{"id":15325,"date":"2019-09-24T10:48:06","date_gmt":"2019-09-24T09:48:06","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=15325"},"modified":"2026-04-09T03:19:39","modified_gmt":"2026-04-09T02:19:39","slug":"apolloni-i-dashuruar-dhe-spiun-bardhi-i-apollonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=15325","title":{"rendered":"Apolloni i Dashuruar, dhe Spiun-bardhi i Apollonit"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2018<\/em><\/p>\n<p>[ ngjitur: John Singer Sargent (1866-1925) &#8211; <strong>Apolloni dhe Muzat<\/strong>, 1921 (instaluar n\u00eb MFA Boston) ]<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artk_john_singer_sargent-apolloni_dhe_muzat_mfaboston_1921.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artk_john_singer_sargent-apolloni_dhe_muzat_mfaboston_1921.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"1066\" class=\"alignnone size-full wp-image-15326\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artk_john_singer_sargent-apolloni_dhe_muzat_mfaboston_1921.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artk_john_singer_sargent-apolloni_dhe_muzat_mfaboston_1921-300x228.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artk_john_singer_sargent-apolloni_dhe_muzat_mfaboston_1921-1024x780.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/04\/artk_john_singer_sargent-apolloni_dhe_muzat_mfaboston_1921-768x585.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Apolloni e p\u00ebrdorte nj\u00eb korb t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr ta &#8220;spiunuar&#8221; t\u00eb dashur\u00ebn Koronisa. Mir\u00ebpo s&#8217;pat\u00ebn vajtur gj\u00ebrat sipas qejfit t\u00eb tij, m\u00eb pastaj t\u00eb &#8220;zez\u00ebn&#8221; e korbave e kemi nga ai. Populli ka mjaft th\u00ebnie e metafora lidhur me korbat, nj\u00ebra nga metaforat \u00ebsht\u00eb ajo e vet\u00ebvler\u00ebsimit obligativ, e vet\u00ebp\u00eblqimit t\u00eb natyrsh\u00ebm, ose e qasjes s\u00eb lindur &#8220;subjektiviste&#8221; (si instinkt bazik dhe pafaj\u00ebsisht natyral), psh. nj\u00ebri nga variantet do ishte: &#8220;edhe korbit t\u00eb vegjlit e vet i duken m\u00eb t\u00eb bukurit e bot\u00ebs&#8221;!<\/p>\n<p>***<br \/>\nP\u00ebr shkak t\u00eb puplave t\u00eb zeza, t\u00eb krrokam\u00ebs s\u00eb eg\u00ebr dhe p\u00ebr faktin e t\u00eb ushqyerit me coftina, me krijesa t\u00eb ngordhura, korbi prej koh\u00ebsh \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb zog ogurzi. Si shpende q\u00eb ushqehen me k\u00ebrma, korbat prore jan\u00eb &#8220;nd\u00ebrlidhur&#8221; simbolikisht me vdekjen, si &#8220;shpirtra t\u00eb humbur&#8221;.