{"id":13992,"date":"2024-01-26T13:17:09","date_gmt":"2024-01-26T12:17:09","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13992"},"modified":"2024-04-08T21:35:14","modified_gmt":"2024-04-08T20:35:14","slug":"dic-si-kuanta-grimcash-pluhuri-ne-hapesire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=13992","title":{"rendered":"Di\u00e7 si kuanta-grimcash pluhuri n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, J 2024 (teizmi, ateizmi, agnosticizmi shkencor etj&#8230;)<\/em><\/p>\n<p>(&#8230;<strong>koh\u00ebve t\u00eb fundit njer\u00ebzit e kan\u00eb shpikur madje dhe &#8220;jedaizmin&#8221; si religjion (nga Star Wars &#8211; &#8220;may force be with you&#8221;, fansat e Hollivudit dhe besimtar\u00ebt e &#8220;jedaizmit&#8221; besojn\u00eb se besimi i tyre \u00ebsht\u00eb religjion absolutisht kuptimplot\u00eb, sidoqoft\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb e kemi dhe nj\u00ebfar\u00eblloj shtegu t\u00eb &#8220;asnjan\u00ebsis\u00eb&#8221; filozofike sa i p\u00ebrket besimit-mosbesimit, \u00ebsht\u00eb sistem i p\u00ebrkryer i p\u00ebrsiatjes, \u00ebsht\u00eb edhe-edhe, as-as<\/strong>&#8230;)<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/arspo_sg_dic_si_kuanta-grimcash_pluhuri_ne_hapesisre_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone wp-image-13993 size-full\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/arspo_sg_dic_si_kuanta-grimcash_pluhuri_ne_hapesisre_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"1089\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/arspo_sg_dic_si_kuanta-grimcash_pluhuri_ne_hapesisre_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/arspo_sg_dic_si_kuanta-grimcash_pluhuri_ne_hapesisre_opt-300x233.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/arspo_sg_dic_si_kuanta-grimcash_pluhuri_ne_hapesisre_opt-1024x797.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/01\/arspo_sg_dic_si_kuanta-grimcash_pluhuri_ne_hapesisre_opt-768x597.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nT\u00eb besosh, natyrisht e gjitha \u00e7far\u00eb duhet \u00ebsht\u00eb ta kesh besimin, kur e ke besimin pastaj aq e &#8220;leht\u00eb&#8221;. Intelekti i akorduar me vetveten n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb (dmth. me besimin e thjesht\u00eb, jokushtimisht) e ka gjetur nj\u00ebfar\u00eb rehatie dhe balansi, gjendja e till\u00eb mendore prehet ose &#8220;pushon&#8221; n\u00eb satisfaksionin e nj\u00eb niveli t\u00eb caktuar shpirt\u00ebror dhe intelektual.<\/p>\n<p>Shi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb besimi personal (dhe religjioni n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, si institucionalizim) e kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb absolute dhe t\u00eb pakontestueshme, sepse njeriut i ofrohet qet\u00ebsia shpirt\u00ebrore-mendore lidhur me ekzistenc\u00ebn, me mbijetes\u00ebn, me &#8220;vrazhd\u00ebsin\u00eb&#8221; e bot\u00ebs materialistike etj.