{"id":1530,"date":"2019-09-26T14:13:24","date_gmt":"2019-09-26T14:13:24","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=1530"},"modified":"2024-04-24T12:18:09","modified_gmt":"2024-04-24T11:18:09","slug":"simboli-poetik-i-camaj-korbi-i-zi-dhe-spiun-bardhi-i-apollonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=1530","title":{"rendered":"Simboli i fuqish\u00ebm poetik i Martin Camajt &#8211; &#8220;Korbi&#8221; !"},"content":{"rendered":"<p><em>s. guraziu &#8211; ars poetica, Sh 2018 &#8211; koment<\/em><\/p>\n<p>&#8230;n\u00eb Kuran, Korbi ishte krijesa q\u00eb e m\u00ebsoi vras\u00ebsin e par\u00eb t\u00eb njer\u00ebzimit, Kabilin si duhej ta varroste viktim\u00ebn e par\u00eb (njer\u00ebzore), v\u00ebllain e vet (Kabili e nd\u00ebrmori hapin e par\u00eb &#8220;kriminal&#8221; t\u00eb njeriut duke e vrar\u00eb v\u00ebllain, Habilin) &#8211; n\u00eb storiet pararend\u00ebse, psh. n\u00eb Bibl\u00ebn hebraike Korbi ishte shpendi si specia e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendet &#8211; n\u00eb &#8220;Gjenezis&#8221;, pas p\u00ebrmbytjes s\u00eb madhe Noe e l\u00ebshon nj\u00eb korb nga Arka p\u00ebr testimin n\u00ebse niveli i uj\u00ebrave kishte r\u00ebn\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>\/ Shtat\u00eb vasha u \u00e7uen pesh\u00eb \/ kur ngjyra e korbit fluturoi \/ p\u00ebrmbi shtyll\u00ebn e jet\u00ebs: \/ sqepi i dukej i verdh\u00eb, gati i bardh\u00eb \/ mes pendlave t\u00eb zeza \/ &#8230; \/ n\u00ebn karmat e vendit tim \/ po s\u2019erdh\u00ebt ju, vasha, \/ kur t\u00eb zbardhen pusat e ujit \/ n\u00eb lum\u00eb p\u00ebrpara agimit, \/ ngurzohen edhe duert e foshnjeve \/ n\u00eb palar\u00e9. \/<br \/>\n[ Martin Camaj (1925-1992) &#8211; &#8220;Motiv i vjet\u00ebr n\u00eb kthim&#8221; ]<\/p>\n<p>Simboli ky\u00e7 i poezis\u00eb s\u00eb Camajt &#8211; &#8220;Korbi&#8221;! Thjesht\u00ebsia poetike pothuaj mahnit\u00ebse, e megjithat\u00eb aq e fuqishme, poetikja sikur vet\u00ebshpaloset dhe qart\u00ebsohet me ndihm\u00ebn e derivateve simbolike (ngjyra e korbit, trazimi i shtat\u00eb vashave, shtylla e jet\u00ebs, plafat e murm\u00eb, karmat e vendit tim, pusat e ujit, ngur\u00ebzimi i do\u00e7kave foshnjore).<br \/>\nN\u00ebse di\u00e7 ve\u00e7 e ka thjesht\u00ebsin\u00eb e vet, sikur s&#8217;ka pse &#8220;thjesht\u00ebsohet&#8221; vet\u00eb thjesht\u00ebsia tutje Thuase as nuk nevojiten interpretimet, fjal\u00ebt do ishin t\u00eb tep\u00ebrta. Shkapuritja tutje e &#8220;thell\u00ebsis\u00eb simbolike&#8221; thuase do ishte fare e panevojshme, di\u00e7 e tep\u00ebrt, sikur shpjegimet teknike do ia prishnin &#8220;qet\u00ebsin\u00eb&#8221; e rehatin\u00eb harmonike poezis\u00eb. <\/p>\n<p>Mir\u00ebpo mbase nuk r\u00ebndohet gj\u00eb n\u00ebse : ) shtohet ndonj\u00eb di\u00e7 p\u00ebr vet\u00eb &#8220;simbolin&#8221;, n\u00eb k\u00ebt rast t\u00eb poezis\u00eb s\u00eb Camajt sikur s&#8217;ka nevoj\u00eb t\u00eb interpretohet &#8220;thjesht\u00ebsia poetike&#8221; por mund t\u00eb shtohet ndonj\u00eb fjal\u00eb p\u00ebr simbolin, p\u00ebr &#8220;korbin&#8221; si subjekt mitik, si subjekt jasht\u00ebletrar !