{"id":13799,"date":"2023-12-19T16:43:19","date_gmt":"2023-12-19T15:43:19","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13799"},"modified":"2024-09-22T21:55:21","modified_gmt":"2024-09-22T20:55:21","slug":"euro-krenaria-muzikaliteti-dhe-kostoja-e-festivalit-eurovision","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13799","title":{"rendered":"Euro-krenaria, muzikaliteti, dhe kostoja e festivalit &#8220;Eurovision&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Dhjetor 2023<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurokrenaria_dhe_shpenzimet_rreth_eurovision_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13800\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurokrenaria_dhe_shpenzimet_rreth_eurovision_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurokrenaria_dhe_shpenzimet_rreth_eurovision_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurokrenaria_dhe_shpenzimet_rreth_eurovision_opt-300x225.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurokrenaria_dhe_shpenzimet_rreth_eurovision_opt-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurokrenaria_dhe_shpenzimet_rreth_eurovision_opt-768x576.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurokrenaria_dhe_shpenzimet_rreth_eurovision_opt-1536x1152.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p><strong>1 &#8211; Kostoja e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Eurovision &#8211; Krenaria dhe Financat<\/strong><\/p>\n<p>Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur tashm\u00eb, Shqip\u00ebria do merr pjes\u00eb n\u00eb festivalin &#8220;Eurovision 2024&#8221;. Sa i kushton Shqip\u00ebris\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb Eurovision nuk dihet sakt\u00ebsisht &#8211; sepse t\u00eb dh\u00ebnat e sakta nuk b\u00ebhen publike. Jo vet\u00ebm Shqip\u00ebria i &#8220;maskon&#8221; t\u00eb dh\u00ebnat, por aq transparent\u00eb s&#8217;jan\u00eb askush nga shtetet e Evrop\u00ebs. Mbase (jo)transparenca ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me shkencat e nd\u00ebrlikuara t\u00eb &#8220;llogaritjes&#8221;. Meq\u00eb p\u00ebrkund\u00ebr kompjuterave t\u00eb fuqish\u00ebm q\u00eb i ka e sotmja, shpesh financat dhe auditimet v\u00ebshtir\u00ebsohen e b\u00ebhen &#8220;rocket science&#8221;. Ec e dije, s&#8217;duhet spekuluar, n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim s&#8217;e kemi iden\u00eb sepse dhe s&#8217;na duhej aq : )<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo dihet se shpenzimet p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen jan\u00eb t\u00eb larta, dhe prore duke u rritur p\u00ebr arsye t\u00eb tenisoneve n\u00eb &#8220;teatrin politik&#8221; evropian t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb fundit. Bie fjala Rumania nuk do merr pjes\u00eb n\u00eb Eurovision 2024. Dhe si\u00e7 dihet Rumania nuk \u00ebsht\u00eb shtet i &#8220;vog\u00ebl&#8221; (as si Luksemburgu, por psh. as si Mali i Zi), Rumania i ka rreth 19 milion\u00eb banor\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb tarifa e pjes\u00ebmarrjes s\u00eb Rumanis\u00eb n\u00eb Eurovision s&#8217;do duhej t\u00eb ishte &#8220;problematike&#8221;.