<\/p>\n<p>Ndoshta dallimi bazik mes nj\u00eb teisti (besimtari), nj\u00eb ateisti (jobesimtari) dhe nj\u00eb agnostiku do mund t\u00eb thjesht\u00ebsohej si sqarim duke th\u00ebn\u00eb se, rreth pyetjes &#8220;n\u00ebse Zoti ekziston apo jo&#8221;, teisti do p\u00ebrgjigjej &#8220;po&#8221;, ateisti &#8220;jo&#8221;, dhe agnostiku (si nj\u00eb analist i madh, si shkenc\u00ebtar-kureshtar, si ndonj\u00eb Ajnshtajn, si filozof me shum\u00eb pik\u00ebpyetje + pik\u00eb\u00e7udit\u00ebse n\u00eb kok\u00eb) do t&#8217;thoshte &#8220;ndoshta&#8221;.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb blog-faqen personale &#8220;Ars Poetica&#8221;, n\u00eb v. 2017, me titullin [ Agnosticizmi dhe &#8220;Agnos-teizmi&#8221; &#8211; Ngjashm\u00ebria dhe Dallimi! ] i pata shkruar 2 paragraf\u00eb, shkurt si vijon:<\/p>\n<p>Nj\u00eb ateist nuk beson se Zoti ekziston, ateisti i &#8220;zjarrt\u00eb&#8221; e hedh posht\u00eb vet\u00eb iden\u00eb e Zotit, kund\u00ebrshtia e tij ndaj besimit ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me thelbin e vet\u00eb ides\u00eb &#8220;Zot&#8221;. Ironikisht, ateizmi kthehet shpesh n\u00eb ironi t\u00eb kulluar pasi disa ateist\u00eb jan\u00eb aq fanatik\u00eb n\u00eb shprehjen e ateizmit sa vet\u00eb ateizmi ose mosbesimi i tyre kthehet n\u00eb nj\u00ebfar\u00eblloj besimi. T\u00eb besosh shenjt\u00ebrisht n\u00eb mosbesim dhe t\u00eb insistosh n\u00eb absolutizmin e t\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb &#8220;v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb&#8221; s\u00eb besimit t\u00ebnd\u2026 \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb lloj besimi (a &#8220;religjioni&#8221; : )<\/p>\n<p>Agnosticizmi ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me njohurit\u00eb, dhe sidomos me njohurit\u00eb q\u00eb mungojn\u00eb (jo vet\u00ebm n\u00eb kuptimin e dijeve &#8220;shkencore&#8221; dhe t\u00eb fakteve, por dhe n\u00eb sensin filozofik).<br \/>\nNj\u00eb agnostik nuk e di n\u00ebse ka Zot, por nuk gjykon preras dhe e respekton &#8220;iden\u00eb&#8221; se mund t\u00eb ket\u00eb Zot, ai nuk e kund\u00ebrshton verb\u00ebrisht &#8220;iden\u00eb&#8221; n\u00eb fjal\u00eb, por as nuk i beson verb\u00ebrisht\u2026 Pasi nuk i ka njohurit\u00eb e duhura p\u00ebr ta argumentuar ekzistenc\u00ebn ose joekzistenc\u00ebn e Zotit, nj\u00eb agnostik thjesht mund t\u00eb jet\u00eb besimtar (teist) ose jobesimtar (ateist). Gjithsesi, n\u00eb t\u00eb dy rastet kam p\u00ebrshtypjen agnostik\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb &#8220;zhurmsh\u00ebm&#8221; dhe as t\u00eb bujsh\u00ebm lidhur me \u00e7far\u00eb ata besojn\u00eb, p\u00ebrkundrazi\u2026 zakonisht jan\u00eb racionalist\u00eb.<\/p>\n<p>***<br \/>\nThem se q\u00ebndron, kuptohet, sipas meje, si\u00e7 paskam shkruar s&#8217;ka ndonj\u00eb gj\u00eb q\u00eb nuk q\u00ebndron (m&#8217;u ngjall buz\u00ebqeshja me p\u00ebrshkrimin e ateist\u00ebve t\u00eb flakt\u00eb). Qenkam shprehur at\u00ebher\u00eb se &#8220;t\u00eb besosh shenjt\u00ebrisht n\u00eb mosbesim dhe t\u00eb insistosh n\u00eb absolutizmin e t\u00eb drejt\u00ebs dhe t\u00eb &#8216;v\u00ebrtet\u00ebsis\u00eb&#8217; s\u00eb besimit t\u00ebnd&#8230; \u00ebsht\u00eb gjithashtu nj\u00eb lloj besimi&#8221;.