{"id":13727,"date":"2022-09-12T10:13:05","date_gmt":"2022-09-12T09:13:05","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13727"},"modified":"2024-04-09T06:56:04","modified_gmt":"2024-04-09T05:56:04","slug":"naumakiat-e-romes-romake-absurdi-dhe-madheshtia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13727","title":{"rendered":"Naumakiat e Rom\u00ebs (romake) &#8211; Absurdi dhe Madh\u00ebshtia!"},"content":{"rendered":"<p><em>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, sht 2022)<\/em><\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: Ulpiano Checa (1860-1916) &#8211; <strong>Naumakia<\/strong> (betej\u00eb e improvizuar detare e romak\u00ebve), 1894<\/span> ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/artk-ulpiano_checa_1860-1916_-_the_naumachia_1894_opt1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13728\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/artk-ulpiano_checa_1860-1916_-_the_naumachia_1894_opt1.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"975\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/artk-ulpiano_checa_1860-1916_-_the_naumachia_1894_opt1.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/artk-ulpiano_checa_1860-1916_-_the_naumachia_1894_opt1-300x183.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/artk-ulpiano_checa_1860-1916_-_the_naumachia_1894_opt1-1024x624.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/artk-ulpiano_checa_1860-1916_-_the_naumachia_1894_opt1-768x468.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/artk-ulpiano_checa_1860-1916_-_the_naumachia_1894_opt1-1536x936.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><em>Naumakia<\/em> &#8211; fjal\u00eb e latinishtes, huazuar nga greqishtja e lasht\u00eb, &#8220;<em>\u03bd\u03b1\u03c5\u03bc\u03b1\u03c7\u03af\u03b1<\/em>&#8220;, e q\u00eb do p\u00ebrkthehej si &#8220;<strong>betej\u00eb detare<\/strong>&#8220;. Betejat naumakiste ishin aktivitete marramend\u00ebse n\u00eb em\u00ebr t\u00eb arg\u00ebtimit perandorak. Improvizohej nj\u00eb betej\u00eb komplete &#8220;amfiteatrale&#8221;, me gjith\u00e7ka realistike, luftim mes flotave gladiatoreske p\u00ebr jet\u00eb a vdekje.<\/p>\n<p>Naumakiat ishin organizime arg\u00ebtimi n\u00eb shkall\u00eb aq t\u00eb madhe sa pothuaj as skenografikat disamilion\u00ebshe t\u00eb Hollivudit sot (p\u00ebr filmat e tipit &#8220;blockbuster&#8221;) s&#8217;jan\u00eb m\u00eb komplekse as m\u00eb t\u00eb kushtueshme. Dhe ky krahasim (meq\u00eb e b\u00ebm\u00eb) n\u00ebnkuptohet pa i llogaritur vdekjet reale, l\u00ebndimet dhe gjakderdhjen q\u00eb ishin dhe elementi ky\u00e7 i ak\u00ebcilit arg\u00ebtim me &#8220;luftra gladiator\u00ebsh&#8221;. Af\u00ebrmend\u00ebsh, n\u00eb skenografikat gjigante t\u00eb s\u00eb sotmes filmike s&#8217;duhet t\u00eb ndodhin as l\u00ebndime as vdekje.