{"id":15409,"date":"2024-07-15T10:06:52","date_gmt":"2024-07-15T09:06:52","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=15409"},"modified":"2024-08-18T20:08:22","modified_gmt":"2024-08-18T19:08:22","slug":"vetedija-fenomenale-animalistike-shkenca-njeriu-dhe-etikat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=15409","title":{"rendered":"Vet\u00ebdija Fenomenale Animalistike &#8211; Shkenca, Njeriu dhe Etikat"},"content":{"rendered":"<p><em>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Korrik 2024 &#8211; V\u00ebshtrim, p\u00ebrsiatje &#8211; Deklarata e re mbi &#8220;vet\u00ebdijen&#8221; e kafsh\u00ebve, New York 2024)<\/em><\/p>\n<p><strong>Shkenca m\u00eb e re, m\u00eb e aktualizuar, thot\u00eb se njer\u00ebzit nuk jan\u00eb unik\u00eb n\u00eb zot\u00ebrimin e substrateve neurologjike q\u00eb gjenerojn\u00eb vet\u00ebdijen. Ndoshta arritja m\u00eb e madhe shkencore e njeriut deri sot \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht &#8220;vet\u00ebdij\u00ebsimi&#8221; yn\u00eb se dhe insektet, peshqit, zvarranik\u00ebt dhe kafsh\u00ebt tjera jan\u00eb t\u00eb &#8220;vet\u00ebdijshme&#8221;, apo e posedojn\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijes fenomenale, si shkall\u00eb bazike. Tani p\u00ebr tani njeriu ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me insektet e &#8220;vet\u00ebdijshme&#8221;, madje dhe me mushkonjat gjakpir\u00ebse, sesa me sistemet e super-avacuar t\u00eb Big Data dhe t\u00eb AI (Inteligjenc\u00ebs Artificiale). Meq\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, tani p\u00ebr tani AI s&#8217;\u00ebsht\u00eb as af\u00ebr &#8220;vet\u00ebdij\u00ebsimit&#8221; t\u00eb rreziksh\u00ebm<\/strong>&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_vetedija_fenomenale_animalistike_2024_opt1.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-15410\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_vetedija_fenomenale_animalistike_2024_opt1.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"924\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_vetedija_fenomenale_animalistike_2024_opt1.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_vetedija_fenomenale_animalistike_2024_opt1-300x198.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_vetedija_fenomenale_animalistike_2024_opt1-1024x676.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_vetedija_fenomenale_animalistike_2024_opt1-768x507.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nDeklarata mbi Vet\u00ebdijen e Kafsh\u00ebve u n\u00ebnshkrua m\u00eb 19 Prill 2024, n\u00eb New York. Nj\u00eb grup biolog\u00ebsh dhe filozof\u00ebsh t\u00eb shquar u takuan, biseduan, kuvenduan, u mor\u00ebn vesh dhe deklaruan se, sipas tyre ekziston &#8220;mund\u00ebsia realiste&#8221; q\u00eb insektet, oktapod\u00ebt, peshqit dhe kafsh\u00eb t\u00eb tjera ta p\u00ebrjetojn\u00eb vet\u00ebdijen. Deklarata fokusohet n\u00eb llojin m\u00eb themelor t\u00eb vet\u00ebdijes, t\u00eb njohur si &#8220;vet\u00ebdije fenomenale&#8221;.<\/p>\n<p>Mbase s&#8217;\u00ebsht\u00eb dhe aq &#8220;shkencore&#8221; (n\u00eb thelb), por m\u00eb shum\u00eb si arritje grandioze filozofike dhe etike. Duhet cekur dhe kjo, akoma pa ia filluar, q\u00ebkur siguria absolute p\u00ebr &#8220;vet\u00ebdijen&#8221; e kafsh\u00ebve aktualisht nuk \u00ebsht\u00eb e mundur me gjith\u00eb plot\u00ebsin\u00eb, e v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;jesh 100% i sigurt.