasi dhe Oreitia<\/strong>&#8220;, 1896<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13669\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt1.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1158\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt1.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt1-300x217.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt1-1024x741.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt1-768x556.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt1-1536x1112.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Thon\u00eb dashuria s&#8217;blihet me para, as me flori, me asgj\u00eb &#8211; dashuria s&#8217;mund t\u00eb imponohet, \u00ebsht\u00eb supozuar dashuria t\u00eb jet\u00eb &#8220;gratis&#8221;, do duhej t&#8217;ishte falas. Mir\u00ebpo n\u00eb mitologji, n\u00ebse t&#8217;na ishe per\u00ebndi, apo eventualisht gjysm\u00eb-zot, hero, heroin\u00eb, mbret\u00ebresh\u00eb a mbret &#8220;ordiner&#8221;, p\u00ebr sa koh\u00eb e kishe nj\u00ebfar\u00eb emri famoz, n\u00ebse t&#8217;kishe ndikim, fuqi hyjnore a mbret\u00ebrore, sikur t\u00eb &#8220;takonte&#8221; e drejta, sikur ia vlente p\u00ebrpjekja q\u00eb ta &#8220;sforcoje&#8221; dhe dashurin\u00eb.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sikur t\u00eb takonte e drejta ta rr\u00ebmbeje ndokend, ta detyroje t\u00eb b\u00ebhej gruaja, e dashura, i dashuri&#8230; detyrim q\u00eb ta ndante jet\u00ebn me ty. Apo qoft\u00eb dhe vet\u00ebm nj\u00eb dhunim-k\u00ebnaq\u00ebsi, nj\u00eb aventur\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsie, nj\u00eb nat\u00eb shtrat-ologjike t\u00eb dhunshme (Zeusi shpesh ashtu ia bente).<\/p>\n<p>Teseu thuase e pati kthyer n\u00eb &#8220;profesion&#8221; rr\u00ebmbimin, sa e sa femrat i pati detyruar t&#8217;ia &#8220;falnin&#8221; dashurin\u00eb. Ose psh. Kefali qe rr\u00ebmbyer nga per\u00ebndesha &#8220;lunatike&#8221;, Selena. Se mos vet\u00ebm ajo apo ai, sa e sa t\u00eb tjer\u00eb. Sa djelmoshat, sa e sa bukurosh\u00ebr do rr\u00ebmbeheshin nga Eosi (per\u00ebndesha e agimit), sa djaloshar\u00ebt e hijsh\u00ebm do dhunoheshin nga ajo, mitologjia thjesht s&#8217;e ka &#8220;iden\u00eb&#8221; (thuase qen\u00eb fshir\u00eb statistikat, ndoshta q\u00eb nga v\u00ebrshimi i madh).<\/p>\n<p>Kur b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr dashurin\u00eb, Eosi ishte per\u00ebndesh\u00eb e rrezikshme, njihej anemban\u00eb p\u00ebr rr\u00ebmbimet e t\u00eb rinjve t\u00eb pash\u00ebm, per\u00ebndesh\u00eb e pangopshme me dashuri. Dhe, thuase ironia e vet\u00eb &#8220;ironis\u00eb&#8221;, pangop\u00ebsia e saj p\u00ebr dashuri kishte t&#8217;b\u00ebnte pik\u00ebrisht me per\u00ebndesh\u00ebn e Dashuris\u00eb.<\/p>\n<p>Pangop\u00ebsia e saj pati qen\u00eb di\u00e7 si d\u00ebnim, ishte &#8220;pasoj\u00eb nd\u00ebshkuese&#8221; nga vet\u00eb Af\u00ebrdita. Shih pra, vet\u00eb per\u00ebndesha e dashuris\u00eb i nd\u00ebshkon per\u00ebndeshat me dashuri, me pangop\u00ebsi! Kjo e fundit, Af\u00ebrdita desh pati plasur nga inati sepse Eosi ia pati &#8220;vjedhur&#8221; \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e Aresit (per\u00ebndia i luft\u00ebs) &#8211; Eosi ia pati b\u00ebr\u00eb pak\u00ebz me hile, e pati shijuar dashurin\u00eb Aresit, e ky ishte i dashuri i Af\u00ebrdit\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, athua vall\u00eb si shpjegohet jobesnik\u00ebria e Aresit, imagjino&#8230; i dashur i vet\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb Dashuris\u00eb, dhe e tradhton dashurin\u00eb, e tradhton vet\u00eb &#8220;Dashurin\u00eb&#8221;!