<\/p>\n<p>Dihet gjithashtu se Rumania qe p\u00ebrjashtuar nga Eurovision 2016 p\u00ebr shkak t\u00eb borxhit t\u00eb papaguar ndaj EBU (Unionit t\u00eb Transmetuesve t\u00eb Evrop\u00ebs &#8211; dmth. borxh ndaj organizatorit-mbikqyr\u00ebsit gjeneral t\u00eb Eurovision). Shenj\u00eb e &#8220;keqe&#8221; kjo, s&#8217;ka si t&#8217;jet\u00eb shenj\u00eb e mir\u00eb.<br \/>\nPo ashtu, si\u00e7 dihet p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb kostove t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Eurovision, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bullgaria qen\u00eb t\u00ebrhequr nga pjes\u00ebmarrja n\u00eb festivalin Eurovision 2023, duke th\u00ebn\u00eb se nuk kishin mund\u00ebsi t&#8217;i paguanin tarifat e larta t\u00eb regjistrimit.<\/p>\n<p>Sipas britanik\u00ebve, RTV-ja e Maqedonis\u00eb Veriore, p\u00ebrmes nj\u00eb deklarate t\u00eb tyre, sa i p\u00ebrket mospjes\u00ebmarrjes n\u00eb Eurovision 2023 qen\u00eb justifikuar si vijon: &#8220;vendimi i till\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve, duke patur parasysh shpenzimet e shtuara p\u00ebr shkak t\u00eb kriz\u00ebs energjitike\u2026 si dhe rritjen e tarif\u00ebs s\u00eb regjistrimit p\u00ebr pjes\u00ebmarrje&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa justifikimi i transmetuesit publik malazez (RTCG) ishte si vijon: &#8220;p\u00ebrve\u00e7 kostove t\u00eb konsiderueshme t\u00eb tarifave t\u00eb regjistrimit, si dhe kostos s\u00eb q\u00ebndrimit n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe &#8211; ne u p\u00ebrball\u00ebm dhe me munges\u00ebn e interesit nga sponsor\u00ebt, andaj (n\u00eb vend t\u00eb pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Eurovision) vendos\u00ebm t&#8217;i drejtojm\u00eb burimet ekzistuese p\u00ebr financimin e projekteve komb\u00ebtare t\u00eb planifikuara&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Financat e Shqip\u00ebris\u00eb sa i p\u00ebrket Eurovision-it jan\u00eb stabile dhe stoike. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e mundur mbajtja dhe mbar\u00ebvajtja e festivalit Eurovison, shtetet konkurruese si &#8220;bilet\u00eb&#8221; p\u00ebr pjes\u00ebmarrje e paguajn\u00eb nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb caktuar. Kjo pages\u00eb \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si nj\u00eb lloj tarife e regjistrimit, duhet t\u00eb paguhet secilin vit. Jo t\u00eb gjitha shtetet paguajn\u00eb nj\u00ebsoj, sidoqoft\u00eb si buxhet i p\u00ebrbashk\u00ebt n\u00eb kas\u00ebn buxhetore t\u00eb &#8220;EBU&#8221; mblidhen rreth 5-6 milion\u00eb \u20ac.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj tarife regjistruese n\u00eb kontestin e Eurovision, secili vend pjes\u00ebmarr\u00ebs duhet t&#8217;i mbuloj\u00eb shpenzimet p\u00ebr performanc\u00ebn dhe pjes\u00ebmarrjen sa m\u00eb t\u00eb denj\u00eb n\u00eb festival. Shpenzimet e pjes\u00ebmarrjes p\u00ebrfshijn\u00eb gjith\u00e7ka, madje dhe pagesat p\u00ebr makiazhin e bukurosheve, sikur dhe shpenzimet e zbukurimit skenik, psh. sa e sa dritat duhet fikur-ndezur, sa e sa avujt duhet mb\u00ebshtjellur&#8230; var\u00ebsisht nga dizajni dhe nga idet\u00eb q\u00eb ideator\u00ebve u mbushet mendja t&#8217;i p\u00ebrdorin.