{"id":14411,"date":"2024-02-08T18:01:14","date_gmt":"2024-02-08T17:01:14","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=14411"},"modified":"2024-04-08T20:57:24","modified_gmt":"2024-04-08T19:57:24","slug":"pendimi-i-ajnshtajnit-letra-e-tij-dhe-bombat-atomike-te-shek-xx","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=14411","title":{"rendered":"Pendimi i Ajnshtajnit &#8211; Letra e tij, dhe Bombat Atomike t\u00eb Shek. XX"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shkurt 2024 (V\u00ebshtrim, n\u00eb disa vazhdime &#8211; Pjesa 1)<\/em><\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/arspo_sg_pendimi_i_ajnshtajnit_letra_e_tij_dhe_bombat_atomike_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-14412\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/arspo_sg_pendimi_i_ajnshtajnit_letra_e_tij_dhe_bombat_atomike_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1600\" height=\"1213\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/arspo_sg_pendimi_i_ajnshtajnit_letra_e_tij_dhe_bombat_atomike_opt.jpg 1600w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/arspo_sg_pendimi_i_ajnshtajnit_letra_e_tij_dhe_bombat_atomike_opt-300x227.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/arspo_sg_pendimi_i_ajnshtajnit_letra_e_tij_dhe_bombat_atomike_opt-1024x776.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/arspo_sg_pendimi_i_ajnshtajnit_letra_e_tij_dhe_bombat_atomike_opt-768x582.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/arspo_sg_pendimi_i_ajnshtajnit_letra_e_tij_dhe_bombat_atomike_opt-1536x1164.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1600px) 100vw, 1600px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Letra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e shek. XX padyshim ishte letra &#8220;Szilard-Einstein&#8221;, nj\u00eb let\u00ebr e vetme, nj\u00eb cop\u00eb letre, por e cila do nxiste veprime, dhe brenda pak viteve do ta sillte &#8220;krijimin&#8221; e bomb\u00ebs atomike. Letra s&#8217;ishte plot\u00ebsisht merit\u00eb e Ajnshtajnit, n\u00eb fakt p\u00ebrmbajtja e letr\u00ebs e kishte autor\u00ebsin\u00eb e dyfisht\u00eb, nuk ishte merit\u00eb vet\u00ebm e Ajnshtajnit. Nd\u00ebrsa ideja nuk pati qen\u00eb fare e tij!<\/p>\n<p>Ai pati qen\u00eb dakord me iden\u00eb e letr\u00ebs, e pat\u00ebn shkruar bashk\u00eb, dhe ai e pati n\u00ebnshkruar, sepse ashtu qen\u00eb marr\u00eb vesh. Letra duhej ta kishte vet\u00ebm n\u00ebnshkrimin e tij, gjoja ai ishte autori, d\u00ebrguesi. Emri dhe n\u00ebnshkrimi i tij n\u00eb fund t\u00eb letr\u00ebs, e b\u00ebnte &#8220;let\u00ebr t\u00eb tij&#8221; &#8211; qe p\u00ebrdorur emri i tij p\u00ebr ta bindur sadopak m\u00eb leht\u00eb Presidentin Roosevelt.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, meq\u00eb askush s&#8217;e dinte (p\u00ebrve\u00e7 shkruesve, p\u00ebrve\u00e7 dy miqve autor\u00eb), ndoshta letra dhe ishte nj\u00ebfar\u00eblloj &#8220;falsiteti&#8221;. Marr\u00ebsit t\u00eb letr\u00ebs (dmth. Presidentit Roosevelt) i &#8220;shtirej&#8221; si let\u00ebr e shkruar nga Ajnshtajni, duke e p\u00ebrdorur emrin e tij (gjoja si d\u00ebrguesi i saj). Letra i drejtohej Presidentit shkurt &#8220;Sir&#8221;, dhe fliste tutje sikur gjoja Ajnshtajni po shkruante. Pra jo &#8220;fals&#8221; n\u00eb kuptimin si di\u00e7 e paqen\u00eb, dhe as si mashtrim, ishte let\u00ebr reale &#8211; aq reale dhe e v\u00ebrtet\u00eb sa do ta ndryshonte realitetin historik, ndoshta m\u00eb shum\u00eb se asnj\u00eb let\u00ebr tjet\u00ebr e historis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr realitetin e vitit 1939, dhe ishte nj\u00eb lloj &#8220;falsiteti&#8221;, sikur dhe q\u00eb s&#8217;ishte &#8211; t\u00eb dyja nj\u00ebkoh\u00ebsisht. I bie sikur duhej pak &#8220;falsitet&#8221;, megjithat\u00eb, sepse ideatori i saj, p\u00ebrkund\u00ebr meritave t\u00eb veta n\u00eb fush\u00ebn e Fizik\u00ebs, ende s&#8217;ishte aq i njohur, dhe as nuk e kishte prestigjin e Ajnshtajnit. Tekefundit ashtu pandehte ai vet\u00eb, si ideator letrash. N\u00eb rregull, prandaj dhe jan\u00eb miqt\u00eb, Ajnshtajni do ta kuptonte breng\u00ebn e mikut, e po ashtu dhe ai vet\u00eb do ia fillonte me t\u00eb nj\u00ebjtat brenga.