<\/p>\n<p>Pra s&#8217;ishin vet\u00ebm meshkujt q\u00eb i rr\u00ebmbenin femrat, as nuk ishin vet\u00ebm meshkujt q\u00eb i rr\u00ebmbenin meshkujt, s&#8217;e kishte vet\u00ebm Zeusi k\u00ebt\u00eb ves. As jo vet\u00ebm meshkujt dinin t\u00eb rr\u00ebmbenin &#8211; nj\u00ebsoj si meshkujt edhe femrat i rr\u00ebmbenin meshkujt.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPakashum\u00eb nj\u00ebsoj si\u00e7 Zeusi qe dashuruar n\u00eb princesh\u00ebn fenikase Europa (emrin e t\u00eb cil\u00ebs sot e mban kontinent-esha jon\u00eb e bukur, Europa), dhe e pati mashtruar, e pati manipuluar, e pati rr\u00ebmbyer, edhe Boreasi (per\u00ebndia i er\u00ebs s\u00eb veriut) qe detyruar ta rr\u00ebmbente princesh\u00ebn Oreitia, sepse qe dashuruar fort, s&#8217;mund t\u00eb rrinte pa t\u00eb.<\/p>\n<p>Fillimisht pati tentuar joshjen e saj me metodat e v\u00ebrteta &#8220;valentineske&#8221;, por ajo s&#8217;ia &#8220;varte&#8221;. Per\u00ebndi ky&#8230; por ja q\u00eb nuk i shitej, zor ta mashtronte &#8211; shkurt, i gjith\u00eb mundi valentinesk i pati vajtur kot.<br \/>\nM\u00eb n\u00eb fund kur Boreasi e kuptoi q\u00eb e kot\u00eb, vullneti i saj nuk l\u00ebkundej, vendosi ta rr\u00ebmbente me forc\u00eb. Ashtu-k\u00ebshtu dhuna e fuqia i kishin &#8220;hije&#8221; Er\u00ebs s\u00eb Veriut, ashtu-k\u00ebshtu zotave sikur u kishin hije mashtrimet e rr\u00ebmbimet.<\/p>\n<p>Oreitia ishte nj\u00eb princesh\u00eb athinase, nj\u00eb dit\u00eb prej dit\u00ebsh, derisa po lozte me shoqet diku pran\u00eb lumit, ky thjesht e pati mb\u00ebshtjellur n\u00eb nj\u00eb re (thuase mb\u00ebshtjellje&#8230; n\u00eb nj\u00eb qilim sht\u00ebllunga\u00e7) dhe e pati marr\u00eb me vete.<br \/>\nMbase kjo metod\u00eb e rr\u00ebmbimit do ket\u00eb qen\u00eb m\u00eb &#8220;efikase&#8221; sesa rr\u00ebmbimi i Europ\u00ebs nga Zeusi. Ky i fundit pati zgjedhur t\u00eb shtirej si nj\u00eb dem i bardh\u00eb, padyshim nevojitej durim i madh, k\u00ebmb\u00ebngult\u00ebsi e jasht\u00ebzakonshme, derisa Europa t\u00eb mashtrohej, derisa t&#8217;i &#8220;mbushej&#8221; mendja, derisa t&#8217;i besonte nj\u00eb demi.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Platoni (si shaka me mitin) e pati p\u00ebrmendur mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb shpjegimi racional p\u00ebr historin\u00eb e princesh\u00ebs Oreitia. Sipas Platonit, pas nj\u00eb stuhie, pas nj\u00eb ere t\u00eb fort\u00eb nga veriu, Oreitia mund t&#8217;ket\u00eb rr\u00ebshqitur, h\u00ebp\u00ebrh\u00eb mund ta ket\u00eb humbur jet\u00ebn duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbinjt\u00eb buz\u00eb lumit. Dhe k\u00ebshtu tragjedia e saj pastaj do jet\u00eb kthyer n\u00eb mit, gjoja na qenkesh &#8220;rr\u00ebmbyer nga Boreasi&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas Herodotit, Oreitia do b\u00ebhej per\u00ebndesh\u00eb e er\u00ebrave t\u00eb ftohta malore. Madje gjat\u00eb luftrave greko-persiane, meq\u00eb Oreitia tashm\u00eb per\u00ebndesh\u00eb, grek\u00ebt do i luteshin asaj dhe Boreasit p\u00ebr ndihm\u00eb, q\u00eb me motin e lig, me er\u00ebrat e forta t&#8217;i shkat\u00ebrronin anijet e Persis\u00eb. Ashtu dhe pati ndodhur, nj\u00eb num\u00ebr i madh i anijeve t\u00eb armikut qen\u00eb shkat\u00ebrruar thjesht me &#8220;ndihm\u00ebn&#8221; e motit t\u00eb keq.