<\/p>\n<p>***<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb puplave t\u00eb zeza, t\u00eb krrokam\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe p\u00ebr faktin e t\u00eb ushqyerit me coftina, me krijesa t\u00eb ngordhura, korbi prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb zog ogurzi. Si shpende q\u00eb ushqehen me k\u00ebrma, korbat prore jan\u00eb &#8220;nd\u00ebrlidhur&#8221; simbolikisht me vdekjen, si &#8220;shpirtra t\u00eb humbur&#8221;.<br \/>\nI hasim n\u00eb mitet e shum\u00eb popujve t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrmes legjendave si &#8220;referenc\u00eb&#8221; ndoshta korbi na vjen q\u00eb nga kur njeriu nisi t\u00eb dinte p\u00ebr veten. Sipas Karl Narr, karakteristikat e besimeve t\u00eb hershme t\u00eb njer\u00ebzve primitiv\u00eb vazhdonin sipas &#8220;tradit\u00ebs&#8221;, por dhe gradualisht qen\u00eb transformuar n\u00eb periudhat proto-neolitike e neolitike. Ai thot\u00eb se konceptet animaliste shpesh i merrnin p\u00ebrmasat e nj\u00eb kulti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kafsh\u00ebt jan\u00eb konsideruar si p\u00ebrshfaqje hipostazore t\u00eb qenieve m\u00eb t\u00eb larta (hyjnore), psh. n\u00eb shamanizmin (neolitik) shqiponja dhe korbi qen\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme &#8211; thot\u00eb Narr.<\/p>\n<p>Nga mitologjia greke na \u00ebsht\u00eb e njohur se korbat jan\u00eb simbol i fatit t\u00eb keq, ishin t\u00eb lidhur me vet\u00eb Apollonin, nj\u00ebrin nga hyjnor\u00ebt m\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb mitologjis\u00eb &#8211; t\u00eb &#8220;zez\u00ebn&#8221; e korbave e kemi nga ai. Korbat sh\u00ebrbenin si korrier\u00eb t\u00eb per\u00ebndive nga, dhe p\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb vdekurve.<br \/>\nApolloni e p\u00ebrdorte nj\u00eb korb t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr ta &#8220;spiunuar&#8221; t\u00eb dashur\u00ebn Koronisa. Ajo ishte nj\u00ebra nga t\u00eb dashurat e tij (sepse ai d\u00ebshironte ashtu), por n\u00eb fakt ajo ve\u00e7 ishte e z\u00ebn\u00eb. Tekefundit zemra e saj s&#8217;kishte &#8220;vend&#8221; p\u00ebr Apollonin.<\/p>\n<p>Spiunimi i tij ishte i &#8220;padrejt\u00eb&#8221; (le q\u00eb i shkilte t\u00eb gjitha normat e privat\u00ebsis\u00eb, por madje dhe ato t\u00eb dashuris\u00eb &#8211; dihet se parakushti i par\u00eb n\u00eb dashuri \u00ebsht\u00eb besimi, Apolloni sikur pati harruar ta &#8220;vriste&#8221; mendjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim : )<br \/>\nAi e pati shp\u00ebrfillur nj\u00eb fakt fare t\u00eb thjesht\u00eb; pasi larg qoft\u00eb&#8230; Koronisa s&#8217;ishte e &#8220;lazdruar&#8221;, m\u00eb par\u00eb ishte ai vet\u00eb nj\u00eb lazdrush i pandreqsh\u00ebm, ajo thjesht s&#8217;pati mundur t&#8217;i rrinte besnike, pasi zemra e saj rrahte p\u00ebr dike tjet\u00ebr. Ajo madje do t&#8217;pajtohej pastaj dhe me vdekjen, si nd\u00ebshkim i &#8220;drejt\u00eb&#8221; mitologjik.<\/p>\n<p>Historiani dhe filozofi grek Straboni d\u00ebshmon q\u00eb Koronisa rregullisht shkonte t\u00eb lahej n\u00eb liqen, i p\u00eblqente t\u00eb lahej dhe k\u00ebshtu bukuria e saj i pati r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy Apollonit. Me ta par\u00eb (mbase tin\u00ebz nga shkurret, ashtu nudo derisa ajo lahej) djalosh-valentiniani qe dashuruar gjer n\u00eb vesh\u00eb. Si per\u00ebndi q\u00eb ishte natyrisht e leht\u00eb ta &#8220;mashtronte&#8221; dhe do t&#8217;flinte me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb her\u00ebt