<\/p>\n<p>Sa shpenzon secili vend p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Eurovision, si\u00e7 e cek\u00ebm infot 100% t\u00eb plota nuk b\u00ebhen publike. Por bie fjala (sipas &#8220;Eurovision Fun&#8221;) Spanja i pati shpenzuar 680.000 \u20ac p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb v. 2022. Rreth 302.000 \u20ac qen\u00eb paguar p\u00ebr tarif\u00ebn e pjes\u00ebmarrjes, nd\u00ebrsa 380.000 \u20ac ishin shpenzimet p\u00ebr pagesat rreth performanc\u00ebs skenike dhe t\u00eb akomodimit t\u00eb stafit. Ose psh. n\u00eb v. 2016 Holanda i pati shpenzuar gjysm\u00eb milioni (~500.000 \u20ac) p\u00ebr ta d\u00ebrguar &#8220;k\u00ebng\u00ebn&#8221; e vet konkurruese n\u00eb Stokholm, e cila k\u00ebng\u00eb do p\u00ebrfundonte e 11-ta.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, si\u00e7 dihet p\u00ebr arsye t\u00eb luft\u00ebs ose t\u00eb agresionit ndaj Ukrain\u00ebs, Rusia qe p\u00ebrjashtuar nga Eurovision-i. Si rrjedhoj\u00eb tarifa p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb Eurovision \u00ebsht\u00eb rritur. Normale q\u00eb Rusia paguante bie fjala m\u00eb shum\u00eb se Mali i Zi, apo m\u00eb shum\u00eb se Shqip\u00ebria. Kontributi i konsideruesh\u00ebm buxhetor p\u00ebr kas\u00ebn e &#8220;EBU&#8221; (dhe q\u00eb tani mungon, i Rusis\u00eb), e ka krijuar nj\u00eb &#8220;vrim\u00eb&#8221; a boshll\u00ebk n\u00eb kas\u00ebn e organizimit t\u00eb Eurovision, duke \u00e7uar n\u00eb rritjen e tarifave p\u00ebr shtetet pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrjashtimi i Rusis\u00eb problemi, &#8220;p\u00ebrjashtimi i Rusis\u00eb&#8221; sikur \u00ebsht\u00eb i lidhur me t\u00eb gjith\u00eb faktor\u00ebt e tjer\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera \u00ebsht\u00eb shkaktuar dhe rritja e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb. Nga shtrenj\u00ebtimi energjitik vjen dhe rritja e kostos s\u00eb jetes\u00ebs, rritja e kostos s\u00eb sh\u00ebrbimeve, rritja e akomodimit n\u00eb hotelet, rritja e kostos rreth transportit. Shkurt, shtrenj\u00ebtimi i energjis\u00eb sikur automatikisht \u00ebsht\u00eb faktor i rritjes s\u00eb kostos s\u00eb gjith\u00e7kaje.<\/p>\n<p>Sipas rregullores, 5 vendet e ashtuquajtura &#8220;Big-5&#8221; (5-shja e Madhe &#8211; Gjermania, Franca, Italia, Spanja dhe Mbret\u00ebria e Bashkuar) parakualifikohen automatikisht p\u00ebr Finalen. Sepse p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen n\u00eb Eurovision &#8220;5-shja e Madhe&#8221; paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Finalja e Eurovison 2024 do i ket\u00eb 26 vende garuese. Krahas 5-sh\u00ebs s\u00eb parakualifikuar dhe + nikoqirit, prit\u00ebsit t\u00eb festivalit (k\u00ebsaj radhe Suedia), vendet e tjera caktohen nga dy gjysm\u00ebfinalet (secila gjysm\u00ebfinale do t&#8217;i caktoj\u00eb nga 10 vende garuese, dmth. 10 + 10 + 1 (Suedia) + 5 (5-shja e Madhe) = 26). Shorti kontestues do t\u00eb shpallet n\u00eb Janar 2024.