<\/p>\n<p>Letra pati qen\u00eb ide e fizikanit hungarez-amerikan, Leo Szilard, i cili e njihte Ajnshtajnin, ishin miq, kishin dhe af\u00ebrsi kolegiale madje, ata ve\u00e7 kishin bashk\u00ebpunuar m\u00eb par\u00eb. Nd\u00ebrmjet viteve 1926-1930 Szilard pati punuar me Ajnshtajnin n\u00eb zhvillimin e t\u00eb njohurit &#8220;frigorifer t\u00eb Ajnshtajnit&#8221;.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu, pas konsultimit me disa shkenc\u00ebtar\u00eb (miq t\u00eb vet, t\u00eb Szilard), si dhe me aprovimin, me firm\u00ebn e Ajnshtajnit, letra e tyre do i drejtohej Presidentit Roosevelt.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht ajo let\u00ebr do b\u00ebhej &#8220;nisma&#8221; e zhvillimit t\u00eb bomb\u00ebs atomike. Historia e deshi dhe Ajnshtajni me mikun Leo Szilard e luajt\u00ebn nj\u00eb rol vendimtar n\u00eb inkurajimin e Presidentit Roosevelt p\u00ebr ta nisur programin masiv &#8220;Manhattan&#8221;, dhe p\u00ebr ta krijuar bomb\u00ebn e par\u00eb atomike. M\u00eb von\u00eb Ajnshtajni qe penduar p\u00ebr n\u00ebnshkrimin e tij, dhe p\u00ebr letr\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Sipas Linus Pauling (kimist amerikan, fitues i \u00c7mimit Nobel p\u00ebr Kimin\u00eb, n\u00eb v. 1954), Ajnshtajni qe penduar p\u00ebr letr\u00ebn sepse ajo \u00e7oi n\u00eb zhvillimin dhe rrjedhimisht n\u00eb p\u00ebrdorimin e bomb\u00ebs atomike. Pauling do shtonte se Ajnshtajni vendimin e vet e kishte justifikuar si &#8220;rrezik m\u00eb i madh n\u00ebse Gjermania naziste ta zhvillonte bomb\u00ebn e para&#8221;. Mikut t\u00eb vet Ajnshtajni ia pati shprehur &#8220;mendimet&#8221; p\u00ebrmes korrespondenc\u00ebs, dmth. i kishte shkruar. N\u00eb letr\u00ebn drejtuar atij, edhe pse Ajnshtajni e kishte p\u00ebrmendur &#8220;frik\u00ebn q\u00eb nazist\u00ebt ta zhvillonin bomb\u00ebn&#8221; (si justifikim t\u00eb pjessh\u00ebm), sipas Pauling, ai megjithat\u00eb letr\u00ebn drejtuar Presidentit Roosevelt e kishte p\u00ebrshkruar si &#8220;gabim i madh i jet\u00ebs sime&#8221;.<\/p>\n<p>N\u00eb v. 1947 p\u00ebr revist\u00ebn Newsweek Ajnshtajni qe shprehur &#8220;po ta dija se gjerman\u00ebt nuk do t&#8217;kishin sukses rreth zhvillimit t\u00eb bombes atomike, nuk do t&#8217;kisha b\u00ebr\u00eb asgj\u00eb&#8221; (dmth. nuk do niste let\u00ebr as gj\u00eb). Sipas Colin McEvoy, pak para vdekjes n\u00eb v. 1955, Ajnshtajni do reflektonte mbi jet\u00ebn e tij dhe e pati identifikuar keqardhjen e vetme m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb jet\u00ebs: rolin e tij n\u00eb zhvillimin e bomb\u00ebs atomike. Si nj\u00eb pacifist q\u00eb e kund\u00ebrshtonte luft\u00ebn, Ajnshtajni qe penduar thell\u00eb rreth &#8220;rolit&#8221; t\u00eb vet lidhur me bomb\u00ebn.<\/p>\n<p>At\u00ebbot\u00eb, frika e t\u00eb gjith\u00ebve rreth mund\u00ebsis\u00eb s\u00eb &#8220;parahapit&#8221; t\u00eb nazist\u00ebve (me shkencat e atomik\u00ebs), do ket\u00eb qen\u00eb e arsyeshme, e justifikueshme. Nga p\u00ebrspektiva e s\u00eb tashmes mbase dhe fare leht\u00eb e kuptueshme. Realisht, gjerman\u00ebt s&#8217;ishin as af\u00ebr me programin atomik, edhe p\u00ebrkund\u00ebr frik\u00ebs p\u00ebr spiunazhin, p\u00ebr vjedhjen e &#8220;tekniciteteve&#8221; nga ndokush, dhe apo p\u00ebr r\u00ebnien e sekreteve n\u00eb duart e nazist\u00ebve. Kuptohet, se dhe frika e spiunazhit ishte totalisht e arsyeshme. S&#8217;ishte \u00e7\u00ebshtje e &#8220;euforis\u00eb&#8221; por rrethanat flisnin p\u00ebr mund\u00ebsi reale t\u00eb spiunazhit.