<\/p>\n<p>Naumakia romake ishte di\u00e7 si betej\u00eb gladiator\u00ebsh e p\u00ebrshkall\u00ebzuar dhe e orkestruar t\u00eb ndodhte n\u00eb nj\u00eb &#8220;pishin\u00eb&#8221; gjigante, mini-liqen artificial, me flota kund\u00ebrshtare (psh. flotat greke dhe persiane ishin improvizime ideale, p\u00ebrputheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrkryer). Ushtrit\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebse duhej t\u00eb luftonin realisht dhe lirsh\u00ebm nj\u00ebsoj si n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb historike, jo vet\u00ebm duke e improvizuar brutalitetin e betejave reale (si\u00e7 ia b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebr filmat e s\u00eb sotmes), por duke vrar\u00eb e vdekur realisht.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb kishte sa t\u00eb duash skllev\u00ebr e burrash q\u00eb e prisnin ekzekutimin, i mblidhnin fatkeq\u00ebt nga gjithandej skajeve t\u00eb perandoris\u00eb, ashtu-k\u00ebshtu do ekzekutoheshin. Dhe ndonj\u00ebher\u00eb, p\u00ebr hir t\u00eb arg\u00ebtimit masiv (si kontekst gladiatoresk) nxiteshin t\u00eb luftonin mes vete, ta vrisnin nj\u00ebri-tjetrin, sipas skenar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrpiloheshin, sipas &#8220;skripteve instruksionale&#8221; q\u00eb p\u00ebrputheshin me planet e spektakleve t\u00eb radh\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb rregull, sot dhe vet\u00ebm t\u00eb lexosh p\u00ebr k\u00ebso gj\u00ebra ting\u00ebllon e tmerrshme. Dhe vet\u00eb germat e mia tani sikur kthehen n\u00eb di\u00e7 si &#8220;germash barbare&#8221;, por fjala \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Rom\u00ebn e lasht\u00eb. Spektaklet e m\u00ebdha t\u00eb arg\u00ebtimit perandorak organizoheshin dhe zbatoheshin n\u00eb sken\u00ebn e realitetit, pakashum\u00eb ngjash\u00ebm si\u00e7 zbatohen dhe direktivat e skenar\u00ebve t\u00eb filmografikave sot.<\/p>\n<p>Imagjinoji pak\u00ebz aktivitetet rreth filmimit t\u00eb nj\u00eb skene epikale t\u00eb betej\u00ebs s\u00eb Aleksandrit kund\u00ebr Dariusit &#8211; totalisht marramendje, sikur dhe vet\u00eb &#8220;marramendja&#8221; ndjehet konfuze. Imagjinoje nj\u00eb stadium fansash t\u00eb futbollit tek shqirren me lloj-lloj klithmash, tollovi e orkestruar, pluhnaj\u00eb e kontrolluar, buj\u00eb e poter\u00eb p\u00ebrjashta normales, dridhet e l\u00ebkundet vet\u00eb toka nga galopi i kuajve, nga vrapi i elefant\u00ebve&#8230;<br \/>\nPor ja q\u00eb dhe shigjetat tek fluturojn\u00eb shpesh mund t&#8217;jen\u00eb &#8220;fals&#8221;, dhe vet\u00eb fiullimat e tyre jan\u00eb efekte speciale me kompjuterat. Aleksandri triumfon dhe s&#8217;vritet askush, as dhe 1 &#8220;persian&#8221; i vet\u00ebm, sa p\u00ebr falangist\u00ebt e tij as hi\u00e7 se hi\u00e7.<\/p>\n<p>Madje \u00ebsht\u00eb supozuar as kuajt t&#8217;mos l\u00ebndohen, asnj\u00eb kafsh\u00eb, asnj\u00eb shpirt. P\u00ebrndryshe organizatat p\u00ebr t\u00eb drejtat e kafsh\u00ebve ia fillojn\u00eb me padit\u00eb e me akuzat, fimaxhinjt\u00eb do shpenzoheshin me miliona p\u00ebr avokat\u00ebt, do ua grabisnin milionat e buxhetit filmik.