{"id":13716,"date":"2023-12-04T17:43:01","date_gmt":"2023-12-04T16:43:01","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13716"},"modified":"2024-04-08T23:09:00","modified_gmt":"2024-04-08T22:09:00","slug":"dashuria-imagizmi-fashizmi-dhe-cmenduria-e-ezra-pound","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13716","title":{"rendered":"Dashuria, Imagizmi dhe \u00c7menduria e Ezra Pound"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2021<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Ezra-Pound1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-915\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Ezra-Pound1.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"1167\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Ezra-Pound1.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Ezra-Pound1-300x250.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Ezra-Pound1-768x640.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Ezra-Pound1-1024x854.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>qe shpallur i \u201cpafajsh\u00ebm\u201d sepse nj\u00ebkoh\u00ebsisht qe shpallur i \u201c\u00e7mendur\u201d &#8211; zyrtarisht i \u00e7mendur por ja q\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb \u00e7menduri ndodh\u00eb i akordohen \u00e7mimet letrare prestigjioze<\/strong> : )<\/p>\n<p>N\u00eb jet\u00eb gj\u00ebrat shpesh jan\u00eb t\u00eb lidhura, aksioni-reaksioni sikur rrin\u00eb \u201clidhur\u201d me nj\u00ebri-tjetrin, s&#8217;e kemi idene si&#8230; por sikur k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje kemi. Ashtu-k\u00ebshtu jeta e njeriut (derisa nuk \u201ck\u00ebputet\u201d) na duket se \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si udh\u00ebtim i cili patjeter se do kompletohet, meq\u00eb secili udh\u00ebtim patjeter e ka kuptimin e vet. Sepse as jeta s&#8217;\u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb, n\u00ebse t&#8217;ishte e till\u00eb at\u00ebher\u00eb pra i bie mozomokeq, jo pra&#8230; s&#8217;ka kuptim t&#8217;jet\u00eb e pakuptimt\u00eb. N\u00eb rregull, ndonj\u00ebher\u00eb ndodh\u00eb nisemi p\u00ebr n\u00eb &#8220;askund&#8221; ashtu kot, thuase kemi nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sorollatje kot, jo si lunatiket-jermatik\u00ebt q\u00eb ecin n\u00eb gjum\u00eb&#8230; jemi t\u00eb vet\u00ebdijshem me syt\u00eb kok\u00ebrr, thjesht s&#8217;na duhet destinacion. Ecejaket e njeriut s\u2019jan\u00eb ndonje aventur\u00eb e \u201cfragmentarizuar\u201d, kauzaliteti s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb &#8220;pul\u00eb e pakok\u00eb&#8221;, p\u00ebrkundrazi sikur ka prirjen t\u00eb p\u00ebrplot\u00ebsohet, t\u00eb kompletohet.<\/p>\n<p>Anise duhet t\u00eb p\u00ebrputhen 1001 faktor\u00eb (ka dhe t\u00eb till\u00eb faktor\u00eb q\u00eb ne s&#8217;dim\u00eb si t&#8217;i quajm\u00eb ndryshe por u kemi v\u00ebn\u00eb emra t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm si &#8220;rast\u00ebsi&#8221;, &#8220;koin\u00e7idenca&#8221;, &#8220;mrekulli&#8221;, &#8220;paprituri&#8221; e t\u00eb ngjashme). Kuptohet se duhet t\u00eb p\u00ebrputhen rrethanat &#8211; ia themi shkurt. Duhet t\u00eb piqen konditat optimale, nevojiten ambicjet, hartat, q\u00ebllimet, parashikimet, planet, nevojiten shtyt\u00ebsit e &#8220;jasht\u00ebm&#8221; etj. etj.<br \/>\nPsh. n\u00eb em\u00ebr t\u00eb dashuris\u00eb ndaj di\u00e7kaje njeriu mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb shum\u00e7ka, lloj-lloj eksperimentesh, madje dhe lloj-lloj &#8220;marr\u00ebzirash&#8221;. Anise nuk i dim\u00eb &#8220;rezultatet&#8221; e eksperimenteve, s&#8217;e kemi iden\u00eb as t\u00eb parapritjeve, por ia fillojm\u00eb dhe vazhdojm\u00eb merremi me to (prandaj dhe quhen &#8220;eksperimente&#8221;, s&#8217;i dim\u00eb as rrjedhojat as pasojat e tyre : ) Provat dhe eksperimentet tona (nxitur, stimuluar nga dashuria) her\u00eb d\u00ebshtojn\u00eb, her\u00eb justifikohen, her\u00eb vazhdojn\u00eb, her\u00eb p\u00ebrparojn\u00eb, avancohen, her\u00eb ngelin n\u00eb gjysm\u00eb, her\u00eb p\u00ebrfundimisht realizohen etj.