<\/p>\n<p>Pra meq\u00eb &#8220;5-shja e Madhe&#8221; paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse vendet e 5-shes sa i p\u00ebrket kualifikimit p\u00ebr finalen e Eurovision s&#8217;kan\u00eb pse &#8220;m\u00ebrziten&#8221; &#8211; 5 t\u00eb privilegjuarit kalojn\u00eb automatikisht n\u00eb finale secilin vit. Ky &#8220;privilegj&#8221; i plasimit pa kontest n\u00eb finale, gjoja si &#8220;kompromis&#8221; p\u00ebr koston, e qart\u00eb se automatikisht \u00ebsht\u00eb faktor kompromentues p\u00ebr festivalin. Si biz-kompromis n\u00eb natyr\u00ebn e vet, akoma pa ia nisur gar\u00ebs, akoma pa i d\u00ebgjuar k\u00ebng\u00ebt, sikur e &#8220;korrupton&#8221; validitetin e vler\u00ebsimit artistik (apo t\u00eb votave).<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa as shpenzimet e vendit mikprit\u00ebs t\u00eb festivalit t\u00eb radh\u00ebs nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjitha vendet. Pasi kostoja e organizmit t\u00eb Eurovision varet nga disa faktor\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm. Si psh. n\u00ebse vendi prit\u00ebs e ka infrastruktur\u00ebn e duhur, apo tek duhet t\u00eb investoj\u00eb p\u00ebr t&#8217;i nd\u00ebrtuar objektet q\u00eb nevojiten.<\/p>\n<p>Tarifat vjetore p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen (t\u00eb mbledhura nga &#8220;EBU&#8221;) i jepen vendit prit\u00ebs p\u00ebr ta ndihmuar financimin e festivalit. Mir\u00ebpo &#8220;EBU&#8221; i mbledh rreth 5-6 milion\u00eb \u20ac, pjesa tjet\u00ebr e buxhetit t\u00eb festivalit duhet t\u00eb mbulohet nga vet\u00eb nikoqiri i radh\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb s&#8217;ka kufizime, varet nga faktor\u00ebt e ndrysh\u00ebm dhe nga &#8220;krenaria&#8221;. Sa jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb shpenzojn\u00eb nikoqir\u00ebt e festivalit askush s&#8217;e di, p\u00ebrve\u00e7 atyre vet\u00eb.<\/p>\n<p>Thuhet se shpenzimet e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr Eurovision 2023 ishin rreth 11.3 milion\u00eb \u20ac. Por kjo shif\u00ebr pati qen\u00eb di\u00e7 si &#8220;leht\u00ebsim&#8221;, britanik\u00ebt sikur pat\u00ebn qen\u00eb me fat, meq\u00eb na qenk\u00ebsh parallogaritur se kostoja totale mund t&#8217;shkonte deri 18 milion\u00eb \u20ac. Nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, Eurovison 2022 n\u00eb Torino, sipas Eurovoix i pati kushtuar Italis\u00eb gjithsej 16.3 milion\u00eb \u20ac.<\/p>\n<p>Rekordi i shpenzimit m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr nikoqirll\u00ebkun e Eurovision aktualisht i takon Azerbajxhanit. Meq\u00eb infrastruktura ose objektet ekzistuese nuk ishin adekuate, p\u00ebr Eurovision 2012 Azerbajxhani u desh ta nd\u00ebrtonte nj\u00eb aren\u00eb fringo t\u00eb re. Thuhet se Azerbajxhani i pati shpenzuar 60 milion\u00eb \u20ac, pra shum\u00eb astronomike kjo, e cila shum\u00eb n\u00ebse t\u00eb &#8220;balansohej&#8221; tani me inflacionin aktual vler\u00ebsohet se do ishte rreth 89 milion\u00eb \u20ac.<\/p>\n<p>&#8220;Rekordi&#8221; i 2-t\u00eb p\u00ebr shtrenjt\u00ebsin\u00eb e pritjes s\u00eb Eurovision i takon Danimark\u00ebs n\u00eb v. 2014, danez\u00ebt i pat\u00ebn shpenzuar 44.8 milion\u00eb \u20ac. Nd\u00ebrsa &#8220;rekordi&#8221; i 3-t\u00eb i takon Ukrain\u00ebs n\u00eb v. 2017, pasi k\u00ebta i pat\u00ebn shpenzuar 37 milion\u00eb \u20ac.