a m\u00eb von\u00eb do t&#8217;i duhej t\u00eb ikte p\u00ebr pun\u00ebt e veta, diku n\u00eb Delf. Ndarjet kurr\u00eb s&#8217;jan\u00eb t\u00eb mira, e sidomos n\u00ebse Koronisa kishte koh\u00eb q\u00eb ve\u00e7 kishte ngelur pa zemr\u00ebn (zemr\u00ebn e saj e pati &#8220;vjedhur&#8221; nj\u00eb bukurosh tjet\u00ebr &#8211; kot shtirej Apolloni sikur s&#8217;dinte, sikur gjoja &#8220;dyshimtar i pafajsh\u00ebm&#8221;, ai i dinte mir\u00eb gj\u00ebrat, p\u00ebrndryshe s&#8217;do ishte per\u00ebndi).<\/p>\n<p>Pra me t\u00eb ikur n\u00eb Delf, ve\u00e7 e pati angazhuar korbin bardhosh, &#8220;spiun-bardhin&#8221;, q\u00eb t\u00eb mbante nj\u00eb sy mbi t\u00eb. Nd\u00ebrsa Koronisa, edhe pse tashm\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb me Apollonin, do t&#8217;i hidhej n\u00eb krah\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, bukuroshit Iskis. Sepse padyshim ajo e donte shum\u00eb, s&#8217;kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe.<\/p>\n<p>Kur korbi e solli lajmin se ajo e kishte &#8220;tradhtuar&#8221;, zem\u00ebrimi i Apollonit sikur e ngrysi gjith\u00eb Delfin. Nga marazi e mallkoi dhe vet\u00eb korbin e ngrat\u00eb, meq\u00eb &#8211; sipas gjykimit t\u00eb tij &#8211; s&#8217;kishte nd\u00ebrmarr\u00eb gj\u00eb ta parandalonte &#8220;tradhtin\u00eb&#8221;. Eh, t\u00eb dashuruarve gjithmon\u00eb iu mjegullohet arsyeja, \u00e7&#8217;mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb korb i gjor\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se ta lajm\u00ebronte, p\u00ebrve\u00e7 se ta kryente devotsh\u00ebm detyr\u00ebn e spiunll\u00ebkut. Mir\u00ebpo tashm\u00eb von\u00eb, zem\u00ebrimi apollonian do t&#8217;ia b\u00ebnte &#8220;shkrumb&#8221; puplat e bardha, do t&#8217;i kthente n\u00eb pis t\u00eb zeza. Ishte pra zem\u00ebrimi i Apollonit, dhe q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb&#8230; q\u00eb nga zanafilla e mitit do t&#8217;i njohim korbat si shpendzez\u00eb me ato krrokamat e trishtimit.<\/p>\n<p>Edhe mitologjia &#8220;analoge&#8221; romake na flet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn &#8220;linj\u00eb&#8221;, sipas Ovidit n\u00eb &#8220;Metamorfozat&#8221; e tij, Apolloni i zem\u00ebruar e d\u00ebrgoi motr\u00ebn e vet, Artemisen (per\u00ebndesh\u00ebn e gjuetis\u00eb) p\u00ebr ta vrar\u00eb Koronisen jobesnike (sepse ai vet\u00eb s&#8217;mund ta vriste, aq larg s&#8217;mund t\u00eb shkonte). Shigjetat vdekjeprur\u00ebse t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs Artemisa e godit\u00ebn t\u00eb ngrat\u00ebn Koronisa, ajo s&#8217;duhej ta kishte hidh\u00ebruar v\u00ebllain binjak, t\u00eb vetmin v\u00eblla q\u00eb kishte Artemisa.<\/p>\n<p>Mitologjia thot\u00eb se Koronisa qe pllakosur nga pendimi, pati dh\u00ebn\u00eb shpirt e pajtuar se nd\u00ebshkimi me vdekje ishte i drejt\u00eb. Mir\u00ebpo e pati shprehur keqardhjen dhe dhimbjen am\u00ebsore q\u00eb, s\u00eb bashku me t\u00eb, do t&#8217;vdiste dhe f\u00ebmija i pafajsh\u00ebm (i biri palindur i Apollonit). Edhe Apolloni do t&#8217;pendohej, anise tashm\u00eb ishte von\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar at\u00eb. Derisa ajo n\u00eb agoni, ai shkoi dhe duke e \u00e7ar\u00eb barkun e saj e nxori n\u00eb jet\u00eb t\u00eb birin e vet ( s&#8217;e p\u00ebrmend kush por Apolloni mund ta ket\u00eb