<\/p>\n<p>N\u00eb vetvete, mjaft ironik \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb Klaus Fuchs pati spiunuar p\u00ebr sovjetik\u00ebt. Fuchs ishte shkenc\u00ebtar veteran i &#8220;Projektit Manhattan&#8221;, dmth. nj\u00eb gjerman, fizikan teorik gjerman i cili punonte n\u00eb projektin. Ishte Fuchs ai q\u00eb ia kaloi Bashkimit Sovjetik sekretet atomike t\u00eb projektit amerikan. Vet\u00ebm 2-3 vite m\u00eb von\u00eb pas 1945-es, dhe dmth. (padyshim) fal\u00eb spiunll\u00ebkut t\u00eb Fuchs, edhe Stalini pastaj e &#8220;dredhonte mustakun&#8221; e bomb\u00ebs atomike.<\/p>\n<p>Pra Fuchs mund t&#8217;u kishte ndihmuar dhe nazist\u00ebve, why not&#8230; Apo thjesht s&#8217;pati qen\u00eb e &#8220;th\u00ebn\u00eb&#8221;, dmth. jo se do ishte e pamundur. Mbase fati, i bie se at\u00ebbot\u00eb p\u00ebr Fuchs m\u00eb &#8220;simpatik\u00eb&#8221; do ken\u00eb qen\u00eb sovjetik\u00ebt sesa nazist\u00ebt, pa\u00e7ka se k\u00ebta t\u00eb fundit gjerman\u00eb, nj\u00ebsoj si dhe ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Ajnshtajni vet\u00eb nuk pati punuar n\u00eb &#8220;Projektin Manhattan&#8221;, ai njihej fort mir\u00eb me fizikanin J. Robert Oppenheimer (me udh\u00ebheq\u00ebsin e &#8220;Projektit Manhattan&#8221;), por nuk do ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb at\u00eb projekt. Madje, n\u00eb filmin &#8220;Oppenheimer&#8221; (shkruar dhe me regjin\u00eb nga vet\u00eb shkruesi, Christopher Nolan) paraqitej se Oppenheimer e viziton Ajnshtajnin p\u00ebr t&#8217;i diskutuar ca &#8220;formula t\u00eb frik\u00ebs&#8221; shkencore (t\u00eb tjet\u00ebrkujt), se shp\u00ebrthimi atomik mund ta niste reaksionin zinxhiror t\u00eb &#8220;cop\u00ebtimit t\u00eb \u00e7do nukleusi&#8221; t\u00eb mundsh\u00ebm fizik, t\u00eb \u00e7do b\u00ebrthame t\u00eb ekzistenc\u00ebs son\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, pra frika e till\u00eb ishte di\u00e7 si ekzagjerim ardhur n\u00eb jet\u00eb nga pasakt\u00ebsia, formulave u mungonte di\u00e7, s&#8217;e kishin at\u00eb sakt\u00ebsin\u00eb absolute shkencore.<\/p>\n<p>Ajnshtajnit madje s&#8217;i qe dh\u00ebn\u00eb as &#8220;besimi&#8221; i duhur nga autoritetet e koh\u00ebs. I p\u00ebrcjellur dhe i shoshitur detajisht nga sh\u00ebrbimet sekrete, konsiderohej si &#8220;kandidat potencial&#8221; i jobesueshm\u00ebris\u00eb &#8211; me fjal\u00eb shkurt, kishin frik\u00eb mund t&#8217;ishte spiun ose, n\u00ebse ende s&#8217;ishte, mund t&#8217;b\u00ebhej. E kuptueshme dhe kjo, s&#8217;ka hyr\u00eb kush n\u00eb kok\u00ebn e Ajnshtajnit kurr\u00eb, dhe as n\u00eb kokat e atyre t\u00eb sh\u00ebrbimeve sekrete. Por mbase k\u00ebshtu pakashum\u00eb funksionojn\u00eb &#8220;mendjet&#8221; e kontra-spiunazhit, apo jo : )<\/p>\n<p>S&#8217;ke si i beson 100% nj\u00eb &#8220;gjermani&#8221; ardhur jo dhe aq moti nga Gjermania, madje dhe shkenc\u00ebtar i madh, super-shkenc\u00ebtar, mund t&#8217;jet\u00eb m\u00eb rrezikshmi spiun i Amerik\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mir\u00eb kujdes, kurr\u00eb s&#8217;duhet th\u00ebn\u00eb kurr\u00eb. Ashtu-k\u00ebshtu koka e tij &#8220;gjigante&#8221;, ec e dije \u00e7&#8217;bluhet brenda, ai vet\u00eb me nj\u00eb let\u00ebr ia b\u00ebri mendjen dhall\u00eb Presidentit ton\u00eb, e bindi, me nj\u00eb let\u00ebr u b\u00eb shkaktari i gjith\u00eb k\u00ebtij &#8220;Projekti Kolosal&#8221;. Tani pothuaj sikur e gjith\u00eb Amerika \u00ebsht\u00eb trazuar, secili frymor do jet\u00eb i angazhuar, projekt marramend\u00ebs q\u00eb s&#8217;ka njohur historia. Mir\u00ebpo atij vet\u00eb si &#8220;kok\u00eb misterioze&#8221;&#8230; na vjen keq, s&#8217;i besojm\u00eb bash 100%, sa m\u00eb larg mega-projektit b\u00ebrthamor.