<br \/>\nNaumakia e par\u00eb (p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flitet n\u00eb histori) qe organizuar n\u00eb v. 46 pes. p\u00ebr nder t\u00eb triumfit t\u00eb Cesarit (jo vet\u00ebm p\u00ebr triumfin n\u00eb Egjipt, meq\u00eb ishte triumf i &#8220;disafisht\u00eb&#8221;, psh dhe n\u00eb Gali).<\/p>\n<p>Beteja &#8220;naumakiste&#8221; e k\u00ebtij organizimi masiv pati qen\u00eb pjes\u00eb qendrore e nj\u00eb gala-ekstravagance prej festiviteti gjigant. Organizimi pati qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht ambicioz, ndoshta dhe vet\u00eb e tanishmja do ia kishte &#8220;zili&#8221; p\u00ebr komleksitetin organizativ. P\u00ebrve\u00e7 &#8220;betej\u00ebs naumakiste&#8221; p\u00ebrfshinte dhe koncerte muzikale, gara me kuaj, luftime k\u00ebmb\u00ebsorie, luftime kalor\u00ebsie, betejash me elefant\u00eb etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr naumakia-spektaklin e Cesarit qe organizuar nj\u00eb betej\u00eb gjoja mes fenikasve dhe egjiptasve. Anijet q\u00eb i p\u00ebrfaq\u00ebsonin flotat e ushtrive kund\u00ebrshtare qen\u00eb vendosur n\u00eb nj\u00eb pellg masiv (mini-liqen) nd\u00ebrtuar pran\u00eb lumit Tiber (Campus Martius).<br \/>\nMir\u00ebpo anijet ose lundrat e luft\u00ebs nuk &#8220;l\u00ebvizin&#8221; vetiu, k\u00ebshtu q\u00eb duhej menduar dhe p\u00ebr 4000 rremtar\u00ebt. Mbase duhet supozuar se k\u00ebta s&#8217;do vriteshin, dhe as patjet\u00ebr t\u00eb l\u00ebndoheshin. Ishin skllev\u00ebr, e sakt\u00eb por do ishin t\u00eb z\u00ebn\u00eb vet\u00ebm me rremat e me logjistikat e marin\u00ebs. Ndryshe nga 2000 luft\u00ebtar\u00ebt, gladiator\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb armatosur e q\u00eb duhej t\u00eb angazhoheshin n\u00eb duelet e p\u00ebrgjakshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr historian\u00ebt \u00ebsht\u00eb e paqart\u00eb deri n\u00eb \u00e7far\u00eb mase spektakli p\u00ebr nderin e Cesarit pati qen\u00eb i para-orkestruar (dmth. Naumakia). Dihet se gjith\u00e7ka ishte improvizim, organizimi masiv pati ndodhur p\u00ebr nder t\u00eb tij. Gjithkujt mund t&#8217;i shkoj\u00eb &#8220;mendja&#8221; se organizimi ishte i justifikuar, se ia vlente t\u00eb celebrohej &#8220;victoria cesariane&#8221;, se do ket\u00eb qen\u00eb spektak\u00ebl i shtrenjt\u00eb, qe konstruktuar pellg-liqeni, qen\u00eb nd\u00ebrtuar flotat, me anije e me ushtri qe b\u00ebr\u00eb gati gjith\u00e7ka, do i ket\u00eb kushtuar mjaft dhe kas\u00ebs s\u00eb shtetit. Mir\u00ebpo cili skenar qe ndjekur dhe me sa p\u00ebrpik\u00ebri, sa ishte teatrale beteja dhe sa ishte kaos i p\u00ebrgjaksh\u00ebm realistik, nuk dihet.