{"id":1586,"date":"2019-09-26T15:50:31","date_gmt":"2019-09-26T15:50:31","guid":{"rendered":"https:\/\/www.letrat.eu\/?p=1586"},"modified":"2024-04-23T03:50:15","modified_gmt":"2024-04-23T02:50:15","slug":"teatri-shekspirian-i-gustav-klimt-dhe-nudistika-imagjinare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=1586","title":{"rendered":"Teatri &#8220;shekspirian&#8221; i Gustav Klimt, dhe Nudistika Imagjinare!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2018<\/em><\/p>\n<p>&#8230;<strong>zonja vjeneze pati ngelur nga habia, s&#8217;mund t\u00eb ngopej frym\u00eb&#8230; me syt\u00eb drejtuar tavanit, kur ashtu papritmas e pati hetuar veten &#8220;lakuriq&#8221;, fare nudo, n\u00eb piktur\u00ebn e Klimt! E ky i ngrati s&#8217;kishte ndonj\u00eb faj&#8230; Sipas tij s&#8217;do ishte aq &#8220;problematike&#8221; t\u00eb frym\u00ebzohesh nga imagjinata e trupave &#8220;lakuriq&#8221; t\u00eb grave t\u00eb huaja. I kishte pikturuar tri gra t\u00eb zhveshura, tri bukuroshe si vet\u00eb muzat e Delfit, dhe \u00e7far\u00eb pastaj, s&#8217;do shembej bota<\/strong>&#8230;<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/www.letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Teatri-shekspirian-i-Gustav-Klimt-dhe-Nudistika-Imagjinare.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-1587 size-full\" src=\"https:\/\/www.letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Teatri-shekspirian-i-Gustav-Klimt-dhe-Nudistika-Imagjinare.jpg\" alt=\"\" width=\"1950\" height=\"1500\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Teatri-shekspirian-i-Gustav-Klimt-dhe-Nudistika-Imagjinare.jpg 1950w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Teatri-shekspirian-i-Gustav-Klimt-dhe-Nudistika-Imagjinare-300x231.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Teatri-shekspirian-i-Gustav-Klimt-dhe-Nudistika-Imagjinare-768x591.jpg 768w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/Teatri-shekspirian-i-Gustav-Klimt-dhe-Nudistika-Imagjinare-1024x788.jpg 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 1950px) 100vw, 1950px\" \/><\/a><br \/>\nGustav Klimt (1862-1916) &#8211; Teatri &#8220;Globe&#8221; i Shekspirit (Romeo e Xhulieta), 1886<\/p>\n<p>Tavani i teatrit t\u00eb mir\u00ebnjohur &#8220;Burgtheater&#8221; n\u00eb Vjen\u00eb qe zbukuruar dikur me piktura t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Gustav dhe Ernst Klimt, si dhe t\u00eb Franz Matsch. Ashtu-k\u00ebshtu q\u00eb t\u00eb tre ishin &#8220;v\u00ebllez\u00ebr e miq&#8221;, por e kishin dhe nj\u00eb em\u00ebr p\u00ebr kompanin\u00eb (tamam si firmat, si kompanit\u00eb e sotme), konsideroheshin di\u00e7 si &#8220;Kompani Artist\u00ebsh&#8221; (K\u00fcnstlercompagnie). I bie pra t\u00eb ishin di\u00e7 si treshi-p\u00ebrsheshi prej artist\u00ebsh, meq\u00eb ende s&#8217;e kishin fam\u00ebn e Mikelanxhelos as t\u00eb Rafaelit, dhe nga shteti austriak qen\u00eb pun\u00ebsuar si &#8220;grup&#8221; artist\u00ebsh.<br \/>\nMir\u00ebpo, larg keqkuptimeve, jo se na ishin m\u00eb t\u00eb &#8220;dob\u00ebt&#8221; sesa Leonardot e k\u00ebsaj bote, por sepse ende s&#8217;kishin patur shansin ta gjenin nj\u00eb tavan q\u00eb ia vlente, p\u00ebr ta mahnitur bot\u00ebn. Pikturat n\u00eb tavanin e teatrit madh\u00ebshtor vjenez e &#8220;p\u00ebrshkruajn\u00eb&#8221; historin\u00eb teatrale q\u00eb nga antikiteti e deri n\u00eb fillim t\u00eb shek. XIX.<\/p>\n<p>&#8220;<strong>Teatri i Shekspirit (Romeo e Xhulieta)<\/strong>, 1886&#8243; ishte piktura e par\u00eb e &#8220;kompanis\u00eb&#8221; s\u00eb treshes, anise kryemjeshtri i saj kryesisht mund t\u00eb konsiderohet Gustav Klimt. Piktura e paraqet sken\u00ebn finale nga drama shekspiriane &#8220;Romeo e Xhulieta&#8221; n\u00eb teatrin &#8220;Globe&#8221; t\u00eb Londr\u00ebs.