{"id":15425,"date":"2024-06-30T10:20:48","date_gmt":"2024-06-30T09:20:48","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=15425"},"modified":"2024-08-18T23:26:28","modified_gmt":"2024-08-18T22:26:28","slug":"suksesi-i-madh-kines-dhe-hena-e-mbare-njerezimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=15425","title":{"rendered":"Suksesi i madh Kin\u00ebs, dhe &#8220;H\u00ebna e mbar\u00eb njer\u00ebzimit&#8221;!"},"content":{"rendered":"<p><em>(s. guraziu &#8211; ars poetica, q 24)<\/em><\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Kina i mori mostrat e para nga &#8220;ana e larg\u00ebt, nga ana e pasme&#8230;&#8221; (pothuaj do ishte e sakt\u00eb t\u00eb thuhet nga shpina e H\u00ebn\u00ebs, diku rreth belit apo dhe m\u00eb posht\u00eb : ) e cila si\u00e7 dihet \u00ebsht\u00eb fare &#8220;ndryshe&#8221; nga ana q\u00eb shihet (nga ana q\u00eb e kemi vizituar mjaft shpesh). Se si ka ardhur tek ky ndryshim i madh i dy an\u00ebve t\u00eb H\u00ebn\u00ebs kuptohet se \u00e7uditen dhe shkenc\u00ebtar\u00ebt, kurr\u00eb s&#8217;e kan\u00eb gjetur as shkakun as &#8220;pse-n&#8221; dhe natyrisht, prore kureshtar\u00eb.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm se &#8220;korja&#8221; e an\u00ebs s\u00eb pasme m\u00eb e trash\u00eb, dyfish m\u00eb e trash\u00eb (dhe vet\u00ebm ky detaj i \u00e7uditsh\u00ebm sikur prore e rrit\u00eb kureshtin\u00eb e shkenc\u00ebtar\u00ebve), por ka dhe shum\u00eb ndryshime tjera t\u00eb pashpjegueshme, askush s&#8217;di ende t&#8217;i sqaroj\u00eb. Andaj sjellja e &#8220;steres shpinore&#8221; t\u00eb H\u00ebn\u00ebs u jep shpres\u00eb qarqeve shkencore t\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebs p\u00ebr gjetje, p\u00ebr filiza idesh, p\u00ebr zbulime, eventualisht p\u00ebr sqarime t\u00eb thella dhe t\u00eb plota shkencore.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_suksesi_i_madh_i_kines_dhe_hena_e_mbare_njerezimit.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-15426\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_suksesi_i_madh_i_kines_dhe_hena_e_mbare_njerezimit.jpg\" alt=\"\" width=\"1920\" height=\"1200\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_suksesi_i_madh_i_kines_dhe_hena_e_mbare_njerezimit.jpg 1920w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_suksesi_i_madh_i_kines_dhe_hena_e_mbare_njerezimit-300x188.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_suksesi_i_madh_i_kines_dhe_hena_e_mbare_njerezimit-1024x640.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_suksesi_i_madh_i_kines_dhe_hena_e_mbare_njerezimit-768x480.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/08\/arspo_suksesi_i_madh_i_kines_dhe_hena_e_mbare_njerezimit-1536x960.jpg 1536w\" sizes=\"auto, (max-width: 1920px) 100vw, 1920px\" \/><\/a><\/p>\n<p>Kapsula e Chang&#8217;e-6 zbriti me parashut\u00eb m\u00eb 25 Qershor 2024 &#8211; edhe vet\u00eb un\u00eb (dmth. un\u00eb, pa qen\u00eb as shkenc\u00ebtar, as lunatik as raketolog) sikur po thosha m\u00ebvete &#8220;pirolla u qoft\u00eb kinez\u00ebve, sukses i meritueshmi, lajm i g\u00ebzueshmi&#8221;&#8230; Sukses i mbar\u00eb njer\u00ebzimit, sepse gjat\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb zhvillimore (t\u00eb njeriut si specie), njeriu p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ia doli dhe i solli &#8220;ca gur\u00eb nga ana e padukshme, nga shpina e H\u00ebn\u00ebs&#8221;.