<br \/>\nMadje shkenca e sotme (sado e avancuar, me koh\u00eblinj\u00ebn mbi 400-vje\u00e7are t\u00eb zhvillimit) s&#8217;e ka &#8220;iden\u00eb&#8221; si funksionon as vet\u00ebdija e njeriut. Ka shum\u00eb probleme n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe bota shkencore-filozofike sikur ec\u00ebn binarisht, n\u00eb binar\u00eb &#8211; nj\u00ebra k\u00ebmb\u00eb andej, tjetra k\u00ebndej : )<\/p>\n<p>Gjithsesi (p\u00ebrkund\u00ebr mang\u00ebsive evidente) nj\u00eb mund\u00ebsi realiste e ndjeshm\u00ebris\u00eb s\u00eb kafsh\u00ebve \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t&#8217;u &#8220;garantuar&#8221; konsiderata serioze morale (dmth. nga ne, nga shkenc\u00ebtar\u00ebt, nga filozof\u00ebt e moralist\u00ebt, nga ana e njeriut) &#8211; thon\u00eb eskpert\u00ebt.<br \/>\nDeklarata i pranon provat shkencore n\u00eb rritje e sip\u00ebr se nj\u00eb gam\u00eb e gjer\u00eb kafsh\u00ebsh, duke i p\u00ebrfshir\u00eb gjith\u00eb vertebror\u00ebt dhe shum\u00eb jovertebror\u00eb, ka t\u00eb ngjar\u00eb t&#8217;jen\u00eb specie t\u00eb vet\u00ebdijshme, t\u00eb afta q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb subjektive ta &#8220;p\u00ebrjetojn\u00eb&#8221; bot\u00ebn (dmth. pothuaj nj\u00ebsoj si\u00e7 e p\u00ebrjeton dhe njeriu &#8211; subjektivisht).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo s&#8217;ishte kjo hera e par\u00eb q\u00eb nga shkenc\u00ebtar\u00ebt t\u00eb deklarohej &#8220;vet\u00ebdija e kafsh\u00ebve&#8221;, k\u00ebsaj i printe deklarata pararend\u00ebse e Kembrixhit. Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb her\u00ebt, n\u00eb v. 2012 &#8220;Deklarata e Kembrixhit mbi Vet\u00ebdijen Animalistike&#8221; thoshte se nj\u00eb s\u00ebr\u00eb kafsh\u00ebsh, duke i p\u00ebrfshir\u00eb por pa u kufizuar n\u00eb gjitar\u00ebt dhe zogjt\u00eb, e kan\u00eb &#8220;aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t&#8217;shfaqur sjellje t\u00eb q\u00ebllimshme, dhe se njer\u00ebzit nuk jan\u00eb unik\u00eb n\u00eb zot\u00ebrimin e substrateve neurologjike q\u00eb gjenerojn\u00eb vet\u00ebdijen&#8221;.<\/p>\n<p>Tani, deklarata e re e p\u00ebrqafon zyrtarisht k\u00ebt\u00eb pik\u00ebpamje t\u00eb deklarat\u00ebs pararend\u00ebse. Dhe dmth. i bie se \u00ebsht\u00eb &#8220;aktualizim&#8221; i p\u00ebrpjekjeve m\u00eb t\u00eb fundit p\u00ebr nj\u00eb &#8220;pajtim&#8221; t\u00eb gjer\u00eb shkencor mbi vet\u00ebdijen e kafsh\u00ebve. Deklarata e re sikur e &#8220;zgjeron&#8221; sadopak q\u00ebllimin e deklarat\u00ebs s\u00eb dikurshme, madje thuhet se \u00ebsht\u00eb formuluar me kujdes e me takt &#8211; &#8220;jo shkenc\u00eb me diktat, p\u00ebrkundrazi, mir\u00ebpo k\u00ebrkohet seriozitet i mir\u00ebfillt\u00eb, duhet marr\u00eb seriozisht vet\u00ebdija e kafsh\u00ebve, dhe duhet p\u00ebrparuar etikat adekuate t\u00eb njeriut&#8221;.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, deklarata e re thot\u00eb: &#8220;d\u00ebshmit\u00eb empirike tregojn\u00eb se ka t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb mund\u00ebsi realiste t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb vet\u00ebdijshme tek gjith\u00eb v\u00ebrtebror\u00ebt-kurrizor\u00ebt (duke i p\u00ebrfshir\u00eb dhe speciet e zvarranik\u00ebve, amfib\u00ebve dhe peshqve) dhe shum\u00eb jovertebror\u00eb (duke i p\u00ebrfshir\u00eb, minimalisht speciet e ndryshme, por madje dhe insektet).