<br \/>\nMir\u00ebpo piktura e fsheh dhe nj\u00eb detaj p\u00ebr vet\u00eb &#8220;treshen&#8221;, detaj sa p\u00ebr t\u00eb buz\u00ebqeshur. Tre burrat e rinj (figurat) n\u00eb frontin piktural djathtas jan\u00eb vet\u00eb &#8220;treshja&#8221; prej piktor\u00ebsh. Zot\u00ebria n\u00eb t\u00eb majt\u00eb \u00ebsht\u00eb Ernst Klimt, n\u00eb mes Franz Matsch dhe n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb Gustav Klimt.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket piktorit Gustav Klimt, ka foto t\u00eb tij, por s&#8217;dihet p\u00ebr asnj\u00eb auto-portret b\u00ebr\u00eb nga ai. Th\u00ebnia e vet\u00eb Klimt &#8220;nuk ekziton auto-portret i imi&#8221; merret si citat-vulos\u00ebs i faktit. Andaj figura e tij n\u00eb &#8220;Teatrin e Shekspirit&#8221; mund t\u00eb konsiderohet si i vetmi portret q\u00eb njihet i Gustav Klimt.<br \/>\nMir\u00ebpo pse duhej figurat e tyre t\u00eb zinin vend n\u00eb piktur\u00ebn e par\u00eb t\u00eb teatrit famoz t\u00eb Vjen\u00ebs, dhe e cila piktur\u00eb si tem\u00eb e kishte &#8220;historin\u00eb teatrore&#8221;? Treshja na ishin piktor\u00eb, mund t&#8217;i pikturonin tavanet e teatrove por vet\u00eb s&#8217;ishin as dramaturg\u00eb dhe as aktor\u00eb! Sepse &#8220;grupi&#8221; ishin artist\u00eb jo dhe aq t\u00eb njohur, k\u00ebshtu q\u00eb ata i pat\u00ebn ven\u00eb figurat e tyre thjesht p\u00ebr sadopak reklam\u00eb, eventualisht p\u00ebr t&#8217;i njohur ndokush dhe t\u00eb kishin ndonj\u00eb ofert\u00eb pune t\u00eb radh\u00ebs. Sipas &#8220;treshes&#8221;, fytyrat simpatike t\u00eb tyre duhej t\u00eb njiheshin m\u00eb mir\u00eb. Dhe mbase kishin fort t\u00eb drejt\u00eb, sigurisht q\u00eb kishin.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, duke i tejkaluar tashm\u00eb t\u00eb gjitha parapritjet e motivet e tyre, n\u00eb v. 1888 vet\u00eb perandori Franz Jozef (n\u00eb fronin e Perandoris\u00eb Habsburgiane p\u00ebr 68 vite, 1848-1916) pati qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht i impresionuar nga puna e &#8220;treshes&#8221;. Aq sa i nderoi me nga nj\u00eb &#8220;Yll t\u00eb Art\u00eb&#8221; p\u00ebr sh\u00ebrbimet ndaj shtetit dhe ndaj artit, dhe secilit ia caktoi nj\u00eb pag\u00eb personale.<br \/>\nGjesti i perandorit padyshim duhet t&#8217;i ket\u00eb z\u00ebn\u00eb galu\u00e7 n\u00eb &#8220;surpriz\u00eb&#8221;, pasi ishte gjest i ve\u00e7ant\u00eb dhe i papritur. Deri at\u00ebher\u00eb s&#8217;pati ndodhur q\u00eb artist\u00ebt n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb shtetit t\u00eb dekoroheshin e t&#8217;u ndaheshin paga aq t\u00eb mira, madje paguheshin dob\u00ebt.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo at\u00ebher\u00eb ishte at\u00ebher\u00eb, si\u00e7 u muar vesh Klimt ende s&#8217;ishte aq i njohur, as i famsh\u00ebm&#8230; at\u00ebbot\u00eb si bojaxhi i panjohur njer\u00ebzia dhe s&#8217;ta varnin aq. Nj\u00eb zonj\u00eb e r\u00ebnd\u00eb madje dhe qe ankuar pran\u00eb administrat\u00ebs s\u00eb teatrit kur ky e pati p\u00ebrfunduar piktur\u00ebn e titulluar &#8220;Teatri Antik n\u00eb Taormina&#8221;. Zonja vjeneze pati ngelur nga habia, s&#8217;mund t\u00eb ngopej frym\u00eb\u2026 me syt\u00eb drejtuar tavanit, kur ashtu papritmas e pati hetuar veten &#8220;lakuriq&#8221;, fare nudo, n\u00eb piktur\u00ebn e Klimt. Fati i Klimt q\u00eb ajo s&#8217;e pati paditur.