{"id":16723,"date":"2024-10-21T17:02:53","date_gmt":"2024-10-21T16:02:53","guid":{"rendered":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16723"},"modified":"2024-10-21T17:55:42","modified_gmt":"2024-10-21T16:55:42","slug":"hollivudi-dhe-klishete-rreth-mafiozitetit-ballkanik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/letrat.eu\/?p=16723","title":{"rendered":"Hollivudi dhe Klishet\u00eb rreth Mafiozitetit Ballkanik!"},"content":{"rendered":"<p><em>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, T 2024 &#8211; Koment<\/em><\/p>\n<p>T&#8217;ia vjedh\u00ebsh ndokujt disa kilogram\u00eb drog\u00eb&#8230; s&#8217;ka si ndryshe por do jet\u00eb di\u00e7 e rrezikshme, s&#8217;do jet\u00eb pun\u00eb e hijshme dhe as e men\u00e7ur. Q\u00ebkur fjala do jet\u00eb p\u00ebr miliona verdhushka, af\u00ebrmendsh q\u00eb ndokush nga mafioz\u00ebt do na ndjek, kurr\u00eb s&#8217;do na ler\u00eb rehat. E sidomos, ruana zot, s&#8217;\u00ebsht\u00eb pun\u00eb asfare e men\u00e7ur t&#8217;ua vjedh\u00ebsh drog\u00ebn mafioz\u00ebve shqiptar\u00eb &#8211; k\u00ebshtu aludon filmi &#8220;Wolfs (Ujqit), 2024 &#8211; p\u00ebr t\u00eb cilin desha t&#8217;i radhis ca fjal\u00eb, si koment. <\/p>\n<p>Me cil\u00ebsimin e shqiptar\u00ebve si mafioz\u00ebr t\u00eb rreziksh\u00ebm, me kaq sikur dhe mbaron p\u00ebrmendja e &#8220;shqiptar\u00ebve&#8221; gjat\u00eb filmit, s&#8217;ka ndonj\u00eb pasqyrim m\u00eb &#8220;keq&#8221; se kaq, p\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb nuk portretizohet &#8216;in persona&#8217; asnj\u00eb kriminel shqiptar.<br \/>\nMir\u00ebpo, p\u00ebr audienc\u00ebn filmike, si truk i \u00e7uditsh\u00ebm psikologjik, rreth k\u00ebtij detaji t\u00eb vock\u00ebl (gjoja vjedhja e drog\u00ebs, e provokimit t\u00eb mafioz\u00ebve shqiptar\u00eb) sikur v\u00ebrtitet e gjith\u00eb &#8220;tendosja&#8221; filmike. Personalisht, sikur m\u00eb qe krijuar p\u00ebrshtypja &#8211; detaj mjaftuesh\u00ebm ky\u00e7, rrezikshm\u00ebrin\u00eb dhe buj\u00ebn fam\u00ebkeqe t\u00eb mafias shqiptare skenari e p\u00ebrdorte si &#8220;perin e kuq&#8221; rreth t\u00eb cilit p\u00ebr ta &#8220;v\u00ebrtitur&#8221; nj\u00eb film t\u00eb t\u00ebr\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Hollivudit, p\u00ebr t\u00eb gjitha aktivitetet e mafias del se shqiptar\u00ebt na qenkan lider\u00ebt global. N\u00ebse, eventualisht kriminel a mafioz, megjithat\u00eb s&#8217;ke d\u00ebshir\u00eb t\u00eb kesh pun\u00eb me shiptar\u00ebt, sepse fort t\u00eb rreziksh\u00ebm, s&#8217;ke si shtyhesh me ta. Dhe k\u00ebt\u00eb s&#8217;ta thot\u00eb ndonj\u00eb aktor i panjohur, ndonj\u00eb star-debutant por do e d\u00ebgjosh nga vet\u00eb George Clooney dhe Brad Pitt.<\/p>\n<p><a  href=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_hollivudi_dhe_klishete_rreth_mafiozitetit_ballkanit_opt.jpg\" data-rel=\"lightbox-gallery-0\" data-rl_title=\"\" data-rl_caption=\"\" title=\"\"><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_hollivudi_dhe_klishete_rreth_mafiozitetit_ballkanit_opt.jpg\" alt=\"\" width=\"1280\" height=\"1133\" class=\"alignnone size-full wp-image-16724\" srcset=\"https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_hollivudi_dhe_klishete_rreth_mafiozitetit_ballkanit_opt.jpg 