<\/p>\n<p>N\u00eb v. 2017, n\u00eb National Geographic thuhej se Ajnshtajni mund t&#8217;ket\u00eb kontribuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb &#8220;klandestine&#8221; &#8211; gjoja ashtu nga xhepi i privat\u00ebsis\u00eb mund ta ket\u00eb ndihmuar &#8220;Projektin Manhattan&#8221; me ekuacione e me formulash. Por ai nuk kishte njohuri p\u00ebr zhvillimin e bomb\u00ebs atomike, dhe nuk kishte asnj\u00eb ndikim rreth vendimit p\u00ebr p\u00ebrdorimin e tyre.<\/p>\n<p>Se kontributi i tij me ekuacione shkencore, n\u00ebse t&#8217;ket\u00eb kontribuar, s&#8217;domend se p\u00ebr projektin do ishte ndihm\u00eb madhore, ndihm\u00eb e p\u00ebrtej ndihme. Tekefundit dhe vet\u00eb formula e tij &#8220;bazike&#8221;, ajo e famshmja e=mc2 i pati &#8220;zbardhur&#8221; \u00e7\u00ebshtjet themelore energjitike. Pa formul\u00ebn e tij ndoshta s&#8217;do ishte nisur kurr\u00eb gj\u00eb e atomikave, derisa men\u00e7urin\u00eb e tij ta shpikte ndokush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Ana tjet\u00ebr, se nuk kishte &#8220;njohuri&#8221; rreth zhvillimit t\u00eb bomb\u00ebs apo t\u00eb &#8220;arm\u00ebve b\u00ebrthamore&#8221;, teknikisht e v\u00ebrtet\u00eb, po aq sa dhe e &#8220;pav\u00ebrtet\u00eb&#8221;. E v\u00ebrtet\u00eb sepse, meq\u00eb nuk ishte i pun\u00ebsuar n\u00eb &#8220;Manhattan&#8221;, zyrtarisht askush s&#8217;e pati njoftuar se vrapi teknologjik p\u00ebr bomb\u00ebn jo vet\u00ebm pati filluar por dhe ishte b\u00ebr\u00eb di\u00e7 si &#8220;vrap&#8221; i marramendsh\u00ebm. \u00cbsht\u00eb e sakt\u00eb q\u00eb ai nuk dinte detaje, programi &#8220;Manhattan&#8221; ishte impenjim gjigant, aneskaj ShBA punonin fabrikat dhe sektore t\u00eb panum\u00ebrt, pa e patur as iden\u00eb se p\u00ebr \u00e7far\u00eb punonin.<\/p>\n<p>S&#8217;ishte nevoja ta njoftonte kush &#8211; Ajnshtajni mund ta ket\u00eb marr\u00eb vet\u00eb &#8220;me mend&#8221;. Nuk ishte fjala vet\u00ebm p\u00ebr energji b\u00ebrthamore, vet\u00ebm p\u00ebr reaktor\u00ebt. Letra e n\u00ebnshkruar nga ai &#8220;sugjeronte&#8221; armatimin b\u00ebrthamor, p\u00ebr ta parandaluar eventualisht k\u00ebrc\u00ebnimin nga nazist\u00ebt. Do ishte absurd t\u00eb mohohet vet\u00eb thelbi i letr\u00ebs s\u00eb n\u00ebnshkruar nga ai vet\u00eb. Vet\u00eb thelbi i letr\u00ebs ishte rreth &#8220;dijes s\u00eb tij&#8221;, letra flet p\u00ebr &#8220;bombat atomike&#8221;, p\u00ebr potencialitetin e rreziksh\u00ebm t\u00eb tyre, dhe p\u00ebr ngutshm\u00ebrin\u00eb, p\u00ebr domosdoshm\u00ebrin\u00eb e nisjes nga ShBA t\u00eb nj\u00eb programi b\u00ebrthamor. Dmth. jo p\u00ebr t&#8217;i shpenzuar milionat e miliarda kot, por p\u00ebr ta patur realisht dhe mund\u00ebsin\u00eb e posedimit t\u00eb nj\u00eb bombe t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Letra madje e cek\u00eb detajin &#8220;logjistik&#8221;, sipas letr\u00ebs nj\u00eb bomb\u00eb e till\u00eb atomike do mund t\u00eb transportohej vet\u00ebm me anije, jo dhe p\u00ebrmes rrug\u00ebs ajrore, pasi tep\u00ebr e r\u00ebnd\u00eb. P\u00ebrndryshe n\u00ebse nazist\u00ebt t&#8217;na dilnin t\u00eb par\u00ebt me avancimet b\u00ebrthamore dhe me &#8220;bombat&#8221;, ky opsion&#8230; mos pyet, dhe vet\u00ebm nga k\u00ebrc\u00ebnimi ideatik i p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb naziste bota s&#8217;do i kishte pun\u00ebt aq mir\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra fliste letra, e n\u00ebnshkruar nga ai vet\u00eb.