<\/p>\n<p>Pra Oreitia qe rr\u00ebmbyer, s&#8217;ishte as e para si princesh\u00eb fatkeqe dhe as e fundit. Pse duhet pajtuar ne tani me opinionet e Platonit (s&#8217;\u00ebsht\u00eb nevoja t&#8217;ia prishim &#8220;hijeshin\u00eb&#8221; mitit). Dhe n\u00ebse zotat, heronjt\u00eb, mbret\u00ebrit&#8230; t\u00eb rr\u00ebmbejn\u00eb, n\u00ebse ndodh\u00eb, n\u00ebse s&#8217;ke kah ia mban, her\u00ebt o m\u00eb von\u00eb duhej t\u00eb pajtoheshe me fatin. Si\u00e7 tham\u00eb, her\u00eb rr\u00ebmbenin ata, her\u00eb ato &#8211; her\u00eb rr\u00ebmbenin per\u00ebndit\u00eb, her\u00eb per\u00ebndeshat, her\u00eb rr\u00ebmbenin heronjt\u00eb e her\u00eb heroinat.<br \/>\nJo gjithmon\u00eb por ndonj\u00ebher\u00eb ndodhte q\u00eb t\u00eb rr\u00ebmbyerit binin n\u00eb dashuri me rr\u00ebmbyesit. Sidoqoft\u00eb, rr\u00ebmbimet e dhunimet kurr\u00eb s&#8217;kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb justifikueshme dhe v\u00ebshtir\u00eb se do jen\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. Zakonisht kushdo q\u00eb rr\u00ebmbehej sikur t\u00ebrhiqej drejt nj\u00eb drame jet\u00ebsore, drejt nj\u00eb tragjedie t\u00eb pad\u00ebshiruar.<\/p>\n<p>Madje t\u00eb rr\u00ebmbyerve shpesh u ndodhnin gj\u00ebra t\u00eb ndryshme &#8220;aksidentale&#8221;, her\u00eb mund t&#8217;ishin aksidente t\u00eb gjuetis\u00eb, her\u00eb p\u00ebsonin &#8220;metamorfoza&#8221; (ndryshime metamorfogonike nga m\u00eb t\u00eb \u00e7uditshmet, viktimat shnd\u00ebrroheshin madje dhe n\u00eb insekte). Her\u00eb do pasonin traumat e vet\u00ebvrasjet, her\u00eb simptomat post-traumatike do e b\u00ebnin jet\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, her\u00eb do b\u00ebheshin shkaktar\u00eb p\u00ebr fillimin e luft\u00ebrave katastrofale (psh. Helen\u00ebs s\u00eb Spart\u00ebs pik\u00ebrisht kjo i pati ndodhur) etj etj.<\/p>\n<p>Por ndodhte dhe pajtoheshin me fatin, s&#8217;ishte di\u00e7 e pamundur. Psh. me fatin e imponuar nga Zeusi qe &#8220;pajtuar&#8221; dhe Europa. Me fatin e imponuar nga Hadesi qe pajtuar pakashum\u00eb e rr\u00ebmbyera per\u00ebndesh\u00eb Persefona. Kjo e ngrata qe dhunuar nga vete xhaxhai i vet, nga Hadesi, qe deturuar t\u00eb b\u00ebhej gruaja e tij. E madje ca mito-versione thon\u00eb se Persefona qe dhunuar dhe nga Zeusi, nga babai i vet.<\/p>\n<p>Qe &#8220;pajtuar&#8221; me fatin dhe Oreitia, do i sillte n\u00eb jet\u00eb kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb me rr\u00ebmbyesin e vet, me Boreasin. \u00c7ifti do i kishin dy vajza (quheshin Kiona dhe Kleopatra) dhe dy djem (binjak\u00eb, Kalesi dhe Zetesi). Djemt\u00eb e Boreasit nga mitologjia do njiheshin si &#8220;Boread\u00ebt&#8221;, edhe k\u00ebta do kishin flatra (nj\u00ebsoj si babai i tyre) dhe kur t\u00eb rriteshin, do bashkoheshin me Argonaut\u00ebt.<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: mjek\u00ebrm\u00ebdhenjt\u00eb <strong>Zeusi, Poseidoni, Hadesi, gjoja v\u00ebllaz\u00ebria e m\u00ebrrolur e Olimpit<\/strong> &#8211; imazhe t\u00eb AI, p\u00ebrzgjedhje &#8220;imagjinare&#8221; e imagjinat\u00ebs s\u00eb AI nga un\u00eb vet\u00eb : )<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt3.