<\/p>\n<p>E ky i ngrati s&#8217;\u00ebsht\u00eb se kishte ndonj\u00eb faj, pafaj\u00ebsia e tij ishte e kulluar sa dhe vet\u00eb past\u00ebrtia e artit. Dalngadal\u00eb e pati kthyer n\u00eb zakon (vesi i tij pothuaj qe zhvilluar dhe si tendenc\u00eb) p\u00ebr t&#8217;i pikturuar femrat nga mbamendja. Sipas tij s&#8217;do ishte aq &#8220;problematike&#8221; t\u00eb frym\u00ebzohesh nga imagjinata e trupave &#8220;lakuriq&#8221; t\u00eb grave t\u00eb huaja. N\u00eb rastin e piktur\u00ebs n\u00eb fjal\u00eb, nudistika si dhe vet\u00eb skena pikturale ishin totalisht imagjinare. I kishte pikturuar tri gra t\u00eb zhveshura, tri bukuroshe si vet\u00eb muzat e Delfit, dhe \u00e7far\u00eb pastaj, s&#8217;do shembej bota. S&#8217;ishte as i pari as i fundit t\u00eb eksperimentonte me nudistikat (imagjinare).<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, t\u00eb gjitha pikturat tjera t\u00eb tavanit kishin t&#8217;b\u00ebnin me &#8220;historin\u00eb e teatrit&#8221;, pothuaj i qen\u00eb m\u00ebrzitur me at\u00eb tem\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb, bajate. I ishin b\u00ebr\u00eb aq monotone, ndoshta as vet\u00eb Mikelanxhelo i Madh dikur n\u00eb Mesjet\u00eb s&#8217;pati qen\u00eb i m\u00ebrzitur m\u00eb shum\u00eb. Dihet se dhe ai i ngrati pati vuajtur me tavanin e &#8220;Cappella Sistina&#8221; . Historia e artit tavanistik s&#8217;ka &#8220;harruar&#8221; \u00e7&#8217;pati hequr dikur i gjori Mikolango!<\/p>\n<p>Klimt e dinte mir\u00eb sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t&#8217;i pikturosh tavanet, qafa e gjymtyr\u00ebt thjesht mpihen nga dhimbja. E vetmja &#8220;\u2026Taormina&#8221; ia falte at\u00eb lirin\u00eb imagjinare. Nuk duhej ta paraqiste strikt ndonj\u00eb &#8220;sken\u00eb teatrore&#8221;, apo dhe duhej&#8230; por ishte sken\u00eb e hapur amfiteatrale, e kishte lirin\u00eb t&#8217;i pikturonte aktoret sipas qejfit, thjesht mund t&#8217;i zhyste brushat n\u00eb ngjyrat e imagjinates. Pati qen\u00eb pothuaj si nj\u00eb lloj &#8220;ngush\u00ebllimi&#8221;, si vet\u00ebk\u00ebnaqje me lirin\u00eb artistike.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, zonja vjeneze vet\u00ebm qe ankuar, s&#8217;e pati paditur, s&#8217;pati k\u00ebrkuar ndonj\u00eb lloj d\u00ebmshp\u00ebrblimi, Klimt s&#8217;duhej t\u00eb paguante as gjob\u00eb, gruaja nudo e piktur\u00ebs thjesht qe &#8220;veshur&#8221; pastaj me rroba t\u00eb kuqe.<br \/>\nM\u00eb von\u00eb, kur Klimt do t&#8217;b\u00ebhej i famsh\u00ebm aneskaj Evrop\u00ebs, ndoshta askush s&#8217;do ankohej (n\u00ebse ky t\u00eb zgjedhte p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb nudo t\u00eb pavdekshme n\u00eb pikturat e veta). T\u00eb pasurit madje do ta paguanin shtrenjt\u00eb\u2026 do ta lusnin, do t&#8217;prisnin me vite n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr t&#8217;u cullakosur n\u00eb studion e tij. Por ja q\u00eb tani si i famsh\u00ebm, Klimt thjesht s&#8217;do kishte koh\u00eb, p\u00ebr inat tani, sa her\u00eb t&#8217;i tekej, do ishte fort i z\u00ebn\u00eb : )<\/p>\n<p>Gustav Klimt (1862-1916) &#8211; <strong>Teatri &#8220;Globe&#8221; i Shekspirit (Romeo e Xhulieta)<\/strong>, 1886<br \/>\n[ <em>tavani i &#8220;Burgtheater&#8221;, Vjen\u00eb<\/em> ]<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p><em>(shtojc\u00eb &#8211; s. guraziu &#8211; ap, d 23)<\/em><\/p>\n<p>Nudistika Imagjinare &#8211; Gustav Klimt &#8211; &#8220;<strong>Teatri Antik n\u00eb Taormina<\/strong>&#8220;, 1886-7 [ detaj &#8211; tavani i teatrit &#8220;Burgtheater&#8221;, Vjen\u00eb ]<\/p>\n<p>Foto: Teatri Antik n\u00eb Taormina &#8211; Sicili, Itali<br \/>\n&#8230;rreth shek. 3 pes., n\u00eb Taormina