<\/p>\n<p>Kurr\u00eb s&#8217;ka ndodhur, duhet theksuar se me buj\u00ebn e dikurshme dhe me poteren e programeve amerikane (pirolla u qoft\u00eb dhe atyre, natyrisht se u lumt\u00eb, pat\u00ebn sjellur shpesh mostra h\u00ebnore) secil\u00ebn her\u00eb sikur qe &#8220;g\u00ebrvishtur pak\u00ebz hunda e H\u00ebn\u00ebs&#8221;, njeriu duhej t&#8217;k\u00ebnaqej me mostrat &#8220;hundore&#8221;, me an\u00ebn fytyrore, me an\u00ebn e ndritshme satelitore.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kinez\u00ebt fare di\u00e7 tjet\u00ebr, fitore madh\u00ebshtore tekno-shkencore, jo vet\u00ebm sukses dhe krenari kineze por i celebrimi i suksesit i takon mbar\u00eb njer\u00ebzimit, sepse H\u00ebna \u00ebsht\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve &#8211; thuase pati qen\u00eb e shkruar (nga per\u00ebndesha Chang&#8217;e) t\u00eb ishin kinez\u00ebt, e shkruar, e mbaruar, e glorifikuar : )<br \/>\nV\u00ebrtet sukses i madh, Chang&#8217;e-6 si p\u00ebrmbyllje e 6 misioneve t\u00eb sukseshme t\u00eb Kin\u00ebs &#8211; lexova dhe n\u00eb &#8220;Science&#8221; t\u00eb jen\u00eb shprehur ekspert\u00ebt japonez\u00eb.<\/p>\n<p>Derisa sondat h\u00ebnore nga India, Izraeli, Japonia dhe Rusia t\u00eb gjitha pat\u00ebn d\u00ebshtuar, ekzekutimi i sakt\u00eb i karakterizon t\u00eb 6 misionet h\u00ebnore t\u00eb Kin\u00ebs, s&#8217;ka patur asnj\u00eb d\u00ebshtim madhor, asnj\u00eb mision t\u00eb d\u00ebshtuar.<br \/>\nPra v\u00ebrtet arritje e mrekullueshme, arritje e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb programi h\u00ebnor kinez (me em\u00ebrtimin mitologjik, Chang&#8217;e &#8211; nj\u00ebsoj si dikur programet amerikane, Apollo), asnj\u00eb d\u00ebshtim.<\/p>\n<p>Administrata Komb\u00ebtare e Kin\u00ebs p\u00ebr Hap\u00ebsir\u00ebn (CNSA) do i ndaj\u00eb mostrat e sjellura nga Chang&#8217;e-6 me komunitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb dhe me mostrat h\u00ebnore sjellur nga Chang&#8217;e-5. Kina i ndan mostrat sepse &#8220;H\u00ebna \u00ebsht\u00eb e mbar\u00eb njer\u00ebzimit, mostrat dhe t\u00eb dh\u00ebnat e eksplorimit duhet t\u00eb ndahen me gjith\u00eb bot\u00ebn\u201d &#8211; thuhet t\u00eb ket\u00eb th\u00ebn\u00eb Xiao Long, shkenc\u00ebtar kinez.<\/p>\n<p>N\u00eb Prill 2024, me Chang&#8217;e-6 Kina do synonte uljen n\u00eb kraterin m\u00eb t\u00eb madh dhe m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr t\u00eb H\u00ebn\u00ebs. Poli Jugor i H\u00ebn\u00ebs &#8211; Pellgu Aitken (shih grafik\u00ebn ngjitur, zona blu-vjollc\u00eb) \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga krateret m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb Sistemin Diellor, m\u00eb shum\u00eb se 2500 km i gjer\u00eb, dhe 8 km i thell\u00eb. Pra sikur ka nj\u00eb &#8220;grop\u00eb&#8230; a fush\u00ebgrop\u00eb&#8221; t\u00eb thell\u00eb dhe gjigante n\u00eb an\u00ebn e pasme t\u00eb H\u00ebn\u00ebs, dhe Kina zbret aty me sukses.<\/p>\n<p>Qe planifikuar q\u00eb Chang&#8217;e-6 (fluturakja e fundit nga seria me emrat sipas per\u00ebndesh\u00ebs s\u00eb H\u00ebn\u00ebs nga mitologjia kineze) do i sillte 2 kg t\u00eb steres h\u00ebnore. Chang&#8217;e-6 pati bartur gjithashtu instrumente dhe aparate t\u00eb ndryshme t\u00eb Franc\u00ebs, Italis\u00eb, Suedis\u00eb dhe Pakistanit, d\u00ebshmi se Kina vazhdon me nd\u00ebrkomb\u00ebtarizimin e programit t\u00eb vet hap\u00ebsinor.<\/p>\n<p>Dikur, n\u00eb v. 1959, Luna-2 e ish-Bashkimit Sovjetik do b\u00ebhej sonda e par\u00eb t\u00eb zbriste n\u00eb H\u00ebn\u00eb. Gjithsesi, misioni i fundit i ish-Sovjet\u00ebve me sondat n\u00eb H\u00ebn\u00eb do ishte n\u00eb v. 1976. Pothuaj gjysm\u00eb shekulli pastaj asgj\u00eb, qet\u00ebsi.