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13670\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt3.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"880\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt3.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt3-300x165.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt3-1024x563.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt3-768x422.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt3-1536x845.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>N\u00ebse t\u00eb thoshim se Zeusi ishte dhunuesi m\u00eb i pandreqsh\u00ebm, rr\u00ebmbyes-dhunuesi m\u00eb i madh i Olimpit, s&#8217;do ishte aspak e pasakt\u00eb. Nga krye-zoti qen\u00eb dhunuar panum\u00ebr figura t\u00eb mitologjis\u00eb. Thjesht s&#8217;dinte t\u00eb ndalur, rr\u00ebmbente, dhunonte, manipulonte, i p\u00ebrdorte t\u00eb gjitha maskat e mundshme, s&#8217;pati l\u00ebn\u00eb truk hyjnor pa p\u00ebrdorur. Ishte aq i zoti p\u00ebr rr\u00ebmbime e p\u00ebr dhunime, kahdo q\u00eb rrotullohej e dhunonte ndokend, s&#8217;i kursente as femrat as meshkujt.<\/p>\n<p>Bie fjala e pati rr\u00ebmbyer bukuroshin Ganimed, jo bash p\u00ebr pik\u00eb t\u00eb qejfit por sepse bukuria djaloshare e tij e pati tunduar dhe vet\u00eb Zeusin, bukuria e Ganimedit e pati trullosur dhe vet\u00eb Krye-zotin. Hm, vet\u00eb zot, vet\u00eb krye-zot, e prap\u00eb sikur s&#8217;dinte ta qeveriste as vet\u00eb marr\u00ebzin\u00eb e vet. Kuptohet, ia b\u00ebnte sipas qejfit, s&#8217;i jepte kujt &#8220;llogari&#8221; as p\u00ebr padrejt\u00ebsin\u00eb, as p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb, p\u00ebr asgj\u00eb&#8230; e as p\u00ebr pederastin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, askujt tjet\u00ebr &#8211; por ndoshta per\u00ebndesh\u00ebs Hera mbase i trembej pak\u00ebz, gruas s\u00eb vet. Asaj aty-k\u00ebtu mbase duhej ndonj\u00eb raport, sepse n\u00ebse asgj\u00eb tjet\u00ebr Hera dinte t&#8217;b\u00ebhej fort xheloze. Por vall\u00eb si t&#8217;mos b\u00ebhej xheloze, kur aferat dhe marr\u00ebzit\u00eb e tij thjesht s&#8217;kishin fund.<\/p>\n<p>Hera madje ishte vet\u00eb motra e tij &#8211; Zeusi e pati dhunuar vet\u00eb motr\u00ebn e vet, m\u00eb pastaj Hera do b\u00ebhej dhe gruaja e tij. Jo vet\u00ebm motr\u00ebn Hera, e pati dhunuar dhe motr\u00ebn tjet\u00ebr Demetra (i pati dhunuar t\u00eb dyja &#8211; nga 3 motrat do i dhunonte 2 nga to, do i dhunonte t\u00eb trija&#8230; por thjesht s&#8217;pati qen\u00eb e shkruar &#8211; motrat e Zeusit ishin Demetra, Hestia, dhe Hera, nd\u00ebrsa v\u00ebllez\u00ebrit ishin Hadesi dhe Poseidoni).<\/p>\n<p>Zeusi qe martuar me motr\u00ebn Hera &#8211; nuk qe martuar dhe me motr\u00ebn Demetra, sepse ashtu sikur do &#8220;dhunohej&#8221; dhe vet\u00eb arsyeja. Ashtu sikur dhe vet\u00eb mitologjia do ngulfatej nga &#8220;nonsensi&#8221;. Dmth. Demetra ishte motra tjet\u00ebr e dhunuar nga ai vet\u00eb. Si rezultat i k\u00ebtij dhunimi, si rezultat i incestit hyjnor do vinte n\u00eb jet\u00eb Persefona.<\/p>\n<p>Pra dhe nj\u00eb her\u00eb, Demetra qe dhunuar nga v\u00ebllai Zeusi, p\u00ebrve\u00e7 tij edhe Poseidoni e ndiqte p\u00ebr ta dhunuar motr\u00ebn e vet. E ngrata Demetra pati shp\u00ebtuar (p\u00ebr ca koh\u00eb) vet\u00ebm duke u maskuar, duke i ndryshuar format. Por kot, sepse Poseidoni e pati kuptuar, do e zinte dhe do ta dhunonte.