<\/p>\n<p>Ana e &#8220;tret\u00eb&#8221; se Ajnshtajni nuk dinte detaje rreth p\u00ebrdorimit pastaj t\u00eb bombave n\u00eb dy qytetet japoneze, kjo dhe e qart\u00eb. P\u00ebr bombat pati vendosur Presidenti Truman, anise deri fare af\u00ebr vendimit&#8230; as ai vet\u00eb s&#8217;e pati ditur 100% se do ishte e mundur. Ai madje ndodhej n\u00eb Gjermani, n\u00eb kthim e sip\u00ebr e pati nisur mesazhin, ngjash\u00ebm me stilin &#8220;just do it&#8230; drop it&#8221; (gjuaje&#8230; dmth. atomiken e tmerrshme). Thuase na ishte nj\u00eb arm\u00eb ordinere, di\u00e7 si &#8220;tomahavk klasik&#8221; i Presidentit Bush p\u00ebr ta shpuar bjeshk\u00ebn, p\u00ebr t&#8217;i mbushur tunelet e n\u00ebntok\u00ebs me flak\u00eb e tym, p\u00ebr t&#8217;i \u00e7oroditur strofullat ku fshiheshin disa dhjetra o disa qindra terrorist\u00eb t\u00eb bin Laden.<\/p>\n<p>Miku i Ajnshtajnit, ideatori i letr\u00ebs, Leo Szilard q\u00eb n\u00eb v. 1933 e pati kuptuar se, n\u00ebse dikush mund ta nd\u00ebrtonte nj\u00eb pajisje ku &#8220;cop\u00ebzohen&#8221; atomet, ku 1 atom i cop\u00ebzuar i l\u00ebshon 2 neutrone q\u00eb vazhdojn\u00eb me goditjen dhe me cop\u00ebzimin e 2 atomeve tjera, duke rezultuar tashm\u00eb n\u00eb 4 neutrone q\u00eb i cop\u00ebzojn\u00eb 4 atome t\u00eb tjera, m\u00eb pastaj 8, 16, 32, 64 &#8211; mrekullia vet\u00eb, nj\u00ebfar\u00eblloj eksponencialiteti energjitik marramend\u00ebs.<\/p>\n<p>Cop\u00ebzimi b\u00ebrthamor (fisioni) ndodh kur nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb atomike ndahet n\u00eb dy sosh, m\u00eb t\u00eb lehta. Ndonj\u00ebher\u00eb kjo ndodh spontanisht, por n\u00ebse nj\u00eb neutron i &#8220;kontrolluar&#8221; e godet llojin e duhur t\u00eb b\u00ebrtham\u00ebs, i bie se shkaktohet cop\u00ebzim i q\u00ebllimsh\u00ebm. Kur nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb atomike cop\u00ebzohet, lirohet sasi e madhe energjie, por po ashtu dhe di\u00e7 tjet\u00ebr, 1, 2, 3, 4 e m\u00eb shum\u00eb neutrone. Dhe vet\u00eb matematikat m\u00eb t\u00eb thjeshta, fizikanit Szilard i flisnin se n\u00ebse mund t\u00eb fillohet dhe t\u00eb ruhet kontinuiteti, n\u00ebse ruhet vazhdim\u00ebsia e &#8220;kontrolluar&#8221; e reaksionit zinxhiror b\u00ebrthamor, sasia e energjis\u00eb s\u00eb \u00e7liruar do t&#8217;ishte shum\u00eb e madhe. Pra njeriu do e kishte, si t\u00eb thuash, nj\u00eb burim energjie t\u00eb pashtershme.<\/p>\n<p>Kjo fort bukur, sidoqoft\u00eb, Szilard e pati kuptuar dhe tjetr\u00ebn &#8211; p\u00ebrdorimi i &#8220;cop\u00ebzimit b\u00ebrthamor&#8221; si mjet lufte, si krijim i ndonj\u00eb monstruoziteti prej bombe, do ishte gj\u00ebja m\u00eb e tmerrshme q\u00eb bota, fatlumnisht ende s&#8217;e ka par\u00eb as p\u00ebrjetuar. Ndoshta e vetmja gj\u00eb akoma m\u00eb e tmerrshme sesa m\u00eb e tmerrshmja si mendim q\u00eb &#8220;zinxhirorja b\u00ebrthamore&#8221; t\u00eb p\u00ebrdorej n\u00eb luft\u00eb, ishte mendimi se eventualisht nazist\u00ebt mund ta kishin n\u00eb duart e tyre k\u00ebt\u00eb ep\u00ebrsi monstruoze.<\/p>\n<p>Szilard i kuptonte gj\u00ebrat sepse dhe i dinte, ishte sprovuar me lloj-lloj provash. Ai pati bashk\u00ebpunuar me shkenc\u00ebtarin Enrico Fermi p\u00ebr ta nd\u00ebrtuar nj\u00eb reaktor b\u00ebrthamor nga uraniumi natyror. I pat\u00ebn kryer nj\u00eb seri eksperimentesh dhe pat\u00ebn ardhur n\u00eb p\u00ebrfundimin se nj\u00eb reaksion zinxhiror me uranium natyror mund t&#8217;ishte i realizuesh\u00ebm. Mir\u00ebpo u duheshin sasi t\u00eb m\u00ebdha uraniumi, e po ashtu n\u00ebse ta gjenin nj\u00eb moderator t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm (p\u00ebr ngadal\u00ebsimin e neutroneve). Szilard m\u00eb pas pati sugjeruar p\u00ebrdorimin e karbonit si nj\u00eb moderator (ngadal\u00ebsues) p\u00ebr neutronet. N\u00ebse t&#8217;i kishin materialet e nevojshme n\u00eb sasin\u00eb e duhur, ai ishte i bindur se do t&#8217;kishin sukses.