<\/p>\n<p>***<br \/>\nShenja t\u00eb &#8220;\u00e7uditshme&#8221; sa i p\u00ebrket &#8220;gjendjes s\u00eb vet\u00ebdijshme&#8221; tek kafsh\u00ebt ka koh\u00eb q\u00eb jan\u00eb hetuar, dhe natyrisht jan\u00eb sfiduese p\u00ebr biolog\u00ebt, p\u00ebr shkenc\u00ebtar\u00ebt, p\u00ebr ekspert\u00ebt e fushave p\u00ebrkat\u00ebse, p\u00ebr filozof\u00ebt e p\u00ebr moralist\u00ebt. Ka me dekada ekziston nj\u00eb pajtueshm\u00ebri e gjer\u00eb mes shkenc\u00ebtar\u00ebve q\u00eb kafsh\u00ebt e &#8220;ngjashme&#8221; me njeriun &#8211; psh. majmun\u00ebt &#8211; kan\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijes (anise &#8220;vet\u00ebdija&#8221; e tyre ndryshon nga e jona, s&#8217;do jet\u00eb aq komplekse).<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo koh\u00ebt e fundit studiuesit e ndrysh\u00ebm kan\u00eb filluar ta pranojn\u00eb se vet\u00ebdija fenomenale mund t&#8217;jet\u00eb reale dhe n\u00eb mesin e specieve q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ndryshme nga njeriu, duke i p\u00ebrfshir\u00eb dhe jov\u00ebrtebror\u00ebt (me sistem nervor krejt\u00ebsisht t\u00eb ndrysh\u00ebm, dhe shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb).<br \/>\nN\u00ebse nj\u00eb krijes\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;fenomenalisht&#8221; e vet\u00ebdijshme, at\u00ebher\u00eb mendohet se kjo krijes\u00eb e ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetoj\u00eb dhe ndjenja t\u00eb tilla si dhimbja e k\u00ebnaq\u00ebsia &#8211; por jo domosdoshm\u00ebrisht do jet\u00eb zhvilluar ndonj\u00eb &#8220;gjendje mendore m\u00eb komplekse&#8221; (si\u00e7 \u00ebsht\u00eb psh. vet\u00ebdija e njeriut).<\/p>\n<p>Studimet thon\u00eb se oktapod\u00ebt ndjejn\u00eb dhimbje. Jan\u00eb hetuar sjellje mjaft komplekse q\u00eb i shfaqin ato krijesa, si psh. zgjidhja e problemeve, p\u00ebrdorimi i mjeteve, ndjenja-prirja p\u00ebr &#8220;loj\u00eb&#8221; &#8211; sjellje k\u00ebto q\u00eb mund t\u00eb interpretohen si shenja t\u00eb vet\u00ebdijes. Oktapod\u00ebt angazhohen v\u00ebmendsh\u00ebm me gj\u00ebrat, me ne njer\u00ebzit, dhe me objektet, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr studiusit e b\u00ebn t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t&#8217;mos mendojn\u00eb se n\u00eb kokat e oktapod\u00ebve &#8220;bluhet&#8221; di\u00e7.<\/p>\n<p>Studimet thon\u00eb se sepjet kujtojn\u00eb detaje t\u00eb ngjarjeve specifike t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, dmth. memorizojn\u00eb, dhe n\u00ebse kan\u00eb kujtes\u00ebn i bie sikur jan\u00eb t\u00eb &#8220;vet\u00ebdijshme&#8221; p\u00ebr historin\u00eb. Studimet e kryera me disa peshq sugjerojn\u00eb se e kalojn\u00eb nj\u00eb lloj &#8220;testi t\u00eb pasqyr\u00ebs&#8221;, i cili test flet p\u00ebr nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb vet\u00eb-njohjes (dmth. i bie se e njohin surratin e vet : ) Nj\u00eb tjet\u00ebr lloj peshqish p\u00ebrshfaqin shenjash kurioziteti &#8211; rishtas, se mos na qenka &#8220;ndryshe&#8221;, ja tani dhe un\u00eb u b\u00ebra kureshtar p\u00ebr &#8220;kuriozitetin&#8221; e peshqve : )<\/p>\n<p>Vet\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt e cekin se kishte nj\u00eb debat t\u00eb madh n\u00ebse peshqit jan\u00eb t\u00eb &#8220;vet\u00ebdijsh\u00ebm&#8221;, shum\u00eb prej pik\u00ebpyetjeve kishin t&#8217;b\u00ebnin me munges\u00ebn e strukturave t\u00eb trurit (si\u00e7 psh. ekzistojn\u00eb tek gjitar\u00ebt). Por n\u00ebse dihet se zogjt\u00eb, zvarranik\u00ebt, amfibet kan\u00eb struktura tejet t\u00eb ndryshme t\u00eb trurit, e megjithat\u00eb disa nga k\u00ebto struktura neurale e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pun\u00eb nj\u00ebsoj si dhe korteksi cerebral i njeriut.