<\/p>\n<p>Derisa Persefon\u00ebs n\u00ebna i dhunohet nga dy v\u00ebllez\u00ebr-xhaxhallar\u00ebt, nga Zeusi dhe Poseidoni, Persefona vet\u00eb do dhunohej nga babai Zeusi + nga xhaxhai tjet\u00ebr, Hadesi. Ky i fundit do e rr\u00ebmbente dhe do e merrte me vete n\u00eb Hades (Persefona do b\u00ebhej gruaja e Hadesit &#8211; &#8216;Hadesi&#8217;, perandoria e n\u00ebntok\u00ebs ishte em\u00ebrtim eponimik, sipas emrit t\u00eb Hadesit).<\/p>\n<p>Dhunimi i t\u00eb ngrat\u00ebs Persefona ndoshta m\u00eb s\u00eb miri e kap\u00ebrthen &#8220;intrig\u00ebn&#8221; e kompleksitetit politik hyjnor. Intrig\u00eb hyjnore e nd\u00ebrthurur me elemente t\u00eb spontanitetit, me vullnet-d\u00ebshirat e per\u00ebndive dhe me dredhit\u00eb konceptuale t\u00eb tyre. Gjithsesi kjo do ishte tem\u00eb tjet\u00ebr, dhe sikur s&#8217;e &#8220;duron&#8221; k\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb-stilin e shkrimit ton\u00eb, sikur do nevojitej sadopak nj\u00ebfar\u00eblloj serioziteti scribo-akademik : )<\/p>\n<p>Fare shkurt mbase ia vlen t\u00eb p\u00ebrmendet se rr\u00ebmbimi i saj ishte marr\u00ebveshje politike e Zeusit me v\u00ebllain Hadesin, pabesisht dhe tin\u00ebz, pa e ditur as Persefona (si vajz\u00eb e tij) as n\u00ebna Demetra (motra t\u00eb dyve, e Zeusit dhe e Hadesit). Dhimbja e n\u00ebn\u00ebs ishte e madhe, Demetra do bridhte gjithandej n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb s\u00eb bij\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Persefona qe zhdukur, thjesht e pati &#8220;kullufitur&#8221; toka, as shenj\u00eb as gjurm\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund Demetra m\u00ebson p\u00ebr fatin e vajz\u00ebs nga per\u00ebndesha Hekata. Pasi e kupton se \u00e7&#8217;pati b\u00ebr\u00eb Zeusi, Demetra heq dor\u00eb nga pallati n\u00eb Olimp, provon t\u00eb rrij\u00eb sa m\u00eb larg tij.<br \/>\n\u200b<br \/>\nE vetmja nga motrat q\u00eb do i &#8220;shp\u00ebtonte&#8221; dhunimit v\u00ebllaz\u00ebror n\u00eb Olimp, e vetmja q\u00eb do ngelej madje per\u00ebndesh\u00eb e virgj\u00ebr, ishte Hestia. As vet\u00eb per\u00ebndesha e dashuris\u00eb Af\u00ebrdita &#8220;s&#8217;kishte fuqi, ndikim&#8221; mbi virgj\u00ebresh\u00ebn Hestia (thuhet n\u00eb &#8220;Himnin Homerik t\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebs&#8221;). Bukuria e per\u00ebndesh\u00ebs Hestia ishte evidente, qen\u00eb dashuruar edhe Poseidoni edhe Apolloni, por kot.<\/p>\n<p>Sidomos Poseidoni, pati b\u00ebr\u00eb \u00e7mos ky q\u00eb ta mashtronte motr\u00ebn e vet. T\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pati provuar dhe Apolloni (djali i v\u00ebllait, djali i Zeusit) por Hestia ua tregoi &#8220;b\u00ebrrylin&#8221; t\u00eb dyve. Jo vet\u00ebm &#8220;kund\u00ebrshtim&#8221; i guximsh\u00ebm, jo vet\u00ebm &#8220;stop&#8221; dhunimit e incestit, por do betohej para Zeusit se do ngelej e virgj\u00ebr p\u00ebrgjithmon\u00eb, se nuk do t&#8217;martohej kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Se p\u00ebrse duhej betim para Zeusit, s&#8217;e kemi iden\u00eb dhe aq, s&#8217;e dim\u00eb mir\u00ebfilli sakt\u00ebsin\u00eb. E qart\u00eb se Zeusi ishte Krye-zot, mir\u00ebpo thuase na qenk\u00ebsh i &#8220;pafajsh\u00ebm&#8221;, thuase na ishte i &#8220;shenjt\u00eb&#8221;, thuase ky s&#8217;do ta dhunonte vet\u00eb. Si\u00e7 e pam\u00eb nga shembujt m\u00eb lart, ky do e dhunonte madje para Poseidonit e para Apollonit. Apo ndoshta ishte di\u00e7 si ultimatum serioz i per\u00ebndeshes Hestia, k\u00ebrc\u00ebnim ultimativ q\u00eb ky ta linte rehat, tutje dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb.<\/p>\n<p>Pra n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, n\u00ebse t\u00eb krahasohej me pafat\u00ebsin\u00eb e motrave Hera dhe Demetra, duhet th\u00ebn\u00eb &#8220;bravooo, i lumt\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs Hestia&#8221;, e pati ruajtur virgj\u00ebrin\u00eb, i qe shmangur denj\u00ebsisht marr\u00ebzis\u00eb s\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb olimpike, incesteve hyjnore, dhunimeve : )<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: aktorja <strong>Diane Kruger<\/strong> si &#8220;Helena e Troj\u00ebs&#8221;, n\u00eb filmin e Hollivudit &#8220;<strong>Troja<\/strong>&#8220;, 2004<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt4b.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13671\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt4b.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt4b.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt4b-300x225.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt4b-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt4b-768x576.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/arspo_sforcimi_i_dashurise_rrembimet_dhunimet_mitologjike_opt4b-1536x1152.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Nga p\u00ebrrallat epike-iliadeske t\u00eb xha Homerit e dim\u00eb se Parisi do e merrte Helen\u00ebn e Spart\u00ebs me vete n\u00eb Troj\u00eb. Dhe ky akt do e shkaktonte luft\u00ebn, sepse ishte prekur nderi i Greqis\u00eb. Akti i Parisit dmth. ishte rr\u00ebmbim, nuk ishte &#8220;dhunim&#8221;, Helena me d\u00ebshir\u00eb qe rr\u00ebmbyer, vet\u00eb pati ikur. Ajo me d\u00ebshir\u00eb ia pati falur Parisit me buz\u00eb e me gjith\u00e7ka, sepse qe dashuruar dhe vet\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse vet\u00eb per\u00ebndesha Af\u00ebrdita e pati &#8220;detyruar&#8221; t\u00eb dashurohej, ishte premtim-dhurat\u00eb, per\u00ebndesha ia pati dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn Parisit q\u00eb Helena do dashurohej n\u00eb t\u00eb. Pasi ky pati &#8220;gjykuar&#8221; n\u00eb favor t\u00eb Af\u00ebrdit\u00ebs, Parisi pati &#8220;gjykuar&#8221; se Af\u00ebrdita ishte m\u00eb e bukura. Sipas Af\u00ebrdit\u00ebs &#8220;gjykimi&#8221; i tij ishte gjykim i drejt\u00eb, sipas Parisit per\u00ebndesha e Dashuris\u00eb na ishte Miss-Universe, m\u00eb e bukura nga gjith\u00eb per\u00ebndeshat.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, Helena do ikte dhe do trazohej e gjith\u00eb Greqia, e pashmangshme tragjedia. Do hidh\u00ebroheshin e do mobilizoheshin gjith\u00eb trimat, do niseshin p\u00ebr n\u00eb Troj\u00eb e do hakmerreshin p\u00ebr posht\u00ebrimin, lufta do vazhdonte me vite e vite, pa m\u00ebshire do vrisnin trojan\u00eb, do i likvidonin me pleq, gra e f\u00ebmij\u00eb, do i shfarosnin. Do ta digjnin e shkat\u00ebrronin dhe vet\u00eb Troj\u00ebn, do i shembnin dhe vet\u00eb muranat e shembura.