<\/p>\n<p>Dihet se Fermi dhe ia pati dalur, m\u00eb von\u00eb do e krijonte reaktorin e par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e &#8220;b\u00ebrthamave&#8221;, Fermi do kthehej n\u00eb di\u00e7 si legjend\u00eb e Fizik\u00ebs B\u00ebrthamore. Gjithsesi, suksesit t\u00eb tij lidhur me reaktorin mbase i kthehemi pak m\u00eb von\u00eb. Fermi ashtu-k\u00ebshtu &#8220;legjend\u00eb interesante&#8221;, ai madje e pati fituar dhe Nobelin &#8220;gabimisht&#8221;, qe shp\u00ebrblyer me Nobel p\u00ebr di\u00e7 q\u00eb nuk e pati zbuluar. As mbuluar as &#8220;zbuluar&#8221;. Dhe madje s&#8217;pati marr\u00eb &#8220;mundin&#8221; as ta kthente (tjet\u00ebr se ai i pati merituar ndoshta dhe 3 Nobela. Por, n\u00eb kuptimin e korrekt\u00ebsis\u00eb&#8230; who cares, at\u00eb q\u00eb s&#8217;e meritonte duhej ta kthente. Tekefundit ashtu ia b\u00ebjn\u00eb burrat e shkenc\u00ebs, bie fjala Galileo Galilei do e kishte kthyer Nobelin e fituar &#8220;gabimthi&#8221;, garant : )<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, Szilard qe shqet\u00ebsuar thell\u00ebsisht me iden\u00eb q\u00eb nazist\u00ebt ta kishin eventualisht bomb\u00ebn atomike. Mendja s&#8217;e linte rehat, n\u00eb fakt shkenc\u00ebtar\u00ebt gjerman\u00eb eksperimentalisht do ta coptonin atomin e Uraniumit n\u00eb v. 1938. Dhe Szilard sakaq do ia fillonte me zilet e alarmit mes lidhjeve t\u00eb tij personale, mes miqve shkenc\u00ebtar\u00eb dhe t\u00eb tjer\u00ebve q\u00eb i njihte.<\/p>\n<p>Pra, Szilard ishte i shqet\u00ebsuar se edhe shkenc\u00ebtar\u00ebt gjerman\u00eb mund ta provonin t\u00eb nj\u00ebjtin eksperiment, si\u00e7 ai dhe Enrico Fermi ishin duke provuar. Po ashtu, fizikani b\u00ebrthamor gjerman Siegfried Fl\u00fcgge i pati botuar dy artikuj rreth shfryt\u00ebzimit t\u00eb energjis\u00eb b\u00ebrthamore. Nj\u00ebri prej artikujve titullohej &#8220;Kann der Energieinhalt der Atomkerne technisch nutzbar gemacht werden?&#8221; (A \u00ebsht\u00eb e mundur teknikisht q\u00eb energjia nukleare t\u00eb b\u00ebhet e p\u00ebrdorshme?) &#8211; publikuar n\u00eb &#8220;Die Naturwissenschaften&#8221;, 1939.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e cek\u00ebm m\u00eb lart, fizikani Szilard e pati konceptuar reaksionin zinxhiror b\u00ebrthamor q\u00eb n\u00eb v. 1933, do ta patentonte iden\u00eb n\u00eb v. 1936. I shtyr\u00eb nga frik\u00ebrat lidhur avancimin eventual t\u00eb gjerman\u00ebve, n\u00eb v. 1939 e mori vendimin p\u00ebr t&#8217;i shkruar let\u00ebr Presidentit Roosevelt, ta paralajm\u00ebronte se rreziku mund t&#8217;vinte nga nazist\u00ebt, se Amerika duhej t\u00eb nd\u00ebrtonte \u00e7far\u00ebdo q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtohej, dhe ta b\u00ebnte gati si arm\u00eb, p\u00ebrpara gjerman\u00ebve.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo sipas tij, kush na ishte ai q\u00eb t&#8217;i shkruante let\u00ebr t\u00eb till\u00eb Presidentit, ndoshta as q\u00eb do ta lexonte, pa le t\u00eb nd\u00ebrmerrte gj\u00eb konkretisht. Andaj i pat\u00ebn shqyrtuar gj\u00ebrat me mikun e vet t\u00eb famsh\u00ebm, Ajnshtajnin. M\u00eb 2 Gusht 1939 letra iu d\u00ebrgua Presidentit Franklin D. Roosevelt. Letra paralajm\u00ebronte se Nazi-Gjermania mund ta zhvillonte bomb\u00ebn atomike dhe sugjeronte q\u00eb ShBA-t\u00eb ta fillonin programin e tyre b\u00ebrthamor, sa m\u00eb par\u00eb t&#8217;ishte e mundur.