<\/p>\n<p>Thuase na ishte nj\u00eb lloj &#8220;kalendari&#8221; gjysm\u00ebshekullor p\u00ebr spektaklet e tilla t\u00eb Naumakia (t\u00eb betejave t\u00eb improvizuara &#8220;detare&#8221;) &#8211; do ia fillonte Cesari n\u00eb v. 46 pes. P\u00ebraf\u00ebrsisht gjysm\u00eb shekulli m\u00eb pastaj, n\u00eb v. 2 pes. perandori August e organizoi nj\u00eb Naumakia mes ushtrive athinase dhe asaj persiane. Padyshim athinasit do i ken\u00eb b\u00ebr\u00eb &#8220;lesh persian\u00ebt aty n\u00eb mes&#8221; t\u00eb Rom\u00ebs. Meq\u00eb dhe ai, ngjash\u00ebm si Cesari pararend\u00ebs, e nd\u00ebrtoi nj\u00eb aso pellgu gjigant artificial n\u00eb bregun e djatht\u00eb t\u00eb lumit Tiber.<\/p>\n<p>Pastaj, p\u00ebraf\u00ebrsisht gjysm\u00eb shekulli m\u00eb von\u00eb, n\u00eb v. 52 t\u00eb er\u00ebs son\u00eb, nj\u00eb Naumakia spektakolare qe organizuar nga perandori Klaudius, ky do e organizonte n\u00eb liqenin Fucine. Klaudiusi do i angazhonte jo m\u00eb pak por 100 anije (le t&#8217;themi 2 flota me nga 50 anije, imagjino&#8230; madje as n\u00eb luftrash t\u00eb v\u00ebrteta shpesh s&#8217;mernin pjes\u00eb aq shum\u00eb anije). Qen\u00eb nevojitur rreth 19.000 njer\u00ebz n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka e mozaikut t\u00eb Naumakia t\u00eb vinte n\u00eb vendin e vet.<\/p>\n<p>Sipas Tacitit, disa nga t\u00eb burgosurit, disa gladiator\u00eb sikur ia pat\u00ebn prishur &#8220;qejfin&#8221; paksa Klaudiusit, sepse pat\u00ebn refuzuar t\u00eb luftonin. Qe detyruar vet\u00eb Klaudiusi t\u00eb intervenonte, i mllefosur dhe i trazuar p\u00ebr refuzimin e tyre, do ta d\u00ebrgonte gard\u00ebn perandorake dhe thjesht do i vriste. Akoma pa ia nisur spektakli i gladiatorizmit, vet\u00eb perandori do e p\u00ebrdorte gjakderdhjen ndaj skllev\u00ebrve t\u00eb pafash\u00ebm, si &#8220;mesazh&#8221; p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt kryengrit\u00ebs eventual\u00eb.<\/p>\n<p>Liqenin Fucine, t\u00eb cilin e pati p\u00ebrdorur Klaudiusi, romak\u00ebt e njihnin si Fucinus Lacus, u siguronte tok\u00eb pjellore, ishte burim i pasur peshkimi. Mir\u00ebpo p\u00ebr fat t\u00eb keq, duke mos patur rrjedhje natyrore, liqeni e p\u00ebrmbyste tok\u00ebn e punueshme rrotull vazhdimisht. Besohej gjithashtu se ishte &#8220;shkaktar&#8221; i s\u00ebmundjeve, e sidomos psh. malaria ishte mjaft problematike.<\/p>\n<p>Thuhet se perandori Klaudius qe p\u00ebrpjekur ta mbante n\u00ebn kontroll nivelin e liqenit duke e g\u00ebrmuar nj\u00eb tunel p\u00ebr kullimin e ujit. Tunel ~6 km i gjat\u00eb p\u00ebrmes Monte Salviano, ishte kjo nj\u00eb nd\u00ebrmarrje masive e llojit t\u00eb vet. Klaudiusi do t&#8217;i angazhonte 30.000 pun\u00ebtor\u00eb, dhe puna e g\u00ebrmimeve do i hante 11 vjet. Por s&#8217;\u00ebsht\u00eb se mundi qe shpaguar mir\u00ebfilli, historian\u00ebt s&#8217;din\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb sukses t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe dmth. n\u00ebse t\u00eb &#8220;krahasohej n\u00eb vija t\u00eb trasha&#8221; shkalla e nj\u00eb angazhimi t\u00eb till\u00eb inxhinierik-ekonomik (30.000 pun\u00ebtor\u00eb merren me g\u00ebrmimin