<br \/>\nN\u00eb v. 2019 India dhe Izraeli do nd\u00ebrmerrnin misione me sondash h\u00ebnore, por pa sukses. Vitin e kaluar, 2023, agjencia hap\u00ebsinore e Rusis\u00eb &#8220;Roscosmos&#8221; do synonte zbritjen e sondes Luna-25 diku pran\u00eb kraterit Boguslavsky n\u00eb polin jugor, kryesisht t\u00eb paeksploruar t\u00eb H\u00ebn\u00ebs. P\u00ebr fat t\u00eb keq di\u00e7 s&#8217;pati vajtur mbar\u00eb, Luna-25 u rr\u00ebzua diku n\u00eb H\u00ebn\u00eb m\u00eb 19 Gusht 2023, dy dit\u00eb para zbritjes s\u00eb planifikuar.<\/p>\n<p>Duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb ulej diku pran\u00eb polit jugor t\u00eb H\u00ebn\u00ebs, n\u00eb v. 2019 edhe sonda indiane Chandrayaan-2 qe rr\u00ebzuar. Po at\u00eb vit, 2019 sonda e Izraelit do rr\u00ebzohej gjithashtu, sikur dhe sonda e Japonis\u00eb n\u00eb v. 2023. E cek\u00ebm se dhe Luna-25 e Rusis\u00eb pati d\u00ebshtuar n\u00eb v. 2023. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, m\u00eb shum\u00eb se 80 sonda jan\u00eb p\u00ebrplasur gjithandej n\u00ebp\u00ebr rajonet e ndryshme t\u00eb H\u00ebn\u00ebs &#8211; anise disa nga ato p\u00ebrplasje ishin t\u00eb q\u00ebllimshme (si shkat\u00ebrrim i kontrolluar, i q\u00ebllimsh\u00ebm, pas mbarimit t\u00eb misioneve orbitale).<\/p>\n<p>Di\u00e7 si detaj &#8220;interesant&#8221; \u00ebsht\u00eb me rastin e rr\u00ebzimit t\u00eb Chandrayaan-2 t\u00eb Indis\u00eb, m\u00eb 7 Shtator 2019 &#8211; vet\u00ebm 10 dit\u00eb m\u00eb von\u00eb Orbiteri Eksplorues H\u00ebnor i NASA-s do fluturonte mbi zon\u00ebn, por s&#8217;pati qen\u00eb n\u00eb gjendje ta lokalizonte &#8220;shkat\u00ebrraqen&#8221; indiane. Disa muaj m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb imazh publikuar nga NASA-s (si\u00e7 b\u00ebhen publike psh. fotot e galaktikave shkrepur nga Hubble), nj\u00eb entuziast indian i qiellit dhe astronomis\u00eb e pati hetuar n\u00eb foto nj\u00eb di\u00e7 si &#8220;njoll\u00eb t\u00eb ndritshme&#8221;, e cila &#8220;njoll\u00eb&#8230;&#8221; pastaj doli se ishte pik\u00ebrisht mbeturina e &#8220;shkat\u00ebrraqes&#8221; indiane. Pra fluturakja e NASA-s kot, fluturon andej &#8220;verb\u00ebrisht&#8221; por ja q\u00eb &#8220;syri&#8221; amatorial i Indis\u00eb mjaft i sakt\u00eb &#8211; fat i madh p\u00ebr Indin\u00eb, entuziast\u00ebt indian\u00eb me syrin cullak i zbulojn\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb nuk i &#8220;sheh&#8221; as NASA : )<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, 4 vite pas d\u00ebshtimit t\u00eb Chandrayaan-2, dhe me d\u00ebshtimin e Rusis\u00eb me Luna-25, misioni pasues i Indis\u00eb Chandrayaan-3 do ishte sukses sa i p\u00ebrket zbritjes n\u00eb H\u00ebn\u00eb. Dhe at\u00eb madje zbritje ku s&#8217;kishte zbritur askush ndonj\u00ebher\u00eb (p\u00ebrve\u00e7 ndoshta Zeusit, Apollonit, per\u00ebndesh\u00ebs Artemisa&#8230; p\u00ebrve\u00e7 per\u00ebndesh\u00ebs kineze Chang&#8217;e etj. mir\u00ebpo kuptohet figurat mitologjike ishin hyjnor\u00eb, krahasim kot ky, s&#8217;duhet marr\u00eb seriozisht : )<\/p>\n<p>Suksesi i Indis\u00eb do ndodhte m\u00eb 23 Gusht 2023, dhe k\u00ebshtu India do b\u00ebhej vendi i 4-t t\u00eb &#8220;ulej but\u00ebsisht&#8221; n\u00eb H\u00ebn\u00eb. E po ashtu dmth. i pari vend t\u00eb zbriste n\u00eb rajonin e polit jugor t\u00eb H\u00ebn\u00ebs. Pra sikur p\u00ebr ironi, derisa shtete t\u00eb ndryshme duke garuar me sondat p\u00ebr uljen n\u00eb zon\u00ebn e &#8220;panjohur&#8221;, n\u00eb rajonin t\u00eb paeksploruar t\u00eb H\u00ebn\u00ebs, d\u00ebshtimi rus mund t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb i duhej Indis\u00eb. Rus\u00ebve s&#8217;u eci dhe aq mbar\u00eb, sikur s&#8217;pat\u00ebn pak\u00ebz fat me sond\u00ebn e re fringo, por mbase &#8220;pafat\u00ebsia&#8221; e tyre qe konvertuar n\u00eb fatlum\u00ebsin\u00eb e Indis\u00eb.