1280w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_hollivudi_dhe_klishete_rreth_mafiozitetit_ballkanit_opt-300x266.jpg 300w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_hollivudi_dhe_klishete_rreth_mafiozitetit_ballkanit_opt-1024x906.jpg 1024w, https:\/\/letrat.eu\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/arspo_hollivudi_dhe_klishete_rreth_mafiozitetit_ballkanit_opt-768x680.jpg 768w\" sizes=\"auto, (max-width: 1280px) 100vw, 1280px\" \/><\/a><\/p>\n<p>***<br \/>\nMeq\u00eb Amerika p\u00ebrb\u00ebhet nga 1001 kombe-komb\u00ebsit\u00eb e planetit, sikur aty kryq\u00ebzohen e nd\u00ebrthuren t\u00eb gjitha mafia-organizatat e rrezikshme. T\u00eb pakt\u00ebn, sikur gjithmon\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00ebtojn\u00eb t\u00eb ngjallin krimi-filmat e Hollivudit. Dhe meq\u00eb Amerika e madhe, kuptohet edhe spektakolaritet kinematografike zakonisht jan\u00eb aso t\u00eb m\u00ebdha. Investohen me dhjetra e qindra miliona, andaj dhe spektaklet jan\u00eb di\u00e7 si mega-spektakle filmike.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo ta p\u00ebrdor\u00ebsh namin e mafias shqiptare n\u00eb v. 2024, ting\u00ebllon sa detaj qesharak&#8230; po aq dhe detaj realistik, probabilitet real. Andaj mbase dhe shitet si truk, me gjas\u00eb t&#8217;jet\u00eb di\u00e7 si &#8220;detaj&#8221; i besuesh\u00ebm. Nga nj\u00ebra an\u00eb del se shqiptar\u00ebt na qenkan t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebnit &#8220;shqiptar\u00eb&#8221; (ngaq\u00eb jan\u00eb thjesht si\u00e7 jan\u00eb, nga natyra, t\u00eb rreziksh\u00ebm dhe t\u00eb zot\u00ebt si mafia-biznismen\u00eb &#8211; nj\u00ebsoj t\u00eb rreziksh\u00ebm jan\u00eb dhe mafioz\u00ebt italian\u00eb, edhe ata irlandez\u00eb, japonez\u00eb etj.). Nga tjetra an\u00eb, aspak e lavd\u00ebrueshme t\u00eb t\u00eb marrin si shembull i &#8220;bot\u00ebs s\u00eb madhe t\u00eb krimit&#8221;, si lider i mafiozitetit global. <\/p>\n<p>Dhe meq\u00eb kriminaliteti \u00ebsht\u00eb prore aktual, dhe meq\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb (si\u00e7 e tham\u00eb) &#8220;g\u00ebrshetohen&#8221; t\u00eb gjitha mafiat e Evrop\u00ebs e t\u00eb bot\u00ebs, dhe meq\u00eb mafioziteti s&#8217;ka t&#8217;b\u00ebj\u00eb me kombet&#8230; por \u00ebsht\u00eb problematik\u00eb globale (Amerika \u00ebsht\u00eb di\u00e7 si &#8220;pekmez&#8221; i globalizmit, si marmelat\u00eb kulturore me lloj-lloj frutash) &#8211; i bie sikur amerikan\u00ebt s&#8217;jan\u00eb duke hyr\u00eb n\u00eb hak t\u00eb askujt, dhe as jo n\u00eb &#8220;hak&#8221; t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebse i cil\u00ebsojn\u00eb (mjaft shpesh n\u00ebp\u00ebr projektet filmike) si &#8220;lider\u00eb&#8221; t\u00eb mafiozitetit bot\u00ebror.<\/p>\n<p>Doja t\u00eb komentoja rreth Wolfs (2024) por s&#8217;e gjeja dot 1 min t\u00eb klipit filmik, tani e gjeta&#8230; Sipas meje filmi s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb projekt q\u00eb ia vlen lodhje-mendjen (ndoshta qasjen e kritik\u00ebve s&#8217;e meriton as hi\u00e7, por madje as komentin tim : ) P\u00ebrve\u00e7 faktit se rolet kryesore luhen nga Brad Pitt dhe George Clooney&#8230; sikur s&#8217;ka ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr aq &#8220;interesante&#8221;. Dy aktor\u00ebt