<\/p>\n<p><strong>2 &#8211; Rezultatet Eurovizionale &#8211; Krenaria dhe Paragjykimi<\/strong><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurovision_song_contest_2022_second_semi-final_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13801\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurovision_song_contest_2022_second_semi-final_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"777\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurovision_song_contest_2022_second_semi-final_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurovision_song_contest_2022_second_semi-final_opt-300x167.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurovision_song_contest_2022_second_semi-final_opt-1024x568.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_eurovision_song_contest_2022_second_semi-final_opt-768x426.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Pas fitores s\u00eb Suedis\u00eb n\u00eb Eurovision 2023 (me k\u00ebng\u00ebn &#8220;Tattoo&#8221;, nga Loreen), sipas rregullores edicioni i radh\u00ebs i Eurovision do t&#8217;mbahet n\u00eb Malmo, Suedi. Festivali Eurovision 2024 do p\u00ebrb\u00ebhet nga dy gjysm\u00ebfinale, m\u00eb 7 dhe 9 Maj 2024, si dhe nga finalja m\u00eb 11 Maj 2024. Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur tashm\u00eb, Shqip\u00ebria do t&#8217;konkurroj\u00eb n\u00eb festivalin &#8220;Eurovision 2024&#8221;.<\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e k\u00ebng\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Eurovision 2024 do ndodh\u00eb n\u00eb Festivalin e K\u00ebng\u00ebs #62, i cili do mbahet nga 19 deri 22 Dhjetor 2023, n\u00eb Pallatin e Kongreseve, Tiran\u00eb. Pra duke filluar sonte (19 Dhjetor), Festivali i K\u00ebng\u00ebs #62 do i ket\u00eb 4 mbr\u00ebmje festive, mbr\u00ebmjet 1, 2, 3 dhe mbr\u00ebmjen 4, q\u00eb sh\u00ebrben si Finalja e Festivalit.<\/p>\n<p>Deri tani Shqip\u00ebria ka marr\u00eb pjes\u00eb 19 her\u00eb n\u00eb Eurovision, s&#8217;ka fituar kurr\u00eb&#8230; asnj\u00ebher\u00eb, rezultati m\u00eb i mir\u00eb ishte vendi i 5-t\u00eb n\u00eb v. 2012. Si\u00e7 e pam\u00eb, p\u00ebr v. 2023 me k\u00ebng\u00ebn &#8220;Duje&#8221; u fituan 76 pik\u00eb, dhe Shqip\u00ebris\u00eb do i takonte vendi 22. Mir\u00ebpo 19 vite &#8220;tentative&#8221; t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, s&#8217;kan\u00eb si &#8220;krahasohen&#8221; bie fjala me 49 vitet e Portugalis\u00eb q\u00eb u desh t\u00eb kalonin p\u00ebr ta arritur fitoren e par\u00eb t\u00eb tyre n\u00eb v. 2017.<\/p>\n<p>Imagjino, p\u00ebr gjysm\u00eb shekulli portugez\u00ebt i mbajt\u00ebn endrrat e fitores gjall\u00eb, nuk u dekurajuan, nuk u l\u00ebkund\u00ebn dhe as nuk u tremb\u00ebn.<br \/>\nOse psh. Holanda i ka 40 vite duke par\u00eb \u00ebndrra p\u00ebr fitoren. Ia dol\u00ebn 5 fitore, si ia dol\u00ebn aq sakt\u00eb dhe s&#8217;e dim\u00eb&#8230; sepse na mungon njohja e historis\u00eb. Mir\u00ebpo ia dol\u00ebn kur ia dol\u00ebn, n\u00eb koh\u00ebn e parahistoris\u00eb eurovizionale.