p\u00ebr 11 vjet, q\u00ebllimet jan\u00eb t\u00eb mirat ekonomike-strategjike p\u00ebr popullat\u00ebn), nga ana tjet\u00ebr me 19.000 njer\u00ebz t\u00eb angazhuar rreth improvizimit t\u00eb nj\u00eb &#8220;beteje detare&#8221; me 100 anije aty n\u00eb liqen, k\u00ebsaj radhe thjesht sa p\u00ebr t&#8217;u zbavitur e arg\u00ebtuar me art-zot\u00ebsin\u00eb luftarake t\u00eb gladiator\u00ebve&#8230; sikur sadopak na dalin &#8220;parasysh&#8221; p\u00ebrmasat e nd\u00ebrmarrieve t\u00eb perandorit Klaudius : )<\/p>\n<p>Si\u00e7 e cek\u00ebm m\u00eb lart, nuk dihet sa &#8220;teatrale&#8221; ishin betejat e tilla dhe sa ishin vrastare, t\u00eb p\u00ebrgjakshme realisht. 50 anije andej dhe 50 t\u00eb tjera k\u00ebndej mbushur me gladiator\u00eb t\u00eb armatosur, patjet\u00ebr se \u00ebsht\u00eb spektak\u00ebl impresiv. Gladiator\u00ebt sikur b\u00ebheshin dhe m\u00eb t\u00eb &#8220;rreziksh\u00ebm&#8221;, meq\u00eb secila pal\u00eb e dinin se o duhej t\u00eb vdisnin o t\u00eb fitonin &#8211; k\u00ebtu dhe do ishte fundi. Spektakli, beteja n\u00ebnkuptonte se ishte afruar ai &#8220;fundi&#8221; i vet\u00eb fundit &#8211; me fitoren gladiatori &#8220;sigurohej&#8221; sadopak se do frymonte s\u00ebpaku deri n\u00eb betej\u00ebn tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, shkalla dhe risia e spektakleve t\u00eb tilla i t\u00ebrhiqte masat, me jav\u00eb grumbulloheshin turmash t\u00eb m\u00ebdha. Ndodhnin dhe fatkeq\u00ebsi, aksidente, shpesh n\u00eb furin\u00eb kaotike spektator\u00ebt madje p\u00ebrfundonin t\u00eb l\u00ebnduar a t\u00eb shkelur p\u00ebr vdekje. Mir\u00ebpo kishte dhe nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr q\u00eb nd\u00ebrlidhej me spektaklet masive &#8211; aspekti afarist, aspekti i biznesit.<\/p>\n<p>Ashtu-k\u00ebshtu nj\u00eb organizim aq masiv si spektak\u00ebl s&#8217;mund t\u00eb arrihej brenda dit\u00ebs &#8211; n\u00eb kuptimin si\u00e7 sot, bie fjala p\u00ebr nj\u00eb ndeshje futbolli, ca sekonda duhen dhe me iPhone blihen biletat &#8220;online&#8221;. Pastaj n\u00eb akord me dat\u00ebn e caktuar t\u00eb ndeshjes, brenda 1 dite t\u00eb vetme 50.000, 80.000 spektator\u00eb e mbushin dhe e zbrazin stadiumin &#8220;Marakana&#8221; (si shembull). Gjith\u00e7ka v\u00ebrtitet rrjedhsh\u00ebm, pa incidente, pa u l\u00ebnduar kush. Event kolosal, pothuaj as Oktoberfest s&#8217;\u00ebsht\u00eb m\u00eb i &#8220;madh&#8221; si event, zgjat\u00eb sa zgjat\u00eb&#8230; por dhe kur mbaron, s&#8217;ankohet kush p\u00ebr gj\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 mbase gjysm\u00eb t\u00eb dehur n\u00ebse qejflinjt\u00eb e birrave ankohen se u kan\u00eb mbaruar birrat. Ose tifoz\u00ebt m\u00eb t\u00eb flakt\u00eb dhe mund t\u00eb ankohen se na u qenkan &#8220;lig\u00ebshtuar&#8221; kordat e z\u00ebrit. N\u00eb rregull, ndonj\u00ebher\u00eb ndodhin dhe z\u00ebnkat mes fansave, m\u00eb von\u00eb sikur dhe ne ngelim goj\u00ebhapur me lajmet e TV-mbr\u00ebmjes. Shohim tym, kacafytje, lloj-lloj skenash kaotike, tifoz\u00ebt shpesh ia fillojn\u00eb dhe me grushtosjet masive. Sepse&#8230; sepse (dhe mund ta kuptojm\u00eb, na pllakos\u00eb keqardhja por dhe sikur i kuptojm\u00eb tifoz\u00ebt) inati \u00ebsht\u00eb inat &#8211; fitoret prore t\u00eb \u00ebmbla, disfatat gjithmon\u00eb t\u00eb hidhura.