<\/p>\n<p>Rr\u00ebzimi i Luna-25 dhe d\u00ebshtimi i Rusis\u00eb pas gjysm\u00eb shekulli (pavar\u00ebsisht se sovjet\u00ebt dikur aq t\u00eb suksessh\u00ebm dhe me p\u00ebrvoj\u00eb, t\u00eb par\u00ebt dikur me &#8220;Luna-tikat&#8221; e tyre, e madje dhe me &#8220;Mir-at&#8221;, me lloj-lloj &#8220;Sputnik-ash&#8221;) k\u00ebsaj radhe d\u00ebshtimi i tyre mund t&#8217;ket\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht ajo q\u00eb i duhej Indis\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse duhej t\u00eb fitonte dikush q\u00eb e meritonte, dikush q\u00eb e meritonte pa hile. Tani le t&#8217;kalojn\u00eb dhe 5 shekuj, edhe pas 5 mileniumeve futuristike, p\u00ebrgjithmon\u00eb do ngelet e &#8220;stampuar&#8221;, kronikat e futurizmit (jo vet\u00ebm tok\u00ebsor, por dhe transgalaktik, p\u00ebr t&#8217;mos th\u00ebn\u00eb universal, meq\u00eb universi tep\u00ebr i madh) do thon\u00eb se triumfi n\u00eb gar\u00ebn e &#8220;tok\u00ebsor\u00ebve p\u00ebr Jugun e H\u00ebn\u00ebs&#8221; i pati takuar Indis\u00eb. E shkruar, e mbaruar, e glorifikuar : )<\/p>\n<p><em>Referencat:<\/em><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Science, Science Advanced<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">NASA &#8211; National Aeronautics and Space Administration<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">ESA &#8211; European Space Agency<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">CNSA &#8211; China National Space Administration<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">Roscosmos &#8211; Russian State Corporation for Space Activities<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">ISA &#8211; Israel Space Agency<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">JAXA &#8211; Japan Aerospace Exploration Agency<\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">ISRO &#8211; Indian Space Research Organisation <\/span><br \/>\n<span style=\"color: #999999;\">(ngjitur: infografik\u00eb lidhur me artikullin, nga Sky Division, vers. angl)<\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>(s. guraziu &#8211; ars poetica, q 24) Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb Kina i mori mostrat e para nga &#8220;ana e larg\u00ebt, nga ana e pasme&#8230;&#8221; (pothuaj do ishte e sakt\u00eb t\u00eb thuhet nga shpina e H\u00ebn\u00ebs, diku rreth belit apo&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=15425\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[80],"tags":[],"class_list":["post-15425","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-zhvillimi-tekno-shkencor"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15425","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=15425"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/15425\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=15425"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=15425"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=15425"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}