<\/p>\n<p>***<br \/>\nNjihet \u201ctrio-lidhja e dashuris\u00eb s\u00eb Ezra Pound me Hilda Doolittle dhe + me nj\u00eb mikeshen e saj (Marianne Moore, pasi Doolittle ishte biseksuale). Ezra Pound madje e pati shpikur \u201cimagizmin\u201d p\u00ebr t\u2019i publikuar poezit\u00eb e miqve. Imagjino, e kishte \u201cpushk\u00eb\u201d me H.D. s\u2019ka si mohohet dashuria (Hilda Doolittle pothuaj sikur gjithmone i p\u00ebrdorte vet\u00ebm inicialet, vet\u00ebm H.D.).<br \/>\nVet\u00eb, tani n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, sa e sa vite pas Ezra Pund, sikur s\u2019do dija si publikohen as vet\u00eb vjershat e mia, pa le poezit\u00eb e ndokujt tjet\u00ebr. Sa p\u00ebr shpikjen e termave enkas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim dhe gjoja si \u201cjustifikim\u201d p\u00ebr ta reklamuar gjenialitetin poetik t\u00eb miqve, as q\u00eb do m\u2019shkonte mendja : )<\/p>\n<p>Kontributi i ve\u00e7ant\u00eb i Ezra Pound n\u00eb rrafshin letrar, n\u00eb fush\u00ebn e artit poetik, mbase fillon me shpalljen e tij t\u00eb \u201cimagizmit\u201d. Imagizmi \u00ebsht\u00eb supozuar t\u2019jet\u00eb nj\u00eb stil a l\u00ebvizje poetike q\u00eb teknikat dhe ca elemente i pati \u201chuazuar\u201d (ose adaptuar) nga poezia klasike kineze dhe japoneze. Imagizmi e thekson qart\u00ebsin\u00eb, sakt\u00ebsin\u00eb dhe racionalitetin gjuh\u00ebsor, poeti duhet ta \u201cekonomizoj\u00eb\u201d gjuh\u00ebn skajshm\u00ebrisht. Imagist\u00ebt m\u00ebtonin t\u2019u p\u00ebrmbahen tre parimeve, kryesisht: trajtimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb tem\u00ebs, moslejimit t\u00eb asnj\u00eb fjale q\u00eb nuk ishte thelb\u00ebsore p\u00ebr prezantimin poetik, dhe ndjekjes s\u00eb fraz\u00ebs muzikore n\u00eb vend t\u00eb rregullsis\u00eb s\u00eb rrept\u00eb t\u00eb ritmik\u00ebs poetike.<\/p>\n<p>N\u00eb v. 1912 n\u00eb Lond\u00ebr, Ezra Pound e shpalli veten dhe dy miqt\u00eb e vet, Richard Aldington dhe Hilda Doolittle, se ishin tre Imagist\u00ebt Origjinal\u00eb (mikesha e tyre e p\u00ebrbashk\u00ebt, Doolittle do martohej me Aldington). Pra, jo ekzakt\u00ebsisht si Cima, Qumili dhe Leci, por e paten shpallur veten se ishin di\u00e7 si \u201ctreshi-p\u00ebrsheshi\u201d i Imagizmit poetik.<br \/>\nBukur, pse jo, kahdo t\u00eb rrotullohej ishin miq\u00ebsit\u00eb, gj\u00ebrat t\u00eb \u201clidhura\u201d, qoft\u00eb n\u00eb Britani qoft\u00eb andej oqeanit, n\u00eb Amerik\u00eb. Edhe Doolittle edhe Pound pat\u00ebn ardhur nga Amerika, por Pound ve\u00e7 ishte i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm rreth publikimit t\u00eb poezive t\u00eb hershme t\u00eb Aldington dhe t\u00eb Doolittle. Poezit\u00eb e tyre do publikoheshin n\u00eb revist\u00ebn \u201cPoetry\u201d (at\u00ebbot\u00eb e redaktuar nga miku i Ezra Pound, Harriet Monroe, n\u00eb \u00c7ikago \u2013 ku dhe sot e k\u00ebsaj dite revista \u201cPoetry\u201d vazhdon, n\u00ebn kujdesin e Poetry Foundation).