<\/p>\n<p>I bie se kam dashur t\u00eb them q\u00eb ndoshta m\u00eb thell\u00eb (ndoshta n\u00eb n\u00ebndijen e tyre &#8211; qoft\u00eb dhe n\u00ebse ateist\u00ebt e &#8220;flakt\u00eb&#8221; me k\u00ebmb\u00ebngulje t&#8217;i rezistonin th\u00ebnies sime) pik\u00ebpamjet ateistike rreth &#8220;Zotit&#8221; nuk e n\u00ebnkuptojn\u00eb domosdoshm\u00ebrisht mohimin e Zotit (si entitet). Por gjithashtu, kuptohet se nuk kan\u00eb, nuk ndiejn\u00eb ndonj\u00eb &#8220;lidhje&#8221; me pik\u00ebpamjen tradicionale t\u00eb Zotit (si\u00e7 paraqitet n\u00eb Bib\u00ebl, n\u00eb Kuran ose n\u00eb libra t\u00eb shenjt\u00eb).<\/p>\n<p>Fal\u00eb dialektik\u00ebs ideatike, avancohen pandalsh\u00ebm dhe shkencat, t\u00eb gjitha njohurit\u00eb l\u00ebvizin. Ligjet jan\u00eb ligje, edhe konstantat ngelin &#8220;konstante&#8221;&#8230; por me kalimin e \u00e7do sekonde lindin filiza t\u00eb rinj idesh, p\u00ebrparohen njohurit\u00eb, s&#8217;ngelet gj\u00eb e mendjes s\u00eb njeriut q\u00eb s&#8217;mund t\u00eb &#8220;sfidohet&#8221;. Bie fjala, sfidohen dhe interpretimet e teksteve biblike, ato kuranore etj.<\/p>\n<p>Padyshim pjesa d\u00ebrrmuese e t\u00eb krishter\u00ebve besojn\u00eb (ashtu si\u00e7 e thot\u00eb dhe Bibla) se Zoti e krijoi nj\u00eb univers t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrsosur, pa ekzistenc\u00ebn e lig\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb keqijave. Mir\u00ebpo Zoti s&#8217;donte q\u00eb njer\u00ebzimi t&#8217;jen\u00eb si robot\u00eb dhe t&#8217;i ndjekin direktivat ashtu robotikisht. Andaj vendosi q\u00eb njerz\u00ebve t&#8217;ua falte &#8220;vullnetin e lir\u00eb&#8221;, aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebshtu, ata do zgjedhnin mes 2 opsioneve, mes &#8220;Pem\u00ebs s\u00eb Jet\u00ebs&#8221; (t\u00eb k\u00ebnaqeshin duke jetuar, pa analitikat, pa e &#8220;lodhur&#8221; kok\u00ebn rreth thelb\u00ebsores s\u00eb asgj\u00ebje) dhe n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr mes &#8220;Pem\u00ebs s\u00eb Njohurive&#8221; (kjo e fundit i kap\u00ebrthen dhe t\u00eb &#8220;mirat e t\u00eb k\u00ebqijat&#8221; e dijeve, t\u00eb njohurive, t\u00eb filozofizmit, t\u00eb shkencave etj.).<\/p>\n<p>Anise, natyrisht, sipas shumkujt (duke u marr\u00eb me studimet e detajizuara tekstuale dhe me interpretimet) ky nuk \u00ebsht\u00eb shpjegimi m\u00eb i mir\u00eb q\u00eb Bibla mund t\u00eb ofronte. Nga shumkush mund t\u00eb shtrohen pyetje e pik\u00ebpyetje t\u00eb panum\u00ebrta. Q\u00ebkur nj\u00eb entitet omnipotent si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Zoti (me plotfuqin\u00eb ashtu-k\u00ebshtu t\u00eb pakufijshme) t\u00eb leht\u00eb e kishte ta krijonte nj\u00eb bot\u00eb pa t\u00eb k\u00ebqijat dhe pa lig\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Besimtar\u00ebt dhe shkollar\u00ebt e religjionit mund t&#8217;i shpikin nj\u00ebmij\u00eb e nj\u00eb ide, panum\u00ebr teori dhe interpretime si &#8220;justifikim&#8221; t\u00eb vullnetit hyjnor (providenc\u00ebs) p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e lig\u00ebsive dhe t\u00eb k\u00ebqijave. Por absolutisht e qart\u00eb q\u00eb nuk nevojiteshin fare k\u00ebto. Zoti me vullnetin e vet t\u00eb paskajsh\u00ebm mund t&#8217;i kishte l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb &#8220;p\u00ebrdorimit&#8221;.