e njohur, dyshja, kjo duo simpatike sikur ishte &#8220;arsyeja&#8221; q\u00eb dhe un\u00eb e pata par\u00eb filmin &#8211; duke pandehur 2 aktor\u00eb t\u00eb hijsh\u00ebm dhe t\u00eb shtrenjt\u00eb, pa h\u00eb, t\u00eb shohim&#8230; mbase dhe ia vlen. <\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, doli se nuk p\u00ebrputhej me parapritjen time, por nuk jam ankuar, as q\u00eb kam menduar p\u00ebr ankesa. Dihet se regjisor\u00ebt e Hollivudit nganj\u00ebher\u00eb i &#8220;lidhin&#8221; 1 a 2 emra t\u00eb famsh\u00ebm me ndonj\u00eb film-mediokritet, sa p\u00ebr buj\u00ebn e marketingut, si truk p\u00ebr t&#8217;i vjelur ca metelik\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>E gjith\u00eb &#8220;tendosja&#8221; filmike thuase v\u00ebrtitet rreth ca pakove t\u00eb drog\u00ebs, e cila drog\u00eb supozuar t&#8217;na ishte vjedhur si d\u00ebrges\u00eb e mafias shqiptare (e q\u00eb gjoja duhej t&#8217;kishte qen\u00eb pjes\u00eb e furnizimit t\u00eb narko-tregut amerikan). Dhe tani&#8230; mos pyet, mafioz\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb xhindosur, s&#8217;ka kush q\u00eb i ndal\u00eb, i kan\u00eb vrar\u00eb dhe do i vrasin t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb dyshohen si &#8220;hajna t\u00eb drog\u00ebs&#8221; s\u00eb tyre. E tham\u00eb q\u00eb n\u00eb hyrje t\u00eb komentit ton\u00eb &#8211; vjedhja e drog\u00ebs s\u00eb mafioz\u00ebve, mos pyet&#8230; e pafalshme.<\/p>\n<p>Dhe si\u00e7 dihet, nd\u00ebr t\u00eb tjera, aktiviteti kriminal i mafioz\u00ebve lidhet me tregti arm\u00ebsh, me trafik dhe distribuim narkotik\u00ebsh (dmth. me shitje e shp\u00ebrndarje t\u00eb lloj-lloj drogave t\u00eb rrezikshme), me k\u00ebrc\u00ebnime, me sulme, me ryshfet, me korrupsion, me zhvatje, me huadh\u00ebnie e huamarrje, me pastrim parash, me vrasje e likvidime, me shantazhe, me grabitje, me trafik seksual apo t\u00eb prostitucionit, me kontraband\u00eb, me pla\u00e7kitje, me vjedhje automjetesh&#8230; etj etj. ka dhe plot t\u00eb tjera, mjafton p\u00ebr momentin (t\u00eb gjitha aktivitetet dhe pun\u00ebt e tjera mund t&#8217;i marrim dhe me mend, ndonj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr, kur t&#8217;kemi koh\u00eb).<\/p>\n<p>Natyrisht, Hollivudi i ka projektet dhe taktikat e veta, ka pothuaj mbi nj\u00eb shekull vazhdon me magjit\u00eb e veta, secilikush me bizneset e me pun\u00ebt e veta. Dihet se Industrit\u00eb e Arg\u00ebtimit t\u00eb ShBA (udh\u00ebhequr nga Hollivudi) e ndihmojn\u00eb ekonomin\u00eb amerikane me mbi 505 miliard\u00eb $ secilin vit. Af\u00ebrmendsh, filmat jan\u00eb filma, aspekti kriminalistik i kinematografis\u00eb amerikane dihet se \u00ebsht\u00eb nga m\u00eb t\u00eb bujshmit &#8211; amerikan\u00ebt i v\u00ebrtisin n\u00eb &#8220;zgar\u00ebn&#8221; e investimeve dhe i pjekin me miliarda e miliarda. Vit p\u00ebr vit biznes marramend\u00ebs duke &#8220;shitur vrasje fiksionale dhe krimi-ide&#8221;, shiritat dhe rrotullamat e Hollivudit e mahnitin mbar\u00eb rruzullin. <\/p>\n<p>Krimi-mend\u00ebsia e Amerik\u00ebs pakashum\u00eb njihet si &#8220;Criminal Minds&#8221;, dhe t\u00eb ngjashme &#8211; sa p\u00ebr ta p\u00ebrmendur ndonj\u00eb seri t\u00eb famshme (me rreth 15 vazhdime sezonale, dmth. i ka 15 vjet q\u00eb v\u00ebrtitet). Kuptohet, asgj\u00eb