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb Rom\u00ebn e at\u00ebhershme, nj\u00eb Naumakia spektakolare e asaj shkalle, me turmat dhe me kaosin e pashmangsh\u00ebm, n\u00ebnkuptonte biznes, &#8220;lumenj&#8221; t\u00eb ver\u00ebs, t\u00eb alkoholit, dehje, shthurje mund\u00ebsi t\u00eb bollshme p\u00ebr shk\u00ebmbime qejfesh, mund\u00ebsi p\u00ebr lloj-lloj aventurash &#8220;amoreske&#8221;. Spektaklet masive sikur ishin vet\u00eb justifikimi p\u00ebr dehjen, p\u00ebr lirin\u00eb e p\u00ebr shthurjen. T\u00eb \u00e7far\u00ebdollojshme t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb; qoft\u00eb celebrime, festivitete t\u00eb rralla p\u00ebr nder t\u00eb ndonj\u00eb eventi perandorak, aspekti i biznesit s&#8217;kishte dallim, nj\u00ebsoj si\u00e7 dhe p\u00ebr festivalet &#8220;religjioze&#8221; tradicionale.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb e shum\u00eb festiviteteve t\u00eb tilla, p\u00ebrve\u00e7 biznesit tregtar t\u00eb zakonsh\u00ebm, p\u00ebrve\u00e7 dyqanxhinj\u00ebve &#8220;mobilistik\u00eb&#8221;, ishin dhe prostitutat. Bordelet, sht\u00ebpit\u00eb publike angazhoheshin gjithashtu p\u00ebr ndonj\u00eb metelik, me d\u00ebrgimin e &#8220;skuadrave mobile&#8221; t\u00eb prostitucionit. P\u00ebr nj\u00eb spektak\u00ebl Naumakia psh. Ovidi pati shkruar &#8220;me nj\u00eb turm\u00eb t\u00eb till\u00eb, vall\u00eb kush s&#8217;do e gjente at\u00eb q\u00eb i p\u00eblqente&#8221;?<\/p>\n<p>Disa vite pas Klaudiusit, n\u00eb v. 57 pes. thuhet se dhe perandori Nero e pati organizuar nj\u00eb spektak\u00ebl Naumakia. Nero do e p\u00ebrdorte nj\u00eb amfiteat\u00ebr prej druri, nj\u00eb lloj &#8220;pishine&#8221; gjigante e pati mbushur me uj\u00eb. T\u00eb nd\u00ebrtosh di\u00e7 enkas, ngrehin\u00eb speciale, qoft\u00eb pellg natyral skaj lumit Tiber, si Cesari e Augusti, o ta p\u00ebrdor\u00ebsh liqenin e gatsh\u00ebm si Klaudiusi, a qoft\u00eb &#8220;pishin\u00eb prej druri&#8221; si Nero&#8230; fare n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo romak\u00ebt me sa duket qen\u00eb p\u00ebrpjekur (t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb her\u00eb) ta p\u00ebrdornin dhe Koloseumin madh\u00ebshtor t\u00eb Rom\u00ebs p\u00ebr Naumakia-spektaklin. Si mbushet me uj\u00eb Koloseumi dhe si arrihet hidro-lojaliteti (p\u00ebr &#8220;mos-rrjedhjen&#8221;, p\u00ebr mos-ikjen e ujit), sa p\u00ebr koh\u00ebn e Rom\u00ebs romake absolutisht s&#8217;e kemi iden\u00eb. Teknologjit\u00eb e koh\u00ebs son\u00eb mbase dhe do ta kap\u00ebrthenin, ne s&#8217;e dim\u00eb as k\u00ebt\u00eb por inxhienier\u00ebt e din\u00eb sakt\u00eb, me plastiko-logjin\u00eb e s\u00eb sotmes ndoshta s&#8217;do ishte strikt e &#8220;pamundur&#8221;.