<\/p>\n<p>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht duke ua falur krijesave t\u00eb veta + &#8220;vullnetin e lir\u00eb&#8221; (pse t\u00eb kursente, pse duhej t&#8217;i &#8220;dhimbsej&#8221; di\u00e7). Tekefundit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb zgjedhnin mes k\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb panum\u00ebrta t\u00eb jet\u00ebs (pasi kur ka shum\u00eb opsione dhe variacione, e ke dhe luksozitetin e zgjedhjes, apo jo).<\/p>\n<p>Besimtari i devotsh\u00ebm nuk e ndjen t\u00eb arsyeshme shtruarjen e asnj\u00eb pyetjeje a pik\u00ebpyetjeje, n\u00eb kok\u00ebn e tij nuk l\u00ebviz asnj\u00eb fije &#8220;dyshimi&#8221;.<br \/>\nNdryshe nga kureshtia dhe prirjet &#8220;filozofike&#8221; (le t&#8217;themi ndryshe nga prirja e shkenc\u00ebtar\u00ebve, ose e filozof\u00ebve, artist\u00ebve etj.) besimtar\u00ebt e devotsh\u00ebm bot\u00ebkuptimin e kan\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb &#8220;sqaruar&#8221;, bot\u00ebkuptimi i tyre ushqehet n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb koncepti t\u00eb caktuar dogmatik.<\/p>\n<p>Kjo pik\u00ebpamje e besimit &#8220;simplistik&#8221; ia themi se quhet pik\u00ebpamje teiste, ose teistike (e kund\u00ebrta me pik\u00ebpamjen ateistike). Pik\u00ebpamja ateistike, si m\u00eb e p\u00ebrhapura, si ateiz\u00ebm, n\u00ebnkupton munges\u00ebn e besimit n\u00eb Zot (si\u00e7 paraqitet n\u00eb librat e shenjt\u00eb). Niveli i mosbesimit ateistik gjithashtu mund t\u00eb ndryshoj\u00eb, endet nga nj\u00eb dikush q\u00eb thjesht nuk mendon se ekzistenca e nj\u00eb Zoti suprematik ka kuptim, tek ndonj\u00eb dikush si &#8216;persona&#8217; q\u00eb \u00ebsht\u00eb fare absurdist a nihilist. Ky i fundit sikur beson se universi s&#8217;ka ndonj\u00eb &#8220;logjik\u00eb ekzistenciale&#8221; por \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si probabilitet i rast\u00ebsish\u00ebm, nuk ka rregulla t\u00eb q\u00ebndrueshme (t\u00eb jotjet\u00ebrsueshme), \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb univers i &#8220;rast\u00ebsis\u00eb&#8221;, totalisht i rast\u00ebsish\u00ebm me ngjarjet, me eventet e me ndodhit\u00eb.<\/p>\n<p>Psh., le t\u00eb &#8220;ekzagjerojm\u00eb&#8221; pak\u00ebz me ilustrimin e ides\u00eb &#8211; si mish\u00ebrim komplet i scientia-mend\u00ebsis\u00eb, n\u00ebse ta &#8220;parafrazonim&#8221; pik\u00ebpamjen e pafajshme ateistike t\u00eb nj\u00eb Carl Sagan, njer\u00ebzimi jeton n\u00eb nj\u00eb planet t\u00eb vetmuar e t\u00eb humbur diku n\u00eb askund\u00ebsi (Tok\u00eb i thon\u00eb, planet i th\u00ebn\u00e7in, meq\u00eb nga larg duket si nj\u00eb rruaz\u00eb imcake), mezi shihet nga sondat