<\/p>\n<p>Tani thuase koha u ka stopuar n\u00eb vend, thuase u ka ngecur ora e historis\u00eb, ngel\u00ebn 40 vite duke e lutur per\u00ebndesh\u00ebn e festivalit (padyshim do jet\u00eb &#8220;Euro-Victoria&#8221;, ose ngjash\u00ebm). \u00c7udia vet\u00eb si nuk ia dedikuan per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb Eurovision nj\u00eb monument madh\u00ebshtor, nj\u00eb aso monumenti grandioz si vet\u00eb Statuja e Liris\u00eb!<\/p>\n<p>Sikur \u00e7uditem pak\u00ebz, sepse e di q\u00eb holandez\u00ebt kurr\u00eb nuk ia l\u00ebn\u00eb fitoren rast\u00ebsis\u00eb. S&#8217;ka ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb. Bie fjala n\u00eb garat e futbollit, qoft\u00eb UEFA apo garat e Eredivisionit, o impenjohen me gjith\u00eb talentin, angazhohen me 100% t\u00eb kapacitetit, dhe n\u00ebse fitojn\u00eb, fitoren absolutisht e meritojn\u00eb &#8211; o fare nuk fitojn\u00eb.<\/p>\n<p>Andaj duke i patur parasysh 49 vitet e shpres\u00ebs s\u00eb Portugalis\u00eb, 39 vitet e Qipros\u00eb, 40 vitet e Lulandis\u00eb etj., teza jon\u00eb insiston q\u00eb rezultatet eurovizionale duhet rrahur fillimisht nga ana pozitiviste. Sepse kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb pyetje euro-krenaria dhe muzikaliteti i Evrop\u00ebs, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ka vet\u00eb pjes\u00ebmarrja, e tek pastaj eventualisht dhe fitorja apo rezultatet.<\/p>\n<p>E sidomos kur dihet se jo vet\u00ebm fitoret jan\u00eb &#8220;sukses&#8221;. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre sukses \u00ebsht\u00eb dhe mosngelja &#8220;n\u00eb fund&#8221; t\u00eb fundit (n\u00eb list\u00ebn e votave t\u00eb festivalit). Sa i p\u00ebrket &#8220;fundit&#8221; m\u00eb s\u00eb keqi i kan\u00eb pun\u00ebt psh. Finlanda, Norvegjia, Gjermania, Austria, Belgjika, Zvicra etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto vende ishin nga 10 her\u00eb, ose s\u00ebpaku nga 8 her\u00eb n\u00eb &#8220;fund&#8221; t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Si kontrast (dallimisht i madh, jasht\u00ebzakonisht i madh) Shqip\u00ebria kurr\u00eb s&#8217;ka ngelur e &#8220;fundit&#8221;. Dhe po ashtu kurr\u00eb s&#8217;ka ndodhur t\u00eb ngelet pa pik\u00eb, ruana zot&#8230; kurr\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb kurr\u00ebnj\u00ebher\u00eb, s&#8217;ka ndodhur t&#8217;i ket\u00eb 0 pik\u00eb. Vetvetiu k\u00ebso statistikash sikur flasin p\u00ebr at\u00eb an\u00ebn pozitiviste t\u00eb suksesit eurovizional.<\/p>\n<p>Ose psh. 19 vite prezenc\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Eurovision s&#8217;mund t\u00eb &#8220;krahasohen&#8221; me 30 vite munges\u00eb t\u00eb Luksemburgut. Pas 30 viteve t\u00eb &#8220;gjum\u00ebsis\u00eb&#8221; Luksemburgu \u00ebsht\u00eb zgjuar dhe ka vendosur t&#8217;i rikthehet festivalit. Imagjino, 30 vite askund dhe tani do jen\u00eb dhe k\u00ebta n\u00eb Eurovision 2024. Rumania, ajo krenaroshja e madhe si an\u00ebtare e EU, s&#8217;do merr pjes\u00eb sepse s&#8217;ka mund\u00ebsi. Nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria s&#8217;\u00ebsht\u00eb ende an\u00ebtare e EU, aq i b\u00ebn\u00eb&#8230; Rumania thjesht s&#8217;ka si shtyhet me Shqip\u00ebrin\u00eb. Ose psh. Luksemburgu si gjumash mjaft e ka &#8220;rrudhur dor\u00ebn&#8221; e koprrac\u00ebris\u00eb, mjaft ka kursyer me mospjes\u00ebmarrje, tani koha e zgjimit dhe duhet t&#8217;i qaset Eurokrenaris\u00eb.