<\/p>\n<p>Pra, at\u00ebher\u00eb del se shenja t\u00eb vet\u00ebdijes &#8220;mund t\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb neurologjike q\u00eb duket krejt\u00ebsisht e jozhvilluar (krahasuar me arkitektur\u00ebn trunore t\u00eb vertebror\u00ebve, e edhe me at\u00eb t\u00eb njeriut). Hulumtimet e fundit (duke i p\u00ebrfshir\u00eb speciet si oktapod\u00ebt, gjarp\u00ebrinjt\u00eb, peshqit) sugjerojn\u00eb se vet\u00ebdija mund t\u00eb ekzistoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb arkitektur\u00eb neurale q\u00eb duket fare bazike, e jozhvilluar, krahasuar me trurin ton\u00eb. Jokompleksiteti i trurit nuk duket se \u00ebsht\u00eb penges\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e vet\u00ebdijes &#8211; thon\u00eb shkenc\u00ebtar\u00ebt.<\/p>\n<p>Por jo vet\u00ebm kafsh\u00ebt, dhe as jo vet\u00ebm peshqit, edhe n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb e insekteve, bie fjala blet\u00ebt tregojn\u00eb sjellje t\u00eb interesit p\u00ebr loj\u00eb, nd\u00ebrsa mizat e frutave (Drosophila) kan\u00eb modele t\u00eb dallueshme gjumi t\u00eb ndikuar nga mjedisi i tyre &#8220;shoq\u00ebror&#8221;. Dy vite m\u00eb par\u00eb (v. 2022) studiuesit i v\u00ebzhguan blet\u00ebt duke b\u00ebr\u00eb di\u00e7 t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, mjaft t\u00eb &#8220;\u00e7uditshme&#8221;. Me sa duket blet\u00ebt po merreshin me di\u00e7 si aktivitet q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrshkruhej vet\u00ebm si &#8220;loj\u00eb&#8221;. Duke ua ofruar ca mini-toptha, si kokrra apo di\u00e7 si rruaza, blet\u00ebt i shtynin p\u00ebrreth dhe i rrotullonin gjithandej.<\/p>\n<p>N\u00eb rregull, mbase jo &#8220;ekzakt\u00ebsisht&#8221; nj\u00ebsoj si futbollist\u00ebt e UEFA-kampionatit, por sjellja e tyre fort intriguese, s&#8217;kishte asnj\u00eb lidhje t\u00eb dukshme me &#8220;programimin&#8221; (gjenetik) sa i p\u00ebrket shum\u00ebzimit dhe as mbijetes\u00ebs &#8211; thon\u00eb studiusit. E po ashtu nuk &#8220;motivohej&#8221; me asgj\u00eb si &#8220;shp\u00ebrblim&#8221; nga studiusit (pasi \u00ebsht\u00eb fakt, nganj\u00ebher\u00eb dhe ua b\u00ebjn\u00eb me &#8220;hile&#8221;, ngjash\u00ebm si\u00e7 p\u00ebrdoren bananet p\u00ebr motivimin e shimpanzeve). Aktiviteti i blet\u00ebve me topthat ishte, me sa duket, thjesht p\u00ebr arg\u00ebtim &#8211; thuase dhe blet\u00ebt po loznin &#8220;futboll&#8221;.<\/p>\n<p>Pra \u00e7&#8217;po ndodhte n\u00eb &#8220;mendjen&#8221; e blet\u00ebve? &#8211; qen\u00eb b\u00ebr\u00eb kureshtar\u00eb studiusit. Mos vall\u00eb ekzistonte &#8220;mund\u00ebsia realiste&#8221; e vet\u00ebdijes, sepse t\u00eb merresh enkas me loj\u00eb si arg\u00ebtim \u00ebsht\u00eb konfirmim i di\u00e7kaje si sjellje e &#8220;vet\u00ebdijshme&#8221;.