<\/p>\n<p>Letra si materie p\u00ebrmbajt\u00ebsore, infot serioze dhe prestigji shkencor i Ajnshtajnit do e nxisnin Presidentin Roosevelt t\u00eb vepronte. Do kishte disa &#8220;organizma&#8221; prararend\u00ebs, dhe p\u00ebrfundimisht do rezultonte n\u00eb nism\u00ebn e &#8220;Projektit Manhattan&#8221;. Nga 2 Gushti 1939 (nga data e letr\u00ebs) u desh\u00ebn vet\u00ebm 5 vite, 11 muaj, 14 dit\u00eb dhe pajisja testuese e quajtur &#8220;Trinity&#8221; e ndri\u00e7oi qiellin, thuase e &#8220;tmerroi&#8221; dhe vet\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn Alamagordo. Pas testit, s\u00ebshpejti do pasonte dhe p\u00ebrdorimi i bomb\u00ebs realisht.<\/p>\n<p>Pra, pas letr\u00ebs &#8220;Szilard-Einstein&#8221;, brenda nj\u00eb kornize t\u00eb vog\u00ebl kohore, impenjimi k\u00ebrkimor shkencor dhe avancimet teknologjike do i sillnin bombat atomike si dhe, pa kaluar shum\u00eb koh\u00eb, edhe p\u00ebrdorimin e tyre n\u00eb qytetet Hiroshima dhe Nagasaki t\u00eb Japonis\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; &#8211; &#8211; p\u00ebrmbajtja thelb\u00ebsore e letr\u00ebs &#8211; shk\u00ebputje, pjes\u00ebrisht &#8211; &#8211; &#8211;<br \/>\n<em>Disa punime t\u00eb fundit nga E. Fermi dhe L. Szilard, q\u00eb m\u00eb jan\u00eb komunikuar si dor\u00ebshkrim, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb besoj n\u00eb pritshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb elementi Uranium mund t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb ri dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm energjie, n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt. Disa aspekte t\u00eb situat\u00ebs (politike) q\u00eb \u00ebsht\u00eb krijuar, duket se k\u00ebrkojn\u00eb vigjilenc\u00eb dhe, n\u00ebse e nevojshme, veprime t\u00eb shpejta nga ana e administrat\u00ebs suaj. Andaj besoj se \u00ebsht\u00eb detyra ime t&#8217;i sjell n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj faktet dhe rekomandimet e m\u00ebposhtme:<\/em><br \/>\n<em>Gjat\u00eb kat\u00ebr muajve t\u00eb fundit ka dalur n\u00eb pah &#8211; n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs s\u00eb Joliot n\u00eb Franc\u00eb, si dhe t\u00eb Fermi dhe Szilard n\u00eb Amerik\u00eb &#8211; q\u00eb krijimi i reaksioneve zinxhirore b\u00ebrthamore n\u00eb nj\u00eb sasi t\u00eb madhe uraniumi \u00ebsht\u00eb i mundur, nga t\u00eb cilat reaksione do t\u00eb gjeneroheshin sasi t\u00eb m\u00ebdha energjie dhe sasi e madhe elementesh t\u00eb rinj, t\u00eb ngjash\u00ebm me Radiumin. Tani duket, pothuaj e sigurt, se kjo mund t\u00eb arrihet n\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt.<\/em><br \/>\n<em>Ky fenomen i ri do \u00e7onte gjithashtu n\u00eb nd\u00ebrtimin e bombave, dhe \u00ebsht\u00eb e imagjinueshme &#8211; anise kjo m\u00eb pak e sigurt &#8211; q\u00eb dmth. mund t\u00eb nd\u00ebrtohen bomba t\u00eb nj\u00eb lloji t\u00eb ri, jasht\u00ebzakonisht t\u00eb fuqishme. Nj\u00eb bomb\u00eb e vetme e k\u00ebtij lloji, e transportuar me anije dhe e shp\u00ebrthyer n\u00eb nj\u00eb port, mund ta shkat\u00ebrroj\u00eb fare leht\u00eb gjith\u00eb portin, s\u00eb bashku me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb territorit p\u00ebrreth. Sidoqoft\u00eb, bomba t\u00eb tilla mund t\u00eb rezultojn\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebr transportin ajror. |&#8230;| Un\u00eb e kuptoj q\u00eb Gjermania n\u00eb fakt e ka ndalur shitjen e Uraniumit nga minierat \u00e7ekosllovake, t\u00eb cilat i ka marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr. Fakti q\u00eb Gjermania ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb veprim kaq t\u00eb hersh\u00ebm mund t\u00eb kuptohet me arsyetimin se djali i N\u00ebnsekretarit Gjerman t\u00eb Shtetit, von Weizsacker, \u00ebsht\u00eb i atashuar pran\u00eb Institutit Kaiser-Wilhelm n\u00eb Berlin, ku disa nga eksperimentet amerikane me Uraniumin jan\u00eb duke u ritestuar (p\u00ebrs\u00ebritur)<\/em>.