<\/p>\n<p>Me gjas\u00eb, duke par\u00eb se dhe Suedia fitoi 7 her\u00eb (nj\u00ebsoj si Irlanda), Luksemburgut i doli gjumi dhe p\u00ebr inat ka vendosur &#8220;z\u00ebnien&#8221; e k\u00ebtyre dy vendeve prijatare. Meq\u00eb sa i p\u00ebrket numrit t\u00eb fitoreve af\u00ebr ishin dhe k\u00ebta. Duket i &#8220;vock\u00ebl&#8221; Luksemburgu por gjat\u00eb historis\u00eb ka fituar 5 her\u00eb.<br \/>\nN\u00ebse krahasohet koeficient-talenti i vendeve &#8220;gjigante&#8221; t\u00eb Evrop\u00ebs, thjesht nuk vlen krahasimi. Bie fjala Gjermania si rekordiste me 66 pjes\u00ebmarrje n\u00eb Eurovision, i ka vet\u00ebm 2 fitore. Gjith\u00eb ata k\u00ebng\u00ebtar\u00eb, m\u00eb s\u00eb shumti pjes\u00ebmarrje n\u00eb Eurovision&#8230; p\u00ebr 66 vjet me radh\u00eb dhe vet\u00ebm 2 fitore. Me miliona e miliona talente t\u00eb Gjermanis\u00eb dhe kot, nd\u00ebrsa ai mini-Luksemburgu 5 fitore.<\/p>\n<p>Anise, \u00e7&#8217;\u00ebsht\u00eb e drejta, askush nga 5 k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt-fitues t\u00eb Luksemburgut nuk ishin &#8220;bash&#8221; nga Luksemburgu. N\u00eb rregull, konsiderohet &#8220;fitore&#8221; por n\u00eb fakt ishin 4 francez\u00eb dhe 1 grek &#8211; pat\u00ebn fituar gjoja n\u00eb &#8220;em\u00ebr&#8221; t\u00eb Luksemburgut. I bie q\u00eb, n\u00ebse fituesi t&#8217;na ishte kinez, apo eskimez me banim n\u00eb Luksemburg, edhe kjo &#8220;fitore&#8221; do i takonte Luksemburgut : )<\/p>\n<p><strong>3 &#8211; Festivali i K\u00ebng\u00ebs #62 &#8211; P\u00ebrzgjedhja shqiptare p\u00ebr &#8220;Eurovision 2024&#8221;<\/strong><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_festivali_i_kenges_62_shqiperia_2024_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13802\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_festivali_i_kenges_62_shqiperia_2024_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"744\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_festivali_i_kenges_62_shqiperia_2024_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_festivali_i_kenges_62_shqiperia_2024_opt-300x174.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_festivali_i_kenges_62_shqiperia_2024_opt-1024x595.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/arspo_festivali_i_kenges_62_shqiperia_2024_opt-768x446.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>P\u00ebrzgjedhja e k\u00ebng\u00ebs p\u00ebr ta p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb &#8220;Eurovision 2024&#8221; ndodh\u00eb me Festivalin e K\u00ebng\u00ebs #62, i cili do t\u00eb mbahet nga 19 deri 22 Dhjetor 2023, n\u00eb Pallatin e Kongreseve, Tiran\u00eb. Festivali i K\u00ebng\u00ebs #62 p\u00ebrb\u00ebhet nga mbr\u00ebmjet 1, 2, 3 dhe mbr\u00ebmja 4 &#8211; Finalja. Drejtuesit-nikoqir\u00ebt e festivalit do jen\u00eb Adriana Matoshi, Kledi Kadiu, Xhuliano Dule, Krisa \u00c7aushi.