<\/p>\n<p>***<br \/>\nE qart\u00eb se &#8220;Deklarata mbi Vet\u00ebdijen Animalistike&#8221; ka implikime etike dhe na b\u00ebn obligativ\u00eb sa i p\u00ebrket trajtimit t\u00eb kafsh\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht sa i p\u00ebrket parandalimit t\u00eb vuajtjes s\u00eb tyre. Mir\u00ebpo theksohet se duhet shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq &#8211; kufiri shkon shum\u00eb m\u00eb larg. Nga ana tjet\u00ebr (sikur brengosen shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe moralist\u00ebt) etiketa e &#8220;vet\u00ebdijes&#8221; p\u00ebr insektet (e d\u00ebmshme) do e b\u00ebnte respektin ton\u00eb p\u00ebr insektet mjaft kontadiktor dhe apo &#8220;antagonistik&#8221;.<\/p>\n<p>Bie fjala, ideja q\u00eb t&#8217;b\u00ebhet paqe me mushkonjat (si bart\u00ebse t\u00eb s\u00ebmundjeve q\u00eb jan\u00eb, si gjakpir\u00ebse t\u00eb pam\u00ebshirshme, si shkaktare t\u00eb miliona vdekjeve) duket pothuaj &#8220;ide&#8221; e pamundur dhe kontradiktore. N\u00ebse t&#8217;mos i luftonim pa kompromis, ato ndoshta do ta cenonin dhe vet\u00eb ekzistenc\u00ebn ton\u00eb.<br \/>\nKryesisht mendojm\u00eb p\u00ebr mir\u00ebqenien e bag\u00ebtis\u00eb, p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe p\u00ebr respektin ndaj kafsh\u00ebve sht\u00ebpiake, p\u00ebr respektin ndaj kafsh\u00ebve t\u00eb egra q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e ekosistemeve dhe e mir\u00ebqenies s\u00eb planetit, e madje duhet trajtuar denj\u00ebsisht dhe minjt\u00eb e laboratoreve.<br \/>\nPor ting\u00ebllon e tep\u00ebrt, ekzagjerim i kulluar t\u00eb mendosh p\u00ebr mir\u00ebqenien e insekteve, duket madje dhe qesharake.<\/p>\n<p>E sidomos e pamundur t&#8217;kesh respekt p\u00ebr mushkonjat, ruana zot, le t&#8217;jen\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijshme ato gjakpir\u00ebse, e \u00e7far\u00eb pastaj, sepse dmth. akoma m\u00eb keq, gjakpir\u00ebse t\u00eb vet\u00ebdijshme &#8211; thuase k\u00ebshtu duket ajo &#8220;barriera morale&#8221; e shkenc\u00ebtar\u00ebve lidhur me mushkonjat : )<\/p>\n<p>Shkurt, dhe me fjal\u00eb &#8220;ndryshe&#8221;, tani p\u00ebr tani njeriu ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta me insektet e &#8220;vet\u00ebdijshme&#8221; sesa me sistemet e super-avacuar t\u00eb Big Data dhe t\u00eb AI (Inteligjenc\u00ebs Artificiale). Meq\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, tani p\u00ebr tani AI s&#8217;\u00ebsht\u00eb as af\u00ebr &#8220;vet\u00ebdij\u00ebsimit&#8221; t\u00eb rreziksh\u00ebm. Sidoqoft\u00eb, n\u00ebse mushkonjat qenkan t\u00eb vet\u00ebdijshme at\u00ebher\u00eb del se ato &#8220;q\u00ebllimisht&#8221; qenkan t\u00eb rrezikshme, i bie se ato vet\u00ebdijsh\u00ebm e kan\u00eb zgjedhur jo miq\u00ebsin\u00eb&#8230; por armiq\u00ebsin\u00eb ndaj nesh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Korrik 2024 &#8211; V\u00ebshtrim, p\u00ebrsiatje &#8211; Deklarata e re mbi &#8220;vet\u00ebdijen&#8221; e kafsh\u00ebve, New York 2024) Shkenca m\u00eb e re, m\u00eb e aktualizuar, thot\u00eb se njer\u00ebzit nuk jan\u00eb unik\u00eb n\u00eb zot\u00ebrimin e substrateve neurologjike q\u00eb&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=15409\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[8],"tags":[],"class_list":["post-15409","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-ese"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15409"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15409\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}