kryer kirurgjiken e par\u00eb &#8220;cesariane&#8221; &#8211; pa\u00e7ka se ende s&#8217;pati qen\u00eb i shpikur termi : )<br \/>\nI biri i tij, Asklepiusi do t&#8217;b\u00ebhej vet\u00eb per\u00ebndia i Mjek\u00ebsis\u00eb dhe i Sh\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Foshnjen e sapolindur Apolloni ia la n\u00eb besim Kironit, kentaurit fort t\u00eb men\u00e7ur, p\u00ebr ta rritur dhe edukuar. Kironi ia m\u00ebsoi t\u00eb fshehtat e mjek\u00ebsis\u00eb pa hile, Asklepiusi qe b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mjek shum\u00eb i aft\u00eb, sidomos kur per\u00ebndesha Athina ia dhuroi pak gjak t\u00eb Meduzas\u00eb (t\u00eb gorgonas\u00eb s\u00eb tmerrshme, me gjarpnush\u00ebzat si flok\u00eb dhe me shikimin q\u00eb gur\u00ebzonte &#8211; t\u00eb vrar\u00eb tashm\u00eb nga Perseu). Me gjakun e saj si l\u00ebng magjik mund t&#8217;i ringjallte madje dhe t\u00eb vdekurit, pa le t&#8217;i sh\u00ebronte t\u00eb gjall\u00ebt.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo jo gjithkush qe &#8220;impresionuar&#8221; me magjin\u00eb e tij, ngjallja e t\u00eb vdekurve Zeus Krye-zotit s&#8217;i p\u00eblqente asfare Kishte frik\u00eb se kjo magji e fuqishme e Asklepiusit do ta rrezikonte &#8220;rendin bot\u00ebror&#8221; ose mbar\u00ebvajtjen e qen\u00ebsis\u00eb. Si nd\u00ebrhyrje gjoja largpam\u00ebse strategjike, Zeusi do ta vriste Doktorin e mitologjis\u00eb, thjesht me nj\u00eb rrufe diku nga ret\u00eb olimpiane. Apolloni, si baba + si per\u00ebndi q\u00eb ishte, do t\u00eb hakmerrej p\u00ebr t\u00eb birin duke i vrar\u00eb ciklop\u00ebt. Kjo &#8220;pik\u00eb&#8221; e dob\u00ebt zeusiane do ta detyronte Krye-zotin e Olimpit q\u00eb ta zhb\u00ebnte vrasjen e vet, dhe dmth. rishtas ta kthente n\u00eb jet\u00eb Asklepiusin.<\/p>\n<p>Ja pse njer\u00ebzimi, p\u00ebrunj\u00ebsisht&#8230; e p\u00ebrjet\u00ebsisht i ngelet mir\u00ebnjoh\u00ebs mitologjis\u00eb, p\u00ebrndryshe si do sh\u00ebroheshin njer\u00ebzit, si do ia b\u00ebnim vall\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjet, \u00e7&#8217;do b\u00ebnim pa industrin\u00eb e paskajshme farmaceutike, pa shkencat moderne t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, pa nj\u00eb milion veglat e avancuara t\u00eb teknologjis\u00eb mjek\u00ebsore!<\/p>\n<p>N\u00eb mitologjin\u00eb germanike per\u00ebndia Odin shpesh shoq\u00ebrohej nga korbat, saher\u00eb p\u00ebrshkruhej pothuaj gjithmon\u00eb i shoq\u00ebruar nga korbat, ose shfaqeshin si &#8220;simbole&#8221; n\u00ebp\u00ebr imazhet e grafikat. Sikur dhe n\u00eb at\u00eb skandinave Odinit i p\u00ebrshkruhen dy korba tek i sh\u00ebrbejn\u00eb si syt\u00eb dhe vesh\u00ebt e tij. N\u00eb folklorin suedez korbat ishin di\u00e7 si fantazma njer\u00ebzish t\u00eb vrar\u00eb, t\u00eb ikur &#8220;matan\u00eb&#8221; pa varrime dhe pa ritualet e krishtera.<br \/>\nN\u00eb folklorin e m\u00ebvonsh\u00ebm dhe n\u00eb p\u00ebrrallat gjermane korbat ishin &#8220;shpirtra t\u00eb mallkuar&#8221; &#8211; nd\u00ebrsa n\u00ebnkuptohet q\u00eb &#8220;mallkimi&#8221; si d\u00ebnim &#8220;realisht&#8221; mund te ipej vet\u00ebm nga per\u00ebndit\u00eb (nj\u00ebsoj si n\u00eb mitologjin\u00eb greke). <\/p>\n<p>N\u00eb mitologjin\u00eb irlandeze korbat kishin t\u00eb b\u00ebnin me luften e me fushebetejen, me parandjenjat e me ankthin e duelit luftarak.