akoma pa e l\u00ebn\u00eb sistemin diellor. Aq i paskajsh\u00ebm dhe i pakap\u00ebrthyesh\u00ebn &#8220;kozmosi saganian&#8221;, jemi thjesht di\u00e7 si kuanta-grimcash pluhuri n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb, ia themi &#8220;sistemi yn\u00eb solaris&#8221;, rrotullohemi rreth nj\u00eb ylli t\u00eb zakonsh\u00ebm, i cili ndodhet n\u00eb bisht t\u00eb nj\u00eb galaktike t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa universi me miliarda galaktikash t\u00eb zakonshme q\u00eb v\u00ebrtiten (si zakonisht, asgj\u00eb e jasht\u00ebzakonshme), zor t&#8217;ket\u00eb ndonj\u00eb kuptim apo motiv prapa veseve galaktikore, q\u00ebkur vet\u00eb galaktikat marramend\u00ebse n\u00eb pafund\u00ebsin\u00eb e tyre. Jemi k\u00ebtu ku jemi thjesht sepse jemi duke u v\u00ebrtitur me miliarda vjet, thjesht sepse ngjarjet e rast\u00ebsishme &#8220;evolutive&#8221; na soll\u00ebn n\u00eb t\u00eb tashm\u00ebn ekzistenciale, ku dhe sot e k\u00ebsaj dite ende vazhdohet me v\u00ebrtitjen kot, sepse v\u00ebrtitja thjesht nj\u00eb &#8220;ves&#8221; i pandryshuesh\u00ebm universal. Padyshim duke u v\u00ebrtitur&#8230; krijohen yjet, planetet, gjith\u00e7ka, ashtu qe krijuar dhe planeti yn\u00eb, duke u v\u00ebrtitur me miliarda vjet.<\/p>\n<p>Pra n\u00ebse ekzistenca t\u00eb &#8220;shoshitej&#8221; me k\u00ebso pik\u00ebpamjesh, at\u00ebher\u00eb jeta mund t&#8217;ket\u00eb sadopak kuptim vet\u00ebm n\u00ebse i qasesh shkenc\u00ebs dhe me inercionin e kureshtis\u00eb mendore e asgj\u00ebson mund\u00ebsin\u00eb e \u00e7menduris\u00eb eventuale. O t\u00eb merret njeriu me religjionet&#8230; prandaj dhe 4000+ besime t\u00eb ndryshme, koh\u00ebve t\u00eb fundit njer\u00ebzit e kan\u00eb shpikur madje dhe &#8220;jedaizmin&#8221; si religjion (nga Star Wars &#8211; &#8220;may force be with you&#8221;, fansat e Hollivudit dhe besimtar\u00ebt e &#8220;jedaizmit&#8221; besojn\u00eb se besimi i tyre \u00ebsht\u00eb religjion absolutisht kuptimplot\u00eb, po aq sa dhe feja e t\u00eb krishter\u00ebve, p\u00ebr pasuesit).<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe njer\u00ebzimit s&#8217;i ngelet tjet\u00ebr pos t\u00eb \u00e7mendet me luftrat dhe, ose me &#8220;kthimin mbrapsht&#8221; t\u00eb historis\u00eb civilizuese. Ose tekefundit n\u00ebse hi\u00e7gj\u00eb tjet\u00ebr t&#8217;mos ndodhte at\u00ebher\u00eb e qart\u00eb se njer\u00ebzimi do vdiste nga m\u00ebrzia e nga monotonia e jet\u00ebs.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb e kemi dhe nj\u00ebfar\u00eblloj shtegu t\u00eb &#8220;asnjan\u00ebsis\u00eb&#8221; filozofike sa i p\u00ebrket besimit-mosbesimit, \u00ebsht\u00eb sistem i p\u00ebrkryer i p\u00ebrsiatjes, \u00ebsht\u00eb edhe-edhe, as-as, ndoshta-ndoshta. Agnosticizmi n\u00ebnkupton ose niset nga &#8220;premisa e gatshme&#8221; se ekzistenca e Zotit \u00ebsht\u00eb e panjohur &#8211; q\u00ebkur v\u00ebrtet dhe \u00ebsht\u00eb e panjohur, dihet. N\u00ebse ekzistenca e Zotit t&#8217;ishte e &#8220;njohur&#8221;, at\u00ebher\u00eb asnj\u00eb besimtar s&#8217;do ishte nevoja t\u00eb &#8220;besonte&#8221; (pa dyshuar aspak). Dmth., nj\u00eb agnostik nuk mund t\u00eb pohoj\u00eb &#8220;po&#8221; Zoti ekziston (si\u00e7 do pohonte teisti), ose &#8220;jo&#8221;, Zoti nuk ekziston (si\u00e7 do e mohonte ateisti).