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo Ezra Pound me bujarin\u00eb e vet do b\u00ebnte shum\u00eb dhe p\u00ebr miq t\u00eb tjer\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr \u201ctreshen imagiste\u201d, bujaria dhe dashamir\u00ebsia p\u00ebr miqt\u00eb ishte e madhe. Sikur mir\u00ebsia dhe t\u00eb gjitha do i ktheheshin nj\u00eb dit\u00eb, n\u00eb jet\u00ebn e vet. N\u00eb jet\u00eb gj\u00ebrat jan\u00eb t\u00eb \u201clidhura\u201d, ose tekefundit \u00ebsht\u00eb supozuar t\u00eb jen\u00eb\u2026<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi Pound konsiderohet si \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebs\u201d kryesor p\u00ebr p\u00ebrcaktimin dhe promovimin e \u201cestetik\u00ebs moderniste\u201d n\u00eb poezi. Pound qe b\u00ebr\u00eb promotori kryesor i pun\u00ebs dhe i ideve mes krijuesve britanik\u00eb dhe atyre amerikan\u00eb t\u00eb fillim-shek. XX. Qe b\u00ebr\u00eb i famsh\u00ebm p\u00ebr bujarin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn ai i dha shtytjen njohjes s\u00eb krijimeve letrare t\u00eb bashk\u00ebkoh\u00ebsve t\u00eb vet, si\u00e7 ishin psh. Robert Frost, James Joyce, Ernest Hemingway, W. C. Williams, W. B. Yeats, Marianne Moore, H. D. (Hilda Doolittle), dhe ve\u00e7an\u00ebrisht T. S. Eliot. Qe b\u00ebr\u00eb di\u00e7 si \u201cshk\u00ebmbyes\u201d i p\u00ebrvoj\u00ebs letrare-kulturore t\u00eb k\u00ebndej-dhe-andej oqeanit, kjo vetvetiu do sh\u00ebrbente si \u201ckatalizator\u201d p\u00ebr avancimin kulturor-letraristik.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb Ezra Pound do ishte di\u00e7 si \u201ccomrad\u201d i Musolinit, pro-pagandist i Du\u00e7es, u fryente \u201cradio-trumpetave\u201d t\u00eb tij, qe b\u00ebr\u00eb reklamues i fashizmit. E megjithat\u00eb do i jepnin madje dhe \u00e7mim letrar. Imagjino, \u00e7far\u00eb fati i madh, i bie se e pati \u2018tradhtuar Amerik\u00ebn\u2019, qe b\u00ebr\u00eb mik i fashist\u00ebve dhe prap\u00eb e shp\u00ebrblenin me \u00e7mime prestigjioze!<\/p>\n<p>Gjithsesi, t\u00eb shkruaj n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr Ezra Pound, do ishte thjesht \u201cqasje e rrept\u00eb, gjykim i pakompromis nga un\u00eb vet\u00eb. S\u2019jam duke demantuar gj\u00eb, e sakt\u00eb se njeriu duhet objektivisht, por s\u2019duhet shkruar k\u00ebshtu \u2013 vrazhd\u00ebsia ime s\u2019i p\u00eblqen askujt. P\u00ebr Ezra Pound duhet shkruar dhe duhet par\u00eb \u201cmes gishtrinjsh\u201d sadopak, duke u ngritur mbi \u201cpersonalizmat\u201d e duke i shoshitur vet\u00ebm gjeneralizmat : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nN\u00eb v. 1924 Ezra Pound qe zhvendosur n\u00eb Itali. Ishte di\u00e7 si \u201cm\u00ebrgim vullnetarisht\u201d, s\u2019e pati persekutuar kush, as p\u00ebrz\u00ebn\u00eb as ndjekur. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb m\u00ebrgimit vullnetar, Pound do p\u00ebrfshihej n\u00eb politik\u00ebn fashiste dhe nuk qe kthyer n\u00eb ShBA deri n\u00eb v. 1945. Dhe si\u00e7 e dim\u00eb at\u00ebher\u00eb pati mbaruar dhe Lufta II Bot\u00ebrore, e dim\u00eb se dhe nazist\u00ebt, edhe fashist\u00ebt pat\u00ebn humbur. Trumpeton p\u00ebr aq gjat\u00eb me trumpetat e fashizmit, dhe pastaj t\u00eb mbushet mendja t\u00eb kthehesh n\u00eb ShBA. N\u00eb rregull, pse jo. Qe kthyer n\u00eb v. 1945, por do arrestohej me akuz\u00ebn e tradhtis\u00eb dhe p\u00ebr radio-transmetimin e propagand\u00ebs fashiste gjat\u00eb L. II Bot\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb v. 1946 Ezra Pound qe shpallur \u201ci pafajsh\u00ebm\u201d (vet\u00eb shpalljen e pafaj\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij kurr\u00eb s\u2019e kam kuptuar mir\u00ebfilli \u2013 mund t\u00eb hamend\u00ebsoj vet\u00ebm, si\u00e7 do jet\u00eb i kuptuesh\u00ebm hamend\u00ebsimi sadopak, n\u00eb fund t\u00eb shkrimit). Vall\u00eb si mund t\u2019ishte i \u201cpafajsh\u00ebm\u201d kur tro\u00e7 e haptas me radio u fryente \u201ctrumpetave t\u00eb Du\u00e7es\u201d! Propaganda e tij n\u00eb favor t\u00eb fashizmit s\u2019pati qen\u00eb p\u00ebr 1 muaj as p\u00ebr 1 vit, s\u2019\u00ebsht\u00eb se pati mbledhur mend dhe na qenk\u00ebsh penduar, radio-paganda e tij pati vazhduar p\u00ebr vite me radh\u00eb!