nuk &#8220;v\u00ebrtitet kot&#8221;, seria v\u00ebrtitet p\u00ebr aq gjat\u00eb sepse ia vlen, n\u00ebse p\u00ebr asgj\u00eb tjet\u00ebr at\u00ebher\u00eb sepse biznes fitimsjell\u00ebs. Mir\u00ebpo ia vlen dmth. t\u00eb inkuadrohen nd\u00ebr projektet dhe krimi-mend\u00ebsit\u00eb ballkanike. Sepse disa gj\u00ebra dhe jan\u00eb ciklike, jan\u00eb universale, di\u00e7 si &#8220;rrath\u00eb t\u00eb mbyllur&#8221;, s&#8217;ka si mohohet as kjo. <\/p>\n<p>Shkurt, ia vlen t\u00eb merresh me krimi-filmat &#8211; prandaj dhe biznes i lev\u00ebrdish\u00ebm. Mir\u00ebpo, sidoqoft\u00eb, me gjas\u00eb edhe klishet\u00eb rretherrotull mafiozitetit ballkanik, rreth buj\u00ebs fam\u00ebkeqe (si pjes\u00eb e &#8220;mozaikut&#8221; t\u00eb grand-mafiozitetit evropian) kan\u00eb efekt t\u00eb madh, ia vlen t&#8217;jen\u00eb pjes\u00eb e krimi-skenografive amerikane. <\/p>\n<p>Prodhohen me qindra e me mij\u00ebra filma rreth krimeve, rreth dhun\u00ebs dhe vrasjeve&#8230; T\u00eb gjitha vrasjet jan\u00eb &#8220;akte&#8221;, t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb vrar\u00ebt jan\u00eb aktor\u00eb (i nderojm\u00eb madje dhe me \u00e7mime akademike&#8230; n\u00ebse aktrojn\u00eb bukur, nga ta k\u00ebrkohet q\u00eb t&#8217;na g\u00ebnjejn\u00eb sa m\u00eb bukur). Me buk\u00eb e me mjalt\u00eb i fitojn\u00eb duke u shtirur, duke aktruar, duke na g\u00ebnjyer \u00ebmb\u00ebl p\u00ebr &#8220;vrasjet, p\u00ebr dhun\u00ebn&#8230; &#8220;. Aktor\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb impenjohen sa m\u00eb bindsh\u00ebm t&#8217;jet\u00eb e mundur, b\u00ebmat e tyre filmike duhet t&#8217;jen\u00eb sa m\u00eb realistike. N\u00ebse ia dalin, pastaj u takojn\u00eb dhe \u00e7mimet, e qart\u00eb. <\/p>\n<p>Dhe bota nuk e njeh vet\u00ebm ndarjen e \u00c7mimeve t\u00eb Akademis\u00eb &#8220;Oscar&#8221;, as jo vet\u00ebm festivalin e Kan\u00ebs, as jo vet\u00ebm mbr\u00ebmjet e BAFTA-s&#8230; bota i pask\u00ebsh jo m\u00eb pak por 2300 festivale filmike. Lexuesi le ta merr vet\u00eb me mend gjith\u00eb &#8220;marramendjen&#8221; e 2300 festivaleve &#8211; sa e sa qilimat e kuq, sa e sa kamerat, sa e sa fustanet, sa e sa shkrepjet, sa e sa verdhushkat, sa e sa buz\u00ebqeshjet, sa e sa \u00e7mimet yyyyyyyyyiiiii&#8230; pothuaj sikur duhet nj\u00eb kuantum-kompjuter p\u00ebr kalkulimin e sakt\u00eb : )<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, m\u00eb shkrepi ashtu kot, e pyeta Internetin &#8220;sa filma prodhohen \u00e7do vit&#8221; (sepse 2300 festivale v\u00ebrtet shum\u00eb). As 1 sekond\u00eb s&#8217;iu desh, si rrufeja ma ktheu 4.752 filma. Imagjino, afro 5000 sosh &#8211; athua vall\u00eb sa prej tyre kan\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me krimet, me heroizmat e policis\u00eb, me heroinat, me heronjt\u00eb, me gangster\u00ebt, me temat e mafiozitetit. Mund ta pyesja rishtas&#8230; por e lash\u00eb, pasi e leht\u00eb ta merrja dhe me mend (shif\u00ebr aq e sakt\u00eb dhe s&#8217;na nevojitet, p\u00ebr neve mjafton di\u00e7 p\u00ebraf\u00ebrsisht). <\/p>\n<p>Po mendoja, nga k\u00ebta 5000 filma secilin vit, padyshim rreth 2000 i takojn\u00eb sfer\u00ebs indiane, Bollivudit dhe industrive filmike t\u00eb atjeshme (sepse k\u00ebshtu pata lexuar diku tjet\u00ebr). Pra e qart\u00eb, 