<\/p>\n<p>[ Mbr\u00ebmja 1 &#8211; 19 Dhjetor 2023 &#8211; Gjat\u00eb mbr\u00ebmjes 1 t\u00eb Festivalit prezantohen 16 k\u00ebng\u00eb]<\/p>\n<p>1 Stivi Ushe &#8211; Askush si ty<br \/>\n2 Besa Kok\u00ebdhima &#8211; Zemr\u00ebn n&#8217;dor\u00eb<br \/>\n3 Mal Retkoceri &#8211; \u00c7mendur<br \/>\n4 Eldis Arrnjeti &#8211; Nj\u00eb kujtim<br \/>\n5 Shpat Deda &#8211; S&#8217;mund t&#8217;fitoj pa ty<br \/>\n6 Jehona Ponari &#8211; Evol<br \/>\n7 PeterPan Quartet &#8211; Edhe nje here<br \/>\n8 Festina Mejzini &#8211; Melos<br \/>\n9 Kastro Zizo &#8211; 2073<br \/>\n10 Luan Durmishi &#8211; P\u00ebrs\u00ebritja<br \/>\n11 Melodajn Mancaku &#8211; Nuk jemi ne<br \/>\n12 Olsi Ballta &#8211; Un\u00eb<br \/>\n13 Andi Tanko &#8211; Her\u00eb pas here<br \/>\n14 &#8211; Sergio Hajdini &#8211; Uragan<br \/>\n15 Santino De Bartolo &#8211; Dua t\u00eb rri me ty<br \/>\n16 Olimpia Smajlaj &#8211; Asaj<\/p>\n<p>[ Mbr\u00ebmja 2 &#8211; 20 Dhjetor 2023 &#8211; Gjat\u00eb mbr\u00ebmjes 2 t\u00eb Festivalit prezantohen 15 k\u00ebng\u00eb ]<\/p>\n<p>1 Big Basta &amp; Vesa Luma &#8211; Mbinatyrale<br \/>\n2 Elsa Lila &#8211; Mars<br \/>\n3 Jasmina Hako &#8211; Ti<br \/>\n4 Michela Paluca &#8211; P\u00ebr veten<br \/>\n5 Anduel Kovaci &#8211; Nan&#8217;<br \/>\n6 Irma Lepori &#8211; Me prit<br \/>\n7 Eden Baja &#8211; Aj\u00ebr<br \/>\n8 Erina and The Elementals &#8211; Jet\u00ebn n&#8217;Skaj<br \/>\n9 Kleansa Susaj &#8211; Piktur\u00eb<br \/>\n10 Arsi Bako &#8211; Zgjohu<br \/>\n11 Tiri Gjoci &#8211; N\u00eb \u00ebnd\u00ebrr<br \/>\n12 Besa Krasniqi &#8211; Esenciale<br \/>\n13 Bledi Kaso &#8211; \u00c7do gj\u00eb mbaroi<br \/>\n14 Troy Band &#8211; Horizonti i \u00ebndrrave<br \/>\n15 Martina Serreqi &#8211; Vet\u00ebm ty<\/p>\n<p>[ Mbr\u00ebmja 3 &#8211; 21 Dhjetor 2023 ] &#8211; Mbr\u00ebmja Nostalgjike<\/p>\n<p>[ Mbr\u00ebmja 4 &#8211; 22 Dhjetor 2023 ] &#8211; Finalja e Festivalit<\/p>\n<p><span style=\"color: #999999;\">&#8211; &#8211; &#8211;<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Referencat:<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">&#8211; eurovisionworld<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">&#8211; mirror.uk<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">&#8211; EBU<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">&#8211; eurovision-tv<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Dhjetor 2023 1 &#8211; Kostoja e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb Eurovision &#8211; Krenaria dhe Financat Si\u00e7 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e ditur tashm\u00eb, Shqip\u00ebria do merr pjes\u00eb n\u00eb festivalin &#8220;Eurovision 2024&#8221;. Sa i kushton Shqip\u00ebris\u00eb pjes\u00ebmarrja n\u00eb Eurovision nuk&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13799\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-13799","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13799","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13799"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13799\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13799"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13799"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13799"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}