<br \/>\n&#8211; &#8211; &#8211; <em>Sinqerisht i Juaji (Albert Einstein)<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>M\u00eb 19 Tetor 1939, Presidenti Roosevelt i ktheu nj\u00eb p\u00ebrgjigje duke e fal\u00ebnderuar, dhe duke e informuar: &#8220;m\u00eb jan\u00eb dukur k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna aq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, sa e kam mbledhur nj\u00eb bord p\u00ebr t&#8217;i hetuar mund\u00ebsit\u00eb e sugjerimit tuaj plot\u00ebsisht, n\u00eb lidhje me elementin e Uraniumit&#8221;.<\/p>\n<p>Ca muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 7 Mars dhe 25 Prill 1940, Ajnshtajni i d\u00ebrgoi dhe 2 letra Presidentit Roosevelt, duke i b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr veprim sa i p\u00ebrket k\u00ebrkimit b\u00ebrthamor. Szilard madje e pati hartuar dhe nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb 4-t p\u00ebr Ajnshtajnin, let\u00ebr ku i k\u00ebrkohej Presidentit (si zakonisht, gjoja nga Ajnshtajni) q\u00eb t\u00eb takohej me Szilard, p\u00ebr t&#8217;i diskutuar politikat rreth energjis\u00eb b\u00ebrthamore. Dihet se Roosevelt pati vdekur m\u00eb 12 Prill 1945, vet\u00eb s&#8217;kam mundur t\u00eb vij\u00eb tek infot n\u00ebse letra e dat\u00ebs 25 Mars 1945 pati arritur me koh\u00eb, dhe as n\u00ebse qe lexuar nga Presidenti.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, i alarmuar q\u00eb nga &#8220;letra e par\u00eb&#8221;, Presidenti Roosevelt do ta autorizonte krijimin e &#8220;Komitetit K\u00ebshillimor p\u00ebr Uraniumin&#8221;. Ky komitet ishte fillimi i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb qeveris\u00eb, i administrat\u00ebs s\u00eb Roosevelt p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb bomb\u00eb atomike (anise nuk qe ndjekur patjet\u00ebr &#8220;politika e zhvillimit t\u00eb ndonj\u00eb arme&#8221;). Ky komitet do z\u00ebvend\u00ebsohej nga &#8220;Komiteti K\u00ebrkimor i Mbrojtjes Komb\u00ebtare&#8221;, dhe m\u00eb pas n\u00eb v. 1941 nga &#8220;Zyra e K\u00ebrkimit Shkencor dhe e Zhvillimit&#8221;. N\u00eb Qershor 1942 do fillonte programi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs p\u00ebr zhvillimin e atomikave i njohur si &#8220;Projekti Manhattan&#8221; &#8211; program masiv i ShBA, n\u00ebn udh\u00ebheqjen e fizikanit Oppenheimer, program q\u00eb i nd\u00ebrtoi bombat e para atomike.<br \/>\n| &#8211; &#8211; &#8211; <em>vijon me Pjes\u00ebn 2<\/em> &#8211; &#8211; &#8211;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Shkurt 2024 (V\u00ebshtrim, n\u00eb disa vazhdime &#8211; Pjesa 1) Letra m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme e shek. XX padyshim ishte letra &#8220;Szilard-Einstein&#8221;, nj\u00eb let\u00ebr e vetme, nj\u00eb cop\u00eb letre, por e cila do nxiste veprime, dhe brenda&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=14411\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-14411","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14411","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=14411"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/14411\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=14411"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=14411"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=14411"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}