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo rr\u00ebmbimi i Helen\u00ebs nga Parisi nuk ishte rr\u00ebmbimi i par\u00eb i saj. Helena qe rr\u00ebmbyer dhe m\u00eb par\u00eb (n\u00ebse + e dhunuar, k\u00ebt\u00eb detaj s&#8217;e dim\u00eb, urojm\u00eb &#8220;jo&#8221;, meq\u00eb do na dhimbsej, at\u00ebbot\u00eb ende ishte e mitur). Po ashtu, dhe vet\u00eb n\u00ebna e Helen\u00ebs qe rr\u00ebmbyer dikur &#8211; pra tani dhe Helena&#8230; rr\u00ebmbim pas rr\u00ebmbimi.<\/p>\n<p>N\u00ebna e Helen\u00ebs ishte Leda, qe rr\u00ebmbyer + dhunuar nga Zeusi. Ky do e merrte pamje-form\u00ebn e mjellm\u00ebs dhe do b\u00ebhej dhunuesi i Ledas\u00eb, dmth. do b\u00ebhej babai i Helen\u00ebs. Disa mito-versione thon\u00eb jo Leda, por Nemesis na ishte n\u00ebna e Helen\u00ebs, e dhunuar nga Zeusi. Mitologjia (sidomos ajo greke) shpesh thuase vuan nga nj\u00eb lloj &#8220;bipolariteti&#8221; i \u00e7uditsh\u00ebm, duhet kujdes me furkat, s&#8217;duhet tjerrur tep\u00ebr holl &#8211; me ak\u00ebcilin version, e qart\u00eb se fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rr\u00ebmbime e dhunime.<\/p>\n<p>Para se Parisi ta rr\u00ebmbente dhe t&#8217;ikte n\u00eb Troj\u00eb, Helena qe rr\u00ebmbyer nga Teseu dhe Piritosi. E prap\u00eb, jo vet\u00ebm Helen\u00ebn, Teseu rr\u00ebmbimet thuase i pati b\u00ebr\u00eb &#8220;biznes&#8221;. Psh. e pati rr\u00ebmbyer dhe Antiop\u00ebn, vet\u00eb motr\u00ebn e mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb amazonave, t\u00eb asaj mbret\u00ebresh\u00ebs s\u00eb famshme Hipolita. Nd\u00ebrsa dihet, amazonat ishin t\u00eb rrezikshme, t\u00eb martoheshe me ndonj\u00eb burr\u00eb p\u00ebr amazonat n\u00eb fakt ishte m\u00ebkat i madh, di\u00e7 e papranueshme. K\u00ebshtu q\u00eb Antiopa si &#8220;tradhtare&#8221; qe vrar\u00eb nga vet\u00eb amazonat (pa\u00e7ka se nuk ishte tradhti, s&#8217;\u00ebsht\u00eb se qe rr\u00ebmbyer me vullnetin e asaj vet\u00eb &#8211; p\u00ebr fat t\u00eb keq sikur as fatkeq\u00ebsia nuk i falej, aq strikte ishin amazonat).<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, le t&#8217;i kthehemi Teseut dhe Helen\u00ebs, meq\u00eb ia filluam me Helen\u00ebn, sikur pak\u00ebz m\u00eb bukur ilustrohet tema jon\u00eb. Teseu dhe Piritosi, k\u00ebta dy trima qen\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb, di\u00e7 si duo-shok\u00eb, si &#8220;dyshe dinamike&#8221; p\u00ebr rr\u00ebmbimin e bukurosheve. Dmth. i bie se i pat\u00ebn bashkuar forcat si kompani, qen\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;aleat\u00eb, bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb&#8221; p\u00ebr rr\u00ebmbimet.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb moment, mbase duke i analizuar planet dhe strategjikat e rr\u00ebmbimeve, ia pat\u00ebn v\u00ebn\u00eb grepin vet\u00eb ides\u00eb s\u00eb Helen\u00ebs. Saora qen\u00eb akorduar ta rr\u00ebmbenin princesh\u00ebn e mitur t\u00eb Spart\u00ebs. Dmth. para se Helena t\u00eb martohej me mbretin e ardhsh\u00ebm t\u00eb Spart\u00ebs, para se Helena t\u00eb b\u00ebhej mbret\u00ebresh\u00eb, para se Helena (si grua legjitime e mbretit t\u00eb Spart\u00ebs) t\u00eb b\u00ebhej tradhtare, para se t&#8217;niste afer\u00eb dashurie me Parisin, para se t\u00eb rr\u00ebmbehej nga ai Parisi i Troj\u00ebs s\u00eb xha Homerit.<\/p>\n<p>Rr\u00ebmbimi i par\u00eb i Helen\u00ebs ishte di\u00e7 si rr\u00ebmbim &#8220;lokal&#8221;, qe rr\u00ebmbyer nga Sparta dhe d\u00ebrguar n\u00eb Athin\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, s&#8217;do vononte dhe Helena do shp\u00ebtohej nga v\u00ebllez\u00ebrit e saj, nga Polideusi e Kastori. Madje, si hakmarrje dhe si mllef, v\u00ebllez\u00ebrit do revanshoheshin me rr\u00ebmbimin e n\u00ebn\u00ebs s\u00eb Teseut, dhe t\u00eb motr\u00ebs s\u00eb Piritosit.