<\/p>\n<p>Sipas historianit romak Casius Dio, n\u00eb v. 86 es. nj\u00eb &#8220;betej\u00eb detare&#8221; qe zhvilluar dhe n\u00eb Koloseumin e famsh\u00ebm t\u00eb Rom\u00ebs. Pra duhet supozuar tani se tunelet dhe kthinat e shumta posht\u00eb Koloseumit e mund\u00ebsonin iden\u00eb t\u00eb till\u00eb t\u00eb zbatohej n\u00eb praktik\u00eb. Nga ne k\u00ebrkohet ta supozojm\u00eb mbushjen e tuneleve me uj\u00eb, pastaj st\u00ebrmbushjen dhe v\u00ebrshimin, krijimin sipri t\u00eb nj\u00eb lloj akua-skene rrumbullake, gala-pishin\u00eb mjaftuesh\u00ebm e thell\u00eb p\u00ebr lundrat dhe p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e skenarit luftarak.<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, i leht\u00eb supozimi, por si?! S&#8217;e kan\u00eb iden\u00eb as shkollar\u00ebt, as inxhinier\u00ebt e s\u00eb sotmes, sikur ende ka ngelur enigm\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, sikur s&#8217;dim\u00eb ta v\u00ebjm\u00eb n\u00eb pun\u00eb as imagjinat\u00ebn e inxhinier\u00ebve perandorak, pompa aq t\u00eb avancuara zor t&#8217;ket\u00eb patur Roma. As me imagjinat\u00ebn e inxhinier\u00ebve modern\u00eb s&#8217;dim\u00eb si pompohet uj\u00eb i mjaftuesh\u00ebm n\u00eb Koloseum p\u00ebr t&#8217;lundruar aty rrotull nj\u00eb a dy flotash, plot lundrash ngjeshur me gladiator\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebra flot\u00eb psh. mund t&#8217;ishin marinar\u00eb t\u00eb xhindosur persian\u00eb (le t&#8217;jen\u00eb t\u00eb Kserksit &#8211; n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim s&#8217;na ngec imagjinata, e di dhe Hollivudi madje : ) Flota tjet\u00ebr kund\u00ebrshtare mund t&#8217;ishin marinar\u00eb t\u00eb patrembur spartan\u00eb. E prap\u00eb, s&#8217;\u00ebsht\u00eb vet\u00ebm problemi i pompave me t\u00eb cilin ballafaqohet imagjinata bashk\u00ebkohore, as jo vet\u00ebm &#8220;funksionimi&#8221; i flotave. S&#8217;kemi imagjinat\u00eb funksionale si do arrihej as procesi i mos-ikjes s\u00eb ujit pasi ta kemi pompuar. Shkurt&#8230; s&#8217;dim\u00eb, dhe pik\u00eb.<\/p>\n<p>[ <span style=\"color: #999999;\">ngjitur: Ulpiano Checa (1860-1916) &#8211; <strong>Naumakia<\/strong> (betej\u00eb e improvizuar detare e romak\u00ebve), 1894<\/span> ]<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, sht 2022) [ ngjitur: Ulpiano Checa (1860-1916) &#8211; Naumakia (betej\u00eb e improvizuar detare e romak\u00ebve), 1894 ] Naumakia &#8211; fjal\u00eb e latinishtes, huazuar nga greqishtja e lasht\u00eb, &#8220;\u03bd\u03b1\u03c5\u03bc\u03b1\u03c7\u03af\u03b1&#8220;, e q\u00eb do p\u00ebrkthehej si &#8220;betej\u00eb detare&#8220;.&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13727\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-13727","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}