<br \/>\nKorbi ishte shpendi si specia e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb Bibl\u00ebn hebraike. N\u00eb &#8220;Gjenezis&#8221;, pas p\u00ebrmbytjes s\u00eb madhe Noe e l\u00ebshon nj\u00eb korb nga Arka p\u00ebr t\u00eb testuar n\u00ebse niveli i uj\u00ebrave kishte r\u00ebn\u00eb. Korbi p\u00ebrmendet dhe n\u00eb Kuran. P\u00ebr nga vjet\u00ebrsia storiet e Bibl\u00ebs hebraike (dhe atyre t\u00eb krishtera) u paraprijn\u00eb versioneve t\u00eb shum\u00eb figurave e t\u00eb ngjarjeve t\u00eb Kuranit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb neve na duhej shkurtazi nj\u00eb detaj i &#8220;v\u00ebllavrasjes&#8221;. Sipas t\u00eb gjitha Biblave dhe sipas Kuranit, dy djemt\u00eb e Ademit (Adamit) dhe Hav\u00ebs (Ev\u00ebs) ishin Kabili dhe Habili (ose dmth. Kaini dhe Abeli). M\u00eb shkurt, pra sipas religjioneve abrahamike, Kabili (Kaini) ishte personi i par\u00eb i lindur mbi tok\u00eb, dhe vras\u00ebsi, krimineli i par\u00eb i bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa i v\u00ebllai, Habili (Abeli) do ishte personi i par\u00eb t\u00eb vritej, t\u00eb vdiste si viktim\u00eb e krimit. Dy v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm mbi tok\u00eb, por prapavija &#8220;universale&#8221; e mesazhit ose e rr\u00ebfimit na flet se duhej t\u00eb kishte konflikt mes tyre. Konflikti v\u00ebllaz\u00ebror u thellua aq shum\u00eb, aq sa Kabili e nd\u00ebrmori hapin &#8220;kriminal&#8221; p\u00ebr ta vrar\u00eb v\u00ebllain e vet. Krimi ndodhi, vrasja u kthye n\u00eb fakt, nuk mund t\u00eb zhb\u00ebhej&#8230;<br \/>\nDhe Kurani k\u00ebtu e p\u00ebrmend Korbin si krijes\u00eb q\u00eb e m\u00ebsoi vras\u00ebsin, Kabilin se si duhej ta varroste viktim\u00ebn, v\u00ebllain e vet.<\/p>\n<p>***<br \/>\nPopulli ka mjaft th\u00ebnie e metafora lidhur me korbat, nj\u00ebra nga metaforat \u00ebsht\u00eb ajo e vet\u00ebvler\u00ebsimit obligativ, e vet\u00ebp\u00eblqimit t\u00eb natyrsh\u00ebm, ose e qasjes s\u00eb lindur &#8220;subjektiviste&#8221; (si instinkt bazik dhe pafaj\u00ebsisht natyral), psh. nj\u00ebri nga variantet do ishte: &#8220;<strong>edhe korbit t\u00eb vegjlit e vet i duken m\u00eb t\u00eb bukurit e bot\u00ebs<\/strong>&#8220;!<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-1531\" src=\"https:\/\/www.letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/martin_camaj1.jpg\" alt=\"\" width=\"716\" height=\"929\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/martin_camaj1.jpg 716w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/martin_camaj1-231x300.jpg 231w\" sizes=\"auto, (max-width: 716px) 100vw, 716px\" \/><br \/>\nMartin Camaj<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>s. guraziu &#8211; ars poetica, Sh 2018 &#8211; koment &#8230;n\u00eb Kuran, Korbi ishte krijesa q\u00eb e m\u00ebsoi vras\u00ebsin e par\u00eb t\u00eb njer\u00ebzimit, Kabilin si duhej ta varroste viktim\u00ebn e par\u00eb (njer\u00ebzore), v\u00ebllain e vet (Kabili e nd\u00ebrmori hapin e par\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=1530\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8,10],"tags":[],"class_list":["post-1530","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1530"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1530\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}