<\/p>\n<p>Teseu e pati rr\u00ebmbyer Helen\u00ebn dhe do e linte n\u00eb Athin\u00eb, duke menduar &#8220;pun\u00eb e kryer&#8221;. E pati rr\u00ebmbyer nusen e vet dhe plani n\u00eb kok\u00ebn e tij ishte q\u00eb sapo t\u00eb kthehej nga aksioni i radh\u00ebs, t\u00eb dashuroheshin dhe t\u00eb martoheshin. Pas rr\u00ebmbimit t\u00eb saj me sukses, plani tutje p\u00ebr dy trimat na ishte ta rr\u00ebmbenin vet\u00eb Persefon\u00ebn.<br \/>\nPlani origjinal pati qen\u00eb q\u00eb Persefona t\u00eb b\u00ebhej gruaja e Piritosit, nd\u00ebrsa Helena gruaja e Teseut. Po, pik\u00ebrisht ajo Persefona e Hadesit, t\u00eb cil\u00ebn e pati rr\u00ebmbyer vet\u00eb ai, Hadesi, sundimtari i bot\u00ebs s\u00eb t\u00eb vdekurve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo puna e rr\u00ebmbimit t\u00eb Persefon\u00ebs s&#8217;u pati vajtur dhe aq mbar\u00eb. S&#8217;ishte e leht\u00eb t\u00eb shtyheshe me Hadesin, tjet\u00ebr ta rr\u00ebmbesh nj\u00eb princesh\u00eb, apo dhe nj\u00eb amazon\u00eb, mir\u00ebpo ec e shtyju me per\u00ebndit\u00eb. Me gjas\u00eb, Hadesi duke i ditur planet e tyre (spiun\u00ebt e Hadesit do ken\u00eb qen\u00eb super-spiun\u00eb, di\u00e7 si James-Bonda t\u00eb papar\u00eb) do i zinte dhe do i lidhte jo me t\u00ebrkuz\u00eb as n\u00eb pranga, por me di\u00e7 si gjarp\u00ebrinj t\u00eb gjall\u00eb. Do i linte burrat diku n\u00eb bodrumet e err\u00ebta t\u00eb n\u00ebntok\u00ebs, ashtu lidhur me serpent-llahtarin\u00eb.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Hadesit s&#8217;pati qen\u00eb vet\u00ebm sa t&#8217;i frik\u00ebsonte, s&#8217;pati menduar t&#8217;i lironte as pas ca muajsh as pas ca vitesh, e kishte me gjith\u00eb mend, do ngeleshin t\u00eb burgosur p\u00ebrjet\u00ebsisht. Sidoqoft\u00eb n\u00eb sken\u00eb m\u00eb von\u00eb do inkuadrohej Heraklesi, ky do ta shp\u00ebtonte disi Teseun. P\u00ebr fat t\u00eb keq jo dhe Piritosin. Qe b\u00ebr\u00eb e pamundur, pati hequr dor\u00eb, pati d\u00ebshtuar Heraklesi. I qe kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb vet\u00eb Hadesi me gjith\u00eb inatin e vet, pat\u00ebn filluar t\u00ebrmetet, l\u00ebkundjet, dridhjet e n\u00ebntok\u00ebs&#8230; mos pyet.<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\"><em>| &#8211; &#8211; &#8211; v i j o n &#8211; &#8211; &#8211;<\/em><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, N 2023 [ ngjitur: Charles W. Mitchell (1854-1903) &#8211; Boreasi dhe Oreitia, 1893 \/ Evelyn De Morgan (1855-1919) &#8211; &#8220;Boreasi dhe Oreitia&#8220;, 1896 ] Thon\u00eb dashuria s&#8217;blihet me para, as me flori, me asgj\u00eb &#8211;&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13668\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-13668","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13668","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13668"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13668\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13668"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13668"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13668"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}