<br \/>\nI hasim n\u00eb mitet e shum\u00eb popujve t\u00eb lasht\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrmes legjendave si &#8220;referenc\u00eb&#8221; ndoshta korbi na vjen q\u00eb nga kur njeriu nisi t\u00eb dinte p\u00ebr veten. Sipas Karl Narr, karakteristikat e besimeve t\u00eb hershme t\u00eb njer\u00ebzve primitiv\u00eb vazhdonin sipas &#8220;tradit\u00ebs&#8221;, por dhe gradualisht qen\u00eb transformuar n\u00eb periudhat proto-neolitike e neolitike. Ai thot\u00eb se konceptet animaliste shpesh i merrnin p\u00ebrmasat e nj\u00eb kulti t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Kafsh\u00ebt jan\u00eb konsideruar si p\u00ebrshfaqje hipostazore t\u00eb qenieve m\u00eb t\u00eb larta (hyjnore), psh. n\u00eb shamanizmin (neolitik) shqiponja dhe korbi qen\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme &#8211; thot\u00eb Narr.<\/p>\n<p>Nga mitologjia greke na \u00ebsht\u00eb e njohur se korbat jan\u00eb simbol i fatit t\u00eb keq, ishin t\u00eb lidhur me vet\u00eb Apollonin, nj\u00ebrin nga hyjnor\u00ebt m\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb mitologjis\u00eb &#8211; t\u00eb &#8220;zez\u00ebn&#8221; e korbave e kemi nga ai. Korbat sh\u00ebrbenin si korrier\u00eb t\u00eb per\u00ebndive nga, dhe p\u00ebr n\u00eb bot\u00ebn e t\u00eb vdekurve.<br \/>\nApolloni e p\u00ebrdorte nj\u00eb korb t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr ta &#8220;spiunuar&#8221; t\u00eb dashur\u00ebn Koronisa. Ajo ishte nj\u00ebra nga t\u00eb dashurat e tij (sepse ai d\u00ebshironte ashtu), por n\u00eb fakt ajo ve\u00e7 ishte e z\u00ebn\u00eb. Tekefundit zemra e saj s&#8217;kishte &#8220;vend&#8221; p\u00ebr Apollonin.<\/p>\n<p>Spiunimi i tij ishte i &#8220;padrejt\u00eb&#8221; (le q\u00eb i shkilte t\u00eb gjitha normat e privat\u00ebsis\u00eb, por madje dhe ato t\u00eb dashuris\u00eb &#8211; dihet se parakushti i par\u00eb n\u00eb dashuri \u00ebsht\u00eb besimi, Apolloni sikur pati harruar ta &#8220;vriste&#8221; mendjen n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim : )<br \/>\nAi e pati shp\u00ebrfillur nj\u00eb fakt fare t\u00eb thjesht\u00eb; pasi larg qoft\u00eb&#8230; Koronisa s&#8217;ishte e &#8220;lazdruar&#8221;, m\u00eb par\u00eb ishte ai vet\u00eb nj\u00eb lazdrush i pandreqsh\u00ebm, ajo thjesht s&#8217;pati mundur t&#8217;i rrinte besnike, pasi zemra e saj rrahte p\u00ebr dike tjet\u00ebr. Ajo madje do t&#8217;pajtohej pastaj dhe me vdekjen, si nd\u00ebshkim i &#8220;drejt\u00eb&#8221; mitologjik.<\/p>\n<p>Historiani dhe filozofi grek Straboni d\u00ebshmon q\u00eb Koronisa rregullisht shkonte t\u00eb lahej n\u00eb liqen, i p\u00eblqente t\u00eb lahej dhe k\u00ebshtu bukuria e saj i pati r\u00ebn\u00eb n\u00eb sy Apollonit. Me ta par\u00eb (mbase tin\u00ebz nga shkurret, ashtu nudo derisa ajo lahej) djalosh-valentiniani qe dashuruar gjer n\u00eb vesh\u00eb. Si per\u00ebndi q\u00eb ishte natyrisht e leht\u00eb ta &#8220;mashtronte&#8221; dhe do t&#8217;flinte me t\u00eb.