<\/p>\n<p>Agnostik\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb sigurt\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e Zotit por e respektojn\u00eb &#8220;iden\u00eb&#8221; se mund t\u00eb ket\u00eb Zot, nuk e kund\u00ebrshtojn\u00eb totalisht si &#8220;ide&#8221;. Dhe mbase kjo \u00ebsht\u00eb ajo mrekullia e dallim\u00ebsis\u00eb, meq\u00eb sa i p\u00ebrket &#8220;siguris\u00eb&#8221; askush s&#8217;\u00ebsht\u00eb i sigurt (besimtar\u00ebt mund t\u00eb pandehin se jan\u00eb t\u00eb &#8220;sigurt\u00eb&#8221;, por dhe ata thjesht besojn\u00eb, jo patjet\u00ebr do e ken\u00eb par\u00eb Zotin, besimin e kan\u00eb si &#8220;ushqim&#8221; shpirt\u00ebror, mund ta &#8220;shohin&#8221; vet\u00ebm shpirt\u00ebrisht).<\/p>\n<p>E megjithat\u00eb ka agnostik\u00eb q\u00eb thon\u00eb se e besojn\u00eb ekzistenc\u00ebn e Zotit, por jo patjet\u00ebr duhet t&#8217;jet\u00eb ai Zoti biblik (apo Zoti i ndonj\u00eb religjioni tjet\u00ebr). Disa agnostik\u00eb, sidomos n\u00eb qarqet e shkenc\u00ebtar\u00ebve, besojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb entitet pan-deistik (t\u00eb bazuar pakashum\u00eb n\u00eb shkenc\u00eb, di\u00e7 si &#8220;Deus Scientia&#8221;, si\u00e7 m\u00eb p\u00eblqen ta quaj Deusin e tyre &#8211; s&#8217;do kishte asgj\u00eb kontradiktore n\u00ebse k\u00ebta t\u00eb quheshin &#8220;panteist\u00eb&#8221;, dmth. t\u00eb llojit t\u00eb tyre).<\/p>\n<p>Ky Zot i tyre \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si &#8220;intelekt&#8221; universal i panjohur (kuptohet se i panjohur, u muar vesh), di\u00e7 si inteligjenc\u00eb kozmike. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Zoti i tyre do ishte di\u00e7 si shkrirje (apo dhe si ngjizje) e t\u00eb gjitha ligjeve universale, si\u00e7 shkenca e derisotshme (impenjim intelektual pothuaj 400-vje\u00e7ar) i njeh n\u00ebp\u00ebrmjet fizik\u00ebs &#8220;klasike&#8221; dhe t\u00eb asaj kuantike.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, J 2024 (teizmi, ateizmi, agnosticizmi shkencor etj&#8230;) (&#8230;koh\u00ebve t\u00eb fundit njer\u00ebzit e kan\u00eb shpikur madje dhe &#8220;jedaizmin&#8221; si religjion (nga Star Wars &#8211; &#8220;may force be with you&#8221;, fansat e Hollivudit dhe besimtar\u00ebt e &#8220;jedaizmit&#8221;&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=13992\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-13992","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13992","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=13992"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/13992\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=13992"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=13992"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=13992"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}