3000 filmat e tjer\u00eb i takuakan sfer\u00ebs amrikane-evropiane, Hollivudit&#8230; dhe bot\u00ebs rretherrotull (Azis\u00eb, Afrik\u00ebs, Antarktid\u00ebs etj). <\/p>\n<p>Ndoshta 1500-2000 prej k\u00ebtyre 3000 filmave kan\u00eb t&#8217;b\u00ebjn\u00eb me krimet, me dhun\u00ebn, me vrasjet, me horrorin. N\u00eb fakt, nga statistikat e Worldmetrics doli se horror-filmat na qenkan zhanri m\u00eb fitimprur\u00ebs&#8230; Uaaa, ja pra e qart\u00eb, audiencat e bot\u00ebs i p\u00eblqyekan arg\u00ebtimet sa m\u00eb horrorifike.<\/p>\n<p>Absolutisht e qart\u00eb, mjaft arg\u00ebtuese dhe fitimprur\u00ebse t&#8217;i filmosh tematikat e kriminologjis\u00eb. Pse jo, n\u00ebse vrasjet dhe krimet e arg\u00ebtuakan njer\u00ebzimin aq shum\u00eb, pothuaj 1 shekull duke shitur krimi-filma&#8230; dhe njer\u00ebzia thjesht s&#8217;din\u00eb t\u00eb ngopur, at\u00ebher\u00eb pse jo. At\u00ebher\u00eb lum e lum&#8230; aq fatlume kjo pun\u00eb. S&#8217;do koment, biznesi-biznes, mjalti dhe miliardat jan\u00eb t\u00eb \u00ebmbla, \u00e7&#8217;t\u00eb thuhet tjet\u00ebr, ngelet vet\u00ebm urimi &#8220;suksese Hollivudit me mjaltin e vet&#8221; : )<\/p>\n<p>***<br \/>\nP\u00ebr ta kuptuar globin e mafiozitetit (qendra e t\u00eb cilit &#8220;glob&#8221; tani p\u00ebr tani mund t&#8217;jet\u00eb Amerika, meq\u00eb aty g\u00ebrshetohen t\u00eb gjitha nacionalitetet dhe kulturat e globit) ndoshta m\u00eb e leht\u00eb ta krahasojm\u00eb me globin e politikave. <\/p>\n<p>Si paralelizim, edhe n\u00eb rrafshin politik e dim\u00eb se veprojn\u00eb forcat e rival\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb interesave; psh. nga nj\u00ebra an\u00eb na rreshtohen &#8220;Per\u00ebndimorja&#8221; e politikave, nga tjetra an\u00eb Lindorja; nga nj\u00ebra an\u00eb t\u00eb ashtuquajturat &#8220;super-fuqi&#8221; si ShBA, BRSS (etj. ok, histori kjo &#8211; por historirat p\u00ebrs\u00ebriten, apo jo) dhe nga tjera an\u00eb Kina, India, Azia, Afrika etj. Thjesht pra nja 2 kombinime fiksionale, si shembuj&#8230;<\/p>\n<p>Aktualisht e kemi psh. mosmarr\u00ebveshjen Lindje-Per\u00ebndim, i kemi rus\u00ebt, ukrainasit, i kemi invazionet, kund\u00ebrsulmet, sanksionet, sabotimet e ekonomis\u00eb, i kemi luftrat, i kemi shtrenj\u00ebtimet (p\u00ebr t&#8217;i paguar luftrat dhe sanksionet), i kemi armatimet, tregtin\u00eb ushtarake (shit-blerjen e arm\u00ebve), i kemi ndihmat ushtarake, i kemi taborret politike q\u00eb i kund\u00ebrvihen nj\u00ebri-tjetrit&#8230; si gjithmon\u00eb, s&#8217;ka di\u00e7 t\u00eb re me veset dhe me hujet politike t\u00eb globit. Edhe forcat politike ndonj\u00ebher\u00eb bashkohen, lindin aleancat, b\u00ebhen tok aleat\u00ebt (n\u00ebp\u00ebr konferencat) dhe merren vesh si t&#8217;ia hedhin grepin pal\u00ebs rivale.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta, ekzakt\u00ebsisht, 100%, absolutisht e ngjashme \u00ebsht\u00eb dhe pasqyra globaliste e mafiozitetit. Edhe n\u00eb rrafshin e kriminalitetit t\u00eb organizuar veprojn\u00eb forcat e rival\u00ebris\u00eb rreth interesave. Sipas mafioz\u00ebve tani p\u00ebr tani globi \u00ebsht\u00eb &#8220;p\u00ebr\u00e7ar\u00eb&#8221; n\u00eb dy hemisfera interesash; nga nj\u00ebra an\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb bashk\u00eb &#8220;mafia-aleat\u00ebt&#8221; si