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb her\u00ebt a m\u00eb von\u00eb do t&#8217;i duhej t\u00eb ikte p\u00ebr pun\u00ebt e veta, diku n\u00eb Delf. Ndarjet kurr\u00eb s&#8217;jan\u00eb t\u00eb mira, e sidomos n\u00ebse Koronisa kishte koh\u00eb q\u00eb ve\u00e7 kishte ngelur pa zemr\u00ebn (zemr\u00ebn e saj e pati &#8220;vjedhur&#8221; nj\u00eb bukurosh tjet\u00ebr &#8211; kot shtirej Apolloni sikur s&#8217;dinte, sikur gjoja &#8220;dyshimtar i pafajsh\u00ebm&#8221;, ai i dinte mir\u00eb gj\u00ebrat, p\u00ebrndryshe s&#8217;do ishte per\u00ebndi).<\/p>\n<p>Pra me t\u00eb ikur n\u00eb Delf, ve\u00e7 e pati angazhuar korbin bardhosh, &#8220;spiun-bardhin&#8221;, q\u00eb t\u00eb mbante nj\u00eb sy mbi t\u00eb. Nd\u00ebrsa Koronisa, edhe pse tashm\u00eb shtatz\u00ebn\u00eb me Apollonin, do t&#8217;i hidhej n\u00eb krah\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, bukuroshit Iskis. Sepse padyshim ajo e donte shum\u00eb, s&#8217;kishte si t\u00eb ndodhte ndryshe.<\/p>\n<p>Kur korbi e solli lajmin se ajo e kishte &#8220;tradhtuar&#8221;, zem\u00ebrimi i Apollonit sikur e ngrysi gjith\u00eb Delfin. Nga marazi e mallkoi dhe vet\u00eb korbin e ngrat\u00eb, meq\u00eb &#8211; sipas gjykimit t\u00eb tij &#8211; s&#8217;kishte nd\u00ebrmarr\u00eb gj\u00eb ta parandalonte &#8220;tradhtin\u00eb&#8221;. Eh, t\u00eb dashuruarve gjithmon\u00eb iu mjegullohet arsyeja, \u00e7&#8217;mund t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb korb i gjor\u00eb p\u00ebrve\u00e7 se ta lajm\u00ebronte, p\u00ebrve\u00e7 se ta kryente devotsh\u00ebm detyr\u00ebn e spiunll\u00ebkut. Mir\u00ebpo tashm\u00eb von\u00eb, zem\u00ebrimi apollonian do t&#8217;ia b\u00ebnte &#8220;shkrumb&#8221; puplat e bardha, do t&#8217;i kthente n\u00eb pis t\u00eb zeza. Ishte pra zem\u00ebrimi i Apollonit, dhe q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb&#8230; q\u00eb nga zanafilla e mitit do t&#8217;i njohim korbat si shpendzez\u00eb me ato krrokamat e trishtimit.<\/p>\n<p>Edhe mitologjia &#8220;analoge&#8221; romake na flet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn &#8220;linj\u00eb&#8221;, sipas Ovidit n\u00eb &#8220;Metamorfozat&#8221; e tij, Apolloni i zem\u00ebruar e d\u00ebrgoi motr\u00ebn e vet, Artemisen (per\u00ebndesh\u00ebn e gjuetis\u00eb) p\u00ebr ta vrar\u00eb Koronisen jobesnike (sepse ai vet\u00eb s&#8217;mund ta vriste, aq larg s&#8217;mund t\u00eb shkonte). Shigjetat vdekjeprur\u00ebse t\u00eb per\u00ebndesh\u00ebs Artemisa e godit\u00ebn t\u00eb ngrat\u00ebn Koronisa, ajo s&#8217;duhej ta kishte hidh\u00ebruar v\u00ebllain binjak, t\u00eb vetmin v\u00eblla q\u00eb kishte Artemisa.<\/p>\n<p>Mitologjia thot\u00eb se Koronisa qe pllakosur nga pendimi, pati dh\u00ebn\u00eb shpirt e pajtuar se nd\u00ebshkimi me vdekje ishte i drejt\u00eb. Mir\u00ebpo e pati shprehur keqardhjen dhe dhimbjen am\u00ebsore q\u00eb, s\u00eb bashku me t\u00eb, do t&#8217;vdiste dhe f\u00ebmija i pafajsh\u00ebm (i biri palindur i Apollonit). Edhe Apolloni do t&#8217;pendohej, anise tashm\u00eb ishte von\u00eb p\u00ebr ta shp\u00ebtuar at\u00eb. Derisa ajo n\u00eb agoni, ai shkoi dhe duke e \u00e7ar\u00eb barkun e saj e nxori n\u00eb jet\u00eb t\u00eb birin e vet ( s&#8217;e p\u00ebrmend kush por Apolloni mund ta ket\u00eb kryer kirurgjiken e par\u00eb &#8220;cesariane&#8221; &#8211; pa\u00e7ka se ende s&#8217;pati qen\u00eb i shpikur termi : )<br \/>\nI biri i tij, Asklepiusi do t&#8217;b\u00ebhej vet\u00eb per\u00ebndia i Mjek\u00ebsis\u00eb dhe i Sh\u00ebrimit.