<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, qe shpallur i \u201cpafajsh\u00ebm\u201d sepse nj\u00ebkoh\u00ebsisht qe shpallur i \u201c\u00e7mendur\u201d. N\u00ebse t\u00eb shpallin i &#8220;s\u00ebmur\u00eb mendor&#8221; dhe t\u00eb izolojn\u00eb n\u00eb institutin e &#8220;\u00e7menduris\u00eb\u201d, t\u00eb mbyllin diku n\u00eb nj\u00eb \u00e7mendin\u00eb, at\u00ebher\u00eb pakashum\u00eb dhe e qart\u00eb. P\u00ebr t\u00eb burgosurit e sh\u00ebndetsh\u00ebm mendor\u00eb, jo vet\u00ebm \u00e7mendinat reale por mbase dhe burgjet ordinere mund t\u2019p\u00ebrjetohen si \u201cspitale\u201d : )<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, juria dhe influenca e \u201crrethit t\u00eb miqve\u201d (ku b\u00ebnte pjes\u00eb dhe T. S. Eliot) vendos\u00ebn ta anashkalojn\u00eb \u201ckarrier\u00ebn politike\u201d t\u00eb Pound, vendos\u00ebn ta \u201charrojn\u00eb simpatin\u00eb\u201d e tij p\u00ebr fashizmin. Sepse \u00e7\u2019lidhje na paskan bindjet politike t\u00eb ndokujt, krahasuar me njohjen e arritjeve poetike, krahasuar me vlerat universale t\u00eb gjenialitetit letrar-artistik. Nj\u00eb gjykim k\u00ebshtusoj do ishte fare i justifikuesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Zyrtarisht i \u00e7mendur, por dhe nj\u00eb t\u00eb \u00e7menduri i akordohen \u00e7mimet letrare, \u00e7mimet prestigjioze. Historia s\u2019di t\u00eb ket\u00eb ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb, por ja q\u00eb do ndodhte. N\u00ebse seriozisht i shmangemi ironis\u00eb, i bie sikur ishte \u00e7mim letrar jo p\u00ebr \u201cmomentin\u201d e \u00e7menduris\u00eb, as p\u00ebr karrier\u00ebn \u201cfashistoide\u201d si lajthitje, por ndoshta p\u00ebr karrier\u00ebn jet\u00ebsore letraristike. Ndoshta ishte di\u00e7 si mir\u00ebnjohje p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb Pound pati b\u00ebr\u00eb p\u00ebr let\u00ebrsin\u00eb britaniko-amerikane, duke sh\u00ebrbyer si \u201cur\u00eb lidh\u00ebse\u201d (si\u00e7 e p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart).<\/p>\n<p>Thuhet se \u00e7mimin ia pat\u00ebn dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr krijimin \u201cCantos Pisan\u201d, e qart\u00eb\u2026 motivacion-justifikim mjaft i q\u00eblluar i juris\u00eb : ) Dihet se p\u00ebr gati pes\u00ebdhjet\u00eb vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, Ezra Pound qe p\u00ebrqendruar rreth poem\u00ebs epike enciklopedike t\u00eb cil\u00ebn ai e pati titulluar \u201cCantos Pisan\u201d. Bukur, t\u00eb mirat q\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb dikur me bujarin\u00eb t\u00ebnde historia s\u2019i harron. Miqt\u00eb nuk t\u2019i falin gabimet, as lajthitjet, nuk t\u00eb shpallin tradhtar as fajtor, t\u00eb gjykojn\u00eb dhe thjesht t\u00eb shpallin t\u00eb \u00e7mendur.<\/p>\n<p>M\u00eb pastaj ta akordojn\u00eb dhe ndonj\u00eb \u00e7mim madhor. S\u2019\u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb pendohesh, ashtu-k\u00ebshtu \u00e7menduria i justifikon t\u00eb gjitha. Por s\u00ebpaku t\u00eb kesh p\u00ebr \u00e7far\u00eb t\u00eb \u201creflektosh\u201d gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit sa gjallon.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, M 2021 (&#8230;qe shpallur i \u201cpafajsh\u00ebm\u201d sepse nj\u00ebkoh\u00ebsisht qe shpallur i \u201c\u00e7mendur\u201d &#8211; zyrtarisht i \u00e7mendur por ja q\u00eb dhe nj\u00eb t\u00eb \u00e7menduri ndodh\u00eb i akordohen \u00e7mimet letrare prestigjioze : ) N\u00eb jet\u00eb gj\u00ebrat shpesh&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13716\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-13716","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13716\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}