vijon:<br \/>\nmafia shqiptare, narko-kartelet e mbar\u00eb Amerik\u00ebs Jugore (booo dhe vet\u00ebm k\u00ebta t&#8217;na ishin&#8230; mos pyet, tep\u00ebr madje), mafia turke, mafia armene, mafia britanike, mafia bullgare, camorra, mafia \u00e7e\u00e7ene, clan del golfo, &#8220;n\u00ebntoka&#8221; e organizuar holandeze, mafia greke, hells angels mc, mafia irlandeze, mafia marokene, &#8216;ndrangheta, mafia rumune, sacra corona unita, mafia serbe, mafia siciliane, sinaloa carte, societa foggiana etj. (edhe ndokush tjet\u00ebr, s&#8217;i dim\u00eb t\u00eb gjitha, s&#8217;jemi ekspert\u00eb : )<\/p>\n<p>Dhe nga ana tjet\u00ebr, kund\u00ebr interesave t\u00eb mafia-aleat\u00ebve (si\u00e7 i p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb lart), veprojn\u00eb rival\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb di\u00e7 si &#8220;super-fuqi mafioz\u00ebsh&#8221;, e q\u00eb jan\u00eb: mafia amerikane dhe mafia ruse-ukrainase. <\/p>\n<p>Shih pra, dhe vet\u00ebm mafia ruso-amerikane m\u00eb e madhe se gjith\u00eb bota e mafia-aleat\u00ebve.<br \/>\nPrandaj s&#8217;\u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u \u00e7uditur q\u00eb amerikan\u00ebt i njohin fort mir\u00eb pun\u00ebt e mafioz\u00ebve. Ata e din\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt jan\u00eb lider\u00ebt e mafias bot\u00ebrore, ua kalojn\u00eb edhe irlandezo-italian\u00ebve por dhe japonezo-kinez\u00ebve. Jo vet\u00ebm sepse aty &#8220;g\u00ebrshetohen&#8221; t\u00eb gjitha nacionalitetet e bot\u00ebs (ka madje dhe shqiptar\u00eb, e sidomos aq shum\u00eb italian\u00eb, lloj-lloj Al Kaponesh e Corleonesh, n\u00eb Amerik\u00eb i kan\u00eb strofullat t\u00eb gjitha mafiat e bot\u00ebs, i kan\u00eb dhe shqiptar\u00ebt, psh. gjoja &#8220;strofulla paralele&#8221; me ato t\u00eb Evrop\u00ebs), por dhe p\u00ebr faktin se mafia amerikane (si entitet m\u00ebvete, si entitet i pavarur kriminal) \u00ebsht\u00eb di\u00e7 masive, aq e madhe&#8230; sa vet\u00eb marramendja &#8211; aq sa gjith\u00eb mafioz\u00ebt e bot\u00ebs jan\u00eb shtr\u00ebnguar t&#8217;b\u00ebhen &#8220;aleat\u00eb&#8221; kund\u00ebr tyre.<br \/>\n&nbsp;<br \/>\n&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>S. Guraziu &#8211; Ars Poetica, T 2024 &#8211; Koment T&#8217;ia vjedh\u00ebsh ndokujt disa kilogram\u00eb drog\u00eb&#8230; s&#8217;ka si ndryshe por do jet\u00eb di\u00e7 e rrezikshme, s&#8217;do jet\u00eb pun\u00eb e hijshme dhe as e men\u00e7ur. Q\u00ebkur fjala do jet\u00eb p\u00ebr miliona verdhushka,&hellip; <a href=\"https:\/\/letrat.eu\/?p=16723\" class=\"more-link\">Lexo <span class=\"meta-nav\">&rarr;<\/span><\/a><\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[10],"tags":[],"class_list":["post-16723","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komente"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcomments&post=16723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=\/wp\/v2\/posts\/16723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fmedia&parent=16723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Fcategories&post=16723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/letrat.eu\/index.php?rest_route=%2Fwp%2Fv2%2Ftags&post=16723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}