<\/p>\n<p>Foshnjen e sapolindur Apolloni ia la n\u00eb besim Kironit, kentaurit fort t\u00eb men\u00e7ur, p\u00ebr ta rritur dhe edukuar. Kironi ia m\u00ebsoi t\u00eb fshehtat e mjek\u00ebsis\u00eb pa hile, Asklepiusi qe b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mjek shum\u00eb i aft\u00eb, sidomos kur per\u00ebndesha Athina ia dhuroi pak gjak t\u00eb Meduzas\u00eb (t\u00eb gorgonas\u00eb s\u00eb tmerrshme, me gjarpnush\u00ebzat si flok\u00eb dhe me shikimin q\u00eb gur\u00ebzonte &#8211; t\u00eb vrar\u00eb tashm\u00eb nga Perseu). Me gjakun e saj si l\u00ebng magjik mund t&#8217;i ringjallte madje dhe t\u00eb vdekurit, pa le t&#8217;i sh\u00ebronte t\u00eb gjall\u00ebt.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo jo gjithkush qe &#8220;impresionuar&#8221; me magjin\u00eb e tij, ngjallja e t\u00eb vdekurve Zeus Krye-zotit s&#8217;i p\u00eblqente asfare Kishte frik\u00eb se kjo magji e fuqishme e Asklepiusit do ta rrezikonte &#8220;rendin bot\u00ebror&#8221; ose mbar\u00ebvajtjen e qen\u00ebsis\u00eb. Si nd\u00ebrhyrje gjoja largpam\u00ebse strategjike, Zeusi do ta vriste Doktorin e mitologjis\u00eb, thjesht me nj\u00eb rrufe diku nga ret\u00eb olimpiane. Apolloni, si baba + si per\u00ebndi q\u00eb ishte, do t\u00eb hakmerrej p\u00ebr t\u00eb birin duke i vrar\u00eb ciklop\u00ebt. Kjo &#8220;pik\u00eb&#8221; e dob\u00ebt zeusiane do ta detyronte Krye-zotin e Olimpit q\u00eb ta zhb\u00ebnte vrasjen e vet, dhe dmth. rishtas ta kthente n\u00eb jet\u00eb Asklepiusin.<\/p>\n<p>Ja pse njer\u00ebzimi, p\u00ebrunj\u00ebsisht&#8230; e p\u00ebrjet\u00ebsisht i ngelet mir\u00ebnjoh\u00ebs mitologjis\u00eb, p\u00ebrndryshe si do sh\u00ebroheshin njer\u00ebzit, si do ia b\u00ebnim vall\u00eb p\u00ebr s\u00ebmundjet, \u00e7&#8217;do b\u00ebnim pa industrin\u00eb e paskajshme farmaceutike, pa shkencat moderne t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb, pa nj\u00eb milion veglat e avancuara t\u00eb teknologjis\u00eb mjek\u00ebsore!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2018 [ ngjitur: John Singer Sargent (1866-1925) &#8211; Apolloni dhe Muzat, 1921 (instaluar n\u00eb MFA Boston) ] Apolloni e p\u00ebrdorte nj\u00eb korb t\u00eb bardh\u00eb p\u00ebr ta &#8220;spiunuar&#8221; t\u00eb dashur\u00ebn Koronisa. Mir\u00ebpo s&#8217;pat\u00ebn vajtur gj\u00ebrat&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=15325\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-15325","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15325"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15325\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}