t\u00eb Sicilis\u00eb qe nd\u00ebrtuar nj\u00eb teat\u00ebr madh\u00ebshtor, teatri antik kishte diamet\u00ebr prej 107 m dhe mund t&#8217;i akomodonte rreth 10.000 spektator\u00eb, 3-4 shekuj m\u00eb von\u00eb, romak\u00ebt e pat\u00ebn rind\u00ebrtuar teatrin (mbase rreth koh\u00ebs s\u00eb perandorit Trajan, v. 98 -117, ose t\u00eb Hadrianit &#8211; ky pati sunduar nd\u00ebrmjet v. 117-138 es )&#8230;<\/p>\n<p>***<br \/>\nNd\u00ebrmjet viteve 1886-88, tavani i teatrit t\u00eb mir\u00ebnjohur &#8220;Burgtheater&#8221; n\u00eb Vjen\u00eb qe zbukuruar me piktura t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve Gustav dhe Ernst Klimt, si dhe t\u00eb Franz Matsch. Grupi i artist\u00ebve at\u00ebbot\u00eb qe pun\u00ebsuar nga shteti. Pikturat n\u00eb tavanin e teatrit madh\u00ebshtor vjenez e &#8220;p\u00ebrshkruajn\u00eb&#8221; historin\u00eb teatrale q\u00eb nga antikiteti e deri n\u00eb fillim t\u00eb shek. XIX.<br \/>\nNd\u00ebr tjera punime, si piktur\u00eb e Klimt n\u00eb tavanin ishte dhe &#8220;Teatri Antik n\u00eb Taormina&#8221;, 1886-7 (detaj, ngjitur)<\/p>\n<p>&#8220;Burgtheater&#8221; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb teat\u00ebr n\u00eb Vjen\u00eb, ndoshta teatri m\u00eb i famsh\u00ebm i Austris\u00eb, stili dhe gjuha e k\u00ebtij teatri kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol vendimtar p\u00ebr sfer\u00ebn teatrale gjermanishtfol\u00ebse n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Teatri qe p\u00ebrfunduar n\u00eb vitin 1741, mir\u00ebpo aty ku ndodhet sot qe zhvendosur n\u00eb vitin 1888. M\u00eb von\u00eb, gjat\u00eb bombardimeve n\u00eb vitet 1944-45 nd\u00ebrtesa qe d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb, pas riparimeve qe rihapur n\u00eb v. 1955.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/arspo-teatri_antik_ne_taormina_klimt_burgtheater_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone size-full wp-image-13748\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/arspo-teatri_antik_ne_taormina_klimt_burgtheater_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1400\" height=\"1050\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/arspo-teatri_antik_ne_taormina_klimt_burgtheater_opt.jpg 1400w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/arspo-teatri_antik_ne_taormina_klimt_burgtheater_opt-300x225.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/arspo-teatri_antik_ne_taormina_klimt_burgtheater_opt-1024x768.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2019\/09\/arspo-teatri_antik_ne_taormina_klimt_burgtheater_opt-768x576.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1400px) 100vw, 1400px\" \/><\/a><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, Sh 2018 &#8230;zonja vjeneze pati ngelur nga habia, s&#8217;mund t\u00eb ngopej frym\u00eb&#8230; me syt\u00eb drejtuar tavanit, kur ashtu papritmas e pati hetuar veten &#8220;lakuriq&#8221;, fare nudo, n\u00eb piktur\u00ebn e Klimt! E ky i ngrati s&#8217;kishte&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=1586\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[],"class_list":["post-1586","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-classic"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1586","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=1586"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/1586\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=1586"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=1586"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=1586"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}